Artikuj




Profesorët universitarë: Mësimi përmendësh i Kuranit


ndihmon në arritjen e diturisë


Profesorë universitarë dhe hulumtues të specializuar janë të


pajtimit se mësimi përmendësh i Kuranit Fisnik ka një efekt të mirë


në zhvillimin e shkathtësive themelore te nxënësi, shtimin e


njohurive dhe superioritetin e tij në studime.


Dr. Abdullah Subejh, profesor i psikologjisë në universitetin


islamik Muhamed b. Suud në Rijad, bëri apel te studentët që t’iu


bashkëngjiten kurseve (hallkave) të memorizimit të Kuranit të


përhapura në të gjitha rajonet e Arabisë Saudite, duke sqaruar se


mësimi i tij përmendësh ndihmon në përqendrimin, e që është një


element i shumëkërkuar gjatë arritjes së dijes.


Dhe shtoi se: çdo shkencë qoftë mjekësia, matematika, shkencat


fetare apo shkencat natyrore (Fizika, Kimia) e të tjera, kërkojnë një


përqendrim shumë të lartë. E përderisa ai që mëson përmendësh


Kuranin ushtrohet ta përqendrojë vëmendjen e tij që nga vegjëlia, ai


është më i shkathtë dhe niveli i përqendrimit të tij është më i gjatë


se sa niveli i përqendrimit të tjerëve.


Ai vuri në dukje se qelizat e trurit janë të njëjta sikurse çdo organ


në trupin e njeriut i cili aktivizohet me anë të përdorimit dhe


dobësohet nëse anashkalohet dhe shpjegoi se ai që mëson Kuran


përmendësh vazhdimisht nuk ka dyshim që qelizat e trurit dhe trupit


të tij aktivizohen dhe janë më të forta se sa te nxënësi i cili nuk i ka


aktivizuar ato përmes memorizimit të Kuranit.


Dr. Subejh, sipas gazetës elektronike ‘www.sabq.org’, ka sqaruar


se ata që e mësojnë Kuranin përmendësh përmes përkujdesjes që të


mësojnë një ‘vird’ - pjesë të caktuar nga Kurani, përfitojnë një


3


shkallë serioziteti në jetën e tyre, si dhe mësojnë se si ta organizojnë


jetën e tyre, duke shtuar se ata kanë gjithashtu aftësinë për të


planifikuar jetën e tyre dhe përcaktimin e qëllimeve të saj, e këto janë


dy parakushte për arritjen e suksesit në jetë.


- I ndihmon studentit në nxënien e diturisë:


Nga ana e tij Dr. Adnan Ashur, konsulent i psikiatrisë në Xhide


thotë se: Kurani i ndihmon nxënësit në arritjen e diturisë dhe sqaron


se kujtesa është aftësi trupore dhe zhvillohet aq sa e zhvillojmë atë


si dhe zgjerohet sa më shumë të shtohet dija e deponuar në të.


Dhe ka shtuar: “Nëse njeriu i trajton me kujdes forcat e tij mendore e


mirëpërdorë kujtesën dhe investon në të, gjatë rinisë dhe moshës mesatare


të tij, atëherë forcat e tij mendore dhe ideore dyfishohen.”


Ashur pohon se memorizimi i Kuranit dhe vazhdimësia e


përsëritjes dhe leximit ndihmojnë në menaxhimin e kohës dhe


shfrytëzimin e mirë të saj, sikurse që memorizimi i shumtë i Kuranit


dhe leximi i tij është ndër shkaqet e rrjedhshmërisë së gjuhës dhe


elokuencës.


Ai shpjegoi se Kurani Fisnik ka ndikim të madh në arritjen e


sigurisë psikologjike dhe qetësisë së zemrës dhe rehatisë. Ai përbën


një energji gjigante shpirtërore e cila ka ndikim të rëndësishëm në


shpirtin e njeriut. Kjo energji e tund ndërgjegjen e tij, i mpreh shqisat


dhe ndjenjat e tij, e gdhend shpirtin e tij, e zgjon perceptimin dhe


të menduarit e tij, dhe e kthjell vëmendjen e tij dhe pasi njeriu t’i


nënshtrohet ndikimit të Kuranit bëhet një person i ri, sikurse të jetë


krijuar nga fillimi.


4


- Nxënësit e kurseve të memorizimit janë të dalluar:


Nga ana e tij, Prof. Bekr b. Ibrahim Bosfor, drejtor i drejtorisë së arsimit për rajonin e Mekes Mukerreme, vlerësoi kurset e memorizimit të Kuranit Fisnik duke shpjeguar se nxënësit e kurseve të memorizimit janë të dalluar në mësim dhe pohoi se kjo është një realitet i pakontestueshëm, që të gjithë e dinë, dhe tha: “Kurani Fisnik është derë përmes së cilës Allahu i hap mendjet dhe ndihmon në arritjen e superioritetit me lejen e Allahut.”


Dhe vazhdoi: Nxënësit që mësojnë përmendësh Kuranin Fisnik shumica e tyre janë të dalluar në studime dhe atë jo vetëm në lëndët teorike por, edhe në lëndët natyrore si: Matematika, Fizika, Kimia dhe Biologjia.


Nga ana tjetër, Abdul Aziz Hanefi, kryetar i shoqatës bamirëse për mësimin përmendësh të Kuranit në Xhide, vuri në dukje se nxënësit më të shquar dhe më të dalluar janë nxënësit e kurseve të memorizimit të cilat janë të përhapura anekënd Mbretërisë (Arabisë Saudite).


Duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Edukimit ka përgatitur një studim, ku është bërë e qartë se më shume se 90 % të nxënësve dhe nxënëseve të shquar në shkollat e mesme publike janë nxënësit që marrin pjesë në kurset e memorizimit të Kuranit Fisnik.



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL