Mësimi i Kuranit përmendësh ndihmon në arritjen e diturisë
﴿ حفظ القرآن الكريم يزيد في التحصيل العلمي ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
islammemo.cc
Përktheu: Driton Lekaj
1
﴿ حفظ القرآن الكريم يزيد في التحصيل العلمي ﴾
» باللغة الألبانية «
مفكرة الإسلام
ترجمة: دريتون ليكاي
2
Profesorët universitarë: Mësimi përmendësh i Kuranit
ndihmon në arritjen e diturisë
Profesorë universitarë dhe hulumtues të specializuar janë të
pajtimit se mësimi përmendësh i Kuranit Fisnik ka një efekt të mirë
në zhvillimin e shkathtësive themelore te nxënësi, shtimin e
njohurive dhe superioritetin e tij në studime.
Dr. Abdullah Subejh, profesor i psikologjisë në universitetin
islamik Muhamed b. Suud në Rijad, bëri apel te studentët që t’iu
bashkëngjiten kurseve (hallkave) të memorizimit të Kuranit të
përhapura në të gjitha rajonet e Arabisë Saudite, duke sqaruar se
mësimi i tij përmendësh ndihmon në përqendrimin, e që është një
element i shumëkërkuar gjatë arritjes së dijes.
Dhe shtoi se: çdo shkencë qoftë mjekësia, matematika, shkencat
fetare apo shkencat natyrore (Fizika, Kimia) e të tjera, kërkojnë një
përqendrim shumë të lartë. E përderisa ai që mëson përmendësh
Kuranin ushtrohet ta përqendrojë vëmendjen e tij që nga vegjëlia, ai
është më i shkathtë dhe niveli i përqendrimit të tij është më i gjatë
se sa niveli i përqendrimit të tjerëve.
Ai vuri në dukje se qelizat e trurit janë të njëjta sikurse çdo organ
në trupin e njeriut i cili aktivizohet me anë të përdorimit dhe
dobësohet nëse anashkalohet dhe shpjegoi se ai që mëson Kuran
përmendësh vazhdimisht nuk ka dyshim që qelizat e trurit dhe trupit
të tij aktivizohen dhe janë më të forta se sa te nxënësi i cili nuk i ka
aktivizuar ato përmes memorizimit të Kuranit.
Dr. Subejh, sipas gazetës elektronike ‘www.sabq.org’, ka sqaruar
se ata që e mësojnë Kuranin përmendësh përmes përkujdesjes që të
mësojnë një ‘vird’ - pjesë të caktuar nga Kurani, përfitojnë një
3
shkallë serioziteti në jetën e tyre, si dhe mësojnë se si ta organizojnë
jetën e tyre, duke shtuar se ata kanë gjithashtu aftësinë për të
planifikuar jetën e tyre dhe përcaktimin e qëllimeve të saj, e këto janë
dy parakushte për arritjen e suksesit në jetë.
- I ndihmon studentit në nxënien e diturisë:
Nga ana e tij Dr. Adnan Ashur, konsulent i psikiatrisë në Xhide
thotë se: Kurani i ndihmon nxënësit në arritjen e diturisë dhe sqaron
se kujtesa është aftësi trupore dhe zhvillohet aq sa e zhvillojmë atë
si dhe zgjerohet sa më shumë të shtohet dija e deponuar në të.
Dhe ka shtuar: “Nëse njeriu i trajton me kujdes forcat e tij mendore e
mirëpërdorë kujtesën dhe investon në të, gjatë rinisë dhe moshës mesatare
të tij, atëherë forcat e tij mendore dhe ideore dyfishohen.”
Ashur pohon se memorizimi i Kuranit dhe vazhdimësia e
përsëritjes dhe leximit ndihmojnë në menaxhimin e kohës dhe
shfrytëzimin e mirë të saj, sikurse që memorizimi i shumtë i Kuranit
dhe leximi i tij është ndër shkaqet e rrjedhshmërisë së gjuhës dhe
elokuencës.
Ai shpjegoi se Kurani Fisnik ka ndikim të madh në arritjen e
sigurisë psikologjike dhe qetësisë së zemrës dhe rehatisë. Ai përbën
një energji gjigante shpirtërore e cila ka ndikim të rëndësishëm në
shpirtin e njeriut. Kjo energji e tund ndërgjegjen e tij, i mpreh shqisat
dhe ndjenjat e tij, e gdhend shpirtin e tij, e zgjon perceptimin dhe
të menduarit e tij, dhe e kthjell vëmendjen e tij dhe pasi njeriu t’i
nënshtrohet ndikimit të Kuranit bëhet një person i ri, sikurse të jetë
krijuar nga fillimi.
4
- Nxënësit e kurseve të memorizimit janë të dalluar:
Nga ana e tij, Prof. Bekr b. Ibrahim Bosfor, drejtor i drejtorisë
së arsimit për rajonin e Mekes Mukerreme, vlerësoi kurset e
memorizimit të Kuranit Fisnik duke shpjeguar se nxënësit e kurseve
të memorizimit janë të dalluar në mësim dhe pohoi se kjo është një
realitet i pakontestueshëm, që të gjithë e dinë, dhe tha: “Kurani Fisnik
është derë përmes së cilës Allahu i hap mendjet dhe ndihmon në arritjen e
superioritetit me lejen e Allahut.”
Dhe vazhdoi: Nxënësit që mësojnë përmendësh Kuranin Fisnik
shumica e tyre janë të dalluar në studime dhe atë jo vetëm në lëndët
teorike por, edhe në lëndët natyrore si: Matematika, Fizika, Kimia
dhe Biologjia.
Nga ana tjetër, Abdul Aziz Hanefi, kryetar i shoqatës bamirëse
për mësimin përmendësh të Kuranit në Xhide, vuri në dukje se
nxënësit më të shquar dhe më të dalluar janë nxënësit e kurseve të
memorizimit të cilat janë të përhapura anekënd Mbretërisë (Arabisë
Saudite).
Duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Edukimit ka përgatitur
një studim, ku është bërë e qartë se më shume se 90 % të nxënësve
dhe nxënëseve të shquar në shkollat e mesme publike janë nxënësit
që marrin pjesë në kurset e memorizimit të Kuranit Fisnik.