بسم الله الرحمن الرحم
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Parathënie
Falënderojmë Allahun e madhëruar që zbriti Kuranin
fisnik dhe që nëpërmjet tij e nxori njerëzimin nga
errësira në dritë. Allahu xh.sh thotë:
" قَدْ جاءَآُم مِنَ اللهِ نُورٌ وآِتابٌ مُبِينٌ يَهْدِي بِهِ اللهُ مَنْ اتَّبَعَ
رِضْوَانَهُ سُبُلَ السَّلامِ ويُخْرِجُهُم مِنَ الظُّلُماتِ إِلى النُّورِ بِإِذْنِهِ
وَيَهْدِيهِمْ إِلىَ صِراطٍ مُستَقيمٍ "
(Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë.
Allahu e udhëzon (me Kuranin) në rrugët e shpëtimit
atë që ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij i
nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në
një rrugë që është e drejtë) (Elmaide 15-16).
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të
dërguarin e Tij, Muhamedin alejhi selam, i cili më së
miri dhe më së shumti e lexoi Kuranin dhe, porositi që
sa më shumë të lexohet Ai libër i shenjtë, duke
premtuar shpërblim të madh për lexuesit e tij :
(يُقاَلُ لصَاحِبِ القُرْآن اقرأ وارْقَ ورَتِّلْ آما آُنْتَ تُرَتِّلْ في دارِ
الدُّنْيَا فإنَّ مَنْزِلَتَكَ عندَ آخِرِ آيَةٍ تَقْرَأُها)
"Lexuesit të Kuranit I thuhet: lexo dhe ngrihu (lart),
lexo ashtu si e ke lexuar në atë botë (me texhvid)
sepse ti do të ngrihesh vazhdimisht duke e lexuar atë
deri në ajetin e fundit ashtu si e ke lexuar në atë
botë (në këtë jetë)".
Gjithashtu përshëndetje, salavat i dërgojmë
të gjithë muslimanëve të sinqertë prej kohës së
Pejgamberit të cilët kontribuan shumë në përhapjen e
mësimeve të Kur’anit.
Shkenca e Texhvidit është prej diturive me të
cilën obligohet çdo besimtar musliman ta mësojë dhe
Dr.Shefqet Krasniqi
4
t’i kushtojë rëndësi të madhe sepse ka të bëjë
drejtpërdrejt me adhurimin, apo me një adhurim
(ibadet) të kërkuar nga çdo musliman siç është leximi
i Kur’anit sepse, çdo musliman obligohet që ta lexojë
Kur’anin e madhëruar. Por Kur’ani i madhëruar nuk
mund të lexohet në mënyrë të saktë dhe drejt pa
njohjen e kësaj shkence.
Kur’ani kerim (fisnik) ka rrugën e vet të
veçantë, apo mënyrën e vet nëpërmjet së cilës është
përcjellë tek ne, me një përpikëri shumë të lartë, në
maksimum e që është gojë pas goje. Pra, Kur’ani
është përcjellë tek ne gojë më gojë.
Ai që e lexon Kur’anin, e merr prej mësuesit
të vet në mënyrë gojore, pra nxënësi prej mësuesit të
vet, duke dëgjuar njëri-tjetrin, e kështu me radhë,
brez pas brezi deri tek ne, në ditët tona. Ashtu si
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që e ka marrë
Kur’anin prej Xhibrilit alejhis-selam dhe Xhibrili e ka
dëgjuar prej All-llahut tebareke ve teala.
Emërtimi “Texhvid” do të thotë zbukurim në
aspektin gjuhësor, ndërsa në aspektin terminologjik
do të thotë zbukurim i leximit të Kuranit, duke e
lexuar atë “muretel”, me fjalë dhe lexim të qartë. Ky
lexim duhet të jetë në mënyrë të tillë që, çdo
shkronjë prej shkronjave të Ku’anit, ta lexojmë në
mënyrë të saktë dhe të drejtë, pra duke i shqiptuar si
duhet dhe duke pasur parasysh veçoritë e çdo
shkronje, duke i ruajtur dispozitat e texhvidit si p.sh:
Idhhari (shqiptimi i qartë), Idgami (shkrirje), Ihfa
(fshehje), Medde (zgjatime), Gunne (tingull hundor),
etj.., Pra duke e lexuar Kur’anin ngadalë dhe
rrjedhshëm, duke zbukuruar zërin sa më shumë gjatë
leximit me një melodi të mirë, por, jo duke e tepruar
këtë mënyrë leximi.
Qëllimi i krejt kësaj shkence është që të
lexohet Kur’ani në mënyrë profetike, të shëndoshë
ashtu si i ka zbritur Pejgamberit alejhis-salatu vesselam.
Me këtë nënkuptohet se kur e lexon Kur’anin
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
5
me rregullat e texhvidit, e ke lexuar atë si e ka lexuar
Pejgamberi alejhis-salatu ves-selam.
Mëshiruesi ynë, na ka urdhëruar që ta lexojmë
Kur’anin me texhvid dhe për këtë, All-llahu az-ze ve
xhel-l në Kur’an thotë:
"وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتيلاً"
“..dhe lexoje Kur’anin me tertil ( si e meriton ai të
lexohet, ashtu si edhe ka zbritur)”. (Elmuzemil:4)
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
" لَيْسَ مِنَّا مَنْ لَمْ يَتَغَنَّ بالقُرْآنِ"
“Nuk është prej nesh ai që nuk e zbukuron zërin duke
e lexuar Kur’anin e Madhëruar”.
Pra, Texhvidi ka dobi të madhe sa i përket
leximit të shëndoshë të librit të shenjtë, Kur’anit.Dhe
pikërisht për këtë arsye, myslimanët çdo herë i kanë
kushtuar kësaj shkence një rëndësi tepër të madhe
dhe qysh në vegjëli ua kanë mësuar fëmijëve të tyre
leximin e shëndoshë të këtij libri, me dispozitat e veta
të cilat i përmbledh shkenca e Texhvidit.
Duke e lexuar kështu, ne afrohemi tek All-llahu az-ze
ve xhel-l, sepse leximi i Kur’anit është ibadet i madh
për ne myslimanët,thot Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem:
"خَيْرُآُمْ مَنْ تَعَلَّمَ القرآنَ وَ عَلَّمَهُ"
“Më i miri prej jush është ai, i cili, e mëson Kur’anin
(për vete) dhe ua mëson atë të tjerëve”. Po ashtu,
Pejgamberi alejhis-salatu ves-selam lidhur me këtë ka
thënë:
"الماهِرُ بالقرآنِ مَعَ السَّفَرَةِ الكِرامِ البَرَرَةِ "
“Ai që është i shkathët në Kur’an, është në shoqëri të
melekëve shëtitës, fisnik dhe bamirës”. Pra ai që e
lexon Kur’anin me Texhvid dhe e zbukuron zërin e tij
duke u munduar ta ruajë atë që e ka mësuar
përmendësh dhe është i shkathët në lexim, mbajtjen
përmendësh të Kur’anit, prezantimin e tij kurdo që ka
nevojë për të, ai ka një shkallë shumë të lartë. Për
këtë arsye, i pari që e ka lexuar Kur’anin me texhvid,
Dr.Shefqet Krasniqi
6
është Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i
mësuar Sahabët e vet. Dhe Sahabët i kanë mësuar
nxënësit e vet, e, kështu derisa ka ardhur tek ne. Dhe
leximi i Kur’anit, faktikisht mësimi i tij, është detyrë
për ne dhe është mirësi ose sevap i madh, ka thënë
alejhis-salatu ves-selam:
"اقرَؤوا القرآنَ فإنَّهُ يَأتيِ يومَ القِيامَةِ شَفِيعاً لأَصْحابهِ"
“Lexoni Kur’anin sepse ai në Ditën e Kijametit do të
vijë shefatxhi (ndërmjetësues) për ata që e kanë
lexuar atë”. Ashtu sikurse edhe ka thënë:
" مَنْ قَرَأَ حَرْفاً مِنْ آِتابِ اللهِ فَلَهُ بِهِ حَسَنَةٌ والحَسَنَ ةُ
بِعَشْرِ أَمْثالِها"
“Ai që lexon një shkronjë prej Librit të All-llahut
(Kur’anit) ka për të një të mirë, dhe e mira
shumëfishohet dhjetëfish (pra për çdo shkronjë nga
dhjetë të mira (sevape)”.
Pra, Texhvidi është shkencë me shumë rëndësi, pa
mësimin e të cilit është i mangët ai që lexon Kur’an.
Dhe mjerisht gjejmë njerëz që lexojnë Kur’an përditë.
Ndoshta kanë mësuar përmendësh një numër të madh
të sureve të Kur’anit, xhuzeve e ndoshta ka edhe
hafiza të cilët e lexojnë Kur’anin, mirëpo nuk janë në
gjendje ta shqiptojnë atë sipas rregullave të Texhvidit
dhe faktikisht shkaktojnë të meta serioze të mëdha.
Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka kjo
shkencë,e kërkesat e mëdha të disa fillestarve për një
përmbledhje të tillë, dhe duke pasur dëshirë të
madhe që të kontribuojmë sado pak me një punim
modest, kemi vendosur ta bëjmë një libër të vogël që
në të t'i përmbledhim rregullat dhe dispozitat më të
nevojshme e leximit të drejtë, edhe pse këto
dispozita natyrisht që janë shumë të mëdha dhe të
gjera, mirëpo ne, në dashtë All-llahu subhanehu ve
teala, do t’i cekim disa prej tyre të cilat janë më të
shpeshta dhe më të nevojshme për ta lexuar
Kur’anin e Madhëruar në mënyrë të tillë që të jemi
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
7
sa më afër origjinalit, ashtu si ka zbritur ai libër i
shenjtë dhe si meriton të lexohet.Do të mundohemi
ti spjegojm ato me një metodë të thjeshtë dhe
praktike duke mos e zgjatur por edhe duke mos e
shkurtuar shumë, në mënyrë të tillë që mos të bëhet
tepër i gjër, por as mos të jetë i pakuptuar nga
shkurtesa, që ndoshta më shumë do t'iu kishte hyrë në
punë fillestarëve,ndërsa për atë që do të zgjerohet
më shumë, mund të kthehet në libra tjerë që e
shtjellojn këtë shkencë më gjërë. Dhe këtë libër e
kemi quajtur:
TEXHVIDI I PREFERUAR KUR’AN PËR TË LEXUAR
Pas kësaj hyrjeje të shkurtër shkojmë tek rregullat
kryesore të Texhvidit. Së pari fillojmë duke e lutur të
madhin All-llah që të na ndihmojë duke na e bërë këtë
punë të lehtë për hir të Madhërisë së tij dhe që me
këtë t’i shpërblejë prindërit e mi të cilët kanë bërë
shumë durim apo sabër për mua.
Amin!
Dr.Shefqet Krasniqi
8
DISPOZITAT E NUNIT ME
SUKUN DHE TË TENVINIT
أَحْكَامُ النُّونِ السَّاآِنُةِ وَالتَّنْوِينِ
(نْ ، ًٌٍ)
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
9
NUNI ME SUKUN DHE TENVINI
النُّونُ السَّاآِنَةُ وَالتَّنْويِنُ ( نْ، ًٌٍ )
غَفُورٌ،عَزيزٌ،أَزْواجاً ( 2 .إِنْ، مِنْ،آُنْتُمْ، الأَنْبِياءُ( 1
غَاسِقٍ
Në grupin e parë hasim Nunin me sukun. Ndërsa në
grupin e dytë hasim tenvinin.
Nuni me sukun dhe tenvini kanë katër dispozita:
1-Idhhar ( ( الإِظْهارُ
2-Idgam ( ( الإِدْغامُ
3-Iklab ( ( الإِقْلابُ
4-Ihfa ( . ( الإِخْفاءُ
IDHHARI – الإظْهَارُ
SHPREHJE E QARTË
Idhhari: është rregulli i parë që do të thotë shqiptim
(paraqitje, dukje) i Nunit me sukun apo të tenvinëve
në mënyrë të qartë pa gunne (tingull hundor), ose
thënë më thjeshtë, shqiptimi i tyre në atë mënyrë si
shkruhen ose shënohen. Dhe kjo ndodh kur këto
shfaqen para gjashtë shkronjave: ( (ه غ ع خ ح أ
الهَمزَةُ, والهاء,ُ والعَيْنُ, والحَاءُ, والغَيْنُ, والخَاء
Hemzja (Elifi), Haun, Ajnun, Haun, Gajnun, Ha. Të
bashkuara në fjalët:
أَخيِ هَاكَ عِلْماً حَازَهُ غَيْرُ خَاسِر
Përmes shembujve kjo do të na sqarohet edhe më
shumë:
Dr.Shefqet Krasniqi
10
1) Së pari shkronjat e Idhharit pas Nunit me sukun:
مَنْ أمَنَ، مَنْ أََعْطىَ ، إِنْ أَرَدْتُمْ، مَنْ هَدىَ اللهُ ,
مِنْ هَادٍ, فَمَنْ حَاجَّكَ, مِنْ خَيْرٍ ، مَنْ خَشِيَ ،
فإن خِفْتُم، مِنْ عَمَلٍ، مِنْ غَيْرِآُم، مِنْ غِسْلِين،
2) Së dyti shkronjat e Idhharit pas tenvinit:
لَطيِفٌ خَبِيرٌ ، لِأََيِّ يَوْمٍ أُجِّلَتْ ، سَلاَمٌ هِيَ ،
وَجَنّأَتٍ أَلْفاَفاً، لِكُلِّ قَوْمٍ هاد ، وَ رَبٍّ غَغُورٍ ،
أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُون ، نَاراً خالِداً فيها ، واسِعٌ عَلِيمٌ
Pra, në të gjitha këto raste nuni me sukun dhe
tenvinët duhet të shqiptohen ashtu siç janë, në
mënyrë të qartë.
Shkaktari i Idhharit është: largësia e daljes
(mahrexh) së Nunit dhe tenvinëve në krahasim me
këto shkronja.
Kategoritë e Idhharit janë tri: më e larta është para
Hemzes (Elifit) dhe shkronjës Ha (e lehtë), mesatarja
është para shkronjës Ajn dhe Ha (e fytit pa grithje)
dhe më e ulëta është te shkronja gajn dhe Ha (me
grithje te grykës, hundës apo të dhëmbëve me buzët).
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
11
IDGAMI - الإِدْغَامُ
SHKRIRJA
(hyrje tek njëra - tjetra)
Idgam në aspektin gjuhësor do të thotë: depërtim e
diçkaje apo shkrirje (të shkronjës në shkronjën
tjetër).
Ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë: shkrirja,
futja e nunit me sukun dhe të tenvinëve në shkronjën
e cila vjen pas tyre, në mënyrë të tillë që nuni me
sukun dhe tenvinët nuk shqiptohen, por shqiptohet
shkronja që vjen pas tyre me teshdid. Idgami ndodh
para gjashtë shkronjave:( (ي و ن م ل ر
الْيَاءُ،اَلرَّاءُ، اَلْمِيمُ، اَللاَّمُ، اَلْوَاوُ،اَلنُّونِ
Raun, lamun, mimun, nunun, vavun, jaun, të
përmbledhura në fjalën ( . (يَرْمُلُونَ
Por megjithatë, katër shkronja prej tyre i shqipton me
gunne (me tingull hundor) dhe quhen Idgam Nakis
(shkrirje e mangët), e ato janë:
, النُّون ، وَالْمِيِمُ، وَالْوَاوُ، وَالْيَاءُ.
Ndërsa në dy prej tyre shqipton shkronjën që vjen pas
tyre të dyfishuar, me teshdid, pa gunne dhe quhet
Idgam Kamil (shkrirje e plotë), në:
اللاَّمُ وَالرَّاءُ ( ل، ر) . Shembujt:
مَنْ يَعْمَل (من يَّعْمَل)، وُجُوهٌ يَوْمَئذٍ (وُجُوه يَّوْمَئِذٍ)،
مِنْ وَلَدٍ (مِن وَّلَدٍ ), خَيْرٌ وَأبْقى (خَيْر وَّ أَبْقَى) ،
مِنْ مَسَد (مِن مَّسَدٍ)، قَوْلٌ مَعْرُوف (قَوْل مَّعْرُوفٌ)،
مِنْ نَذَيرٍ (مِن نَّذِيرٍ)، آُلا نُمِدُّ (آُلاّ نُّمِدُّ)
Ndërsa shembuj për اللام والراء që shqiptohen pa
gunne:
أَنْ لَو، مالاً لُبَدًا ، مِنْ رَبِّهِم، غَفُورٌ رَحيمٌ
Dr.Shefqet Krasniqi
12
Vërejtje: Nëse Nuni me sukun ndodh të jenë në të
njëjtën fjalë atëherë nuk ndodh idgami, e këtë në
Kur’an e gjejmë në katër fjalë, të cilat janë:
الدُّنْيَا، بُنْيَانٌ ، قِنْوَانٌ ، صِنْوَانٌ
Shkaktarë të Idgamit janë: ngjashmëria, afërsia dhe
lloji i njëjtë i këtyre shkronjave me Nunin, sukun dhe
tenvinët.
IKLABI - الإقْْلاَبُ
RROTULLIM – SHËNDËRRIM
Iklab në aspektin gjuhësor do të thotë: shëndrrim i
një gjëje në një gjë tjetër (shëndrrimi i një shqiptimi
në një shqiptim tjetër).
Ndërsa në aspektin terminologjik do të
thotë:shëndrrim i nuni sukunit dhe tenvinit në
shkronjën المِيم Mim,dhe ajo ndodh para shkronjës Ba
الباء - ,pastaj atë e shqipton me fshehje الإخْفاء , por
gjithmonë duke e ruajtur gunnen (tingullin hundor).
Dhe nuk ka dallim mes asaj nëse është nuni me
shkronjën ‘’ba’’ الباء në një fjalë apo në dy. P.sh.
مِنْ بَعْدِ، أنْ بُورِكَ
Pse ka ndodhur kjo: Iklabi ka ndodhur si shkak i
vështirësisë së shqiptimit të gunnes në nun ن dhe
tenvin me idhhar dhe si shkak i mbylljes së buzëve për
arsye të shkronjës ba ب, si dhe për shkak të
vështirësisë së shkrirjes (idgamit) për arsye të
ndryshimit të daljes së shkronjave dhe
mospërshtatjes, kështu që përcaktohet ihfaja dhe
rrotullim i nunit në Mim sepse ky e shoqëron Ba-në në
dalje dhe tenvinin në gunne.
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
13
IHFAJA - الإِخْفاءُ
FSHEHJE ( shqiptim jo i qartë)
Ihfa në aspektin gjuhësor do të thotë: mbulimi apo
fshehja e diçkaje.
Ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë: mbulim
apo fshehje e shkronjës duke e ruajtur gunnen para
shkronjave të ihfas, në mënyrë të tillë që të qëndrojë
mes idhharit dhe idgamit.
Për ta sqaruar më shumë këtë themi se:
IDHHARI: është ruajtja e shkronjës duke e shqiptuar
atë ashtu si është, si shkruhet, duke e dalluar prej
shkronjës e cila e pason, pra, pa e përzier shkronjën e
parë me të dytën.
Ndërsa IDGAMI është: humbja apo asimilimi i shkronjës
së parë (gjatë) (dhe) shqiptimit të saj dhe përzierja
me shkronjën e dytë.
E ndërsa IHFAJA është në një shkallë të mesme mes dy
shkallëve dhe në një pozitë mes dy pozitave, pra as
nuk e ruajmë shkronjën ashtu si është; as nuk e
shkrijmë në të shkronjën tjetër, por e përziejmë një
pjesë të nunit në shkronjën e cila e pason dhe e ruan
pjesën tjetër në shqiptim, kështu që kur ta shqiptosh
nunin me ihfan, e nxjerr atë prej hunde. Pra, ihfaja
është e afërt me idgamin në veçanti te shkronja
‘’vav’’ الواو dhe “ja” الياء , dallimi është se shkalla e
përzierjes së nuni sukunit në shkronjën vijuese në
idgam, është më e madhe sesa në ihfa, për këtë arsye
e gjen teshdidin në idgam dhe nuk e gjen në ihfa.
Shkronjat e ihfasë: shkronjat e ihfasë janë të gjitha
ato shkronja të cilat nuk u cekën në tri dispozitat e
mëparshme - idhhar, idgam, iklab. Pra janë gjithsej 15
shkronja dhe të cilat janë shkronjat e para të fjalëve
vijuese të renditura në formë vjershe:
صِفْ ذا ثَنا آَمْ جَادَ شَخْصٍ قَدْ سَمَا دُمْ طَيَِباً زِدْ في تُق ىً
ضَعْ ظاَلِماً
Dr.Shefqet Krasniqi
14
Shembuj:
يَنْصُرْآُم، مَنْ ذاَ الذيِ، مِنْ ثَمَرَةٍ، مَنْ آاَنَ، وَأنْجَيْنا،
فَمَنْ شَهِدَ، مِنْ قَبْلُ، ما نَنْسَخْ، عِنْدَهُ، مِنْ طِينٍ مَ نْ
زَآَّاها، لِيُنْفِق، آُنْتُمْ، فانْظُروا،
قِسْمَةٌ ضِيزَى، جَنَّاتٍ تَجْري، مِنْ آَأْسٍ آَانَ،
ظِ لا ظَليلاً، خالِداً فِيها، فَوْجٌ سَأَلَهُم،
Arsyeja e ihfas: Nuni dhe tenvinët fshihen para këtyre
shkronjave sepse ato nuk janë afruar me ato shkronja
sikurse me shkronjat e Idgamit, po ashtu nuk janë
larguar aq shumë si shkronjat e Idhharit, kështu që
marrin një dispozitë mesatare në mes Idhharit dhe
Idgamit, e që është Ihfaja.
Kategoritë e Ihfasë:
1 - Më e larta është te shkronjat: Ta, Dal dhe Taun (e
lehtë).
2 - Më e ulta është te shkronjat: Kaf (e rëndë) dhe
Kaf.
3 - Kurse mesatarja është te shkronjat e tjera.
Dallimi në mes Ihfasë dhe Idgamit: Idgami ka teshdid,
ndërsa Ihfaja nuk ka teshdid, Ihfaja ndodh para
shkronjave, kurse Idgami ndodh në shkronja. All-llahu
e di më së miri!
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
15
DISPOZITAT E MIMIT ME
SUKUN
أَحْكَامُ الْمِيمُ السَّاآِنَةِ ( مْ )
Dr.Shefqet Krasniqi
16
DISPOZITAT E MIMIT ME SUKUN
أَحْكَامُ الْمِيمِ السَّاآِنَةِ (مْ )
Mimi me sukun pavarësisht a është në mes të fjalës
apo në fund, i ka tri dispozita:
1- Idgam الإدغَامُ
2- Ihfa الإخْفاء
3- Idhhar الإظْهار , dhe secila prej tyre quhet shefevij
شَفَوِيّ
1- IDGAMI I MIMIT ME SUKUN - إِدْغامُ المِيم السَّاآِنَةِ
Ndodh atëherë kur: pas Mimit me sukun vjen e njëjta
shkronjë ‘’Mim’’ اَلْمِيمُ me vokal.
P.sh.: أَمْ مَنْ، آَمْ مِن dhe ky idgam gjithmonë
shoqërohet me gun-ne . أَم مَّنْ , آَم مِّنْ
2- IHFAJA E MIMIT ME SUKUN - إخْفَاءُ الْمِيمِ السَّاآِنَةِ
Ndodh atëherë kur: pas Mimit me sukun vjen shkronja
‘’Ba’’ اَلْبَاءُ me vokal.
P.sh.: إنَّ رَبَّهُمْ بِهِمْ، هُمْ بَارِزُونَ
Arsyeja e Ihfas: bashkimi i tyre (Mimit dhe Ba-së) në
dalje dhe ngjashmërisë në disa raste(cilësi).
3- IDHHARI I MIMIT ME SUKUN- إِظْهَارُ الْمِيمِ السَّاآِنَةِ
Ndodh atëherë kur: pas Mimit me sukun vijnë
shkronjat e tjera, p.sh:
لَهُمْ فيَهاَ، إِنَّكُم وَما تَعْبُدونَ، تُمْسُونَ، أَنْعَمْتَ،
مَثَلُهُمْ آَمَثَلِ
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
17
DISPOZITAT E SHKRONJËS
“RA”
DHE TE SHKRONJËS “LAM”
أَحْكَامُ الرَاءِ وَاللاَّمِ
Dr.Shefqet Krasniqi
18
DISPOZITA E SHKRONJËS RA
أحْكامُ الرَّاءِ
Shkronja ra ر gjatë shkrimit vjen ose:
1. E vokalizuar me u-damme -ُ ضَمَّةٌ ose e-fet’ha فَتْحَةٌ
- ose me I-kesre -ِ آَسْرَةٌ
2. E pavokalizuar me sakin سُكونٌ - mbas vokalit udame
ose e-fet’ha ose I-kesra ََُِ
3. Në fillim të fjalës, në mes (të fjalës) ose në fund të
fjalës. Shkronja ra ر në të gjitha këto pozita ose
gjendje I ka dy dispozita: tefhimin التَفْخِيمُ dhe
terkikun . التَرْقيقُ
Fjala tefhim do të thotë: me trash shkronjën ra ر
duke e ngritur gjuhën lart. Ndërsa fjala terkik do të
thotë shqiptim I shkronjës ra ر të lehtë, të holluar
dhe duke e ulur gjuhën poshtë.
* RAJA الرَّاءُ bëhet tefhim التَّْفْخيمُ atëherë kur:
a. ashtë e vokalizuar me u-damme -ُ ,ose
e-fet’ha -َ , pavarësisht a është në fillim të fjalës, në
mes, apo në fund të saj. P.sh.:
رُبَما، عُرُباً، يَحْشُرُ رَحيمٌ، خَرَجوا، صَبَرَ.
b. kur është e pavokalizuar pra me sukun - pas
fet’hes -َ ose dames - , pavarësisht nëse është në
mes të fjalës apo në fund të saj. P.sh.:
القُرآنُ ,العَرْشُ، تَنْهَرْ
* RAJA الرَّاءُ bëhet terkik الترقِيقُ atëherë
a. kur është e vokalizuar me-i- kesre - , pavarësisht a
është në fillim të fjalës, në mes të
saj apo në fund, p.sh. رِجالٌ، قََريبٌ، والفَجْرِ
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
19
b. kur është e pavokalizuar pra me sukun - pas kesres
- ose shkronjës ‘’ja’’ الياء p.sh;
مُقْتَدِرْ ، الطّيْر
DISPOZITA E SHKRONJËS LAM
أحْكامُ اللاَّم
Shkronja "LAM” اللام ka katër dispozita : tefhimin
التَّفْخيمُ ,terkikin التَّرْقيقُ ,idhnari الإظْهارُ dhe
Idgamin . الإدْغامُ
* Sa i përket tefhimit التَّفْخِيمُ dhe terkikut التَّرْقِيقُ
themi se: Esenca në ل lam është terkiku, pra e butë,
e lehtë, se edhe vetë është shkronjë e lehtë dhe nuk
bëhet tefhim vetëm atëherë kur të vijë në emrin e
All-llahut xh.sh ( الله )dhe e kemi në dy raste:
a) kur të vijë pas fet’hës -َ p.sh: قالَ اللهُ
b) kur të vijë pas damës -ُ p.sh: يَقُولُ اللهُ
E nëse qëndron para këtij lami, (këtij përdorimi) kesre
- atëherë gjithsesi bëhet terkik (e butë) pavarësisht a
është kesrja e ngjitur me të apo e ndarë, p.sh: , لِلهِ
.بِسْمِ اللهِ
*Ndërsa Idh’hari الإظْهارُ dhe Idgami الإدْغامُ përdoren
ose vjen parasysh kur ( ال ) hyn në të gjitha fjalët e
tjera jashtë emrit të All-llahut ( الله ), për këtë themi
se:
IDHHARI الإظْهَارُ i Lamit اللام ndodh atëherë kur:- ال
vjen pas saj një prej katërmbëdhjetë shkronjave
Dr.Shefqet Krasniqi
20
اِبْغِ حَجَّكَ وَخَفْ عَقِيمَه në këtë rast shkronjën - ل - e
shqipton ashtu siç është por me sukun - p.sh.: ، اَلْقَمَرُ
اَلْعَلِيمُ، الخَبيِرُ، اَلْعَرْشُ،اَلإيِمانُ، اَلْقَوْلُ etj.
Ky Lam quhet Lamu Kamerijje اللاَّمُ الْقَمَرِيَّةُ dhe shenja
e këtij Lami për tu kuptuar më lehtë është: shkronja e
cila pason nuk merr teshdid.
IDGAMI الإدْغامُ , në Lam اللام ndodh atëherë kur: - - ال
vjen pas saj një prej shkronjave të tjera, jashtë atyre
katërmbëdhjetë të përmendura, me këtë rast nuk e
shqipton Lamin por e bën idgam në shkronjën që
pason dhe quhet “Lami Shemsie” اللامُ الشّمسِيَةُ dhe
shenja e tij është: shkronja e cila pason vjen me
teshdid, p.sh:
الشَّمْسُ، النَّاسُ، الرَّحْمانُ، الرَّحيمُ، الطّامَّةُ etj.
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
21
ZGJATJET
EL-MUDUD
المُُُدُودُ
Dr.Shefqet Krasniqi
22
ZGJATJA – EL-MEDDU
المَدُّ
EL-MEDDU në aspektin gjuhësor do të thotë: zgjatje.
Ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë: zgjatja
e zërit me shkronjën e medit.
Meddi apo zgjatja ndodh vetëm në tri shkronja Elif
الألِفُ , me kusht që para saj të shfaqet vokali “e” ;َ
vavi الواوُ , me kusht që para saj të shfaqet vokali “u”
damme ُ ; dhe shkronja Ja الياء , me kusht që para
saj të shfaqet vokali “i” -kesren -ِ .
Apo thënë ndryshe, shkronjat e medit janë tri: Elifi,
Vavi dhe Jaun, me kusht që të jenë të pavokalizuara.
Zgjatja e zërit tek këta meda (zgjatje) është sa dy
vokale, gjë e cila numërohet me gishta dhe ky med
quhet “Meddun tabiij – zgjatim natyror” المدُّ الطّبيعيّ
Si p.sh: يَقولُ، قِيلَ، قالَ kur ta shqiptosh e zgjat vokalin
“u” para shkronjës Vav të pavokalizuar, e zgjatë
vokalin “i” para shkronjës Ja të pavokalizuar dhe e
zgjat vokalin “e” para shkronjës Elif të pavokalizuar.
*Thamë se zgjatja e natyrshme (meddun tabiij) bëhet
sa dy shkronja, por kjo është e tillë nëse nuk vjen pas
shkronjës së zgjatur ndonjë arsye tjetër e cila na
obligon të dalim prej zgjatimit natyror në atë
jonatyror.
Për atë themi se: Nëse vjen pas shkronjës së zgjatur
Hemzja الهَمْزَةُ -ء ,ose sukuni -ْ السّكونُ , atëherë del
prej meddit tabiij (natyror), që është bazë, në atë
“ferij” (sekondar) المَدُّ الفَرْعِيُّ , dhe ky medd është
disa lloje sipas pozitës së Hemzës dhe Sukunit:
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
23
HEMZJA
ء - الهَمْزَةُ
Hemzja vjen pas harfi meddit (shkronjës së zgjatur )
në të njëjtën fjalë, ose në fjalën tjetër, dhe secila
prej tyre ka dispozitë të veçantë :
EL-MEDD EL-MUTTESIL
المَدُّ المُتَّصِلُ
Nëse Hemzja është e ngjitur me harfi meddin në të
njëjtën fjalë, atëherë quhet el-medd el-muttesil المدُّ
المُتَّصِلُ (zgjatimi i ngjitur), pra hemzja e ngjitur me
harfi meddin në të njëjtën fjalë p.sh:
السُّوءُ، جِيءَ، جآءَ
Ky medd është obligativ të zgjatet prej katër toneve
deri në pesë dhe nuk lejohet të jetë më i shkurtër.
Vërejtje: nëse shfaqen dy apo më tepër këso zgjatime
në të njëjtin ajet, duhet të zgjaten në mënyrë të
barabartë, e jo një të zgjatet më tepër e tjetri më
pak.
EL-MEDDI EL-MUNFESIL
المدُّ المُنْفَصِلُ
Nëse Hemzja vjen pas harfi meddit, por nuk është e
ngjitur me të në të njëjtën fjalë por është në fjalën
tjetër, pra e ndarë, atëherë ky med quhet el-medd elmunfesil
المَدُّ المُنْفَصِلُ (zgjatimi i ndarë), pra jo i
bashkuar në të njëjtën fjalë, si p.sh:
, اُدْعوني أَسْتَجِبْ لَكُم، قوا أَنْفُسَكُم، إنّا أَوْحَيْنا
Zgjatja e tij bëhet katër deri në pesë tone, por
lejohet të zgjatet vetëm dy tone, sepse ky zgjatim
është i lejuar e nuk është obligativ.
Dr.Shefqet Krasniqi
24
Vërejtje: nëse shfaqen dy apo më tepër këso zgjatime
në të njëjtin ajet, atëherë ata duhet të zgjaten në
mënyrë të barabartë, e jo një më shumë e tjetri më
pak.
SUKUNI
السُّكونُ
Sukuni kur vjen pas harfi meddit, atëherë prej meddit
tabiij kalon në el-medd el-lazim (zgjatim i detyruar)
.المدُّ اللاَزِمُ
El-MEDDI EL-LAZIM
المَدُّ اللاَزِمُ
El-Medd el-lazim do të thotë: zgjatim i ngjitur apo i
obliguar. Është fjala kur sukuni është pjesë e asaj
fjale në çdo gjendje. Sepse kemi sukun i cili vjen
vetëm kur të ndalemi e që do të flasim për të pak më
vonë.
El-Medd el-lazim është katër lloje:
1- El-Medd el-lazim el-kelimij el-muthekkal
المَدُّ اللازِمُ الكَلِمِيُّ المُثَقَّلُ (zgjatim i obliguar në fjalë,
pra i rëndë) e që ndodh: kur pas harfi meddit
(shkronjës së zgjatur) vjen sukuni i shoqëruar me
teshdid në fjalë, si p.sh:
أَتُحَاجُّونِّي تََاْمُرُونِّي ،الطّامَّةُ، الضّالِّين
Quhet kelimij- në fjalë: sepse ai ndodh në fjalë e jo
në shkronja. Quhet muthekal - i rëndë - sepse është
rëndë për ta shqiptuar për shkak që sukuni është me
teshdid.
Shtrohet pyetja se ku është sukuni në
الضَالِّين والطَّامَّة) ), përgjigjja është se: shkronja me
teshdid gjithmonë është e përbërë prej dy shkronjave,
e që e para gjithmonë është me sukun, ndërsa e dyta
e vokalizuar, p.sh. shkronja ل në fjalën الضَّالَّين është
me teshdid, e që është e përbërë prej dy lamave ,
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
25
lami i parë është me sukun, ndërsa lami i dytë është
me kesre . الضَّالْلِين
E njëjta gjë është edhe te shkronja Mim م në , الطامَّة
Mimi i parë është me sukun ndërsa i dyti me fet’ha
الطَّامْمَةُ , e kështu me radhë.
2 – El-Medd el-lazim el-kelimij el-muhaffef
المدُّ اللازِم الكَلِمِيُّ المُخَفَّفُ (zgjatimi i obliguar në
fjalë, i lehtë) e që ndodh: kur pas harfi meddit
(shkronjës së zgjatur) vjen sukuni, por jo i shoqëruar
me teshdid, në fjalë. E që nuk është shfaqur në Kur’an
vetëm në fjalën ءآلْآنَ në dy vende në suren Junus:
ءآلْآنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَآنتَ مِنَ المُفْسِدينَ.
ءآلْآنَ وقدْ آُنْتُم به تَسْتَعْجِلونَ
Quhet kelimij- në fjalë: sepse ai ndodh në fjalë e jo
në shkronjë.
Quhet muhafef- i lehtë: sepse është lehtë për t'u
shqiptuar sepse nuk ka as teshdid e as gune.
3 - El-Medd el-lazim el-harfij el-muthekkal
المدُّ اللازِمُ الحرفيُّ المُثَقَّلُ (zgjatimi i obliguar në
shkronjë, i rëndë) e që ndodh: kur pas harfi medit
vjen sukuni i shoqëruar me teshdid në shkronjë e jo në
fjalë.
Dhe këtë e hasim në el-huruf el-mukattaa
الحروفُ المُقَطَّعَةُ në shkronja të ndërprera që shfaqen
në fillim të disa sureve p.sh. ألم,ألر . Në shembullin e
parë gjatë shqiptimit të Lam-it i cili përfundon me
shkronjën Mim, ky Mim shkrihet në Mim-in vijues,pra
Elif Laaaaaam-Miiiiiim أَلِفْ لاَمْ مِيمْ . Gjithashtu në
shembullin e dytë Elif laaaaaam Ra أَلِفْ لاَمْ رَا
Quhet harfij–në shkronjë: sepse ai ndodh në shkronjë
e jo në fjalë.
Dr.Shefqet Krasniqi
26
Quhet muthekal i rëndë: sepse është i rëndë për ta
shqiptuar për shkak se sukuni është me teshdid.
4- El-Medd el-lazim el-harfij el-muhaffef
المَدُّ اللاَّزِمُ الْحَرْفِيُّ المُخَفَّف (zgjatimi i obliguar në
shkronjë, i lehtë) e që ndodh: kur pas harfi meddit
(shkronjës së zgjatur) vjen sukuni, por jo i shoqëruar
me teshdid, në shkronjë e jo në fjalë. p.sh.
حم، يس، ق، ن
Shqiptimi i këtyre shembujve bëhet kështu: Ha
Miiiiiim, Ja Siiiiiin, Kaaaaaaf, Nuuuuuun.
Quhet harfij - në shkronjë: sepse ai ndodh në shkronjë
e jo në fjalë.
Quhet muhaffef: sepse është lehtë për tu shqiptuar
sepse nuk ka teshdid.
*Pas kësaj themi se: el-medd el-lazim qenka në fjalë
ose në shkronjë dhe secila prej tyre ose është e lehtë
ose e rëndë. Dhe dispozita e el-medd el-lazim me
katër llojet e tij është obligativ dhe zgjatja e tyre
bëhet gjashtë tone.
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
27
El-MEDUL-ARID LIS-SUKUN
المدُّ العَارِضُ
(zgjatimi gjatë shfaqjes së sukunit rastësor)
E cekëm më lart se: nëse sukuni i cili shfaqet pas harfi
meddit, është i qëndrueshëm, pjesë e asaj fjale dhe
quhet el-medd el-lazim , por nganjëherë sukuni
paraqitet pas harfi meddit vetëm kur të ndalemi, pra
nuk është pjesë e fjalës p.sh. الرَّحِيمُ këtu e gjejmë se
pas harfi meddit ka ardhur shkronja M مُ me damme (u)
por kur të ndalemi, ndalemi me sukun, e në këtë rast
e shqiptojmë الرَّحِيمْ , pra ka ardhur sukuni rastësor
pas harfi meddit, por nuk është pjesë e fjalës, mirëpo
ne kur të ndalemi, ndalemi me sukun, ndërsa kur
vazhdojmë, e lexojmë me vokal dhe ky sukun në të
cilën ndalemi quhet ‘’el-meddul-arid lis-sukun’’.
Shembuj të tjerë: العَالَمِينْ، يَوْمُ الدِّينْ
Dispozita e tij është: të zgjatet dy, katër deri në
gjashtë tone dhe është i lejuar e jo i obliguar.
MEDDUL-LIN
مَدُّ الِّلِين
ZGJATIMI I BUTË
Është ai zgjatim kur shkronja e parafundit e fjalës
është Vav ( و) apo Ja ( ى ) dhe janë me sukun. Me
rastin e ndaljes në këto fjalë ndodh meddul-lin, i cili
është zgjatim i lejuar e jo obligativ dhe mund të
zgjatet prej dy deri në gjashtë tone, si p.sh:
الصَّيْف، رَيْب، قُرَيْش ،أَتَيْت ،رَمَيْت، بَيْت، خَوْف
Dr.Shefqet Krasniqi
28
EL BEDEL
البَدَلُ
ZËVENDSIMI
P.sh. ءَآدَمُ ، أُوتُوا ، إِيمَاناً
Quhet zëvendësim sepse shkronja e medit - zgjatjes
vjen në vend të hemzes me sukun e cila është
shëndrruar në elif ose vav ose ja
أَلِفاً أوْ وَاواً أَوْ يَاءً në fjalët e lartpërmendura, sepse
rrënja e tyre është:
أَأْدَمُ ، أُؤْتُوا ، إِئْمَاناً pra janë dy hamze, njëra me vokal
ndërsa tjetra me sukun, ajo që është me vokal mbetet
ndërsa ajo që është me sukun zhduket duke u
shëndrruar në njërën prej tri shkronjave të medit
sipas vokalit që ka hemzja e parë.
Dispozita e këtij medi është: të zgjatet dy tone.
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
29
HA-ULKINAJE, HEMZETULVASLI
HEMZETUL-KAT,I
هَاءُ الكِنَايَةِ وهَمْزَةُ الوَصْلِ
وهَمْزَةُ القَطْعِ
Dr.Shefqet Krasniqi
30
HA –ULKINAJE
هَاءُ الكِنايَة
Është fjala për shkronjën (ha) ه e cila i dedikohet
përemrit vetor, veta e tretë, numri njëjës (ai).
-Kjo ha ه i ka katër pozita apo gjendje:
1- Të vijë ose të rrijë mes dy shkronjave të
vokalizuara p.sh: ، إِنْ آُنْتُمْ مِنْ قَبْلِهِ لَمِنَ الضَّالِّينَ
قال لَهُ صاحِبُهُ وَهُوَ.. .
Në këtë rast nëse është e vokalizuar me dame “u” ُ e
lidh me vav .و
E nëse është me kesre “i” ِ e lidhë me ja ي , dhe në
të dy rastet e zgjat sa dy shkronja përpos në tri fjalë:
a) أَرْجِهْ Në suren El-A’raf të cilën e lexon me sukun.
b) فأَلْقِهْ Në suren En-Neml të cilën e lexon me sukun
gjithashtu .
c) يَرْضَهُ لَكُمْ Në suren Zummer e lexon pa med, pa
zgjatje.
2 -Të vijë ose të jetë mes dy sukunave, p.sh
إلَيْهِ المَصِيرُ، تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ në këtë rast nuk zgjatet
fare.
3 - Të vijë ose të ndodhet pas vokalit e para sukunit,
p.sh: لَهُ الْمُلْكُ , إِلَيْهِ الْمَصيرُ e në këtë rast nuk
zgjatet fare.
4 - Të vijë pas sukunit dhe para vokalit p.sh.
فِيهِ هُدىً e në këtë rast gjithashtu nuk zgjatet fare.
Përveç një rasti në Kur’an në suren El-Furkan në
ajetin 69 ku zanorja e fjalës “fihii” duhet të zgjatet sa
dy tone: وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانا
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar
31
HEMZETUL-VASLI
هَمْزَةُ الْوَصْلِ
(hemzeja e ngjitur)
Hemzet e ardhura në Kur'an jan dy lloje: hemzetulvasli
(hemzeja e ngjitur) dhe hemzetul-kat'i ( hemzeja
e ndarë).
Në esencë kjo temë i përket gramatikës në hollësi, por
ne na intereson ajo çka na duhet për leximin e
Kur’anit me vokal: Nëse e hasim në fillim të fjalës së
Kuranit me vokal, e lexojmë fjalën duke filluar me atë
vokal p.sh. ضَرَبَ dhe kjo është e qartë.
Por, nëse fillimi i fjalës është me sukun dhe dëshiron
të fillosh prej aty, atëherë duhet ta sjellësh një
hemze ( ء ) të cilën e vokalizon e pastaj e fillon me të,
sepse në gjuhën arabe nuk fillohet me sukun. P.sh.
اِهْدِنَا kjo hemze nuk është pjesë e fjalës, por
përderisa fjala هْدِنَا fillon me sukun, atëherë
detyrimisht duhet ta shtojmë një hemze اِ në
mënyrë që të mund t’i lexojmë ato duke filluar me
vokal, e kjo hemze quhet hemzetul-vasli, që do të
thotë hemzeja lidhëse, e cila kur ta lidhësh me fjalën
që ka para, bie, nuk lexohet fare,p.sh
قََالُوا ابْنُوا لَهُبُنْيَاناً nëse e lexojmë krejt fjalinë atëherë
hemzetul-vaslin nuk e lexojmë fare.
Por nëse e fillojmë me fjalën ابْنُوا لَهُ duhet ta
lexojmë patjetër.
Është me rëndësi të veçantë ta kuptojmë se kur kjo
hemze lexohet me “i” dhe kur me “u”. Pikërisht për
këtë arsye themi se: kjo varet prej shkronjës së tretë
të foljes në kohën e tashme فِعْلُ الْمُضَارِعُ pra:
Dr.Shefqet Krasniqi
32
1-Nëse shkronja e tretë e foljes në kohën e tashme
është me kesre apo me fet’ha, atëherë hemzetulvaslin
e lexon me “i” ِ kesre, p.sh:
اِرْجِعْ، اِرْآَبْ، اِهْدِنَا
2 – Në këtë grup hyjnë edhe folje të tilla si p.sh:
اِسْتَطَاعُوا،اِسْطَاعُوا،اِنْشَقَّتْ،اِثَّاقَلْتُم،اِدَّارَآُوا، اِطَّيَرْنَا etj.
Sepse pas një vështrimi e gjen se shkronja e tretë e
këtyre foljeve në kohën e tashme është me kesre apo
me fet’ha.
3 - Nëse shkronja e tretë e kohës së tashme është me
damme “u” ُ , atëherë hamzetul-vaslin e lexon me
damme “u” ُ p.sh:
اُسْتُضْعِفُوا، اُضْطُرَّ، اُؤْتُمِنَ، اُجْتُثَّتْ،اُسْتُهْزِئَ،
اُتْلُ ،اُقْتُلُوا
4- Kur vjen me emra fillon me kesre “i” ِ e që ka
ardhur në shtatë emra, e ata janë:
اِبْنٌ) ) p.sh اِبْنَةٌ).اِبْنُ مَرْيَمَ )p.sh .اِبْنَتَ عِمْرَان
اِمْرِئٌ) )p.sh اِمْرَاََةٌ) .اِمْرِئٍ مِنْهُمْ ) p.sh . اِمْرَأَتَ نُوُحٍ
اِثْنَيْنِ) ) p.sh: . ولاَ تَتَّخِذُوا إلهَيْنِ اِثْنَيْنِ
اِثْنَتَيْنِ ) ) p.sh: . آَانَتَا اِثْنَتَيْنِِ
اِسْمٌ ) ) p.sh: اِسْمُ رَبِّكَ
5 - Kur vjen në paskajore ( masdar) fillon me kesre ِ
“i” p.sh. إِخْرَاجٌ، اِنْطِلاقٌ، اِسْتِغْفَارٌ , etj.
6 - Kur vjen para “Lamut-tarifit” (Lami i shquarsisë) أَلْ
اللامُ التَّعْريفُ - fillon gjithherë me fet’ha َ e,
p.sh اَلرَّحِيمُ،اَلرَّحْمَانُ،اَلْعَالَمِينُ،اَلْحَمْدُ لِلهِ
Texhvidi i preferuar Kur’an për të lexuar