Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik
* Rregullat e leximit:
Fetvaja nr. 1
Pyetja: A duhet të kthehemi kah kibla kur të lexojmë Kuran.
Përgjigja: Duhet të kthehemi kah kibla, ngase leximi i Kuranit është
adhurim. E gjatë kryerjes së adhurimit preferohet kthimi drejt kibles. Kjo e
plotëson leximin dhe e zbukuron atë nëse është e lehtë për të përndryshe
nuk ka ndonjë mëkat edhe nëse nuk i kthehet kibles.
Fetvaja nr. 2
Pyetja: A është më mirë të lexojmë nga Mus-hafi apo përmendësh?
Përgjigjja: Sa i përket leximit të Kuranit jashtë namazit, leximi i tij nga
Mus-hafi është më mirë ngase, është më i përpiktë dhe mbahet më shumë
në mend përveç, nëse gjatë leximit përmendësh është më i vëmendshëm
dhe i përulur atëherë le të lexojë përmendësh.
Në namaz është më mirë të lexohet përmendësh, ngase nëse lexon nga
Mus-hafi përsërit lëvizjet e tij gjatë bartjes, lënies, shfletimit të faqeve dhe
shikimit në shkronjat e tij. Gjithashtu i kalon vënia e dorës së djathtë mbi të
majtën gjatë qëndrimit në këmbë e ndoshta i kalon edhe zgjerimi i duarve
të tij gjatë rukusë dhe sexhdes nëse e vë Mus’hafin nën sqetullën e tij. Për
këtë e pamë më të arsyeshme të lexojë përmendësh se sa të lexojë nga
Mus’hafi.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
4
Disa xhematlinjë pas imamit i shohim me Mus-hafa duke e përcjellë atë
gjatë leximit dhe kjo nuk është mirë për shkak të asaj që e cekëm më herët
dhe se nuk ka nevojë për përcjelljen e imamit. Por, kur imami nuk e ka
kujtesën e fortë dhe i thotë njërit nga xhematlinjtë: Falu prapa meje dhe më
përcjell e nëse gabojë atëherë më përmirëso, atëherë ai bën të lexojë nga
Mus-hafi.
Fetvaja nr.3
Pyetja: Mundohem ta kaloj kohën time duke lexuar Kuranin Fisnik por,
unë belbëzoj dhe kam shumë gabime gjatë leximit të tij, a kam mëkat për
këtë? Gjithashtu gjatë leximit të Kuranit Fisnik, haditheve apo argumenteve
më dalin mjetet të cilat janë të lidhura për trupin tim për të kryer nevojën –
dalin nga vendi i tyre e detyrohem t’i kthej me dorën time e më pas
mundohem ta ngrit Mus-hafin apo ta mbaj atë a kam mëkat për këtë?
Përgjigja: Për sa i përket leximit të Kuranit ti e lexon atë sipas gjendjes
tënde por, nëse gabon gjatë leximit atëherë je i detyruar ta përmirësosh atë
apo të kërkosh nga dikush që din përmendësh më shumë se ti dhe e lexon
më me përsosmëri që ta përmirëson gabimin dhe të mësosh prej tij atë që
të nevojitet nëse ke mundësi për këtë. E nëse nuk ke mundësi atëherë lexon
në bazë të mundësive tuaja edhe në qoftë se gjen vështirësi. Pejgamberi
(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Ai që e lexon Kuranin dhe belbëzon gjatë leximit të tij dhe atij kjo i vjen e
vështirë i ka dy shpërblime.”1 Kështu që mos e lë leximin por, sa të kesh
mundësi t’i përmirësosh gabimet e tuaja atëherë veproje atë.
E për sa i përket prekjes së Mus-hafit nuk lejohet vetëm se përmes një
pengese mes teje dhe tij përderisa je në këtë gjendje që e ke përshkruar
d.m.th se papastërtia del vazhdimisht dhe pa e ndjerë ti, Mus-hafin nuk
duhet ta prekësh vetëm se kur je i pastër. Me këtë rast duhesh ta dëgjosh
leximin nga dikush tjetër dhe ta dëgjosh me vëmendje apo të marrësh
1 Muslimi në Sahihun :1/549.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
5
kaseta të incizuara me Kuranin Fisnik apo Mus-hafin e lexuar me tertil dhe
të dëgjosh leximin e Kuranin Fisnik dhe të përfitosh prej tij, kjo është
zgjidhja që e shoh për ty.
Ndërsa prekja e Mus-hafit nuk të lejohet e ti je në këtë gjendje por, nuk
ke ndonjë mëkat nëse lexon suret të cilat i din përmendësh, nëse përmend
Allahun e lartësuar me llojet e dhikrit të transmetuar si dhe nëse lexon
hadithet ndërsa ajo që të ndalohet është prekja e Mus-hafit në kur të jesh
në gjendje të papastër e nëse e prek Mus-hafin e përmes ndonjë gjëje
atëherë të lejohet.
Fetvaja nr. 4
Pyetja: A lejohet leximi i Kuranit gjersa jam i shtrirë në shtrat? E nëse
nuk lejohet atëherë si komentohet ky ajet fisnik “Për ata që All-llahun e
përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të
shtrirë” (Ali Imran:191?
Përgjigjja: Bën të lexosh Kuran gjersa je i shtrirë, qofsh i shtrirë në shtrat
apo në tokë. Njeriu e lexon Kuranin në cilëndo gjendje është qoftë në
këmbë, ulur apo shtrirë si dhe qoftë nëse ka abdes apo jo. E kjo nëse leximi
kryhet përmendësh por, nëse leximi kryhet nga Mus-hafi atëherë nuk i
lejohet atij që nuk ka abdes të lexojë prej tij.
Sidoqoftë, bën të lexosh Kuran në çfarëdo gjendje të jesh përderisa nuk
je xhynyb (i papastër). Ngase xhynybit i ndalohet leximi i Kuranit derisa të
pastrohet. Gjithashtu menstruacionet dhe lehonia e pengojnë gruan nga
leximi i Kuranit përveç në raste të domosdoshme p.sh. kur i frikësohet
harresës së tij.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
6
Fetvaja nr. 5
Pyetja: A është e vërtetë ajo që kam dëgjuar se ai i cili e lexon Kuranin
dhe gabon gjatë leximit të tij bën mëkat? Dhe a do të thotë kjo se mos
leximi është më i mirë se sa leximi me gabime?
Përgjigjja: Kjo ndodh në dy raste:
Rasti i parë: është i atij i cili ka mundësi t’i përmirësojë gabimet gjatë
leximit. Si rasti i atij që ka pranë vetes dikë që mund t’ia përmirësojë dhe
t’ia mësojë drejt leximin, atëherë nuk i lejohet këtij të vazhdojë me lexim të
gabuar por, obligohet ta përmirësojë leximin pasi që është kjo e mundur.
Rasti i dytë: është i atij që nuk ka mundësi ta përmirësojë leximin e tij,
atëherë ky vazhdon në leximin e Kuranit pasi që kjo është tërë ajo që
mundet me këtë rast. Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi
të) ka thënë:
”Ai që është i shkathtë në leximin e Kuranit është së bashku me
Pejgamberët (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ta), të ndershmit dhe
të nënshtruarit ndërsa ai që e lexon Kuranin dhe belbëzon gjatë leximit të
tij e kjo i vjen vështirë atij, i takojnë dy shpërblime.” [tra. Muslimi nga
Aisheja -Allahu qoftë i kënaqur me të].
Këtij i takon shpërblimi për leximin dhe shpërblimi për vështirësinë
gjatë leximit.
Fetvaja nr. 6
Pyetja: Unë mundohem ta lexoj Kuranin Fisnik dhe e dua librin e
Allahut shumë por, më ngushtohet gjoksi gjatë leximit dhe nuk mund ta
përfundoj atë, cila është zgjidhja?
Përgjigja: Zgjidhja është në atë që e ka përmendur Allahu në fjalën e tij:
“Kur të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut prej djallit të mallkuar.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
7
Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë
mbështetur Zotit të tyre. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e
përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.” (En Nahl:
98-100)
Allahu i lartësuar na ka udhëzuar që para se të lexojmë Kuranin të
kërkojmë strehim prej Tij nga djalli i mallkuar me qëllim që ta përjashton
Allahu këtë armik nga ne dhe ta largon atë.
Gjithashtu të porosis të meditosh gjatë leximit, ngase kjo të sjell ty
përuljen dhe ta shton dëshirën për leximin e Kuranit Fisnik e të mos jetë i
tërë interesimi yt jote përfundimi i sures apo përfundimi i xhuzit ose
ngjashëm me këtë por, le të jetë synimi yt meditimi dhe të menduarit në
ajetet e Allahut të lartësuar të cilat i lexon.
Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e zgjaste leximin
e tij në namazin e natës dhe nuk kalonte ndonjë ajet në të cilin përmendej
mëshira e të mos ndalej ta luste Allahun dhe nuk kalonte në ndonjë ajet që
përmendej dënimi e që të mos ndalej të kërkonte mbrojtje nga Allahu e që
do të thotë se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)
lexonte duke medituar dhe me vëmendje.2
Fetvaja nr. 7
Pyetja: Nëna ime nuk dinë të shkruan dhe lexon por, ajo e falënderoj
Allahun, agjëron dhe falet vetëm se ajo gjatë leximit të saj në namaz i lexon
ajetet duke i ndryshuar nga pak për shkak të mosdijes së saj. A
konsiderohet kjo ndryshim i Kuranit Fisnik për të cilin ka mëkat apo nuk
dënohet për të? Jam munduar t’ia mësoj drejtë leximin por, s’kam arritur?
Përgjigja: Nëna jote nuk dënohet për këtë inshAllah ngase kjo është
maksimumi që ka mundësi të bëj e është transmetuar në hadith se:
2 Sikurse që është transemtuar në Sahihun e Muslimit:1/536 – 537 nga hadithi i Hudhejfetu b.
El Jeman.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
8
“Ai që e lexon Kuranin dhe belbëzon gjatë leximit të tij e kjo i vjen atij
vështirë i ka dy shpërblime” (Muslimi: 1/549 prej hadithit të Aishes –
Allahu qoftë i kënaqur me të).
Ti përderisa je munduar që ta mësosh dhe je munduar t’ia mësosh drejt
leximin ke bërë punë të mirë si dhe ajo është munduar gjithashtu por, nuk
ka pas mundësi atëherë nuk ka mëkat inshAllah.
Megjithatë ajo duhet të mundohet ta përmirësoj leximin ose me anë të
mësimit apo dëgjimit të sureve të cilat i din përmendësh nga kasetat e
incizuara me Kuranin Fisnik apo me ndonjë lexues të Kuranit që prezanton
te ajo – e ndoshta ka dobi – e njeriu kur të mundohet Allahu i ndihmon.
** Të mësuarit përmendsh dhe harresa e tij:
Fetvaja nr. 8
Pyetja: Unë jam djalë i mençur, e falënderoj Allahun por, e kam një
problem i cili është: Unë i mësoj disa ajete apo xhuza nga libri i Allahut
pastaj nuk shkon kohë e gjatë dhe i harroj a kam mëkat se i mësoj
përmendësh ajetet e Allahut e më pas i harroj?
Përgjigja: Ai që mëson diç prej Kuranit duhet që të përkujdeset për me
leximin e shpeshtë sikurse që ka udhëzuar në këtë Pejgamberi (paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të). Ndërsa nëse e harron dhe kjo për shkak të
një të metë që e ka goditur dhe e ka dobësuar kujtesën e tij atëherë nuk ka
mëkat. E nëse harresa e tij rrjedh nga neglizhenca atëherë nuk është larg
mendimi që thotë se ai bën mëkat, ngase ai nuk ka punuar me porosinë e
Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe udhëzimin e
tij. Si dhe kjo aludon në mos dëshirën dhe kujdesin ndaj librit të Allahut të
lartësuar.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
9
Fetvaja nr. 9
Pyetja: I kam mësuar dy xhuza nga Kurani dhe sa herë që mësojë një
sure i harroj disa ajete të sures së mëhershme. Më tregoni diç që përmban
ilaçin dhe shërimin e sëmundjes së harresës, Allahu ju shpërbleftë me të
mirë?
Përgjigjja:
Së pari: Duhet të përmirësosh nijetin gjatë mësimit të Kuranit Fisnik.
Së dyti: Kujdesu që ta shpeshtosh leximin e Kuranit, ngase siç ka
sqaruar Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kërkon që
të lexohet dhe përsëritet shpesh ngase ai shpëton (harrohet) më shpejt se sa
deveja e lidhur. Prandaj, ka nevojë që ta përsëritësh dhe lexosh shpesh
ashtu që kur ta mësosh një sure përsërite dhe lexoje shpesh derisa ta
përforcosh dhe pa e përsosur atë mos kalo në tjetrën.
Si rezyme:
Fillimisht: Duhet ta përmirësosh nijetin dhe të punosh me atë që të ka
mësuar Allahu, ku dhe thotë:
“Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme) ”
[el-Bekare: 282].
Së dyti: Kujdesu për leximin e shpeshtë të tij.
Së treti përsose mësimin e tij përmendësh ashtu që, të mos kalosh nga
ajeti në ajet apo nga sureja në sure përderisa ta përsosësh dhe të
përforcohet në mendjen tënde.
Fetvaja nr. 10
Pyetja: Ai që mëson nga Kurani përmendësh pastaj e harron, a ka mëkat
për këtë?
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
10
Përgjigjja: Ai që e mëson Kuranin përmendësh duhet t’i kushtojë kujdes
leximit, përkujtimit dhe përsëritjes së tij ngase, Pejgamberi (paqja dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka nxitur që të përsëritet shpesh Kurani
dhe ka treguar se shpëton (harrohet) më shpejt se sa që ikën deveja e
lidhur.
Prandaj, nuk i lejohet atij që ka mësuar përmendësh Kuranin që ta
neglizhojë atë derisa ta harron. Kjo tregon në mos vullnetin e tij për të
mirën dhe mos interesimin e tij ndaj librit të Allahut. Ngase, kush e mëson
Kuranin përmendësh apo një pjesë të tij iu është dhënë një begati dhe e
mirë e madhe e nuk duhet të tregohet i pakujdesshëm ndaj kësaj begatie e
të mire. Kështu që, e ruan atë duke shpeshtuar leximin e tij gjersa të mbetet
në mendjen e tij dhe të ketë dobi prej tij, duke ia shtuar kësaj shpërblimin e
madh të përgatitur për leximin e tij.
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”Ai që e lexon një shkronjë nga libri i Allahut i takon për të një e mirë, e
një e mirë shënohet e dhjetëfishuar si dhe nuk them që ‘Elif -Lam - Mim’
është shkronjë por, Elifi është shkronjë, Mimi është shkronjë dhe Lami
është shkronjë.” [tra. Tirmidhiu në “Sunenin” e tij nga Abdullah bin
Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të.]
Gjithashtu leximi ndikon në përuljen, frikën dhe druajtjen e zemrës ndaj
Allahut të lartësuar. Gjatë leximit me përfillje shton dijen, kuptimin dhe
syçeltësinë. Pra, në leximin e Kuranit ka dobi të shumta që myslimani nuk
bën të sillet i pakujdesshëm ndaj kësaj të mire të madhe dhe begatie të
veçantë që i ka dhuruar Allahu i lartësuar.
Ndërsa, nëse e ka harruar për ndonjë dobësi në kujtesën e tij e jo pse ka
qenë i pakujdesshëm ndaj tij, atëherë është i arsyetuar fetarisht.
Fetvaja nr. 11
Pyetja: Është transmetuar në hadith se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i
Allahut qoftë mbi të) ka thënë:
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
11
“Mu janë ekspozuar mëkatet e ymetit tim e nuk kam parë mëkat më të
madh se një njeri i cili e ka mësuar përmendësh një ajet e më pas e ka
harruar.” (Ebu Davudi në “Sunen”:1/123 dhe Tirmidhiu në
“Sunen”:8/118 të dyja këto nga prej hadithit të Enes b. Malikut – Allahu
qoftë i kënaqur me të) apo siç ka thënë Pejgamberi (paqja dhe bekimi i
Allahut qoftë mbi të), cili është kuptimi i këtij hadithi?
Përgjigja:Unë nuk e di këtë hadith e as që e kam parë por, harresa është
dy llojesh:
E para: Nëse është paaftësi për shkak të ndonjë sëmundjeje që e godet
njeriun e për këtë nuk dënohet.
E dyta: Nëse është për shkak të anashkalimit të leximit të librit të Allahut e
për këtë dënohet, ngase ai e ka harruar për shkak të anashkalimit dhe
moskujdesit.
Fetvaja nr. 12
Pyetja: Një njeri thotë se ai mundohet ta mësoj Kuranin përmendësh
por, nuk ka mundësi ta lexon tefsirin (komentin) për shkak të kushteve të
punës a le të vazhdon vetëm me mësimin përmendësh?
Përgjigja: S’ka gjë për këtë, leximi i tefsirit nuk është i domosdoshëm
gjatë mësimit përmendësh. Nëse ka mundësi që edhe të mëson përmendësh
edhe ta lexon tefsirin kjo është punë e mirë e nëse nuk i lehtësohet atëherë
e mëson Kuranin përmendësh e kur ti lehtësohet dhe ti jepet shansi e lexon
tefsirin pas mësimit përmendësh. Bashkimi mes mësimit përmendësh dhe
tefsirit është më mirë nëse të lehtësohet.
Ndërsa nëse nuk ke mundësi të lexosh tefsirin por, vetëm se të mëson
përmendësh atëherë kufizohesh në mësim përmendësh dhe e mëson
Kuranin përmendësh e më vonë e lexon tefsirin. Në të dyja rastet patjetër
duhet të punosh me Kuran, ngase nuk mjafton mësimi përmendësh apo
leximi i tefsirit pa vepër.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
12
Fetvaja nr. 13
Pyetja: Cila është këshilla juaj drejtuar të rinjve për metodën më të lehtë
të mësimit të Kuranit përmendësh?
Përgjigjja: Kurani është i lehtësuar dhe lehtë mbahet në mend. Allahu i
lartësuar thotë:
“Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr
mësim?” (El Kamer: 17)
Por, e tërë çështja është se kërkohet nga njeriu vendosmëri dhe
sinqeritet. E nëse ka vendosmëri të vërtetë dhe vullnet për Kuranin, Allahu
do t’ia lehtësojë mësimin e tij përmendësh.
Janë disa gjëra që të ndihmojnë në mësimin e tij përmendësh, si:
- Të caktosh kohë të përshtatshme për këtë çdo ditë.
- Të prezantosh te ndonjë mësues i Kuranit në xhami dhe e
falënderojmë Allahun, sot mësuesit e Kuranit janë të shumtë sa që
nuk gjen lagje që nuk ka në të dikush që ua mëson Kuranin. E ky
është një shans i madh i cili mungonte në të kaluarën.
- E vëllait që pyet nuk i mbetet vetëm se të prezantojë në një nga këto
hallka të mësimit te cilido mësues duke prezantuar për çdo ditë te ai
derisa ta plotësojë mësimin përmendësh të Kuranit.
- Gjithashtu duhet ta përsëritësh atë që e ke mësuar derisa të
përforcohet në zemrën dhe mendjen tënde.
- Dhe duhet të punosh me librin e Allahut ngase kjo është mjeti më i
mirë për ta mësuar atë. Allahu thotë:
“Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme)
” [el-Bekare: 282].
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
13
*** Vlerat e sureve:
Fetvaja nr. 14
Pyetja: Allahu i lartësuar thotë nu suren El Hixhr, ajeti 87:
“Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate
të namazit) edhe Kur'anin e madhërueshëm.”. Cilat janë shtatë që
përsëriten dhe pse janë quajtur kështu?
Përgjigja: Es Sebul Methani (Shtatë që përsëriten) është thënë se është
Fatiha ngase i ka shtatë ajete dhe ky mendim është i njohur. Gjithashtu
është thënë se me shtatë që përsëriten nënkuptohen shtatë suret e gjata të
cilat janë: El Bekare, Ali Imran, En Nisa, El Maide, El Enam, El Araf, El
Enfal dhe Et Tevbe, ngase El Enfal dhe Et Tevbe janë një sure. E Kurani
Fisnik iu është bashkëngjitur shtatë që përsëriten sikurse që ndodh që i
bashkëngjitet diçka e përgjithshme asaj që është e pjesshme. E El Methani
d.m.th. ato që përsëriten në to këshillat dhe përkujtimet.
F etvaja nr. 15
Pyetja: Kam dëgjuar se ai që e lexon suren El Vakia nuk e godet varfëria,
a është kjo e saktë? Dhe a kanë disa sure të Kuranit veçori nga disa të tjera
dhe cilat janë ato?
Përgjigja: Po. Për këtë është transmetuar nga Ebu Jala, Ibn Merdevejhi
dhe Bejhekiu në “Shuab” nga Ibn Mesudi se e ka dëgjuar të Dërguarin e
Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) se ka thënë:
“Ai që e lexon suren El Vakia çdo natë kurrë nuk do ta godet varfëria”3
Gjithashtu Ibn Abasi transmeton se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i
Allahut qoftë mbi të) ka thënë:
3 Shiko Tefsirin e Ibn Kethirit: 4/383.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
14
“Sureja El Vakia është sureja e pasurisë, lexojeni atë dhe ua mësoni
fëmijëve tuaj.”4
Gjithashtu është transmetuar nga Pejgamberi (paqja dhe bekimi i
Allahut qoftë mbi të) se ka thënë:
“Mësojani grave tuaja suren El Vakia ngase ajo është sureja e pasurisë.”5
E këto hadithe tregojnë për vlerën e sures El Vakia dhe vlerën e leximit
të saj. E Allahu e din më së miri.
Fetvaja nr. 16
Pyetja: A ka ndonjë sure e cila është më e vlefshme se suret e tjera? Dhe
a ka diçka që është veçuar vetvetiu?
Përgjigja: S’ka dyshim se Kurani dallon në veten e tij dhe një pjesë e tij
është më e mirë se sa pjesa tjetër. Ka ajete më të vlefshme dhe sure me të
vlefshme. Prej sureve më të dalluara janë sureja El Bekare dhe sureja Ali
Imran sikur që ka ardhur në hadith:
“Do të vijnë ditën e gjykimit sikurse të jenë dy re apo dy ...”
Pastaj Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) thotë:
“Vërtet Shejtani ikën nga shtëpia në të cilën lexohet suretu El Bekare” dhe
ka thënë: “Atë nuk e tolerojnë ...” si dhe ka lajmëruar se ajo është ... e
Islamit.
Gjithashtu është transmetuar për vlerën e sures Fatiha se është Fatihatul
Kitab (Hapëse e librit) dhe se ajo është Ummul Kuran (Esenca e Kuranit).
Gjithashtu është transmetuar për vlerën e sures Ihlas dhe se ajo është e
barabartë me një të tretën e Kuranit dhe është transmetuar vlera e leximit të
El Muavidhetejnit (Sures El Felek dhe En Nas).
Nuk ka dyshim se Kurani dallon mes vete megjithëkëtë i tëri është fjalë
e Allahut dhe ë tëri është madhështor por, Allahu ia ka dhënë vlerë një
pjese të tij ndaj një pjese tjetër.
4 Shiko Fethul Kadir: 5/146.
5 Shiko Fethul Kadir: 5/146.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
15
Fetvaja nr. 17
Pyetja: Kam dëgjuar se ai që e lexon suren El Hashr për çdo natë dhe
vdes natën vdes si shehid, a është kjo e saktë?
Përgjigja: Nuk e kam rastisur këtë hadith por, sureja El Hashr është sure
e madhe dhe përmban në vete dispozita të mëdha si dhe përmban në fillim
të saj lartësimin dhe pastrimin e Allahut nga të metat ndërsa në fund
përmban emrat e Tij. Ajo është sure e madhe dhe përmban në vete
sqarimin e veçorive të Ensarëve dhe Muhaxhirëve dhe atë që e kanë ofruar
për Islamin dhe ndihmën që ia kanë dhënë Pejgamberit (paqja dhe mëshira
e Allahut qoftë mbi të).
Gjithashtu tërheq vërejtjen nga mynafikët e keqja dhe kurthat e tyre. Ajo
pa dyshim është sure e madhe dhe ka vlerë të madhe sikurse edhe suret e
tjera të Kuranit.
Fetvaja nr. 18
Pyetja: E kam lexuar një hadith nga Pejgamberi (paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi të) në të cilin thotë:
“Ai që lexon tre ajete nga sureja El Hashr, Allahu do t’i obligon
shtatëdhjetë melekë të luten për të, e nëse vdes gjatë ditës atëherë vdes si
shehid e njëjtë edhe nëse i ndodh kjo në mbrëmje.”6
A është ky hadith i saktë? Dhe a janë dëshmorët të dalluar në grada apo ai
që bie dëshmor në rrugë të Allahut është sikurse ai që bie dëshmor në
mbrojtje të pasurisë së tij?
Përgjigja: Këtë hadith e ka përmendur Imam Ibn Kethiri në Tefsirin e tij
gjatë komentimit të fundit të sures El Hashr dhe e ka përmendur se e ka
transmetuar Tirmidhiu dhe ka thënë për të: ‘Garib’ nuk ka është
transmetuar vetëm se nga kjo rrugë. Shevkani e ka cekur se këtë hadith e
transmeton Ahmedi, Daremiu dhe Tirmidhiu dhe ka thënë: Tirmidhiu e ka
6 Shiko Tefsirul Kuranil Adhim Libni Kethir: 4/344, Sunenu Et Tirmidhi: 8/122 nga hadithi i Makil
b. Jesarit.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
16
konsideruar hasen. Dhe e ka cituar se e ka transmetuar Taberani dhe
Bejhekiu në” Esh Shuab” dhe ka përmendur hadithe tjera që dëshmojë për
të.7
Nuk ka dyshim se dëshmorët dallojnë në vlerë e tyre. Dëshmori i cili bie
në betejë është më me vlerë se dëshmorët e tjerë gjithashtu ai veçohet me
disa dispozita që nuk i takojnë dëshmorëve tjerë.
Fetvaja nr. 19
Pyetja: A është e vërtetë se leximi i sures Tebareke pengon dënimin e
varrit?
Përgjigja: Ibn Kethiri8 dhe të tjerë kanë përmendur në fillim të kësaj sure
hadithe të cilat flasin për vlerën e saj dhe ai që e mëson dhe e lexon me
nijet të mirë do të përfiton nga të mirat e shumta në të cilat aludojnë këto
hadithe që janë transmetuar për vlerën e saj. E Allahu e din më së miri.
Fetvaja nr. 20
Pyetja: Cilat janë vlerat e transmetuara për suren El Mulk (Tebareke)?
Përgjigja: Sureja El Mulk është sure e madhe dhe për të janë transmetuar
disa hadithe e prej tyre atë që e transmetojnë Autorët e katër Suneneve se
një njeri i cili e lexon një sure prej tridhjetë ajetesh do të ndërmjetësojë për.
Është transmetuar se suretu El Mulk të ruan nga dënimi i varrit apo diç me
këtë kuptim.
Ajo ka vlerë dhe shpërblim të madh për shkak se përmban në vete
kuptime madhore dhe me të vërtetë ajo është një sure e madhështore.
7 Shiko Fethul Kadir: 5/209.
8 Shiko Tefsirul Kuranil Adhim Libni Kethir: 4/395.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
17
Fetvaja nr. 21
Pyetja: Ky hadith a është i saktë:
“Kush e lexon Kul HuvAllahu Ehad në një natë një mijë herë vetëm se e
ka blerë veten e tij prej Allahut?
Cili është kuptimi dhe si e blen nnjeriu veten prej Allahut?
Përgjigja: Për sa i përket sures Kul HuvAllahu Ehad është sure e madhe
dhe Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka treguar në
hadithe të vërteta se ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit.9 Dhe
kjo për shkak se përmban cilësitë e Allahut të lartësuar dhe atributet e tij.
Është sure e dedikuar tërësisht për tevhidin për këtë quhet suretu El Ihlas.
Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e lexonte atë së
bashku me Muavidhetejnin para gjumit10 dhe i nxiste njerëzit në leximin e
saj11 për shkak të vlerës së saj të madhe dhe se ajo barazon një të tretën e
Kuranit.
Ndërsa hadithin që e përmende se ai ë e lexon njëmijë herë vetëm se e
ka blerë veten e tij prej Allahut nuk e kam gjetur. Ibn Kethiri në Tefsirin e
tij i ka përmendur hadithet e transmetuara për vlerën e saj dhe e ka zgjatë
në këtë12 dhe i ka mbledhur të gjitha hadithet dhe në mesin e tyre nuk e ka
përmendur këtë hadith. Për këtë nuk e di gjendjen e hadithit megjithatë na
mjaftojnë hadithet e sakta të transmetuara për vlerën dhe madhështinë e
kësaj sureje si dhe për vlerën e leximit të saj dhe shtimit të leximit për shkak
që përmban një mirësi të madhe. pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të) e lexonte atë së bashku me suren El Kafirun në dy rekatet e
Tavafit13 dhe synetit të Sabahut14 për shkak të tevhidit që përmbajnë këto
9 Sahihul Buhari: 6/105 nga hadithi i Ebu Seid El Hudrijj.
10 Sahihul Buhari: 6/106 nga hadithi i Aishes.
11 Sahihul Buhari: 6/105 nga hadithi i Ebu Seid El Hudrijj.
12 Tefsirul Kuranil Adhim: 4/570-574.
13 Sikurse që është transmetuar në hadithin e gjatë për mënyrën e kryerjes së Haxhit në Sahihu
Muslim:2/888 si dhe në hadithin e Xhabirit para dhe pas kësaj.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
18
sure. Sureja El Kafirun përmban njësimin në adhurimin e vetëm Allahut
ndërsa sureja El Ihlas përmban njësimin e Allahut si Zot dhe në emrat dhe
cilësitë e Tij.
Fetvaja nr. 22
Pyetja: Pasi që sureja “Ihlas” barazon një të tretën e Kuranit nëse e
lexon çdo natë a konsiderohesh se ke bërë hatme Kuranin?
Përgjigjja: Vlera e sures Ihlas është e madhe. Është transmetuar nga
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se ka thënë:
”Ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit” [tra. Buhariu nga
Abdullah bin Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të] dhe këtë për shkak të
përshkrimit që ia bën Zotit të lartësuar. Pra, vlera e saj është e madhe si dhe
leximi i saj ka shpërblim të madh por, kjo nuk do të thotë se ai që e lexon
vetëm atë apo e lexon shpesh është njëjtë si ai që e lexon Kuranin në tërësi.
Bile ai që e lexon tërë Kuranin e arrin shpërblimin e tij dhe në të njëjtën
kohë lexon këtë sure dhe e arrin shpërblimin për leximin e saj dhe leximin e
Kuranit në tërësi.
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”Ai që e lexon një shkronjë nga libri i Allahut i takon për të një e mirë, e
një e mirë shënohet e dhjetëfishuar si dhe nuk them që ‘Elif -Lam- Mim’
është shkronjë por, Elifi është shkronjë, Mimi është shkronjë dhe Lami
është shkronjë.” [tra. Tirmidhiu në Sunenin e tij nga Abdullah bin Mesudi –
Allahu qoftë i kënaqur me të]
Prandaj, leximi i sures “Ihlas” të vetme nuk konsiderohet si lexim i
Kuranit por, arrin shpërblimin e veçantë për leximin e saj.
14 Sahihu Muslim: 1/502 nga hadithi i Ebu Hurejres.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
19
**** Çështje të ndryshme rreth shkencave të Kuranit.
Fetvaja nr. 23
Pyetja: A bën të na sqaroni urtësinë e zbritjes së sures “Tevbe” pa
besmele (Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim)?
Përgjigjja: Po, të gjitha suret e Kuranit kanë në fillim besmelen përveç
sures “Tevbe”. Për këtë komentuesit e Kuranit kanë dhënë dy sqarime:
Sqarimi i parë: Sureja “Tevbe” është vazhdim i sures “Enfal” për këtë
nuk ka ardhur besmeleja në fillim të saj, ngase është plotësuese e kaptinës
së mëhershme.
Sqarimi i dytë: Nuk është përmendur besmeleja në fillim të sures
“Tevbe”, ngase në të është përmendur xhihadi dhe lufta ndaj pa
besimtarëve si dhe është përmendur edhe kërcënimi ndaj dyfytyrëshave dhe
janë publikuar skandalet dhe turpet e tyre. Ndërsa besmeleja vendoset për
të treguar mëshirë e në këtë kaptinë është përmendur xhihadi së bashku me
cilësitë e dyfytyrëshave. E kjo nuk është prej vendeve të mëshirës por, të
kërcënimit dhe frikësimit. Për këtë nuk është përmendur besmeleja në fillim
të saj.
Fetvaja nr. 24
Pyetja: Cila është urtësia që Kurani Fisnik është i ruajtur nga ndryshimi
dhe devijimi ndërsa librat e tjera si Tevrati dhe Inxhili nuk janë ruajtur
kështu? Dhe a do të thotë besimi në Librat, besimi në gjendjen e tanishme
të tyre sidomos pasi që disa nga ato janë prekur nga devijimi?
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
20
Përgjigja: Për Kuranin Fisnik Allahu i lartësuar është përkujdesur për
ruajtjen e tij ngase është libri që do të mbetet gjerë në ditën e Kiametit si
dhe i ka anuluar librat para tij ndërsa ai vetë nuk anulohet. Ndërsa librat e
tjera iu janë lënë në ruajtje të devotshmëve dhe parisë së tyre fetare në
shenjë sprove dhe provimi për ta. Si dhe – Allahu e dinë më së miri – për
shkak se janë të përkohshme dhe ka mundësi të anulohen nga ligjet e
mëvonshme. Gjithashtu ato janë të veçanta për kohën e tyre e Kurani është
universal për të gjitha krijesat që logjikojnë – njerëzit dhe xhinët gjer në
ditën e Kiametit.
Besimi në librat e hyjnore është prej shtyllave të besimit. Besimi në
librat e mëparshme është besim i përgjithshëm ndërsa besimi në Kuranin
është besim i posaçëm dhe në formë të detajuar duhet të besohet në çdo
gjë që është në të. E ai që e mohon një shkronjë apo një ajet apo më pak e
më shumë ai konsiderohet renegat nga feja Islami. Gjithashtu ai ë e mohon
një dispozitë prej dispozitave të tij sikurse prerja e dorës për hajnin apo
zbatimi i Kisasit për kriminelin apo e mohon vlefshmërinë për gjykim mes
njerëzve në këtë apo çfarëdo kohe ai është kafir.
Ndërsa besimi në librat e mëparshme është besim i përgjithshëm i cili
përfshinë bazat e tyre dhe atë që është prej të vërtetës në to e jo ato që janë
ndryshuar apo devijuar. Allahu ka urdhëruar të besojmë në to edhe pse e ka
përmendur se pjesëtarët e tyre i kanë devijuar dhe ndryshuar. Kështu që
obligohemi me besimin në bazat e tyre dhe se ato janë prej Allahut ndërsa
atë që është në to e devijuar dhe ndryshuar ua refuzojmë pjesëtarëve të tyre.
Allahu i lartësuar thotë:
“Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj
thonë: "Ky është prej All-llahut"! E për të arritur me të një fitim të paktë,
pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është
shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.” (El Bekare:79) dhe thotë:
“Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur
lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo
(shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë:
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
21
"Kjo është nga All-llahu"! Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur
thonë gënjeshtra për All-llahun.” (Ali Imran: 78)
Fetvaja nr. 25
Pyetja: A është e drejtë të thuhet “SadekAll-llahul-adhim” pas
përfundimit të leximit të Kuranit dhe a është transmetuar diç e tillë?
Përgjigjja: Nuk është transmetuar se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e
Allahut qofshin mbi të), ndonjëri nga Sahabët apo dikush prej Selefit
(gjeneratave të para të arta) iu është përmbajtur thënies së kësaj fjalie pas
përfundimit të leximit të Kuranit. Kështu që, të përmbajturit e saj
vazhdimisht duke e konsideruar si një nga normat apo si dispozitë e leximit
të Kuranit konsiderohet bidat dhe vepër e paargumentuar.
Por, që ta thotë njeriu ndonjëherë kur i lexohet atij një ajet, mediton apo
gjen ndikimin e qartë në veten e tij apo në të tjerët s’ka gjë që të thotë:
“SadekAllah”(Të vërtetën e ka thënë Allahu) ka ndodhur kështu e kështu.
Allahu thotë:
“Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit”
[Ali Imran: 95] dhe thotë:
“E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?” [En-Nisa: 87]
Edhe Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”Fjala më e vërtetë është fjala e Allahut”.
Pra, fjalinë: “Sadek Allah” bën që ta përdorësh në disa raste kur shfaqet
arsyeja për këtë sikur kur sheh diçka dhe e gjen se për këtë ka tërhequr
vërejtjen Allahu në Kuran.
Mirëpo, që të merret fjalia “Sadek Allah” si të ishte nga normat e leximit
kjo është diçka e paargumentuar dhe të përmbajturit e saj është bidat (risi
në fe). Dhikri (lutja) i cili është transmetuar në leximin e Kuranit është ai
që të kërkojmë mbrojtje nga Allahu në fillim të leximit. Allahu thotë:
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
22
“Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të
mallkuar.” [En-Nahl: 98]
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kërkonte
mbrojtje nga Allahu prej djallit në fillim të leximit dhe e thoshte “Bismillahin”
nëse ishte në fillim të sures përveç “Tevbes” por, pas përfundimit të
leximit nuk është transmetuar që t’ju ketë përmbajtur ndonjë dhikri (lutje)
të veçantë qoftë ai “Sadek Allahul adhim” apo diç tjetër.
Fetvaja nr. 26
Pyetja: E bëj hatme dhe Kuranin dhe në veten time them pse nuk po e
mbledhi familjen gjatë hatmes dhe ta lus Allahun me dua të ndryshme, a
është kjo vepër e lejuar?
Përgjigja: Lejohet mbledhja e familjes dhe vëllezërve kur ta bësh lutjen e
hatme sës Kuranit ngase pritet të jetë kohë e përgjigjes së lutjes si dhe disa
Sahabë e kanë vepruar. Duaja pas bërjes hatme është transmetuar nga Selefi
në namaz dhe jashtë namazit dhe paramendohet të jetë kohë e përgjigjes së
lutjes.15
Fetvaja nr. 27
Pyetja: Ndodh që ta lexojë Kuranin e të mos e kem shaminë dhe kur të
rastisë ndonjë ajet i sexhdes a të bëj sexhde pa shami apo të vendos
shaminë e pastaj të bëj sexhde?
Përgjigjja: S’ka gjë të lexosh Kuranin Fisnik e ti nuk e ke shaminë nëse në
prezencë nuk ka meshkuj të huaj por, duhet ta vendosësh shaminë kur bën
sexhde pasi që, disa dijetarë e konsiderojnë atë si namaz dhe se merr
15 Shiko Sunen Ed Daremijj: 2/559-562, Et Tibjan fi Adab Hameletil Kuran, fq: 89-91, Terih
Bagdad:9/390 dhe fejdul Kadir: 4/365.
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
23
normat e namazit. Prandaj, vendosja e shamisë është më mirë. E Allahu e
din më së miri.
Fetvaja nr. 28
Pyetja: A lejohet të digjen fletët e Mus-hafit nëse i frikësohemi përbuzjes
së tyre?
Përgjigjja: Po, nëse Mus-hafi vjetërsohet, copëzohet apo vjen në gjendje
të atillë që nuk mund ta lexojmë e i frikësohemi përbuzjes së tij s’ka gjë
nëse e djegim apo groposim në tokë të pastër. Ngase, të dyja këto i kane
vepruar Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Disa kanë groposur mushafat
e tyre dhe disa i kanë djegur me rastin e mbledhjes së njerëzve në një
Mus-haf, atë të Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të). Kështu që, nëse
Mus-hafi është në gjendje të atillë që nuk kemi mundësi të kemi dobi prej
tij për shkak të copëtimit të tij atëherë e groposim në tokë apo e djegim.
Fetvaja nr. 29
Pyetja: A lejohet të ngjisim pllaka apo piktura për zbukurim në shtëpi e
në to janë të shkruara ajete Kuranore?
Përgjigja: Allahu i lartësuar e ka zbritur Kuranin udhëzim, dritë dhe
shërim për gjokset. dhe e ka zbritu të lexohet, të punohet me të dhe të
ndriçohet me udhëzimin e tij dhe të merret prijës e lider drejt Allahut të
lartësuar dhe xhenetit të tij. Ai është argumenti i Allahut ndaj njerëzve sikur
që thotë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të):
“Kurani është argument për ty apo kundër teje.” 16 nga hadithi i Ebu Malik
El Esharijj (Allahu qoftë i kënaqur me të). Nëse kapesh për të dhe punon
me të bëhet argument për ty dhe ciceron i yti drejt xhenetit e nëse ia kthen
16 Sahihu Muslim: 1/203
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
24
shpinën bëhet argument kundër teje dhe të shtyn në zjarr për shkak të
kundërshtimit të tij dhe mospunës me të. Ky është obligimi ynë drejt
Kuranit.
Obligimi ynë ndaj Kuranit është ta lexojmë si duhet, të udhëzohemi me
udhëzimin e tij, të ndriçohemi me dritën e tij, ta madhërojmë, respektojmë
dhe ta ruajmë nga loja me të dhe nënçmimi i tij, ngase ai është libri i
Allahut që nuk mund t’i mëveshët e pavërteta nga para e as nga prapa është
i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit. Dhe duhet të punojmë me të e ta
bëjmë gjykatës gjatë mospajtimit sikur që thotë Allahu i lartësuar:
“Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allllahu
(te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së
fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” (En Nisa:59)
Ndërsa shkrimi i tij me qëllim mbrojtjeje, si hajmali apo në pllaka dhe të
vendoset në mure kjo nuk është mirë e ndalohet shkrimi i i tij si mbrojtje
(huxhub) apo ruajtje (huruz) e t’iu lidhet fëmijëve, apo në qafa apo grave e
burrave kjo nuk lejohet sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Ngase kjo
përmban nënçmim të Kuranit dhe e ekspozon atë për ta nënçmuar. E
ndoshta edhe është shkak për ta menduar se shëron i pavarur nga Allahu i
lartësuar e kjo është derë për lidhjen e atyre që nuk lejohet të lidhen sikurse
lutje djallëzore dhe shprehje idhujtare.
Mendimi më i saktë i dijetarëve është se Kuranin nuk lejohet ta
përdorim si lutje për strehim dhe për ruajtje që shkruhen dhe varen në qafë
apo trupa gjithashtu shkrimi i tij mbi pllaka dhe vendosja e tyre në mure
nuk lejohet ngase ndoshta nënçmohet kjo pjesë e Kuranit, ndoshta ky vend
në të cilin është varë kjo pllakë e në të cilën ka ajete nga Libri i Allahut i
bëhet mëkat Allahut apo diçka prej gjërave që janë fisk e në këtë ka
nënçmim për Kuranin e madh. E ndoshta kjo pllakë bie dhe shkelet apo
nënçmohet apo i kalon shtëpia njerëzve që nuk e respektojnë atë, të cilët
banojnë në këtë shtëpi dhe e nënçmojnë këtë Kuran të varur. Në
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
25
përgjithësi varja e tij në mure e ekspozon atë nënçmimit e kjo nuk ishte prej
udhëzimit të Selefit dhe nuk është e njohur se ata e shkruanin Kuranin në
pllaka apo korniza dhe e varnin në mure. Kurani shkruhej në zemra dhe
punohej me të publikisht dhe në vetmi si dhe mësohej përmendësh, lexohej
dhe mësohej ndërsa shkrimi i tij në pllaka dhe korniza nuk ka qenë i njohur
te Selefi dhe nuk ka dobi prej saj bile në të kundërtën iu frikësohet prej
dëmtimit dhe nënçmimit të Kuranit Fisnik.
Fetvaja nr. 30
Pyetja: Cila është dispozita për varjen e ajeteve Kuranore në mure?
Përgjigja: Duhet ta madhërojmë Kuranin Fisnik si dhe ta lexojmë,
meditojmë gjatë leximit dhe të veprojmë me të. Ndërsa varja e tij mbi mure
është vepër e kotë e ndoshta shkakton kjo nënçmimin e tij apo ndoshta kjo
bëhet për shkak të zbukurimit të mureve me dekore, piktura dhe shkrime e
Kuranin llogaritet si diçka e tillë e ndoshta edhe shkruhet me anë të
gdhendjes dhe synohet përmes saj pamja e bukur vetëm.
Sido qoftë; Kurani duhet të ruhet nga kjo vepër e kotë. Selefi nuk e
vepronin një gjë të tillë si dhe Kurani nuk ka zbritur të shkruhet mbi mure
por, ka zbritur të shkruhet mbi zemra dhe të shihet gjurma e tij në vepra
dhe sjellje.
Fetvaja nr. 31
Pyetja: I dëgjojmë shumë vëllezër që i përdorin ajetet Kuranore si
shembuj p.sh. sikurse fjala e Allahut
“Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.”(El Gashije: 7) dhe fjalën e Tij: “Prej
asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmë përsëri në të” (Taha: 55) a
është kjo e lejuar apo jo? E nëse është e lejuar në cilat raste mund të
përmenden dhe të përsëriten, Allahu ju shpërbleftë?
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
26
Përgjigja: S’ka gjë nga përdorimi si shembuj i ajeteve Kuranore nëse
është për ndonjë synim të drejtë sikur të thotë: Që as nuk jep fuqi, as nuk
largon uri, apo thotë: Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmë përsëri në
të dhe ka për synim përkujtimin me raportin e njeriut me tokën apo se ai
është krijuar prej saj dhe kthehet në të pas vdekjes e pastaj Allahu e ngjall
prej saj. Të marrit shembuj ajetet Kuranore nëse nuk është me qëllim të
përbuzjes apo shakasë s’ka gjë ndërsa nëse bëhet në formë të përbuzjes dhe
shakasë atëherë kjo llogaritet dalje (ridde) nga Islami. Ngase kush bën shaka
me Kuranin Fisnik apo me diç prej përmendjes së Allahut të lartësuar apo
përqesh diç prej tyre veçse ia ka dalë nga feja Islame. Sikur që thotë Allahu i
lartësuar:
“...Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të Dërguarin e Tij talleni? Mos
kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Et
Tevbe: 65-66) prandaj duhet ta madhërojmë Kuranin dhe ta respektojmë
atë.
Fetvaja nr. 32
Pyetja: Cili është dallimi mes Kuranit dhe hadithit Kudsij
Përgjigjja: Hadithi kudsijj është hadithi të cilin e transmeton Pejgamberi
(Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) prej Allahut të lartësuar me
fjalën dhe kuptimin e tij. Ndërsa Hadithi që nuk është kudsijj është hadithi
që kuptimi është shpallje prej Allahut e shprehja është nga Pejgmaberi
(Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) sikur që thotë Allahu i lartësuar:
”Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje
që i shpallet.” (En Nexhm: 3-4)
Kështu që dallimet mes Kuranit dhe haidithit kudsijj janë si vijojnë:
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij 2009
27
Së pari: Kurani është mrekulli në shprehjet e tij kurse, hadithi Kudsij
nuk është ashtu.
Së dyti: Me leximin e Kuranit bëhet ibadet i posaçëm e kjo nuk ndodh
me leximin e hadithit Kudsij.
Së treti: Kurani është mutevatir (i transmetuar në rrugë të shumta që
tregon prerazi vërtetësinë e tij) kurse, hadithi Kudsij s’është patjetër të jetë
mutevatir.
Së katërti: Kuranin nuk prek vetëm ai që është i pastër me abdes
ndërsa hadithin Kudsij s’ka gjë nëse e prek edhe pa abdes.