Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe paqja e mëshira qofshin për
Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
E në vijim:
Dr. Tarik b. Muhamed b. Abdil-lah El Huvejtir mi ka paraqitur disa
pyetje të cilat lidhen me Sexhdetu Et- Tilave, dispozitat, kushtet dhe atë
që është thënë për të.
Unë iu përgjigja shkurtimisht që t’i përshtatet masës së gjerë por,
edhe atyre që kanë dije.
Ia kam lejuar atij që ta përmirësojë dhe ta boton si dhe të
përkujdeset për botimin dhe shpërndarjen e tij. Ai ka të drejtë për sa i
përket titullit dhe botimit të saj.
E ka thënë dhe shkruar: Abdullah b. Abdurr Rrahman El Xhibrin
Anëtar i pensionuar i Komisionit për Fetva.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
4
Dispozita për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.1:
Cila është dispozita për Sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Sexhdeja e Tilaves (Sexhdeja e cila bëhet me rastin e leximit të disa
ajeteve në Kuran ku përmendet sexhdeja) është synet i fortë por, nuk
është obligim. Qoftë nëse themi se është namaz apo adhurim i pavarur.
Dhe është e preferuar për atë që lexon dhe dëgjon me vëmendje dhe jo
vetëm për atë që e dëgjon.
Shumica e dijetarëve1 thonë se sexhdetu Et Tilave është synet i fortë
ndërsa Ebu Hanife2 thotë se është vaxhib (obligim) por, nuk është
farz(obligim i prerë). Është vërtetuar se Umeri (Allahu qoftë i kënaqur
me të) e ka lexuar një ditë kaptinën “En Nahl” në minber dhe kur erdhi
te ajeti i sexhdes zbriti poshtë dhe bëri sexhde e edhe njerëzit bënë
sexhde. Kur erdhi xhumaja e ardhshme prapë e lexoi ajetin e sexhdes
dhe tha: “O ju njerëz, ne po kalojmë një ajet të sexhdes e ai që bën
sexhde ia ka qëlluar, e ai që nuk e bën atë atëherë nuk ka mëkat.” E
1 Bidajetul Muxhtehid: 1/227, Revdatut Talibin: 1/319, El Ikna: 1/154.
2 Tuhfetul Fukaha: 1/235, Dhe ky është mendimi i Shejhul Islam Ibn Tejmijes, El Ihtijarat: 60
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
5
në një shprehje tjetër: “Allahu nuk na e obligoi neve sexhden përveç
nëse dëshirojmë ne.”3 (Buhariu)
E Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Zejd b. Thabiti se ka thënë:
“Ia kam lexuar Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi
të) kaptinën En Nexhm dhe nuk ka bërë sexhde.”4
Për këtë Sexhdetu Et Tilave është e preferuar (mustehab) dhe synet i
fortë. Ai që e kryen sexhden e ka shpërblimin për këtë ndërsa ai që nuk
e bën nuk ka mëkat.
Pastërtia dhe kthimi drejt kibles për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.2:
A kushtëzohet gjatë kryerjes së Sexhdetu Et Tilaves pastërtia dhe të
kthehemi drejt Kibles?
Përgjigja:
Ajo që dihet nga Imam Ahmedi5 është se Sexhdetu Et Tilave është
namaz për këtë obligohet kryesi i saj me atë që obligohet për ta kryer
namazin. Qoftë ajo mbulimi i pjesëve të turpshme, kthimi drejt Kibles,
marrja e tekbirit gjatë uljes dhe ngritjes dhe selami edhe pse për disa
nga këto ka mospajtim. Disa nga dijetarët e kanë lejuar të merret
3 Buhariu me nr: 1077
4 Buhariu me nr: 1073 dhe Muslimi me nr: 577
5 El Ikna: 1/155
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
6
tejemmum nëse lexon ajetin e sexhdes ose e dëgjon atë dhe nuk ka
abdes.
Disa dijetarë tjerë si Shejhul Islam Ibn Tejmije6 mendojnë se Sexhdetu
Et Tilave është sexhde falënderimi dhe jo namaz ngase më së paku ë
quhet namaz është një rekat i plotë sikur që është në Vitër. Kësisoj një
pjesë e saj nuk quhet namaz si dhe kjo Sexhde ndodh rastësisht dhe
është e vështirë për njeriun të jetë gjithmonë me abdes.
Ky mendim është më i afërt kështu që i lejohet atij që nuk ka abdes të
bëjë sexhden dhe i lejohet atyre që janë në një hallkë të madhe të
bëjnë sexhde edhe nëse ndonjëri është i kthyer me shpinë kah kibla për
shkak të vështirësisë që të kthehen të gjithë drejt kibles.
Lutjet e posaçme për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.3:
Cila është lutja e cila thuhet me rastin e Sexhdetu Et Tilave brenda
dhe jashtë namazit dhe a lejohet të mjaftohemi me këtë lutje dhe të
mos themi “Subhane rabbijel A’la”?
Përgjigja:
Janë transmetuar lutje të posaçme për Sexhdetu Et Tilave apo lutje
të përgjithshme për Sexhdetu Et Tilave dhe për sexhden e namazit, e
prej tyre:
6 El Ihtijarat: 60
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
7
Ajo çka transmeton Ebu Davudi7 dhe të tjerët8 se thotë: “ O Zoti im, për
Ty bëra sexhde, Ty të kam besuar, Ty të jam nënshtruar, te Ti jam
mbështetur. Fytyra ime i bën sexhde Atij që e ka krijuar dhe formësuar,
Atij që ka krijuar dëgjimin dhe shikimin, me forcën dhe fuqinë e Tij. I
lartë madhëruar qoftë Allahu, krijuesi më i mirë. O Zoti im, më shëno
mua shpërblim për këtë sexhde, më fal mua një mëkat për të dhe
deponoje atë për mua. O Zoti im, pranoje atë nga unë sikur që e ke
pranuar nga robi yt, Davudi për të dhe për Pejgamberin tonë qoftë
paqja dhe mëshira e Allahut.
Këto lutje i ka përmendur Ibn Kajjimi në “Zadul Mead”9 dhe librat e
tjerë.
Është mirë ta fillojë sexhden e tij me “Subhane rabbijel A’la” qoftë
edhe njëherë për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e
Allahut qoftë mbi të): “Thuajeni këtë në sexhden tuaj”.10
Gjithashtu i takon të shtojë prej lutjeve që i përshtaten atij.
Sexhdeja e sures “Sad”
Pyetja nr.4:
A bën sexhde te ajeti ku përmendet sexhdeja në kaptinën “Sad”?
7 Me nr: 1414
8 Tirmidhiu: 579, 570.
9 1/362
10 Ebu Davudi me nr: 869 dhe Ibn Maxhe me nr: 887
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
8
Përgjigja:
Ajo që është e njohur është se kjo sexhde nuk është nga sexhdet e
preferuara të kryhen. Ebu Davudi11 transmeton nga Ibn Abasi se ka
thënë: “Sexhdeja e Sad nuk është prej sexhdeve të preferuara të
kryhen por, e kam parë Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut
qoftë mbi të) duke bërë sexhde në të.”
Si dhe ka transmetuar nga Ebu Seidi12 se ka thënë: “Pejgamberi
(paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e ka lexuar duke qenë
në minder dhe kur ka ardhur te ajeti i sexhdes ka zbritur dhe ka
bërë sexhde dhe edhe njerëzit e kanë bërë. Në një ditë tjetër e ka
lexuar dhe kur ka arritur te ajeti i sexhdes njerë janë bërë gati të
bëjnë sexhde atëherë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut
qoftë mbi të) ka thënë: Ajo është pendim i një pejgamberi por, iu
pashë se ishit bërë gati të bënit sexhde por, zbriti dhe bëri sexhde
dhe njerëzit bënë gjithashtu.”
Nesaiu13 transmeton nga Ibn Abasi se ka thënë: “Pejgamberi (paqja
dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka bërë sexhde me leximin e
ajetit të Sad dhe ka thënë: Davudi (paqja dhe mëshira e Allahut
qoftë mbi të) e ka bërë në shenjë pendimi ndërsa ne e kryejmë në
shenjë falënderimi.”
Disa Sahabë janë argumentuar s për ligjshmërinë e sexhdes me
rastin e leximit të ajetit në të me fjalën e Allahut: “..andaj ti merri
shembull në udhëzim ..” (El Enam: 90) D.m.th. janë argumentuar me
urdhrin nda Pejgamberit ... që të pason Pejgamberet e përmendur në
11 Me nr: 1409
12 Me nr: 1410
13 Me nr: 958
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
9
ajetet e mëparshme e në mesin e tyre është përmendur Davudi. Dhe
sipas kësaj kjo sexhde është sexhde falënderimi dhe preferohet të
kryhet jashtë namazit.
Sexhdetu Et Tilave për të gjithë ata që e dëgjojnë Kuranin?
Pyetja nr.5:
A obligohet me Sexhdetu Et Tilave çdokush që e dëgjon Kuranin meq
vëmendje?
Përgjigja:
Sexhdetu Et Tilave është synet dhe vepër eq mirë por, nuk është
obligim. Është transmetuar nga Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) se
e ka përmendur se ata e lexojnë ajetin e sexhdes e kush të donë bën
sexhde e kush të donë e lë atë si dhe ka treguar se nuk na është
obliguar, d.m.th. nuk është vaxhib.14
Dijetarët kanë përmendur se sexhdeja është e preferuar për lexuesin
dhe dëgjuesin me vëmendje e jo edhe për dëgjuesin kalimtar. Dallimi
është se dëgjuesi me vëmendje është ai që hesht për të dëgjuar leximin
e Kuranit dhe e përcjell lexuesin si dhe mediton rreth asaj çka e dëgjon
prej leximit e me këtë rast nëse bën sexhde lexuesi bën sexhde edhe
dëgjuesi i vëmendshëm e nëse nuk bën sexhde lexuesi atëherë nuk bën
14 Buhariu me nr: 1077
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
10
sexhde as dëgjuesi i vëmendshëm, sepse ai është në pozitën e
me’mumit (atij që falet pas imamit).
E dëgjuesi i thjeshtë është ai që e dëgjon leximin nga larg dhe nuk e
përcjell leximin e as nuk heshtë kur lexohet e për këtë nuk është i
preferuar sexhdeja por, nëse bën sexhde s’ka gjë sidomos nëse dëgjon
ajetin dhe sexhdes dhe e sheh lexuesin se ka bërë sexhde pas leximit të
saj edhe qoftë se është duke ecur apo i zënë me diç tjetër pos dëgjimit.
Sexhdetu Et Tilave është adhurim i pavarur
Pyetja nr.6:
Nëse njeriu e përsërit një sure për ta mësuar përmendësh dhe në të
ka ajet të sexhdes a duhet ta kryen sexhden gjatë çdo leximi?
Përgjigja:
Kjo i preferohet atij, ngase Sexhdetu Et Tilave është adhurim i
pavarur, dhe është vepër e mirë dhe ibadet si dhe sexhdeja vepra më e
mirë e namazit për këtë edhe ka mundësi të bëjë ibadet me të në
mënyrë të pavarur si sexhdetu et Tilave dhe sexhdetu esh Shukr
(sexhdeja në shenjë falënderimi për ndonjë të mirë që të ka ndodhur).
Megjithatë ajo është e preferuar dhe jo obligim e nëse i vjen lexuesit
vështirë atëherë mjaftohet me një sexhde qoftë herën e parë apo pas
saj. Kësisoj bën edhe nëse bën sexhde dy herë: d.m.th në fillim të
leximit dhe në fund të tij. Për këtë nuk ka ndonjë përkufizim të caktuar.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
11
Sexhdetu Et Tilave në kohën kur ndalohet namazi
Pyetja nr.7:
A e bën Sexhdetu Et Tilave në kohën kur ndalohet falja e namazit?
Përgjigja:
Dijetarët kanë mospajtim për Sexhdetu Et Tilave, a është namaz apo
jo? E ndoshta më e zgjedhur është se nuk është namaz sikurse e ka
zgjedhur këtë edhe Shejhul Islam Ibn Tejmije15 – Allahu e mëshiroftë –
e sipas këtij mendimi atëherë nuk ka pengesë nëse e kryejmë sexhden
në kohët kur ndalohet falja e namazit. Ngase ndalesa përfshinë
kuptimin e namazit për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe
mëshira e Allahut qoftë mbi të): “Nuk ka namaz pas ikindisë derisa të
perëndojë dielli dhe nuk ka namaz pas namazit ët sabahut derisa të
lindë dielli.”16
Kuptimi i namazit bie për atë që përmban qëndrim në këmbë, ruku
dhe sexhde e vetëm një sexhde nuk quhet namaz sikurse sexhdetu Esh
Shukr dhe sexhdetu Et Tilave.
Ndërsa sipas mendimit se është namaz të cilin e kanë zgjedhur
shumë dijetarë të fikhut dhe e ka përmendur Ibn Kuddame sikur që
ceket në “El Mukni”17 dhe në versionin18 e tij të shkurtuar dhe librat19
15 El Ihtijarat: 60
16 Buhariu me nr: 586 dhe Muslimi me nr: 827.
17 1/206
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
12
që e kanë komentuar e tij disa dijetarë kanë ndaluar kryerjen e sexhdes
në kohën e ndalesës nga frika e përngjasimit me krishterët të cilët i
bëjnë sexhde diellit kur të del dhe kur të perëndon. Ndalimi i namazit
në këto kohë është për shkak frikës se mos kryhet sexhdeja për diellin.
Disa dijetarë tjerë e kanë lejuar kryerjen e sexhdetu Et Tilave në kohën
e ndalesës edhe pse e kanë bindjen se është namaz, ngase thonë se
është namaz me shkak sikurse dy rekatet e tavafit apo Tehijetul
Mesxhid dhe përsëritja e namazit.
Ndoshta më e saktë është se lejohet në kohën e zgjeruar dhe jo në
atë të ngushtuar. E koha e ngushtuar është kur dielli të qëndron në mes
për të perënduar dhe kur të del në sabah derisa të ngritët sa një shtizë.
Tekbiri për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.8:
Për Sexhdetu Et Tilave a merret tekbir gjatë uljes dhe ngritjes në
namaz dhe jashtë tij?
Përgjigja:
Shumë dijetarë janë të mendimit se sexhdetu Et Tilave është namaz
prandaj edhe kushtëzuan për të: pastërtinë, mbulimin e pjesëve të
turpshme, kthimin drejt kibles dhe mos kryerjen e saj në kohën kur
ndalohet falja e namazit dhe e kanë obliguar tekbirin gjatë uljes për
18 Zadul Mustakni i botuar së bashku me Err Rrevdul Murbi: 93
19 Esh Sherh El Kebir: 1/209, El Insaf:: 1/209, El Mubdi: 2/29.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
13
sexhde dhe nritjës prej saj dhe gjithashtu edhe selamin sikurse në
namaz.
Shejhul Islam Ibn Tejmije20 e konsideron se më e saktë është se nuk
është namaz por është adhurim i përgjithshëm, ngase më së paku çka
quhet namaz është një rekat i plotë sikurse rekati i Vitrit e sipas këtij
mendimi: Nuk i kushtëzojmë për të kushtet e namazit dhe nuk ka
nevojë të marrim tekbir dhe të japim selam dhe ajo që është
transmetuar prej marrjes së tekbirit konsiderohet si e preferuar dhe me
qëllim që ta pasojë ai që e dëgjon me vëmendje lexuesin duke lexuar
apo bërë sexhde apo është namazi prej namazeve në të cilal lexohet me
zë. Për shkak se është vërtetuar se: “Pejgamberi (paqja dhe mëshira e
Allahut qoftë mbi të) merrte tekbir në çdo ulje dhe ngritje.”21 E hyn
në këtë ulja dhe ngritja për sexhdetu Et Tilave.
Shumë hoxhallarë janë të mendimit se mjafton kur të ngritët ta lexon
ajetin që e pason ajetin e sexhdes por me ë zgjedhur është: Marrja e
tekbirit edhe në këtë gjendje për shkak të zbatimit të kuptimit të
përgjithshëm të hadithit.
Dhënia e selamit për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.9:
A jepet selam pas përfundimit Sexhdetu Et Tilave?
20 El Ihtijarat: 60
21 Buhariu me nr: 789
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
14
Përgjigja:
Nëse thuhet se sexhdetu Et Tilave nuk është namaz dhe lexuesi e
bën sexhden i vetëm atëherë nuk ka nevojë për dhënien e selamit
sikurse nuk ka nevojë për marrjen e tekbirit e që të dyja këto janë të
veçanta për shkak të fjalës ës Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut
qoftë mbi të): “Çelësi i tij është pastërtia, ai që e fut njeriun në
namaz është tekbiri dhe del prej tij me anë të selamit.”22
E sipas mendimit të dytë: Ai që thotë se sexhdetu Et Tilave është
namaz atëherë ai jep selam por, nuk e praktikon uljen e
fundit(teshehudin).
Lënia e Sexhdetu Et Tilave nga Imami
Pyetja nr.10:
Nëse imami e harron Sexhdetu Et Tilave në namaz a duhet ta
përkujtojë me’mumi (ai që falet pas imamit)?
Përgjigja:
Unë e shoh se nuk duhet përkujtuar por imami le të vazhdon leximin
e tij derisa të bie në ruku, ngase ai ndoshta e lë me qëllim për shkak se
beson se është synet dhe synetet lejohet të lihen si dhe me’mumi nuk e
din se a e ka lënë me qëllim apo e ka harruar? E përkujtimi ka nevojë
për tesbih (thënien subhanAllah) e kjo i shqetëson xhematin dhe në
22 Ebu Davudi me nr: 618, Tirmidhiu me nr: 3 dhe Ibn Maxheh: 275
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
15
këtë mënyrë ia ndërprenë imamit leximin si dhe detyrohet me’mumi që
ta lexon ajetin e sexhdes ndërsa është i obliguar të heshtë prandaj nuk
ka nevojë ta përkujtojë me këtë rast.
Të bërit sexhde në vendit e leximit të ajetit të sexhdes
Pyetja nr.11:
A ka mëkat ai që falet nëse bën sexhde para ajetit të sexhdes apo pas
tij?
Përgjigja:
Vendet ku bëhet sexhdeja janë të qartësuara në Mus-haf duke
vendosur një shenjë dalluese kur të plotësohet ajeti dhe vendi i sexhdes
edhe pse ka mospajtim me dijetarëve për disa prej tyre sikurse në suren
En Neml dhe suren El Fussilet. Nëse në suren En Neml dhe suren El
Fussilet ë bën sexhden pas ajetit të parë kjo i mjafton edhe pse më e
zgjedhur është: Të bërit sexhde pas ajetit të dytë për shkak të
lidhshmërisë me ajetin e parë ndërsa në kaptinat e tjera e kryen
sexhden pas përfundimit të ajetit në të cilin përmendet sexhdeja përveç
në suren El Isra në të cilë më e zgjedhur është të bërit sexhde pas ajetit
të tretë.
Nuk lejohet tejkalimi i ajetit të sexhdes për atë që donë të bëjë
sexhde por, nëse harron dhe e tejkalon sexhden megjithatë mbetet
mundësia për ta kryer atë.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
16
Sexhdetu Et Tilave në namazet që nuk lexohet me zë
Pyetja nr.12:
Nëse imami është në një namaz ë nuk lexohet me zë dhe e lexon
ajetin e sexhdes a bën tëbie në sexhde?
Përgjigja:
Me këtë rast nuk e kryen sexhden, ngase kjo gjë atyre që falen pas tij
u shkakton problem sepse nuk e dinë shkakun atëherë në këtë gjendje
bie nga ai sexhdetu Et Tilave për shkak të mos obligimit të saj. Shumë
dijetarë e kanë preferuar mos leximin e ajetit të sexhdes në namazet që
lexohet pa zë, ngase në këtë rast lihet nje sexhde e preferuar për të
gjithë ata qe e lexojnë.
Nëse ai ë është në namaz e dëgjon leximin e dikujt tjetër të ajetit të
sexhdes
Pyetja nr.13:
Si është dispozita nëse ai që falet e dëgjon leximin e ajetit të sexhdes
nga dikush tjetër?
Përgjigja:
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
17
Njeriu që falet përqendrohet në namazin e tij oftë nëse falet i vetëm
dhe qoftë në farz apo në namaz vullnetar e nëse përqendrohet në
namazin e tij atëherë nuk i takon të dëgjojë me vëmendje leximin e
tjetrit e sipas kësaj edhe nëse lexuesi afër tij e bën sexhden atij nuk i
lejohet kryerja e sexhdes, ngase ai me këtë fut në namazin e tij diç që
nuk është prej tij por, i lejohet atij të bëj sexhde nëse ai vet është i cili
ka lexuar ajetin e sexhdes dhe gjithashtu nëse është pas imamit i cili ka
lexuar ajetin e sexhdes dhe e ka bërë atë atëherë duhet ata që falen pas
tij të pasojnë atë.
Nëse një burrë e dëgjon leximin një gruaje të ajetit të sexhdes
Pyetja nr.14:
Cila është dispozita nëse një burrë e dëgjon leximin e një gruaje dhe
në të përmendet ajeti i sexhdes?
Përgjigja:
Është mirë ta kryej sexhden dëgjuesi i vëmendshëm nëse e kryen atë
lexuesi qoftë lexuesi mashkull apo femër dhe kjo nuk vlen për çdo
dëgjues por, vetëm për atë që hesht për ta dëgjuar leximin dhe i
përcjell ajete të cilat i lexon lexuesi me qëllim që të ketë dobi prej
dëgjimit dhe heshtjes. Allahu i lartësuar thotë: “” (El Araf: 204)
Ndërsa dëgjuesi i thjeshtë është ai që është duke kaluar pranë
lexuesit dhe i dëgjon prej tij një ajet apo më shumë duke mos e dëgjuar
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
18
atë me vëmendje e për këtë nuk preferohet sexhdeja edhe nëse bën
sexhde lexuesi, ngase ai nuk e ka përcjell lexuesin.
Pastaj, nuk u lejohet burrave të dëgjojnë leximin e femrave nëse ajo
e dredhon dhe e zbutë zërin e saj për shkak të frikës nga sprova duke e
dëgjuar zërin e butë por, nëse është prej të afërmve të tij (mahrem)
dhe lexon me zë normal dhe leximi i saj është më i mirë se leximi i të
tjerëve lejohet ta dëgjojë pasi është mahrem i saj dhe u lejohet atyre
sexhdeja pas saj nëse ajo bie në sexhde për sexhdetu Et Tilave.
Kalimi pranë atij që është duke kryer Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.15:
Cila është dispozita për kalimin para atij që është duke kryer
sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Dihet se ndalesa e kalimit para atij që falë namaz veçohet me rastin
e kalimit mes tij dhe vendit ku bie në sexhde dhe shkaku i ndalimit
është për shkak të habitjes që ia bën atij që falet dhe mos përqendrimit
në namaz që i ndodh atij. E ky rast nuk vlen për atë që e bën sexhdetu
Et Tilave, ngase nuk ka mundësi të kalon mes tij dhe vendit ku bën
sexhde sepse ai veçse ka vendosur ballin e tij në vendin ku do të bëjë
sexhden dhe nuk ak mundësi t’ia largon përqendrimin e tij gjatë
sexhdes sepse ai nuk e sheh kalimtarin kur është në sexhde. Për këtë
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
19
s’ka gjë nëse kalohet para atij që bën sexhdetu Et Tilave nëse nuk e
kryen këtë në ndonjë namaz farz apo vullnetar.
Tekbiri gjatë uljes dhe ngritjes me imamin kur të bën sexhdetu Et
Tilave
Pyetja nr.16:
A duhet ai që falet pas imamit të merr tekbir gjatë uljes dhe ngritjes
me imamin kur ai bën sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Ai që falet pas imamit e pason atë në lëvizjet, veprat dhe fjalët e tij
përveç asaj që bën përjashtim nga kjo. E prej asaj që e pason janë edhe
tekbiret e kalimit nga një shtyllë e namazit në tjetrën për shkak të fjalës
së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) : “Imami
është caktuar që të pasohet, kur të merr tekbir merrni edhe ju, kur
të bie në sexhde edhe ju bini në sexhde dhe kur të bie në ruku edhe
ju bini në ruku dhe kur të thotë: “SemiAllahu limen hamideh” ju
thuani: Rabena ve lekel hamd e nëse falet ulur edhe ju të gjithë
faluni ulur.”23
E urdhri iu drejtohet atyre që falen pas imamit. Pejgamberi (paqja
dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i ka urdhëruar që të marrin tekbir
pas çdo kalimi sikurse që merr imami ndërsa “tesmiun” (fjala:
23 Buhariu me nr: 734 dhe Muslimi me nr: 414.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
20
SemiAllahu limen hamideh) por thonë: Rabbena ve lekel hamd, ngase
“tekbiri” është madhërim dhe lartësim i Allahut ndërsa “tesmiu” nuk e
thonë ata ë falen pas imamit, ngase përmban në vete lajmërimin se
Allahu dëgjon: d.m.th. i përgjigjet atij që e falënderon e ata obligohen
ta falënderojnë Allahun pas ngritjes.
Pastaj tekbiret janë obligim për imamin dhe atë që falet pas tij por,
nëse imami i lë të tërat apo disa nga harresa atëherë duhet të bëjë
sexhdetu Es Sehv ndërsa ai që falet pas imamit nuk obligohet me diçka
nëse e lë nnga harresa por, e bartë këtë në vend të tij imami sikurse me
rastin e vaxhibeve tjera. Me rastin e sexhdetu Et Tilave imami merr
tekbir kur të fillon të ulet për sexhde dhe marrin së bashku me tekbir
edhe ata ë falen pas tij dhe më e saktë është se ai merr tekbir edhe kur
të ngritët nga sexhdetu Et Tilave dhe gjithashtu me të marrin tekbir
edhe xhemati dhe ngritën.
E është një mendim se imami kur të ngritët mjaftohet me leximin e
një ajeti që pason ajetin e sexhdes dhe e ngritë me të zërin e xhemati
ngritën pas tij pa marrë tekbir por, më parimore është të merr tekbir
për shkak të hadithit se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë
mbi të) merrte tekbir çdoherë kur ulej apo ngritej.24
24 Buhariu me nr: 789.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
21
Dispozita e kryerjes e sexhdetu Et Tilave për xhematin kur të bën
sexhde imami?
Pyetja nr.17:
Cila është dispozita e sexhdetu Et Tilave për xhematin nëse bën
sexhde imami i tyre?
Përgjigja:
Ata që falen pas imamit duhet ta pasojnë imamin në lëvizjet e tij dhe
kalimin e tij në çështjet e obliguara të namazit e sa herë që ta lexon
ajetin e sexhdetu Et Tilave në namazet me zë atij i preferohet që të bëjë
sexhde pas tij dhe obligohen ata që falen pas tij ta pasojnë në këtë
sexhde, ngase ata e dëgjojnë leximin e tij. E në namazet pa zë nuk i
pëlqehet atij ta lexon ajetin e sexhdes ngase nëse e lexon ajetin e
sexhdes iu shkakton problem atyre që falen pas tij të cilët mendojnë se
imami ka gabuar dhe i thonë atij tesbihun (fjalën: subhanAllah) e kësisoj
ndodh problem dhe trazirë në namaz. E nëse e lë sexhden atëherë e lë
një synet të fortë për këtë nëse e këndon ajetin e sexhdes në namazet
pa zë atëherë nuk bën sexhde për shkak se shkakton hamendje dhe
mospajtim te ata që falen pas tij kështu që preferohet që nëse e lexon
të mos bëj sexhde apo ta lë leximin e ajetit të sexhdes duke lexuar atë
që është para saj dhe pas saj derisa të del nga namazi me xhemat.
Kështu thuhet edhe për atë që falet pas imamit dhe gjatë leximit në
namazet pa zë vjen te ajeti i sexhdes atëherë e tejkalon atë.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
22
Imami ka bërë sexhdetu Et Tilave ndërsa ai që falet pas tij ka menduar
se imami ka marrë tekbir për ruku
Pyetja nr.18:
Kur të bie imami në sexhde për të bërë sexhdetu Et Tilave dhe ai që
falet pas tij mendon se tekbiri ka qenë për ruku dhe nuk e ka vërejtur të
kundërtën vetëm se pasi është ngritur imami, me çka obligohet?
Përgjigja:
Në këtë rast kur të ngritët imami nga sexhdetu Et Tilave dhe kjo
sexhde i ka kaluar atij që falet pas tij, atëherë ai ngritët prej rukusë së tij
dhe e pason imamin në pjesën e mbetur të namazit dhe nuk obligohet
të bëj Sexhdetu Es Sehv. I njëjtë me këtë rast është rasti kur imami
lexon ajetin në të cilin përmendet sexhdeja dhe bie në ruku pas saj e
ata ë falen pas tij mendojnë se ka rënë për sexhdetu Et Tilave dhe bien
në sexhde dhe nuk e vërejnë këtë vetëm pasi të ngritët imami dhe të
thotë: SemiAllahu limen hamideh ata me këtë rast ngritën dhe bien në
ruku e pastaj e arrijnë imamin në pjesën e mbetur të qëndrimit dhe e
pasojnë në pjesën e mbetur të namazit dhe nuk janë të obliguar me
sexhdetu Es Sehv sepse imami e bart për ta por, ai që i ka kaluar rukuja
dhe ka qëndruar me imamin dhe nuk e ka bërë rukunë atëherë duhet
patjetër ta kompensojë atë rekat.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
23
I paaftë për ta bërë Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.19:
Ai që është i paaftë ta bëjë sexhdetu Et Tilave ai lejohet të bëj me
shenjë?
Përgjigja:
I lejohet atij kjo qoftë nëse paaftësia është rrjedhojë e një sëmundje
që qe ka dhe nuk ka mundësi të bëj sexhde për shkak të saj në tokë apo
për shkak të invaliditetit apo aftësive të kufizuara. Gjithashtu bën me
shenja nëse është mbi kafshën bartëse apo është duke vozitur veturën
e tij dhe nuk ka mundësi të bëj sexhde të plotë, për shkak të fjalës së
Allahut të lartësuar: “.. Keni frigë nga Allahu sa të keni mundësi ..”
(Et Tegabun: 16) dhe fjalës së Pejgamberit ... : ”Kur të urdhëroheni me
diçka atëherë e veproni atë aq sa keni mundësi”.25
Ndërsa nëse është hipur mbi ndonjë anije, vapor, tren, autobus të
gjerë apo aeroplan dhe gjen vend të gjerë atëherë bën sexhde me
shtatë gjymtyrët.
25 Buhariu me nr: 7288 dhe Muslimi me nr: 1337.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
24
Sexhdetu Et Tilave në klasat shkollore
Pyetja nr.20:
Në klasat shkollore a e kryen Sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Lejohet kjo ngase sexhdetu Et Tilave është adhurim dhe vepër e mirë
dhe preferohet shumë veprimi i saj kur të gjendet shkaku që e dikton
dhe ajo është e preferuar për lexuesin dhe dëgjuesin. Më e saktë është
se nuk i jepet norma e namazit kështu që nëse nxënësit janë në klasë
dhe e lexojnë ajetin e sehxdes apo e ka lexuar mësuesi dhe ata dëgjojnë
ju preferohet të gjithëve ta bëjnë sexhden edhe nëse nuk janë të kthyer
kah kibla e edhe nëse janë pa abdes. Nëse ka mundësi ata duhet të
bëjnë sexhde në tok[ e nëse nuk ka mundësi atëherë bëjnë sexhde mbi
tavolinat apo karriget e tyre gjithashtu iu lejohet kryerja e sexhdes me
shenja apo të bëj sexhde nëse ka kallaballëk mbi shpinën e tjetrit.
Gruaja me menstruacione a e kryen sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.21:
Gruaja që është në menstruacione a lejohet të bëj sexhdetu Et Tilave?
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
25
Përgjigja:
Gruaja që është në menstruacione nuk i lejohet leximi i Kuranit e as
prekja e tij vetëm se në ndonjë rast të domosdoshëm sikurse frika nga
harresa apo leximi në shkollë.
Por, përderisa e dëgjon me vëmendje lexuesin, qoftë mashkull apo
femër, dhe ai bën sexhde i lejohet edhe asaj të bën sexhde sipas
mendimit më të saktë, ngase sexhdetu Et Tilave nuk është namaz por,
është adhurim i pavarur që nuk obligohen për të kushtet e namazit si
pastërtia, mbulimi i auretit dhe kthimi drejt kibles. Me këtë rast asaj i
takon të bëj sexhden duke pasuar lexuesin e Kuranit nëse ai bën
sexhde.
Sexhdeja e gruas për sexhdetu Et Tilave pa shami
Pyetja nr.23:
A ka mundësi gruaja të bën sexhdetu Et Tilave pa shami?
Përgjigja:
Lejohet nëse themi se sexhdetu Et Tilave nuk është namaz por,
adhurim i pavarur kështu që nuk kushtëzohen kushtet e namazit si
mbulimi i auretit, drejtimi drejt kibles etj.
Fetva rreth Sexhdetu Et- Tilave [2009]
26
Përkundër nëse thuhet se sexhdetu Et Tilave është namaz. Ngase ka
ardhur në hadith: “Allahu nuk e pranon namazin e një gruaje pa
shami.”26
Sipas kësaj që thamë (mendimit të parë) femra ka të drejtë të bëj
sexhdetu Et Tilave edhe nëse shihet diç prej trupit të saj pasi që nuk
kushtëzohet për të ajo që kushtëzohet për namazin.
26 Ebu Davudi me nr: 641, Tirmidhiu me nr: 377 dhe Ibn Maxheh me nr: 655.