Artikuj




PARATHËNIE


Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe


vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë. Atë që e udhëzon Allahu,


s’ka kush që e humb, e ai që e humb rrugën e vërtetë, s’ka


kush që e udhëzon përveç Allahut. Dëshmoj se nuk ka Zot


tjetër veç Allahut. Ai është Një dhe nuk ka ortak. Dëshmoj


se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.1


Allahu i ka urdhëruar të gjithë besimtarët të bëjnë teube


(pendim) kur tha: “Pendohuni të gjithë tek Allahu, o


besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur: 31) Ai,


robërit i ndau në të penduar dhe mizorë, duke mos lënë


vend për të tretin, andaj edhe tha: “E ata që nuk pendohen


janë mizorë.” (Huxhurat: 11)


Kjo është koha kur shumica e njerëzve janë larguar nga


feja e Allahut. Gjynahet na përshkuan e fesati u përhap aq


shumë, sa gati të gjithë i përfshiu diçka nga fëlliqësirat e


gjynaheve, përveç atyre që i ruajti Allahu.


Por, deshi Allahu të përhapet Drita e Tij dhe i zgjoi


shumë nga të zhyturit në errësirë dhe të koturit në gjumë,


që të hetojnë se i kanë lënë pas dore detyrat ndaj Allahut.


Ata u penduan për lajthitjet dhe mosdëgjimin dhe i drejtuan


zemrat e tyre kah kështjella e pendimit. Disa të tjerë e


1 Këto fjalë ishin shkak i pranimit të Islamit nga sahabi i ndershëm, Damad el-Ezdi,


pasi i dëgjoi nga Pejgamberi alejhi selam. (Muhtesar sahih Muslim, 409)


7


braktisën jetën e mërzitshme dhe telashet e saj për t’i hyrë


rrugës që i nxjerr nga errësira në dritë.


Këta kalorës, gjatë shtegtimit të tyre, hasin në pengesa


dhe frikësohen se mos vallë nuk do të arrijnë deri te pendimi.


Këto pengesa janë ose të karakterit individual-shpirtëror,


ose të karakterit të jashtëm, nga rrethi ku jetojnë.


Kjo ishte edhe arsyeja kryesore për shkrimin e kësaj


broshure, duke pasur shpresë se në të do të ketë shpalim për


pshtjellimet, sqarim për dyshimet, argument për vendi-met


dhe pengesë për shejtanin.


Kjo broshurë përmban një hyrje për rrezikun e pakujdesisë


ndaj gjynaheve, pastaj një shpjegim rreth kushteve të


pendimit dhe mjekime shpirtërore së bashku me fetva të


rëndësishme të përforcuara me argumente nga Kur’ani,


Suneti dhe mendimet e dijetarëve.


Lus Allahun që me këto porosi të kem dobi unë dhe


vëllezërit e mi muslimanë. Nga ata do të më mjaftonte një


dua e përzemërt ose një këshillë e sinqertë. Allahu na i faltë


gabimet të gjithëve!


Autori


8


VËSHTRIM NË RREZIKUN E


ASGJËSIMIT TË GJYNAHEVE


Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur Allahu i Madhëruar


urdhëroi robërit e Tij që t’i pendohen, e bëri kusht që teubeja


të jetë e sinqertë dhe tha:


“O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me


një pendim të sinqertë!” (Tahrim: 8)


Allahu na dha afat për t’u penduar para se të fillojnë të


regjistrojnë Kiramun Katibin (Melekët e regjistrimit). Për


këtë Muhammedi alejhi selam tha: “Meleku që qëndron në


anën e majtë për besimtarin gabimtar ngre lapsin (nuk regjistron)


gjashtë orë. Nëse pendohet dhe i kërkon falje Allahut,


e lëshon lapsin, e nëse jo, i regjistrohet një gabim.”


Transmeton Taberaniu dhe Bejhekiu


Por Allahu na jep edhe një afat pas regjistrimit, afat që


zgjat deri para momentit të vdekjes.


Është fatkeqësi që shumica e njerëzve nuk shpresojnë


tek Allahu dhe as që dëshirojnë të jenë të ndershëm, andaj


edhe i bëjnë gjynah Allahut ditë e natë. Një grup tjetër


është zënë me asgjësimin e gjynaheve. Të tillët i sheh tek i


asgjësojnë disa gjynahe të vogla, duke thënë për shembull:


“Ç’dëmton një shikim apo një përshëndetje me një femër të


huaj?!” Ata zbaviten duke shikuar lakuriqësi nëpër revista


dhe filma, saqë disa prej tyre, pasi kuptojnë se një çështje


është haram, pyesin pa u brengosur fare: “Sa të këqija ka në


të? A është gabim i madh apo i vogël?” Nëse vërtet e ke


vërejtur një gjendje të tillë, atëherë krahaso këtë gjendje


9


dhe dy urtësitë vijuese të shënuara në “Sahihun” e Imam


Buhariut, Allahu e mëshiroftë:


1) Transmetohet se Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë: “Ju


jeni duke bërë disa punë që në shikimin tuaj janë më të imta


se qimja, kurse ne, në kohën e Pejgamberit alejhi selam, i


kemi llogaritur se janë shkatërruese.”


2) Transmetohet se Abdull-llah ibni Mes’udi (radijAllahu


anhu) ka thënë: “Besimtari i sheh gabimet e veta sikur të


jetë ulur nën një bjeshkë, nga e cila ka frikë se mos po i bie


mbi kokë, ndërsa gjynahqari i sheh gabimet e veta sikur një


mizë, e cila kalon kah hunda e tij, e ai e tremb (me dorën e


tij) dhe e largon.”


A thua këta gjynahqarë e vërejnë rrezikun e çështjes në


fjalë kur lexojnë hadithin e Muhammedit aljehiselam “Mjerë


ju nëse i asgjësoni gjynahet! Ai që i asgjëson gjynahet është


si shembulli i një grup njerëzish të cilët (gjatë rrugës) zbresin


në një luginë. Çdonjëri prej tyre sjell nga një krande, derisa


grumbullojnë aq sa mund ta pjekin bukën e tyre. Nëse


një person merret me agjësimin e gjynaheve ato pady-shim


do ta shkatërrojnë atë”. Sipas një transmetimi tjetër:


“Mjerë ju nëse i asgjësoni gjynahet! Ashtu ato do t’i grumbullohen


personit dhe do ta shkatërrojnë atë.”


Transmeton Ahmedi


Dijetarët kanë theksuar se gjynahu i vogël vjen nga


pakësimi i turpit, mosbrengosja, mosfrika ndaj Allahut dhe


asgjësimi i vetë gjynahut, kështu që i bashkangjitet gjynahut


të madh dhe ngrihet në shkallën e tij. Dijetarët kanë thënë:


“Gjynahu i vogël nuk trajtohet si i vogël nëse përsëritet,


kurse gjynahu i madh nuk trajtohet si i madh nëse kërkohet


falje (istigfar).” Kujt është në këtë gjendje i themi: Mos


shiko në peshën e gjynahut, por shiko kujt po i bën gjynah.


Nga këto fjalë me siguri do të kenë dobi të sinqerta,


inshaAllah, ata që i ndiejnë të metat dhe gabimet shpirtëri10


sht, e jo ata që janë shfrenuar në marrëzitë e tyre dhe janë


këmbëngulës në gabime.


Këto fjalë janë për ata që u besojnë Fjalëve të Allahut:


“Njoftoji robërit e Mi se, vërtet, Unë jam Ai që


fal shumë dhe jam Mëshirues i madh. Po njoftoji se


dënimi Im është dënim i dhimbshëm.”


(Hixhr:49-50)


11


KUSHTET E PENDIMIT DHE PIKAT


PLOTËSUESE TË TIJ


Fjala teube (pendim) është fjalë e madhe, me kuptim të


thellë e jo si mendon dikush: shprehje me gojë e pastaj vazhdim


në gabime. Nëse e vrojtojmë ajetin kur’anor: “Kërkojeni


falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) tek Ai.”


(Hud:3), do të shohim se teubeja është shtesë mbi istigfarin


(kërkimi i faljes).


Pasi çështja është mjaft me rëndësi dhe me peshë të


madhe, patjetër duhet të ketë kushte. Dijetarët islamë kanë


cekur disa kushte të teubes, të mbështetura në ajete dhe


hadithe. Ato janë:


I pari: Braktisja e gjynahut menjëherë.


I dyti: Pendimi për gabimin e bërë.


I treti: Zotimi se nuk e përsërit më.


I katërti: Kthimi i hakut atyre që dëmtoi ose kërkimi i


faljes.


Disa dijetarë shtojnë edhe disa pika plotësuese për


teuben e sinqertë, të cilat do t’i citojmë së bashku me disa


shembuj:


E para: Lënia e gjynahut të jetë vetëm për Allahun, jo


për ndonjë qëllim tjetër, sikur pamundësia për ta bërë ose


frika nga fjalët e njerëzve.


Shembull: Nuk llogaritet i penduar ai që i braktis gjynahet


për pozitë ose autoritet, ose nga frika se mos po largohet


nga vendi i punës.


12


Po ashtu, nuk llogaritet i penduar ai i cili i braktis gjynahet


për ta ruajtur shëndetin dhe fuqinë e tij, sikur ai që e lë


zinan (prostitucionin) nga frika e sëmundjeve ngjitëse ose


pse ia dobëson trupin dhe kujtesën.


Nuk llogaritet i penduar as ai që e lë vjedhjen nga arsyeja


se nuk e ka gjetur hyrjen e shtëpisë, se nuk ka pasur


mundësi që ta hapë arkën, apo ka pasur frikë nga rojtari a


polici.


Gjithashtu, nuk është i penduar ai që e lë marrjen e


ryshfetit nga frika se mos dhënësi i tij është nga ndonjë shoqatë


që lufton ryshfetin.


Nuk llogaritet i penduar kush e lë pirjen e alkoolit apo


marrjen e drogës nga arsyeja se ka mbetur pa të holla.


Po ashtu, nuk llogaritet se është penduar ai që nuk është


në gjendje ta bëjë gjynahun nga ndonjë shkak jashtë dëshirës


së tij. Shembull: Rrenacaku që e kap ndonjë sëmundje


që ia merr gojën; zinaqari që e humb fuqinë për kontakt seksual;


vjedhësi që humb duart në ndonjë fatkeqësi. Pra,


personat e këtillë patjetër duhet ta pranojnë gjynahun me


keqardhje dhe të pendohen për të. Gjithashtu, t’i shmangen


krejtësisht e pastaj mos të përmallohen apo të dëshpërohen


nëse u ikën, prandaj edhe alejhi selami thotë: “Pendimi


është teube.”


Trasmeton Ahmedi dhe Ibni Maxhe


Allahu e konsideron të paaftin, të cilit i bie ndër mend të


bëjë një gjynah, njëjtë si bërësin e gjynahut. E ja seç tha


Muhammedi alejhi selam: “Kjo botë është për katër persona:


Një rob të cilin e furnizon Allahu me pasuri dhe dituri, e ai


nëpërmjet tyre ia ka frikën Zotit, nga ato u ndan të afërmve


dhe e di se edhe Allahu ka në to hak, ky është në pozitën më


të nderuar. Dhe një rob të cilin Allahu e ka furnizuar me


dituri, por jo edhe me pasuri, e ai thotë me sinqeritet:


“Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.” Sipas


13


këtij qëllimi, edhe ky ka shpërblimin e njëjtë me të parin.


Dhe një rob të cilin Allahu e ka furnizuar me pasuri, por jo


edhe me dituri, e ky e keqpërdor pasurinë e vet pa dituri.


Krahas pasurisë nuk ia ka frikën Allahut, nuk u ndan të


afërmve dhe nuk e di se edhe Allahu ka në to hak. Ky është


në pozitën më të poshtër. Dhe një rob të cilin Allahu nuk e


furnizoi as me dije as me pasuri, e ai thotë: “Sikur të kisha


pasuri, do të veproja siç vepron filani.” Sipas qëllimit, edhe


ky e ka dënimin e njëjtë me të fundit.”


Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu


E dyta: Ta ndiejë të keqen e gjynahut dhe dëmin e tij.


Kjo do të thotë se pendimi i vërtetë nuk mund të jetë krahas


ndjenjës së kënaqësisë dhe gëzimit kur i kujton gjynahet e


kaluara, ose kur lakmon kthimin e tyre në të ardhmen. Ibni


Kajjimi në dy librat e tij “Ed-dau ved-devau” dhe “El-fevaid”


ka cekur dëmet e shumta që sjellin gjynahet. Prej tyre janë:


mosarritja deri te dituria, egërsimi i zemrës, vështirësimi i


çështjeve, dobësimi i trupit, humbja e respek-tit, largimi i


bereqetit, pakësimi i suksesit, ngushtimi i shpir-tit, lindja e


problemeve, adaptimi në gjynahe, mosrespekti ndaj Allahut,


mosrespekti ndaj njerëzve, mallkimi i kafshëve ndaj tij,


veshja e petkut të nënçmimit, vulosja e zemrës, hyrja në


mallkim, mospranimi i duave, shtimi i turbullirave në tokë


dhe në det, zhdukja e xhelozisë, humbja e turpit, ndërprerja


e nimeteve, ardhja e dënimit, trishtimi i zemrës së


gjynahqarit, mbetja në robëri të shejtanit, përfundimi i keq


në këtë botë dhe dënimi i dhembshëm në botën tjetër.


Njohja e pasojave të rënda që sjellin gjynahet e dety-ron


besimtarin të largohet nga gjynahet në tërësi. Disa njerëz


kalojnë prej një gjynahu në një gjynah tjetër për disa


shkaqe. Ndër to janë:


1) beson se dëmet e gjynahut tjetër janë më të lehta;


2) shpirti i anon më tepër, kurse epshi e nxit;


14


3) rrethanat e këtij gjynahu janë më të volitshme, përkundër


të tjerave, të cilat kërkojnë më tepër përgatitje dhe


kushtet nuk i kanë të gatshme dhe të plota;


4) shoqëria e tij ende shkon pas gjynaheve, prandaj atij i


vjen vështirë të ndahet prej tyre;


5) nganjëherë personit gjynahu i sjell autoritet dhe pozitë


në shoqëri dhe i vjen vështirë që ta humbë këtë pozitë,


prandaj edhe vazhdon në këtë gjynah, mu si disa qeveritarë


të cilët bien pre e sherrit dhe e fesatit. Prej tyre ishte edhe


Ebu Nuvasi, i cili, kur u këshillua dhe u qortua për këmbënguljen


në gjynahe prej Ebul Atahijjes, poetit fetar, tha:


A mendon, o Atahijje,


unë t’i lë këto zbavitje?


Ta shkatërroj me adhurime


unë në popull pozitën time?


E treta: Ta shpejtojë njeriu teuben e mos ta vonojë,


sepse vonimi i saj në thelb është gjynah që kërkon teube të


sërishme.


E katërta: Të frikësohet se mos teubeja e tij është e


mangët dhe mos të garantohet se i është pranuar e pastaj t’i


mbështetet vetes dhe të sigurohet nga ndëshkimi i Allahut.


E pesta: Ta kompensojë atë që i ka kaluar nga haku i


Allahut, për shembull, nxjerrja e zekatit që nuk e jepte më


parë, sepse zekati është hak (e drejtë) e të varfërit.


E gjashta: Ta braktisë vendin e gjynahut, nëse prania


atje e fut në gjynah.


E shtata: Ta braktisë atë që i ndihmoi në gjynah (kjo pikë


dhe ajo më parë janë urtësi të hadithit “vrasësi i njëqindëve”,


i cili do të ceket më vonë).


15


Allahu thotë:


“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të


njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në


miqësi.” (Zuhruf: 67)


Bashkëpunëtorët në të keqe do të mallkojnë njëri-tjetrin


Ditën e Gjykimit. Andaj është detyrë jotja, o i penduar, të largohesh


nga ata dhe t’i shkëpusësh të gjitha lidhjet, të kesh


kujdes nga ata, nëse nuk ke mundësi t’i thërrasësh në rrugën


e shpëtimit. Gjithashtu, ruaju mos të të tërheqë shejtani dhe


ta zbukuron kthimin te ta nëpërmjet thirrjes tënde në rrugën e


shpëtimit, kur ti e di se je i dobët dhe nuk mund t’u rezistosh.


Kemi shumë raste ku disa persona janë kthyer përsëri në


gjynahe duke i përtërirë lidhjet me shokët e mëparshëm.


E teta: Shmangia e gjërave të ndaluara, si p.sh.: pijet


alkoolike, veglat muzikore, fotografitë dhe filmat e shfrenuar


(pornografikë), tregimet erotike dhe statujat. Ato duhen


thyer, shmangur ose djegur.


Është e domosdoshme zhveshja e të gjitha rrobave të


xhahilijjetit nga i penduari në prag të marrjes së qëndrimit


islam. Sa prej rasteve kemi që janë bërë shkak këto rroba që


të penduarit të kthehen nga pendimi i sinqertë dhe ta


shtrembërojnë rrugën e tyre pas udhëzimit. Lusim Allahun të


na forcojë!


E nënta: Të zgjedhë shokë të mirë, të cilët do t’i ndihmojnë


për t’i zëvendësuar të këqijtë. Gjithashtu, duhet të


marrë pjesë në tubimet ku përmendet Allahu dhe zhvillohet


dija, në mënyrë që ta mbushë kohën me gjërat që i sjellin


dobi e mos të gjejë vend shejtani për t’ia përkujtuar të


kaluarën.


E dhjeta: Ta pastrojë trupin e tij, të cilin e ka mbajtur me


fitim të palejueshëm, dhe ta shpenzojë fuqinë e tij duke e


respektuar Allahun.


16


E njëmbëdhjeta: Ta bëjë teuben para gargarës (para se


t’i vijë fryma në fyt) dhe para se të lindë Dielli nga perëndimi.


“Gargara” është zëri që del nga fyti me rastin e daljes së


shpirtit. Qëllimi parësor është që teubeja të bëhet para se të


ndodhë kijameti i vogël (vdekja) dhe kijameti i madh


(shkatërrimi i botës), duke pasur për argument fjalën e


Pejgamberit alejhi selam: “Kush pendohet para gargarës,


Allahu ia pranon teuben.” Dhe: “Kush pendohet para se të


lindë Dielli nga perëndimi, Allahu ia pranon pendimin.”


Transmeton Muslimi


17


PENDIMI I MADH


Këtu do të përmendim shembuj të pendimit në kohën e


gjeneratës së parë, në kohën e sahabëve të Pejgamberit


alejhi selam.


Transmetohet nga Burejde (radijAllahu anhu), se Maiz


bin Malik el-Eslemi erdhi tek i Dërguari dhe tha: “O i Dërguari


i Allahut, unë i kam bërë zullum vetes dhe kam bërë zina,


dëshiroj të më pastrosh!” Pejgamberi e ktheu. Të nesërmen


erdhi prapë dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam bërë


zina.” Ai prapë e ktheu. Pejgamberi alejhi selam dërgoi dikë


te populli i tij dhe pyeti: “A mos dini diçka në është i sëmurë


nga mendtë?” Ata thanë: “Ne dimë se mendjen e ka të plotë


dhe me sa shohim është prej të mirëve.” I erdhi ai edhe për të


tretën herë. I Dërguari prapë pyeti për të dhe e informuan se


nuk ka gjë dhe është i shëndoshë. E kur i erdhi edhe për të


katërtën herë e hapi një gropë për të, urdhëroi që të gurëzohet


dhe ashtu u bë. Burejdeja tha: “Pastaj erdhi Gamidija dhe


i tha: “O i Dërguari Allahut, unë kam bërë zina, më pastro!”


Edhe atë e ktheu. Të nesërmen i tha: “Pse më kthen? A do të


më kthesh siç e ke kthyer Maizin? Për Zotin, unë jam me


barrë.” Atëherë tha: “Nëse jo, atëherë shko derisa ta


lindësh.” Kur lindi, i erdhi me fëmijën në pelena dhe i tha:


“Ja, ky është, e kam lindur.” Ai ia ktheu: “Shko dhe ushqeje


derisa ta ndash nga gjiri.” Kur e ndau nga gjiri, erdhi së


bashku me fëmijën, i cili në dorën e tij mbante një copë bukë,


dhe i tha: “Ja, o i Dërguari i Allahut, e kam ndarë nga gjiri


dhe po ushqehet vetë.” Atëherë ia dha në mbrojtje fëmijën


njërit prej muslimanëve, urdhëroi që t’i hapet një gropë deri


18


në gjoks dhe dha urdhër te njerëzit që ta gurëzojnë. Halid bin


Velidi mori një gur dhe e gjuajti në kokë, saqë gjaku i saj e


spërkati fytyrën e Halidit, e ky e shau. Pejgamberi alejhi


selam e dëgjoi sharjen e tij dhe i tha: “Ngadalë, o Halid, se


pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, ajo ka bërë një


teube që, sikur ta kishte bërë mbledhësi i tatimeve (haraxhit


dhe zekatit), do t’i falej. Pastaj ia fali namazin e xhenazes


dhe e varrosën.”


Transmeton Muslimi


Sipas një transmetimi tjetër tregohet se Umeri i ka thënë


të Dërguarit të Allahut: “O i Dërguar i Allahut, njëherë e


gurëzove e pastaj po ia fal edhe xhenazen?!” Pejgamberi ia


ktheu: “Ka bërë një teube që, sikur t’u ndahej shtatëdhjetë


banorëve të Medinës, do t’u mjaftonte. A ke gjetur diçka më


të vlefshme se ajo që sakrifikoi vetveten për Allahun?!”


Transmeton Abdur-Rezaku në koleksionin e tij


19


PENDIMI I FSHIN TË KALUARAT


Dikush mund të thotë: Dëshiroj të pendohem, por çfarë


më garanton faljen e Allahut nëse pendohem? Unë dëshiroj


të ndjek rrugën e sigurtë, por më ndërhyn ndjenja e


dyshimit. Sikur ta dija se Allahu m’i fal gjynahet, do të


pendohesha!


I them atij: Atë që ti ndien në shpirtin tënd e kanë ndier


në shpirtrat e tyre edhe të tjerë para teje, sahabët e Resulull-


llahut alejhi selam.


Sikur të ndalesh pak e të mendosh për këto dy rastet vijuese,


hamendja ka për t’u larguar nga shpirti yt, me lejen e


Allahut.


Imam Muslimi (rahimehull-llah) na përcjell rastin e


pranimit të Islamit nga Amër ibën Asi, i cili thotë: “Kur


Allahu e dashuroi Islamin në zemrën time, i shkova Pejgamberit


alejhi selam dhe i thashë: “Zgjate të djathtën, se dua


të ta jap besën.” E zgjati të djathtën e unë i tërhoqa duart


e mia. Atëherë më tha: “Ç’ke, o Amër?” I thashë: “Desha të


shtroj disa kushte.” Ai më tha: “Çfarë kushtesh?” I thashë:


“Të më falen gabimet!” Ai ma ktheu: “A nuk e di, o Amër, se


Islami i fshin të kaluarat, edhe hixhreti i fshin të kaluarat,


por edhe haxhi i fshin të kaluarat?”


Imam Muslimi transmeton, nga Ibni Abbasi (radijAllahu


anhuma), se disa njerëz nga mushrikët kanë bërë vrasje,


saqë e kanë tepruar, gjithashtu kanë bërë zina, saqë e kanë


tepruar. Pastaj erdhën te Muhammedi alejhi selam dhe e


pyetën: “Ajo që po thua dhe po ajo në të cilën na thërret


20


është vërtet e mirë. Sikur të na lajmëroje se, për atë që


kemi bërë, ka falje, atëherë do ta pranonim!” Atëherë zbriti


ajeti kur’anor: “Dhe ata që përveç Allahut nuk lusin


ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeri përveç kur e meriton,


në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa


kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin.” (Furkan: 68)


Gjithashtu ajeti tjetër: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju të


cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e


humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet


Allahu i fal të gjitha mëkatet.” (Zumer: 53)


21


A MË FAL ALLAHU?


Ti mund të thuash: Dëshiroj të pendohem, por gjynahet


e mia janë të shumta. Nuk ka lloj prej punëve të ndyra që


nuk e kam bërë, saqë nuk e di se a mund të m’i falë Allahu?


Por të them ty, or vëlla, se ky problem nuk është vetëm


yti, por i shumicës së atyre të cilët dëshirojnë të pendohen.


Më kujtohet rasti i një të riu, i cili m’u drejtua me pyetje


duke më treguar se ka filluar të bëjë gjynahe qysh në vitet e


hershme, se si ai kishte kaluar vetëm të shtatëmbëdhjetat


kurse regjistri i tij ishte përplot me veprime të ndyra, të


mëdha e të vogla, nga të gjitha llojet, me të gjitha moshat.


Ai kishte dhunuar një vajzë të vogël, kishte bërë një mori


vjedhjesh dhe më në fund thotë: “Unë jam penduar tek


Allahu xhel-le shanuhu. Tani zgjohem natën dhe fal namaz, i


agjëroj të hënat dhe të enjtet, lexoj Kur’an çdo herë pas


namazit të sahabut. A thua, a pranohet pendimi im?”


Është bazë tek ne, si ithtarë të Islamit, t’i kthehemi


burimit, Kur’anit dhe Sunetit, kur janë në pyetje dispozitat,


zgjidhjet dhe ilaçet. Kur i kthehemi Kur’anit, aty gjejmë


Fjalën e Allahut:


“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar


veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën


nga mëshira e Allahut, se vërtet Allahu i fal të


gjitha mëkatet. Ai është që shumë fal dhe është


Mëshirues. Dhe kthehuni tek Zoti juaj dhe pendojuni


Atij.”(Zumer:53,54)


22


Ja, pra, kjo është përgjigjja e saktë për problemin e sipërpërmendur


dhe është aq e qartë, saqë nuk ka nevojë për


sqarim. Ndërsa të menduarit se gjynahet janë më të mëdha


se vetë falja e Allahut rrjedh nga mosbindja e personit në


gjerësinë e rahmetit të Allahut, nga mungesa e besimit në


fuqinë e Allahut për t’i falur të gjitha gjynahet, nga dobësimi


i një virtyti të rëndësishëm prej virtyteve të zemrës, e ajo


është shpresa, dhe mosbesimi në fuqinë e pendimit në


shlyerjen e gjynaheve të kaluara.


Tani do t’i përgjigjemi çdonjërës prej këtyre dilemave:


E para: Mjafton për të si sqarim Fjala e Allahut:


“Mëshira Ime përfshin çdo gjë.” (A’raf: 156)


E dyta: I mjafton hadithi kudsijj dhe i vërtetë: “Thotë


Allahu: “Kush e di se Unë kam fuqi për t’i falur gjynahet, ia


fal atij dhe nuk më vjen vështirë, nëse nuk më bën tjetërkë


ortak.”


Transmeton Taberaniu dhe Hakimi


Qëllimi i këtij hadithi është kur robi ta takojë Zotin e tij


në ahiret.


E treta: Këtë dilemë do ta shërojë hadithi kudsijj vijues:


“O bir i Ademit, çdoherë që më thërret dhe më lutesh, Unë


t’i fal ato që i ke bërë dhe nuk më vjen vështirë. O bir i Ademit,


sikur të arrijnë gjynahet e tua kupën e qiellit, e pastaj të


më kërkosh falje, do të të fal dhe nuk më vjen rëndë. O bir i


Ademit, sikur të vish tek Unë me gjynahe sa është toka, dhe


më takon pa më bërë askë ortak, do të të vij me falje sa


është toka.”


Transmeton Tirmidhiu


E katërta: I mjafton hadithi i Resulull-llahut alejhi selam


kur thotë: “Ai që pendohet nga gjynahu, është si ai që nuk


ka bërë gjynah fare.” Transmeton Ibni Maxhe.


23


Atij që e vështirëson faljen e Allahut për gjynahet e tij


të grumbulluara, po ia përkujtojmë hadithin në temën


vijuese.


24


TEUBEJA E VRASËSIT TË NJËQIND


VETAVE


Nga Ebi Seid El-Huderiu transmetohet se Pejgamberi alejhi


selam ka thënë: “Nga ata që kanë qenë para jush, ka qenë


një njeri që i ka mbytur 99 veta. Pastaj kërkoi njeriun më të


ditur në sipërfaqe të tokës. Atë e drejtuan te një prift, të


cilit i shkoi dhe e pyeti: “Për një që ka mbytur 99 veta, a ka


teube?” Ai iu përgjigj: “Jo.” E ky edhe këtë e mbyti dhe i


plotësoi njëqind. Pastaj prapë kërkoi njeriun më të ditur në


sipërfaqe të tokës. E drejtuan te një njeri i ditur dhe e


pyeti: “Për një njeri që i ka mbytur njëqind veta, a ka teube


për të? Ai iu përgjigj: “Po, e kush mund ta ndajë atë nga


teubeja?!” Pastaj vazhdoi: “Shko në filan vend, në të cilin ka


njerëz që i bëjnë ibadet Allahut dhe adhuro Allahun së


bashku me ta, e mos u kthe në vendin tënd, se ai është vend


i fesatit.” Mori rrugën dhe, pasi e kaloi gjysmën e rrugës, i


erdhi vdekja. Atëherë ranë në dilemë melaiket e rahmetit


dhe melaiket e dënimit. Melaiket e rahmetit thanë: “Ai u


pendua dhe u drejtua me zemrën e tij kah Allahu.” Melaiket


e dënimit thanë: “Ai kurrë një punë të mirë s’e ka bërë.”


Atëherë u erdhi një melek në formë të njeriut dhe e bënë


ndërmjetësues të tyre. Ai u tha: “Mateni largësinë mes dy


vendeve dhe, te cili është më afër, atij i takon. Kur e


matën, e panë se është më afër vendit ku dëshironte të


shkonte dhe e morën melaiket e rahmetit.”


Transmeton Buhariu, Muslimi


25


Në një transmetim tjetër të vërtetë thuhet: “Ka qenë


më afër fshatit të mirë për një pëllëmbë dhe u konsiderua


prej tyre” Kurse në një transmetim tjetër, gjithashtu të vërtetë,


thuhet: “E urdhëroi Allahu njërin fshat të largohet e


tjetrin të afrohet dhe u tha: “Mateni largësinë e të dyve”,


dhe e panë se është më afër fshatit për një pëllëmbë, ashtu


që iu falën gjynahet.”


Po, po kush mund ta ndajë atë nga teubeja?! E ti që dëshiron


të pendohesh, a mos të duken gjynahet e tua më të


mëdha se të këtij personi të cilit Allahu ia fali?! Kurrsesi,


atëherë pse dëshpërohesh?!


Por çështja, more vëlla musliman, është edhe më e


çuditshme se kjo. Studio pak Fjalën e Allahut:


“Ata që përveç Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër


dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu,


por vetëm kur e meriton, në bazë të drejtësisë,


dhe nuk bën kurvëri, ndërsa kush e punon këtë, ai


e gjen ndëshkimin. Atij i dyfisho-het dënimi Ditën


e Kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.


Përveç atij që është penduar dhe ka bërë


vepra të mira, Allahu ua shndërron të këqijat në


të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj ai fal


shumë” (Furkan: 68:70)


T’i hedhim një shikim Fjalës së Tij: “Të tillëve Allahu


ua shndërron të këqijat në të mira”, na e bën të qartë sa i


mëshirshëm është Allahu ndaj nesh. Dijetarët thonë se shndërrimi


këtu është dy llojesh:


I pari: Shndërrimi i vetive të këqija në veti të mira ashtu


siç shndërrohet shirku në iman, zinaja në nder dhe pastërti,


gënjeshtra në drejtësi, tradhtia në besueshmëri, e kështu me


radhë.


E dyta: Shndërrimi i të këqijave me të mira Ditën e


Kijametit. Mendo pak në Fjalën e Allahut: “Ua shndërron


26


Allahu të këqijat në të mira.” Ai nuk tha: “Çdo të keqe do


ta shndërrojmë me çdo të mirë që do të bëjnë, sepse ato


mund të jenë më pak, baraz apo më shumë me numër apo


me peshë, po kjo matet sipas sinqeritetit të të penduarit dhe


vlerës së pendimit të tij. Po a ka nimet më të madh se ky?


Tani shiko sqarimin e kësaj dhuntie hyjnore në këtë hadith të


bukur:


Nga Abdur-rahman bin Xhubejri transmetohet se Ebi Tavil


Shatb el-Memdudi i ka ardhur Pejgamberit alejhi selam, kurse


në disa versione të tjera thuhet: “I ka ardhur një plak i


shtyrë në moshë, saqë vetullat i kishin rënë mbi sy, i


mbështetur në shkop, iu afrua Pejgamberit alejhi selam dhe


i tha: “Më trego për një njeri që i ka bërë të gjitha gjynahet


dhe nuk ka lënë asgjë prej tyre pa punuar, pra i ka bërë të


gjitha, qofshin të vogla apo të mëdha.” Në një version


tjetër: “ka bërë çdo gjë që i ka ardhur në dorë, saqë, sikur


të shpërndahej gjynahu i tij në mes banorëve të tokës, prapë


do t’i shkatërronte ata.) A ka vend për pendim? Alejhi selami


tha: “A je bërë musliman?” Njeriu tha: “Sa më përket mua,


unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se ti je i


Dërguari i Allahut.” Atëherë Resulull-llahu i tha: “Bë vepra


të mira dhe lëri të këqijat, ashtu që Allahu të t’i shndërrojë


të gjitha në të mira.” I mahnitur i tha: “Edhe tradhtitë edhe


krimet e mia?!!!” Pejgamberi iu përgjigj: “Po!” Atëherë


njeriu filloi të brohorasë: “Allahu Ekber!”, dhe vazhdoi


kështu derisa humbi nga shikimet tona”


Transmeton Taberaniu dhe Bezzari


Tani disa nga të penduarit mund të pyesin: Unë, derisa


isha në rrugë të humbur, nuk kam falur namaz, isha jashtë


bazave islame, por i kam bërë disa vepra të mira. A më llogariten


edhe pas pendimit apo i ka marrë era?!


Edhe për të ka përgjigje: Transmetohet nga Urve ibni


Zubejri se Hakim ibni Hazami e ka lajmëruar se ai i ka thënë


Pejgamberit alejhi selam: “O Resulull-llah, ç’thua për disa


27


punë me të cilat doja të arrija sevap në xhahilijjet, siç është


sadakaja, lirimi i robërve dhe vizita e farefisit, a ka për to


shpërblim?” Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj: “Kur je


bërë musliman, i ke marrë edhe të gjitha të mirat që i ke


bërë më parë.”


Transmeton Buhariu


Gabimet falen, të këqijat shndërrohen në të mira, të


mirat e kohës së xhahilijjetit po përcillen te personi edhe pas


pendimit, atëherë çka mbeti?!!!


28


SI TË VEPROJ KUR BËJ GJYNAH?


Mund të thuash: Nëse bëj ndonjë gjynah, si të pendohem


nga ai menjëherë? A ka ndonjë punë që duhet bërë pas


teubes në moment?


Përgjigjja është kjo: Pas braktisjes së gjynahut, duhet të


bëhen dy gjëra:


E para: Pendimi me zemër, vendosja për moskthim. Ky


është rezultat i frikës ndaj Allahut.


E dyta: Aktivizimi i trupit me mirësi të ndryshme, në


mesin e tyre edhe me namazin e teubes, ndërsa teksti i tij


është si vijon:


Transmetohet nga Ebu Bekri (radijAllahu anhu), se ai ka


thënë:


“Kam dëgjuar Resulull-llahun alejhi selam duke thënë:


“Çdo njeri i cili bën gjynah, pastaj ngrihet dhe pastrohet,


fal (dy rekate) dhe kërkon falje nga Allahu, Allahu atë do ta


falë.” Pastaj lexoi këtë ajet: “Ata të cilët, kur bëjnë


ndonjë mëkat të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes së


tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet


e tyre. E kush i fal mëkatet përveç Allahut? E që, duke e


ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të


keqen).” (Ali Imran 135)


Hadithin e transmetojnë Es’habus-sunen


Ndërsa në disa transmetime të tjera të vërteta ekzistojnë


edhe disa veçori të tjera të namazit, të cilat i fshijnë


gjynahet. Këtu, do t’i cekim shkurtimisht këto veçori:


29


1) Nga Ukbe ibni Amiri transmetohet se ka thënë: “I


Dërguari i Zotit ka thënë: “Çdonjëri që merr abdest dhe e


merr abdestin me përpikëri e pastaj i fal dy rekate, i përqendruar


me zemrën dhe fytyrën e tij, atij do t’i bëhet


borxh xheneti.”


Abdesti sjell shumë dobi, se me përpikmërinë e marrjes


së abdestit dalin gjynahet nga gjymtyrët e lagura së bashku


me ujin apo me pikën e fundit të ujit. Gjithashtu, nga


mirësitë e abdestit janë Bismil-lahi në fillim dhe duatë pas


mbarimit. Ato janë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut,


i vetëm është, nuk ka ortak dhe dëshmoj se Muhammedi


është rob dhe i Dërguar i Tij” Ose duanë: “O Allah, më bë


nga të penduarit dhe më bë nga të pastërtit.” Ose duanë:


“Lavdia të qoftë Ty, o Allah, dhe duke të Të falënderuar


dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Teje. Kërkoj falje prej Teje


dhe pendohem tek Ti.” Këto lutje, që bëhen pas marrjes së


abdestit, kanë shpërblim të madh.


2) Ngrihet dhe fal dy rekate.


3) Përqendrohet me zemrën dhe fytyrën e tij në atë


namaz.


4) Të mos hutohet.


5) Dhikrin dhe përlushmërinë ndaj Allahut i bën me


respekt të plotë.


6) Pastaj i kërkon falje Allahut (i bën istigfar)


Ndërsa rezultati i saj është:


1) I falen gjynahet e bëra më parë.


2) I bëhet borxh xheneti.


E dyta: Të bëhen sa më shumë vepra të mira dhe sjellje


të bukura. A ju kujtohet Umeri (radijAllahu anhu), kur e


kuptoi gabimin e tij me Resulull-llahun në polemikën që u


zhvillua në marrëveshjen e Hudejbisë, e pas saj tha: “Kam


bërë pastaj për këtë gabim vepra të mira (për shlyerjen e


gjynahut).”


30


Mendo pak në shembullin që ceket në këtë hadith të


vërtetë: “Shembulli i atij që bën vepra të këqija e pastaj u


kthehet veprave të mira, është si shembulli i një njeriu që


ka pasur një mburojë (rrobë e hekurt që vesh luftëtari) të


ngushtë, nga e cila gati ngulfatej, pastaj e ka bërë një vepër


të mirë dhe i është çliruar një hallkë, pastaj e ka bërë edhe


një tjetër dhe i është çliruar edhe një hallkë. Kështu vazhdoi


derisa është çliruar nga mburoja.”


Transmeton Taberaniu


Veprat e mira e lirojnë njeriun nga burgu i gjynaheve


dhe e nxjerrin në botën e gjerë të përkushtimit.


Për ty, vëlla i dashur, po sjellim edhe këtë tregim këshillues:


Transmetohet nga Ibni Mes’udi, i cili ka thënë: “Erdhi


një njeri te Muhammedi aleji selam dhe i tha: “O Resulullllah,


kam takuar një grua në një kopsht dhe kam bërë me të


çmos, përveç marrëdhënieve intime. E kam puthur dhe e kam


përkëdhelur, por nuk kam bërë diçka tjetër. Ti më dëno mua


si të duash.” Pejgamberi alejhi selam nuk i tha asgjë,


atëherë njeriu shkoi. Umeri tha: “Allahu do t’ia mbulonte


gjynahun, sikur ta mbulonte ky vetë.” Pejgam-beri e përcolli


ate me shikim dhe tha: “Kthejeni tek unë.” E kthyen tek ai,


e Pejgamberi recitoi: “Dhe fale namazin në dy skajet e


ditës, si dhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka


dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo


është këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Hud: 114)


Muadhi tha: (Sipas një versioni tjetër Umeri tha:) “O i


Dërguar i All-lla-hut, ajo është vetëm për të apo edhe për të


gjithë njerëzit?” Ai i tha: “Jo, por për të gjithë njerëzit.”


Transmeton Muslimi


31


KEQBËRËSIT MË PENGOJNË


Dikush thotë: Dëshiroj të pendohem, por keqbërësit nga


shoqëria ime e mëparshme më pengojnë dhe më nënçmojnë


në çdo vend. Posa dëgjuan se ka disa ndryshime tek unë,


filluan të më sulmojnë rrezikshëm. Unë po e ndiej vetën të


dobët, si të mbrohem?


Këta persona i këshilloj të bëhen të durueshëm. Ky është


caktim i Allahut për t’i sprovuar robërit e Tij të sinqertë, që


të dallohen të drejtët nga rrenacakët dhe t’i dallojë Allahu


të ndjyrët nga të pastërtit.


Kush vendos t’i përmbahet kësaj rruge dhe ka filluar të


hapërojë në të, le të përqendrohet në të. Shejtanët prej xhinëve


dhe njerëzve e inspirojnë njëri-tjetrin që t’i kthejnë të


penduarit në të kaluarën, e ata nuk duhet t’i dëgjojnë. Ata


në fillim thonë: “Ky është shqetësim i përkohshëm, shpejt do


të të kalojë. Kjo është vetëm krizë momentale.” Çudia më e


madhe është se disa prej keqbërësve, në fillim të pendimit, i


thonë shokut të tyre: “Shpresojmë se nuk të ka kapur ndonjë e


keqe!”


Gjithashtu është për t’u çuditur se njëra prej femrave,


kur dashnori i saj ia mbylli telefonin në fillim të bisedës, sepse


ai është penduar dhe nuk dëshiron të vazhdojë në gjynah,


ajo e thërret përsëri dhe i thotë: “Ndoshta të ka kaluar shqetësimi?!”


Ndërsa Allahu thotë:


“Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve.


Sunduesin e njerëzve. Të Adhuruarin e


njerëzve. Prej të keqes së cytësit që fshihet, i cili


32


bën cytje në zemrat e njerëzve. Qoftë ai (cytësi)


nga xhinët apo njerëzit.” (Nas: 1-6)


Kush ka përparësi që të respektohet: Zoti yt, apo shokët


e së keqes?


Duhet ta dish se ata do të të pengojnë në çdo vend dhe


do të mundohen të të kthejnë në rrugën e humbjes me çdo


mënyrë. Më kanë treguar se, pas pendimit, njëra nga ishshoqet


e tij e urdhëronte shoferin e saj t’i vihet pas,


ndërkohë që ai ishte në rrugë për në xhami, ndërsa ajo i flet


atij nga dritarja.


Në këtë rast:


“Allahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë, në


jetën e kësaj bote dhe në jetën e botës tjetër.”


(Ibrahim: 27)


Keqbërësit do të përpiqen t’ua përkujtojnë të kaluarën


dhe në çdo mënyrë t’ua përkujtojnë gjynahet e bëra, sikur


kujtimet, thirrjet telefonike, fotografitë, letrat etj. Ata nuk


guxojnë t’i dëgjojnë, por të kenë kujdes nga mashtrimet e


tyre dhe le të përkujtojnë rastin e Ka’b bin Malikut, sahabit


të ndershëm, kur i Dërguari i Allahut urdhëroi sahabët që ta


bojkotojnë atë për shkak të mospjesëmarrjes së tij në


betejën e Tebukut, derisa të jepte leje Allahu. Gjatë kësaj


kohe mbreti i Gassanëve i dërgoi një letër, ku i tha: “Kemi


dëgjuar se shoku yt ka hequr dorë prej teje, por Allahu nuk


të ka lënë në vend të shkretë dhe të humbur. Eja tek ne, se


do të të ndihmojmë.” Kështu, jobesimtari dëshiron ta përfitojë


besimtarin, që ai të dalë nga Medina dhe të shkatërrohet


në vendin e kufrit. Por cili ishte qëndrimi i këtij


sahabi të ndershëm?! E ja se çka tha Ka’bi: “Porsa e lexova


letrën thashë: “Edhe kjo është gjithashtu sprovë!” E futa në


zjarr dhe e dogja.”


Kështu le të qëndrojë çdo besimtar ndaj kujdo që i


dërgon letër, mashkull apo femër. Le ta djegin derisa të


33


bëhet hi dhe le ta përkujtojnë zjarrin e xhehenemit derisa


janë duke e djegur. Allahu thotë:


“Ti, pra, bë durim, se premtimi i Allahut është i


saktë, e kurrsesi mos të të luhasin ata që janë të


dyshimtë.” (Rum: 60)


34


ATA MË KËRCËNOHEN!


Dëshiroj të pendohem, porse shokët e mi të mëparshëm


më kërcënohen se do t’i nxjerrin në shesh marrëzitë e mia


dhe do t’i përhapin fshehtësitë e mia në masë. Ata kanë


fotografi dhe dëshmi, e unë kam frikë për autoritetin tim.


Unë jam tepër i shqetësuar!


Atij i themi: Luftoji bashkëpunëtorët e shejtanit, se


kurthi i tyre është e dobët. Këto janë vetëm presione nga


ndihmësit e Iblisit. Ata të grumbullohen, por para sabrit dhe


këmbëngulësisë së besimtarit shumë shpejt shpërndahen dhe


shkatërrohen.


Dije se, nëse vazhdon të ecësh me ta dhe u nënshtrohesh


dëshirave të tyre, ata do të tubojnë edhe më shumë material


kundër teje. Ti kështu do të jesh i dështuar, si në fillim ashtu


edhe në fund. Atëherë, pra, mos i dëgjo ata dhe kërko ndihmë


prej Allahut kundër tyre dhe thuaj: “Më mjafton mua


Allahu; sa ndihmëtar i mirë është Ai.” Resulull -llahu, kur


frikësohej nga të këqijat e një populli, thoshte: “O Allah, ne


t’i lëmë Ty qafat e tyre dhe të kërkojmë ndih-më nga të


këqijat e tyre.”


Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi


Vërtet rasti është shumë i vështirë. Keqbërësi lajmëron


në telefon besimtaren e gjorë dhe të penduar dhe i thotë: “I


kam incizuar bisedat e tua, gjithashtu kam edhe fotografi të


tuat. Nëse nuk pranon të dalësh me mua, do të të poshtëroj


te familja.” Vërtet këto fjalë janë prekëse, prandaj edhe


gjendja e saj nuk mund të nëpërkëmbet.


35


Shiko, se çfarë lufte zhvillojnë bashkëpunëtoret e shejtanit


me të penduarit nga radhët e këngëtarëve dhe këngëtareve,


aktorëve dhe aktoreve. Ata publikojnë produksionet më


të marra të tyre, si në media ashtu edhe në treg, me qëllim


presioni dhe lufte psikike. Por mos të harrojmë se Allahu


është me takvalitë dhe teubexhitë. Ai është edhe kujdestar i


besimtarëve. Nuk i nënçmon dhe nuk i lë të vetëm. Çdo rob


që i është mbështetur Allahut, asnjëherë nuk është poshtëruar.


Dije se pas çdo vështërsie ka lehtësim dhe pas çdo


ngushtësie ka lirim.


Vëlla i dashur, për ty po paraqesim një tregim të prekshëm,


që dëshmon qartë për atë që themi. Ky është tregimi i


sahabit të ndershëm Murthid bin Ebi Murthid El Ganevi, i cili


ka flijuar duke i mbartur muslimanët e dobët fshehurazi prej


Mekës në Medine.


“Ka qenë një njeri që quhej Murthid bin Ebi Murthid. Ai


iu mbarte robërit prej Mekës dhe i çonte në Medine. Ndërsa


në Mekë ka qenë një femër lavire, që quhej Anaka, të cilën


ai e kishte shoqe. Ai i kishte premtuar një njeriu nga robërit


e Mekës se do ta dërgonte në Medine. Rastin e tij ai e rrëfen


kështu: “Duke ecur rrugës arrita deri te një strehë e një


muri të Mekës, në një natë plot hënë. Në moment erdhi


Anaka. Ajo vërejti errësirën e hijes sime përskaj murit dhe


filloi të vijë drejt meje. Kur u afrua afër, më njohu dhe tha:


“Murthidi?!” Iu përgjigja: “Po, Murthidi.” Ajo më tha: “Mirë


se ke ardhur, eja dhe buaj tek ne sonte.” Unë i thashë: “O


Anaka, Allahu e ka ndaluar zinanë.” Atëherë klithi: “O


banorët e çadrave, ky njeri është duke transportuar robërit


tuaj!” Menjëherë filluan të më ndjekin tetë veta e unë ia


mësyva Mandemit (kodër e njohur te njëra nga hyrjet e


Mekës) dhe u ndala te një shpellë, duke hyrë brenda. Ata


m’u afruan aq shumë, saqë për pak preknin kokën time. Por,


Allahu i qorroi e pastaj u kthyen. Iu ktheva shokut tim dhe


fillova ta mbaj. Ishte shumë i rëndë. E afrova te një vend më


36



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL