i sigurtë, ia zgjidha prangat dhe e mbajta ashtu i lodhur
derisa arrita në Medine. Shkova te Pejgamberi alejhi selam
dhe i thashë dy herë: “Pejgamber i Allahut, dua të martohem
me Anakën.” Pejgamberi heshti dhe nuk u përgjigj,
derisa zbriti ajeti: “Laviri nuk do të duhej të martohej me
tjetërkë vetëm se me ndonjë lavire ose idhujtare, edhe
lavirja, me të nuk do të duhej të martohet kush, vetëm se
ndonjë lavir ose idhujtar.” (Nur: 3)
Atëherë Pejgamberi alejhi selam tha: “O Murthid,
zinaqari nuk marton kë përveç zinaqares apo mushrikes dhe
zinaqarja nuk marton kë përveç zinaqarit apo mushrikut,
prandaj edhe mos u marto me të.”
Transmeton Tirmidhiu
A e sheh se si Allahu i mbron ata të cilët besojnë dhe si
është në anën e bamirësve?
Edhe nëse të ndodhë më e keqja, së cilës i frikësohesh,
dhe të zbulohen disa gjynahe, aq sa çështja kërkon sqarim,
sqarojua qëndrimin tënd të tjerëve. Thuaju. “Po, vërtet kam
qenë gjynahqar e tani jam penduar tek Allahu. Tani, çka dëshironi
prej meje?!”
Ta kemi parasysh të gjithë, se turpi i vërtetë është ai që
do të zbulohet para Allahut në Ditën e Kijametit, Ditën e
përçmimit të madh, jo para njëqind apo dyqind, një mijë apo
dy mijë, por në dëshminë e të gjitha krijesave, melaikeve,
xhinëve dhe njerëzve prej Ademit e deri te njeriu i fundit.
Ejani të kthehemi së bashku te duaja e Ibrahimit alejhi
selam:
“Mos më turpëro ditën kur do të ringjallemi.
Ditën kur nuk bën dobi as pasuria as fëmijët. (Ka
dobi) vetëm ai që i paraqitet Allahut me zemër të
shëndoshë.” (Shuara: 87-89)
Mbrohu në momentet e vështira me duatë pejgamberike:
“O Zot, mbuloji të metat tona dhe sigurona nga ajo që kemi
37
frikë. O Zot, na bë (të fortë) t’u hakmerremi atyre që na
kanë bërë zullum. Na ndihmo kundër atyre që na kanë bërë
padrejtësi. O Zot, ndërpreje dashakeqësinë e armiqve dhe
ziliqarëve ndaj nesh!”
38
GJYNAHET MA NGULFASIN JETËN
Mund të thuash: “Unë kam bërë shumë gjynahe dhe jam
penduar tek Allahu. Por gjynahet e mia më mundojnë. Kujtimi
i veprimeve të mia të mëparshme ma ngulfat jetën, ma
vrazhdësojnë shtratin, ma braktisin gjumin dhe ma prishin
qetësinë. Cila është mënyra që të qetësohem?”
Të them or vëlla i dashur: Këto ndjenja janë shenjat e
pendimit të sinqertë dhe kjo pra është thelbi e teubes së
vërtetë. Pendimi është teube. Shikoje atë që ka kaluar me
syrin e shpresës. Me shpresë se Allahu do të të falë ty. Mos u
dëshpëro dhe mos i ul duart nga rahmeti i Allahut, sepse Ai
thotë: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të
vet, përveç atyre që janë të humbur.” (Hixhr 56)
Ibni Mes’udi (radijAllahu anhu) ka thënë: “Më i madhi
gjynah është: t’i bësh ortak Allahut; të sigurohesh nga
ndëshkimi i Allahut; t’i ulësh duart nga rahmeti i Allahut; të
dyshosh në faljen e Allahut.”
Transmeton Abdur-Rezaku
Besimtari ecën rrugës së Allahut mes frikës dhe shpresës.
Por ndonjëherë e mund njëra anë: kur bën gjynah, anon më
shumë nga frika. Frika e detyron të pendohet. E kur
pendohet, anon nga shpresa. Shpresa e detyron të kërkojë
falje nga Allahu.
39
A TË PRANOJ?
Një njeri me zë të pikëlluar pyet: “Dëshiroj të pendohem,
por a duhet patjetër të shkoj në vend të caktuar dhe
të pranoj gjynahet? A është prej kushteve të teubes të
pranoj para gjykatësit atë që kam bërë dhe të kërkoj ekzekutimin
e dënimit?
Çfarë kuptimi ka rasti që kam lexuar pak më parë mbi
teuben e Maizit dhe Gamidijes dhe rasti i njeriut që zbavitet
me gruan në kopsht?”
Të themi ty, o vëlla i dashur, se lidhja e robit me Zotin e
tij pa kurrfarë ndërmjetësimi është prej veçorive të këtij besimi
të madh, me të cilin është i kënaqur Allahu. Në Kur’an
thuhet: “E kur robërit e mi të pyesin për Mua, Unë jam
afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.” (Bekare:
186)
Nëse jemi të bindur se teubeja i bëhet vetëm Allahut,
atëherë edhe pranimi bëhet vetëm prej Allahut. Në duanë e
sejjidul-istigfarit thuhet: “I pranoj dhuntitë e Tua ndaj meje
dhe i pranoj gjynahet që kam bërë.”
Ne nuk jemi si të krishterët, për atë e falënderojmë
Allahun. Atyre prifti ua fal gabimet nëse ulen në ulësen e
pranimit të gabimeve. Por, Allahu në Kur’an thotë: “A nuk e
dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin prej
robërve të vet?” (Teube: 104), prej robërve, pra, por pa
kurrfarë ndërmjetësuesi.
Sa i përket ekzekutimit të dënimeve, përderisa nuk ka
arritur akuza tek imami apo gjykatësi, nuk je i detyruar të
40
shkosh dhe ta pranosh. Ai, të cilit Allahu ia ka mbuluar gjynahet,
nuk është keq nëse e mbulon vetveten. Do t’i mjaftonte
teubeja si dëshmitar mes tij dhe Allahut. Nga emrat e Allahut
të Madhërishëm është “Es-Sit-tir” (Mbulues), prandaj, edhe Ai
e do mbulimin e gjynaheve të robërve të Tij.
Ndërsa sa i përket sahabëve, si Maizi dhe gruaja që kanë
bërë zina dhe njeriu që është zbavitur me gruan në kopsht,
ata (Allahu qoftë i kënaqur me ta) kanë bërë një vepër (kur e
pranuan gabimin) që nuk kanë qenë të detyruar. Ata e kanë
bërë nga dëshira për t’u pastruer, pasi Pejgamberi alejhi
selam, kur i erdhi Maizi dhe gruaja, në fillim i refuzoi.
Gjithashtu fjala e Umerit për njeriun që është zbavitur me
një femër në kopsht: “Allahu do t’ia mbulonte gjynahun sikur
ky ta mbulonte vetë”, ndërsa Pejgamberi alejhi selam heshti
me pohim.
Prandaj, nuk është nevoja të shkohet në gjyq dhe të bëhet
pranimi, nëse Allahu ia ka mbuluar gjynahet. Po ashtu,
nuk ka pse të shkohet te imami i xhamisë dhe të kërkohet
ekzekutimi i dënimit, e as kërkimi nga ndonjë shok për ta shkopëzuar
në shtëpi, siç mendojnë disa.
Kështu del në shesh qëndrimi i neveritshëm i disa të
paditurve ndaj të penduarve, siç është rasti që vijon:
Një gjynahqare shkon te një imam i paditur në një
xhami. Pranon para tij gjynahet që ka bërë dhe kërkon prej tij
zgjidhjen. Ky imam i thotë: “Patjetër duhet të shkosh
njëherë në gjyq, ta vërtetosh pranimin sipas sheriatit dhe të
ekzekutohet dënimi e pastaj të shikohet çështja jote.” E
gjora, kur e pa se nuk mund ta zbatojë fjalën e tij, ia ktheu
shpinën teubes dhe u kthye në gjendjen e mëparshme.
Shfrytëzoj këtë rast që të bëj një apel të rëndësishëm: O
ju muslimanë, njohja e vendimeve të fesë është amanet, gjithashtu
kërkimi i tyre nga burimet e sakta është amanet. Andaj
edhe Allahu thotë:
41
“Pyetni pra dijetarët, nëse nuk dini.” (Nahl 43)
E në një ajet tjetër thotë:
“Ai është Mëshiruesi. Për Të pyete ndonjë shumë
të dijshëm.” (Furkan 59)
Çdo vaiz nuk është në gjendje dhe nuk na takon ta pyesim
për fetva. Nuk na takon të pyesim çdo imam xhamie apo
muezin për vendimet e sheriatit në çështjet e njerëzve. As
çdo poeti apo prozatori nuk i takon t’i interpretojë fetvatë.
Besimtari është përgjegjës prej kujt i merr ato, sepse janë
pjesë e ibadetit. Edhe vetë i Dërguari alejhi selam ka pasur
frikë për umetin nga imamët që çojnë në dalalet. Njëri nga
selefi (muslimanët e parë) ka thënë: “Vërtet kjo dituri
(marrja e fetvave) është fe. Shikoni me kujdes prej kujt po e
merrni fenë tuaj.” Adhurues të Allahut, hapni sytë dhe kini
kujdes nga këto rrëshqitje. Kërkoni ata që janë dijetarë për
atë që nuk kuptoni, e Allahu do t’ju ndihmojë.
42
FETVA TË RËNDËSISHME PËR TË
PENDUARIT
Dikush thotë: “Dëshiroj të pendohem, por nuk i di rregullat
e pendimit. Në mendje më sillen shumë pyetje për vlefshmërinë
e teubes, kur i bëj disa gjynahe, për mënyrën e
plotësimit të disa haqeve të Allahut, që i kam lënë pa i kryer,
si dhe për mënyrën e kthimit njerëzve haqet e shkelu-ra. A ka
përgjigje për këto pyetje?”
Për ta shuajtur etjen dhe për ta freskuar zemrën e atij
që i është kthyer rrugës së Allahut, po i paraqesim këto pyetje
dhe këto përgjigje:
Pyetje: Unë e bëj gjynahun e pastaj pendohem për të.
Por pastaj më mund epshi, i cili të çon drejt së keqes (nefsul
emmare), dhe i kthehem përsëri. Me këtë, a zhvleftësohet
pendimi i parë dhe a mbetet gjynahu i parë dhe ai pas tij?
Përgjigjie: Pjesa dërrmuese e dijetarëve thonë se nuk
është kusht për vlefshmërinë e teubes që mos t’i kthehet gjynahut,
por vlera e teubes qëndron në atë se ajo përqendrohet
në braktisjen e gjynahut, në pendimin prej tij dhe në
vendosjen e prerë për shmangien e përdorimit të tij. Nëse e
bën, atëherë trajtohet si ai që bën gjynah të ri. Atij i
nevojitet pendim i ri, kurse pendimi i parë është i vlefshëm.
Pyetje: A pranohet teubeja nga një gjynah derisa unë
jam duke bërë tjetrin?
Përgjigjie: Pranohet teubeja nga një gjynah edhe nëse je
duke bërë tjetrin, me kusht që të mos jetë prej të njëjtit lloj
43
dhe nuk ka lidhje me gjynahun e parë. Shembull, nëse
pendohet nga kamata, por nuk pendohet nga pirja e alkoolit,
pendimi i tij nga kamata pranohet dhe anasjelltas. Por nëse
pendohet dhe nuk punon me kamatën e rëndomtë e në anën
tjetër vazhdon të punojë me kamatë kreditore, atëherë
pendimi i tij nuk pranohet. Edhe atij që pendohet nga marrja
e drogës ndërsa vazhdon me pirjen e alkoolit, nuk i pranohet
teubeja. Gjithashtu, kush pendohet nga zinaja me një femër
dhe vazhdon me tjetrën, edhe atij nuk i pranohet. Ajo që
kanë arritur është se janë shmangur nga një gjynah, por janë
duke bërë gjynahun tjetër nga i njëjti lloj.
Pyetje: Kam lënë disa detyra ndaj Allahut në të
kaluarën: namaze që nuk i kam falur, agjërim që nuk e kam
mbajtur, dhe zekat që nuk e kam dhënë. Tani, si të veproj?
Përgjigjie: Lënësi i namazit nuk e ka për detyrë ta bëjë
kaza. Ky është mendimi më i saktë, ngase atij i ka kaluar
koha e rregullt dhe nuk mund ta arrijë tjetër herë. Namazin
e kompenson me kërkim faljëje (istigfarë) dhe me fal-jen e
shpeshtë të nafileve, ndoshta Allahu në këtë mëny-rë ia fal.
(Pjesa dërrmuese e dijetarëve islamë, në mesin e tyre edhe
dijetarët hanefi, e kushtëzojnë përsëritjen (kazanë) e namazeve
të kaluara për vlefshmërinë e teubes, duke bërë krahasim
(kijas) me kazanë e domosdoshme të gjumashit dhe
harrestarit. Shënim i përkthyesit.
Sa i përket lënësit të agjërimit, nëse ka qenë musliman
në kohën kur e ka lënë agjërimin, e ka për detyrë ta bëjë kaza
së bashku me të ushqyerit e një varfanjaku për çdo ditë
që ka lënë gjatë Ramazanit, kur arrin Ramazani tjetër pa
arsye. Kjo është keffaret (kompensim) për vonimin e agjërimit.
Agjërimi bëhet ditë për ditë, edhe nëse grumbullohen
muajt e paagjëruar. P.sh. Një njeri i ka lënë 3 ditë të
Ramazanit të vitit 1400 hixhrij dhe 5 ditë të Ramazanit të
vitit 1401 hixhrij. Pas disa vitesh është penduar tek Allahu. Ai
44
duhet t’i bëjë kaza tetë ditë të agjërimit dhe ta ushqejë një
varfanjak po aq ditë. Shembull tjetër. Një femër ka hyrë në
pubertet në vitin 1400 hixhrij dhe është turpëruar t’i
lajmërojë prindërit e saj, ashtu që i ka agjëruar edhe tetë ditët
e rregullta (të menstruacionit) dhe nuk i ka bërë kaza. Tani
ajo është penduar tek Allahu. Edhe për te vlen vendimi i
mëparshëm. Këtu pra është fjala për ata që e kanë lënë agjërimin
nga përtesa apo nga turpi, sepse disa dijetarë islamë
janë të mendimit se për ata që e kanë lënë agjërimin me
qëllim dhe pa arsye nuk ka kaza.
Ndërsa sa i përket lënësit të zekatit, ai detyrohet ta
nxjerrë dhe ta japë zekatin, sepse ai është hak i Allahut nga
njëra anë dhe hak i varfanjakut nga ana tjetër.
Pyetje: Nëse gjynahu i bërë hyn në hakun e njeriut,
atëherë si duhet bërë teubeja?
Përgjigjie: Bazë për këtë kemi hadithin e Resulull-llahut:
“Kush i ka bërë padrejtësi vëllait të vet në pasuri apo në
nder, le t’i kërkojë hallallëk menjëherë dhe para se t’i merret
atë ditë kur nuk do të ketë dinar as dirhem. Nëse ka ndonjë
vepër të mire, i merret me masën e padrejtësisë së tij, e nëse
nuk ka vepra të mira, atëherë i merren të këqijat e vëllait të
vet dhe i ngarkohen atij.”
Transmeton Buhariu
I penduari mund të lirohet nga padrejtësitë e veta vetëm
përmes kthimit të hakut atij që i takon, ose përmes kërkimit
të hallallëkut dhe faljes. Nëse e falin, lirohet, përndryshe
duhet t’ua kthejë.
Pyetje: Kam marrë nëpër gojë shumë njerëz, ndërsa disa
të tjerë i kam akuzuar me gjëra prej të cilave ata janë të
pastër. A është kusht t’i lajmëroj për veprimet e mia dhe t’u
kërkoj falje? Nëse nuk kushtëzohet, atëherë si të bëj teube?
45
Përgjigjie: Kjo pyetje vlerësohet sipas levërdive dhe
dëmeve. Nëse kur i lajmëron për përgojimin apo akuzat që
ua ka bërë, nuk i hidhërohen dhe nuk u shtohet urrejtja dhe
inati, mund të kërkojë falje prej tyre edhe nëse nuk i
thekson veprimet e bëra. Shembull, t’i thotë: “Unë kam bërë
gabime ndaj teje në të kaluarën ose të kam bërë zullum me
disa fjalë. Tash më jam penduar tek Allahu, të lutem më
fal.” pa mos i shtjelluar veprimet. Kështu bën të veprohet.
E nëse, kur i lajmëron për përgojimin dhe akuzat që ua
ka bërë, hidhërohen dhe u shtohet urrejtja dhe inati (bile në
shumicën e rasteve ndodh kështu); ose, nëse i lajmëron me
fjalë të shkurtra ata do të kërkojnë sqarime të gjata, që, kur
do t’i dëgjojnë, do t’u shtohet edhe më tepër urrejtja, atëherë
më mirë është të mos i lajmërojë, sepse sheriati islam
nuk preferon të shtohen dëmet. Kështu që lajmërimi i
personit për disa çështje, prej të cilave ka qenë i rehatuar
para se t’i dëgjojë dhe të cilat sjellin urrejtje, vjen në kundërshtim
me synimet e sheriatit, i cili preferon lidhjen shpirtërore
dhe dashurinë mes besimtarëve. Mund të ndodhë që
vetë lajmërimi të jetë shkak për një armiqësi pas së cilës nuk
mund të arrihet asnjëherë më deri te qetësimi i shpirtit të
atij që është akuzuar apo është marrë nëpër gojë dhe t’i
rikthejë marrëdhëniet e mira me akuzuesin. Me këtë rast
mjaftojnë disa pika për vlefshmërinë e teubes. Ndër to:
1 - Pendimi dhe kërkimi i faljes nga Allahu, duke e kujtuar
pasojën e këtij krimi dhe bindjen në ndalimin e tij.
2 – Përgënjeshtrimi i vetvetes kur e dëgjon diken duke e
përcjellë përgojimin e tij apo duke e përhapur akuzën
(iftiran) e tij dhe ta pastrojë të akuzuarin.
3 - Përmendja për të mirë e atij që ka marrë nëpër gojë
në ato vende ku e ka marrë në qafë dhe t’i përhapë të mirat
e tij.
46
4 - Mbrojtja nga ata që e përgojojnë dhe t’i rrijë krah
kur dikush dëshiron ta marrë nëpër këmbë.
5 – Bërja dua për të dhe kërkimi i faljes kur është në
vetmi.
Vëlla musliman, vëreji dallimet mes hakut në pasuri dhe
krimeve fizike. Nga të drejtat materiale kanë dobi ata që u
takon: nëse lajmërohen për të dhe u kthehet, ata sigurisht do
të gëzohen, prandaj edhe nuk guxon të mbahet fshehtë,
përkundër të drejtave morale, prej të cilave nuk shtohet
asgjë përveç dëmit dhe urrejtjes.
Pyetje: Si të pendohet vrasësi i qëllimshëm?
Përgjigjie: Vrasësi i qëllimshëm i ka tri obligime: Obligim
ndaj Allahut, obligim ndaj të vrarit (viktimës) dhe obligim
ndaj trashëgimtarëve të tij.
Obligimi ndaj Allahut nuk mund të kryhet vetëm se me
teube të sinqertë.
Obligimi ndaj trashëgimtarëve të viktimës është që t’u
dorëzohet atyre dhe ta marrin hakun e tyre, qoftë me kisas
(dënim me të njëjtën masë), qoftë pagim të gjakut ose t’i
falet.
Këtu mbetet haku i të vrarit, i cili nuk mund të kryhet në
këtë botë. Dijetarët islamë thonë, se nëse pendimi i vrasësit
bëhet e sinqertë dhe bën vepra të mira, atëherë Allahu e
liron nga haku i të vrarit, ndërsa të vrarin e kompenson me
të mirat e Tij ditën e ringjalljes. Kjo është prej përgjigjeve
më të sakta.
Pyetje: Si të pendohet vjedhësi?
Përgjigjie: Nëse sendi i vjedhur gjendet tek ai, e kthen
te pronari i saj. E nëse është harxhuar, prishur apo ka
mangësi në vlerën e tij gjatë përdorimit, duhet t’ua
kompensojë, përveç nëse ia falin.
47
Pyetje: Ndiej vështërësi të madhe kur ballafaqohem me
ata që u kam vjedhur. Nuk mund t’u tregoj e as t’u kërkoj
falje. Si të veproj?
Përgjigjie: Nuk është keq të kërkosh ndonjë rrugë me të
cilën do ta zbusësh ngushtësinë tënde kur takohesh me ta.
Shembull, përmes dërgimit të gjërave të tyre me ndonjë
person tjetër duke kërkuar të mos përmendet emri yt, ose
me anë të postës. Mund t’i lësh, gjithashtu, fshehurazi tek
ata, ose të përdorësh ndonjë truk dhe t’u thuash se ky është
haku i tyre që ka qenë te një person i cili nuk dëshiron t’i
përmendet emri. Me rëndësi është t’u kthehet pronarëve
haku i tyre.
Pyetje: Kam pas vjedhur më parë nga babai fshehurazi.
Tani dëshiroj të pendohem, por nuk e di se sa kam vjedhur
saktësisht, dhe më vjen vështirë t’i dal karshi.
Përgjigjie: Duhet ta vlerësosh përafërsisht pasurinë e
vjedhur dhe po atë vlerë të hollash lejohet t’ia kthesh babait
tënd fshehurazi, ashtu siç ia ke marrë.
Pyetje: Kam vjedhur prej njerëzve pasuri të ndryshme, e
tashmë jam penduar tek Allahu, por unë nuk i di adresat e
tyre.
Përgjigjie: Duhet t’i kërkosh sa të mundesh dhe të kesh
kohë. Nëse i gjen, kthejua dhe falëndero Allahun. Por nëse ka
vdekur pronari i pasurisë, t’ua kthesh trashigimtarëve të tij.
E nëse nuk i gjen, përkundër përpjekjes tënde të mad-he,
atëherë jepe atë sadaka në zëvendësim të tyre dhe bëje
nijet për ta, edhe nëse janë jomuslimanë, sepse Allahu, nëse
nuk u jep në ahiret, i shpërblen në dynja.
48
Kjo çështje është shumë e afërt me rastin që e cek Ibni
Kajjimi në librin e tij “Medarixhus-salikin” (Gradacionet e besimtarëve),
se një njeri ka vjedhur në armatën e muslimanëve.
Pas një kohe ai pendohet dhe e sjell atë që ka vjedhur
para gjeneralit të ushtrisë, por, ai nuk e pranoi. Ai i tha: “Si
ta pranoj kur nuk di se si t’ua shpërndaj ushtarëve haqet e
tyre pasi që ata janë kthyer?! I penduari shkon te një dijetar
i quajtur Haxh-xhaxh bin Shair dhe kërkon fetva prej tij.” Ai
u përgjigj: “O njeri, Allahu i njeh ushtarët dhe i di emrat e
tyre. Një të pestën e pasurisë ndaje për buxhetin ushtarak,
kurse tjetrën jepe sadaka në emër të tyre, se Allahu do t’i
shpërblejë për të.” Ai ashtu veproi. Kur dëgjoi Muaviu tha:
“Sikur ta jepja unë këtë përgjigje, do të më ishte më e
dashur se gjysma e pasurisë sime.”
Pyetje: Ua kam grabitur pasurinë disa jetimëve, pastaj
kam bërë tregti dhe kam fituar prej tyre. Kjo pasuri është
shtuar disa herë. Pastaj iu frikova Allahut dhe u pendova për
atë që kam bërë. Si më pranohet teubeja?
Përgjigjie: Dijetarët islamë kanë mendime të ndryshme
rreth kësaj çështjeje. Mendoj se mendim më i afërt është ai i
cili thotë se pyetësi e ka për detyrë tua kthejë kapitalin jetimëve
dhe t’ua shtojë gjysmën e fitimit.
Atëherë do të konsiderohet ortak i tyre në fitim, kurse
kapitali u mbetet atyre.
Pyetje: Kam blerë një veturë me të holla e të cilave
gjysma ishin të fituara hallall e gjysma tjetër haram. Vetura
gjendet ende tek unë, si të veproj?
Përgjigjie: Kush blen një send që nuk ndahet, si shtëpi
apo veturë me pasuri, gjysma nga hallalli e gjysma nga
harami, ai duhet të ndajë nga pasuria tjetër në masë të
haramit dhe e ndan sadaka për pastrimin e pasurisë. Nëse kjo
49
pjesë e pasurisë e fituar haram është hak i tjetërkujt, duhet
t’ua kthejë atyre me të njëjtën vlerë, siç e sqaruam më
parë.
Pyetje: Çka të bëhet me një pasuri e cila është fituar
nga ha-rami ose është përzier me pasuri hallall?
Përgjigjie: Kush bë tregti me mall haram duke ia ditur
vendimin atij e pastaj pendohet, fitimin e kësaj tregtie të
ndaluar e jep në vend hallall me qëllim të pastrimit e jo me
qëllim të sadakasë, sepse Allahu është i Pastër dhe e do të
pastrën.
Nëse malli haram përzihet me mall tjetër, siç është rasti
me dyqanxhiun i cili shet alkool së bashku me mallin tjetër,
ai duhet të vlerësojë këtë pasuri haram me një çmim të
përafërt dhe t’i nxjerrë ato të holla në atë mënyrë që mendja
t’i anojë se e ka pastruar mallin e tij nga harami, kurse
Allahu do t’ia kthejë me fitim më të mirë, sepse ka mjaft për
besimtarët.
Në përgjithësi, kush ka pasuri haram dhe dëshiron të
pendohet, nëse ka qenë jomusliman kur e ka fituar pasurinë,
në momentin e teubes nuk obligohet ta nxjerrë atë, sepse
Pejgamberi alejhi selam nuk i obligoi sahabët, kur u bënë
muslimane, ta nxjerrin pasurinë që e kanë fituar me haram.
Por, nëse ka qenë musliman kur e ka fituar pasurinë nga
harami dhe ka qenë i vetëdijshëm për këtë, atëherë ai, po të
pendohet, duhet ta nxjerrë nga pasuria e tij atë që është
haram.
Pyetje: Kam pasur pasuri të marrë nga kamata, por unë e
kam harxhuar të tërën, ashtu që nuk ka mbetur gjë prej saj.
Tani unë jam penduar, si të veproj?
Përgjigjie: Nuk ke kurrfarë detyrë përveç teubes tek
Allahu i madhëruar, teube të sinqertë. Duhet ta dish se ka50
mata është gjë e rrezikshme. Allahu urdhëron në Kur’an që
të mos të luftohet askush, përveç atyre që e marrin kamatën.
Derisa pasuria jote nga kamata është harxhuar krejtësisht,
atëherë nuk ke në këtë pikëpamje kurrfarë obligimesh.
Pyetje: Një njeri ka marrë ryshfet, pastaj Allahu e
udhëzoi në rrugë të drejtë. Ç’të bëjë me pasurinë e marrë
nga ryshfeti?
Përgjigjie: Ky person ka marrë ryshfet në dy mënyra:
1 - Ka marrë rryshfet nga dikush që ka qenë i detyruar ta
japë këtë, që të arrijë deri tek e drejta e tij, sepse nuk ka
pasur tjetër rrugëdalje përveçse të japë ryshfet. Në këtë rast
i penduari duhet t’ia kthejë pasurinë atij që ia ka marrë,
sepse kjo pasuri llogaritet si pasuri e plaçkitur dhe se ai që e
ke dhënë ka qenë i detyruar ta bëjë këtë.
2 - Ka marrë ryshfet nga dikush që ka synuar të arrijë
disa qëllime që nuk janë e drejtë e tij. Atij nuk i kthehet ajo
që i është marrë, por i penduari pastrohet nga kjo pasuri e
ndaluar duke e shpërndarë në vende të nevojshme, si
fukarave për shembull. Ai duhet të pendohet nga veprimi që
u ka shkaktuar dëme atyre që ua ka marrë të drejtat.
Pyetje: Kam bërë punë të ndaluara, e për to kam marrë
të holla. A jam e detyruar, pasi jam penduar, t’ua kthej këto
të holla atyre që m’i kanë dhënë?
Përgjigjie: Personi i cili bën punë të ndaluara ose bën
shërbime të ndaluara dhe për to merr të holla, nëse
pendohet, duhet të pastrohet nga ajo pasuri, por nuk duhet
t’ia kthejë atyre që ua ka marrë.
Zinaqarja që merr të holla për zina, nëse pendohet, ato
të holla nuk ia kthen zinaqarit. Këngëtari që merr të holla
nga këngët e pandershme, po të pendohet, nuk ia kthen ato
pronarit të banketit. Shitësi i alkoolit apo i drogës nuk i
kthen të hollat tek ata që ua ka shitur, nëse pendohet. Dësh51
mitari i rrejshëm, që merr ryshfet nuk ia kthen të hollat atij
që e ka përdorur si dëshmitar të rrejshëm.
Shkak për këtë është se nëse i penduari ia kthen pasurinë
e ndaluar gjynahqarit, atij i dyfishohen levërditë. Kjo
nënkupton se ai po i ndihmon për t’i bërë edhe më tej gjynah
Allahut, kështu që duhet vetëm se të pastrohet nga ajo
pasuri. Ky është edhe mendimi kan anon Ibni Tejmiu dhe
nxënësi i tij, Ibni Kajjimi.
Pyetje: Kam një çështje që më brengos shumë dhe më
shkakton shqetësime të mëdha. Fjala është se unë kam bërë
zina me një femër e tani nuk di se si të pendohem. A më lejohet
martesa me të për ta mbuluar çështjen?
Përgjigjie: Aq shumë po shtrohen pyetje rreth pandershmërisë,
kohëve të fundit, saqë është bërë e domosdoshme
që muslimanët t’i rishikojnë gjendjet e tyre dhe të
udhëzohen sipas Kur’anit dhe Sunetit, posaçërisht në çështjen
e uljes së shikimit, ndalimit në vetmi me atë që e ke të
ndaluar, të përshëndetja me femrën e huaj dhe mbajtja e
mbulesës islame. Sa i përket pyetjes së sipërshtruar, ai që
bën zina ka vepruar në njërën prej këtyre dy mënyrave:
1 - Ka bërë zina me një femër me dhunë dhe me presion,
e për këtë person është obligim t’ia japë mehrin e standardit
të saj, si kompensim për dëmin që ka shkaktuar krahas
teubes së sinqertë që duhet të bëjë. Nëse është duke jetuar
në një shtet ku praktikohet sheriati, atëherë duhet t’i ekzekutohet
dënimi, nëse çështja e tij është publikuar në organet
përkatëse të shtetit.
2 - Ose ka bërë zina me dëshirën e saj. Në këtë rast prej
tij kërkohet vetëm teubeja. Nëse ajo lind, fëmija nuk i takon
atij, nuk e ka për detyrë ta furnizojë, për shkak se fëmija ka
lindur prej fasikut (e ky tanimë ka bërë teube dhe nuk është
52
më fasik). Në këtë rast fëmija i takon nënës e nuk guxon t’i
takojë zinaqarit që ka bërë teube.
Atij që është penduar nuk i lejohet martesa me femrën
për ta mbuluar çështjen. Allahu në Kur’an thotë:
“Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkënd,
pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja,
me të nuk do të duhej të martohej kush, përpos
ndonjë lavir ose idhujtar.” (Nur:3)
Nuk lejohet të kurorëzohet një femër e cila në barkun e
saj mban fëmijë nga zinaja, edhe nëse është prej po të njëjtit
person. Gjithashtu nuk lejohet të kurorëzohet një femër e
cila nuk e di se a është me barrë apo jo. Por, nëse pendohet
ai dhe pendohet edhe ajo me teube të sinqertë dhe
vërtetohet joshtatëzania e saj, i lejohet atij ta marrë për
grua dhe të fillojë me të një jetë të re, jetë me të cilën
është i kënaqur Allahu.
Pyetje: Kam bërë zina me një femër e pastaj jemi kurorëzuar.
Tashmë kanë kaluar disa vite dhe jemi penduar që të
dy. Çka duhet të veprojmë tani?
Përgjigjie: Pasi ju veç keni bërë teube, atëherë duhet ta
ripërtërini kurorëzimin me kushtet e tij sheriatike. Kjo nuk
është obligim të bëhet në gjyq (aludohet për shtetet islame),
por mund të bëhet edhe në shtëpi.
Pyetje: Një femër tregon: Jam martuar me një burrë të
ndershëm, kurse unë kam bërë para martesës disa vepra që
Allahu nuk është i kënaqur. Ndërgjegjja ime më qorton gjithmonë.
Shtroj pyetjen: A duhet t’i tregoj burrit tim për atë që
kam bërë në të kaluarën?
Përgjigjie: Nuk duhet asnjëri prej bashkëshortëve t’i tregojë
tjetrit për atë që ka bërë në të kaluarën prej gjërave të
ndaluara. Ai që sprovohet me diçka prej këtyre ndytësirave,
53
le të mbulohet me atë që e mbuloi Allahu. Atij i mjafton
pendimi i sinqertë.
Ndërsa ai që martohet me beqareshë e pastaj me rastin
e takimit gjenital vëren se nuk është e virgjër, i lejohet që
t’ia marrë mehrin dhe ta ndajë. Nëse e sheh se është penduar
për atë që ka bërë, ia mbulon dhe vazhdon jetën me te, ai ka
shpërblimin dhe sevapin e madh prej Allahut.
Pyetje: Me çka obligohet ai që ka bërë teube nga homoseksualiteti?
Përgjigjie: Për personat e tillë kërkohet të bëhet një
teube e madhe, sepse nuk ka popull që ka dënuar Allahu si
popullin e Lutit, për shkak të marrëzisë dhe fatalitetit të
kësaj pune të felliqur. Dënimi i tyre ishte:
1 - Allahu ua mori sytë dhe mbetën të verbër duke u
rrahur ndërmjet tyre, siç tha Allahu në Kur’an: “Ne ua
verbuam sytë atyre”
2 - U dërgoi një erë të forte.
3 - U praptoi shtëpitë duke ua kthyer kulmet në themelet
e tyre.
4 - Nga qielli u lëshoi gurë të argjiltë dhe të fortë saqë i
shkatërroi tërësisht.
Andaj edhe dënimi që u ekzekutohet bërësve të kësaj
pune të fëlliqtë është mbytja, qoftë i martuar apo i pamartuar,
siç tha Muhammedi alejhi selam: “Kë e gjeni duke e bërë
punën e popullit të Lutit, mbytni atë që e bën dhe atë të
cilit i bëhet.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibni Maxhe.
Pyetje: Jam penduar tek Allahu, por më kanë mbetur
disa gjëra të ndaluara, si, disa instrumente muzikore, kaseta
dhe videofilma. A më lejohet t’i shes, veçanërisht kur ato
kushtojnë shtrenjtë?
54
Përgjigjie: Gjërat e ndaluara është e ndaluar të shiten,
gjithashtu edhe fitimi prej tyre është i ndaluar. Pejgamberi
alejhi selam ka thënë: “Kur Allahu një gjë e bën haram, e
bën haram edhe fitimin e saj.” (Ebu Davudi). Çdo gjë që
dihet se tjetri do ta përdorë në haram, nuk i lejohet shitja,
sepse Allahu e ka ndaluar një gjë të tillë kur tha: “Mos e
ndihmoni njëri-tjetrin në mëkate dhe armiqësi.” Sado që
të humbësh nga pasuria e kësaj bote, ajo që e ka Allahu
është më e mirë dhe më e përjetshme, sepse Ai t’i
kompenson me të mirat dhe dhuntitë e Tij.
Pyetje: Kam qenë në rrugë të devijuar dhe kam përhapur
ide ateiste. Kam shkruar tregime dhe artikuj me përmbajtje
ateiste. Poezinë time e kam përdorur për përhapjen e lirisë
së pakufizuar dhe gjërave të ndaluara. Por, mëshira e Allahut
më kapi dhe më nxori nga errësira në dritë dhe më udhëzoi.
Si të pendohem?
Përgjigjie: Kjo, për Zotin, është dhunti dhe mirënjohje e
madhe. Ai të ka udhëzuar, andaj edhe falënderoju Atij dhe
kërko prej Allahut përforcim dhe ndihmë.
Ai që përdor gjuhën dhe lapsin e tij për ta luftuar Islamin
dhe për të shpërndarë bindje të devijuara ose risi shkatërruese
dhe krime e vepra tjera të këqija, duhet të veprojë si
vijon:
E para: Ta publikojë pendimin e vet nga të gjitha të kaluarat
dhe ta shpallë para masës tërheqjen e tij me të gjitha
format dhe mundësitë, me qëllim që t’u kërkojë falje atyre
që i largoi nga e vërteta dhe ta tregojë të pavërtetën në të
cilën ka qenë, që të mos mbetet i mashtruar ai i cili është
ndikuar prej tij më parë. T’i përgenjështroj dilemat që parashtronte
dhe gabimet që bënte, në mënyrë që ta pastrojë veten
për atë që ka thënë. Ky sqarim është prej kushteve
kryesore të teubes së këtij personi. Allahu thotë:
55
“Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe
që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve
ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin,
jam mëshirues.” (Bekare 160)
E dyta: Ta shfrytëzojë penën dhe gjuhën e vet në përhapjen
e mësimeve islame. T’i angazhojë forcat dhe mundësitë
e veta në ndihmën e fesë së Allahut dhe t’ua mësojë
njerëzve hakun dhe t’i ftojë në të.
E treta: T’i përdorë këto forca për kundërvënie ndaj armiqve
të Allahut dhe t’i zbulojë ata dhe planet e tyre, mu
ashtu siç u ka ndihmuar më parë, dhe t’i përgënjeshtr-ojë
idetë e armiqve të Islamit. Të bëhet shpatë e ithtarëve të
hakut kundër ithtarëve të batilit. Si p.sh. nëse ka bindur
ndonjë person, qoftë edhe në ndonjë tubim të caktuar për
lejimin e ndonjë harami, siç është rasti me kamatën, gjoja se
ka dobi që e lejojnë, duhet t’i kthehet atij dhe t’ia sqarojë
të vërtetën ashtu siç e devijoi më parë, ashtu që personi ta
mohojë atë.
Allahu është më i miri Udhëzues!
56
PASTHËNIE
O rob i Allahut, Allahu e ka të hapur derën e teubes, a
mendon të strehohesh? Ja se çka thotë Pejgamberi alejhi
selam: “Vërtet, teubeja ka një derë, dy krahët e së cilës janë
të gjerë sa lindja dhe perëndimi (sipas një versioni tjetër:
Gjërësia e saj është sa shtatëdhjetë vite ecje). Nuk
mbyllet derisa të lindë Dielli nga perëndimi.”
Transmeton Taberaniu.
Sipas një hadithi tjetër, Allahu thërret: “O robërit e Mi,
ju bëni gjynahe natën dhe ditën, e Unë (mund) t’i fal të
gjitha gabimet. Kërkoni falje prej Meje që t’u fal juve.”
Transmeton Muslimi.
A ke bërë istigfar?!
Allahu e zgjat Dorën natën që t’ia falë njeriut gabimet e
ditës. Dhe e zgjat Dorën ditën që t’ia falë njeriut gabimet e
natës. Allahu e do atë që kërkon falje, a je drejtuar me falje
kah Ai?
Për Allahun, janë shumë të ëmbla fjalët e të penduarit
kur thotë:
“Të lutem Ty me Madhërinë Tënde dhe përulshmërinë time.
Nëse nuk më mëshiron, të lutem, me fuqinë Tënde dhe
dobësinë time dhe me panevojshmërinë Tënde ndaj meje
dhe nevojën time të madhe ndaj Teje. Ja ku është balli im
(aludon në sexhde) me gënjeshtrat dhe gabimet e mia para
Teje. Robër përveç meje Ti ke shumë, përveçse unë nuk kam
zotëri tjetër përveç Teje. Nuk kam strehim dhe shpëtim pos
në Ty. Të lutem me lutjen e të ngratit dhe të përulem me
57
përuljen e të nënshtruarit duarthatë. Të lutem me lutjen e
të frikësuarit të verbër dhe me lutjen e atij që e ka përulur
qafën për Ty, e ka lëshuar përdhe hundën për Ty, i janë përlotur
sytë për Ty dhe e ka nështruar zemrën për Ty.”
Thellohu në tregimin e mëposhtëm dhe në urtësinë e tij
sa i përket teubes:
“Tregohet se nje njeri i devotshëm duke ecur rrugës pa
një derë që u hap. Nga ajo doli një fëmijë duke qarë dhe
duke kërkuar ndihmë. Pas tij shkonte nëna e tij duke e ndjekur,
derisa e përzuri. Ia mbylli derën para syve të tij dhe u
kthye. Fëmija shkoi jo fort larg e pastaj u ndal dhe mendoi.
Pa se nuk ka strehim përveçse në shtëpinë e tij prej nga
edhe doli, pa se askush nuk kujdeset për të, veçse nëna e tij.
U kthye me zemër të thyer dhe të pikëlluar. Kur u kthye,
derën e gjeti të mbyllur. Atëherë u shtri para derës e faqja
e tij prekte pragun, kurse gjumi e zuri duke i rrjedhur lotët
një pas një. Pas një kohe doli nëna e tij; kur e pa në këtë
gjendje, hodhi veten mbi të dhe e shtrëngoi fort. Filloi ta
puthë dhe të qajë duke thënë: “O biri im, ku mund të shkosh
pa nënën dhe kush të ndihmon veç meje? A të kam thënë
mos më kundërshto dhe mos më detyro të të dënoj e të
veproj kundër natyrës që ma dha Allahu, me mëshirë dhe
dashuri ndaj teje?” Pastaj e mori dhe hyri brenda. Por,
Pejgamberi alejhi selam thotë: Allahu është më i
Mëshirshëm ndaj robërve të Vet se kjo nënë ndaj fëmijës së
saj.”
Transmeton Muslimi
Ku është mëshira e nënës në krahasim me mëshirën e
Allahut, e cila ka përfshirë çdo gjë? Allahu gëzohet kur robi i
drejtohet me teube Atij. Ne nuk guxojmë ta marrim nëpër
këmbë të mirën e Allahut, i Cili gëzohet për pendimin e robit
të Vet më tepër sesa një njeri që, gjatë udhëtimit të tij në
një vend të shkretë, ndalet në një vend të pasigurt, ndërkohë
që me vete ka kafshën (bartësen) në të cilën gjendet
58
ushqimi dhe pija e tij. U ndal të pushojë nën hijen e një
peme. Koka iu përkul dhe bëri një gjumë nën këtë pemë. Kur
u zgjua, pa se kafsha e tij e kishte lënë dhe filloi ta kërkojë.
Iu ngjit një kodrine që të shikojë, por nuk pa gjë, pastaj iu
ngjit tjetrës, por edhe nga ajo nuk pa gjë. Kur nga lodhja e
kaploi vapa dhe etja, tha: “Do të kthehem te vendi ku isha
dhe do të shtrihem aty derisa të vdes.” Iu kthye pemës dhe u
shtri nën hijen e saj i mërzitur dhe i pashpresë për kafshën e
tij. Derisa ishte i shtrirë, rastësisht ngriti kokën, kur: kafsha i
qëndronte para syve duke tërhequr frerët e veta. Mbi te ishin
edhe ushqimi edhe pija, e ai e kapi për freri. Pra, Allahu
gëzohet më tepër për teuben e besimtarit sesa ky njeri për
kafshën dhe ushqimin e tij. (Hadithi i vërtetë)
Dije vëlla i dashur, se kur i penduari i sinqertë është me
Allahun, gjynahu i tij i shkakton thyerje në zemër dhe turp
para Tij, kurse dënesja (nga dhimbsuria dhe lotët) e të penduarit
është e dashur te Zoti i Gjithësisë.
Derisa robi besimtar i ka vënë gjynahet e tij në dritë të
syve dhe i përjeton me keqardhje dhe pendim, gjynahet e tij
do te zëvendësohen me adhurim dhe vepra të mira, aq sa
ndoshta edhe shejtani thotë: “Ah i mjeri unë, më mirë do të
ishte sikur mos ta kisha futur në këtë gjynah!” Andaj edhe
disa të penduar bëhen më të mirë pas gjynahut.
Allahu nuk heq dorë nga robi i vet asnjëherë, nëse ai i
drejtohet dhe pendohet para Tij. Të marrim shembull një
djalë që ka jetuar nën prehërin e babait të tij, me të gjitha
të mirat si në ushqim, veshmbathje dhe edukatë, dhe babai i
tij është përpjekur për të gjitha nevojat. Një ditë babai e
dërgon për një nevojë të tij. Në rrugë i del një grabitqar dhe
e robëron. E merr me vete dhe e dërgon në vendin e tij. Atje
fillon të sillet shumë keq me të saqë fillon edhe ta rrahë. E
ky gjithmonë kujtonte sjelljen e mirë të babait dhe, sa herë
që i kujtohej edukata dhe mirësitë e tij, nga zemra i
shpërthente pikëllimi dhe mërzia.
59
Sa ishte nën robërinë e këtij grabitqari, prej të cilit edhe
e priste edhe fundin, ktheu shikimin kah vendlindja e tij kur
pa se babai po i afrohet afër. Atëherë vrapoi dhe e përqafoi
shtrëngueshëm duke kërkuar ndihmë: “O baba! O baba! Shihe
birin tënd në çfarë gjendje është!” Lotët i ridhnin gurrë mbi
faqet e babait të tij nga përqafimi, kurse armiku po i afrohej
për ta marrë. Kur e pa atë, filloi ta shtrëngojë babain e tij
edhe më tepër dhe nuk e lëshonte.
Çka mendon, a mund t’ia dorëzojë prindi birin e vet grabitqarit
në këtë situatë dhe të ndahet prej tij?! Kurrsesi! E
çka mendon atëherë për Atë që është më i mëshirshëm me
robin e Tij sesa babai me birin e tij apo nëna me birin e saj.
Lum ai rob që vrapon kah Zoti i tij e ikën nga armiku dhe në
derën e Tij qëndron i kërrusur me ballë të pluhuro-sur nga
dheu i pragut, e duke qarë para Tij thotë: “O Allah, mëshiroje
atë që nuk ka mëshirues tjetër përveç Teje; ndihmës
tjetër përveç Teje; strehues tjetër përveç Teje; dhe
kujdestar tjetër përveç Teje! Ky është i gjori, i varfëri dhe
lutësi Yt. Ti je mbrojtësi i tij dhe me Ty është lumturia e
tij. S’ka kush që e strehon dhe e shpëton veç Teje!”
Eja t’u bashkangjitemi veprave të mira dhe shpërblimeve
të mëdha. Eja t’i shoqërojmë besimtarët e sjellshëm
dhe të moralshëm le të jemi syçelë e mos të çalojmë pasi të
drejtohemi dhe mos të humbasim pasi të udhëzohemi.
Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë përherë me ju!