Vlera e muajit Muharrem
Falënderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala], Zotit të
botëve, ndërsa paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të
Dërguarin tonë Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] familjen
dhe shokët e tij.
Muaji Muharrem është muaj i madh dhe i begatshëm, është
edhe muaji i parë i vitit hënorë (Hixhrij) dhe po ashtu njëri prej
muajve Hurum (të ndaluar për luftë) për të cilët Allahu [subhanehu
ve teala] ka thënë:
“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si
është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre
katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me
mëkat) veten tuaj në ata katër muaj. Luftoni të gjithë idhujtarët pa
dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dine se Allahu është me ata
që ruhen (të këqijave).” [Et-tevbe, 36]
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi
ve sel-lem] ka thënë:
“Viti i ka dymbëdhjetë muaj prej tyre katër të shenjtë, tre të
njëpasnjëshëm Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem. Kurse muaji
Rexheb mes muajit Xhumadel-uhra dhe Sha’ban.” 1
Muaji Muharrem është quajtur me këtë emër për arsye të qenies
së tij Muharrem (i ndaluar) dhe përforcimit për ndalimin e tij. Këtë
e argumenton fjala e Allahut xh.sh. ku thotë:
“Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj (në ata katër muaj)!” [Ettevbe,
36]
Që donë të thotë se në këta muaj mëkati është më i madh se sa
në muajt tjerë, por natyrisht që edhe shpërblimi është më i madh.
1 Transmeton Buhariu me nr: 2958.
3
Thotë Katade për fjalën e Allahut [subhanehu ve teala]: “Pra
mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)”: Mëkati
në këta katër muaj është barrë më e madhe edhe pse padrejtësia
dhe mëkati në çdo kohë janë të mëdha. Mirëpo, Allahu [subhanehu
ve teala] madhëron prej çështjeve të Tij çfarë të dojë. Gjithashtu
thotë: “Allahu zgjedh nga krijesat çfarë të dojë”, ka zgjedhur prej
melekëve dhe njerëzve të Dërguar, ka zgjedhur prej fjalëve
përmendjen e Tij, ka zgjedhur prej tokës xhami, ka zgjedhur prej
muajve muajin Ramazan dhe muajt Hurum, ka zgjedhur prej ditëve
ditën e xhuma, ka zgjedhur prej netëve natën e madhe të Kadrit.
Andaj, madhëroje atë që e ka madhëruar Allahu [subhanehu ve
teala]. Prandaj e madhërojnë atë që e ka madhëruar Allahu të zotët
e kujtesësë dhe mendjes”.2
Vlera e agjërimit nafile në muajin Muharrem
Transmetohet nga Ebu hurejre [radijallahu anhu] se Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Agjërimi më i vlefshëm pas agjërimit të ramazanit është agjërimi i
muajit Muharrem.”3
Është vërtetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se
nuk ka agjëruar asnjë muaj të plotë përveç Ramazanit, mirëpo nga
hadithi kuptohet nxitja për shtimin e agjërimit gjatë muajit
Muharrem e jo tërë muajin. Po ashtu është vërtetuar nga
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka shtuar agjërimin në
muajin Sha’ban e ndoshta nuk është inspiruar Pejgamberi [sallallahu
alejhi ve sel-lem] për vlerën e muajit Muharrem përveç në
fund të jetës së tij.4
- Allahu zgjedh çfarë të dojë prej vendit dhe kohës:
2 Tefsiri i Ibën Kethirit Allahu e mëshiroftë. Tefsiri i sures Et-Tevbe ajeti 36.
3 Transmeton Muslimi me nr: 1972.
4 Sqarimi i Imam Neveviut, Allahu e mëshiroftë, në Sahihu Muslim.
4
Thotë El-Izz bin Abduss-Selami Allahu e mëshiroftë: “Vlera e
vendeve dhe kohërave është në dy mënyra:
E Para: Vlerë e dunjasë, dhe
E Dyta: Vlerë fetare që Allahu [subhanehu ve teala] begaton
robërit e Tij me vlerën e shpërblimit të punuesve, si vlera e
agjërimit të Ramazanit është më e madhe se sa vlera e muajve tjerë.
E kështu dita e Ashureve, vlera e tyre është kthyese në bamirësinë
e Allahut të lartësuar ndaj robërve të Tij.”5
E paqja dhe mëshira qofshin për Pejgamberin tonë
Muhamedin dhe mbi familjen dhe tërë shokët e tij.
5 Kavaidul Ahkam 1/38