Artikuj




Vlera dhe rregulla të therjes së Kurbanit


Kurban: është emri i kafshës e cila theret nga kafshët e


buta, si deveja, lopa dhe të imtat (delet dhe dhitë), ditën e kurban


Bajramit pas namazit të bajramit dhe vijon edhe tre ditë tjera që


quhen ditët të Teshrikut.


Deveja dhe lopa mund të bëhet kurban për shtatë persona kurse


kafshët e tjera vlejnë vetëm për një person dhe familjen e tij.


Ky veprim bëhet me nijet për kurban dhe me qëllim afrimin tek


Allahu.


Fjala Kurban vjen nga fjala ‘kurb’, që do të thotë afrim, sepse


kurbani theret me qëllim afrimin tek Allahu. Kurse emërtim tjetër


në gjuhën arabe është Ud'hije që vjen nga fjala ‘duha’, që do të


thotë paradite, sepse ajo është koha e therjes së tij.


Ligjërimi i therjes kurbanit ..


Allahu ka thënë: “


$0 12$ 


3 45 


“Falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!” ()l Keuther: *)


Gjithashtu Allahu ka thënë:


“Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin


e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim.


Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuluni. Dhe jepu


lajme të mira atyre që janë të përulur.” ()l ,a-h: ./)


“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja


ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak.


Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”.


()nam 01*-01.)


Po kështu Profeti (alejhis salatu ue selam) ka therur me dorën e


tij dy desh, laramanë me brirë. I theri me dorën e tij duke thënë:


“Bismilah Allahu Ekber.”





Pjesa dërrmuese e dijetarëve islamë e shikojnë se therja e


kurbanit është një traditë profetike shumë e preferuar ‘Suneh


muekede’, madje disa të tjerë, siç është Shejh Uthejmini dhe Medhhebi


,anefi kanë shprehur mendimin se është detyrë për atë që ka


mundësi.


Forma e therjes ..


Kur të theret kurbani, kthehet nga Qabja - kibla, thuhet: “Bismillah,


Allahu Ekber” dhe thuhet: “O Zot ky kurban është për mua


dhe familjen time”, siç është edhe tradita profetike. Kjo tregon se


për të gjithë familjen mjafton të bëhet një kurban.


Urtësia e therjes së kurbanit ..


Disa nga këto urtësi janë:


* Përmendja e Allahut dhe njësimi i tij. Sepse muslimani që ther


një kurban apo edhe çdo kafshë tjetër e ka detyrë që të përmendë


Allahun duke thënë bismil-lah.


* Falënderimi i Allahut për këto begati që na ka dhuruar duke


kujtuar se Allahu i krijoi këto kafshë për ne me qëllim që ne t’i


shfrytëzojmë për nevojat tona. Për këtë Allahu ka thënë:


“Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni


mirënjohës.” )l ,a-h: .1


* Bamirësia ndaj njerëzve, veçanërisht ndaj të varfëve dhe


njerëzve në nevojë në këto ditë të begata. Për këtë Allahu ka thënë:


“Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!”)l ,a-h:


*=


* Ringjallja e traditës së profetit Ibrahim dhe birit të tij Ismailit,


ku Allahu i dhuroi më zëvendësim të therjes së tij një dash të


madh. Këtu nuk mund të anashkalojmë historinë e Profetit


Ibrahim me djalin e tij Ismailin, siç e ka përmendur Allahu në


Kuran:





“ Ai tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.”


 “O Zoti im, dhuromë një fëmijë prej të mirëve!”


 Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!


 Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali


im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O


ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i


durueshëm!”


 Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me


ballë përtokë.


 Ne e thirrëm: “O Ibrahim,


 Ti e përmbushe ëndrrën.” Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët!


     Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!





 Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh,


  Dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.


 “Paqja qoftë mbi Ibrahimin!”


 Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët.


 Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.


556. Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is’hakut, profet prej


njerëzve të mirë.


 Dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun, por midis pasardhësve të tyre,


përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me


gjynahe.(Es Saf-fat)


Koha e therjes së kurbanit ..


Kurbani theret pas faljes së namazit të Bajramit dhe ka afat edhe


tri ditë më pas.


Kushtet që duhet të plotësojë kafsha që do të theret për


kurban ..


 Së pari duhet të arrijë moshën e kërkuar; delja duhet të


plotësojë 1 muaj e lart, dhia një vit e lart, lopa dy vjet e sipër dhe


deveja @ vjet e lart. Aë këtë mes janë të njëjte si kafsha mashkull


apo femër pa dallim mes tyre.


 Duhet të jetë pa mangësi trupore, siç është kafsha e sëmurë,


kafsha qorre, ajo që çalon shumë, dhe ajo që është e pavetëdijshme


për shkak të dobësisë së saj. Muslimani duhet të zgjedhë kafshën


më të mire, sepse Allahu nuk pranon vetëm se të mirën. Ashtu siç





përzgjedh dhuratën më të mirë për njeriun apo mikun e dashur,


atëherë bëj adhurimin më të mirë për Zotin tënd.


Aëse një musliman dëshiron të there kurban, ai që nga fillimi i


muajt Dhul ,i-he, pra B ditë para se të there kurbanin, nuk i


lejohet që të presë thonjët, flokët dhe qimet e trupit derisa të there


kurbanin, sipas thënies së Profetit alejhi salatu ue selam: “Kur të


;llojë 5< ditëshi i muajit Dhul Hi=he dhe dëshiron ndonjëri prej jush të


therë kurban nuk duhet të presë qimet dhe thonjët e tij.” Ahmedi


dhe Muslimi Ky rregull është vetëm për personin që do ta therë


kurbanin me dorën e tij, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes e kanë të


lejuar prerjen e tyre.


Urtësia për këtë ndalesë është se përderisa muslimani ka marrë


pjesë në disa veprime që kryen ha-hiu, siç është therja e krubanit,


atëherë i ngjason edhe në ndalimin e prerjes së thonjve dhe qimeve


të trupit ashtu siç bën ha-hiu gjatë ha-hit kur është me ihram.


Aëse ai që dëshiron të there kurban pret flokët apo thonjtë, nga


harresa, padituria apo pa qëllim atëherë nuk ka rënë në mëkat,


madje lejohet në rast nevoje.


Pëlqehet që kurbani të pjesëtohet në tre pjesë; një pjesë e jep


sadaka tek të varfrit, një pjesë e dhuron tek të afërmit, miqtë apo


të afërmit dhe një pjesë e mban për veten dhe familjen e tij.


Dhurata mund të bëhet edhe ndaj jomuslimanit, sidomos kur


mendon se afrohet nga islami.


A lejohet të theret kurbani për të vdekurit?


Kur themi për të vdekurit, kemi për qëllim që ta therim një


kurban në emër të Allahut dhe vetëm për Të, por këtë shpërblim ta


bëjmë nijet për të vdekurin dhe nuk është qëllimi që të theret për


të. Adërsa therja e kurbanit për hir të vdekurit dhe në emër të tij,


konsiderohet shirk dhe mëkat i madh.


Meqenëse therja e kurbanit është një formë adhurimi dhe ajo


duhet t’i dedikohet vetëm Allahut.





Dijetari i njohur Salih ibn Muhamed )l-Uthejmin Allahu e


mëshiroftë në lidhje me këtë çështje ka thënë:


 Të therë kurban për të vdekur me nijet dytësor, kurse nijeti


kryesor të jetë për të gjallët, për veten dhe familjen e tij. Kjo është


edhe forma e therjes së kurbanit nga Profeti alejhis salatu ue


selam.


 Të therë kurban sipas amanetit dhe porosive që ka lënë i


vdekuri. Kjo bazohet në fjalën e Allahut: “Kush e ndryshon


testamentin pasi e ka dëgjuar, ta dijë se gjynahu është i rëndë për ata


që e ndryshojnë! Sigurisht që Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.” )l


Bekare: 0=0 Pra duhet të therë sipas amanetit që ka lënë.


 Të therë kurban veçanërisht për t'ia dhuruar shpërblimin e tij


të vdekurve. )dhe kjo formë është e lejuar ashtu siç lejohet dhënia


e sadekasë për ta. Mirëpo nuk duhet të mendojmë që veçimi i të


vdekurve duke therur kurban për ta është nga tradita profetike,


sepse kjo formë nuk është praktikuar nga ai për asnjë nga njerëzit e


tij të afërt dhe të dashur.


Disa njerëz nga masa e gjerë mendojnë se kurbani theret vetëm


me nijet për të vdekurit dhe kjo nuk është e bazuar asgjëkundi.


Adhurimet në islam nuk janë thjesht lëvizje mekanike pa


ndonjë synim madhor. Adhurimet në vetvete përmbajnë atë që


përmirëson individin dhe shoqërinë; përmirësimi dhe rregullimi i


zemrës duke arritur të realizojë botëkuptimet e adhurimit të


Allahut dhe t'i bindet Atij pa kushte. Pas kësaj arrihet rezultati që


është devotshmëria. Për këtë Allahu ka thënë:


“Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin devotshmëria


juaj.” )l ,a-h: .C


Shejh Sadiu Allahu e mëshiroftë  në lidhje me këtë ajet ka


thënë: “Adhurimet nëse nuk shoqërohen me sinqeritet dhe devotshmëri,


iu ngjajnë lëvoreve pa fruta dhe trupit pa shpirt.”



Postimet e fundit

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL

Ja pse duhet ta duam ...

Ja pse duhet ta duam Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)

Dyzet Hadithe nga Ima ...

Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

Islami me pak fjalë B ...

Islami me pak fjalë Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik 1