Si të veproni me fëmijët tuaj që ata të falen?
Si t’i bëni fëmijët tuaj që të falin namazin vetvetiu, pa i nxitur ata
fare me fjalë apo polemika?!
Fëmijët tuaj nuk falen, ata ju kanë lodhur duke i nxitur për
namaz!
Ejani pra dhe shikoni se si do t’i ndryshoni ata që të falen
vetvetiu bi idhnilah te ala (me leje të Allahut të Lartësuar).
Njëra nga motrat muslimane tregon rrëfimin e saj dhe thotë:
”Po ju tregoj se si më ka ndodhur mua kjo ngjarje interesante .
Vajza e ime ishte në klasën e pestë të shkollës fillore, shumë
vështirë i vinte falja e namazit. I vinte vështirë deri në atë masë
saqë një ditë prej ditëve i thashë: “Ngrihu falu, e pastaj e përcolla
dhe e pashë se ajo mori sexhaden dhe e gjuajti për tokë. Mua më
erdhi keq shumë për këtë gjest të saj. Ajo erdhi tek unë dhe e
pyeta: A u fale? Ajo më tha po.
Më besoni se pa vetëdije e godita me shuplakë në fytyrë.
Kuptova se bëra gabim, po ai gjest i saj shumë më mundoi, e
qortova shumë dhe më pas qava. E këshillova dhe e frikësova me
dënimin e Allahut të Lartësuar për ata të cilët nuk falin namazin,
por i tërë mundi më shkoi kot, pa kurrfarë suksesi.
Një ditë njëra nga motrat muslimane më tregoi një ngjarje
shumë interesante që i kishte ndodhur asaj. Ajo kishte vizituar
njërën nga te afërmet e saj. E afërmja e saj ishte jo edhe aq shumë e
devotshme, por posa hyri koha e namazit, u ngritën fëmijët e saj
dhe menjëherë u falën vetë pa kurrfarë nxitjeje nga ajo apo
kërcënimi. U habita për këtë dhe i thashë: Si është e mundur që
fëmijët e tu të falen pa i urdhëruar dhe pa i kërcënuar?
Ajo më tha: Vallahi nuk kam bërë diçka tjetër vetëm se para
martesës e kam bërë këtë lutje dhe vazhdoj ta bëj atë deri sot. Unë
4
e mora atë këshillë prej asaj motre muslimane. Fillova t’i lutem
Allahut shumë me atë dua që ma tregoi ajo motër. Lutesha me atë
dua në namazin e vitrit dhe gjatë gjithë namazeve farze para se të
jepja selam si dhe në të gjitha ato kohë ku Muhamedi salallahu
alejhi ue selam na ka treguar se janë kohë që Allahu i pranon
duatë. Vallahi, vajza e ime prej ditës së parë që kam filluar këtë
dua është ajo që vetë na zgjon nga gjumi dhe na kujton namazin,
së pari mua pastaj edhe të gjithë vëllezërve të saj. Gëzohem që të
gjithë i kushtojnë rëndësi të madhe namazit. Këtë befasi për të
mirë e pa edhe nëna ime, kur na vizitoi në shtëpi. Ajo u mahnit kur
vërejti se vajza ime ishte ajo që tani vetë zgjohej dhe na zgjonte
edhe ne për namaz .
Unë tani e di se ju jeni shumë kureshtarë që ta dini atë dua e cila
ndryshon jetën e fëmijëve tuaj. Ajo dua është kjo:
[4 قَﺒَ لَّ اُد عءَ " [إ ﻴﻫاﺮﺑم: 0 ﻲَّ ت ِ رَ نَّ�اَ َو �ِّ " ﻌْ يِﻘُﻣ و ِةَﻼَّﺼلا َﻢ ﻣَ ﻦِ رُذ
(Rabbixh- Alni mukimes salati ue min dhurr-rrij-jeti. Rab-bena ue
tekab-bel du’a).
Në gjuhën shqipe kjo dua ka këtë përkthim: “O Zoti im! Më bëj
mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe
pranoje lutjen time o Zoti ynë!” (El Ibrahim: 40)
Dhe së fundi, pra le të jetë kjo këshillë për të gjithë ju: Mos
harroni! Sa më shumë dua, dua, dua, ngase ju e dini shumë mirë se
duaja është arma më e fortë e besimtarit.
Ju porosis që këtë këshillë ta shpërndani sa më shumë që të
keni mundësi, në mënyrë që të kenë dobi sa më shumë njerëz.
Dhe në fund, mos na harroni në duatë tuaja.