Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit,
Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Dëshmoj
se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç
Allahut, të Vetmit, që nuk ka shok, dhe
dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i
dërguar i Tij, sal-lallahu alejhi ue selem.
Ndër tiparet e një njeriu të mençur është të
jepet pas mirësive e dhuratave të ndryshme
të Allahut dhënë robërve të Tij në vende dhe
kohë të vlefshme. Ndër këto mirësi janë edhe
ato të muajit Ramazan, muajit të Kuranit dhe
faljes.
Ky muaj fisnik është sezon për edukimin e
shpirtit për nënshtrim ndaj Allahut, edukim
për t’u larguar nga të këqijat si dhe për të
mësuar normat e fesë së pastër. Ky muaj
është një mundësi jashtëzakonisht e madhe
për thirrësit që t’i edukojnë dhe t’ua mësojnë
njerëzve çështjet e fesë së tyre. Mu për këtë,
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
2
thirrësit mezi i presin këto mundësi për ta
çuar në vend urdhrin e Allahut, për të punuar
e për t’i thirrur njerëzit në të vërtetën.
1. Muaji Ramazan është mundësi për
edukimin sipas metodologjisë së drejtë
në marrjen e dijes dhe fetuave
(vendimeve fetare). Nxënësi i dijes e
shfrytëzon këtë muaj për t’ua mësuar
njerëzve dispozitat e fesë, për të
vendosur metodologjinë e shëndoshë
në pranimin e atyre dispozitave. Sa për
ilustrim, mund të përmendim: kujdesin
ndaj argumentit si dhe argumenti të
jetë i saktë. Gjithashtu, të pyeturit e
dijetarëve të besueshëm rreth
normave që nuk i di, mosndjekja e
shkarjeve (gabimeve) të dijetarëve dhe
lehtësimeve të tyre. Sa të nevojshëm
janë njerëzit për t’i njohur këto çështje
metodologjike, te të cilat fillimisht
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
3
mbështetet personi kur kapet e
praktikon çështjet e fesë së tij.
2. Muaji Ramazan është mundësi për
edukimin e njerëzve për t’iu
nënshtruar urdhrit dhe gjykimit të
Allahut, si dhe kur vjen çështja te
tekstet fetare, nuk ka diskutim e as
kundërshti në mes tyre. Allahu i
Lartësuar thotë: “Jo, për Zotin tënd,
ata nuk do të jenë besimtarë të
vërtetë, derisa të të marrin ty për
gjyqtar për kundërshtitë mes tyre.”
(Nisa, 65) Omeri, Allahu qoftë i
kënaqur me të!, iu afrua Gurit të Zi, e
puthi dhe tha: “Vërtet, unë e di se ti je
vetëm një gur, që nuk sjell as dëm e as
dobi. Sikur të mos e shihja të
Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
4
ue selem, duke të të puthur, nuk do të
të puthja.”1
3. Ibn Haxheri, në librin e tij Fet’hul Bari,
thotë: “Në këtë thënie të Omerit ka
argument për nënshtrim në çështjet e
fesë dhe pasim i asaj që nuk i njihet
urtësia. Ky është një rregull madhor në
pasimin e të Dërguarit, sal-lallahu
alejhi ue selem, në veprimet e tij, edhe
nëse nuk i njihet urtësia.”2 Ndaj,
njerëzit patjetër duhet të mësojnë nga
muaji Ramazan, t’ua mësojnë të
tjerëve respektimin e teksteve fetare,
moskundërshtimin e tyre, si dhe
mosdhënien përparësi logjikës
kundrejt tekstit, siç veprojnë injorantët
në këtë kohë.
1 Mutefekun alejh, motërzimi është i Buhariut. Buhariu,
1520 dhe Muslimi, 1270.
2 Fet’hul Bari sherh Sahih el Buhari, 3/463.
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
5
4. Medoemos duhet shfrytëzuar
mundësinë e këtij muaji fisnik për ta
edukuar shpirtin me sinqeritet.
Agjërimi është një adhurim i fshehtë,
që nuk vihet re sikurse adhurimet dhe
bindjet e tjera. E, nuk ka dyshim se
marrja në konsideratë e këtij kuptimi
ndihmon në rritjen dhe në
përmirësimin e sinqeritetit në shpirt.
Prandaj, ky lloj agjërimi mund të jetë
mundësi për forcimin e
vetëpërmbajtjes dhe shtysës së
brendshme, që është këshilluesi i
Allahut në zemrën e çdo muslimani.
Agjërimi vjen për t’ia kujtuar njeriut
rëndësinë e këtij këshilluesi, si dhe për
ta forcuar e zhvilluar atë.
5. Gjithashtu, agjërimi është mundësi e
volitshme për edukimin dhe forcimin e
vullnetit. Njeriu e mposht armikun e
tij, e thyen egon, e përballon etjen dhe
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
6
urinë, e, në këtë ka zbehje të dëshirës
për braktisjen e gjërave të rëndomta.
6. Po ashtu, ndër gjërat e rëndësishme
që përfitojmë në Ramazan është edhe
të mësuarit e njerëzve çështjen se feja
është e lehtë. Ky aspekt është
jashtëzakonisht i rëndësishëm, për
faktin se në shumicën e mendjeve
njerëzore është ngulitur bindja se në
fe ka vështirësi, rreptësi e ashpërsi. Kjo
është pikëpamje që e propagandojnë
armiqtë e fesë nëpër artikujt dhe në
shkrimet e tyre tek pretendojnë kinse
në fe paska shtypje, pranga e kufizime.
Prandaj, patjetër duhet të
shfrytëzohet mundësia e Ramazanit,
dispozitat dhe lehtësimet e tij të
ndryshme. I Dërguari i Allahut, sallallahu
alejhi ue selem, u dërgua me
fenë tolerante e të lehtësuar, siç thotë
Allahu i Lartësuar: “Ai (Allahu) nuk ju
ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj.”
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
7
(Haxh, 78), respekvisht nuk ju ka
ngarkuar me atë që nuk mund ta
bartni e as nuk ju ka obliguar me diçka
që ju rëndon e të mos ju caktojë
rrugëzgjidhje dhe lehtësim të madh. Ai
ka urdhëruar e ka obliguar vetëm atë
që është e lehtë për shpirtrat, që nuk i
rëndon e nuk i neverit. E, nëse
paraqiten shkaqet obliguese për
lehtësim, atëherë vjen në shprehje
lehtësimi: ja me lënien e tërësishme, ja
me lënien e pjesshme të tij. Lidhur me
dispozitat e agjërimit, që tregojnë
lehtësinë e fesë, ekzistojnë shumë
shembuj të sjellë nga dijetarët, andaj
duhet përfituar nga rasti për t’i mësuar
njerëzit se kjo fe është e lehtë. Mirëpo,
njëkohësisht nuk lejohet abuzimi me
dispozitat e fesë. Te disa njerëz çështja
e lehtësimit arrin deri në atë shkallë sa
të dalë jashtë kuptimeve dhe kufijve të
fesë, saqë bën hile me dispozitat
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
8
fetare, gjë që konsiderohet formë e
talljes, mënyrë dhe rrugë e benu
israilëve, të cilët, me hilet e
mashtrimet më të ulëta, lejuan atë që
ka ndaluar Allahu. Feja, ashtu siç e
lufton keqpërdorimin, e lufton edhe
ekstremizmin dhe teprimin. Si shembuj
të kësaj mund të përmendim: nuk
lejohet agjërimi i ditës së Bajramit,
ndalohet vazhdimësia e agjërimit pa
ndërprerje, pa bërë iftar fare sepse kjo
konsiderohet teprim.
7. Ramazani është mundësi e favorshme
për t’ua mësuar njerëzve madhështinë
e kësaj feje. Ndër madhështitë e kësaj
feje është ajo se përfshin të gjitha
çështjet bashkëkohore, sikurse çështja
e: dializës, anestezisë, mjeteve
penguese të menstruacioneve,
mbushjes së nervit të dhëmbit, pastës
së dhëmbëve, udhëtimit me aeroplan,
injeksioneve, transfuzionit të gjakut,
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
9
astmës, ushqyeseve, e të ngjashme.
Për të gjitha këto ke për të gjetur
përgjigje në fe, me tekst apo analogji,
e di ai që e di e s’e di ai që s’e di. Kjo e
argumenton gjerësinë e kësaj feje dhe
madhështinë e saj, si dhe kjo fe është
e përshtatshme për çdo kohë e vend.
Ndër aspektet më të rëndësishme që
përfitojmë nga muaji Ramazan është
dallimi ynë nga të tjerët me besimin
dhe fenë tonë. Allahu i Lartësuar
thotë: “O besimtarë! Ju është
urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte
urdhëruar atyre para jush.” (Bekare,
183) Ithtarët e Librit ndryshuan,
falsifikuan dhe devijuan atë që ua
kishte urdhëruar Allahu. Agjërimi,
fillimisht, të krishterëve iu obligua në
stinën e verës. Kjo i rëndoi, ndaj e
qitën në pranverë, duke ia shtuar edhe
dhjetë ditë, siç pretendonin ata, si
shpagim për ndryshimin. Më pas, ata i
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
10
goditi krizë ekonomike me çështjen e
mishit, djathit, vezëve dhe prodhimeve
të kafshëve. Një prej mbretërve të tyre
urdhëroi që të agjërohet ndaj këtyre
produkteve, ndaj ky dekret u bë
agjërim tek ata. Allahu e mbrojti këtë
umet nga ndryshimi dhe devijimi në
dispozitat e fesë së tyre.
8. Ramazani, me adhurimet e tij të
shumanshme, është mundësi ideale
për t’i inkurajuar njerëzit drejt gjërave
të preferuara dhe për t’ua mësuar
dispozitat e adhurimeve, ndër to:
- Tërheqje e vëmendjes rreth vlerës
së namazit të teravisë, vlerën e
namazit të natës dhe aspekte të
tjera të përkushtimit.
- Udhëzimi rreth shtimit të këndimit
të Kuranit dhe të mësuarit e
dispozitave dhe normave të
këndimit të tij, ngase Ramazani
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
11
është muaji i Kuranit dhe njerëzit i
përkushtohen atij.
- Gjithashtu, të folurit rreth
dispozitave të zekatit, sepse
njerëzit e kanë bërë zakon që
zekatin e pasurisë së tyre ta
nxjerrin në Ramazan.
- Po ashtu, biseda rreth dispozitave
të itikafit, etikës nëpër xhami dhe
shoqërimit të mirë.
- Të folurit duke sqaruar dispozitat e
umres, për shkak të kujdesit të
njerëzve për ta kryer gjatë
Ramazanit dhe për shkak të vlerës
së saj sepse një umre në Ramazan
vlerësohet me një haxhillëk.
Prandaj, t’i nxisim njerëzit ta
kryejnë umren dhe t’ua sqarojmë
rregullat e nevojshme që u
interesojnë.
- Ramazani është kohë e begatë,
ndaj është mirë të kaliturit për të
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
12
kryer lloje adhurimesh të
dobishme për muslimanët, sikurse
dhënia iftar agjëruesve. I Dërguari i
Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem,
thotë: “Ai që ushqen një agjërues,
do ta ketë shpërblimin sikur ai, pa
u pakësuar aspak shpërblimi i
agjëruesit.”3 Sa bukur do të ishte
sikur të shtroheshin sofrat e iftarit
për të varfrit dhe të ngratët dhe të
uleshin banorët e lagjes duke bërë
iftar bashkë me ta.
- Përgatitja e xhamive, pastrimi,
parfumimi dhe të bëhen gati për
agjërim e namaz nate, si dhe
nevojat e tjera, si: ndriçimi, ajrosja
e tyre, e të ngjashme. Gjithashtu
edhe udhëzime dhe gjallërime
3 Tirmidhiu, 807 dhe Ibn Maxhe, 1746. Albani e
saktëson në Sahih Sunen et Tirmidhi.
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
13
shtesë që i bën imami i xhamisë
për njerëzit për t’i inkurajuar për
adhurim.
9. Prej aspekteve kundrejt të cilave duhet
tërhequr vërejtjen janë:
- Sqarimi i dëmeve të kalimit të
natës në gjëra të padobishme.
Shumë njerëz gjatë Ramazanit e
kalojnë natën duke shikuar kanale
televizive, shëtitje nëpër parqe,
parkingje, trotuare e nëpër tregje
duke humbur kohën.
- Paralajmërimi nga rreziku i teprimit
me ushqim. Ai që kujdeset për
çështjet e fesë së tij nuk është
tejkalues i masës.
- Gjithashtu, paralajmërimi nga
shndërrimi i këtij adhurimi
madhështor në traditë sepse disa
njerëzve disa adhurime (ibadete) u
bëhen tradita (adete) dhe si
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
14
rezultat i kësaj dilet nga thelbi i
tyre duke mos lënë asnjë ndikim.
10. Po ashtu, fakti me të cilin duhet t’i
kujtojmë njerëzit gjatë Ramazanit
është se turpi nuk duhet t’i pengojë
nga të kuptuarit e fesë. Kështu, has
vashëzën e re, që tashmë i është
paraqitur cikli menstrual, ndërkohë e
pengon turpi dhe ndrojtja, sipas saj, të
njoftojë për problemin e vet. Rezultat i
kësaj është se nuk e agjëron muajin
Ramazan, ndërkohë agjërimi i është
bërë detyrë asaj! Apo ndonjë tjetër, që
i shfaqet cikli gjatë ditës së Ramazanit
dhe, nga turpi, nuk e njofton familjen e
saj, porse e vazhdon agjërimin ditëve
të ciklit pa i kompensuar ato ditë!
11. Muaji Ramazan, ky muaj fisnik, është
mundësi për t’ua tërhequr vërejtjen
njerëzve kundrejt disa haditheve të
dobëta (daife). Nuk ka dyshim se
përhapja e haditheve të dobëta ka
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
15
pasoja të shumta negative. Kjo
nënkupton përcjellje nga Pejgamberi,
sal-lallahu alejhi ue selem, të asaj që
nuk është vërtetuar se e ka thënë ai.
Ndër këto hadithe mund të
përmendim: “Gjumi i agjëruesit është
adhurim.”4 “Agjëroni, të jeni të
shëndoshë.”5 “Ai që e prish agjërimin e
një dite në Ramazan, pa arsye, nuk e
arrin shpërblimin, edhe nëse agjëron
tërë jetën.”6 “Agjërimi i muajit
Ramazan qëndron pezull ndërmjet
qiellit dhe tokës dhe nuk ngrihet
vetëmse me dhënien e sadakatul
4 Bejhekiu, Shuab el iman, 3652, që është hadith i
dobët. Albani e vlerëson si të dobët në Silsila daife,
4696.
5 Taberaniu, El Eusat, 8312, që është i dobët. Albani e
vlerëson si të dobët në Silsila daife, 253.
6 Ibn Ebu Shejbe, Musanef, 9784, që është i dobët.
Albani e vlerëson si të dobët në Daifu Tergib ue terhib,
605.
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
16
fitrit.”7 Këto hadithe, dhe të ngjashme,
që nuk janë autentike, janë përhapur
në mesin e njerëzve. Prandaj, duhet
tërhequr vërejtjen për pasaktësinë e
tyre, si dhe paralajmërimin kundrejt
transmetimit të haditheve para
vërtetimit të autenticitetit të tyre.
12. Gjithashtu, të mësuarit e njerëzve
kujdesin dhe interesimin për Sunetin
gjatë rasteve që duhet të shfrytëzohen
në Ramazan. Çështja e zbatimit të
Sunetit konsiderohet çështje e
rëndësishme metodologjike. Sunetet i
plotësojnë farzet, e lartësojnë pozitën
e njeriut, ndihmojnë drejt
devotshmërisë dhe ruajtjes së shpirtit.
Ndër shkaqet e dobësimit të ndikimit
të Ramazanit në shpirtrat e njerëzve
7 Ibn Xheuziu, El Ilel el mutenahijeh, 824, që është i
dobët. Albani e vlerëson si të dobët në Daifu Tergib ue
terhib, 664.
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
17
ndonjëherë është shpërfillja në
përgatitjen e tyre për këtë sezon të
madh. Në këtë çështje neglizhencën e
vëren te disa ligjërues, predikues e
nxënës të dijes. Allahu i Lartësuar
agjërimin e ka bërë ndihmesë për
thirrësit, ngase në këtë muaj
prangosen djajtë, përthyhen shpirtrat
dhe largohen shumë shpifje e
gënjeshtra, arroganca, shkujdesja dhe
dalldi, që e pengojnë përgjigjen ndaj
thirrësit të Allahut.
13. Fakti që e shton ndikimin e muajit
Ramazan në shpirtrat e njerëzve është
kujtimi lidhur me vlerat e Ramazanit,
ndër të cilat:
- “Atij që e agjëron Ramazanin me
besim dhe duke shpresuar
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
18
(shpërblim prej Allahut), i falen
mëkatet e kaluara.”8
- “Në Xhenet është një portë e
quajtur Rejan. Ditën e Gjykimit nga
ajo derë do të hyjnë vetëm
agjëruesit, askush tjetër.”9
- “Era e gojës së agjëruesit tek
Allahu është më e këndshme sesa
aroma e miskut.”10
- “Agjëruesi ka dy raste në të cilat
gëzohet: (1) kur bën iftar, i gëzohet
iftarit dhe (2) kur e takon Zotin, i
gëzohet agjërimit të tij.”11
- Sqarimi se agjërimi është mjet
drejt devotshmërisë. Meqë shpirti
abstenon nga e lejuara, duke
8 Mutefekun alejh: Buhariu, 38 dhe Muslimi, 760.
9 Mutefekun alejh: Buhariu, 1797 dhe Muslimi, 1152.
10 Mutefekun alejh: Buhariu, 1805 dhe Muslimi, 1151.
11 Mutefekun alejh: teksti është i Muslimit. Buhariu,
1805 dhe Muslimi, 1151.
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
19
synuar kënaqësinë e Allahut të
Lartësuar dhe duke pasur frikë nga
dënimi i Tij, atëherë abstenimi nga
e ndaluara është edhe më
parësore.
- Kujtimi lidhur me dobitë e
agjërimit, ndër të cilat janë edhe
këto: nëse stomaku i njeriut është i
uritur, atëherë përmbahet edhe
epshi i tij; kur të agjërojë, e kupton
hallin e të varfërve me rastin e
urisë së tyre. Kësisoj i mëshiron
dhe u ndihmon atyre, ngase lajmi (i
dëgjuar) nuk është sikur të
shohësh. Në këtë mënyrë përhapet
solidariteti dhe altruizmi.
- Të edukuarit e njerëzve fetarisht.
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur
me të!, përcjell se i Dërguari i
Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem,
ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush
agjëron, të mos flasë fjalë të ulëta
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
20
e të mos bërtasë kot. E, nëse
ndokush e fyen ose e shqetëson, le
t’i thotë: “Unë agjëroj!”12
- Krahas agjërimit, patjetër duhet të
ekzistojë edhe përmbajtja nga
gënjeshtra, thashethemet,
përgojimi e mashtrimi,
domethënë nga të gjitha ndalesat,
veçanërisht ato që shpeshtohen e
përhapen gjatë netëve të
Ramazanit, si: ndjekja e kanaleve
të shthurura, të dëgjuarit e
instrumenteve zbavitëse,
muzikore etj.
14. Ajo që e shton nevojën e sqarimit
gjatë Ramazanit është edhe tematika
e pendimit dhe ekspozimit ndaj
mëshirës së Allahut dhe bujarisë së Tij
12 Mutefekun alejh: motërzimi është i Buhariut.
Buhariu, 1805 dhe Muslimi, 1151.
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
21
në këtë muaj të fisnikërisë, bujarisë
dhe zbritjes së mëshirës. Robi i
kthehet Zotit të tij, mban mendim të
mirë ndaj Tij, do atë që do Ai, urren
atë që nuk pëlqen Ai, me shpresë se
Zoti do t’ia falë mëkatet atij. I
dështuar dhe i humbur është ai që e
arrin muajin e Ramazanit e nuk i janë
falur mëkatet!
15. Gjithashtu, Ramazani është mundësi
për përcjelljen e këshillës drejtuar
femrës, së cilës ndoshta kjo i përcillet
vetëm në Ramazan. Përndryshe si
mund të ndihet gruaja se është si
motër për burrin e saj, se asaj i
obligohet t’i mësojë rregullat e fesë,
veçanërisht rregullat që janë të
veçanta për të, siç janë dispozitat e
menstruacioneve dhe lehonisë.
Natyrisht, ajo patjetër duhet të
kujtohet dhe t’i mësohen rregullat dhe
normat fetare që kanë të bëjnë me të
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
22
kur të dalë për namaz ose për treg, e
të ngjashme, duke iu shmangur
parfumimit, të mos shkojë e vetmuar
me shoferin apo të veshë rroba stolie.
Gjithashtu, asaj i mësohet çështja e
moshumbjes së kohës gjatë përgatitjes
së ushqimeve, të mos bëjë art me
pjata dhe enë, sepse Allahu nuk i do
ata që e teprojnë. Po ashtu, të mos
preokupohet me përgatitjen e
ushqimeve kundrejt adhurimit. Kështu,
do të ndiejë ëmbëlsinë e adhurimit,
nëse i përkushtohet atij. Llogarit
shpërblimin duke u angazhuar me
namazin e natës, leximin e Kuranit,
dhënien iftar agjëruesve në shtëpinë e
saj duke përjetuar shpërblimin: “Ai që
ushqen një agjërues, do ta ketë
shpërblimin sikur ai, pa u pakësuar
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
23
aspak shpërblimi i agjëruesit.”13 Po
ashtu, ajo nuk duhet të angazhohet
për ta kaluar kohën nëpër tregje duke
e humbur kohën më të vlefshme dhe
sezonet më të vyera, ngase këto
nevoja mund t’i kryejë para ardhjes së
këtij muaji.
16. Ramazani është mundësi e mirë për
edukimin e fëmijëve tanë në bindje
dhe respektim të urdhrave të Allahut
duke ushtruar atë që mund të
agjërojë. Shokët e të Dërguarit të
Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, u
bënin fëmijëve të tyre lodra prej leshi,
që i përdornin për fëmijën kur ndiente
uri dhe dhimbje. Kur qante nga
dhimbja e urisë, ua jepnin lodrën
derisa të vinte koha e iftarit.
13 Tirmidhiu, 807 dhe Ibn Maxhe, 1746. Albani e
saktëson në Sahih Sunen et Tirmidhi.
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
24
17. Gjithashtu, gjatë Ramazanit përgatiten
mundësi të shumta për të treguar
kujdesin ndaj komuniteteve. Shumë të
huaj jetojnë mes nesh. Syresh ka që
janë jobesimtarë, të cilët kanë nevojë
për ftesë të mirë për të hyrë në fenë e
Allahut. Po edhe nga muslimanët ka të
atillë që kanë nevojë për mësim dhe
udhëzim. Ka të tillë që vijnë nga
vendet e tyre me risi të shumta e me
bindje të kota. Prandaj, të tillët duhet
të kenë hise në përpjekjen e thirrësve.
Patjetër duhet të kujdeset për të
varfrit e tyre, për mësimin e të
paditurve nga mesi i tyre, këshillimin e
të shkujdesurve dhe butësinë e
dhembshurinë me ta.
18. Roli i thirrësve për tek Allahu i
Lartësuar është edhe paralajmërimi
lidhur me rreziqet e pashmangshme
ndaj umetit që i planifikojnë armiqtë e
fesë për t’i larguar njerëzit nga realiteti
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
25
i Ramazanit duke i preokupuar ata me
programet e kuzhinës dhe gatimit
ditor, ku humbet koha, mbrëmjet dhe
serialet, programet e organizuara për
t’i larguar muslimanët nga feja, për ta
devijuar muajin e adhurimit dhe
Kuranit në muajin e mëkateve,
dëfrimit, argëtimit dhe kalimin e natës
në mëkate. Kjo, pa dyshim se është
çështje e rrezikshme, me ç’rast
thirrësit janë të obliguar t’ua sqarojnë
njerëzve këtë gjë.
19. Orientimi i bisedës, i mesazhit dhe
përmirësimi i tij për atë që për herë të
parë vjen në xhami. Çfarë do t’u themi
atyre që i kanë preokupuar zbavitjet
dhe ndalesat, e që sot janë kthyer të
penduar? Thirrës i suksesshëm është ai
që ka sukses në fundin e muajit duke
arritur fitim të madh. Njerëzit në fillim
të muajit ishin të shkujdesur, ndërsa
para përfundimit të muajit janë kthyer
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
26
të penduar, të rrethuar e të mbuluar
me mikun përmes të cilit i udhëzoi
Allahu. Kjo është prej kritereve të
suksesit të thirrësit tek Allahu.
20. Po ashtu, fakti që duhet të potencohet
këtu është edhe dukuria e përtacisë në
dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Në
ditët e para të Ramazanit vërehet
atmosferë gëzimi për adhurim,
interesim të shtuar për bindje dhe
nënshtrim, pasuar nga një vakje në
mesin e muajit. Ndërkaq, kur vijnë
dhjetë netët e fundit, me veçoritë dhe
vlerat e tyre, zemrat plogështohen,
ambiciet dobësohen. Prandaj, kjo
periudhë duhet të veçohet që në fillim
me tërheqje, joshje dhe nxitje, me
qëllim të vazhdimësisë në adhurim.
21. Në fund, duhet t’i tërhiqet vërejtja atij
që i thërret të tjerët, porse e harron
veten. I tilli patjetër duhet të ketë hise
e të përfitojë nga dhuntitë dhe
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
27
mëshira e Zotit të tij, nga shkaqet e
bujarisë dhe fisnikërisë së Tij, drejt të
cilave i fton të tjerët. Prandaj, nuk
preokupohet me thirrjen e njerëzve
duke harruar vetveten, por duhet të
jetë model dhe ndër njerëzit më të
kujdesshëm në përkushtimin ndaj
adhurimit, në angazhimin me leximin e
Kuranit, faljes së namazit, përmendjen
e Allahut dhe në të gjitha veprat e
mira, që natyrshëm ai i di më mirë se
të tjerët.
E lusim Allahun e Lartësuar të na japë sukses
në shfrytëzimin e kohëve të vlefshme, që do
të na kthehen me dobi për fenë tonë, me
qëllim edukimin e shpirtit për në mirësi duke
e mësuar atë që i sjell dobi dhe shpëtim. Paqja
dhe mëshira e Allahut qofshin për të
dërguarin tonë Muhamed, për familjen e tij
dhe për të gjithë shokët e tij!
Ramazani, mundësi për edukim dhe arsimim
28