Artikuj




Porosia e muajit të mëshirës


Myslimani mes agjërimit formal dhe atij qenësor


S’do mend se agjërimi në aspektin juridik i ka rregullat e veta të


cilave duhet të u përmbahen agjëruesit, por kjo përmbajtje duhet të


jetë domethënëse për ata, përndryshe, humbja e këtij kuptimi të


agjërimit, më shumë do të ishte uri dhe etje. Të agjërosh, në Islam


është të heqësh dorë nga disa gjëra që rëndom janë të lejuara dhe


jo vetëm kaq por ato janë të domosdoshme për të jetuar. Ushqimi


dhe pijet janë elemente të rëndësisë vendimtare për të vazhduar


jeta fizike e individit, ndërsa marrëdhëniet intime bashkëshortore


janë të domosdoshme për të vazhduar të jetojë lloji njerëzor. Pra,


prej këtyre gjërave të domosdoshme duhet të abstenojë agjëruesi


për të fituar kënaqësinë e Allahut.


Mu këtu qëndron porosia e agjërimit. Abstenimi (për një


kohë të caktuar) nga e lejuara, që nganjëherë është e


domosdoshme duhet të na mësojë që përgjithmonë të heqim


dorë nga e keqja dhe e ndaluara. Kjo kohë e Ramazanit është


shans që njeriu të ndryshojë në aspektin pozitiv, të fitojë vetëbesim


në procesin e largimit nga veset dhe veprat e këqija, të kuptojë


edhe praktikisht se nëse ka mundësi që të durojë pa ushqim dhe


pije dhe gjëra të lejuara për një kohë të caktuar, ai ka mundësi të


qëndrojë pa ato gjëra të cilat jo vetëm që nuk i ka të domosdoshme


por janë edhe të dëmshme për të dhe atë në kohë të pacaktuar.


Agjërimi i jep myslimanit një vullnet dhe vendosmëri të këtillë. Ai e


bënë atë që në mënyrën më të lehtë dhe efikase t’i nënshtrohet


Krijuesit të qiejve dhe tokës, Allahut Fuqiplotë.


Agjërimi kultivon tek myslimani edhe një ndjenjë tjetër të


rëndësisë vendimtare për të qenë mysliman, ndenjën e mbikëqyrjes


së vazhdueshme nga Allahu. Kjo ngase agjërimi është vepër tejet


diskrete. Nuk ka mundësi që njeriu të dëshmojë për tjetrin se është


Porosia e muajit të mëshirës 2009


3


duke agjëruar ngase nevojitet një informim i hollësishëm,


gjithëpërfshirës për tërë lëvizjet e njeriut gjatë ditës për të vërtetuar


se nuk ka ngrënë, nuk ka pirë dhe nuk ka bërë asgjë që është në


kundërshtim me rregullat e agjërimit. Madje, edhe sikur të ishte e


mundur një gjë e tillë (përcjellje e vazhdueshme) prapë nuk do të


ishim në gjendje të konfirmojmë se personi në fjalë është duke


agjëruar apo jo, sepse për agjërim nevojitet nijeti, informatë kjo tek


e cila nuk kemi qasje assesi.


Këtë ka mundësi ta dijë vetëm Allahu. Këtu qëndron dhe


forcohet raporti mes njeriut dhe Allahut shikuar nga këndi i


shërbyesit (njeriu) dhe shpërblyesit dhe mbikëqyrësit (Allahu).


Islami insiston, e kjo te agjërimi është shumë e dukshme, që tek


myslimani të mbjellë dhe kultivojë ndjenjën e mbikëqyrjes së


vazhdueshme nga Allahu i Madhërishëm. Të kuptuarit dhe të


jetësuarit e kësaj ndjenje do të rregullonte në mënyrë të


mrekullueshme jetën e njeriut, ngase ai që jeton me ndjenjën dhe


vetëdijen e këtillë, e ka parasysh se gjithnjë është nën mbikëqyrjen


e Allahut. Kësisoj, ai nuk bën keq as publikisht e as kur është në


vetmi derisa mundohet vazhdimisht t’i afrohet Allahut me vepra të


mira.


I pyetur nga Xhibrili se çka është ihsani (bamirësia), i Dërguari


i Allahut ka thënë:


“Të adhurosh Allahun sikur ta shohësh sepse edhe pse ti nuk


e sheh Atë, Ai të sheh ty.” (Buhariu dhe Muslimi) Këtë bamirësi,


si shkallë më e lartë e ngritjes dhe afrimit të myslimanit tek Allahu,


më së miri e mësojmë nëpërmjet agjërimit. Përndryshe, çka e


pengon njeriun që kur është i uritur apo i etur të hajë e të pijë nëse


jo vetëdija e tij se Allahu e sheh dhe e përcjellë vazhdimisht. Duke


u nisur nga kjo, çdonjëri duhet të motivohet që në veprimtarinë e


tij të synojë kualitetin maksimal të veprave, që ato t’i bëjë sa më


mirë që është e mundur. Myslimani, i motivuar nga ndjenja se


është nën mbikëqyrjen permanente të Allahut duhet orvatur që


Porosia e muajit të mëshirës 2009


4


çdo vepër të mirë në jetën e tij ta bëjë maksimalisht mirë, me


veprat dhe angazhimin e tij duhet të synojë përsosmërinë.


Këtë kuptim i kanë dhënë dijetarët dhe njohësit e hadithin fjalës


së Allahut që shënohet në hadithin kudsijj:


“Çdo vepër e njeriut i takon atij, përveç agjërimit, i cili më


takon Mua dhe Unë shpërblej për të.” (Buhariu dhe Muslimi)


Kjo është kështu ngase në agjërim myslimani nuk mund të bëjë


syfaqësi. Kjo është një vepër e cila mund të bëhet vetëm me


sinqeritet ose të mos bëhet fare, në të nuk ka aspak hapësirë për


hipokrizi.


Në të vërtetë, këtë mësim do të duhej ta kuptonin myslimanët


dhe mbi këtë moto (të ihsanit-bamirësisë) do të duhej ta ndërtonin


jetën e tyre. Këtë udhëzim profetik duhet kuptuar si shpirt të


ibadetit, por jo në kuptimin e ngushtë të tij.


Unë jam agjërues, unë jam agjërues


Ekziston një lidhje shumë konkrete në mes të adhurimeve në


Islam dhe raporteve ndër njerëzore. Thënë ndryshe, rezultatet e


veprave që urdhërohen nga Allahu janë të shumanshme. Agjërimi,


përveç asaj që u përmend, ka edhe ndikim të pamohueshëm në


etikën dhe sjelljen e agjëruesit. Ai e bënë atë të durueshëm dhe


tolerant, ashtu që edhe provokimet dhe ngacmimet e jashtme i


përballon me zemërgjerësi dhe butësi. I Dërguari i Allahu thotë:


“Kur dikush prej juve të jetë agjërueshëm mos të flasë fjalë e


as të bëjë punë të këqija. Nëse dikush e ofendon apo e


sulmon, le të thotë: Unë jam agjërues, unë jam agjërues.”


(Buhariu)


Shumica e problemeve dhe mosmarrëveshjeve në mes njerëzve


vijnë si pasojë e mos tolerancës, me ç’rast të dy palëve në konflikt


Porosia e muajit të mëshirës 2009


5


u duhet shumë pak që ai të marrë përmasa të palakmueshme dhe


të dalë prej kontrollit. Në anën tjetër, vetëm pak tolerancë dhe


durim, qoftë edhe i njëanshëm, është garanci për evitimin e


konflikteve çfarëdo qofshin ato. Agjëruesi, bazuar në udhëzimin


profetik, duhet të veprojë në këtë mënyrë. Ai duhet të bëhet


shembulli i durimit dhe tolerancës, duhet të jetë i pari që lëshon pe.


Madje, pasi që t’i ketë praktikuar, këto vlera, ai duhet t’i


proklamojë edhe teorikisht duke i treguar atij që i qëndron përballë


se kjo mirësi buron prej agjërimit dhe është për hir të Allahut. Me


këtë veprim, fitimi do të jetë i shumanshëm, agjëruesi fiton


shpërblim, shpirti i tij fisnikërohet dhe pajiset me durim e


tolerancë, e në anën tjetër edhe personi tjetër do të ndikohet nga


veprimi i këtillë, e nëse jo atëherë nga fjalët.


Rëndësinë e këtij veprimi e konfirmon urdhri i përmendur dy


herë në hadithin: “Le të thotë: Unë jam agjërues, unë jam


agjërues.”


Durimi në muajin e durimit


Në disa hadithe, muaji Ramazan është quajtur muaji i durimit


(shehrus-sabër).


“Agjërimi i muajit të durimit dhe të tri ditëve nga çdo muaj e


largon të keqen e zemrës.” (Ibnu Hibbani) Madje, edhe disa


komentatorë të Kur’anit, i kanë dhënë të njëjtin kuptim ajetit të


kaptinës Bekare:


“Ne gjithsesi do tu sprovojmë me frikë, uri dhe mungesë të


pasurisë, fëmijëve dhe fryteve. Andaj përgëzoji durimtarët.”


(Bekare, 156) Taberiu dhe disa tjerë janë të mendimit se durimi i


përmendur në ajet ka kuptimin e agjërimit.


Është interesant të tërhiqet një paralele mes durimit dhe


agjërimit dhe të kuptohet praktikisht lidhshmëria mes të dyve. Që


Porosia e muajit të mëshirës 2009


6


të dy, në të vërtetë kanë shumë çka të përbashkët dhe kjo i bën gati


një tërësi e pandashme. Për të agjëruar, pas motivit, faktori më


vendimtar është durimi. Ai që nuk mund të qëndrojë pa ngrënë


dhe pa pirë, të durojë pa iu afruar bashkëshortes së vet në ditën e


Ramazanit, nuk mund të agjërojë. Në anën tjetër, agjërimi na


përgatitë që të jemi më të përpiktë në adhurim dhe përulje ndaj


Allahut. Ai na i mëson të dy format e sabrit: sabrin në kryerjen e


obligimeve dhe zbatimin e urdhrave dhe atë në të përmbajturit nga


ndalesat.


Durimi dhe qëndrueshmëria në kryerjen e obligimeve si dhe


shfaqja e përuljes maksimale ndaj Allahut rezulton me hyrjen në


xhenet që duhet të jetë synimi i secilit mysliman. Allahu i


Madhëruar thotë:


“Kush e respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij do të jetë


me ata që Allahu u ka dhënë begati: të dërguarit, të sinqertit,


dëshmorët dhe njerëzit e mirë. Sa shoqëri e mirë janë ata.”


(Nisa, 69)


“Kush e respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Ai do ta


fusë atë në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të


qëndrojnë gjithmonë dhe kjo është fitorja e madhe.” (Nisa, 13)


Nëpërmjet durimit, myslimani e fiton një beneficion shumë të


veçantë, të cilin madje nuk mund ta ketë askush tjetër përveç tij.


Fjala është për ballafaqimin e drejtë me sprovat e kësaj bote,


qofshin ato të mira apo të këqija. I Dërguari i Allahut thotë:


“Është për çudi puna e besimtarit, e tërë jetë e tij është hajër


(mirë) për të. Nesë i ndodhë një e mirë ai falënderon dhe


është mirë për të dhe nëse i ndodhë një e keqe ai duron dhe


kjo prapë është mirë për të. Kjo nuk i ndodhë askujt përveç


besimtarit.” (Muslimi)


Porosia e muajit të mëshirës 2009


7


Sabri i myslimanit duhet të manifestohet në të gjitha veprimet e


jetës së tij pa përjashtim, por ai në mënyrë më të dukshme vërehet


në:


- Gatishmërinë për sakrificë në rrugën e Allahut duke ditur se e


vlefshmja nuk arrihet pa sakrifikuar të dashurën.


- Angazhimin për të prezantuar sa më drejt Islamin dhe për të


thirrur në të. Të gjithë e dijnë se burimi i fuqisë së të dërguarve,


pas ndihmës së Allahut, ishte Sabri i tyre në rrugën e përhapjes së


fesë dhe thirrjes në të.


- Shqetësimet që njerëzit mund t’ia shkaktojnë agjëruesit në


formë të ofendimeve, sharjeve apo edhe tendencave për ta


sulmuar. I Dërguari i Allahut thotë:


“... e nëse dikush e ofendon apo sulmon le të thotë: Unë jam


agjërues, unë jam agjërues...” (Muslimi),


- Cytjet dhe animet epshore kah gjërat e ndaluara, ngase me


agjërim epshi dhe dëshirat e ulëta të njeriut vihen nën kontroll


ashtu që ato nuk duhet asgjësuar në tërësi ngase nuk është prej


objektivave të Islamit, por duhet orientuar pozitivisht dhe kështu


jeta e njeriut do të bëhet e suksesshme. I Dërguari i Allahut thotë:


“O ju rini, kush ka mundësi le të martohet ngase kjo i


ndihmon ta ruaj shikimin dhe të mbrohet nga e shëmtuara. E


kush nuk ka mundësi le të agjërojë ngase ai është dobësim i


epsheve.” Buhariu dhe Muslimi)


Kujt i mbyllen dyert e zjarrit dhe i prangosen djajtë?!!


“Kur të vijë Ramazani hapen dyert e mëshirës, mbyllen


dyert e skëterrës dhe lidhen me zinxhirë djajtë.” (Buhariu dhe


Muslimi) Ka edhe versione tjera të këtij hadithi që përmendin dyert


e xhenetit në vend të dyerve të mëshirës, prangosjen e djajve në


Porosia e muajit të mëshirës 2009


8


vend të lidhjes, etj.. Me rëndësi është të kuptohet domethënia e


këtyre fjalëve. Duke mos u thelluar në atë se lidhja me pranga e


shejtanëve a është reale apo vetëm një alegori, vlen të mendohet


rreth asaj se si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë.


Në të vërtetë, vërehet një rënie e dukshme e praktikimit të së


keqes nga ana e myslimanëve gjatë muajit të Ramazanit dhe kjo


dëshmon rënien e ndikimit të fuqive të errëta e nxitëse kah e keqja,


e në krye të këtyre fuqive padyshim shejtanët si kuptim real e jo si


simbolik. Allahu i Gjithëmëshirshëm e zvogëlon ndikimin e tyre


tek robërit e Vet dhe kjo rezulton me ngritje të nivelit të


devotshmërisë tek myslimanët, përballë rënies së intensitetit të


mëkatimit.


Mirëpo, gjatë kësaj kohe hasim në një realitet i cili na bën të


pyetemi: Nëse shejtanët lidhen gjatë këtij muaji, si ka mundësi që të


shohim njerëz, madje edhe prej myslimanëve, duke bërë mëkate të


llojllojshme?! Përgjigja do të ishte se djajtë prangosen dhe


paralizohen nga aktiviteti i tyre karshi agjëruesve që agjërimin e


kanë kuptuar dhe e praktikojnë si adhurim qenësor e jo vetëm


formal. Njerëzit e këtillë janë shumë më rehat nga cytjet dhe


ndikimet e shejtanëve sesa të tjerët.


Në anën tjetër ka edhe njerëz të atillë që janë aq të shfrenuar


dhe larg rrugës së Allahut, sa që, thënë logjikisht, shejtanët edhe


nuk preokupohen shumë me ta ngase ata vetë e marrin rolin e


shejtanit në praktikimin dhe stimulimin e të keqes. Tek të këtillët


nuk ka dallim se a është Ramazan apo kohë tjetër, ngase ata


dirigjohen vetëm nga epshet dhe ëndjet e tyre. Ndërgjegjja, arsyeja,


e aq më pak mësimet hyjnore që burojnë nga shpallja, nuk janë


pjesë e tërësisë komanduese në sjelljet dhe veprimet e tyre.


Në mes të këtyre dy llojeve të njerëzve ekziston një kategori tek


e cila hasim në anim kah e mbara dhe prirje për të mbrapshtën.


Porosia e muajit të mëshirës 2009


9


Ata që rëndom janë të këtillë, në Ramazan bëhen më të mirë se


sa janë zakonisht. Kjo është ngase ndikimi i shejtanëve tek këta


zvogëlohet por nuk neutralizohet në tërësi. Për këtë arsye i shohim


duke u falur dhe shkuar në xhami, ani pse jo me rregull dhe


njëkohësisht nuk heqin dorë nga disa mëkate të qarta. Tek të


këtillët, Ramazani, nëse shfrytëzohet si duhet mund të shënojë


kthesë të dukshme në përmirësimin e mënyrës së jetesës.


Porosia e tërë kësaj do të duhej të ishte se Allahu po e tregon


mëshirën e Vet ndaj njerëzve vazhdimisht, e në këtë rast duke i


hapur dyert e xhenetit, mbyllur dyert e xhehenemit dhe duke i


neutralizuar shejtanët. Ky rast duhet të shfrytëzohet prej të gjithëve


për të krijuar një avantazh në fisnikërim të shpirtit, pastrim të


veprave dhe moralit si dhe afrim tek Allahu. Shejtanët janë zotuar


se nuk do të na lënë rehat, andaj Ramazani duhet shfrytëzuar për


tu mbrojtur sa më mirë prej tyre. Edhe për kohët e tjera.


Dhjetë netët dhe Nata e Kadrit


Njeriu ka prirje të çmojë gjënë e vlefshme dhe nëse e di se atë


e ka për një kohë të kufizuar, ai mundohet që gjatë asaj kohe


maksimalisht ta shfrytëzojë dhe të përfitojë prej saj. Muaji i


Ramazanit është një dhunti përkohësisht e limituar. Duke qenë se


myslimanët janë pjesërisht të vetëdijshëm rreth kësaj, Allahu i


Madhëruar e ka bërë dhjetëditëshin e fundit të tij më të vlefshëm


se ata paraprakë. Madje këtë pjesë e ka begatuar edhe me Natën e


madhe të Kadrit.


I Dërguari i Allahut ka thënë: “Ju erdhi juve muaji i


Ramazanit. Muaj i bekuar, agjërimin e të cilit Allahu ua


obligoi, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit


dhe prangosen shejtanët. Në të është një natë e cila është më


e vlefshme se njëmijë muaj. Kush privohet prej mirësisë së


kësaj nate është privuar nga mirësia në tërësi.” (Ahmedi)


Porosia e muajit të mëshirës 2009


10


Në këtë pjesë, të tretën e të fundit, myslimani duhet angazhuar


edhe më tepër ngase e di se këtij sezoni të fitimit të madh po i


afrohet fundi, andaj duhet grumbulluar sa më shumë rezerva prej


veprave të mira të cilat janë të domosdoshme në rrugëtimin e gjatë


drejt ahiretit. Ajo që transmetohet nga i Dërguari i Allahut


dëshmon se intensiteti i adhurimeve dhe veprave fisnike në këtë


kohë duhet të rritet, qoftë edhe në llogari të rehatisë relative dhe


disa kënaqësive të lejuara. Aisheja tregon se:


“Kur fillonte dhjetëditëshi i fundit, i Dërguari i Allahut e


shtrëngonte rripin, e ngjallte natën me adhurime dhe e


zgjonte familjen.” (Buhariu dhe Muslimi)


Kjo ngjallje e natës nënkupton përkushtim edhe më i madh


ndaj adhurimit dhe veprave të mira që do të shërbente sikur të i


thuhet lamtumira këtij muaji të bekuar. Praktikisht, kjo i ngjanë


rastit kur njeriu përshëndetet me dikë që e do shumë për t’i thënë


lamtumirën dhe me atë rast ai e përqafon dhe e shtrëngon fort.


Kështu duhet myslimani në ditët e fundit të përgatitet t’i thotë


lamtumirën Ramazanit. Lotët do të konfirmonin edhe më fortë


dashurinë dhe ndjenjën e dhembjes me rastin e ndarjes.


Në këtë kohë fshihet Nata e Kadrit, margaritari i vitit dhe jetës


së myslimanit. Urtësia pse kjo natë nuk është definuar me saktësi


qëndron në faktin se angazhimi më i mirë është ai që është i


vazhdueshëm, e të mos bëhet vetëm për një natë.


Thjesht, Nata e Kadrit nuk dihet saktësisht se kur është me


qëllim që myslimanët ta kërkojnë atë gjatë gjithë Ramazanit, e në


veçanti gjatë dhjetë netëve të fundit të tij. Vlera e kësaj nate


kuptohet nga ajeti:


“Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj.” (Kadër,


3) Do të ishte humbje e madhe për njeriun që të lëshojë rastin pa


përfituar nga Nata e Kadrit, nga mirësitë e saj. Për këtë arsye ai që


Porosia e muajit të mëshirës 2009


11


veten privon nga e mira e saj nuk do të mundet të arrijë kurrë


mirësinë e vërtetë.


Në këtë muaj dhe në këtë natë ka filluar zbritja e Kur’anit që


është “Udhëzim për njerëzit dhe sqarues e dallues i të mirës


nga e keqja”. (Bekare, 185) Kjo konfirmohet në tri ajete nga tri


sure të ndryshme të Kur’anit: Bekare, 185; Duhan, 3 dhe Kadër, 1-


5.


Përkujtimi dhe manifestimi i zbritjes së Kur’anit duhet të


përmbajë në vete një porosi shumë praktike dhe konkrete, ngase ai


nuk duhet të jetë vetëm një prej kremteve të zakonshme me të cilat


njerëzit i shënojnë përvjetorët e ngjarjeve të mëdha.


Ajo porosi, në fjalë të shkurtra do të ishte një qasje më


respektuese ndaj Kur’anit nga ana e myslimanëve. Ai duhet të


përjetohet ashtu si e kanë përjetuar gjeneratat e para të


myslimanëve, se është porosi nga Allahu për ta, për të cilën kanë


medituar natën dhe e kanë praktikuar ditën. Kjo natë duhet të jetë


momenti i vendimtar i kthimit kah e vërteta me vendosmëri të


plotë dhe vullnet të pathyeshëm. Këtu duhet vendosur që Kur’anit


t’i jepet hapësira e merituar në jetën tonë, që ai të na udhëheqë në


rrugën tonë drejtë Allahut, që është rruga e vetme e suksesit dhe


përparimit.


Mos e humb shpresën nga mëshira e Krijuesit


Përsosmëria është një virtyt që duhet të synohet prej secilit ani


pse për njeriun është e paarritshme. Kjo është kështu ngase njeriu


në natyrën e tij i ka disa dobësi që atë e bëjnë të mos mashtrohet e


të mundohet të dalë nga rangu i krijesave. Lëshimet dhe gabimet


janë evidente në jetën dhe veprimtarinë e njeriut. Allahu e ka


krijuar të këtillë. Në anën tjetër do të ishte e padrejtë, gjë që


Allahut assesi nuk i takon të jetë, sikur, ajo që është në natyrën e


Porosia e muajit të mëshirës 2009


12


njeriut të ishte e papërmirësueshme. Mëshira e pakufishme e


Allahut manifestohet edhe në faktin se kur njeriu gabon, e pastaj


kthehet dhe i kërkon falje dhe ndjesë Atij, Ai e falë. Madje vet


kthimi dhe pendimi ndikon që mëkati të shlyhet ndërsa pendimi


çmohet si vepër shumë e mirë.


Allahu na ka treguar shumë për mëkatet dhe na e ka tërhequr


vërejtjen prej tyre. Bazuar në këtë, njeriu gjatë jetës së tij duhet të


jetë shumë i kujdesshëm. Mirëpo nuk mund të hasim diku që


Allahu i Madhëruar të ketë kërkuar prej njerëzve që të jenë të


pagabuar, ngase një gjë e tillë për njeriun është e pamundur, e prej


neve nuk kërkohet e pamundura. Prej neve kërkohet që


vendosmërisht të heqim dorë prej mëkateve në tërësi, e nëse


ndodhë që të gabojmë pa dashje, duke qenë neglizhentë, apo në


gjendje të dobësisë, rrugëdalja prapë është tek Allahu.


Gabimin më të madh që mund ta bëjë njeriu është orvatja e tij


për tu arratisur nga Allahu, me qëllim të gjetjes së strehimit dhe


shpëtimit diku tjetër. Duke bërë mëkat pas mëkati, njeriu


përnjëherë e sheh veten buzë humnerës. Në anën tjetër edhe


shejtani mundohet ta përdorë një adut shumë të fortë të vetin, e ai


është humbja e shpresës nga mëshira e Allahut, ashtu që njeriun ta


hedhë në greminë. Strehim dhe shpëtim nga Allahu duhet të


kërkojmë vetëm tek Allahu sepse vetëm aty edhe mund ta gjejmë.


Të strehohemi tek mëshira e Allahut dhe falja e Tij, nga zemërimi


dhe ndëshkimi i Tij.


Nëse e lexojmë Kuranin do të hasim në citatet të cilat në


mënyrë pozitive e ngacmojnë shpresën e njeriut. Ato citate


insistojnë që njeriu në momentin e vetëdijesimit për rrezikun e


mëkateve dhe lajthitjeve të ndryshme të vendosë t’i braktisë ato


menjëherë dhe t’i drejtohet Allahut që ta pranojë në mëshirën e


Vet. Në mëshirën e Tij ka vend për të gjithë, për ata që kanë


shumë mëkate, madje edhe për ata, mëkatet e të cilit janë sa


Porosia e muajit të mëshirës 2009


13


shkuma e detit. Nuk ka mundësi që të mos na ngacmojë ajeti më


shpresëdhënës në tërë Kuranin:


“Thuaj: O robërit e Mi që e tepruat ndaj vetvetes, mos


humbni shpresën nga mëshira e Allahut. Allahu i falë të


gjitha mëkatet. Ai është Falësi, Mëshiruesi.” (Zumer, 53)


Ja edhe një rast në të cilin Allahu e hap derën e mëshirës së Vet,


e ofron mundësinë e faljes dhe ndjesës, i fton të gjithë që të hyjnë


në xhenet. Mos ngurro.



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL