Artikuj




Rregulla e tridhjetë e shtatë:


“Kur të pyesin ty robërit e Mi për Mua ...”


Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Lavdërimi,


shpëtimi dhe begatia qofshin për të Dërguarin, udhëheqësin dhe


zotëriun tonë - Muhamed b. Abdil-lah - si dhe për shokët e tij dhe


ata që i pasojnë ata me të mirë deri në Ditën e Gjykimit, e më pas:


Takimi jonë ripërtërihet me një rregull kuranore që ka të bëjë


me një adhurim prej adhurimeve më madhështore, e që është


adhurimi i lutjes (duasë). Kjo rregull kuranore është në të cilën


udhëzon fjala e Allahut të lartësuar: “E kur robërit e Mi të pyesin ty


për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për


të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më


besojnë Mua.” (El Bekare: 186)


Kjo rregull, e cila ka të bëjë me duanë, vjen pas disa ajeteve të


agjërimit, kështu që eja – o ti lexues i respektuar – që të ndalemi te


disa nga udhëzimet e kësaj rregulle kuranore:


1. Kurani ngërthen katërmbëdhjetë pyetje, që të gjitha fillojnë me:


(Të pyesin ty) e pastaj vjen përgjigja me: (Thuaj) përveç në një ajet


të vetëm (Atëherë, thuaj) e që gjendet në kapinën Taha, përjashtim


bën vetëm në këtë rast të vetëm ku ajeti fillon me një fjali


kushtimore: (E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua) ndërsa


përgjigja e kushtëzimit ka ardhur pa përdorimin e foljes: (Thuaj)


por, është thënë: (Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më


lutet). Sikur kjo ndërprerje edhe pse e shkurtë (Thuaj), sikurse e


zgjatë afërsinë mes atij që lutet dhe Zotit të tij, për këtë përgjigja ka


ardhur pa ndërmjetësim (Unë jam afër). Kjo për të tërhequr


vërejtjen rreth afërsisë së skajshme të robit ndaj Zotit të tij kur


është në pozitën e duasë! Kjo që u tha është mënyra më e mirë për


të arsyetuar përgjigjen në pyetjen e cekur në shkakun e zbritjes –


nëse është i saktë – ku Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i


Allahut qofshin mbi të) është pyetur: “A është afër Zoti ynë e t’i


lutemi më zë të ulët apo është larg e ta thërrasim atë?”.





2. Medito në fjalëne Allahut: (Robërit e Mi) sa përmban kjo fjalë


mëshirë ndaj robërve, kur e vëren se këtë shprehje ia ka


bashkëngjitur Vetes së Tij të lartë – qoftë i lartësuar dhe i


falënderuar –atëherë, ku janë ata që luten? Ku janë ata që i trokasin


dyert e mirësisë së Tij?!


3. “Unë jam afër”: kjo përmban pohimin e afërsisë ndaj robërve


të Tij, qoftë i lartësuar. Kjo afërsi është e veçantë për atë që e


adhuron dhe e thërret. E kjo – pasha Allahun – është prej


shkaqeve kryesore që e shtyjnë myslimanin të jetë aktiv në lutjen e


Zotit të tij.


4. Fjala e Tij: “I përgjigjem” sinjalizon në fuqinë e Allahut dhe


përsosmërinë e dëgjimit të Tij, e në këtë nuk ka mundësi askush


përveç Atij qoftë i lartësuar!


O ju vëllezër: Në të vërtetë çdo mbret nga mbretërit e kësaj bote


– e Allahut i takon shembulli më i mirë – sado që i është dhënë


fuqi dhe sundim nuk ka mundësi të zbatoj çdo gjë që kërkohet prej


tij, ngase ai është një krijesë e paaftë. Ai nuk ka mundësi ta largoj


nga vetja e tij sëmundjen dhe vdekjen, e lëre më të tjerat. Qoftë i


madhëruar Allahu, i Cili është i Fuqishmi, Krenari, Mëshiruesi dhe


i Gjithëmëshirshmi.


5. Fjala e Tij: “Kur t’më lutet” aludon se prej kushteve të


pranimit të lutjes është që lutësi të jetë i vëmendshëm kur e lut


Zotin e tij dhe i sinqertë në thirrjen drejtuar Atij. Ai duhet të jetë i


sinqertë dhe të ndjejë në veten e tij nevojën për Zotin, gjithashtu të


ndjejë në veten e tij fisnikërinë e Allahut dhe bujarinë e Tij.1


6. E prej udhëzimeve të kësaj rregulle dhe sinjaleve të saj: Se


Allahu i lartësuar i përgjigjet thirrjes së lutësit kur i lutet. Por, kjo


nuk dikton që t’i pëgjigjet kërkesës së tij, ngase Allahu i lartësuar


ndoshta e vonon përgjigjen e kërkesës që lutësi ta shtojë afërsinë


ndaj Allahut dhe ngulmin e tij gjatë lutjes, e kësisoj i forcohet


besimi dhe i shtohet shpërblimi, apo i deponohet atij për në ditën e


gjykimit ose i largohet përmes duasë një e keqe që për lutësin do të


ishte më e dobishme. E kjo ndoshta është fshehtësia – e Allahu e


 Shiko" Me#a$hul %ajb" &'(  dhe )e#*irul +uranil Adhim lil Uthejmin" '! &.





dinë më së miri – në fjalën e Allahut të lartësuar: (i përgjigjem lutjes


kur lutësi më lutet)2


O ju lexues të ndershëm:


7. Kurora e këtyre dobive që lidhen me këtë rregull prej


rregullave të adhurimit: (E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë


jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet) është se ti e vëren një


të fshehtë nga fshehtësitë e madhështisë së kësaj feje, e që është


Teuhidi (njësimi i Allahut në adhurim). Ja ky është Zoti yt, o


besimtar – i cili është Mbret i Mbretërve, Sunduesi dhe Tirani,


mbretërisë së të cilit nuk i afrohet ndonjë mbret, e as sundimit të


Tij ndonjë sundimtar. Ti kur dëshiron t’i lutesh Atij nuk ke nevojë


për orar të takimit, as për leje e as diçka tjetër të ngjashme por,


vetëm të ngrisësh duart lart, me një zemër të sinqertë dhe të


kërkosh nevojën tënde. Bekr b. Abdil-lah El Muzenijj – një nga


tabiinët më të njohur – ka thënë: “Kush është si ti o biri i Ademit!


Është hequr pengesa mes teje dhe portës, mund të hysh te Zoti yt kur të


duash dhe mes teje e Atij nuk ka as pengesë e as përkthyes.”3 Ah, çfarë


begatie të cilës nuk ia dinë vlerën përpos një njeriu të suskseshëm


dhe përpos atij që e sheh atë që kanë rënë shumë muslimanë


injorantë prej lutjes drejtuar njerëzve të mirë dhe evlijave (të


vdekur) apo paragjykimi i tyre se lutja nuk pranohet vetëm se


nëpërmjet filan veliut apo filan zotëriut!!


Vëllezër të nderuar:


Nëse është bërë i qartë ndikimi i kësaj rregulle: “E kur robërit e


Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi


më lutet” atëherë, do të kuptojmë se privimi i vërtetë për robin


është kur të privohet nga trokitja e derës apo vetja e tij e bën ta


harroj këtë rrugë të madhe! Sikur që ka thënë Ebu Hazim: “Që unë





të privohem nga lutja (duaja) më frikëson më tepër se sa të privohem nga


përgjigja.”4


Ibn Kajjimi – Allahu e mëshiroftë – thotë: “Ata që njohin


Allahun janë të një mendimi se suksesi prej Allahut (teufiku) nënkupton


që Allahu të mos të lerë të mbështetur në veten tënde. E nëse te çdo e mirë


bazë për të është suksesi (teufiku) e ai është në dorën e Allahut e jo të


robit, atëherë çelësi i tij është lutja, shprehja e nevojës, të drejtuarit e


sinqertë, shpresa, dhe frikërespekti ndaj Tij. Kurdo që ia jep njeriut këtë


çelës veçse ka dëshiruar që t’ia hap derën dhe kurdo që e ka devijuar nga


çelësi mbetet dera e së mirës vetëm një dëshirë e paarritshme. Udhëheqësi


i besimtarëve, Umer b. Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “


Unë nuk e bartë shqetësimin e përgjigjes, por e barti shqetësimin e lutjes,


e nëse frymëzohem për lutje, atëherë përgjigja vjen me të.”


E në ç’masë e ka robi nijetin, vullnetin, dëshirën dhe synimin në


po aq masë edhe vjen suksesi prej të Lartësuarit dhe ndihma e Tij.


Ndihma e Allahut zbret mbi robërit e Tij sipas vullnetit,


përqëndrimit, shpresës dhe frikës, e edhe anashkalimi përballet me


të kundërtën, ... E nuk i kanë ndodhur fatkeqësitë dikujt veçse e ka


humbur falënderimin dhe ka lënë anash lutjes shprehjen e nevojës


për Allahun dhe lutjen dhe nuk ka triumfuar ai që ka triumfuar –


me vullnetin dhe ndihmën e Allahut – veçse për atë që ka qenë


falënderues dhe i sinqertë në shprehjen e nevojës dhe lutjen e tij.”5


E prej domethënieve të rëndësishme të cilat duhet t’i kujtojë


njeriu – kur është në pozitën e lutjes – është ajo që ka aluduar në të


Imam Ebu Sulejman El Hattabiu – kur ka folur për urtësinë e


ligjshmërisë së lutjes – dhe ka thënë: “Allahu – i lartësuar – ka


gjykuar që robi të jetë i sprovuar dhe i obliguar, i varur mes shpresës dhe


frikës – të cilat janë dy shkallët e adhurimit – që përmes tyre të nxjerr


obligimet e përcaktuara për të, e të cilat janë veçori e çdo njeriu dhe


përcaktim i çdokujt që është nën përkujdesje dhe është i sunduar.”6


 


O ti lexues i mençur:


Prej udhëzimeve të kësaj rregulle – e që lidhet me kontekstin e saj - :


Preferimi i duasë para iftarit në Ramazan dhe jashtë tij. E në këtë


aludon udhëzimi kuranor dhe vepra e gjeneratave të para. Në


traditën pejgamberike janë transmetuar hadithe të cilat nuk


shpëtojnë pa ndonjë kritikë (në aspektin e transmetimit) por, ti po


e sheh se udhëzimi kuranor i mbështet ato. E argumenti nga ajeti


për këtë kuptim është se: Allahu i lartësuar e ka përmendur këtë


ajet – ajetin e duasë – menjëherë pas ajeteve të agjërimit dhe para


ajetit që i lejon marrëdhëniet intime gjatë natës së ditës së agjërimit.


Ibn Kethiri ka thënë: “E në përmendjen e këtij ajeti që të motivon për


lutje mes ajeteve që kanë të bëjnë me dispozitat e agjërimit, udhëzohet


njeriu që të angazhohet në lutje kur të plotësohet muaji i agjërimit, bile


para çdo iftari.”0


Sa i bukur që është robi kur e shfaq varfërinë dhe nënshtrimin e


tij përmes lutjes drejtuar Zotit të tij si dhe përuljes para Krijuesit


dhe Furnizuesit të tij. Atij që e ka në dorë ballin e tij! E sa i lumtur


është robi kur hulumton për kohët e përgjigjes që t’i lutet me


përulje (t’i pëshpëritë) Zotit të tij dhe i kërkon prej mirësisë së Tij


të gjerë, nga të mirat e kësaj dhe botës tjetër!


E lusim Allahun që të na furnizoj me kthimin e sinqertë tek Ai,


me lutjen me përulje të plotë para Tij dhe të na jep fuqinë e të


mbështeturit në Të. Gjithashtu të mos i humbasë shpresat e tona


në Të dhe të mos na kthejë duarthatë për shkak të mëkateve dhe


mangësive tona.


 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL