Artikuj




KUFRI (MOHIMI, MOSBESIMI)


Përkufizimi i fjalës kufër:


Fjala kufër ( كفر ) gjuhësisht domethënë mbulim.


Kurse në terminologjinë fetare kufër domethënë: e kundërta e Islamit.


Llojet e kufrit:


Kufri është dy llojesh:


1. Kufër i madh ( .(كفر أكبر


2. Kufër i vogël ( .(كفر أصغر


Kufri i madh:


a. Përkufizimi:


Mosbesimi në Allahun dhe në të dërguarit e Tij, pa marrë parasysh a është i shoqëruar


ky mosbesim me përgënjeshtrim a jo.


b. Vendimi për të:


Ky lloj i kufrit e nxjerr njeriun nga feja.


c. Llojet e tij:


Kufri i madh është pesë llojesh:


1. Kufri i përgënjeshtrimit ( :(كفر التكذيب


Argument për këtë është thënia e Allahut:





Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut ose mohon


të vërtetën që i ka ardhur?! Vallë, a nuk është Xhehenemi vend për jobesimtarët?!1


2. Kufri i kundërshtimit dhe mendjemadhësisë edhe përkundër besimit


:(كفر الإباء والاستكبار مع التصديق)


1 Sureja el-ankebutë, 68.


Kufri  2 


Argument për këtë është thënia e Allahut:





Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç


Iblisit, i cili kundërshtoi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.2


3. Kufri i dyshimit ( :(كفر الشك


Argument për këtë është thënia e Allahut:


Pastaj hyri në kopshtin e vet dhe, duke qenë i padrejtë me vetveten, tha: “Unë nuk


mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë dhe nuk mendoj se do të arrijë


ndonjëherë Ora (e Kiametit). Por, edhe nëse do të më kthejnë te Zoti im, sigurisht që


do të gjej një vend më të mirë se ky (kopsht)”! Shoku i tij i tha, duke biseduar me të:


“A po e mohon ti Atë, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe të bëri


më në fund njeri të plotë?! Sa për mua, unë besoj se Allahu është Zoti im dhe Zotit


tim unë nuk i shoqëroj askënd (në adhurim).3


4. Kufri i kthimit të shpinës ( :(كفر الإعراض


Argument për këtë është thënia e Allahut:





E megjithatë, mohuesit shmangen nga ajo që u është paralajmëruar.4


5. Kufri i nifakut, dyfytyrësisë ( :(كفر النفاق


Argument për këtë është thënia e Allahut:





2 Sureja el-bekare, 34.


3 Sureja el-kehf, 35-38.


4 Sureja el-ahkafë, 3.


Kufri  3 


Kjo, sepse ata fillimisht besuan, pastaj mohuan, kështu që zemrat e tyre u vulosën


dhe si pasojë ata nuk kuptojnë më.5


Kufri i vogël:


a. Përkufizimi:


Kufër i vogël është çdo gjynah që në Kuran dhe sunet është quajtur kufër por nuk ka


arritur shkallën e kufrit të madh.


b. Vendimi për të:


Ky lloj i kufrit është haram (i ndaluar) dhe prej mëkateve të mëdha, mirëpo nuk e nxjerr


njeriun nga feja.


c. Shembuj të kufrit të vogël:


1. Kufri i begative:


Allahu i Madhërishëm thotë:





Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i


arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan


dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që


bënë.6


2. Kur muslimani e lufton muslimanin: I Dërguari i Allahut, Muhamedi  thoshte:


“Sharja e muslimanit është fisk (shmangie nga bindja ndaj Allahut), kurse luftimi kundër


tij është kufër.” [Muttefekun alejhi].


3. Përçmimi i tjetrit për shkak të prejardhjes.


4. Vajtimi për të vdekurin: I Dërguari i Allahut, Muhamedi  thoshte: “Dy gjëra që i


bëjnë njerëzit janë kufër: përçmimi i tjetrit për shkak të prejardhjes dhe vajtimi për të


vdekurin.” [Muslimi].


5 Sureja el-munafikunë, 3.


6 Sureja en-nahël, 112.


 



Postimet e fundit

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL

Ja pse duhet ta duam ...

Ja pse duhet ta duam Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)

Dyzet Hadithe nga Ima ...

Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

Islami me pak fjalë B ...

Islami me pak fjalë Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik 1