Parathënie
Ky dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj.
Ky dokument përmban sqarimin e çështjes më të rëndësishme rreth gruas, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të në aspektin e themelimit dhe mbrojtjes, gjë të cilën e kërkon natyra e kësaj etape.
Ky sqarim është përpjekja e dhjetëra dijetarëve dhe mendimtarëve, në mënyrë që të arrinte në formën e dokumentit dhe përmbledhjes.
6
Hyrje
Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
Ky dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit në lidhje me një nga çështjet më të rrahura në ditët tona, çështjen e gruas dhe të drejtat e saj në bashkësinë islame, sidomos në kohën e këtij turni që ka ndërmarrë perëndimi bashkëkohor.
Duke këshilluar kështu ymetin që të mos sprovohet në fenë e tij dhe për të shpalosur mëshirën e Allahut ndaj të gjithë njerëzimit, si pasojë e së cilës është ligjëruar për ta ky sheriat (legjislacion) i plotë dhe i drejtë për çdo kohë dhe vend.
E bëri të detyrueshme nxjerrjen e saj në këto momente tendenca armiqësore e qartë dhe me hapa të shpejtë ndaj vlerave të këtij ymeti, të cilën e ka ndërmarrë dhe e drejton Organizata Botërore nëpërmjet pikëpamjeve të saj laiciste, materialiste dhe shthurëse.
Nëse mundet që të komentohet kuptimi i shkaqeve të pamundësisë së qeveritarëve ndaj rezistencës armiqësore, ushtarake dhe politike, është e papranueshme pamundësia e dijetarëve dhe mendimtarëve të këtij ymeti ndaj kundërpërgjigjeve të luftës kulturore dhe mendore, sidomos kur shohim se armiqësia e kohëve të sotme dhe e së ardhmes është e përqendruar në pozicionet të cilat ata janë ruajtur.
Ndoshta edhe mundet që kjo armiqësi të ketë sukses në ndonjë etapë të saj apo në ndonjë shtet, duke rrëzuar pushtetin apo duke mposhtur ushtrinë e tij, por ajo nuk mundet kurrë që të ketë sukses në sundimin e popujve
7
muslimanë, vetëm se atëherë kur ata të humbin besimin në fenë e tyre, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Një grup nga ithtarët e librit kishin dëshirë t'u shpiejnë në rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnë tjetër pos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.” (Ali Imran: 69)
Sikurse ka thënë në një ajet tjetër: “Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë.” (En Nisa: 89)
Ky realitet të shtyn në pohimin e një sërë bazash dhe vizionesh rreth një prej arenave në të cilën po bëhen përpjekje për ndikimin perëndimor plot ethe. Kjo është arena shoqërore dhe, veçanërisht, ajo e cila ka lidhje me gruan.
Bashkimi rreth këtyre bazave, nuk është gjë tjetër veçse fryt i njohurive që posedon ky ymet dhe pamje e kurimit pozitiv dhe evolues të reformatorëve të tij; kështu që bashkimi i tyre në të vërtetën d.m.th: mbrojtje e së vërtetës dhe kundërpërgjigje ndaj padrejtësive, si dhe përhapje e virtyteve të larta.
Jemi përpjekur në këtë dokument përmbledhës që të komentojmë e argumentojmë në mënyrë të shkurtër rreth këtyre pikave:
- Pikënisjet bazë.
- Bazat e sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj.
- Largpamësi komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave.
- Këshilla dhe kërkesa.
8
E para: Pikënisjet bazë
Gjenden një sërë parimesh dhe pikënisjesh legjislative dhe reale të cilat orientojnë ndërtimin e bazave të Sheriatit rreth çështjes së gruas dhe të drejtave të saj, sikurse përcaktojnë arsyet, aksiomat, si dhe rrugën e kurimit të kësaj çështjeje.
Nga më të rëndësishmet e tyre janë këto pikënisje:
1. Besimi i patundur se baza e mirësisë dhe e së vërtetës - në lidhje me çështjet e kësaj bote dhe tjetrës- është Shpallja Hyjnore, qoftë nga Kurani apo Suneti i pastër, po ashtu dhe unanimiteti i bazuar dhe i marrë në konsideratë, po ashtu pranimi i tyre dhe kthimi tek to e mos kundërshtimi i tyre është nga bazat e besimit dhe kushtet e tij. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në veten e tyre asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet e tua) plotësisht të nënshtruar.” Nisa, 65. Është e njohur si shkak i domosdoshmërisë se prej njësimit të Allahut në Zotërim (Rrububije): është dhe besimi se gjykimi dhe ligjvënia është e drejtë e Allahut, në çështjet shoqërore, në ato individuale, si dhe në të gjitha aspektet e jetës. Ndërsa nga njësimi i Tij në Adhurim (Uluhije): është dhe besimi se të gjykuarit duhet të jetë tek Ai (libri i Tij) në çdo çështje.
9
2. Bindja e plotë mbi dobishmërinë e këtij Sheriati (legjislacioni islam) për t'u praktikuar në çdo kohë dhe çdo vend, si dhe gjithpërfshirjen e tij të të gjitha aspekteve të jetës. Besueshmëria e plotë ndaj kësaj feje, dispozitave tërësore dhe të pjesshme të saj, si dhe besimin se e gjithë mirësia, drejtësia dhe mëshira është e derdhur në të. Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht që ky Kuran udhëzon drejt më të drejtës dhe më të vërtetës dhe përgëzon besimtarët (e vërtetë të Allahut dhe të Dërguarit të Tij Muhamed a.s.) që punojnë me drejtësi, se do të kenë shpërblim të madh (Xhenetin).” Isra, 9. Shkaku i kësaj sigurie është se këto dispozita kanë dalë nga Allahu Fuqiploti dhe i Urti, i Buti dhe i Gjithformuari, i cilësuar me dije gjithëpërfshirëse dhe urtësi të plotë. Allahu i Lartësuar ka thënë: “A mos kërkojnë atëherë gjykimin e kohës së injorancës (padijes, para Islamit)? E kush është më i mirë në gjykim se sa Allahu, për një popull që ka një Besim të fortë?” Maide, 50.
Ndaj rregullimi dhe ndreqja e çdo gjendjeje apo veprimi duhet patjetër që të jetë në përputhje me orientimin islam rreth së mirës dhe së keqes, të vërtetës dhe humbjes, dhe nuk duhet të jetë në përputhje me gjykimet e jomuslimanëve, apo bijve të këtij meti, atyre që janë ndikuar nga prej tyre. Allahu thotë në Kuran: “…por tregohu i vëmendshëm ndaj tyre që të mos kthejnë e të largojnë nga disa gjëra të cilat Allahu t’i ka zbritur ty.” Maide, 49.
3. Të qenët të vetëdijshëm mbi dështimin e metodave ligjore njerëzore –të cilët bien në kundërshtim me tekstet e shpalljes së Allahut- në konceptimet, vlerësimet, gjykimet dhe dispozitat që ata vendosin, sado që duken
10
të bukura dhe tërheqëse. Allahu i Lartësuar thotë: “Po të kishte qenë ai prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, sigurisht që do të kishin gjetur në të mjaft kundërthënie e mospërputhje.” Nisa, 82. Normalisht duke pranuar që ato ndonjëherë arrijnë në të vërtetën, si pasojë e mbetjes së natyrshmërisë së pastër tek ata, apo të gjykuarit e drejtë.
Po ashtu të jemi të vetëdijshëm se origjina e të gjitha këtyre të këqijave prej të cilave po vuan sot njerëzimi, muslimanë apo jomuslimanë qofshin, është si pasojë e largimit të këtyre metodologjive nga referimi Islam. Allahu thotë: “Shkatërrimi (poshtërsitë, mosbindja ndaj Allahut, mëkatet) ka dalë hapur në tokë e në det, i merituar për çfarë bënë e fituan vetë duart e njerëzve…” Rrum, 41. Gjithashtu ka thënë: “Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) zota të tjerë përveç Allahut, atëherë padyshim që të dyja do të ishin shkatërruar. Lavdi i qoftë Allahut, Zotit të Arshit të Tij Madhështor; (Lart është Ai) nga çfarë i veshin Atij!” Enbija, 22.
4. Besimi se feja islame është fe e drejtësisë, e cila mban drejtësi duke barazuar mes të ngjashmeve e duke veçuar midis të ndryshmeve. Gabon ai i cili thotë se Islami është fe e barazisë duke mos përmendur asnjë lloj kushti; sepse barazia e përgjithshme ndonjëherë kërkon që të bësh barazi mes atyre që janë të ndryshëm, atëherë ky është realiteti i padrejtësisë. Ndërsa ata që e përdorin barazinë dhe kanë kuptim me të drejtësinë, sigurisht që e kanë qëlluar kuptimin, por kanë gabuar në shprehje, sepse në Kuran nuk ka as edhe një shkronjë që të urdhërojë për barazi të pakufishme, por ai ka urdhëruar për drejtësi. Allahu thotë: “Vërtet që Allahu urdhëron drejtësi dhe bamirësi” Nahël, 90. Kështu që dispozitat e
11
Sheriatit janë të ngritura mbi bazën e drejtësisë, ajo bën barazi, atëherë kur barazia është drejtësi dhe bën dallime atëherë kur kjo është drejtësi. Allahu thotë: “Dhe Fjala e Zotit tënd është plotësuar me vërtetësi dhe drejtësi. Askush nuk mund t’i ndryshojë Fjalët e Tij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” En’am, 115. D.m.th: me vërtetësi në ato që lajmëron dhe me drejtësi në ato që gjykon.
Kështu që Islami realizon lidhjet shoqërore në bazën e drejtësisë, ndaj dhe drejtësia kërkohet nga çdokush dhe në çdo gjendje. I Lartësuari thotë: “…e mos lejoni që armiku dhe urrejtja ndaj të tjerëve t’ju bëjë që t’i shmangeni drejtësisë. Jini të drejtë: kjo është më afër përkushtimit dhe kini frikë Allahun.” Maide, 8.
5. Në fushën e lidhjeve njerëzore, injoranca bashkëkohore perëndimore e konsideron “individualizmin” si vlerë bazë dhe si shkak i kësaj natyre e logjike në lidhjet mes njerëzve. Ajo ndërtohet mbi luftën dhe epërsinë, jo mbi bashkëpunimin dhe ndihmën, mbi egoizmin dhe përparësinë, jo mbi shpenzimin dhe altruizmin dhe ky është fryti i devijimit nga metodologjia që ka vendosur Allahu. Ndaj lufta e të drejtave mes mashkullit dhe femrës, e cila ka sunduar sot botën, nuk është vetëm se rezultat natyror mbi trashëgimin historik dhe kulturor të perëndimit, me rrënjët e tij mitologjike, i cili pranoi mendimin se armiqësia mes dy sekseve është pa fund dhe se gruaja është shkaku i gabimit të parë. Kjo trashëgimi mund të përputhet edhe me kultura të tjera, por pa as edhe një lloj dyshimi nuk i përket legjislacionit (Sheriatit) islam dhe as kulturës islame.
12
Të drejtat tek muslimanët nuk i përcakton burri e as gruaja, por i përcakton Allahu, i Mirënjohuri, i Gjithdituri, i Cili ka thënë: “Është Ai (Allahu) i Cili ju ka krijuar prej një veteje (Ademit) dhe prej saj Ai krijoi palën e saj (Havanë), me qëllim që ai të shijonte kënaqësinë e jetës me të.” Araf, 189. Por nëse ndodh që në realitetin e muslimanëve padrejtësi në të drejtat e një pale nga pala tjetër, kjo sigurisht që është si pasojë e devijimit të tyre nga feja, mos njohuritë e dispozitave dhe si shkak i besimit të dobët tek Zoti i tyre apo si shkak i ndikimit të ligjeve njerëzore tek ata, por ndoshta edhe si shkak i veprimit sipas traditave dhe imitimit të verbër, të cilat bien në kundërshtim me Sheriatin.
6. Nuk ka dyshim se lufta e jomuslimanëve ndaj muslimanëve është e vazhdueshme dhe i ka fillimet e saj që me fillimin e kësaj feje. Allahu thotë: “Dhe ata kurrë nuk do të pushojnë së luftuari juve, derisa t’ju kthejnë juve prapa nga feja juaj (Besimi Islam), nëse kanë mundësi.” Bekare, 217. Në kohërat në të cilët jomuslimanët dominojnë mbi muslimanët, shfaqet hipokrizia në mesin e muslimanëve dhe del hapur duke e mbrojtur atë çdokush i cili ka sëmundje në zemrën e tij dhe shtohen në mesin e tyre ata të cilët shkojnë pas tyre; ndaj është detyrë luftimi dhe pengimi i hipokritëve me të gjitha forcat. Allahu thotë: “O Pejgamber! Lufto fort kundër mosbesimtarëve dhe hipokritëve dhe ji i ashpër kundër tyre. Vendbanimi i tyre është Xhehenemi - dhe vërtet më i keqi është ky fund.” Teube, 73. Po ashtu, Ai thotë: “Ata janë armiqtë, pra ruajuni prej tyre. Allahu i mallkoftë! Si shmangen nga Rruga e Allahut!” Munafikun, 4. Duke qenë të kujdesshëm nga metodat mashtruese të cilat përdorin shumica e tyre, ku njëra prej
13
tyre është: sjellja me tekstet e Sheriatit, duke i ndryshuar apo komentuar kuptimet, shprehjet dhe qëllimet e saj me dyshime të sëmura.
Sikurse duhet që të këshillohen ata të cilët u shkojnë atyre prapa, -të cilët janë ndikuar nga realiteti i brishtë ekonomik dhe shpirtëror i muslimanëve- duke i humbur kështu krenaria me këtë fe dhe dispozitat e saj dhe të cilët janë ndikuar nga dyshimet dhe humbjet e tyre.
14
E dyta: Bazat e Sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj
Nuk është njohur në historinë e muslimanëve, përgjatë gjithë historisë së këtij ymeti problem me emrin “çështja e gruas”, qoftë kjo në kohët e lavdisë dhe krenarisë së tij, apo dobësisë dhe thyerjes. Por kur perëndimi dhe gagaritësit e tyre i përcollën sëmundjet dhe dhimbjet e tyre tek të gjithë popujt, -bashkë me ta dhe muslimanët-, u shfaq ajo që njihet me emrin “çështja e gruas” duke thërritur për emancipimin (lirimin) e saj në shumicën e bashkësive islame me kuptimin laicist dhe perëndimor të emancipimit.
Ndaj në lidhje me këtë do të sqarojmë këtu disa baza të Sheriatit, të cilat janë gjykuese në lidhje me këtë çështje:
1. Gruaja është njëra pjesë e racës njerëzore. Allahu thotë: “Dhe Ai (Allahu) është që krijon palët: mashkullin dhe femrën,” Nexhm, 45. Dhe ajo është njëra pjesë e vetvetes. Allahu thotë: “O njerëz! Jini të bindur (dhe mbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi ju prej një veteje (Ademit) dhe nga ajo Ai krijoi palën (bashkëshorten) e saj,” Nisa, 1. Kështu ajo është shoku i burrit në origjinë, zanafillë dhe përfundim. Ajo është ortak me të në ndërtimin e gjithësisë, -çdo kush në sferën që i përshtatet- pa dallim mes tyre në aspektin e përgjithshëm të fesë, në njëshmëri dhe besim, shpërblim dhe dënim, si dhe në aspektin e përgjithshëm të
15
legjislacioneve rreth të drejtave dhe detyrave. Allahu thotë: “Kushdo që punon të drejtën e të mirën, burrë a grua qoftë, duke qenë besimtar i vërtetë, sigurisht që Ne do t’i dhurojmë atij jetë të mirë (në këtë botë duke qenë i respektuar e i kënaqur dhe furnizim e jetesë sipas Ligjit të Allahut) dhe (në Botën Tjetër) Ne do t’ua paguajmë padyshim atyre shpërblimin sipas veprave të tyre më të mira që ata i kanë punuar.” Nahl, 97. Ndërsa Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Gratë janë partnerët e burrave.” Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Duke u nisur nga kjo, Allahu vendosi që peshorja nderimit tek Ai të jetë devotshmëria. I Lartësuari thotë: “Padyshim se tek Allahu më i nderuari prej jush është ai që është më i devotshmi.” Huxhurat, 13. Nuk mund të gjesh diçka më me vend dhe më të saktë për të shprehur diçka të tillë se shprehja “Ju jeni (pjesëtarë të barabartë) prej njëri-tjetrit.” Në fjalën e Allahut: “Në këtë mënyrë Zoti i tyre e pranoi prej tyre (duanë e tyre dhe iu përgjigj atyre): “Unë kurrë nuk do të lejoj që të humbasë vepra e kujtdo prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni (pjesëtarë të barabartë) prej njëri-tjetrit.” Ali Imran, 195. Kështu ata janë të njëjtë në aspektin e përgjithshëm të fesë dhe Sheriatit, si dhe në peshoren e Allahut.
Ka dashur Krijuesi me Urtësinë e Tij që burri të mos jetë si gruaja në cilësinë e krijimit, cilësi dhe ndërtim, kështu që si pasojë e këtij ndryshimi në krijim, ndodh edhe ndryshimi në forcën dhe aftësitë trupore, ndjeshmëri dhe dëshira. Allahu i Madhëruar thotë për burrin: “…dhe djali nuk është si vajza” Ali Imran, 36.
16
Ndërsa për gruan ka thënë: “(A duan ata për Allahun) një krijesë e cila rritet në zbukurime (duke veshur mëndafsh e stoli ari, d.m.th. femra) dhe e cila në ndonjë mosmarrëveshje nuk mund ta mbulojë vetveten, edhe po të jetë e pastër?” Zuhruf, 18.
Në këtë mënyrë si shkak i këtij ndryshimi në krijimin mes dy gjinive janë varur një sërë dispozitash dhe ky ndryshim ka shkaktuar –me urtësinë e plotë të Allahut, të Gjithditurit, të Gjithinformuarit-, dallueshmëri mes tyre në disa dispozita të Sheriatit, si dhe në funksionet dhe detyrat të cilat i përshtaten cilësive të çdonjërit prej tyre. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Padyshim që i Tij është Krijimi dhe Komandimi. I Shenjtëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i gjithë botëve.” Araf, 54. Kështu që ajo është dëshira ekzistuese dhe përcaktuese e Allahut në krijim dhe ekzistencë dhe kjo është dëshira e Tij legjislative dhe ligjvënëse në çështjen e dispozitave dhe drejtimit. Ndaj mund të themi se janë takuar dy dëshirat në çështjet e burrit dhe gruas në lidhje me dobitë krijuese, ndërtimin e universit dhe rregullsinë e jetës së individit dhe shoqërisë.
2. Janë vendosur si pasojë e këtij realiteti, dispozita tërësore të Sheriatit të cilat janë po aq të pandryshueshme sa pandryshuemëria e këtij realiteti, prej tyre janë: dispozitat e familjes. Në Islam, familja është unioni i ndërtimit të shoqërisë, mbi forcën dhe bashkimin e saj është i ndërtuar sigurimi dhe mirëqenia e shoqërisë.
Familja në Islam synon plotësimin e qëllimeve të saj duke shkëmbyer qetësinë, mëshirën dhe dashurinë mes pjesëtarëve të saj. I Lartësuari thotë: “Dhe nga Treguesit
17
e Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri e mëshirë.” Rrum, 21..
Kështu gruaja ka rolin kryesor në forcimin e familjes dhe lidhjen e saj, ndaj çdo çrregullim që vjen nga gruaja në kryerjen e rolit të saj ndaj familjes, reflekton një gjë e tillë negativisht tek pjesëtarët e tjerë të familjes.
Shoqëria e shëndoshë qëndron e palëkundur në përplasjen me marrëzitë e injorancës bashkëkohore, të cilat e nënvleftësojnë rolin e gruas në familje, apo rëndësinë e përgjegjësisë që ajo ka kundrejt saj e cila është puna më e vlefshme që mund të kryejë gruaja në shërbim të interesit të familjes dhe shoqërisë.
Sikurse në të kundërt burrit i kërkohet që të përballojë vështirësitë e kujdestarisë, detyrë kjo të cilën ia ka ngarkuar Sheriati i nderuar. I Lartësuari thotë: “Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, e edhe sepse ata shpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës.” Nisa, 34. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Dhe ato kanë të drejta (mbi burrat e tyre për shpenzimet, për jetesën, për pasurinë) të barabarta (me të drejtat e burrave) mbi ta në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë më tepër (përgjegjësie) mbi to.” Bekare, 228.
Kujdestaria në këtë kontekst, d.m.th: drejtimi i një shoqërie të vogël –familja-, me të cilën është nderuar burri duke mos qenë i komanduar apo i shtypur për diçka të tillë, sikurse një gjë e tillë është edhe në dobinë e gruas, shtëpisë dhe familjes, sepse përgjegjësia e shpenzimit për të, kërkimi i furnizimit dhe ruajtja e kujdesja janë detyrë për burrin, ndaj dhe ai meriton
18
bindjen e cila është nga veçoritë e drejtuesit, duke e ditur se kjo bindje është në të mira dhe nuk është e përgjithshme, sikurse ka thënë Profeti (salallahu alejhi ue selam): “Vërtet bindja është në të mira.” Buhariu dhe Muslimi.
3. Burri është i obliguar të shpenzojë për gruan dhe ky shpenzim është e drejtë e gruas dhe pjesë e përcaktuar në pasurinë e tij. Kështu që nuk lejohet anashkalimi dhe lënia e saj kur njeriu është i mundshëm për diçka të tillë. Allahu thotë: “I pasuri le të shpenzojë sipas pasurisë së tij dhe ai, burimet e të cilit janë të kufizuara, le të shpenzojë sipas asaj që atij i ka dhënë Allahu. Allahu nuk rëndon kënd përmbi atë që Ai i ka dhënë atij. Allahu do të sigurojë pas vështirësisë, lehtësi.” Talak, 7. Kjo e drejtë nuk ka lidhje me të drejtën e saj për të poseduar pasuri dhe përdorimin e tij për interesa të saj, përmes dëshirës dhe kujdesjes së saj të pavarur sikurse burri. Kjo e drejtë është e pa zëvendësueshme -dhe e prerë-, në Sheriatin e pastër. Kështu që nëse injoranca bashkëkohore e konsideron gruan të mangët në aftësinë e saj për përvetësimin e pasurisë dhe përdorimin e saj, deri pothuajse në gjysmën e dytë të shekullit njëzetë –sikurse gjendet në ligjet latine-, në të kundërtën, gruaja në Islam konsiderohet person me aftësi dhe juridiksion të plotë në këtë fushë, duke mos patur ndryshim nga burri.
4. Marrëdhëniet midis burrit dhe gruas në shoqërinë islame dhe brenda familjes ndërtohen në bazën e plotësimit mes funksioneve të tyre –ose siç quhet ndryshe plotësimi funksional-, nga qëllimet e të cilit
19
është: gjetja e qetësisë dhe prehjes për burrin dhe dashurisë e mëshirës mes tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nga Treguesit e Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri e mëshirë.” Rrum, 21. Në gjuhën arabe nuk ka shprehje më precize se “prehje” dhe ndoshta e njëjta gjë është dhe për gjuhët e tjera, ku ajo përmban një sërë kuptimesh, prej tyre: qetësi, mëshirë, siguri dhe miqësi, gjë e cila jep pasoja pozitive tek fëmijët e më pas edhe tek e gjithë shoqëria.
Kështu që nëse dy gjinitë ndryshojnë në cilësitë organike, energjike dhe psikologjike, atëherë patjetër që do të kenë dallime në funksionet shoqërore dhe integrimin mes dy gjinive në përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre, dhe nuk ka dyshim se kjo është fryti i drejtësisë në të cilin janë ndërtuar lidhjet dhe marrëdhëniet në Islam.
Duke u nisur nga ky aspekt, Sheriati caktoi sferën e veprimtarisë së burrit në këtë jetë dhe karakteret e saj, sikurse caktoi dhe sferën e veprimtarisë së gruas, bazën dhe karakteret e saj, kështu që e gjen atë të përshtatshëm në atë mënyrë që e pranojnë mendjet e shëndosha dhe natyrshmëritë e drejta, gjë me të cilën ndodh plotësimi, ekuilibri dhe siguria shoqërore duke mos bartur askush prej tyre më tepër se sa i takon, gjë kjo që përkon me natyrën dhe zakonet.
Ndaj dhe konsiderohet padrejtësi dhe krim që gruaja të bartë barrën e burrit duke mos patur nevoja personale apo shoqërore, sepse një gjë e tillë pasqyron agresion ndaj drejtësisë në të drejtat dhe detyrat e tyre, sikurse në
20
të njëjtën kohë pasqyron dhe agresionin ndaj dinjitetit të gruas dhe femërinë e saj.
5. Qartësia në caktimin e rolit të gruas në jetë, sigurisht që të orienton për arsimimin e saj, ndaj dhe theksojmë këtu se arsimimi është detyrë e caktuar nga Sheriati, në ato çështje me të cilat nuk mund të plotësohet adhurimi i Allahut vetëm se me to, si njohja e bazave të besimit, llojet e adhurimeve etj. Kjo është një sferë ku gruaja dhe burri janë të njëjtë, Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Kërkimi i dijes është detyrë për çdo musliman.” Ibnu Maxhah. Kështu menjëherë mbas kësaj bëhen detyrë me radhë të gjitha njohuritë në saj të funksionit dhe përgjegjësisë që ajo ka dhe çdo njohuri tjetër shtesë është diçka vullnetare dhe të cilat nuk duhet që të konkurrojnë me kërkesat dhe veprat jetësore dhe ato të ahiretit.
6. Sheriati Islam –duke u përshtatur me natyrshmërinë dhe duke ruajtur drejtësinë- ka ruajtur për gruan disa të drejta shoqërisë, rëndësia e të cilave kanë epërsi shumë më të madhe se të drejtat që përmban “karta e të drejtave të njeriut” e caktuar nga Kombet e Bashkuara, e cila është e ndërtuar mbi barazinë dhe ngjashmërinë. Por injoranca bashkëkohore tregohet indiferente nga këto të drejta dhe nuk i vë rëndësi atyre. Prej këtyre mund të përmendim:
E drejta e gruas në martesë sipas Sheriatit Islam, e drejta e saj për të qenë nënë dhe e drejta e saj që të ketë një shtëpi ku të jetë edukatore e cila është mbretëria e vogël e saj, në atë mënyrë që i mundëson asaj kryerjen e
21
detyrave të cilat janë normale dhe që i përshtaten natyrshmërisë së saj. Ndaj çdo ligj i cili shmang mundësitë e gruas për martesë, konsiderohet shkelje e të drejtave të saj dhe padrejtësi për të.
Gruaja -në Sheriatin Islam- ka të drejtë në zgjedhjen e bashkëshortit të saj, brenda kufijve të thënies së Profetit (salallahu alejhi ue selam): “Nëse ju vjen dikush që jeni të kënaqur për fenë dhe moralin e tij, atëherë martojeni…” Ibnu Maxha. Sikurse në të njëjtin kohë ajo gëzon të drejtën që të mos qëndrojë me të –nëse jeta bashkëshortore nuk ecën ashtu siç duhet-. Tekstet që përcaktojnë një gjë të tillë janë të shumtë, të qartë dhe është detyrë kthimi tek ato në raste mosmarrëveshje dhe në dhënien e gjykimit rreth dispozitave të tilla.
7. Ndershmëria dhe ruajtja e saj, është nga bazat tërësore të Sheriatit, e cila ka ardhur ndër bazat e Sheriatit për ruajtjen e pesë gjërave të domosdoshme, në konsiderimin e të cilave ka një unanimitet të plotë dhe tek të cilat kthehen të gjitha dispozitat e Sheriatit, dhe këto janë: ruajtja e fesë, individit, nderit, logjikës (mendjes) dhe ruajtja e pasurisë. Çdo cenim që i bëhet principit të nderit, sigurisht që është luftë ndaj Sheriatit dhe bazave të tij, njëkohësisht dhe shkelje e të drejtave të gruas, të burrit, familjes dhe gjithë shoqërisë, sikurse në të njëjtën kohë është dhe përhapje e poshtërsive mes besimtarëve. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Sigurisht ata të cilët duan që marrëdhëniet e paligjshme imorale të përhapen mes besimtarëve, do të kenë dënim të dhimbshëm në këtë botë dhe në Botën e Pastajme dhe Allahu di atë që ju nuk e dini.” Nur, 19.
22
Duke u nisur nga kjo, I Urti dhe I Gjithinformuari vendosi dispozita për ruajtjen e këtij principi, kështu që urdhëroi për martesë dhe i dha rëndësi të madhe asaj, sikurse e konsideroi aktin e saj një besë të fortë, ku thotë në fjalën e Tij: “…dhe në të njëjtën kohë ato kanë marrë prej jush besë të fortë e të shenjtë?” Nisa, 21.
Po ashtu për të ruajtur nëpërkëmbjen dhe shkeljen e këtij principi, ndaloi imoralitetin për të dyja gjinitë –si për burrat dhe gratë njësoj- dhe e konsideroi një gjë të tillë si ligësi dhe poshtërsi: “Dhe mos iu afroni marrëdhënieve të paligjshme (zinasë). Padyshim që ajo është ligësi (kalim i kufijve, poshtërsi) dhe rrugë e keqe.” Isra, 32. Sikurse i mbylli rrugët të cilat të afrojnë drejt saj, si vetmia mes dy gjinive, përzierjen e burrave me gratë, lajkatimin në fjalë nga ana e gruas, si dhe u përqendrua në ndalimin rreth dëshirave për përhapjen e paturpësive në mesin e muslimanëve duke urdhëruar kështu dispozitat e mbulesës për gruan dhe uljen e shikimeve. Për po të njëjtin shkak, gjithashtu vendosi sanksione për ata që e cenojnë këtë princip duke vendosur dënimin për imoralitetin, dënimin mbi shpifjen si dhe dënimin mbi qortimin, e gjithë kjo për të ruajtur virtytet dhe kujdesjen për nderin.
8. Mbulesa e gruas konsiderohet një prej mbrojtësve bazë të cilat ruajnë virtytin, nderin dhe turpin, po ashtu pengon dhe përhapjen e poshtërsive dhe nga ana tjetër ajo është shenjë e krenarisë me dispozitat e Sheriatit si dhe realizim i nderit të gruas, burrit dhe gjithë shoqërisë.
Mbulesa nuk është diçka vullnetare, për të mos menduar se ajo është thjesht një simbol në të cilën gruaja mund të zgjedhë mes vendosjes apo jo të saj, por ajo
23
është detyrë që Allahu ka vendosur për gratë; në mënyrë që t'i mbrojë ato dhe si shenjë e për ndershmërinë e tyre, njësoj si shembujt e tyre prej nënave të besimtarëve, duke mos u lënë kështu vend dhe shans të prishurve dhe të pamoralshmëve që të prekin nderin e tyre, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar: “O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.” Ahzab, 59.
Në kohët tona ka filluar një luftë e qartë kundër mbulesës, nga armiqtë e kësaj feje, si dhe nga ata që janë imoralët dhe duan që të bëjnë pazarllëqe e tregti me to -qofshin këta edhe prej muslimanëve të dobët-. Ndoshta kjo luftë ndonjëherë fshihet duke pranuar mbulesën si të drejtë, duke shëmtuar realitetin e saj dhe konsiderimin e saj thjesht si një traditë, por trashëgimia (tradita) mund të evoluojë dhe reduktohet, gjë e cila më pas çon edhe në anullimin e qëllimeve të saj.
Ne kur të jemi në gjendje të kuptojmë rëndësinë e mbulesës dhe vlerat e saj, sigurisht që do të na largohet habija e kësaj lufte të ashpër ndaj mbulesës. Perëndimi –p.sh.- ka filluar që ta ngushtojë dhe ta kufizojë shumë konceptin e mbulesës, gjë të cilën nuk e bën me asnjë lloj veshje tjetër, i çdo lloj feje apo sekti tjetër, qoftë dhe pamjet e shembujt e mos dhënies së të drejtave të grave të mbuluara, qofshin këto kushtetuese apo në praktikën e përditshme, janë të qarta për të gjithë ata që e ndjekin këtë çështje, qoftë kjo në perëndim –i cili pretendon se
24
nga bazat e tij është mbrojtja dhe ruajtja e të drejtave individuale- , apo në disa shtete të botës islame të cilat kanë adoptuar laicizmin si kushtetutë të tyre.
9. Përderisa hixhabi është dispozitë e përcaktuar dhe detyrë e prerë; për ruajtjen e nderit të gruas dhe shoqërisë në përgjithësi; dhe stimulues i principit të virtytit dhe nderit, një tjetër dispozitë është e lidhur me këtë qëllim dhe e forcon atë. Kjo është lejueshmëria e poligamisë, realiteti i së cilës është shëmtuar me anën e trajtimit të saj nga mediat dhe veprimi i papërgjegjshëm i saj në disa raste edhe pse realiteti i zbatimit të kësaj dispozite –derisa edhe në shoqëritë jomuslimane- çon në ndihmesën e rolit dhe vlerave të gruas në shoqëri. Për ta parë më nga afër dhe më të qartë një gjë të tillë, shiko në shoqëritë të cilat e praktikojnë poligaminë, se ç’pozita dhe vlera të mëdha që ka gruaja dhe e kundërta ndodh në ato vende ku ndalohet -dhe ku poligamia konsiderohet si krim- kur gjen se gruaja ka vlerë dhe pozitë më të ulët.
Poligamia është një dispozitë e përcaktuar dhe detyrë e prerë, në të cilën është kusht final “drejtësia” dhe që realizon nderimin e gruas duke i mundësuar të martohet me nder dhe çiltërsi, pa marrë parasysh se ka qenë e vejë, beqare, e ndarë apo e madhe. Gjithashtu po të shohim nga një tjetër këndvështrim, shumë probleme shoqërore nuk mund të gjejnë zgjidhje vetëm se me anën e poligamisë, si p.sh: kur bashkëshortja është sterile (shterpë), apo e sëmurë, apo profesioni që ajo ushtron (i cili bën të pa mundur përballimin e kërkesave të bashkëshortit të saj) si dhe gjendja e saj ligjore, si nënshtetësia, e të tjera si këto të cilat nuk kanë zgjidhje
25
tjetër veç poligamisë, vetëm se me anë të divorcit. Porse divorci është gjëja më e urryer që mund të ndodhë mes dy bashkëshortëve, sepse ata të dy janë burim dashurie dhe mëshire për njëri-tjetrin. Poligamia, në shumë raste ndihmon edhe në ruajtjen e pozitës së fëmijëve dhe kjo duke i mundësuar fëmijës jetim apo atij që ka humbur prindin, të gjejë një person tjetër që tashmë kujdeset për të, duke shmangur kështu endjen, rrugaçërinë dhe shtëpitë e fëmijës. I Madhëruari thotë: “Dhe në qoftë se frikësoheni se nuk mund t’i trajtoni mirë jetimet, atëherë zgjidhni gra të tjera për martesë, dy ose tri ose edhe katër, por në qoftë se keni frikë se nuk jeni në gjendje që të mbani drejtësi (me to siç e meritojnë), atëherë vetëm me një, ose me ato (robëreshat) që i keni nën pushtetin tuaj. Kjo është më afër për t’ju ndaluar që të mos bëni padrejtësi.” Nisa, 3.
Islami me këto dispozita ka parë dobinë e gjithë shoqërisë në përgjithësi, duke realizuar kështu qëllimin e martesës për të dyja palët dhe duke plotësuar nevojat individuale dhe shoqërore, siç janë: nderi, prehja, fëmijët edhe nëse ajo –ndonjëherë- përplaset me dëshirën aktuale dhe dobinë e ngushtë të gruas së martuar.
26
E treta: Largpamësitë komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave.
1. Islami pasi ka përcaktuar barazinë mes burrit dhe gruas në kuptimin e njerëzores dhe nderimin e të drejtat të cilat lidhen me qenien e përbashkët njerëzore, ka bërë dallime mes burrit dhe gruas në disa të drejta dhe detyra, sigurisht kjo e bazuar mbi dallimet e natyrës së çdonjërit prej tyre në drejtim të funksioneve dhe qëllimeve si dhe në dallimin e tipit që i është dhuruar çdonjërit prej tyre, në mënyrë që të ushtrojë secili detyrën bazë.
Nga këtu ka nisur një zhurmë e madhe të cilën e kanë sjellë konferencat e grave dhe pionierët e saj, por që e ngjallin herë pas here anëtarët e lëvizjes së grave dhe imituesit e tyre që janë në vendet islame, të cilët qarkullojnë idenë e barazisë mes dy gjinive.
Sigurisht që barazia në kuptimin e njerëzores dhe kërkesave të saj është diçka e natyrshme dhe kërkesë e drejtë, sepse burri dhe gruaja janë dy pjesët përbërëse të njerëzimit dhe Islami e ka përcaktuar diçka të tillë, në mënyrë të qartë duke mos lënë asnjë lloj dyshimi, por sa i përket barazisë së funksioneve jetësore dhe mënyrave të tyre, nuk e di se si mund të zbatohen?
Mos vallë konferencat dhe lëvizjet e grave, bashkë me anëtarët e saj; qofshin burra apo gra, kanë mundësi që të
27
ndryshojnë natyrën e gjërave? Apo që të ndryshojnë natyrën e krijimit të tyre?
E veçanta madhe e fesë islame është se Islami në të njëjtën kohë është fe dhe sistem aktual, i vendos dispozitat e tij rreth burrit dhe gruas në përshtatje me aktualitetin, duke e kuptuar natyrën njerëzore, ndaj që bën dallim mes tyre kur dallimi është ecje sipas realitetit të natyrshmërisë. Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk e di Ai i Cili ka krijuar? Dhe Ai është më i Buti dhe më Dashamirësi (ndaj robërve të Tij), i Mirënjohuri për çdo gjë.” Mulk, 14.
Çdo lëvizje apo mendim i cili bazohet mbi përplasjen e normave shoqërore dhe natyrshmërinë njerëzore, nuk ka dyshim se do të përfundojë në një dështim të menjëhershëm dhe në një humbje të qartë. Pikërisht ky është shkaku i dështimit të lëvizjeve për emancipimin e gruas –aq sa edhe në vet vendet perëndimore- në realizimin e prirjeve të tyre edhe pse ka më shumë se një shekull e gjysmë që ka filluar kjo lëvizje. Normalisht një fenomen i tillë komenton prezencën e lëvizjeve rezistente në shoqëritë perëndimore, të cilat shtohen me kohën, normalisht sa herë që shfaqen gjurmët negative dhe vrasëse të lëvizjeve femërore. Është shenjë e urtësisë dhe e logjikës që të konsiderohen shoqëritë islame si shpresë për të tilla shoqëri, duke e filluar rrugën e tyre aty ku ato e kanë lënë dhe jo ku e kanë filluar, si dhe të marrin prej gjithë kësaj dëshminë e urtësisë që Islami solli për çështjen e gruas.
2. Sheriati Islam e ndalon dallimin e padrejtë ndaj gruas, i cili cenon të drejtat dhe që çjerr dinjitetin e saj. Në Sheriatin dhe dispozitat islame nuk ka dallim neveritës kundër gruas dhe as prirje ndaj burrit, me
28
përjashtim të asaj që mund të jetë në mendjet e të prekurve nga sëmundja e pesimizmit, apo të atyre që janë injorant kundrejt Sheriatit të pastër dhe të cilët nuk arrijnë të kuptojnë urtësinë e disa dallimeve natyrore, që si pasojë e të cilave gjenden më pas disa dallime në dispozitat e Sheriatit, apo funksionet dhe të drejtat jetësore të tyre. Sigurisht që çdo pretendim që kundërshton një dallim të tillë –qoftë ai që del nga armiqtë tendencioz, apo nga miqtë injorantë- nuk ka dyshim se është e bazuar në hamendje dhe argumente të pa baza.
Është thënë –p.sh.- se t'i japësh gruas gjysmën e asaj që meriton burri në trashëgimi, në shumicën e rasteve –kur ata janë në të njëjtën gradë në afërsinë me trashëgimlënësin- është pasqyrim i dallimit kundër gruas. Pa dyshim se kjo domethënie vjen si pasojë e kuptimit të barazisë dhe ngjasimit, si dhe shmangia nga kuptimi i drejtësisë mbi bazën e të cilit janë ndërtuar lidhjet në Islam dhe e cila kërkon që të jenë të drejtat sipas funksioneve dhe përgjegjësive.
Përderisa burri është i detyruar në Islam që të shpenzojë për nevojat e gruas, t'i japë dhuratën e martesës (mehrin), si dhe të shpaguajë gjakun për të, a nuk është prej drejtësisë që Sheriati në këtë aspekt të kujdeset për të në lidhje me trashëgiminë?! Sigurisht që mos shikimi tërësor në dispozitat e Sheriatit do të çojë patjetër në një gabim të tillë.
Është thënë –p.sh.- se konsiderimi i dëshmisë së dy grave të barabartë me atë të një burri, është pasqyrim i dallimit kundër gruas. Nuk ka dyshim se kjo është shkujdesje ndaj natyrës në të cilën Allahu i Madhëruar e
29
ka krijuar gruan –duke e ditur se diçka e tillë përmban në vetvete një urtësi të përkryer-. Kjo natyrë e cila mund ta çojë në humbjen e së vërtetës, ka bërë që bashkë me të të gjendet edhe një grua tjetër në dëshmi, në mënyrë që të ruhen të drejtat. Allahu i Lartësuar thotë: “…kështu që nëse njëra harron, tjetra ia kujton…” Bekare, 282. Duke e ditur se dëshmia e gruas pranohet në rastet të cilat janë specifikë e saj, si gjidhënia, pohimi i virgjërisë, të metat e brendshme që mund të gjenden tek gruaja etj.
Shembull tjetër që mendohet se është pasqyrim i dallimit kundër gruas, është aspekti se gjaku i gruas shpaguhet sa gjysma e gjakut të burrit. Një paqartësi e tillë sigurisht që gjunjëzohet menjëherë pasi bëhet e qartë se përfituesi nga ky shpagim, nuk është i vdekuri, burrë apo grua qoftë, por trashëgimtarët e tij. Në çdo sistem kompensimi i të dëmtuarit është në saj të dëmit, dhe dëmi ekonomik i cili prek trashëgimtarët pas vdekjes së mbajtësit dhe atij që kujdeset e shpenzon për ta –i cili në shumicën e rasteve është burri-, nuk është si dëmi që prek trashëgimtarët të cilëve u vdes një person që nuk i mban dhe nuk kërkohet prej tij që të shpenzojë për ta.
E vërteton një gjë të tillë ajo se kur përfituesi i shpagimit është vetë i dëmtuari, qoftë burrë apo grua -në rastet e shpagimeve të pjesshme (dëmeve në gjymtyrë, të cilat nuk shkaktojnë vdekjen e të dëmtuarit)-, atëherë gjykohet në mënyrë të barabartë mes burrit dhe gruas deri në ato kufij ku mendimet e dijetarëve nuk janë të njëjta në përcaktimin e tyre.
Nuk ka dyshim se kjo përpjekje për të sqaruar urtësinë e dallimit mes burrit dhe gruas në këto shembuj, -të cilat janë shembujt më të përfolura në pretendimin se ato janë pasqyrim i dallimit kundër gruas- shpalos qartë se
30
dallimi në disa dispozita është plotësimi i drejtësisë, është i përshtatshëm me tiparet e tyre dhe janë uniform me rregullat e Sheriatit.
3. Gruaja me ndërtimin e saj trupor, mendor dhe sentimental, është e përgatitur për një funksion të caktuar e cila kjo është detyra e amësisë dhe kërkesat e saj. Nëse ajo nuk e kryen një gjë të tillë, do të shkaktohet një humbje e forcës jetësore e cila është dedikuar për një synim të caktuar, duke e devijuar nga rruga e kërkuar.
Nuk kundërshtohet aspekti se pse gruaja punon kur kjo është e domosdoshme, apo kur e kërkon një gjë të tillë nevoja individuale apo shoqërore, por bëhet fjalë kur ajo jepet pas saj kur nuk është nevoja, apo thjesht vetëm që t'i përgjigjet kapriçove të të marrëve, me të cilat është prekur shoqëria njerëzore; si shkak i faktorëve historikë dhe kulturorë, apo si shkak i dëshirave për argëtim pa kufi që ka kjo shoqëri. Nuk ka sesi të mos vinë pas gjithë kësaj tufane të fuqishëm për shoqërinë. Kështu kjo çështje nuk pret që Islami ta pranojë, sepse ai nëse do ta pranojë do të heqë dorë nga merita e tij madhështore, e cila është: shikimi tek gjinitë njerëzore se ato janë plotësuese për njëra-tjetrën dhe se njerëzimi është domethënie e ekzistencës së lidhur mes brezave.
Gruaja në shumicën e rasteve nuk mund të jetë në të njëjtën kohë nënë dhe shërbëtore e të tjerëve, pra që të kryejë njëherësh dy funksione me gjithë nevojat e tyre në mënyrën e duhur. Pretendimet se kopshtet dhe edukatoret mund ta zgjidhin problemin e edukimit të fëmijëve, nuk qëndrojnë nëse do t'i shohim nga afër dhe do t'i bëjmë një analizë të mirëfilltë, sikurse një gjendje e tillë nga ana tjetër është edhe një sfidë në realizimin e