FJALA E AUTORIT
Falënderimi i takon vetëm Allahut, lavdërimet dhe për-shëndetjet qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka më Pejgamber.
Autorit të këtij punimi iu drejtua ftesë nga Këshilli Nacio-nal për Kulturë, Art dhe Letërsi në Ministrinë e Informimit në Kuvajt që ta mbajë një ligjeratë në temën “Islami dhe civilizimi njerëzor”, me rastin e fillimit të shekullit XV hixhrij, që u kremtua në anë të ndryshme të botës, në mënyra dhe ngjyra të ndryshme.1
Solemnitetin e organizoi Ministria e Informimit në Kuvajt dhe ligjërata u mbajt në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave në Universitetin e Kuvajtit, në lagjen Halidije, ditën e mërkurë në mbrëmje, 18 Safer 1404 h/23 Nëntor 1983. Në të morën pjesë personalitete të shquara, dijetarë të mëdhenj dhe intele- Ky propozim hasi në përkrahje shpirtërore dhe ideore në shpirtin e autorit, për shkak të kuptimit të tij, rëndësisë dhe seriozitetit të kësaj teme, si dhe preokupimit të tij me studim dhe shkrim rreth asaj që ka të bëjë me këtë temë dhe të ndihmojë për t'u zgjeruar, nëse ka nevojë për të dhe për t'u koncentruar në të nëse lypset prej tij koncentrim me lexim dhe shkrim, studim dhe rezonim. Për atë u pranua kjo ftesë e bekuar dhe e mireseardhur, e cila arriti nga një vend islamo-arab, u përgatit për të një seminar për një kohë të shkurtër përplot me punë të shpeshta dhe udhëtime e vizita të njëpas-njëshme.
1 Në mesin e tyre ishte edhe solemniteti të cilin e organizoi Organizata Islame e Studentëve, më 22 Dhul-hixhxhe të vitit 1400 hixhrij, në sallën e madhe të simpoziumeve në kryeqytetin e shtetit verior të Indisë, Lakheneu, dhe prej rezultateve dhe gjurmëve të tij të dobishme që mbetën ishte edhe ligjërata e autorit të këtyre rreshtave, e cila më vonë u botua me titull: "Shekulli i ri i XV-të i hixhretit, në dritën e historisë dhe realitetit", në tri gjuhë, urdisht, arabisht dhe anglisht. Ajo pati jehonë dhe pranim të mirë në mjediset fetare dhe shkencore.
6
ktualë të vendit, po ashtu pjesa më e madhe e këtij seminari u lexua në një tubim të madh në klubin kulturor të Mekes, në fund të muajit Safer 1404 h/6 Dhjetor 1983 dhe u botua në përmbledhjen “Biseda të botuara me vëllezërit tanë arabë dhe muslimanë”. Por, krahas bazave të forta valide dhe aspekteve të ndrit-shme e inkurajuese që kishte në temë, punimin e përshkon natyra e improvizimit dhe vështrimit azhur të asaj që ka të bëjë me këtë temë nga afër ose larg për shkak të kohës së shkurtër dhe preokupimit të trurit. Pas kësaj, autori u ftua nga Sekretariati i Përgjithshëm për simpoziumin e katërt botëror për biografinë dhe sunetin e Pej-gamberit a.s., i cili mbahej në lokalet e Ez-herit të famshëm në Kajro. Bashkë me të ishte lista e temave të propozuara për t'u paraqitur në këtë simpozium, prej atyre temave ishte edhe “Ndikimi i misionit Islam në civilizimin njerëzor”. Kjo ftesë dhe kjo temë e propozuar e ngjalli dëshirën për t'u zgjeruar në të dhe e preokupoi mendjen. Pasi që autori kishte përfunduar nga të menduarit rreth saj, ia kushtoi asaj idenë dhe emocionet dhe i pushtoi pasionet e tij, gjë që ishte shprehi e tij në këso temash shkencore dhe objektiva transkriptive, filloi ta shqyrtojë atë sërish, të regjistrojë nën çdo titull anësor-gjatë shpjegimit të aspekteve dhe fushave në jetën e popujve, komuniteteve dhe civilizimit, në të cilat janë paraqitur ndiki-met islame në format e tyre më të theksuara dhe në sqarimin e dhuntive të rëndësishme dhe dhuratave themelore të Islamit dhe Pejgamberisë së Muhammedit a.s. materiale të reja, argumente të forta dhe dëshmi të huaja, të cilat e transferuan ligjëratën prej një artikulli të shkruar me azhuritet, në një punim të shqyrtuar, të hollësishëm dhe studim shkencoro-historik që tërheq vëmendjen e studiuesve dhe shkencëtarëve të matur muslimanë dhe jomuslimanë. Po ashtu meriton të për-kthehet në gjuhë të huaja dhe t'i prezentohet shtresës intelek-tuale të përgatitur për pranimin e së vërtetës dhe realitetit, dëshmive historike dhe deklaratave të kolosëve të huaj dhe autoriteteve të shquara të mendimit dhe gjurmimit në botën perëndimore dhe në nënkontinentin Indian.
7
Autori nuk u përmbajt dhe as që e ndaloi modestia që ta potencojë atë që është shkruar nga dora e tij për disa aspekte të kësaj teme në shkrimet e tij të mëhershme dhe në disa vepra të tij, kur e ka parë se si ia ka dhënë temës hakun e vet dhe nuk mund ta formulojë diç më të mirë se ajo, sepse çdo autor dhe shkrimtar pranon disa puhi të cilat nuk i janë të mundshme në çdo kohë dhe çdo vend dhe nuk i zihet për të madhe një autori ose shkrimtari nëse kopjon prej vetvetes për vetveten dhe shkëput pjesë prej librave dhe shkrimeve të tij. Lexuesi, i cili i ndjek shkrimet e autorit të këtyre rreshtave dhe veprat e tij, do të hasë në pjesë të cilat i ka lexuar në librat vijuese të autorit: “Ç’humbi bota me dekadencën e muslimanëve”, ose “Biografia pejgamberike”, të mos flasim për atë që është për-mendur në përmbledhjen “Biseda të hapura me vëllezërit tanë arabë dhe muslimanë”, por procesi i formulimit, kombini-mit, shkëputjes së teksteve dhe përshkrimit e bën këtë libër të vogël libër të ri me stil të dalluar shkrimi, të harmoni-zuar e kombinuar, konstruktiv e unik. Autori, kur mori vesh për shtyrjen e simpoziumit të katërt botëror për biografinë dhe sunetin e Pejgamberit a.s., i cili qe prej motiveve të qasjes së sërishme të autorit të kësaj teme, edhe atë pa mos e caktuar terminin, e pa të arsyeshme ta bo-tojë këtë libër për shkak lëndës që përmban për analizë, materialit për veprimtarët dhe të preokupuarit në fushat e da'ëes (thirrjes), si dhe kurajos për autorët dhe studiuesit, të cilët i nderoi Allahu me dituri të gjërë dhe zemërmirësi, trimëri në pranimin e realitetit dhe për t'u zgjeruar dhe kryer atë me dinjitet dhe meritë. Këtë studim të zgjeruar, i cili u bë shumë më voluminoz sesa seminari i parë, e quajta “Islami, ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin”. Qëllimin tonë e mbështesim tek Allahu xh.sh. Ebu-l-Hasen Ali el-Hasenij en-Nedevijj Akademia e Shkencave Islame, Asambleja e dijetarëve, Lakheneu (Indi) 19 Sheval 1405 hixhrij 08.07.1985
8
ISLAMI
NDIKIMI I TIJ NË CIVILIZIM DHE MERITA E TIJ PËR NJERËZIMIN
Falënderimi i takon Allahut. Lavdërimet dhe përshënde-tjet qofshin mbi Pejgamberin e Allahut, familjen dhe mbarë shokët e tij.
SHTRIRJA DHE INTERNACIONALIZMI I TEMËS
Tema “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim” është temë aktuale dhe e gjallë, ajo nuk ka lidhje të fortë vetëm me pejgamberinë e Muhammedit a.s. dhe misionin e mësimet islame, por edhe me realitetin e jetës, aktualitetin e njerëzi-mit dhe ardhmërinë e tij, si dhe rolin e ummetit islam në ndërtimin e civilizimit dhe orientimin e tij. Kjo temë është më e denjë për një punë kolektive sesa individuale. Kjo temë, nga vetë natyra e saj, është interna-cionale njerëzore, shtrihet në disa sfera të gjera e të ndry-shme.
Sfera kohore shtrihet prej shekullit të parë islam e deri në shekullin në të cilin jetojmë; sfera hapsinore shtrihet prej një skaji në skajin tjetër të botës; sfera intelektuale shtrihet prej fushës së besimit (akaidit), deri në fushën e moralit dhe sjelljes, dhe prej sferës së shoqërisë dhe jetës familjare, deri në sferën e politikës, sheriatit, jurisprudencës dhe marrëdhë-
9
nieve të popujve dhe komuniteteve mes vete; dhe prej sferës së formave qytetëruese progresive precize, deri në sferën e arkitekturës, letërsisë, poezisë dhe shijes së lartë.
Çdonjë nga këto sfera është e gjerë dhe përmban shumë kënde të shtrira, për atë nuk mund t'ia japë hakun sa duhet kësaj teme vetëm se një akademi e përbërë prej profesorë-ve të shquar, ekspertë në fushat e veta të cilat kanë lidhje të ngushtë me këtë temë e cila ndriçohet me kolegjium profesi-onist në shkencë dhe hulumtim, besnik të ndershëm në gjyki-min e gjërave, guximtar në dhënien e mendimit dhe rezulta-teve shkencore. Kështu një profesor e merr përsipër aspektin e besimit dhe të mendimit fetar, tjetri aspektin shoqëror, i treti aspektin juridik dhe ligjor, i katërti parimin e lirisë dhe të barazisë, i pesti të drejtat e gruas dhe pozitën e saj në shoqëri, e kështu me radhë. Ajo është më e përshtatshme për një enciklopedi të veçantë sesa për një libër dhe një punim i cili përgatitet për një kohë të shkurtë dhe me mendime të shkapërderdhura e punë të shumta. Mirëpo, sikur që kanë thënë të parët (më mirë diçka se asgjë) dhe nuk ka më të përkryer se Fjala e Allahut: “Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë(që i mjafton).”2
OPERACIONET MË TË RËNDA DHE MË PRECIZE
Prej operacioneve më të rënda dhe më precize është analiza kimike e civilizimit i cili është fermentuar, seleksio-nimi i elementeve të cilat hynë në të në epoka të ndryshme dhe ne periudha të caktuara historike, kthimi i tyre në bazë dhe burim, përcaktimi i peshave dhe i fuqisë së ndikimit dhe pranimit të tyre, si dhe përcaktimi i atij i cili ka merita për këtë kontribut civilizues dhe reformë rrënjësore. Këto eleme-nte dhe faktorë kanë hyrë në skeletin civilizues dhe ne shoqërinë njerëzore, depërtuan në brendinë e tyre dhe qar-kullonin në to si shpirti dhe gjaku, reaguan dhe prej tyre u formua një natyrë e veçantë për këtë civilizim, gjë që ishte
2 Sure: el-Bekare 265
10
rast me faktorët e formimit, edukimit, ambientit dhe ushqi-meve në jetën e individit dhe formimit të personalitetit të tij të veçantë dhe deri tani nuk është zbuluar ndonjë laborator kimik i cili do ta bënte punën e analizës historike e as ndonjë mikroskop i cili do t'i zmadhonte këto pjesë të imta që e luajtën rolin e tyre në formimin e veçantë të civilizimit. Prandaj, patjetër duhet t’u bëhet një studim i thellë dhe i gjerë historisë së popujve, bashkësive nacionale, vendeve dhe shoqërive, ashtu që të mund të bëjmë krahasim ndër-mjet të kaluarës dhe së tashmes së tyre, ta njohim veprim-tarinë e thirrjes islame dhe pejgamberisë së Muhammedit a.s. në reformimin e besimit dhe në përmirësimin e tij, zhdukjen e gjurmëve të injorancës, filozofive politeiste dhe traditave të trashëguara, kthimin e rrymës ideologjike prej një ane në anën tjetër dhe ndryshimin revolucionar në cilësi dhe shembuj, si dhe t'ua nënshtrojmë qytetërimit, konsolidimit dhe restaurimit. Por, kjo kërkon studime të vyeshme dhe mund shpirtëror dhe intelektual, mirëpo ajo është punë e dobishme. Nëse këtë nuk e arrin një asociacion shkencor si UNESCO ose akademi në Evropë e Amerikë, që kuptohet nga vetvetiu, patjetër të përcaktohet një akademi në ndonjë nga qendrat e Lindjes islame ose ndonjë nga universitetet islame, e nuk ka dyshim se kjo do të jetë më e dobishme dhe më e mi-rëseardhur se shumë punë shkencore me të cilat merren këto akademi e universitete të cilave ua përkushtojnë fuqitë dhe mjetet e tyre.
VËSHTIRËSIA E PËRCAKTIMIT TË FUSHAVE TË NDIKIMIT
Përcaktimi i fushave të ndikimit islam në civilizimin nje-rëzor është i rëndë dhe gati jopraktik, sepse ky ndikim është përzier me organizimin e civilizimit sikur gjaku me mishin, për atë këta popuj dhe bashkësi nacionale më nuk i vërejnë këto ndikime dhe nuk u shkon ndërmend ndonjëherë se ato janë elemente të fytyrave barbare. Ato tashmë janë bërë një pjesë prej pjesëve dhe mendimit të tyre, qytetërimit dhe
11
jetës së tyre. Këtu do ta përsëris atë që e kam thënë më parë në librin tim “Ç'humbi bota me dekadencën e muslima-nëve”, duke folur për qytetërimin islam dhe ndikimin e tij në orientimin njerëzor.
NDIKIMI I PËRGJITHSHËM INTERNACIONAL
“Natyrat dhe mendjet e njerëzve ndryshoheshin dhe ndikoheshin nga Islami me vetëdije ose pa vetëdije, ashtu siç bie nën ndikim natyra e njeriut dhe bimëve në stinën e pranverës, zemrat e egra mëkatare filluan të zbuten dhe fri-kohen, parimet islame dhe të vërtetat e tij filluan të derdh-en në thellësinë e shpirtërave dhe të depërtojnë në brendi, vlera e sendeve filloi të ndryshojë në sytë e njerëzve, para-metrat e vjetër të transferohen dhe t'i zëvendësojnë para-metrat e rinj, injoranca (xhahilijeti) u bë një lëvizje regre-sive, ruajtja e së cilës ishte konservativizëm dhe mendjeleh-tësi. Islami u bë gjë e ngritur bashkëkohore, t'i përkasësh atij dhe t'i manifestosh format e tij ishte prej mençurisë dhe shkathtësisë. Popujt, e bile edhe toka, i afrohej dalëngadalë Islamit, ndërkaq banorët nuk e vërenin lëvizjen e tyre, ashtu siç nuk e vërejnë banorët e sipërfaqes së tokës rrotullimin e tyre rreth diellit. Kjo shihet në filozofinë, fenë dhe qytetëri-min e tyre, këtë e ndjenin brenditë dhe ndërgjegjet e tyre, prej tij ushqehen lëvizjet reformiste të cilat u paraqitën tek ata, madje edhe pas dekadës së muslimanëve.”3
DHJETË DHURATA TË RËNDËSISHME DHE PRIVILEGJE THELBËSORE
Mirëpo, nëse është e domosdoshme që të përcaktohen aspektet dhe sferat në jetën e bashkësive, popujve dhe civili-zimi në të cilat janë demonstruar ndikimet islame në format e tyre më të theksuara, atëherë do t'i përcaktojmë në mëny-
3 "Madha hasirel el-alemu bi inhitatil muslimin" f. 137, botimi i 13 v.1982 Darul kal-em Kuvajt.
12
rë koncize dhe zgjedhëse në dhjetë prej dhuratave të rëndë-sishme dhe privilegjeve thelbësore të shtrenjta, të cilat e kanë pasur rolin më të madh në orientimin e gjinisë njerë-zore, reformimin, udhëzimin, zhvillimin dhe lulëzimin e tij, dhe të cilat krijuan një botë të re e të ndritshme që nuk i përngjan me asgjë botës së vjetër e të venitur, e ato janë si vijon: - besimi i kulluar i qartë i njëshmërisë së Allahut xh.sh. (Teuhid); - parimi i unitetit njerëzor dhe i barazisë njerëzore; - proklamimi i prestigjit dhe i ekselencës njerëzore; - kthimi i prestigjit të gruas dhe dhënia e të drejtave dhe privilegjeve të saj; - luftimi i dëshpërimit dhe pesimizmit dhe ngjallja e shpresës, aspiratës, besimit dhe mburrjes në shpirtin e njeri-ut; - bashkimi i fesë dhe kësaj bote dhe njësimi i radhëve të shpërndara dhe taboreve ndërluftuese; - krijimi i lidhjes së shenjtë të përhershme mes fesë dhe shkencës, lidhja e ardhmërisë së njërës me tjetrën, hiper-bolizimi i vlerës së shkencës dhe inkurajimi për të, si dhe udhëzimi i saj në shkencë atraktive të dobishme dërguese tek Allahu; - përdorimi i mendjes dhe shfrytëzimi i saj madje edhe në çështje fetare dhe inkurajimi për përsiatje në vetvete dhe në horizonte; - detyrimi i ummetit (popullit) islam për ta pranuar për-gjegjësinë e udhëzimit të botës dhe mbikëqyrjes së moralit, drejtimeve dhe sjelljes së individëve dhe popujve si dhe ta bart përgjegjësinë për drejtësi dhe dëshmi për hir të Allahut; - uniteti ideologjik civilizues ndërkombëtar.
Nën çdo titull hyn rrëfim i gjatë, qasje e hollësishme, precize e besnike ndaj civilizimeve dhe periudhave të injo-rancës të cilat i paraprinë misionit të Muhammedit a.s.
13
dhe njeriut i cili lindi pas pejgamberisë. Çdonjë prej këty-re titujve është temë e një libri në vete, i cili mund të ketë qindra faqe. Do t’i shqyrtojmë këto sfera, në të cilat u pa ndikimi islam rrënjësor dhe revolucionar një nga një dhe do t'i he-dhim disa vrojtime suksesit të ndikimit islam dhe mësimeve të tij njerëzore ndërkombëtare.
14
BESIMI I ÇILTËR E I QARTË I NJËSHMËRISË SË ALLAHUT
E shqyrtojmë dhuratën e parë të Islamit dhe begatinë e madhe të Muhammedit a.s., e ajo është se Islami ia fali njerëzimit besimin e pastër dhe të shtrenjtë të njëshmërisë së Allahut. Ai është besim i gjallë, mrekulli e gufuar në fuqi dhe gjallëri, ndryshues i rrethanave dhe shkatërrues i zotave të rrejshëm, njerëzimi nuk ka pasur dhe nuk do të mund të ketë si ky besim deri në Ditën e Gjykimit.
SHIRKU DHE IDHUJTARIA, DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN E NJERIUT
Ky njeri që mban pretendime boshe dhe botëkuptime të thata prej poezisë, filozofisë, politikës dhe sociologjisë; ky që i robëroi popujt dhe vendet shumë herë; ky që transferoi gurët statik në lule aromatike të këndshme, i shpërtheu lumenjtë prej brendisë së maleve; ky që pretendonte ndonjë-herë hyjnitë; ky njeri u përkulej gjërave pa vlerë, të cilat nuk sillnin as dëm as dobi, as nuk jepnin e as nuk ndalonin: “Nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj, i dobët është edhe lutësi edhe i luturi.”4
4 Sure El-Haxh 73. përulej para gjërave të cilat i kishte ndërtuar me dorën e vet, frikohej dhe shpresonte për të mira prej tyre. Ai nuk u ra në sexhde (u përkul) vetëm kodrave, lumenjve, drunjve, kafshëve, shpirtërave, djajve dhe feno-meneve të tjera natyrore, por u ra në sexhde (u përkul) po ashtu edhe insekteve dhe krimbave, tërë jetën e vet e kaloi
15
ndërmjet parafytyrimeve dhe psikozave, ndërmjet imagjina-tave dhe iluzioneve, dëshirave dhe ëndërrave, rezultat i natyrshëm i së cilës ishte frika dhe lodhja, anarkia ideologj-ike dhe shqetësimi shpirtëror, si dhe humbja e besimit dhe jostabiliteti.
India Brahmaniste u dallua në veçanti me zota të shum-të, hyjni dhe perëndesha. Idhujtaria e arriti kulminacionin e vet në shekullin VI të erës sonë. Numri i zotave në këtë shekull, kishte arritur 320, 5
BESIMI I NJËSHMËRISË SË ALLAHUT DHE NDIKIMI I TIJ NË JETË çdo gjë e tmerrshme dhe e dobi-shme u shndërrua në Zot i cili adhurohej.
Kur'ani dhe pejgamberia e Muhammedit a.s. proklamuan se kjo botë nuk është pa sundues, e as pa shtet të përbashkët të disa sunduesve, por ajo ka një sundimtar, e ai është Krijuesi, Ndërtuesi, Dirigjuesi dhe Drejtuesi i saj. Atij i takon tërë krijimi dhe çështja dhe Atij i takon gjykimi: “Vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi”6 në këtë botë, nuk ndodh asgjë pa urdhrin dhe fuqinë e Tij dhe se motivi i vërtetë i ekzistencës së Tij është vullneti dhe fuqia e Tij, i tërë ky kozmos i është nënshtruar Atij në qenësinë dhe ekzistencën e vet, i është dorëzuar Atij dhe i është përulur urdhrit të Tij: “E Atij i është dorëzuar gjithçka në qiej e në tokë”7, për atë krijesat të cilat posedojnë vullnet dhe dëshirë të lirë duhet t'i nënshtrohen Atij, “Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun!”8
Ndikimi i parë racional për njeriun, i cili rezultoi prej kë-tij besimi është se tërë bota e përcjell një qendër dhe sistem. Njeriu në pjesët e tij të shtrira sheh një lidhje të
5 Konsulto: "El-Hind El-Kadime", e autorit R.C.But. 6 Sure El- A'raf 54 7 Sure Ali Imran 53. 8 Sure Ez-Zumer 3.
16
qartë reciproke dhe unitet në zakon që të vijë me koment të kompletuar për jetën dhe të ngrihet ideja dhe veprimtaria e tij në këtë gjithësi mbi urtësi dhe fakt.
JEHONA E BESIMIT MBI NJËSHMËRINË E ALLAHUT NË BOTË DHE NDIKIMI I TIJ NË RELIGJION
Ajo është pejgamberia e Muhammedit a.s., e cila ia fali njerëzimit këtë dhuratë të rrallë, besimin mbi njëshmërinë e Allahut (Teuhidin), i cili ishte i panjohur e harruar, i syrgjy-nosur e i mashtruar më tepër se çdo besim në botë, pastaj e tërë bota e përsëriti jehonën e tij dhe prej tij u ndikuan pak a shumë tërë filozofitë dhe ideologjitë botërore. Disa religjione të mëdha, të cilat u zhvilluan mbi idhuj-tari dhe zota të shumtë dhe u njësuan me të si mishi e gjaku, në fund u detyruan të pranojnë, e bile edhe me zë të frikë-suar dhe pëshpëritje në vesh se Allahu është Një, i cili nuk ka shok, iu imponua t'i komentojë botëkuptimet e veta politei-ste në mënyrë filozofike, gjë që do t'i pastronte nga akuza e idolatrisë dhe risive (bid’at) dhe do t'i bënte të ngjashëm me besimin e njëshmërisë së Allahut (Teuhid) në Islam. Udhëhe-qësit dhe shërbyesit e tyre religjioz filluan të turpërohen nga konfirmimi i idolatrisë (shirkut) dhe turpëroheshin nga përmendja e saj. Tërë këto sisteme politeiste u goditën nga kompleksi i inferioritetit dhe ndjenja e nënçmimit dhe posht-rimit, për atë kjo dhuratë qe prej dhuratave më të shtrenjta të cilën e pati fat njerëzimi duke iu falënderuar pejgambe-risë së Muhammedit a.s. Këtë realitet doktrinor shpirtëror dhe rolin e tij në edu-kimin e njeriut dhe orientimin e qytetërimit jashtëzakonisht bukur e ka ekspozuar profesori i ynë i shquar, zotëri Sulej-man En-Nedviju, në librin e tij të shkëlqyeshëm e të shquar “Jeta Pejgamberike” me fjalët:
“Popujt të cilët nuk e kanë shijuar (nuk e dinë sh.p.) be-simin në njëshmërinë e Allahut (Teuhidin), vështirë e njohën domethënien e njerëzisë, por e konsideronin veten të nën-
17
shtruar në çdo manifestim të fuqisë, ndërkaq besimi mbi njëshmërinë e Allahut (Teuhid), me të cilin erdhi Muham-medi a.s. Pejgamberi i Allahut, ishte ai besim i cili arriti ta çlirojë njeriun nga ankthet (tmerret sh.p.) të cilat domi-nonin mbi ndjenjat e tij, për atë duke iu falënderuar këtij besimi ai më nuk i frikohej askujt përveç Allahut.
Atij iu përkul e nënshtruar ajo që besonte më parë dhe e konsideronte burim ose përfaqësim të fuqisë sunduese kreative, si dielli, toka, lumi, deti etj., tek ai u çrrënjos frikërespekti mbretëror dhe lartëmadhëria sunduese për njeriun, për atë hyjnitë e Babilonisë dhe Egjiptit, Indisë dhe Iranit si dhe deklaruesi “Unë jam zoti juaj më i madh” (ka për qëllim faraonin sh.p.) nuk u shfaqën ndryshe vetëm si shërbyes të njeriut, kujdestar të interesave të tij dhe mbrojtës i pronës së tij. Hyjnitë nuk i emëronin ata sun-dimtarë e as që i shkarkonin, por ai i cili i lartësonte dhe ndërtonte ishte vetë njeriu, shoqëria njerëzore e cila i ishte nënshtruar pushtetit të hyjnive, ishte shoqëri e ligë, e copëtuar dhe e ndarë në klasa të cilat i sundonin traditat tirane, i shndërruan njerëzit në autoritativ dhe të nën-çmuar: ky i takon klasës së lartë e ky tjetri asaj të ulët, këtë e ka krijuar “Bermishori” (i madhi i hyjnive të Indisë) prej kokës së tij, për atë është autoritativ, zotëri, ndërkaq atë e ka krijuar prej këmbës së tij, për atë është i pavlerë, shërbëtor. Ai tjetri është krijuar prej dorës së Zotit të madh, për atë duhet ta përfaqësojë klasën mesatare të njerëzve, për atë ishte e natyrshme prej tiranisë së kësaj doktrine (besimi) që të jetë shoqëria njerëzore atëbotë e ndarë në grupe dhe klasa sipas origjinës dhe fisit duke e injoruar kuptimin më të thjeshtë të parimit të barazisë dhe prestigjit njerëzor dhe dhënies së të drejtave të barabarta. Për atë bota atëherë nuk ishte gjë tjetër vetëm se një arenë për lufta, për mburrje të grupeve dhe shtresave. Kur erdhi Islami, i shpartalloi errësirat dhe për herë të parë e njohën njerëzit besimin për njëshmërinë e Allahut, domethënien e vëllazërisë njerëzore e cila i rregulloi plasaritjet dhe i zhduku kriteret artificiale. Me këtë besim e arriti njeriu atë
18
që iu rrëmbye nga e drejta e tij në barazi. Historia është dëshmitare më e mirë për rezultatet pozitive efektive të këtij besimi dhe shkallës së ndikimit të tij në mentalitetin e popujve dhe komuniteteve të cilët e pranuan, deshën ose nuk deshën, vlerën e këtij besimi, edhe pse vazhdojnë t’i injorojnë kuptimet dhe efikasitetin e tij real në reformimin e fuqive dhe kritereve. Atyre popujve që nuk besojnë në parimin e njëshmërisë së Allahut (Teuhid)- madje edhe në kohën tonë - u mungon ky ideal i sinqertë për barazinë njerëzore, nuk është se ti nuk i sheh manifestimet e tij vetëm në shoqëritë dhe tubimet e tyre, por ti nuk do ta shohësh manifestimin e barazisë madje edhe në faltoret e tyre, kur përgjegjësit e tyre ballafaqohen me trajtimin e njerëzve në bazë të rangjeve të tyre (protokoleve).
Nuk ka dyshim se muslimanët janë në mirëqenie,- këtë parim e njohën qe trembëdhjetë shekuj duke iu falënderuar besimit të tyre mbi njëshmërinë e Zotit të Lartësuar e të Gjithfuqishëm,- u çliruan prej kritereve artificiale dhe kla-save të diktuara. Njerëzit në Islam janë të barabartë si dhëmbët e krëhërit, nuk i ndan ata ngjyra ose vendi dhe nuk dallohet në mes tyre nacionalizmi dhe shovinizmi. Qëndruan para Zotit të tyre të përkulur, të nënshtruar, të bindur edhe kur bashkëpunojnë në jetën e tyre, ata janë fisnik, të barabartë, nuk dallohen mes vete përveçse në besim dhe nuk ka meritë asnjëri përveçse me punë, “Më i ndershmi prej jush tek Allahu është më i devotshmi .”9
NDIKIMI I BESIMIT ISLAM MBI NJËSHMËRINË E ALLAHUT NË INDI
Studiuesi i njohur indian K.M.Panikkar, duke folur për ndikimin e besimit islam mbi njëshmërinë e Allahut në men-talitetin e popullit indian dhe religjionet e tij, thotë:
9 "Es-siretun-nebevije", e shkencëtarit të shquar Sulejman en-Nedvij p.4, f. 523 - 524.
19
“Është e qartë dhe e konfirmuar se ndikimi i Islamit në religjionin hindus ka qenë i thellë në këtë periudhë (islame). Ideja e adhurimit të Allahut te hindusët i ka borxh Islamit. Krerët e mendimit dhe të fesë në këtë shekull, edhe pse i quajtën hyjnitë e tyre me emra të ndryshëm, thirrën në adhurimin e Zotit dhe deklaruan se Zoti është Një dhe Ai meriton të adhurohet, prej tij kërkohet shpëtimi dhe lumtu-ria. Ky ndikim u manifestua në religjionet dhe agjitimet të cilat u paraqitën në Indi në periudhën islame, si p.sh.: religjioni “Bhagti” dhe agjitimi i “Kebit dasit."10 11
I njëjtë është rasti edhe me fraksionin që quhet “Sikh”, i cili luajti rol të rezikshëm në sferën politike, ushtarake dhe sociologjike në shoqërinë e përgjithshme hinduse. Prej fakte-ve të konstatuara nga historia e këtij fraksioni është se qëllimi final i themelimit të këtij drejtimi në religjionin hindus ka qenë pastrimi i doktrinave religjioze, dhe se themeluesi i këtij religjioni “Baba Nak”, ka qenë i ndikuar prej mësimeve islame. Njohuritë e tij në gjuhën persiane dhe në fe i mori nga një person musliman i njohur me devotsh-mëri, emri i të cilit ishte Sejjid Hasen.Ai ka qenë objekt i përkujdesjes dhe butësisë së tij, po ashtu janë përmendur edhe emra të tjerë nga hoxhallarët dhe mësuesit e tij muslimanë. Numri i tyre arrin deri në gjashtë persona. Transmetohet se i ka vizituar dy vendet e shenjta (Mekken dhe Medinën sh.p.), ka kaluar një kohë në Bagdad, ka pasur lidhje të veçantë me sheh Feridin, i cili ishte prej shehlerëve të mëdhenj të Tarikateve në Penxhab. Baba Nak në thirrjen dhe mësimin e tij koncentrohej në besimin për njëshmërinë e Zotit dhe barazinë e njerëzimit si dhe largimin nga adhurimi i putave dhe idhujtaria.”
12
10 Poet sofist, e kritikonte shoqërinë indiane dhe thirrte në të sot më, ekzistojnë polemika në religjionin e tij. 11 A Survey of indian History, p.132. 12 Shih më detalisht :Machauliffe: The Sikh religion, Seva Rami Singh Life of Guru Manak.
20
Dr. Tarachandi, në librin e tij “Ndikimi i Islamit në kulturën indiane” duke iu referuar librit “religjioni i Indisë” të autorit Barith, thotë:
“Prej asaj që duhet përsëritur është se shkollat religji-oze dhe filozofike në jug të Indisë kanë qenë në tërësi si uni-on huazim prej sistemeve ideologjike klasike, por nga aspe-kti i grupimit ose prioriteteve specifike pasqyrë për ndikimin islam dhe e bën të logjikshëm se ata janë ndikuar nga Islami.”13
NDIKIMI I BESIMIT MBI NJËSHMËRINË E ALLAHUT NË BOTËN KRISHTERE
Profesori Ahmed Emin thotë:
“Në mes të krishterëve u shfaqën kontradikta në të cilat shihet ndikimi islam. Prej saj është se në shekullin VIII të erës së re, gjegjësisht në dy shekuj të dytin dhe të tretin hixhrij, në Septimani, 14
Po ashtu thirrte në shkatërrimin e fotografive dhe ikonostaseve. Kjo ndodhi ngase në shekullin VII dhe IX të erës së re, ose shekullin e III dhe IV të hixhretit, u paraqit një drejtim i krishterë i cili e refuzonte shejtërimin e fotogra-five dhe ikonostaseve. Imperatori romak, Lio i tretë, dha urdhër në vitin 726 të erës sonë ku e ndalonte shejtërimin e fotografive dhe ikonokstaseve, kurse në vitin 730 të erës sonë dha urdhër tjetër, në të cilin këtë e konsideronte idolatri. Po kështu vepronte edhe Konstantini V dhe Lio IV, u paraqit një lëvizje e cila thërriste në mohimin e të rrëfyerit para priftave dhe se prifti nuk ka ingerencë në të, por njeriu duhet t'i lutet vetëm Allahut për faljen e mëkateve që i ka bërë, ndërkaq Islami nuk ka prifta, murgj dhe rabina, dhe është e natyrshme që mos të ketë në të të rrëfyer.
13 F.107 ? 14 Septimani është krahinë e vjetër franceze në jugperëndim të Francës, buzë detit Mesdhe.
21
derisa Papa Gregori II dhe III, Germaniusi patriku i Konsta-tinit dhe perandori iranian ishin prej përkrahësve të adhuri-mit të fotografive dhe në mes tyre ndodhi konflikt i ashpër, për detajet e të cilit nuk ka vend. E gjithë ajo që dëshirojmë ta përmendim është se disa historianë përmendin se thirrja për flakjen e fotografive dhe ikonostaseve ka qenë e ndikuar nga Islami, dhe thonë: "Klaudiusi, episkopi i Torinos (i cili u emërua në vitin 827 të erës sonë, ose përafërsisht 213 hixhrij), i cili i digjte fotografitë dhe kryqat dhe ndalonte nga adhurimi i tyre në peshkopatën e tij, lindi dhe u edukua në Spanjën islame." Urrejtja e Islamit ndaj ikonostaseve dhe fotografive është e njohur. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej Aish-es r.a. se ka thënë: “Erdhi Pejgamberi a.s nga udhëtimi, e unë e kisha mbuluar një dritare me pëlhurë në të cilën kish-te fotografi, posa e pa e hoqi atë, iu ndryshua fytyra dhe tha:" Oj ilahie, dënim më të madh Ditën e Gjykimit do të kenë ata njerëz të cilët i bëjnë konkurencë krijesës të Allahut." Tha (Aisheja): "E premë dhe bëmë prej saj një ose dy jastëk.” Hadithet rreth kësaj çështjeje janë të shumta.
Po ashtu, ka pasur një fraksion të krishterë 15, që e ka shpjeguar doktrinën e trinitetit të përafërt me njëshmërinë (e Allahut sh.p.), si dhe ka mohuar hyjninë e Isait a.s. 16
Ai i cili e lexon historinë fetare të Evropës dhe historinë e kishës krishtere mund ta vërejë ndikimin racional të Islamit në konfrontimet e reformatorëve dhe demostruesve kundër sistemit episkopian dominues, ndërkaq agjitimi reformues i “LUTERIT”, i cili u shfaq në shekullin XVI erës sonë, e ku u paraqitën pasqyrime të zbehta të mësimeve islame dhe rolit të tij në reformizëm - siç paraqitën reflektimet e një drite në vend të largët, rrezet e së cilës i shpojnë mburojat e dendura penguese prej nënshtrimit të mentalitetit të mesjetës nga modelet e vjetra dhe shtypjes së kishës siç thotë autori i
15 Haime's Christianity and Islam in Spain. P. 116. 16 "Duhal-Islam" p. I. f. 364 - 365.
22
shquar krishter J.Bass Mullin Ger,17- dhe për shkak të ndiki-meve të mëdha të Polisit (A.D. 65 - 10) mbi krishterimin dhe nënshtrimit të tij (krishterimit sh.p.) ideve dhe komentimit të tij për doktrinën krishtere, siç thotë Ernest De Bunsen. 18
17 Konsulto: Daritetu Mearif Britania, artikulli i J.Bass Mullin Gerit për Martin Luterin. 18 Konsulto librin: Islam or true christiamity. Ernest de Bansen. Protestantizmi, të cilin e shpiku Luteri, përmban ide liberaliste në çështjet e kësaj bote dhe ato fetare, po ashtu në njohjen individit të drejtën e vlerësimit dhe gjykimit dhe tolerancën fetare, e kjo është në kundërshtim me imitimin dhe me pushtetin religjioz, ndërkaq shpirti i protestantizmit është në përgjegjësinë e individit vetëm ndaj Zotit e jo ndaj kishës.
23
PSE DËSHTUAN KËTO PËRPJEKJE DHE NUK ERDHËN ME REZULTATIN E PRITUR
Këtu, patjetër le të përkujtojmë një fakt të amshueshëm të cilin e konfirmoi historia e religjioneve dhe e pranoi psika e popujve; e ai është se lëvizja reformuese revolucionare rrënjësore në religjione pësoi falsifikim ose devijim rrënjë-sor - sado që patën sinqeritet dhe dhanë mund përgjegjësit dhe thirrësit për në këto lëvizje - pasi nuk u shkëputën qartë nga këto religjione të devijuara ose të falsifikuara dhe nuk u distancuan prej tyre, për atë mbeti ky fraksion i mishëruar në shoqërinë e tij të madhe fetare e cila ia mohoi doktrinat e tij kryesore themelore dhe e pranoi parimin e tolerances, i cili është i pamundshëm. Epilogu i këtyre fraksioneve dhe misioneve më në fund ishte shkrirja në këtë religjion,ndërsa të gjithë kontributin dhe mundin që dhanë prijësit e këtyre lëvizjeve reformuese dhe revolucionare i mori era. Kështu është edhe më lëvizjet revolucionare në revolucionin e krishterë si dhe lëvizjet e thirrjes në monoteizëm dhe barazi njerëzore të cilat u paraqitën në Indi, e që i përmendëm.
Për këtë, qëndrimi i pejgamberëve të mëparshëm dhe qëndrimi i fesë islame ka qenë i qartë dhe konkret në të nuk ka pasur dilemë e as paqartësi, i fortë, në të nuk ka pasur dobësi dhe as labilitet. Kjo u theksua në fjalën e Pejgamberit tonë Ibrahimit a.s., dhe besimtarëve që ishin me të, drejtuar idhujtarëve në kohën e tyre, fjalë të cilën e ka përcjellë Kur'ani: “Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: «Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos Allahut, nuk besojmë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja deri sa të besoni vetëm Allahun Një!» (nuk e keni shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thënë babait të vet:«Unë do të kërkoj falje për ty, po unë nuk kam në dorë asgjë për ty
24
te Allahu!» Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te ti është e ardhmja!”19
Kjo nuk ka qenë e kufizuar në kohë ose shoqëri, por Ibrahimi me këtë i porositi ithtarët dhe pasardhësit e tij Kur'ani thotë: “(Përkujto o i Dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha:”Unë jam i dërguar prej asaj që adhuroni ju, përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë! Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.”
20
Falë kësaj, Islami mbeti fe e qartë, e përkrahur duke e mbrojtur shpirtin dhe mësimet e tij deri në këtë moment “të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe ta bëjë të jetojë me argument atë që jetoi.”
21
19 Sure Mumtehine - 4. 20 Sure Zuhruf: 26 - 28. 21 Sure El Enfalë: 42
25
PARIMI I UNITETIT DHE I BARAZISË NJERËZORE
PROKLAMIM GRANDIOZ HISTORIK PËR VËLLAZËRINË NJERËZORE
Begatia e dytë madhështore njerëzore e Pejgamberit a.s. dhe bamirësia e tij mbijetuese lëvizëse në botë është koncepti i unitetit njerëzor. Njeriu është i shpërndarë nëpër fise, popuj e klasa, disa prej tyre më poshtë prej të tjerëve, si dhe në fanatizma të ngushtë. Dallimi mes këtyre klasave ishte i madh, sikur që është dallimi ndërmjet njeriut dhe kafshës, të lirit dhe robit, adhuruesit dhe të adhuruarit. Absolutisht nuk ka ekzistuar ide për unitetin dhe barazinë dhe pas shumë shekujve të shuarjes totale dhe territ dominu-es Pejgamberi a.s. e kumtoi atë proklamim shqetësues habi-tës për mendjet, si ndryshues të rrethanave: “O ju njerëz, Zoti juaj është një, dhe babai i juaj është një, gjithë ju jeni të Ademit, e Ademi është prej toke. Njëmend më i ndershmi prej jush tek Allahu është më i devotshmi dhe nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, vetëm se me devotshmëri.”22
Ky proklamim përmban dy kumtesa të cilat janë dy shtyllat mbi të cilat ngrihet siguria dhe paqja, mbi ta u ngrit paqja në çdo vend dhe kohë, ato janë uniteti i Krijuesit dhe uniteti njerëzor. Për atë, njeriu është vëlla i njeriut dy herë:
22 kenzulummal (Ky është hadith (fjalë) e Pejgamberit a.s. sh.p.)
26
një herë, gjë që është edhe kryesore, sepse Zoti është një, dhe herën e dytë, se babai është një: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun me emrin e të Cilit përbetoheni, ruajeni farefisin (akraba-llëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju”23; “O ju njerëz, vërtet ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”24 Po ashtu Pejgamberi i Allahut thotë: “Allahu e largoi prej jush fanatizmin pagan dhe mburrjen e njeriut me stërgjyshër, por ai është besimtar i denjë ose plangprishës i dëshpëruar, njerëzit janë bijtë e Ademit, ndërkaq Ademi është krijuar prej toke, nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, pos se me devotshmëri.”25
23 Sure En Nisa: 1 24 Sure El Huxhuratë: 13 25 Transmeton: Tirmidhiu dhe të tjerët. Për këtë arsye feja islame ka qenë realitet i përgjith-shëm dhe revolucion i përbashkët për tërë komunitetet, popujt, rasat, gjinitë, familjet, shtëpitë, hapësirat dhe troj-et, në të nuk ka monopol, siç kishin monopol levitët prej çifutëve ose bahmanët prej hindusëve. Në të nuk shquhet një popull nga tjetri e as një origjinë nga tjetra, në të nuk bazohet sipas origjinës dhe gjakut, por në të bazohet vullneti dhe dëshira, studimi i qëlluar, rritja e vlerësimit dhe priori-teti në Xhihad (përpjekje) dhe orvatje (shkencore, sh.p. - ixhtihad). Imam Ahmedi transmeton me zinxhirin e tij prej Pejgamberit a.s., se ka thënë: “Sikur të kishte qenë dituria në plejadë (në yje lart në qiell sh.p.), do ta merrnin atë njerëzit prej persianëve.”
27
Arabët, në tërë shekujt e tyre, e lavduan çdonjërin që u shqua në shkencat fetare dhe kishte sukses të lakmueshëm në to, ua pranuan atyre prirjen dhe udhëheqjen në to, iu ngjitën atyre atribute dhe ofiqe, gjë që nuk e bënë me shumë prej arabëve të cilët u dalluan në këto shkenca. Kështu Imam Muhammed Ibën Ismail (Ibën Ibrahim Ibën Mugire ibën Berdizbeh) el-Xhu’fij el-Buharit, autorit të “Xhamius – Sahih” (lindi në v. 256 hixhrij) i dhanë ofiqin “Emirul-mu'minin - udhëheqës i muslimanëve” në hadith (tra-ditën e Muhammedit a.s. sh.p.), ndërsa për librin e tij thanë se është libri më i vërtetë pas librit të Allahut; Imam Ebul-lme'ali Abdul-melik el-Xhuvejni en-Nëjsaburit (lindi në v. 468) i dhanë ofiqin “Imamul-l-Haramejn - Imam i dy vendeve të shenjta” (xhamisë së Pejgamberit në Medine dhe Qabes në Mekke sh.p.); Imam Ebu Hamid Muhammed Ibën Muhammed el-Gazali et-Tusit (lindi në v. 505 hixhrij) i dhanë ofiqin “Huxhetul-l-Islam - argument i Islamit”. Klientët dhe bijtë e të huajve kanë qenë liderë të botës dhe përgjegjës të muslimanëve në tërë qendrat e shtetit të gjerë islam. Në fund të shekullit të parë hixhrij ata e arritën kulminacionin e diturisë, dekretit fetar (fet'vasë), fik'hut (së drejtës islame) dhe hadithit (traditës Pejgamberike). Ky është rrëfimi i njo-hur; tërë librat e gjeneratave, jetëshkrimeve, historive dhe historia e civilizimit islam janë unik për këtë në shekujt e artë islamë në të cilët mbizotëruan arabët, saqë gjeniu i ara-bëve, i famshmi Abdurrahman Ibën Haldun el-Magribij (lindi v. 808 hixhrij), tha: “Është realitet i çuditshëm se bartësit e diturisë te muslimanët në pjesën më të madhe të tyre janë joarabë, nuk janë prej shkencave fetare e as prej shkencave teorike, përveçse shumë rallë. Nëse ka pasur në mesin e tyre arabë në përkatësinë e tij, ai ka qenë i huaj në gjuhën, edukimin dhe hoxhallarët e tij, edhe pse populli është arab dhe bartësi i sheriatit të tij është arab.” Poashtu thotë: “Ekspert i gramatikës ka qenë Sibe Vejhi, pas tij Farisiju dhe pas tyre Ez-Zexhaxhi; të tërë këta kanë qenë me origjinë joarabe. Po kështu kanë qenë edhe bartësit e hadithit, shkencëtarët e bazave të jurisprudencës islame (usuli fikh),
28
bartësit e apologjetikës (kelam), dhe numri më i madh i ko-mentatorëve të Kur'anit (mufesirave).”26
GJENDJA SHOQËRORE PARA ISLAMIT DHE SHEJTËRIMI I FISEVE DHE I INDIVIDËVE Ato janë fjalë të amshueshme që dolën nga goja e Pej-gamberit a.s. në haxhin e lamtumirës, por kur e kumtoi Pej-gamberi a.s. këtë proklamim të madh historic bota nuk ishte në gjendje të qetë natyrore, (ku përshtateshin dhe kishte mundësi t'i mbajë këto fjalë burrërore të qarta,) ky prokla-mim nuk ka qenë më pak se një tërmet i tmerrshëm e i fortë. Ekzistojnë disa gjëra të cilat ndoshta mund të mbahen në mënyrë graduale ose pas perdes, si p.sh. rryma elektrike, ne e prekim kur është e mbuluar ose e shtyrë brenda përçuesve, por nëse e prekim të zhveshur përjetojmë tronditje të rëndë ose na (vdes). Këto rrugë të largëta dhe distanca të mëdha të diturisë, kuptimit dhe idesë njerëzore, të cilat i kaloi sot njerëzimi falë thirrjes islame, paraqitjes së shoqërisë islame dhe për-pjekjeve të misionarëve, reformatorëve dhe edukatorëve, e bënë këtë proklamim grandioz, revolucionar, të furishëm, tronditës të foleve të paganizmit dhe fortifikatave të idhuj-tarisë dhe racizmit, realitet ditor normal në të cilin thërret sot çdo organizatë politike dhe shoqërore në botë, e prej këtij është Marrëveshja (karta) për të Drejtat e Njeriut (Human Rights Charter), flamurin e së cilës e bartën Kombet e Bashkuara dhe deklaratat të cilat i jep çdo republikë dhe çdo organizatë për të drejtat dhe barazinë njerëzore, për atë nuk e habisin askënd.
Njeriu përjetoi një kohë në të cilën mbizotëroi botëkup-timi i dominimit të disa popujve dhe familjeve si dhe se ata janë mbi nivelin njerëzor. Disa familje dhe fise origjinën e tyre ia mveshnin diellit, hënës dhe Allahut të Madhërishëm, qoftë i Lartësuar Allahu nga ajo që thonë mbrapshtanët.
26 Mukkaddimetu Ibën Haldun. f. 401 e rezymuar.
29
Kur'ani na ka rrëfyer thënien e çifutëve dhe të krishte-rëve, dhe thotë: “Jehuditë dhe të krishterët thanë:" Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e tij.” (XX) Faraonët e Egjiptit pretendonin se ishin mishërim i zotit të diellit RAY dhe manifestim i tij. Ndërkaq, në Indi u njohën dy familje të cilat u quajtën “Surexh Bensi”, që do të thotë bijtë e diellit dhe “Xhëndër Bensi”, bijtë e hënës. E për sa i përket Iranit, perandorët e tyre pretendonin se në venet e tyre qarkullon gjaku i Zotit, ndërsa banorët e Iranit ata i shikonin me shejteri dhe hyjnizim. Prej ofiqeve dhe atributeve të peran-dorit (Kisra) Ebruvejz (590 - 628 e.t.s.) ishte: "Te zotat, njeri i amshueshëm dhe te njerëzit, Zot i vetëm që nuk ka rival tjetër. Fjala e tij u lartësua dhe nami i tij u ngrit, lind me diellin, me shkëlqimin e tij dhe i shëndrit netët e errëta me dritën e tij."27 Po ashtu edhe perandorët romak kanë qenë hyjni, për atë çdonjëri që kishte në dorë udhëheqësinë e shtetit ishte Zot dhe ofiqi i tij ishte “Augustus”, që do të thotë "i çmuari, i madhërishm"28
Ndërkaq kinezët, imperatorin e konsideronin “bir i qiellit”. Besonin se qielli është mashkull e toka femër dhe me bashkimin e tyre është krijuar ky kozmos, dhe se imperatori Hata i Parë është fëmija i parë i këtyre dy bashkëshortëve..
29
Arabët çdo njeri tjetër e konsideronin barbar, përderisa fisi Kurejsh e shihte veten se është fisi më i shquar arab dhe këtë prioritet e ruante gjatë ceremonive, për atë nuk i shoqëronte njerëzit e tjerë në vendqëndrimet dhe vendba-nimet e tyre, nuk hynin në Arafat me haxhinjtë, por qën-dronin në Harem (vendin e shenjtë sh.p.), qëndronin në Muzdelife dhe thonin: "Ne jemi banorët e Allahut në qytetin e Tij dhe shërbyes të shtëpisë së Tij. Po ashtu thonin: "Ne jemi Ahmes