Artikuj




Bismil-lahi-Rrahmani-Rrahim


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese


Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e botëve


ndërsa paqja dhe bekimet qofshin për të Dërguarin e udhëzimit


dhe të mëshirës, i cili më së miri diti të agjëroj të falet dhe ta


përmend Allahun e Madhëruar, si dhe për familjen, shokët dhe të


gjithë ata që e pasuan rrugën e tij me të mirë deri në ditën e


Gjykimit.


Kjo është një përmbledhje gabimesh të cilat i bëjnë disa nga


agjëruesit dhe agjërueset në muajin e Ramazanit. Shpresojmë nga


Allahu që të ketë dobi prej tyre lexuesi, përmbledhësi, dhe ai që


ndihmon në përhapjen dhe publikimin e tyre.


1-Prej gabimeve: Pritja e muajit të bekuar të Ramazanit nga


disa mysliman me teprimin e blerjes së ushqimit dhe pijeve me sasi


të mëdha në vend të përgatitjes për adhurimin, kursimin dhe


ndarjen e ndjenjave me të varfëritë dhe nevojtarët në pritjen e këtij


muaji.


2- Prej gabimeve: Ngrënia e hershme syfyrit nga disa agjërues.


Kjo është një humbje e shpërblimit të madh sepse, synet është që


myslimani të vonoj syfyrin në mënyrë që të fitoj shpërblimin e


përgatitur për pasimin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i


Allahut qofshin mbi të).


3- Prej gabimeve: Mos bërja e nijetit për agjërim nga disa


agjërues. Kur agjëruesi e kupton se ka hyrë muaji i Ramazanit


obligohet ta bëj nijetin për agjërim. Është transmetuar nga i


Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të


ketë thënë: “Kush nuk e ka bërë nijetin për të agjëruar gjatë natës,


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


3


atëherë nuk ka agjërim për të.” (Transmeton Nesaiu). Në një


transmetim tjetër të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i


Allahut qofshin mbi të). thuhet: “Kush nuk e ka bërë nijetin për


agjërim para lindjes se diellit për të nuk ka agjërim.” (Transmeton


Darekutni dhe Bejhakiu, e Albani e konsideron të saktë).


Kurse disa njerëz bëjnë të kundërtën duke shqiptuar nijetin me


gojë dhe kjo është gabim, sepse mjafton bërja e nijetit me zemër.


Dijetari i njohur islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë:


“Të shqiptuarit e nijetit me fjalë nuk është obligim me pajtimin e


krejt myslimanëve. Shumica e myslimanëve e bëjnë nijetin me


zemër dhe agjërimi i tyre është i saktë.” (El-Fetava: 52/572)


4- Prej gabimeve: Pirja e qëllimtë gjatë thirrjes së ezanit të


sabahut. Dhe ky person e bën të pavlefshëm agjërimin e tij e


sidomos nëse myezini është i përpiktë në thirrjen e ezanit me kohë.


Thotë Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): “Thirrja e ezanit


të namazit te sabahut ose është para agimit ose pas agimit, nëse


thirret ezani pas agimit obligohet myslimani të përmbahet nga haja


dhe pija posa ta dëgjon ezanin sepse, Muhamedi (paqja dhe bekimi


i Allahut qofshin mbi të) thotë:


“Me të vërtetë Bilali e thirr ezanin natën, e ju hani e pini derisa ta


dëgjoni Ibn Umi Mektumin sepse, ai nuk e thirr ezanin derisa të


mos del agimi.” Nëse e din qe myezini nuk e thirr ezanin derisa të


hyn koha e sabahut, atëherë përmbaju myezinit.” (Durus ve Fetava


El-Harem)


5- Prej gabimeve: Mos përmbajtja nga ushqimi pjesën e


mbetur të ditës nga ai që nuk e dinë se ka hyrë muaji i Ramazanit


për arsye se ka qenë udhëtar ose në gjumë apo ndonjë shkak tjetër


që e ka penguar për mos dijen e hyrjes se muajit te Ramazanit dhe


ky është gabim. Mirëpo i obligohet çdo myslimanit posa ta kuptoj


se ka hyrë muaji i Ramazanit të përmbahet nga ushqimi dhe pirja


pjesën e mbetur të ditës për arsye se është transmetuar nga


Selemete b. El-Ekva (Allahu qoftë i kënaqur me të) të ketë thënë:


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


4


Me të vërtetë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut


qofshin mbi të) e dërgoi një njeri në ditën e Ashures i cili thirri me


zë te lartë ndër njerëzit:


“Kush ka ngrënë le të hanë edhe pjesën tjetër ose le të agjëron e


kush nuk ka ngrënë atëherë mos të hanë.” (Buhariu dhe Muslimi)


6- Prej gabimeve: Disa nga mosdija për vlerën e muajit të


Ramazanit e presin njëjtë sikurse muajt e tjerë të vitit dhe kjo


është gabim sepse është vërtetuar nga i Dërguari i All-llahut (paqja


dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të ketë thënë:


“Kur të vjen Ramazani hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e


Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.” në një transmetim tjetër


thuhet: “lidhen shejtanët me zinxhir.” (Buhariu dhe Muslimi)


E për vlerën e këtij muaji madhështor janë transmetuar hadithe


të shumta.


7- Prej gabimeve: Disa njerëz kur të lajmërohen për natën e


parë të Ramazanit nuk e falin namazin e teravive dhe kjo është


gabim, sepse me të shikuar hënën së Ramazanit myslimani hynë


në natën e parë të netëve të Ramazanit dhe prej synetit në këtë


natë është që të falë namazin e teravive me myslimanët në xhami.


8-Prej gabimeve: Disa njerëz nuk ua tërheqin vëmendjen


agjëruesve që hanë apo pinë nga harresa në ditët e Ramazanit


derisa ta përfundojnë ngrënien apo pirjen. Dijetari Ibn Baz (Allllahu


e mëshiroftë) thotë: “Kush e sheh myslimanin që pinë ose


hanë në ditët Ramazanit apo vepron gjëra tjera që e prishin


agjërimin i obligohet atij t’ia tërheq vërejtjen për arsye se haja dhe


pija në ditët e Ramazanit është e ndaluar edhe pse personi që e


bën nga harresa është i arsyetuar. Dhe kjo në mënyrë që njerëzit të


mos guxojnë të publikojnë ndalesat e Allahut si gjërat që e prishin


agjërimin me pretendimin e harresës.” (Mexhel-letu Ed Dave:


6811)


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


5


9- Prej gabimeve: Moslejimi i agjërimit të vajzave nga disa


njerëz me pretendim se ato janë të vogla edhe pse ndodh që vajza


e arrin moshën kur t’i vijnë menstruacionet dhe donë të agjëroj,


sepse ajo është e ngarkuar me obligimet fetare mirëpo familja e saj


e pengojnë pa e pyetur për ardhjen e menstruacioneve. Dijetari Ibn


Xhibrini (All-llahu e mëshiroftë) thotë se “Shumica e femrave hynë


në moshën madhore kur t’i mbushin dhjetë vjet apo njëmbëdhjetë


vjet mirëpo familja e saj tregohen tolerantë në këtë dhe mendojnë


se vajza është e vogël dhe nuk e obligojnë me agjërim kjo është


gabim sepse vajza posa t’i vijnë menstruacionet hynë në moshën e


pjekurisë dhe ngarkohet me obligimet fetare.”


10- Prej gabimeve: Disa njerëz kur t’iu kujtohet se po hanë


apo po pinë nga harresa gjatë agjërimit të tij ata dyshojnë në


vlefshmërinë e agjërimit të tyre. I Dërguari Muhamed (paqja dhe


bekimi i Allahut qofshin mbi të):


“Nëse ndonjëri prej jush han ose pinë nga harresa le ta vazhdoj


agjërimin e tij sepse atë e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë Allahu.”


(Buhariu)


11- Prej gabimeve: Frika e disa grave për vendosjen e kënasë


gjatë agjërimit. Dijetari Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë


se: “Vendosja e kënasë, vënia e kuhlit (bojë për qepalla) apo vënia


e pikave në vesh dhe në sy nuk e prish agjërimin dhe nuk ndikon


aspak në vlefshmërinë tij.


12- Prej gabimeve: Frika e disa grave për ta shijuar ushqimin


e përgatitur nga frika e prishjes se agjërimit. Dijetari i njohur Ibn


Xhibrini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk ka asgjë të keqe që


gruaja ta provoj ushqimin me majën e gjuhës për ta ditur


njelmësinë apo ëmbëlsinë e tij mirëpo, mos ta çon në brendi asgjë


prej ushqimit por, ta pështyn dhe ta nxjerr nga goja dhe me këtë


nuk e prish agjërimin.


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


6


13- Prej gabimeve: Mosnjohja nga disa njerëz për gjërat që


prishin agjërimin posaçërisht në fillim të Ramazanit dhe ky është


gabim i madh por, agjëruesi obligohet që para Ramazanit t’i mësoj


gjërat të cilat e prishin agjërimin në mënyrë që të mos bie në këto


gjëra.


14- Prej gabimeve: Frika e disave për përdorimin misvakut


gjatë ditës në Ramazan edhe ndoshta mendojnë se përdorimi i


misvakut e prish agjërimin e kjo është gabim. I Dërguari i Allahut


(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):


“Po të mos kisha frike se do ta rëndoja umetin tim do ta kisha


urdhëruar që ta përdorin misvakun para çdo namazi.” (Buhariu


dhe Muslimi)


Buhariu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “I Dërguari i Allahut


(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk e ka veçuar


agjëruesin nga të tjerët.”. Dijetari Ibn Uthejmini (All-llahu e


mëshiroftë) thotë: “Lëre që nuk e prish përdorimi i misvakut


agjërimin por, përdorimi i tij është synet si për agjëruesin ashtu


edhe për të tjerët, në çdo kohë, në fillim të ditës apo në fund te saj.


15 - Prej gabimeve: Disa myezin nuk thirrin ezanin derisa te


shpërndahet errësira dhe nuk mjaftohen me perëndimin diellit dhe


pretendojnë se kësisoj tregojnë kujdes për adhurimin por, kjo është


në kundërshtim me synetin sepse, sipas synetit ezani thirret


menjëherë posa të perëndoj dielli dhe pos synetit nuk merret në


konsideratë diç tjetër. Dijetari Ibn Tejmije thotë: “Kur të perëndon


disku i Diellit bën iftar agjëruesi dhe nuk merret në konsideratë të


kuqërremtit e mbetur në horizont.”


16 - Prej gabimeve: Pakujdesia e disa agjëruesve për bërjen e


lutjeve për ata njerëz qe iu kanë dhënë iftar. Prej synetit është që


agjëruesi kur të bëj iftar të lutet për ata që i kanë dhënë ushqim


ashtu siç është lutur i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


7


Allahut qofshin mbi të)kur ka bërë iftar te ndokush. Sikurse të


thotë:


“Bëfshin iftar te ju agjëruesit, le ta ngrënë ushqimin e juaj njerëzit e


mirë dhe u luteshin për ju melaiket.” (Sahihul Xhamius Sagir), ose


të thotë:


“O Allahu i im, ushqe atë që më ka ushqyer mua dhe jepi të pijë


atij që më ka dhënë të pijë mua. (Muslimi), ose të thotë:


“O Allahu i im, iu jep bereqet në atë që i ke furnizuar me të dhe ua


falë gjynahet e tyre dhe i mëshiron ata”. (Muslimi)


17 - Prej gabimeve: Bindja e disa njerëzve se nuk lejohen


marrëdhëniet intime me gruan në netët e Ramazanit e kjo është


gabim sepse, ndalesa ka të bëjë vetëm me ditët e Ramazanit, kurse


gjatë netëve të tij janë të lejuara. All-llahu i Madhëruar në Kuran:


“Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë


prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato...” (El-Bekareh:187)


18 - Prej gabimeve: Mos agjërimi nga disa gra të cilat


pastrohen nga menstruacionet para namazit të sabahut dhe nuk


mund të lahen për shkak të kohës së ngushtë para namazit, këto


gra nuk agjërojnë me pretendim se koha e namazit i ka zënë dhe


nuk janë larë prej menstruacioneve. Dijetari Ibn Xhibrini (Allahu e


mëshiroftë) thotë: “Nëse ndërpritet gjaku i menstruacioneve prej


femrës gjatë hyrjes së kohës së sabahut apo pak para hyrjes se


kohës se sabahut atëherë agjërimi i saj është i saktë dhe i pranohet


si agjërim farz edhe nëse nuk lahet vetëm se pasi që të hyn agimi.


19 - Prej gabimeve: Qarja që dëgjohet nga disa njerëz, me zë


të lartë. Ndërsa qarja gjatë leximit të Kuranit aludon – inshAllah se


namazliu është ndikuar me atë që e dëgjon prej Fjalës Madhështore


të Allahut dhe kjo padyshim është një çështje e lavdëruar. Mirëpo,


prej që shihet dhe dëgjohet është se disa namazlinj qajnë me zë të


madh duke u bërë shkak për shqetësimin e një grupi të namazlinjve


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


8


përreth tyre. Shtoja kësaj edhe lëvizjet që e shoqërojnë qarjen,


kurse më e çuditshmja e këtyre është se të qarit e disa prej tyre


është në duan e Kunutit e nuk është gjatë dëgjimit te Kuranit,


këtyre u thuhet me parësore është që qarja dhe të ndikuarit të jetë


gjatë dëgjimit të Kuranit.


20 - Prej gabimeve: Frika e disa njerëzve që kur të zgjohen të


papastër (xhynyb) mendojnë se agjërimi i tyre është i pavlefshëm


dhe duhet kompensuar atë mirëpo, kjo është gabim dhe e vërteta


është se agjërimi i tyre është në rregull dhe nuk ka nevojë për


kompensim. Të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut


qofshin mbi të) e ka zënë koha e namazit te sabahut duke qenë


xhynyb nga marrëdhëniet intime e pastaj është larë dhe ka agjëruar.


Dijetari Bin Baz thotë se: “Ejakulimi në gjumë nuk e prish


agjërimin sepse, nuk është nën vullnetin e tij mirëpo ai duhet të


pastrohet nëse sheh gjurme te ujit(spermës).” (Mexhmu Fetava ve


Mekalat El Mutenevia)


21 - Prej gabimeve: Parfumosja e disa grave kur shkojnë në


xhami për ta falur namazin e teravive dhe gjithashtu mos mbulimi


ashtu siç duhet pastaj ngritja e zërave në xhamia. Këto gjëra në


vetveten e tyre janë sprova e si është puna nëse këto gjëra ndodhin


në vende dhe kohëra te vlefshme. Për këtë arsye obligohen femrat


myslimane që të largohen nga këto gjera në mënyre që të


shpëtojnë nga mëkati i paraparë për këto veprime.


22 - Prej gabimeve: Vonimi i faljes së namazit të drekës dhe


të ikindisë nga disa agjërues si pasojë e gjumit dhe kjo është prej


gabimeve më të rënda, Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:


“Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre


janë të pakujdesshëm.”(El Maun: 4,5)


Disa dijetarë kanë thënë se këta janë të cilët e vonojnë namazin


nga koha e tyre. Në një hadith të vërtetë nga Ibn Mesudi i cili e


kishte pyetur të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut


qofshin mbi të) se cili namaz është më i miri? Iu është përgjigjur i


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


9


Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):


“Namazi në kohën e tij”, kurse në një transmetim tjetër “Në


fillimin e kohës se tij.”


23 - Prej gabimeve: Vonimi i iftarit. Prej synetit është


shpejtimi i iftarit posa të sigurohet agjëruesi se ka hyrë koha, për


arsye se transmetohet nga Suhejl Ibnu Sad Essead (Allahu qoftë i


kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut


qofshin mbi të) ka thënë:


“Njerëzit do të vazhdojnë në mirësi përderisa ta shpejtojnë


iftarin.” (Buhariu dhe Muslimi), kurse prej Enesit (Allahu qoftë i


kënaqur me te) transmetohet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe


bekimi i Allahut qofshin mbi të)të ketë thënë:


“Shpejtoni iftarin dhe vononi syfyrin.” (Hadithi është i vërtet.)


24 - Prej gabimeve: Mos bërja e iftarit nga disa agjërues derisa


të mos e përfundon myezini ezanin në mënyrë që të jenë më të


sigurt se ka hyrë koha e iftarit e kjo është gabim, mirëpo posa të


sigurohet agjëruesi se po e dëgjon ezanin duhet të bëjë iftar dhe


kush e shtyn iftarin derisa të përfundoj ezani ai veçse e ka tepruar


dhe e ka ngarkuar vetveten e tij me atë çka nuk është e kërkuar prej


tij. Prej synetit është shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit.


25 – Prej gabimeve: Pakujdesia e disa agjëruesve ndaj lutjeve


në iftar. Prej synetit është lutja para iftarit sepse, në këtë ka vlerë të


madhe e agjëruesi është prej atyre që nuk u kthehet lutja.


Transmetohet nga Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur me te) se i


Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të


ketë thënë:


“Tre lutje nuk kthehen: lutja e prindit, lutja e agjëruesit dhe lutja e


udhëtarit.” (Ahmedi, dhe e ka saktësuar Albani). Një nga lutjet e


transmetuara nga i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut


qofshin mbi të) para iftarit është kjo:


“Kaloi etja, u lagën venat dhe u realizua shpërblimi inshAllah.”


(Ebu Davudi hadithi është i vërtetë.)


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


10


26 - Prej gabimeve: Preokupimi i disa myslimanëve në dhjetë


ditët e fundit të Ramazanit me blerjen e rrobave dhe ëmbëlsirave


duke i humbur kohërat e vlefshme si Natën e Kadrit për të cilën


All-llahu i Madhëruar thotë në Kuran:


”Nata e Kadrit është me e mire se njëmijë muaj.”(El Kadr: 3)


Pastaj këto sende i preokupojnë edhe ndaj kijamit (namazit të


natës). Një çështje tjetër brengosëse ku bien shumica e


myslimanëve është dalja në tregje ku humbin me orë të tëra në to,


është obligim i jonë pasimi i synetit të Dërguarit, Muhamedit


(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili kur ka hyrë në


dhjetët ditët e fundit të muajit Ramazan e ka shtrënguar rripin e


tij, e ka zgjuar familjen e tij dhe e ka ngjallur natën me adhurimin e


Allahut të Madhëruar. Kjo ka qenë tradita e të Dërguarit të


Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe e shokëve


të tij (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata).


27 - Prej gabimeve: Frika e disa të sëmurëve nga prishja e


agjërimit dhe insistimi të agjërojnë edhe pse me vështirësi. Kjo


është gabim, Allahu e ka ngritur vështirësinë nga njerëzit kështu


që ia ka lejuar të sëmurit që ta prishë agjërimin dhe ta kompensoj


më vonë. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:


“E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush


është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e


mëvonshme.” (El-Bekarah: 185).


28 - Prej gabimeve: Mos përsëritja e ezanit nga disa agjërues


si shkak i preokupimit me ngrënien e iftarit, kjo është gabim. Është


synet për agjëruesin edhe për të tjerët ta pasojnë myezinin dhe të


thonë atë që e thotë ai. Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudrij (Allllahu


qoftë i kënaqur me te) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe


bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:


“Kur ta dëgjoni ezanin thoni çka thotë myezini.” (Buhariu dhe


Muslimi). Përsëritja e ezanit bëhet duke vazhduar iftarin dhe duke


mos e ndërprerë atë sepse, nuk është transmetuar ndalesa për


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


11


ndërprerjen e ushqimit gjatë pasimit të myezinit dhe përsëritjes së


ezanit. Allahu e dinë më se miri.


29 - Prej gabimeve: Mos mësimi i djemve dhe vajzave në


moshë të vogël të agjërojnë. Preferohet kalitja tyre me agjërim para


hyrjes në moshën madhore dhe të urdhërohen me të në mënyrë që


të ushtrohen, e në veçanti ata që i përballojnë agjërimit.


Transmetohet prej Rebiia Bintu Meaudh se ka thënë:


“I kemi obliguar fëmijët tonë me agjërim dhe keni përgatitur lodër


prej pambuku e nëse ka qarë ndonjëri prej tyre për ushqim ia kemi


dhënë lodrën kështu kemi vazhduar deri në iftar.” (Buhariu dhe


Muslimi.)


30 - Prej gabimeve: Disa persona i kritikojnë udhëtarin për


prishje të agjërimit e kjo është gabim. Udhëtari në Ramazan mund


të agjëroj ose të hanë varësisht prej gjendjes se tij fizike dhe gjendja


e tij nuk del nga këto tri situata:


1- Atë të cilin agjërimin nuk e mundon, atëherë për të është më


mirë të agjëroj se sa të hanë duke u bazuar në fjalën e Allahut:


“Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.”(El-Bekara:


184)


2- Atë të cilin agjërimi e mundon dhe ai refuzon ta pranoj


lehtësimin, atëherë për të është ma mirë të hanë duke u bazuar në


fjalën e Allahut ku thotë:


“Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive të veta.”(El-


Bekare:286) dhe thotë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i


Allahut qofshin mbi të):


“Me të vërtet Allahu i Madhëruar donë që të shfrytëzohen


lehtësimet e Tij ashtu siç donë të veprohen urdhrat e Tij”. (Ibn


Hibbani dhe Taberaniu në El Kebir) Gjithashtu fjala e të Dërguarit


të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):


“Nuk është prej mirësisë agjërimi në udhëtim.” (Buhariu dhe


Muslimi)


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


12


3- Nëse nuk bëhet e qartë vështirësia njeriu zgjedh ndërmjet


agjërimit dhe hajes sikurse transmetohet nga Hamza Ibn Amr El


Eslemijj i cili ka agjëruar shumë se i ka thënë të Dërguarit të


Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) a të agjëroj në


udhëtim? E ai i ka thënë:


“Nëse donë agjëro dhe nëse donë ha.” (Buhariu). Shokët e të


Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)


nuk e kanë qortuar njeri tjetrin për agjërim apo mos agjërim në


udhëtim, sikurse transmetohet nga Enes Ibn Malik (Allahu qoftë i


kënaqur me të) të ketë thënë:


“Kemi qenë në udhëtim me te Dërguarin e Allahut (paqja dhe


bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe nuk e ka qortuar agjëruesi atë


që ka ngrënë dhe as ai qe ka ngrënë atë që e ka agjëruar.” (Buhariu


dhe Muslimi.)


31 - Prej gabimeve: Të hidhëruarit, të nervozuarit e shpejt si


dhe bërja e gjesteve të pahijshme në ditët e muajit Ramazan. I


takon çdo agjëruesit të punojë me hadithin e të Dërguarit të Allllahut


(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ku thotë:


“Agjërimi është mburojë dhe kur ndonjëri prej jush agjëron mos të


flas fjalë të shëmtuara dhe mos ta ngritë zërin dhe nëse e fyen


dikush at le ti thotë unë jam agjërueshëm.” (Buhariu dhe Muslimi).


Agjërim nuk do të thotë vetëm abstenim nga haja dhe pija por,


agjërimi përfshinë agjërimin e gjymtyrëve nga gjynahet dhe


agjërimin e gjuhës nga fjalët e këqija dhe largimi nga moralet e


këqija.


32 - Prej gabimeve Harxhimi i kohës se vlefshme në ditët e


Ramazanit duke ndjekur kuizet satelitore dhe çka i shoqërojnë këto


si muzika dhe serialet amorale. Dhe pa dyshim kjo e dobëson


imanin dhe i humb agjëruesit shpërblime të mëdha që duhet t’i


përfiton në këtë muaj fisnik. Dhe si e ndërron myslimani atë që


është më e mirë për të me atë që është më e keqe? Është obligim


për myslimanin të kujdeset që tërë kohen e tij ta shpenzon në


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


13


adhurim ndaj Allahut të Madhëruar, lexim të Kuranit, duke bërë


dhikr, lutje, lexim të librave të dobishme, të qëndroj në xhami, të


prezanton në ligjërata derisa të korrë shpërblimin në këtë muaj


madhështor.


33 - Prej gabimeve: Ngushtimi i disa agjëruesve ta prishin


agjërimin në udhëtim e kjo është gabim sepse, për lejimin e


prishjes së agjërimit në udhëtim ka aluduar fjala e të Dërguarit të


Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).


“Me të vërtet Allahu i Madhëruar donë që të shfrytëzohen


lehtësimet e Tij ashtu siç donë të veprohen urdhërat e Tij”.


34 - Prej gabimeve: Shpejtimi gjatë leximit të Kuranit pa


meditim dhe drejt lexim me qellim të përfundimit të leximit të tij


duke qenë i bindur se kjo çka bën ai është në rregull por, ky është


një rrezik shumë i madh sepse, Kurani i ka zbritur Muhamedit


(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në Ramazan dhe


Allahu thotë në Kuran:


“ Dhe Kur'anin lexoje me vëmendje.”(El Bekare:4)


Është obligim që Kurani të lexohet ngadalë me vëmendje


(tertil) dhe duke medituar në domethëniet e tij.


35 - Prej gabimeve: Anashkalimi i synetit të Itikafit duke pasë


mundësi ta bëjnë atë sepse, shumica marrin pushim në këtë kohë


mirëpo ata nuk e praktikojnë synetin e Itikafit në xhami.


36 -Prej gabimeve: Frika e disa agjërueseve nga prerja e


flokëve apo shkurtimi i thonjve, mënjanimi i qimeve nga


nënsqetullat dhe nga organet gjenitale në ditët e Ramazanit me


argumentin se këto gjëra e prishin agjërimin.


Kurse e vërteta është të gjitha këto nuk e prishin agjërimin bile


këto janë prej gjërave të lavdëruara për t’i bërë.(mustehab)


37 - Prej gabimeve: Frika i disa agjëruesve prej përpirjes së


pështymës në ditët e Ramazanit dhe kjo e detyron të pështyjë


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


14


shumë me argumentin se nuk donë ta prish agjërimin e tij e


gjithashtu në këtë ka edhe shqetësim për myslimanët.


Është e vërtetë se: nuk prish agjërimin gëlltitja e pështymës


edhe nëse është shumë apo ndodh shpesh qoftë në xhami apo diku


tjetër por, nëse është gëlbazë e trashë nuk duhet ta gëlltis por, ta


pështyj në mindil apo të ngjashme me të dhe kjo mos të bëhet me


zë që të mos i shqetëson njerëzit përreth tij.


38 - Prej gabimeve: Teprimi i shpëlarjes se gojës dhe hundës


gjatë abdesit në Ramazan pa nevojë me arsyetimin se është shumë


nxehtë dhe se kjo e zvogëlon të nxehtit. Dijetari Ibn Uthejmini


(Allahu e mëshiroftë) thotë: “I Dërguari i Allahut ka thënë (paqja


dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):


“Plotësoni mirë abdesin, fërkoni mirë ndërmjet gishtërinjve dhe


lani gojën dhe hundën deri në thellësi përpos kur jeni


agjërueshëm.”


Dhe ky është argument se agjëruesi nuk duhet ta teproj në


shpëlarje të gojës dhe hundës sepse, me këtë veprim mund t’i


shkoj uji brenda në trup dhe ia prish agjërimin.” (Fikhul Ibadat)


39 - Prej gabimeve: Frika i disa të sëmurëve nga astma se nuk


lejohet përdorimi i inhalatorit nga frika se e prish agjërimin. Për


këtë dijetari Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Përdorimi


i inhalatorit është i lejuar për agjëruesin pa marrë parasysh se a


është duke agjëruar në Ramazan apo jashtë tij sepse, ai nuk arrin


në lukth por, arrin deri te gabzherri e i cili hapet për shkak të


veçorive të tij e kështu ia mundëson njeriut të marr frymë lirshëm,


dhe ai nuk është në esencë sikur haja apo pija.”


40 - Prej gabimeve: Frika e disa agjëruesve nga vendosja e


pikave në sy, vendosjes së kremit, pikave në vesh, vendosjes së


kënasë apo iktihali (bojë për qepalla) i syve. E vërteta është se këto


gjëra nuk e prishin agjërimin dhe sipas mendimit më të vërtetë të


Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese 2009


15


dijetarëve janë të lejuara për agjëruesin përpos vendosja e pikave


në hundë sepse, këto pika shkojnë në lukth.


Dhe në fund: Kemi bërë përpjekje për sqarimin e disa gabimeve


te cilat i bëjnë disa agjëruesit dhe agjërueset. E lusim Allahun qe t’i


pranoj nga ne dhe ju veprat e mira dhe të pranoj nga ne agjërimin,


kijamin (namazin e natës) dhe të na jep bereqet në veprat tona dhe


paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut,


Muhamedin, mbi familjen e tij fisnike dhe mbi te gjithë shokët e


tij.



Postimet e fundit

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL

Ja pse duhet ta duam ...

Ja pse duhet ta duam Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)

Dyzet Hadithe nga Ima ...

Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

Islami me pak fjalë B ...

Islami me pak fjalë Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik 1