Artikuj




Gënjeshtra te fëmijët- shkaqet dhe trajtimi i saj


Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe lavdërimi e


shpëtimi qofshin për zotërinë tonë, Muhamedin - vulën e


profetëve si dhe mbi familjen dhe tërë shokët e tij, e më pas:


Ligësia e gënjeshtrës është e njohur dhe e ditur për të gjithë ata


që posedojnë mendje të shëndoshë, edhe para se të vinte sheriati e


ta përbuzte atë. Nuk ka argument më të fortë se gënjeshtra është e


përbuzur se sa fakti që edhe njeriu më gënjeshtar nuk pranon që


ajo ti atribuohet atij.


Shumë prindër shqetësohen nga gënjeshtra e fëmijëve të tyre


por, ata në të shumtën e rasteve e klasifikojnë gënjeshtrën te fëmija


brenda një rrethi të vetëm dhe e trajtojnë atë njësoj në të gjitha


rastet.


Llojet e gënjeshtrës te fëmijët:


Dukuria e gënjeshtrës te fëmijët nuk është e njëllojshme dhe ajo


klasifikohet në disa mënyra, por klasifikimi më i njohur është ai që


bazohet në qëllimin i cili e shtyn fëmijën ta përdorë gënjeshtrën.


 Gënjeshtra imagjinative: shpeshherë buron nga ata fëmijë që


shquhen për kreativitet apo që posedojnë imagjinatë të gjerë.


Fëmija ndoshta imagjinon diçka dhe e shndërron atë në realitet.


Prej shembujve për këtë është: Nëse familja e një fëmije trevjeçar


e sjellin një dash me brirë për festë të bajramit, e pastaj ai fillon të


qajë dhe të thotë se e ka parë një qen me brirë.


Ky lloj, realisht, nuk konsiderohet gënjeshtër. Roli i prindërve


me këtë rast është që në përputhje me moshën e fëmijës ta


udhëzojnë atë se si të bëj dallimin mes fantazisë dhe realitetit, si


dhe është gabim të akuzohet se po gënjen apo të ndëshkohet.


 Gënjeshtra për shkak të ngatërrimit: Ndodh që te fëmija të


përzihet imagjinata dhe realiteti dhe mund të mos ta bëj ndarjen


mes tyre për shkak të aftësive të dobëta mendore. Ndodh që ai ta


dëgjon një përrallë apo një fabulë dhe pastaj e rrëfen sikur të kishte


!





ndodhur realisht apo bën ndryshime në personazhet dhe skenat e


saj, qoftë duke i shtuar apo anashkaluar në përputhje me


zhvillimin e tij mendor.


Ndonjëherë e sheh ndonjë ëndërr dhe e transmeton atë sikur të


kishte ndodhur në të vërtetë. Një fëmijë kishte parë në ëndërr se


shërbëtorja e kishte rrahur dhe ia kishte thyer lodrën e tij dhe kur


u zgjua këmbëngulte se ajo e kishte bërë këtë.


 Gënjeshtra me qëllim të pretendimit apo shtirjes: Fëmija e bën


këtë i shtyrë nga ndjenja e mangësisë para të tjerëve (kompleksi i


inferioritetit) apo privimit. Në këtë rast, ai kur flet për gjërat e


shumta që i posedon i zmadhon ato. Ai ju flet fëmijëve se ai


posedon lodra të shumta dhe të çmuara apo ju flet për babanë dhe


pasurinë e tij apo për shtëpinë e tyre dhe kur i përshkruan ato e


ekzagjeron bisedën.


Prej formave të gënjeshtrës me qëllim të pretendimit apo shtirjes


që ndodh shumë te fëmijët është shtirja se është i sëmurë kur të


shkon në shkollë.


Ajo që e shtyn fëmijën ta përdorë gënjeshtrën me qëllim të


pretendimit apo shtirjes janë dy çështje:


E para: Mburrja apo dëshira për të qenë një hap me moshatarët e


tij të cilët i flasin për prindërit, shtëpitë apo lodrat e tyre.


E dyta: Tërheqja e simpatisë së prindërve kah vetja. Ky lloj ndodh


shpesh te fëmijët të cilët ndjejnë se po bëhet dallim mes tyre dhe


vëllezërve apo motrave të tyre.


Prindërit duhet t’i kuptojnë shkaqet që e kanë shtyrë ta bëjë këtë


dhe t’i shërojnë ato. Ata nuk duhet të përqendrohen në vetë


gënjeshtrën por, duhet të përqendrohen në përmbushjen e


nevojave të cilat i ka humbur fëmija dhe si pasojë e kanë shtyrë ta


ushtrojë këtë lloj të gënjeshtrës


 Gënjeshtra me qëllim interesi: Fëmija e bën këtë kur ta ndjen


se prindërit janë pengesë e mosrealizimit të synimeve të tij. Për


këtë, ndoshta kërkon të holla për diçka ndërsa ato i nevojiten për


diçka tjetër.


#





Shembull për këtë gjithashtu është: kur fëmija dëshiron ta blejë


një lodër dhe e sheh se prindi i tij nuk do të pajtohet me këtë,


atëherë me qëllim që t’i merr të hollat nga prindërit dhe ta blejë


këtë lodër pretendon se në shkollë u kanë kërkuar një shumë të të


hollave.


  Gënjeshtra me qëllim të hakmarrjes: Shpeshherë lind kur ka


diferencim dhe padrejtësi mes fëmijëve qoftë në shtëpi apo në


shkollë. Ndoshta fëmija dëmton apo prish diçka e më pas e akuzon


vëllanë apo kolegun e tij dhe zakonisht akuza ju drejtohet atyre që


marrin vlerësim apo kujdes më të shtuar se të tjerët.


! Gënjeshtra me qëllim të parandalimit të dënimit: Fëmija e


përdor këtë si rezultat i frikës nga ndëshkimi, qoftë ndëshkimi nga


prindërit apo mësuesi dhe kjo lloj gënjeshtre paraqitet në shkollat e


djemve më tepër se në ato të vajzave. Gjithashtu, zakonisht kjo


ndodh në mjediset të cilat veçohen me ashpërsi në edukim dhe


përdorim të shpeshtë të ndëshkimit.


" Gënjeshtra si pasojë e imitimit: Ndodh që djali apo vajza ta


sheh ndonjërin nga prindërit duke përdorur gënjeshtrën ndaj të


tjerëve dhe i imiton ata. Kjo e arrin kulmin kur fëmija gënjen pa


ndonjë qëllim vetëm se për të imituar prindërit e tij.


# Gënjeshtra që shndërrohet në sëmundje apo gënjeshtra


kronike: Ajo është gënjeshtra e cila rrënjoset te fëmija sa që bëhet


veti e pandashme e tij. Këta fëmijë zakonisht karakterizohen me


aftësi për të gënjyer sa që është vështirë të zbulohet se kur flasin të


vërtetën dhe kur gënjejnë.


Cila nga këto lloje është më e përhapura?


Shumica e studimeve të bëra rreth gënjeshtrës te fëmijët


tregojnë se shkaku më i përhapur prej këtyre shkaqeve është


gënjeshtra me qëllim të parandalimit të dënimit dhe llogaritet me


01 2 ndërsa me 31 2 llogaritet gënjeshtra për shkak të ngatërrimit


dhe 41 2 e gënjeshtrave v5në si pasojë e mashtrimit dinakërisë


dhe urrejtjes.


$





Shërimi


Gënjeshtra është veti e përfituar ajo nuk lind me njeriun por ai


e mëson dhe e përfiton atë. Nisur nga ky fakt duhet që patjetër


prindërit të kujdesen që t’i edukojnë fëmijët e tyre në sinqeritet


dhe të trajtojnë seriozisht rastet e gënjeshtrës të cilat shfaqen te


fëmijët e tyre ashtu që gënjeshtra të mos rritet së bashku me ta dhe


të bëhet pjesë e sjelljes së tyre e që pastaj iu vjen vështirë të heqin


dorë dhe ta lënë atë.


Prej metodave të rëndësishme në trajtimin (shërimin) e dukurisë


së gënjeshtrës te fëmijët janë:


3. Kuptimi i shkaqeve të cilat i shtyjnë fëmijët të gënjejnë dhe


klasifikimi i gënjeshtrës të cilën e përdor. Mënyra e trajtimit të


gënjeshtrës imagjinative dhe asaj që rrjedh si pasojë e ngatërrimit


dallon nga trajtimi i gënjeshtrës për shkak të hakmarrjes interesit


apo gënjeshtrës që është shndërruar në sëmundje kronike.


4. Të kihet në konsideratë mosha e fëmijës dhe kjo është më se e


rëndësishme në gënjeshtrën imagjinative apo atë që vjen si pasojë e


ngatërrimit ngase fëmija në moshën e hershme nuk mund të dalloj


mes të vërtetës dhe imagjinatës (fantazisë).


6. Përmbushja e nevojave të fëmijës qofshin ato trupore


shpirtërore apo shoqërore. Shumë prej rasteve të gënjeshtrës te


fëmijët ndodhin si rezultat i mungesës së këtyre nevojave dhe


mosplotësimit të tyre.


7. Fleksibiliteti dhe toleranca me fëmijët dhe ndërtimi i raporteve


miqësore me ta ngase kjo u krijon qetësi shpirtërore. Në të


kundërtën metodat e ashpra lindin te ta shqetësimin dhe frikën


për këtë mundohen që përmes gënjeshtrës të shpëtojnë nga


dënimi hakmarrja apo mundohen të përfitojnë simpatinë e


prindërve e cila ju mungon.


8. Kurrsesi nuk duhet të dënohet fëmija nëse e tregon të vërtetën.


Duhet të kujdesemi për t’ia falur dënimin apo për t’ia lehtësuar


atë ashtu që të mësohet ta thotë të vërtetën. Nëse fëmija dënohet


%





kur e flet të vërtetën kjo do ta shtyn atë në të ardhmen që ta


përdor gënjeshtrën për të shpëtuar nga dënimi.


9. Mos miratimi i gënjeshtrës te fëmija apo të qeshurit kur ai


gënjen! Ndodh që në ndonjë rast fëmija të gënjej dhe kjo të nxit


admirimin e prindërve apo edhe të qeshurat e tyre dhe ky miratim


i tyre vetëm se e forcon te fëmija qëndrimin e tij ndaj gënjeshtrës


dhe kësisoj ai do të mundohet të përfitoj edhe admirimin e të


tjerëve.


0. Frikësimi i fëmijës nga gënjeshtra dhe njoftimi i tij me ligësinë


dhe të këqijat e saj. Për këtë mund të përdoret fakti që është


përmendur në Kuran se Allahu i ka mallkuar gënjeshtarët si dhe


ajo që është vërtetuar në traditën profetike - Synet se gënjeshtra


është veçori e dyfytyrëshave si dhe që ajo nxit në mëkat .. etj.


<. Fëmijës duhet t’i tërhiqet vërejtja kur gënjen dhe duhet të jemi


të vendosur nëse momenti e kërkon një gjë të tillë – duke e marrë


në konsideratë shkakun e cili e ka shtyrë të gënjej dhe llojin e saj –


dhe ndoshta edhe duhet ta dënojmë ngase nëse gënjeshtra


zhvillohet te ai tepër atëherë është vështirë të shpëtohet nga ajo në


të ardhmen dhe i bëhet veti e pandashme.


>. Shembulli (modeli) i mirë; Prindërit duhet t’i shmangen


gënjeshtrës para fëmijës apo nuk duhet ta urdhërojnë atë të gënjej


sikur që ndodh nga disa prindër të cilët e urdhërojnë fëmijën të


gënjej për t’u arsyetuar para atij që troket në derë apo thërret në


telefon.


Ajo që duhet të potencohet është se duhet të largohemi nga


gënjeshtra ndaj vetë fëmijës! Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i


Allahut qofshin mbi të) ka ndaluar nga kjo vepër. Abdullah b.


Amir (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se ka thënë: “Një


ditë më ka thirrur nëna ime dhe Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i


Allahut qofshin mbi të) ishte musafir te ne. Nëna më tha: Eja te unë të


të jap diçka. Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi


të) i tha asaj: Çka do t’i japësh? Ajo i tha: Desha t’ia jap një hurme.


Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i tha:


&





“Po të mos i kishe dhënë atij diçka do të të regjistrohej ty një


gënjeshtër.” (E shënon Ahmedi dhe Ebu Davudi)


31. Përmbushja e premtimit të dhënë ndaj fëmijës ngase fëmija


nuk di të dalloj mes asaj kur t’i i tregon për diçka apo kur e ke


njëmend dhe ndoshta nuk mund ta vlerësoj arsyetimin e prindërve


në mospërmbushjen e asaj që i kanë premtuar dhe e llogarit këtë si


një gënjeshtër prej tyre.


Ebul Ahves transmeton nga Abdullah b. Mesudi (Allahu qoftë i


kënaqur me të) se ka thënë: “Keni kujdes nga rrëfimet, rrëfimet që


përmbajnë gënjeshtra, sepse gënjeshtra nuk bën të përdoret as në


seriozitet as në shaka dhe mos ju premtoni fëmijëve tuaj diçka që nuk


do t’ua përmbushni pastaj.”3


Nga Allahu vjen suksesi dhe lavdërimi dhe shpëtimi i


Allahut qofshin mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e


tij.


- Referencat :


1 “Revaja”: Ibn Ethiri thotë se ky është shumësi i fjalës “Revijje” që d.m.th. ajo që e


njeriu e fsheh në veten e tij prej fjalëve apo veprave d.m.th. mendon ta bëjë apo e sajon.


Disa kanë thënë: Kjo fjalë është shumësi i fjalës: ‘Ravijetun’ d.m.th njeriu që rrëfen


shumë dhe shkronja ‘haun’ është për të treguar superlativin. Apo është shumësi i


‘Ravijetun’ d.m.th. ata që rrëfejnë gënjeshtra apo gënjeshtra është shumë prezente në


rrëfimet e tyre.


'



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL