Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides
1. La ilahe il-lAll-llah
- Domethënia e saj: Nuk meriton të adhurohet askush pos Allahut.
- Kushtet e saj: Dija, Bindja, Sinqeriteti, Vërtetësia, Dashuria, Nënshtrimi,
Pranimi.
1. Kushti i parë: Dija për domethënien e saj dhe atë që kërkohet prej saj
qoftë duke mohuar apo pohuar apo shtimi i dijes që e largon paditurinë. Allahu
i lartësuar thotë: “Dije se nuk meriton askush të adhurohet pos Allahut…"
(Muhamed:19)
2. Kushti i dytë: Bindja e plotë e cila e largon dyshimin. Allahu i lartësuar
thotë: “Besimtarët janë vetëm ata që i besuan Allahut, të Dërguarit të Tij,
e mandej nuk dyshuan…" (Huxhurat :15).
3. Kushti i tretë: Sinqeriteti që largon njollat e shirkut. Allahu i lartësuar
thotë: "Veni re! Adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun …"
(Zumer:3)
4. Kushti i katërt: E vërteta që e përmban kjo fjalë e që largon gënjeshtrën.
Allahu i lartësuar thotë: "Elif Lam Mim a menduan njerëzit të thonë:
Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin
para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thonë të
vërtetën, e do ti dallojë dhe gënjeshtarët."(Ankebut:1-3).
5. Kushti i pestë: Dashuria ndaj kësaj fjale, atë që thërret ajo si dhe atë në
të cilën udhëzon. Allahu i lartësuar thotë: "E nga njerëzit ka të atillë që në
vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan ata sikur Allahun, por dashuria
e atyre që besuan Allahun është më e fortë." (Bekare:165).
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides [2009]
4
6. Kushti i gjashtë: Nënshtrimi ndaj asaj që udhëzon kjo fjalë. Allahu i
lartësuar thotë: "E kush ia dorëzon veten Allahut (i nënshtrohet Atij) e
duke qenë edhe punë mirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurtë…"
(Lukman:22) dhe thotë: "Dhe kthehuni te Zoti juaj e përuluni Atij…"
(Zumer:54)
7. Kushti i shtatë: Pranimi i asaj që thërret kjo fjalë me fjalë dhe me vepër.
Allahu i lartësuar thotë: "Për arsye se kur u thuhej atyre nuk meriton
adhurim askush përveç Allahut, ata e mbanin veten lart dhe thoshin A do
t’i braktisim ne ata që adhuronim për një poet të çmendur."(Saffat:35-
36).
2. Tevhidi
Besimi (njësimi) se Allahu i lartësuar është i vetëm në sundim, veprat e tij si
dhe i vetëm në meritën për adhurimin dhe përuljen ndaj Tij dhe është i pashoq.
Tre llojet e Tev-hidit: Tevhidi Err Rrububije, Tevhidi el Uluhije, Tevhidi
Esmai ves-Sifat.
a) Tevhidi Rrububije: Njësimi (veçimi) i Allahut të lartësuar në veprat e Tij
sikurse besimi se Allahu është Krijues, Furnizues dhe Rregullues i çështjeve.
Thotë Allahu i lartësuar : “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
(Fatiha:1) dhe thotë: Allahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën
të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj (ata që i
adhuroni) që mund të bëj diçka nga këto? I pastër është Ai i pa të meta,
i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshën dhe ia trillojnë." (Rrum:40)
b) Tevhidi Uluhijeh: Njësimi (veçimi) i Allahut të lartësuar me adhurim
dhe pastrimi prej shirkut. Allahu i lartësuar thotë: "Zoti ka dhënë urdhër të
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides [2009]
5
prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij…" (Isra:23) dhe thotë: "Adhuroni
Allahun e mos i shoqëroni Atij asgjë …" (Nisa :36).
c) Tevhidi Esmai ves Sifat: Besimi në atë që ia ka përshkruar Allahu vetes
së tij prej emrave dhe cilësive dhe besimi në atë që ia ka përshkruar atij i
Dërguari i Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) prej emrave të
bukur dhe cilësive të larta pa pyetur për mënyrën e tyre, pa i krahasuar me ato
të krijesave dhe pa devijuar domethënien e tyre. Allahu i lartësuar thotë: "…
Asgjë nuk është si ai, na dëgjon dhe na sheh."(Shura :11) dhe thotë:
"Thuaj: ai Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet
Atij (i mbështetet për çdo nevojë). As ka lindur kë as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë." (Ihlas:1-4).
3. Islami
Islami d.m.th dorëzim ndaj Allahut me tevhid (duke njësuar Atë), të
përulurit atij me respekt dhe largim prej shirkut dhe pasuesve të tij.
Bazat e Islamit:
Dy shehadetet, Namazi, Zekati, Agjërimi, Haxhi.
Dhe besimi është: fjalë dhe vepër ,shtohet dhe pakësohet.
- Fjala e zemrës: d.m .th. të vërtetuarit dhe të dëshmuarit e tij Allahu i
lartësuar thotë : "E ai që e solli të vërtetën dhe që e vërtetoi atë ,të tillët
janë ata të ruajturit." (Zumer:33).
- Vepra e zemrës: d.m.th të nënshtruarit dhe përulja e tij. Allahu i lartësuar
thotë: “Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe përuluni Atij…" (Zumer :54).
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides [2009]
6
- Fjala e gjuhës: d.m.th të shqiptuarit e shehadetit. Allahu i lartësuar thotë:
" Ju (besimtarët) thoni : Ne i kemi besuar Allahut …" (Bekare :136) dhe
thotë : "… përveç kush dëshmoi të vërtetën…" (Zumer:86)
- Veprat e gjuhës dhe gjymtyrëve: e sa i përket veprës së gjuhës sikur
p.sh: leximi i Kuranit dhe lutjeve (dhikrit) të tjera ndërsa veprat e gjymtyrëve
sikur p.sh: Namazi, Haxhi, Xhihadi etj.
Besimi shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me mëkate (gjynahe)
Argumentet se imani(besimi) shtohet është fjala e Allahut të lartësuar: "…e
atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi…" (Mudethir:31) dhe fjala e
Tij: "…të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi…" (Enfal: 2)
Ndërsa argumentet për pakësimin e imanit (besimit) është fjala e
Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) : "Vërtet imani
vjetërsohet në brendësi të ndonjërit prej jush (zemrat e juaja) ashtu
sikurse vjetërsohet rroba. Luteni Allahun që t’ua përtërijë imanin në
zemrat e juaja."(Hakimi dhe thotë se hadithi është sahih).
4. Bazat e Imanit
E ato janë: Të besosh Allahun, Melekët, të Dërguarit, Librat e Tij, Ditës së
Fundit dhe Kaderit (caktimit të Allahut të mirës dhe të keqes).
Shkallët e besimit në Kader:
a) Shkalla e parë: Dija, Allahu i lartësuar thotë: "…Për ta ditur ju se
Allahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë ka përfshirë çdo send
me dijen e Vet." (Talak:12)
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides [2009]
7
b) Shkalla e dytë: Caktimi (të shkruarit). Allahu i lartësuar thotë: "…dhe
çdo gjë kemi regjistruar në librin e Ruajtur (Levhi Mahfudh)." (Jasin:12)
dhe thotë: "…dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti
im nuk gabon e as nuk harron." (Taha:52).
c) Shkalla e tretë: Vullneti – Dëshira. Allahu i lartësuar thotë: "Po ju nuk
mund të doni gjë, pos nëse do Allahu…"
d) Shkalla e katërt: Krijimi. Allahu i lartësuar thotë: " Allahu është
Krijues i çdo gjëje…" (Zumer:62) dhe thotë: "Allahu ju krijoi juve dhe atë
që punoni." (Saffat:96).
5. Çka e kundërshton Tevhidin:
Shirku (të bërit Allahut shok në adhurim) dhe ai është dy lloje:
- Shirku i madh është ai që nxjerr prej fesë,
- Shirku i vogël është ai i cili e mohon përsosmërinë e besimit.
Shirku i madh – është adhurimi i dikujt tjetër pos Allahut me ndonjë prej
llojeve të adhurimeve (ibadeteve). Allahu i lartësuar thotë: "S’ka dyshim se
Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok, e përpos këtij
(mëkati) i fal kujt do…" (Nisa:48)
Llojet e tij:
a) Shirku në dua. Allahu i lartësuar thotë: "(idhujtarët e dinë për Allahun
pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i
luten Allahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin)në tokë, që, po ata të njëjtit
lusin idhujt." (Ankebut:65)
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides [2009]
8
b) Shirku në qëllim, dëshirë dhe synim(orientim). Allahu i lartësuar
thotë: "Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u
plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të dhe atyre nuk do t’u
mungojë asgjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehnemi.
Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar."
(Hudë:15-16).
c) Shirku në respekt. Allahu i lartësuar thotë: "Ata i konsideruan
ahbarët (priftër jehudi) të tyre, ruhbanët (murgjit krishterë)të tyre dhe
Mesihun (Isain)birin e Merjemes, për zota pos Allahut." (Tevbe:31).
d) Shirku në dashuri. Allahu lartësuar thotë: "E nga njerëzit ka asi që në
vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë ) ata, sikur (që
besimtarët e vërtetë) e duan Allahun, po dashuria e atyre që e besuan
Allahun është shumë më e fortë …" (Bekare :165)
Shirku i vogël - është mjet arrirës deri te shirku i madh sikurse p.sh:
Syefaqësia (e lehtë) dhe fjala e njeriut tjetër: "Nëse do Allahu dhe ti."
6. Kufri dhe llojet e tij
Kufri ndahet në: kufrin e madh dhe kufrin e vogël.
- Kufri i madh është ai që nxjerr prej fesë,
- Kufri i vogël është ai i cili nuk nxjerr prej fesë.
Kufri i madh: është ai i cili e anulon imanin (besimin) tërësisht sikurse
mohimi i librave ose pejgamberëve apo ndonjërin prej tyre ose p.sh ekzistencën
e xhinëve.
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides [2009]
9
Llojet e tij:
a) Kufri i injorancës dhe përgënjeshtrimi .Allahu i lartësuar thotë: "Por ja
ata përgënjeshtruan atë (Kuranin)pa e kuptuar dhe pa ju ardhur
shpjegimi i tij …" (Junus:39) dhe thotë: "Ata janë që përgënjeshtruan
librin (Kuranin)dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit Tanë dhe më
vonë ata do të kuptojnë." (Gafir:70).
b) Kufri i kundërshtimit dhe i mohimit. Allahu i lartësuar thotë për
Faraonin dhe popullin e tij: " Edhe pse bindshëm të besueshëm me to ( se
ishin nga Zoti) i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi…"
(Neml:14) dhe thotë: "…e ata nuk të gënjejnë ty por ata mizorë mohojnë
argumentet e Allahut." (Enam:30)
c) Kufri i kokë lartësisë dhe mendjemadhësisë sikurse kufri i Iblisit.
Allahu i lartësuar thotë: "…me përjashtim të Iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe
u mbajt në të madhe u bë jobesimtarë." (Bekare:34).
d) Kufri i nifakut (dyfytyrësisë) ai është të shfaqurit e Islamit dhe të
fshehurit e kufrit. Allahu i lartësuar thotë: "S'ka dyshim, munafikët do të
jenë në shtresën më të ultë ( në fund) të zjarrit…" (Nisa:145).
e) Kufri i largimit prej fesë së Allahut. Allahu i lartësuar thotë: "…kurse
ata që nuk besuan (u larguan) nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet
vërejtja." (Ahkaf:3)
f) Kufri i dyshimit dhe supozimit (hamendjes): Allahu i lartësuar thotë
për pronarin e dy kopshteve: "…unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë.
Dhe nuk besoj se do të ndodhë kiameti (dita e gjykimit), por nëse bëhet
që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjejë ardhmëri edhe më të
mirë se kjo. Atij ai shoku i vet (besimtari i tha) :Duke e polemizuar atë:
“A mohove Atë që të krijoi ty nga dheu , pastaj nga një pikë uji pastaj të
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides [2009]
10
bëri njeri të plotë “por, për mua Ai Allahu është Zoti im, e Zotit tim nuk i
bëj shok askë" (Kehf:35-38)
Kufri i vogël - është ai që mohon përsosmërinë e imanit dhe prej tij fjala e
Pejgamberit: Fyerja e myslimanit është mëkat ndërsa vrasja e tij kufër.
7. Nifaku dhe llojet e tij
Nifaku (dyfytyrësia) ndahet në dy grupe:
- Nifaku në besim,
- Nifaku në vepër.
Nifaku në besim: Ai është të shfaqurit e Islamit dhe të fshehurit e kufrit.
Dhe është gjashtë lloje:
a) Përgënjeshtrimi i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për
të)
b) Urrejtja e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të)
c) Përgënjeshtrimi i disa me çka ka ardhur Pejgamberi (paqja dhe
mëshira e Allahut qoftë për të)
d) Urrejtja e disa me çka ka ardhur Pejgamberi (paqja dhe mëshira e
Allahut qoftë për të)
dh) Gëzimi me mposhtjen(uljen)e fesë Islame.
Llojet e nifakut në vepër: Dhe ai është katër lloje, të përmendura në
hadith: "Shenjat e munafikut janë tri: kur të flet gënjen, kur të premton
mashtron, kur t’i besohet diçka tradhton, në një transmetim tjetër
qëndroi: Kur është në konflikt, sillet jo moralisht dhe kur lidhë
marrëveshje e thyen atë. (Mutefekun alejhi).
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides [2009]
11
8. Dhjetë gjërat që e kundërshtojnë islamin
a) Të bërit shirk Allahut dhe prej tij prerja jo për Allahun. Allahu i
lartësuar thotë: "S'ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet
atij shok (idhujtarin), e pos këtij (mëkati) i fal kujt të do. Kush i
përshkruan Allahut shok ,ai ka trilluar një mëkat të madh." (Nisa :48)
b) Kush bën mes tij dhe Allahut ndërmjetësues dhe i lutë ata dhe afrohet me
ta (te Allahu). Allahu i lartësuar thotë: "…këta janë ndërmjetësuesit tanë te
Allahu…"(Junus:18)
c) Kush nuk i konsideron mushrikët (kafirët) pa besimtarë apo dyshon në
kufrin e tyre apo konsideron rrugën e tyre të saktë veç ka bërë kufër njëzëshëm.
d) Kush ka bindje se udhëzimi i dikujt tjetër është më i mirë se udhëzimi i
Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe se gjykimi i
dikujt tjetër është më i mirë se gjykimi i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e
Allahut qofshin mbi të) sikurse ata të cilët e përkrahin gjykimin e Tagutëve mbi
gjykimin e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ai është
kafir.
dh) Kush urren diçka prej asaj që ka ardhur me të Pejgamberi (paqja dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi të) edhe nëse punon me të. Allahu i lartësuar
thotë: "Këtë për shkak se ata e urryen atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre
ua zhdukëm veprat." (Muhamed: 9).
e) Kush tallet me diçka prej fesë së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut
qofshin mbi të) apo shpërblimit që i premtohet atij që mbahet për fenë dhe
ndëshkimin me të cilin kërcënohet ai që largohet prej feje veç ka mohuar (ka
bërë kufër). Allahu i Lartësuar : "…thuaju a me Allahun ,librin dhe të
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides [2009]
12
dërguarin e ti po talleni. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se)
besuat, keni mohuar.”(Teube:65,66).
f) Magjia dhe prej saj Sarfi- e ajo është vepër me të cilën synohet ndryshimi i
dëshirës së njeriut p.sh: ndryshimi i dashurisë së burrit ndaj gruas së tij në
urrejtje ndaj saj ndërsa Atfi-e ajo është vepër që synohet prej saj zgjimi i
interesimit te njeriu për diçka që ai nuk e dëshiron nëpërmjet rrugëve djallëzore.
E ai i cili e bënë këtë apo (pajtohet) është i kënaqur me të veç ka bërë kufër (ka
mohuar)
g) Të ndihmuarit kafirat (mushrikët)kundër myslimanëve. Allahu i lartësuar
thotë: "O ju që besuat! Mos i zini miq as jehudët e as krishterët, ata janë
miq të njëri tjetrit. Kush prej jush i miqëson ata ai është prej tyre. Vërtet
Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar."(Maide:51).
gj) Kush është i bindur se disa njerëzve u lejohet dalja prej sheriatit(rrugës)të
Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ai është kafir.
h) Largimi (kthimi i shpinës) fesë së Allahut, nuk e mëson atë dhe nuk
punon me të, argumenti për këtë është fjala e Allahut të lartësuar: " E kush
është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet e pastaj u
kthen shpinën atyre. Ne me siguri do të hakmerremi kundër
kriminelëve." (Sexhde:22).