Artikuj




Flijimi për dikë tjetër pos Allahut  1 


FLIJIMI PËR DIKË TJETËR POS ALLAHUT


Përkufizimi:


Gjuhësisht, fjala arabe dhebh ( ذبح ), e cila në shqip domethënë therje, në thelb, ka


kuptimin shqyerje.


Ndërsa, fjala dhebh në terminologjinë fetare domethënë flijim që bëhet në shenjë


madhërimi e afrimi në një mënyrë të caktuar.


Llojet e flijimeve:


1. Flijime të ligjësuara ( .(ذبائح مشروعة


2. Flijime të lejuara ( .(ذبائح مباحة


3. Flijime që janë shirk ( .(ذبائح شركية


Flijimet e ligjësuara:


Shembuj:


1. Therja e kurbanit për bajram.


2. Flijimi që bëhet për të përmbushur ndonjë zotim ndaj Allahut.


3. Flijimi që bëhet për haxh.


4. Flijimet që bëhen për shpagim në haxh dhe Umre.


5. Flijimi i akikas (therja e kurbanit për të porsalindurin).


6. Therja e bagëtive që bëhet për ta shpërndarë mishin si lëmoshë, me qëllim të afrimit


tek Allahu.


7. Therja e bagëtive që bëhet për t’i nderuar mysafirët.


Flijimet e lejuara:


1. Therjet e bagëtive që i bën kasapi për të shitur mishin.


2. Therja e bagëtive që bëhet për ta ngrënë mishin.


Flijimet që janë shirk:


1. Flijimet që bëhen për idhuj.


2. Flijimet që bëhen për xhinë.


3. Flijimet që bëhen për teqe, tyrbe dhe varre.


Flijimi për dikë tjetër pos Allahut  2 


4. Flijimet që bëhen për shtëpi të re, me qëllim që të ruhet shtëpia nga xhinët.


5. Flijimet që bëhen gjatë hyrjes së dhëndrit dhe nuses në shtëpi dhe ecja e tyre mbi


gjakun e kurbanit.


6. Flijimet që bëhen për Allahun, por duke përmendur emrin e dikujt tjetër.


Konkluzion:


1. Flijimi është ibadet që bëhet për Allahun, kështu që kurrsesi nuk lejohet t’i kushtohet


dikujt tjetër pos Tij.


Argument për këtë është fjala e Allahut:





Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin


vetëm Allahut, Zotit të botëve.1


2. Flijimi për dikë tjetër pos Allahut është shirk i madh dhe ai që e bën atë është i


mallkuar. Argument për këtë është thënia e të Dërguarit të Allahut : “Allahu e ka


mallkuar atë që ther kurban për dikë tjetër pos Tij.” 2


1 Sureja el-en’am, 162.


2 Muslimi.


Flijimi për dikë tjetër pos Allahut  1 



Postimet e fundit

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL

Ja pse duhet ta duam ...

Ja pse duhet ta duam Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)

Dyzet Hadithe nga Ima ...

Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

Islami me pak fjalë B ...

Islami me pak fjalë Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik 1