Parathënie:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të Botëve dhe
lavdërimi e shpëtimi qofshin mbi pejgamberin tonë
Muhamedin, vulën e profetëve si dhe mbi familjen e
shokët e tij dhe të gjithë ata që udhëzohen me udhëzimin
e tij deri në ditën e Gjykimit, e më pas:
Allahu i lartësuar ka thënë: “Ju e kishit shembullin më të
lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në
shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e
shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (El
Ahzab: $%&
Dhe ka thënë qoftë i lartësuar: “Pra besoni Allahun dhe
të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson
Allahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të
vërtetën.” (El Araf: %()&
Dhe ka thënë: “Thuaj: "Nëse e doni Allahun, atëherë ejani
pas meje që Allahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se
Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” ( Ali Imran:
+%&
Dhe ka thënë: “E ti pra mbështetu në Allahun se me të
vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.” (En ,eml: -.& dhe thotë:
“Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni
shpinën (të vërtetës)?” "/ !+$&
Atëherë, çdo gjë që e k dërhto dhëzimi e
Pejgamberit "lavdërimi dhe hpëtimi i Allah t qoftë mbi
të& dhe metodologjië e tij ëhtë e kotë dhe devijim, i
dhe k i praohet atij që e vepro, ik r që ka thëë
Pejgamberi "lavdërimi dhe hpëtimi i Allah t qoftë mbi
të&! “Kush e vepron një vepër e cila nuk përputhet me
çështjen tonë, ajo është e refuzuar.” % d.m.th. ref zohet ga
ai që e vepro dhe k praohet prej tij.
Dia m limaë, Allah i dhëzoftë, i bëjë dia
vepra që lidhe me adh rimet por, që k jaë të
mbëhtet ra ë libri e Allah t dhe yeti e
Pejgamberit "lavdërimi dhe hpëtimi i Allah t qoftë mbi
të& e idomo ë haxh, k dhe jaë ht ar ata që japi
fetva pa dije, a që pozita e m ftië, te dia jerëz, i gja
jë treg të volithëm për të fit ar famë dhe a toritet. Si
rez ltat i këaj ëhtë devijimi i vete dhe të tjerëve, e kjo
edhe ëhtë akt ale. Ëhtë obligim për m limai që të
mo marr përipër dhëie e fetvaë vetëm e me dije e
cila do t’i hërbete i arg met para Allah t të
lartë ar. Kjo, epe ai ëhtë ë pozitë e k mt eit ga
Allah dhe flet ë emër të Tij. Le të k jto para fetvaë
1 E transmeton Muslimi me nr: 1718.
fjalë e Allah t për Pejgamberi e tij "lavdërimi dhe
hpëtimi i Allah t qoftë mbi të&! “Sikur të trillonte ai
(Muhamedi) për Ne ndonjë fjalë! Ne do ta kapim atë me
fuqinë Tonë. E pastaj do t'ia këputnim atij arterien e
zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për
mbrojtjen e tij.” "#l ;akka! <<- <-&
Dhe fjalë e Allah t të lartë ar! “Thuaj: "Zoti im i
ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapëta ose
të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të
drejtë, ndaloi t'i mvishni Allahut shok pa pas për të kurrfarë
argumenti, dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini
se është e vërtetë.” "#l Araf! ++&
Sh mica e gabimeve që i bëjë haxhilerët rez ltojë
ga kjo – kam për qëllim: dhënien fetva pa dije – si dhe
nga pasimi i verbër që njerëzit e thjeshtë ia bëjnë njëri
tjetrit, pa argument.
E ne – me ndihmën e Allahut – do të sqarojmë veprat
që janë në pajtim me synetin por, në të cilat ndodhin
shpesh gabimet, duke tërhequr vërejtjen gjithashtu edhe
për gabimet. E lusim Allahun që të na jep sukses dhe që
në këtë të ketë dobi për vëllezërit e tonë muslimanë, e Ai
është Bujar dhe Fisnik.
Ihrami dhe gabimet në të
Është vërtetuar në hadithin e shënuar nga Buhariu,
Muslimi dhe të tjerët, të cilin e transmeton Ibn Abasi
(Allahu qoftë i kënaqur me të dytë) se Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) e ka
caktuar si mikat$ për medinasit - Dhul Hulejfen, për
banorët e Shamit - Xhuhfen, për banorët e Nexhdit -
Karnul Menazil dhe për ata të Jemenit, - Jelemlemin dhe
ka thënë: “Ato janë vendkalime për ta (njerëzit e vendeve të
përmendura më lartë) dhe për ata që kalojnë nëpërmjet
tyre, po që nuk janë banorë të tyre, e që synojnë të kryejnë
haxhin apo umren.”
Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka transmetuar
se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë
mbi të): “E ka caktuar si mikat (vendkalim) për banorët e
Irakut, Dhate Irk.” +
Është vërtetuar në hadithin që e ka shënuar Buhariu
dhe Muslimi, e që e transmeton Ibn Umeri (Allahu qoftë
i kënaqur me të dytë) se Pejgamberi (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Banorët e
2 Vende të caktuara ku ai që dëshiron të kryejë Haxhin dhe
Umren duhet ta deklaron nijetin e tij dhe të vesh ihramat para se
t’i kalon ato.(sh.p.)
3 E transmeton Ebu Davudi dhe Nesaiu.
Medinës e thonë telbijen prej Dhul Hulejfes, banorët e
Shamit nga Xhuhfeja, ndërsa banorët e Nexhdit nga Karni.”
Këto mikate të cilat i ka përcaktuar Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) janë
kufij fetar të përcaktuar nga Ligjvënësi dhe nuk i lejohet
askujt që t’i ndryshojë, t’i cenojë në çfarëdo mënyre apo
t’i kalojë ato pa ihram për atë që dëshiron ta kryej haxhin
apo umren, ngase nëse ndodh kjo llogaritet si tejkalim i
padrejtë i kufijve të Allahut, i cili thotë: “Kush i tejkalon
dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.” (El
ekare: $$.), gjithashtu Pejgamberi (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë në hadithin e
Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me ata dy): “Banorët e
Medines e thonë telbijen prej Dhul Hulejfes, banorët e
Shamit nga Xhuhfeja ndërsa banorët e Nexhdit nga Karni.”
E ky është lajm në kuptim të urdhrit.
E Ihlal d.m.th.: Ngritja e zërit kur të shqiptohet telbija,
e kjo nuk ndodh vetëm se pas bërjes së nijetit. Prandaj,
bërja nijet nga këto vendkalime është obligim për atë që
synon haxhin apo umren kur të kalon përmes tyre apo
pranë tyre qoftë përmes rrugëve tokësore, ajrore apo
detare.
Po që se vjen nëpër rrugë tokësore zbret te mikati,
nëse rruga kalon nëpër të, apo nëse nuk kalon nëpër të
zbret te vendi që është në të njëjtin drejtim me të. Kur të
zbret, vepron atë që duhet ta bëjë kur ta bëjë nijetin
(ihramin) si: pastrimi, parfumosja e trupit, veshja e
rrobave të ihramit dhe pastaj e bën nijetin para se të
niset.
E poqëse vjen nëpër det, nëse anija ndalet në vendin
që është në të njëjtin drejtim me mikatin, atëherë
pastrohet, parfumohet dhe i vesh teshat e ihramit e pastaj
e bën nijet para se të niset. E nëse nuk ndalet në vendin
që është në drejtim me mikatin, atëherë pastrohet,
parfumohet dhe i vesh teshat e ihramit para se anija të
kaloj pranë mikatit, e pastaj e bën nijet kur të kalon pranë
tij.
E nëse udhëton përmes rrugëve ajrore pastrohet para
se të hip në aeroplan, ndërsa parfumohet dhe i vesh
teshat e ihramit para se të kaloj pranë mikatit e pastaj e
bën nijet pak para se të kaloj pranë tij dhe nuk pret gjersa
të jetë në një drejtim me të, ngase aeroplani kalon me
shpejtësi dhe nuk i jep shans ta bëjë këtë. Nëse e bën
nijetin më herët - para se të arrij pranë mikatit , në shenjë
kujdesi, lejohet dhe nuk obligohet me asgjë.
Gabimin që e bëjnë disa njerëz kur udhëtojnë me
aeroplan është se ata kalojnë mbi mikatin, apo mbi
vendin që është në një vijë me të, e pastaj e vonojnë
bërjen e nijetit gjersa të zbresin në aeroportin e Xhides,
kjo është në kundërshtim me urdhrin e Pejgamberit
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe
përbën shkelje të kufijve të Allahut të lartësuar.
Në sahihun e uhariut shënohet transmetimi nga
Abdullah b. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) se
ka thënë: “Kur janë çliruar këto dy vende – d.m.th. asra
dhe Kufe – i erdhën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me
të) dhe i thanë: “O Udhëheqës i besimtarëve, Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e ka
përcaktuar si vendkalim për banorët e Nexhdit, Karnin por,
ai është i shmangur nga rruga jonë e nëse dëshirojmë të
shkojmë deri te ai e kemi të vështirë? Ai tha: Shikoni se cili
vend gjatë rrugës tuaj është në të njëjtin drejtim me të.”
Kështu që udhëheqësi i besimtarëve, njëri nga kalifët e
drejtë, e ka konsideruar mikat vendin që është në një vijë
me mikatin për atë që nuk kalon nëpër të. E ai që kalon
pranë mikatit përmes transportit ajror është sikurse që ai
që kalon pranë tij përmes rrugëve tokësore, nuk ka
dallim.
E nëse njeriu bie në këtë gabim dhe zbret në Xhide
para se ta bëjë nijet, atëherë ai duhet të kthehet deri te
mikati që ka kaluar pranë tij me aeroplan dhe ta bëjë
nijetin prej tij! E nëse nuk vepron kështu, shumica e
dijetarëve mendojnë se ai duhet të shpaguajë me kurban
të cilin do ta therte në Mekë dhe do t’ua shpërndante të
varfërve në të, por as nuk ushqehet prej mishit të tij, e as
nuk i dhuron diçka ndonjë të pasuri për shkak se ai
konsiderohet shpagim.
Tavafi dhe gabimet praktike në të
Është vërtetuar se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të) e ka filluar tavafin nga guri i zi,
d.m.th. këndi lindor jemenas në Qabe. Pas gurit ai bënte
tavaf rreth tërë Qabesë. Ai bënte reml (ecte me hapa të
përshpejtuar) vetëm në tre rrathët e parë dhe vetëm në
tavafin që e kryen në fillim të ardhjes së tij në Mekë.
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) e prekte gurin e zi dhe e puthte atë. Ai e preku
me dorën e tij dhe e puthi atë, e preku atë me kërrabën
që e kishte me vete dhe e puthi kërrabën kur ndodhej
hipur mbi devenë e tij. Ai gjithashtu ka bërë tavaf i hipur
mbi devenë e tij dhe sa herë që kalonte pranë këndit
d.m.th. gurit bënte me shenjë kah ai. Gjithashtu është
vërtetuar prej tij se ai e prekte këndin jemenas.
E ndryshimi i mënyrave të prekjes së gurit – e Allahu
e dinë më së miri – është bërë sipas lehtësisë, që do të
thotë cila metodë i ka ardhur më e lehtë e ka përdorur. E
çdo gjë që ka vepruar qoftë prekja, puthja apo bërja me
shenjë drejt tij në të vërtetë është adhurim ndaj Allahut
dhe madhërim i Tij e jo për shkak të besimit se guri bën
dobi apo dëm. Buhariu dhe Muslimi shënojnë se Umeri
(Allahu qoftë i kënaqur me të) e puthte gurin e zi dhe
thoshte: “Unë e di se ti nuk bën dëm as dobi dhe po të mos e
kisha parë të Dërguarin e Allahut duke të puthur, nuk do të
puthja!”
- Gabimet të cilat i bëjnë disa haxhilerë:
. Fillimi i tavafit qysh para se të arrij te guri d.m.th.
mes tij dhe këndit jemenas. Kjo është prej teprimit në fe
nga i cili ka ndaluar Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të). Kjo nga disa anë i përngjan
ndalesës për t’i parapri Ramazanit me një apo dy ditë
agjërim, e që është vepër e ndaluar. Pretendimi i disa
haxhilerëve se këtë e vepron për shkak të kujdesit është i
papranueshëm! Kujdesi i kërkuar dhe real është në
pasimin e rregullave fetare dhe në mostejkalimin e
urdhrave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
. Kryerja e tavafit gjatë turmës së madhe vetëm
përreth pjesës katrore të Qabes ashtu që hyn nga dera e
këndit (të Ismailit) dhe del përmes derës përballë nga
ana e djathtë! Ky gabim është i madh dhe nuk i pranohet
tavafi atij që vepron kështu. Në të vërtetë ai nuk ka bërë
tavafin rreth Qabesë por, vetëm rreth një pjese të saj.
. Remli në të shtatë rrathët.
. Shtyrja me njëri tjetrin për të arritur deri te guri,
për ta puthur atë ashtu që në disa raste çon deri te
grindja dhe fyerja. Me këtë rast ndodh përleshja me duar
dhe thuhen fjalë ofenduese që nuk janë të hijshme të
kryhen në xhaminë e shenjtë të Allahut dhe nën hijen e
shtëpisë së Tij, e me këtë pakësohet shpërblimi i tavafit,
bile edhe i krejt haxhit, siç thotë Allahu i lartësuar:
“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të
zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk
bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet
shkaktuar grindje.”
mbi të) nuk ka prekur prej Qabesë vetëm se dy këndet e
saj jemenase (gurin e zi, e i cili është i vendosur në
këndin jemenas lindor dhe këndin jemenas perëndimor).
Në musnedin e Imam Ahmedit transmetohet nga
Muxhahidi e ky prej Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur
me të dy) se njëherë ai e bënte tavafin së bashku me
Muavijen (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili filloi t’i
prekte të gjitha këndet, e Ibn Abasi i tha: Ju keni në të
Dërguarin e Allahut shembullin më të lartë! E Muavije iu
përgjigj: Të vërtetën e ke thënë.
- Tavafi dhe gabimet në të shprehur:
Është vërtetuar se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të) ka thënë “Allahu Ekber” sa herë
që ka ardhur te guri i zi. Dhe thoshte kur ishte në mes të
këndit jemenas dhe gurit të zi: “Zoti ynë na jep të mira në
këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej
dënimit me zjarr"!” (El ekare: $F%) dhe thoshte: “Në të
vërtetë Tavafi rreth Qabesë, Sa’ji mes Safasë dhe Mervas si
dhe gjuajtja e gurëve janë ligjësuar për ta përmendur
Allahun.”<
E gabimi që e bëjnë disa njerëz që bëjnë tavaf është
veçimi i çdo rrethi prej tij me një dua të posaçme dhe nuk
4 E transmeton Tirmidhiu me nr 902, në kaptinën e haxhit.
lutet në të me diçka tjetër, sa që nëse e plotëson rrethin
para se ta plotësoj duanë e ndërprenë atë qoftë edhe nëse
i ka mbetur prej saj edhe një fjalë e vetme; e që më pas të
vjen me duanë e re të rrethit i cili vijon dhe e kundërta,
nëse e kryen duanë para se ta plotëson rrethin, hesht.
Në tavaf nuk është transmetuar nga Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ndonjë
dua e posaçme për secilin rreth. Shejhul Islam Ibn
Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Dhe në të –
d.m.th. në tavaf – nuk ka ndonjë dhikër të posaçëm të
transmetuar nga Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) as si urdhër i tij, as si fjalë e as si udhëzim i tij
por, lutet në të me të gjitha lutjet fetare. Atë që e përmendin
disa njerëz prej duasë së posaçme nën ‘mizab’% e të ngjashme
me këtë, për të nuk ka bazë.”
Për këtë, ai që bën tavaf lutet në të për të mirat e kësaj
bote dhe tjetrës dhe e përmend Allahun e lartësuar me
çdo dhikër të ligjësuar si tesbihi, tahmidi, tehlili, tekbiriH
5 Ulluk çatie i Qabes për ta kaluar ujin e shiut nga çatia në hixhr.
Disa njerëz mendojnë se është synet që nijeti për haxh të bëhet
nën të por, kjo nuk është e saktë.
[http://www.binbaz.org.sa/mat/13266 ] (sh.p.)
6 Tesbih: thënia subhanAllah, Tahmid: thënia Elhamdulilah,
Tehlil: thënia La ilahe il-lAllah, Tekbir: thënia Allahu Ekber.
(sh.p.)
apo lexim të Kuranit. Prej gabimeve që i bëjnë disa që
bëjnë tavaf është se ata marrin disa lutje të shkruara dhe
bëjnë dua me to duke mos e ditur kuptimin e tyre.
Ndoshta edhe në to ka gabime prej botuesit, të cilat e
rrotullojnë kuptimin për njëqind e tetëdhjetë shkallë,
gabime të cilat e kthejnë duanë e atij që bën tavaf në dua
kundër tij, si pasojë e kësaj ai lutet kundër vetes së tij
duke mos e hetuar. Për këtë kemi dëgjuar gjëra shumë të
çuditshme. Nëse ai që bën tavaf e lut Zotin e tij për atë që
e dëshiron, e dinë dhe e synon kuptimin e tij do të ishte
më mirë për të dhe më e dobishme dhe do të ishte më
afër pasimit dhe ndjekjes së Pejgamberit (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
Prej gabimeve tjera që i bëjnë njerëzit gjatë tavafit
është: bashkohen në një grup me një udhëheqës i cili i
udhëheq në tavaf dhe ua përcjellë duanë me zë të lartë, e
grupi e përcjellë atë me një zë, ashtu që ngritën zërat dhe
ndodh kaos si dhe kjo shkakton konfuzion te njerëzit e
tjerë sa që nuk dinë se çka janë duke thënë; Përmes kësaj
humbet përulja dhe shqetësohen robërit e Allahut në
këtë vend të sigurt! Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) kishte dalë njëherë dhe njerëzit
faleshin dhe lexonin Kuran me zë të lartë, atëherë
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) tha: “Secili nga ju po i flet Zotit të tij, prandaj mos
ta ngritë zërin ndokush më tepër se tjetri gjatë leximit të
Kuranit.”-
Sa mirë do të ishte që ky udhëheqës kur t’i afroheshin
Qabesë të ndalet me ta dhe t’u thotë atyre: veproni
kësisoj, thoni kësisoj, lutuni nga ajo që e dëshironi dhe e
bën tavafin me ta ashtu që asnjëri nga ata të mos gaboj, ta
kryejnë tavafin me përulje e qetësi dhe ta lusin Zotin e
tyre me frikë dhe shpresë prej asaj që dëshirojnë, dinë
dhe e synojnë kuptimin e saj, gjithashtu njerëzit do të
shpëtonin nga shqetësimi i tyre.
7 Transmeton Imam Maliku në Muvetta.
Dy rekatet pas tavafit dhe gabimet në to
Është vërtetuar se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të) kur e ka përfunduar tavafin
është drejtuar drejt mekamit të Ibrahimit dhe ka lexuar:
“Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje!” (El
ekare: %$() dhe i ka falur d rekate e mekami ishte mes
tij dhe Qabesë. Në rekatin e parë ka lexuar fatihan dhe
“Thuaj: “O ju jobesimtarë!” (El 8aIrun: %) ndërsa në
rekatin e d të: Fatihan dhe “Thuaj: Ai, Allahu është Një!”
(El Ihlas: %)
* Gabimin që e bëjnë disa njerëz është mendimi i t re
se duhet patjetër të falen këto d rekate afër mekamit
kështu që grumbullohen dhe i shqetësojnë ata që bëjnë
tavafin në ditët e haxhit si dhe e pengojnë ecjen normale
të tavafit; e k mendim është i gabuar. D rekatet pas
tavafit mund të falen në çdo pjesë të xhamisë dhe ka
mundësi që mekami të jetë mes tij dhe Qabesë edhe nëse
është larg prej tij kështu që mund të falet në brendësi të
xhamisë apo në korridore të saj duke shpëtuar veten dhe
të tjerët nga shqetësimi dhe me këtë arrin të falë namazin
me përulje dhe qetësi.
8ishte me qenë mirë sikur përgjegjësit e Xhamisë së
Shenjtë të pengonin ata që i shqetësojnë njerëzit që bëjnë
tavaf pas mekamit dhe afër tij dhe t’ua sqaronin se kjo
nuk është prej kushteve të dy rekateve pas tavafit.
* Gjithashtu prej gabimeve që bëhen është se disa që
falen pas mekamit, falin rekate të shumta pa ndonjë
shkak, me gjithë nevojën e njerëzve të cilët e kanë
përfunduar tavafin për vendin e tyre.
* Prej gabimeve është se disa kur i kryejnë dy rekatet
pas tavafit, udhëheqësi i tyre ndalet me ta dhe luten me
zë të lartë e kësisoj ju pengojnë atyre që falin namaz dhe
ua cenojnë të drejtat, ndërsa Allahu i lartësuar thotë:
“Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do
ata që e teprojnë.” "#l Araf: ((&
Ngjitja mbi Safa dhe Merve, duaja mbi to, saji (vrapimi
i lehtë) mes dy shenjave dhe gabimet në këtë
Është vërtetuar se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të) kur u afrua afër Safasë lexoi
ajetin: “"Safa" dhe "Merve" janë nga shenjat (për adhurim) e
Allahut”
ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul Mulku ve lehul
Hamdu ve huve ala kul-li shej’in Kadir. La ilahe il-lAllahu
vahdehu, enxheze va’dehu, ve nasare abdehu, ve hezemel
ahzabe vahdehu.” (Nuk ka zot që meriton adhurimin pos
Allahut, i Cili është i pashoq. Vetëm atij i takon sundimi
dhe falënderimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo gjë. Nuk ka zot tjetër
që meriton adhurimin pos Allahut që është i vetëm. Ai e
përmbushi premtimin e Tij, e bëri triumfues robin e Tij dhe i
Vetëm i mundi grupacionet.”
sikurse që veprojnë në namaz, e pastaj zbresin. E kjo
është në kundërshtim me atë që vepronte Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
Prandaj, ose ta praktikojnë synetin ashtu si është
transmetuar, nëse ju lehtësohet, ose ta lënë atë por, të
mos shpikin ndonjë vepër që nuk e ka vepruar
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të).
* Prej gabimeve që bëjnë disa haxhilerë është se ata
vrapojnë mes Safasë dhe Mervas gjatë gjithë ecjes mes
Safasë dhe Mervas, e kjo është në kundërshtim me
synetin. Sa’ji me vrapim të lehtë kryhet mes dy shenjave,
ndërsa ecet në pjesën e mbetur të tij. Në të shumtën e
rasteve që ndodh ky gabim ose ndodh për shkak të
injorancës së atij që e vepron apo nga dëshira e shumë
njerëzve për t’u ngutur dhe për ta kryer sa më shpejt
sajin, e nga Allahu kërkojmë ndihmë.
Qëndrimi në Arafat dhe gabimet që ndodhin në të
Është vërtetuar se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të) ka qëndruar ditën e Arafatit në
Nemire gjersa ka anuar dielli prej Zenitit, pastaj ka hipur
mbi devenë e tij dhe më vonë ka zbritur dhe ka falur
drekën dhe ikindinë duke i bashkuar në kohën e drekës,
me një ezan dhe dy ikamete. Pastaj ka hipur në devenë e
tij gjersa ka arritur në Arafat, në një pjesë të tij. Aty ka
qëndruar në këmbë dhe ka thënë: “Unë jam ndalur këtu
por, Arafati i tëri është vendqëndrim.”) Ai vazhdoi të
qëndronte në këmbë i kthyer drejt kibles dhe me duar të
ngritura duke e përmendur Allahun dhe lutur Atë gjersa
ka perënduar dielli dhe u fsheh disku i tij, e më pas u nis
për në Muzdelife.
- Gabimet të cilat i bëjnë disa haxhilerë:
. Disa haxhilerë zbresin jashtë kufijve të Arafatit
dhe mbesin në vendqëndrimet e tyre gjersa të perëndon
dielli, e pastaj nisen prej Arafatit për në Muzdelife,
realisht pa qëndruar në Arafat. Ky është gabim i madh
që si pasojë e humb haxhin, ngase qëndrimi në Arafat
është shtyllë e haxhit, e që pa të haxhi nuk është i saktë.
8 Transmeton Muslimi në kaptinën e Haxhit me nr: 1218
Ai që nuk qëndron në Arafat në kohën e përcaktuar
për qëndrim në të, atëherë nuk ka haxh për shkak të
fjalës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të): “Haxhi është (qëndrimi në) Arafat. Ai që
vjen në Arafat në natën e Muzdelifes para se të del dielli,
veçse e ka arritur qëndrimin në Arafat.”. Këtë gabim
trashanik e shkakton mashtrimi i njerëzve me njëri
tjetrin; ngase disa prej tyre zbresin para se të arrij në
Arafat dhe nuk hulumton për shenjat që precizojnë
kufijtë e tij; Kësisoj njeriu ia humb vetes haxhin dhe
mashtron të tjerët.
Kishte me qenë shumë mirë sikur organet kompetente
të haxhit t’u shpallin njerëzve përmes një mjeti që i
informon të gjithë, në gjuhë të ndryshme, dhe të
sigurohen që përgjegjësit për haxhin ua tërheqin vërejtjen
haxhilerëve, ashtu që njerëzit të jenë syçelë për
adhurimet e tyre dhe ta kryejnë haxhin e tyre në
mënyrën më të mirë dhe të pranuar.
. Disa haxhilerë nisen prej Arafatit para se të
perëndoj dielli e kjo është e ndaluar (haram) për shkak se
bie ndesh me synetin e Pejgamberit (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i cili kishte qëndruar
9 E transmeton Ebu Davudi në kaptinën e riteve të Haxhitme nr:
1949, Tirmidhiu në kaptinën e Haxhit me nr: 889, Nesaiu në
kaptinën e riteve të haxhit me nr: 3044 dhe Ibn Maxheh në
kaptinën e riteve të Haxhit me nr: 3015.
gjersa ka perënduar dielli dhe është fshehur disku i tij.
Gjithashtu largimi prej Arafatit para se të perëndoj dielli
është prej veprave të kohës së injorancës.
. Disa të tjerë drejtohen drejt kodrës, kodrës së
Arafatit gjatë lutjes edhe pse kibleja është mbrapa
shpinave të tyre apo në të djathtë e të majtë të tyre, e kjo
është në kundërshtim me synetin. Synet është të
drejtohemi drejt kibles, sikurse që ka vepruar Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
Hedhja e gurëve dhe gabimet në këtë
Është vërtetuar se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të) ka gjuajtur Xhemretul Akabe e
që është xhemreja më e largët por, që është më afër
Mekës, me shtatë guralecë në paraditen e ditës së
Bajramit dhe merre tekbir pas hedhjes së çdo guraleci.
Çdo guralec prej tyre është sikurse gurët e vegjël që
përdoren për ‘hadhf’10 apo pak më të mëdha se kokrra e
humusit%%. Në sunenin e Nesaiut transmetohet nga Fadl
b. Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) – se ai ishte
hipur mbrapa Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) nga Muzdelife deri në Mina- e ai
ka thënë: “Ka zbritur – d.m.th. Pejgamberi (lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) – në luginën e
Muhassirit dhe ka thënë: “Mblidhni guralecë që hedhen si
‘hadhf’, me të cilët gjuhen xhemret.” dhe ka shtuar:
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) ka aluduar me dorën e tij, sikurse njeriu kur
gjuan guralecë (që i ka vendosur mes gishtit të madh dhe
atij tregues).
10 ‘Hadhf’: d.m.th gjuajtja e gurëve të vegjël me majat e
gishtërinjve. Për qëllim është të tregohet se janë guralecë. [Marrë
nga: ‘Lisanul Arab’ te folja: hadhefe – sh.p.]
11 Bimë e njohur në vendet e Shamit ku kokrrat e saj hahen të
thata dhe të pjekura.
Në Musnedin e Imam Ahmedit transmetohet nga Ibn
Abasi%$ (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) i cili ka thënë: I
Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) më ka thënë në mëngjesin e Akabes ,
gjersa ishte hipur mbi devenë e tij: “Mblidh disa guralecë
për mua” Ia mblodha atij disa guralecë që ishin të
madhësisë së guralecëve të ‘hadhfit’, e ai i vendosi në
dorën e tij dhe tha: “Përdorni guralecë të ngjashëm me
këta”, e përsëriti dy herë dhe e ngriti dorën e tij, pastaj
tha: “Largojuni ekstremizmit, ngase në të vërtetë ata para
jush u shkatërruan për shkak të ekstremizmit në fe.”
Umu Sulejman b. Amr b. El As (Allahu qoftë i
kënaqur me të) ka thënë: E kam parë të Dërguarin e
Allahut duke e gjuajtur Xhemretul Akabe nga brendësia
e luginës ditën e Bajramit dhe ai thoshte: “O ju njerëz!
Mos e vritni njëri tjetrin! Nëse e gjuani xhemren, atëherë
gjuani atë me guralecë të madhësisë atzre qëpërdoren për
‘hadhf’.”%+
Në sahihun e Buhariut transmetohet nga Ibn Umeri
(Allahu qoftë i kënaqur me të dytë) se: “Ai e gjuante
xhemren e poshtme me shtatë guralecë dhe merrte tekbir pas
çdo guraleci të gjuajtur, pastaj ecte para gjersa largohej nga
turma dhe qëndronte gjatë i drejtuar nga kibleja, i ngrinte
12 Jahja ka thënë: se Avfi nuk është i sigurt a e ka thënë këtë
Abdullah b. Abbasi apo Fadl b. Abbasi.
13 Transmeton Ahmedi.
duart dhe lutej. Pastaj e gjuante xhemren e mesme dhe merrte
anën e majtë gjersa lirohej nga turma dhe qëndronte gjatë i
drejtuar nga kibleja, i ngrinte duart dhe lutej. Pastaj e gjuante
xhemretul akabe nga brendësia e luginës por, nuk qëndronte
tek ajo dhe largohej. Ai thoshte se kështu e kam parë të
Dërguarin e Allahut duke vepruar.”
Ahmedi dhe Ebu Davudi transmetojnë nga Aisheja
(Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Në të
vërtetë Tavafi rreth Qabesë, Sa’ji mes Safasë dhe Mervas si
dhe gjuajtja e gurëve janë ligjësuar për ta përmendur
Allahun.”
- Gabimet të cilat i bëjnë disa haxhilerë janë:
Bindja e tyre se patjetër gurët duhet t’i marrin nga
Muzdelife. Ata e lodhin veten e tyre duke i mbledhur ato
natën dhe duke i marrë me vete në ditët e Minas, sa që
ndonjëri nga ata nëse i humbin gurët e tij pikëllohet me
një pikëllim të madh dhe kërkon nga shokët e tij që t’i
dhurojnë atë që ju ka tepruar nga gurët e Muzdelifes ...
Prej asaj që sqaruam më herët u bë e ditur se kjo vepër
nuk ka bazë në traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe se ai e kishte
urdhëruar Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të
dytë) që t’ia mblidhte guralecët ndërsa ai qëndronte në
devenë e tij. Dhe ajo që kuptohet është se ky qëndrim ka
qenë te xhemreja ngase, nuk është transmetuar se ai ka
qëndruar diku tjetër pasi që është nisur nga Muzdelife
më herët, si dhe kjo është koha kur nevojiten, përndryshe
nuk do ta urdhëronte t’i mblidhte përderisa nuk ka
nevojë për to dhe nuk ka arsye për t’i bartur.
Bindja e tyre se ata kur gjuajnë gurët e gjuajnë
shejtanin (djallin), për këtë edhe i emërtojnë si shejtana
vendet e gjuajtjes dhe thonë: E gjuajtëm shejtanin e madh
apo të voglin apo e gjuajtëm babanë e shejtanëve, e kanë
për qëllim gjuajtjen e xhemres së madhe - xhemretul
akabe. Si dhe shprehje të tjera të ngjashme të cilat nuk
përkojnë me këto rituale. I sheh gjithashtu se si ata i
gjuajnë guralecët fuqishëm, me vrull, të shoqëruar me
britma, fyerje dhe ofendim të këtyre shejtanëve sipas
tyre. Sa që kemi parë një person se si ngjitej mbi të dhe e
godiste atë me nalle apo gurë të mëdhenj me nervozizëm
dhe i emocionuar, edhe pse guralecët që i gjuanin
njerëzit e godisnin ai e godiste atë më me nervozizëm
dhe ashpërsi ndërsa njerëzit përreth tij qeshnin, ishte si
një skenë e një drame komike. Këtë e kemi parë para se të
ngritëshin urat dhe shtyllat e xhemreve. Tërë kjo është e
ndërtuar mbi këtë bindje se haxhilerët e gjuajnë
shejtanin, e për këtë nuk ka bazë të saktë që mund të
mbështetemi në të.
Ti tashmë e ke kuptuar urtësinë e ligjësimit të gjuajtjes
së xhemerateve e që është për ta përmendur Allahun. Për
këtë Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) merrte tekbir pas çdo guraleci të gjuajtur.
Gjuajtja e xhemerateve me gurë të mëdhenj dhe me
këpucë (nalle), këpucë (çizme) dhe copë druri. Ky është
gabim i madh dhe bie ndesh me atë që e ka ligjësuar
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) për umetin e tij përmes veprës dhe urdhrit të tij.
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) vetë ka gjuajtur me guralecë të madhësisë së
atyre që përdoren për ‘hadhf’ dhe ka urdhëruar umetin e
tij të gjuajnë me guralecë të ngjashëm duke ua ka
tërhequr vërejtjen nga ekstremizmi në fe. Shkaku i këtij
gabimi të madh siç u përmend është bindja e tyre se ata e
gjuajnë shejtanin.
Nisja për xhemerat me ashpërsi dhe vrull , të pa
përulur ndaj Allahut të lartësuar dhe të pamëshirshëm
ndaj robërve të Tij. Kështu që me këtë vepër i shqetësojnë
myslimanët dhe i dëmtojnë ata si dhe ndodh ofendimi
dhe përleshja, që e shndërron këtë adhurim dhe këtë
vend në një skenë të ofendimit dhe përleshjes. Me këtë, e
devijon atë nga urtësia për të cilën është obliguar dhe
nga tradita së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të). Nga Kudame b. Abdil-lah b.
Ammar transmetohet se ka thënë: “E kam parë
Pejgamberin (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi
të) ditën e Bajramit se si e gjuante Xhemretul Akabe, i hipur
mbi një deve me ngjyrë të çelët, dhe njerëzit e as nuk
goditnin, as nuk largonin dhe as nuk shtynin haxhilerët e
tjerë.”%<
. Lënia e qëndrimit për dua pas gjuajtjes së xhemres
së parë dhe të dytë, ditëve të teshrikut. Ti veçse e ke
kuptuar se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) qëndronte i drejtuar nga kibleja me një
qëndrim të gjatë, i ngrinte duart dhe lutej gjatë. Arsyeja
pse njerëzit e kanë lënë këtë qëndrim është injoranca e
tyre për synetin apo dëshira e shumë njerëzve për t’u
ngutur dhe të lirohen prej adhurimit. Sa mirë do të ishte
sikur haxhiu t’i mësonte dispozitat e haxhit para se ta
kryente haxhin me qëllim që ta adhuroj Allahun syçelë
dhe ta realizoj pasimin e Pejgamberit (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Nëse një njeri
udhëton drejt një vendi do ta shohësh se si pyet për
rrugën e tij gjersa të arrij atje, pas një dëftimi që i është
bërë, e si është puna me atë që dëshiron ta ndjekë një
rrugë që e dërgon te Allahu dhe xheneti i Tij!? A nuk
është meritore që të pyet për të, para se ta ndjek atë, që të
arrij gjer te qëllimi?!
14 E transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hasen Sahih.
". Gjuajtja e të gjithë gurëve përnjëherë: e ky është
gabim i madh. Dijetarët kanë thënë se nëse i gjuan gurët
përnjëherë me një grusht kjo nuk i llogaritet vetëm se një
gurë i vetëm. Është obligim që guralecët t’i gjuajë një nga
një sikurse që ka vepruar Pejgamberi (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
1. Përmendja e lutjeve të ndryshme gjatë hedhjes së
guralecëve e të cilat nuk janë transmetuar nga
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të), si fjala e tyre: “O Zot na bëj ne të kënaqur me
Allahun, të hidhëruar në shejtanin” e ndoshta e thotë
këtë ndërsa e lë tekbirin i cili është transmetuar nga
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të). Më meritore është të përkufizohemi në atë që
është transmetuar nga Pejgamberi (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) pa shtuar asgjë e as pa
pakësuar.
2. Mospërfillja e faktit që gurët duhet t’i gjuajnë vetë
por, i sheh se si i obligojnë të tjerët të gjuajnë në vend të
tyre edhe pse kanë mundësi ta bëjnë këtë por, këtë e
bëjnë që ta kursejnë veten nga mundimi i tollovisë dhe
vështirësia e veprës. Kjo është në kundërshtim me atë që
ka urdhëruar Allahu i lartësuar që të kryhet haxhi, ku
thotë: “E kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut” (El
urdhëruar që riti i fundit për ta të jetë tavafi rreth Qabes, e
nga kjo janë amnistuar gratë me menstruacione.”
E sipas transmetimit të Muslimit ka thënë: “Njerëzit
pas haxhit shkonin në çdo anë atëherë, Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) tha: “Mos
të largohet askush gjersa të mos jetë Qabeja e fundit që i
jepet lamtumira (me tavaf rreth saj).”
Ebu Davudi e ka transmetuar me shprehjen: “Gjersa të
jetë riti i tij i fundit tavafi rreth Qabesë.”
Buhariu dhe Muslimi shënojnë hadithin e Umu
Selemes (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: ”Iu
ankova të Dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) se jam e sëmurë, e ai më tha: “Bëje
tavafin, mbrapa njerëzve, e hipur në deve.” Pastaj e bëra
tavafin e i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) falej pranë Qabesë dhe lexonte:
“Pasha Turin. Dhe librin e shkruar në rreshta.” (Et 9ur: %-
$)
Nesai shënon hadithin e saj ku thotë: “O i Dërguar i
Allahut, pasha Allahun nuk e kam kryer tavafin e
daljes(lamtumirës)? E ai më tha: Kur të fillon falja e
namazit t’i kryeje tavafin mbi devenë tënde, mbrapa
njerëzve.”
Buhariu shënon transmetimin e Enes b. Malikut
(Allahu qoftë i kënaqur me të) se: “Pejgamberi (lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e ka falur drekën,
ikindinë, akshamin dhe jacinë e më pas është shtrirë që të
flejë në Muhasab (vend mes Minasë dhe Mekës), pastaj ka
hipur në devenë e tij dhe ka bërë tavaf mbi të.”
Buhariu dhe Muslimi shënojnë transmetimin e Aishes
(Allahu qoftë i kënaqur me të) se: “Safijes (Allahu qoftë i
kënaqur me të) i kanë ardhur menstruacionet pas tavafit të
Ifadas, e Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) tha: A do të na ngujon ajo? Ata i thanë: Ajo
veçse e ka kryer tavafin e ifadas, atëherë ai tha: “Atëherë, le
të niset pra?
Në Muvetta shënohet transmetimi nga Umer b.
Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai ka thënë:
“Askush prej haxhilerëve të mos niset veçse e ka kryer
tavafin rreth Qabesë (lamtumirës), ngase rituali i fundit i
haxhit është tavafi rreth Qabes (lamtumirës).” Gjithashtu
në të shënon nga Jahja b. Seid se Umeri (Allahu qoftë i
kënaqur me të) e ka kthyer një njeri nga Merr Edh
Dhahran e i cili nuk i kishte dhënë lamtumirë Qabesë
gjersa e kreu këtë.
- Gabimet të cilat i bëjnë disa haxhilerë:
Zbritja e njerëzve nga Mina, ditën e nisjes, para se t’i
gjuajnë xhemeratet, ashtu që e kryejnë tavafin
lamtumirës e pastaj kthehen deri në Mina dhe i gjuajnë
xhemeratet, e prej aty udhëtojnë për në vendet e tyre. Kjo
nuk lejohet, ngase është në kundërshtim me urdhrin e
Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) që vepra e fundit e haxhinjve të jetë tavafi
lamtumirës. Ngase, ai që i gjuan guralecët pas tavafit
lamtumirës e ka bërë gjuajtjen e xhemerateve veprën e tij
të fundit e jo tavafin rreth Qabesë. Gjithashtu,
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) nuk e ka bërë tavafin lamtumirës vetëm se pasi i
ka plotësuar të gjitha ritet e haxhit, dhe ai ka thënë:
“Merrni nga unë mënyrën e kryerjes së riteve të haxhit.”%(
Transmetimi nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me
të) është i qartë se tavafi lamtumirës është riti i fundit i
haxhit. Ai që e kryen tavafin lamtumirës e pastaj i gjuan
guralecët pas tij, tavafi i tij nuk është i vlefshëm për
shkak të kryerjes së tij jo në kohën e duhur, andaj duhet
të përsëritet edhe njëherë pas gjuajtjes, e nëse nuk e
përsërit, atëherë ai llogaritet se nuk e ka kryer.
Qëndrimi i tyre në Mekë pas tavafit lamtumirës dhe
si pasojë riti i tyre i fundit nuk mbetet tavafi lamtumirës.
15 E transmeton Muslimi në kaptinën e haxhit me nr: 1297 dhe
Ebu Davudi në kaptinën e haxhit me nr 1970 me një shprehje
tjetër.
E kjo është në kundërshtim me atë që ka urdhëruar
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) dhe ia ka sqaruar umetit me veprën e tij.
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) ka urdhëruar që të jetë riti i fundit i haxhilerëve
tavafi lamtumirës dhe ai vet nuk e kishte bërë tavafin
lamtumirës vetëm se kur ishte nisur, e kësisoj vepruan
edhe shokët e tij.
Por, dijetarët e lejuan qëndrimin pas tavafit
lamtumirës për ndonjë nevojë nëse është
domosdoshmëri, sikurse nëse thirret ikameti pas tavafit
lamtumirës dhe ai e fal atë apo sillet një xhenaze dhe ai ia
fal namazin e xhenazes, apo ka ndonjë nevojë që lidhet
me udhëtimin e tij si blerja e disa gjësendeve apo pritja e
shokëve të tij, e të ngjashme me këtë.
Ai që qëndron pas tavafit të lamtumirës pa ndonjë
arsye duhet ta përsëris atë.
Dalja e tyre nga xhamia pas tavafit lamtumirës nga
mbrapa (me fytyrë kah Qabeja) dhe pretendojnë se me
këtë madhërojnë Qaben! Kjo është në kundërshtim me
synetin bile është prej bidateve nga të cilat na ka
tërhequr vërejtjen Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) dhe ka thënë për to: “Çdo bidat
është humbje.” Bidat do të thotë: çdo gjë që është shpikur
nga besimet apo adhurimet, e që është në kundërshtim
me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) dhe udhëheqësve të drejtë pas tij.
A mendon ky i cili del nga Qabeja nga mbrapa se e
madhëron Qabenë më shumë se Pejgamberi (lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), apo mendon se
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) dhe udhëheqësit e drejtë pas tij nuk e dinin këtë
formë madhërimi të saj?!
Kthimi i tyre drejt Qabesë, te dera e xhamisë, pas
përfundimit të tavafit lamtumirës dhe bërja dua aty
sikurse dëshirojnë t’i japin lamtumirën Qabesë. Edhe kjo
është prej bidateve sepse, nuk është transmetuar nga
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) e as nga udhëheqësit e drejtë pas tij. Çdo gjë që
përmes saj synohet adhurimi ndaj Allahut e që nuk ka
ardhur me të sheriati është e kotë dhe e papranuar nga ai
që e vepron, për shkak të fjalës së Pejgamberit (lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Ai që shpikë në
këtë çështjen tonë diçka që s’ka të bëjë me të, ajo është e
refuzuar” %H d.m.th. nuk i pranohet atij që e vepron atë.
Ai që i beson Allahut dhe të Dërguarit të Tij duhet që
gjatë adhurimit të tij ta pasoj Pejgamberin (lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që të arrij me këtë
16 Buhariu me nr. 2697 dhe Muslimi me nr: 1718
dashurinë dhe faljen e Allahut, sikurse që thotë Allahu i
lartësuar: “Thuaj: "Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas
meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se Allllahu
është që fal shumë, mëshiron shumë.” "Ali *ran: +%&
E pasii i Pejgaberit "lavdërii dhe shpëtii i
Allahut qofshin bi të& sikurse që vlen për veprat e tij
vlen edhe për ato që i ka lënë ai. Kështu që, nëse ekziston
shkaku për ta vepruar në kohën e tij dhe ai nuk e ka
vepruar, atëherë kjo është arguent se prej synetit dhe
fesë është osveprii i tij dhe nuk lejohet që njeriu ta
shpikë edhe nëse i pëlqen atij dhe i përshtatet e epshin
e tij, Allahu i lartësuar ka thënë: “E sikur të përputhej e
vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e
toka dhe çdo gjë që gjendet në to.” "El uinun: -%& dhe
Pejgaberi "lavdërii dhe shpëtii i Allahut qofshin
bi të& ka thënë: “Nuk beson askush prej juve përderisa
epshet e tij të mos ndjekin atë me të cilën jam dë
E lusim Allahun të na drejtojë në rrugë të
drejtë, të mos i devijoj zemrat e tona pasi që i
ka udhëzuar dhe të na dhuroj nga mëshira e
Tij, e Ai është Dhurues i madh.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve
dhe lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin,
familjen dhe tërë shokët e tij.
Është shkruar më 19 Shaban 1398 h. me lapsin e atij që është
i varfër për Zotin e tij: Muhamed Salih El Uthejmin, Allahu e
faltë atë, prindërit e tij dhe muslimanët.