FRIKA (EL-ḢAUF)
Përkufizimi:
Fjala arabe ḣauf ) خوف ( në shqip domethënë frikë. Frika është një ndjenjë shqetësimi që
na ndodh kur mendojmë se do të na godasë ndonjë e keqe, fatkeqësi a dëm.
Llojet e frikës:
1. Shirk i madh ) :)شرك أكبر
Kjo është frika e fshehtë, e cila në arabisht quhet ḣauf’us-sirr ( خوف الس ر ): Kjo është kur
njeriu frikësohet nga dikush tjetër pos Allahut për gjërat që nuk mund t’i bëjë askush
pos Allahut.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!1
2. Haram, e ndaluar ( :(مح رم
Kjo është frika që ndikon në lënien e ndonjë detyre ndaj Allahut a në bërjen e ndonjë
mëkati.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje!2
3. E lejuar ( :(جائز
Kjo është frika e natyrshme, siç është frika nga luani, nga armiku, nga sundimtari
zullumqar, e kështu me radhë.
1 Sureja al-‘imran, 175.
2 Sureja el-maide, 44.
Frika 2
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Teksa (Musai) ecte në mëngjes i frikësuar në qytet, duke pritur se ç’do të
ndodhte...3
4. Ibadet ( :(عبادة
Kjo është frika vetëm nga Allahu, i Cili nuk ka ortak.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!4
Llojet e frikës nga Allahu:
1. Frikë e lavdëruar:
Kjo është frika që të pengon t’i bësh mëkat Allahut; të shtyn t’i kryesh detyrat ndaj
Allahut dhe t’i lësh gjërat që i ka ndaluar Ai.
2. Frikë e përbuzur:
Kjo është frika që e çon robin në humbjen e shpresave nga mëshira e Allahut.
3 Sureja el-kasas, 18.
4 Sureja er-Rrahman, 46.
Frika 1