A obligohet hatmeja e Kuranit në Ramazan? 2009
2
Pyetja: A e ka obligim myslimani ta bëjë hatme Kuranin gjatë
muajit të Ramazanit dhe cili është argumenti për këtë?
Përgjigja:
E para: Pyetësin e falënderojmë për kujdesin që t’i njohë
çështjet me argumentet e tyre dhe nuk ka dyshim se kjo është një
gjë që kërkohet dhe duhet të mundohet për këtë çdo mysliman
ashtu që të jetë nga pasuesit e Kuranit dhe Synetit.
Shevkani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Pasi që të është bërë e
qartë se njerëzit e thjeshtë e pyesin dijetarin dhe ata që janë të mangët në dituri
i pyesin ata që janë më të plotë atëherë, ai duhet të pyes dijetarët e njohur si të
devotshëm, dijetarët e Kuranit dhe Synetit dhe që e dinë atë që është në to dhe i
cili posedon shkencat anësore që ia mundësojnë kuptimin e tyre ashtu që ta
udhëzojnë dhe ta orientojnë.
Ai pyet për atë që i ka ndodhur duke kërkuar dispozitën e saj në Librin e
Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të). Me këtë rast ai e merr të vërtetën prej burimit të saj dhe dispozitat prej
vendndodhjes së tyre dhe lë anash logjikën prej së cilës nuk është i sigurt se nuk
bie në kundërshtim me fenë dhe të mos jetë larg të vërtetës.”1
Ibn Salahu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Sem’ani e ka
përmendur se nuk ka pengesë që t’i kërkohet myftiut argumenti për shkak të
kujdesit për veten e tij. Me këtë rast obligohet myftiu ti tregojë argumentin nëse
është i prerë e nuk obligohet nëse nuk është argumenti i prerë për shkak se
njeriu i thjeshtë nuk posedon aftësi për të bërë ixhtihad. E Allahu e dinë të
drejtën.”
2
E dyta: Myslimani nuk obligohet që ta bëjë hatme Kuranin gjatë
muajit të Ramazanit por, i preferohet të shtojë leximin e Kuranit
në Ramazan dhe të kujdeset për ta bërë hatme atë. E nëse nuk e
bën hatme nuk bën mëkat por, ia humb vetes shumë shpërblime të
mëdha.
1 Irshadul Fuhul: 2/110
2 Edebul Mufti vel Mustefti: 1/92
A obligohet hatmeja e Kuranit në Ramazan? 2009
3
Argumenti për këtë është: Ajo çka ka transmetuar Ebu Hurejre
se:
“Xhibrili ia lexonte Kuranin Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut
qoftë mbi të) për çdo vit njëherë ndërsa vitin në të cilin vdiq ia lexoi
atë dy herë.”3
Ibn Ethiri ka thënë: “E studionte me të tërë atë që kishte
zbritur prej Kuranit.”4
Abdullah b. Mesudi tregon se kjo paraqitje ishte në Ramazan.5
Prej traditës së Selefit ishte kujdesi që të bënin hatme në
Ramazan duke pasuar kështu Pejgamberin (paqja dhe bekimi i
Allahut qoftë mbi të). Ibrahim En Nahijj ka thënë: Esvedi e bënte
hatme Kuranin në çdo dy natë .. e jashtë tij e bënte hatme çdo
gjashtë natë.6
Katade e bënte hatme Kuranin çdo shtatë netë. E kur vinte
Ramazani e bënte hatme çdo tre natë. E kur vinin dhjetë ditët e
fundit e bënte hatme për çdo natë.7
Transmetohet nga Muxhahidi se e bënte hatme Kuranin për
çdo natë.8
Muxhahidi ka thënë: Alijj El jezdi e bënte hatme Kuranin për
çdo natë.9
Rebi b. Sulejman ka thënë: Imam Shafiu e bënte Kuranin hatme
në Ramazan gjashtëdhjetë herë.10
3 Buhariu me nr: 4712
4 En Nihaje: 4/64
5 Ahmedi me nr: 3745 dhe Ibn Xheriri: 1/28.
6 Es Sijer: 4/51.
7 Es Sijer: 5/276.
8 Et Tibjan lin Nevevi: 74 dhe e ka konsideruar të saktë.
9 Tehdhibul Kemal: 21/42.
10 Es Sijer: 10/36.
A obligohet hatmeja e Kuranit në Ramazan? 2009
4
El Kasim b. El Hafidh El Asakir ka thënë: Babai i im ka qenë i
rregullt në faljen e namazit me xhemat dhe leximin e Kuranit dhe e
bënte hatme atë çdo xhuma e në Ramazan e bënte hatme çdo
ditë.11
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) thotë për çështjen e sasisë
së hatmeve në Ramazan: “Ajo që e zgjedhim është që kjo ndryshon me
ndryshimin e njerëzve. Atij që me një të menduar preciz i shfaqen shumë
njohuri dhe urtësi le të përkufizohet në një sasi që e arrin me të kuptimin e
plotë të asaj që e lexon. E kësisoj edhe ata që janë të nxënë me përhapjen e
diturisë apo ndonjë obligim tjetër fetar dhe interesat e përgjithshme të
myslimanëve le të përkufizohet në një sasi që nuk e dëmton shpërblimin e
deponuar për këtë.
E nëse nuk është prej këtyre që u përmendën le të shtojë sa më shumë sipas
mundësisë, duke mos i kaluar kjo në mërzi apo belbëzim.”
12
Edhe pas këtij preferimi dhe përforcimi për leximin e Kuranit
dhe bërjes hatme në Ramazan kjo çështje mbetet në rrethin e
gjërave të preferuara dhe nuk është prej obligimeve që bën mëkat
myslimani me lënien e tyre.
Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: A
obligohet agjëruesi ta bëjë hatme Kuranin?
E është përgjigjur: Hatmeja e Kuranit në Ramazan nuk është
obligim për agjëruesin por, njeriu në Ramazan duhet ta shtojë
leximin e Kuranit sikurse që ka qenë kjo tradita e të Dërguarit të
Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të). Pejgamberit
(paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ia lexonte Kuranin
Xhibrili çdo vit.13
Allahu e dinë më së miri.
11 Es Sijer: 20/562.
12 Et Tibjan Lin Nevevi: 76.
13 Mexhmu Fetava Ibn El Uthejmin: 20/184.