Pyetja: A lejohet betimi rrejshëm për t’i pajtuar kundërshtarët?
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut ...
Bazë te besimtari është sinqeriteti (vërtetësia) dhe që të mos flas
vetëm se atë që është e saktë dhe e drejtë, për shkak të fjalës së
Allahut: “O ju që besuat! Ta keni në kujdes Allahun dhe të jeni me ata
të drejtit.” (Et Tevbe: 119) dhe për shkak të fjalës së Pejgamberit
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Përmbajuni besnikërisë (sidkut)
ngase, besnikëria shpien në mirësi e mirësia shpien në xhenet. Dhe një
person vazhdon të jetë besnikë(në fjalë dhe vepra) dhe përkujdeset për
këtë, gjersa të shkruhet tek Allahu prej të vërtetëve. Dhe keni kujdes
nga gënjeshtra, ngase gënjeshtra shpien në mëkat (shthurje morale),
e mëkati shpien në zjarr. Dhe njeriu vazhdon duke gënjyer dhe duke u
kujdesur për këtë, gjersa të shkruhet te Allahu prej gënjeshtarëve.” 1
Gjithashtu pajtimi mes atyre që kanë mosmarrëveshje ka
rëndësi të madhe në fe dhe për këtë pajtim janë përgatitur
shpërblime të mëdha, sikurse që përballë kësaj është transmetuar
kërcënimi i rreptë për prishjen të pajtuarve. Për shkak të rëndësisë
së pajtimit mes atyre që kanë mosmarrëveshje në shoqërinë islame
dhe për shkak të rrezikut që e përmban përçarja dhe mospajtimi,
Allahu i lartësuar e ka lejuar gënjeshtrën me qëllim përmirësimi
dhe me qëllim që të anulohet përçarja dhe mospajtimi, rezultati i të
cilave do të ishte negativ dhe do të dëmtonte anën fetare qoftë të
individit apo shoqërisë.
Ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se
Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “A doni t’ju
tregoj për diçka që ka vlerë më shumë se agjërimi, namazi dhe
lëmosha? Ata i thanë: Po. Atëherë, Ai tha: “Pajtimi mes atyre që kanë
mosmarrëveshje, sepse armiqësia mes tyre është ‘el halika’ –
1 Buhariu me nr: 5743 dhe Muslimi me nr: 2607 prej hadithit të transmetuar nga
Abdullah b. Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të)
rruajtëse.”- Dhe në një transmetim tjetër nga Pejgamberi (sallAllahu
alejhi ue sel-lem) thuhet: “Ajo është ‘el halika’ – rruajtëse dhe
nuk them se i rruan flokët por, e rruan fenë.”
Atë që e ka nderuar Allahu i lartësuar dhe i ka dhënë sukses që
të pajtojë mes myslimanëve dhe detyrohet të gënjejë me qëllim të
pajtimit, ai nuk ka mëkat për këtë dhe as që lejohet të emërtohet si
gënjeshtar. Ngase, ai vërtet ka gënjyer për një çështje të madhe e
cila përmban në vete interesa të ligjshme fetarisht, kështu që
gënjeshtra me këtë rast është lejuar. Sikurse që është transmetuar
nga Umu Kulthum bint Ukbe (Allahu qoftë i kënaqur me të) se e
ka dëgjuar Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) duke thënë:
“Nuk është gënjeshtar ai që i pajton njerëzit dhe rrëfen ndonjë të mirë
apo flet diçka të mirë.” 3
Ndërsa për dispozitën e betimit rrejshëm me qëllim të pajtimit:
më afër është se lejohet.
Shejh AbdulAziz b. Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Myslimani duhet që t’i pakësojë betimet edhe nëse është i
sinqertë; Ngase, shpeshtimi i tyre ka mundësi ta shtyj të gënjejë e
është e ditur se gënjeshtra është e ndaluar. Po nëse i bashkëngjitet
edhe betimi, atëherë ndalesa bëhet edhe më e rreptë. Por, nëse
detyrohet për shkak të nevojës apo interesit të ligjshëm fetarisht të
betohet rrejshëm atëherë, nuk ka mëkat për shkak të hadithit të
vërtetuar që e transmeton Ummu Kulthum bint Ukbe bin Muajt
(Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem ka thënë): “Nuk është gënjeshtar ai që i pajton njerëzit dhe e
rrëfen ndonjë të mirë apo flet diçka të mirë.” Pastaj ajo ka thënë: Dhe
nuk e kam dëgjuar duke lejuar diçka prej asaj që njerëzit e
konsiderojnë gënjeshtër vetëm se në tri raste: Pajtimit mes njerëzve,
luftës dhe bisedës së burrit me gruan e tij dhe bisedës së gruas me
burrin e saj.” 4
2 E transmeton Tirmidhiu me nr: 2509 dhe thotë: Ky hadith është sahih.
3 Buhariu me nr: 2546 dhe Muslimi me nr: 2605.
4 E ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij.
Nëse p.sh. thotë gjatë pajtimit të njerëzve: Pasha Allahun
kundërshtarët e tu e duan pajtimin dhe kanë dëshirë të bashkohen
me ju dhe dëshirojnë këtë dhe atë. E pastaj iu vjen tjerëve dhe u
flet fjalë të ngjashme e qëllimi i tij në tërë këtë është e mira dhe
pajtimi atëherë, nuk ka mëkat për këtë për shkak të hadithit të
lartpërmendur.
Kësisoj nëse e sheh një njeri i cili dëshiron ta vrasë tjetrin me të
padrejtë apo dëshiron t’i bëjë padrejtësi në një mënyrë tjetër dhe i
thotë atij: Pasha Allahun ai është vëllai im. Dhe këtë e bën me
qëllim që ta shpëtojë nga ky zullumqar i cili dëshironte ta vriste me
të padrejtë apo ta rrihte atë padrejtësisht, ngase e dinë se nëse i
thotë ky është vëllai im do ta lerë atë të lirë në shenjë respekti për
të. Ky me këtë rast obligohet ta bëjë këtë për shkak të interesit të
shpëtimit të vëllait të tij nga padrejtësia.
Qëllimi është se: Rregull e përgjithshme për betimet e rrejshme
është se janë të ndaluara përveç nëse shërben që përmes tyre
arrihet një interes madhor, më i madh se sa gënjeshtra sikurse që
janë tri rastet e përmendura në hadithin e mëparshëm.”5
E Allahu e dinë më së miri.
5 ‘Mexhmu Fetava Ibn Baz’ 1/54.