Pyetja: Unë jam myslimane e re dhe e kam një pyetje rreth itikafit të
femrës. A lejohet që gruaja të bëjë itikaf në xhami tre ditë, shtatë apo ajo
duhet të bëj itikaf të dhjetë ditët?
Përgjigja: E falënderoj Allahun, i Cili të ka udhëzuar në Islam
dhe e lusim Allahun e lartësuar që ta shton besimin dhe
udhëzimin.
Më mirë është itikafi të kryhet në dhjetë ditët e fundit, sepse kjo
është vepra e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi
të). Nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se:
“Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka kryer
itikafin në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit gjersa vdiq, e pas tij bënë
itikaf gratë e tij.”1
E nëse myslimani nuk ka mundësi që të bëjë itikaf të dhjetë
ditët e fundit, atëherë ai bën itikaf atë që iu lehtësohet atij, dy ditë
apo tri apo më shumë ose më pak qoftë edhe një ditë.
Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Itikafi është
qëndrimi në xhami për ta adhuruar Allahun qoftë kohëzgjatja e
pakët apo e shumtë. Për këtë – për sa di unë - nuk është
transmetuar diçka që e përkufizon qoftë me një ditë apo me dy e as
me më shumë se kaq.”2
E Allahu e din më së miri.
1
Buhariu me nr: 1922 dhe Muslimi me nr: 1172.
2
Mexhmuul Fetava li Ibn Baz: 15/441.