Në Emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit
Falënderimi i takon Allahut, Salavatet dhe Selamet qofshin mbi
Muhamedin, familjen dhe mbi shokët e tij.
Meqë do të flasim rreth Romantikës në Islam, patjetër është që
Muhamedi (Salla Allahu „alejhi ue sel-lem) të jetë në qendër të
kësaj, nga fakti se ai është i Dërguari i Allahut për të gjithë
njerëzimin që t‟ua mësoj atyre Sheriatin e Allahut dhe që të
pajisen me moralin e tij dhe se ai është shembëlltyra e
muslimanëve të cilën duhet që ta pasojnë dhe të veprojnë sipas
Sunetit të tij, duke vepruar sipas urdhërit të Allahut teala: “Me
të vërtetë keni patur shembull më të mirë tek i Dërguari i
Allahut për atë që shpreson në Allahun dhe Ditën e Fundit
dhe që e përmend shumë Allahun”. (el Ahzabë 21)
Ai është që na ka transmetuar nga Allahu dhe për këtë shkak
s‟ka gjë që ka të bëj me jetën e tij, qoftë e vogël apo e madhe, e
veçantë apo e përgjithshme, vetëmse është bërë e njohur dhe e
përhapur në mesin e tyre dhe është bartur prej gjenerate në
gjeneratë dhe se thëniet e tija dhe veprat janë dispozita
ligjdhënëse, nëpërmjet të cilave muslimani e njeh fenë e cila
është udhërrëfyese për tek dashuria e Allahut, deri tek
kënaqësia dhe Xheneti i Tij.
Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Thuaj: “Nëse e doni
Allahun, pasomëni mua, do t’ju dojë Allahu dhe do t’ju falë
gabimet tuaja”.
Baza e Islamit është dashuria e cila të shpien që t‟i bindesh Atij
që e don dhe të veprosh sipas urdhërave të Tij dhe të ndalohesh
nga veprat që të ndalon dhe që të mundohesh të afrohesh tek Ai
aq sa mundesh duke kryer veprat që Ai i don. Prej veprave më
të mëdha dhe më të dashura dhe më të lavdishme është dashuria
ndaj Allahut, nëpërmjet së cilës udhëzohet karakteri i
muslimanit dhe lirohet nga egoizmi dhe nga ana tjetër
lartësohet dhe fisnikërohet me të. Muslimani jep mund, dashuri,
mëshirë ndaj krijesave të Allahut duke mos pritur shpërblim
nga ana e krijesave dhe largohet nga dashuria egoiste e cila
është e ndërtuar mbi dobi dhe përfitime personale. Pas kësaj
vjen dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut e cila është dashuri e
sinqertë të cilës i jepet përparsi edhe ndaj vetes së tij, ndaj
pasurisë apo fëmijës. Kjo është kështu, sepse Pejgamberi është
shkaku i udhëzimit dhe drejtimit tonë në Fenë e vërtetë të
Allahut të cilën Allahu e bëri shpëtim nga Zjarri për atë që e
pason këtë Fe dhe e bëri hyrje në Xhenet dhe në ngritje në
shkallët dhe gradat më të larta për atë person që e ul veten e tij
në gradën e robit dhe përuljes dhe nënshtrimit përpara Allahut.
Thotë Allahu teala: "Thuaj: "Nëse baballarët tuaj dhe bijtë
tuaj dhe vëllezërit tuaj dhe bashkëshortet tuaja dhe farefisi
juaj dhe pasuria që e keni fituar dhe tregtia që keni frikë se
do t'ju humbë dhe vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur,
janë më të dashura tek ju sesa Allahu, i Dërguari dhe sesa
sakrifica në rrugën e Tij, atëherë pritni (dënimin), se me të
vërtetë Allahu nuk e udhëzon popullin fasik". (et Teube 24)
Kush mendon se Islami është fe e ekstremizmit dhe ashpërsisë
ka gabuar, përkundrazi Islami është fe e plotë që don të thotë se
s'ka lënë gjë të vogël e as të madhe, qoftë ajo materiale apo
shpirtërore në jetën e muslimanit, vetëmse e ka udhëzuar në
drejtim të vërtetë dhe e ka vënduar në vendin e duhur. Pra
Islami nuk është vetëm fe e besimit, dispozitave dhe e moralit,
por Islami është edhe në të cilën ka romantikë në kuptimin e
plotë Islam i cili reflektohet në dashuri, në mëshirë, në butësi
dhe në bamirësi, në ndjenja të buta dhe virtyte të larta, dhe
butësi në marrdhënie me ata që e rrethojnë njeriun në këtë
univers, pra me të gjitha krijesat, dhe kjo nuk është e kufizuar
në mes burrit dhe gruas dhe në marrdhëniet njerëzore të tyre me
gojë dhe me vepër. Nuk është romantikë Islame të bëhesh i
sjellshëm me atë që e don dhe i pasjellshëm me atë që nuk e
don. Për këtë shkak ne do të zbërthejmë disa tipare dhe cilësi
morale të muslimanit romantik, derisa ta qartësojmë kuptimin e
dashurisë dhe romantikës në Islam me çdogjë që e rrethon
muslimanin.
Abd Ar-Rahman bin Abd Al-Kareem Esh-Shijha
www.islamland.com
Muslimani romantik
Muslimani romantik është ai të cilin njerëzit e llogaritin
si njeri të sigurtë e të emanetit, që janë të sigurtë plotësisht në
të, për vetet e tyre, pasurinë, nderin. Thotë Pejgamberi (Salla
Allahu „alejhi ue sel-lem): "A t'ju tregoj për besimtarin? që janë
të sigurtë njerëzit për pasurinë dhe vetet e tyre dhe për
muslimanin prej të cilit shpëtojnë prej njerëzit tjerë prej gjuhës
dhe dorës së tij". (Transmeton Ahmedi 549) (Atij që njerëzit ia
besojnë pasuritë dhe vetet e tyre dhe musliman është ai prej
dorës dhe gjuhës të së cilit janë të sigurt njerëzit)
Muslimani romantik është ai që ua dëshiron të mirën
njerëzve dhe mundohet që atyre t'ju bëj mirë, pa mos duke
dëshiruar shpërblim prej tyre. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu
„alejhi ue sel-lem): "Ruaju prej ndalesave do të bëhesh prej më
adhuruesve, kënaqu me atë që ta ka ndarë Allahu do të jeshë
njeriu më i pasur, bëhu bamirës me fqiun tënd do të jeshë
besimtar, dhe dëshiroju njerëzve atë që ia dëshiron vetes tënde
do të jeshë musliman". (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu,
Albani e ka bërë Hasen)
Muslimani romantik është i drejtë me veten e tij, me
shoqërinë e tij, por edhe me armiqtë e tij, nuk e gjykon dikë për
krimin e dikujt tjetër. Kur Pejgamberi e ka dërguar ushtrinë
muslimane deri tek mushrikët që e maltretuan dhe që e nxorrën
nga shtëpia e tij dhe që ndihmuan që të dilte nga shtëpia e tij
dhe që i vranë shokët (sahabët) e tij dhe që torturuan ata që e
pasuan Fenë e tij, Pejgamberi tha: "Mos vritni foshnjë fëmijë
dhe as grua e as plak, as mos nxirrni sy, as mos prisni drunjë,
përveçse drunjët që ju pengojnë për t'i luftuar, ose që janë
pengesë mes jush dhe mes mushrikëve, as mos masakroni njeri
e as kafshë, as mos tradhëtoni e as mos e mashtroni (merrni pa
të drejtë) prej plaçkës së luftës". (el Bejheki) Muslimani
romantik është që kujdeset për rrethinën dhe për gjithçka që e
rrethon prej gjallesave. Ai nuk është i kënaqur që kafshët të
torturohen, kur Pejgamberi ka kaluar pranë një gomari që ka
qenë me nishan në fytyrën e tij tha: "A s'ju ka arritur se unë e
kam mallkuar atë që e djeg dhe i lë nishan në fytyrë kafshës,
ose që e godet kafshën në fytyrë?". (Ebu Davudi, Albani e ka
bërë Sahih) Ai sillet me ta me butësi dhe me mëshirë, thotë
Aishja (radija Allahu „anha): "Pejgamberi i mbushte pije në enë
një maceje dhe ajo pinte në të". (Transmeton et Tajalesij 4958)
Muslimani romantik kujdeset për shpendët dhe nuk i
frikëson ata e as që i gjuan pa mos patur dobi prej tyre. Thotë
ibn Mes'udi: "Ishim në udhëtim me të Dërguarin e Allahut dhe
ai i largua prej nesh për nevojë të vete dhe në pamë një shpend
që me veti kishte dy të vegjlat e tija. Ne i morëm dy shpendët e
saj të vegjël, dhe shpendi filloi të grithte tokën me këmbët dhe
erdhi i Dërguari i Allahut dhe tha: Kush i solli të vegjlat e saja?
Kthenia prap asaj". Dhe pa vendbanimin e milingonave që e
kishim djegur dhe tha: "Kush i dogji këta?" Thamë: Ne. Ai tha:
"Nuk i takon të dënoj me zjarr përveçse Zoti i zjarrit". (Ebu
Davudi. Albani e ka bërë Sahih)
Muslimani romantik kujdeset për vendet publike dhe
vendet ku njerëzit rekreohen dhe ai nuk bën aty diçka që i
pengon njerëzit të përfitojnë prej saj, siç është hedhja e
mbeturinave dhe ngjashëm. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu
„alejhi ue sel-lem): "Keni frikë prej dy mallkimeve (që i bën
njerëzit të mallkojnë), ai që e kryen nevojën në rrugën e
njerëzve apo në ndonjë hije". (Ebu Davudi. Albani e ka bërë
Sahih)
Muslimani romantik i mënjanon pengesat që u pengojnë
njerëzve. Thotë Pejgamberi: "Largimi i pengesës prej rruge
është sadaka". (Ebu Davudi)
Muslimani romantik kujdeset për mirëqenien e rrethinës
dhe njerëzit. Thotë Pejgamberi: "Mos pre pemë që jep fryt, e as
mos mbyt kafshë pa nevojë dhe ki frikë nga keqbërja ndaj
besimtarit". (Ebu Davudi)
Muslimani romantik kujdeset për natyrën. Thotë
Pejgamberi: "Nëse vjen Ora (Kijameti) dhe në dorën e dikujt
prej jush ka filiz (pallmë hurme), nëse mund ta mbjell le ta
mbjell". (Buhariu)
Muslimani romantik kujdeset për ujërat dhe nuk i ndot
ata. Transmetohet se Xhabiri (radija Allahu „anhu) ka thënë:
"Na ka ndaluar i Dërguari i Allahut që të urinojmë në ujin e
ndenjur". Dhe na ka nxitur që ta ruajmë dhe ta sigurojmë atë
për çdo nevojtar, ka thënë: "Muslimanët janë ortakë në tri gjëra:
në barë, në ujë dhë në zjarr". (Ebu Davudi). Muslimani kujdeset
për ujin me qëllim që të përfitojë shoqëria njerëzore, kafshët,
por edhe bota bimore, dhe patja kujdes që uji mos harxhohet pa
nevojë. Kjo mund të shihet në thënien e Pejgamberit që ia ka
thënë Sa'dit kur e ka parë duke marrë abdes: "Çka është ky
harxhim?" Ai (Sa'di) tha: "A edhe në abdes ka harxhim?". Ai
tha: "Po, edhe nëse je në lum që rrjedh". (ibn Maxheh)
Meqë ne jemi të urdhëruar që ta pasojmë Pejgamberin
Muhamed, paqja qoftë mbi të, njeriu i cili është kulmi i
përsosmërisë njerëzore që promovon mirësjellje me gjithçka që
na rrethon prej krijesave. Ky pasim njëherit është edhe besim i
muslimanit që e beson dhe që mundohet ta praktikon me vepër
në realitet në jetën e tij, duke e kërkuar me këtë kënaqsinë e
Allahut.
"Thuaj: Nëse e doni Allahun më pasoni mua, do t'ju dojë
Allahu dhe do t'jua falë gjunahet, Allahu është Falës dhe
Mëshirues". (Aal Imran 31)
Ky është Islami
Ky është Islami, dashuri për secilin që e ka krijuar Allahu dhe
që zbatohet nëpërmjet urdhërave të Allahut. Ashtusiç ngjallet
trupi nëpërmjet hajes dhe pijes, njashtu edhe shpirti ngjallet me
fenë me të cilën ngritet në botën e bujarisë dhe largohet nga
bota e kafshëve dhe epsheve dhe zbehja e ndjenjave. Në këtë
libruc ne do të shtjellojmë një aspekt nga aspektet e
romantizmit në jetën e Pejgamberit Muhamed me gratë ku edhe
shpallja që iu dërgua si pejgamber ishte ndriçim i bukur për të
gjithë botën dhe në veçanti për gratë, ku edhe e ngriti pozitën e
saj dhe e obligoi respektimin e saj, poashtu edhe e largoi
padrejtësinë nga ajo. Ishin gratë para Islamit që jetonin në
pozitë më të nënçmuar, këtë edhe e ka përshkruar Omer ibnul
Hattabi (radija Allahu „anhu) i cili ishte prijësi i besimtarëve
dhe Halife i dytë i Pejgamberit të Allahut. Thotë ai: "Për
Allahun në injorancë (paraislamike) nuk i llogaritnim gratë gjë,
derisa Allahu zbriti atë që e zbriti dhe u caktoi atyre atë që u
caktoi". (Muttefekun alejhi)
Kur erdhi Islami, kishte udhëzime të qarta rreth grave dhe
sqaroi se burri i mirë dhe morali i tij është në mirësjelljen e tij
me gratë. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu „alejhi ue sel-lem)
"Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj grave të
tija". (el Hakim. Albani e ka bërë Sahih)
Jetoi gruaja nën hijen e Islamit në pozitë të lartë, pozitë të cilën
nuk e kanë provuar burrat e as gratë në shoqëritë tjera. Ka qenë
Pejgamberi që i ka dashur gratë. Thotë ai: "Më është bërë e
dashur prej dunjasë tuaj, gratë dhe parfumi dhe më është bërë
kënaqësia e syve të mi në namaz". (Bejhekiu)
Ajo dashuri që është e rrethuar me mirësi, butësi. Thotë
Pejgamberi (Salla Allahu „alejhi ue sel-lem): "...Ju këshilloj që
të jeni të mirë me gratë". (Muslimi)
Dhe këshillon që asaj mos i humben të drejtat dhe urdhëron për
mirësjellje të lartë me atë, poashtu urdhëron të nderohet dhe të
mos nënçmohet.
Islami thëret në butësi me atë dhe që të nderohet, thotë
Pejgamberi: "Besimtarë me iman më të plotë janë ata që janë
më të sjellshëm dhe më të butë me familjet e tyre". (Tirmidhiu)
Islami e ka vendosur gruan në vendin prej së cilit para Islamit
është privuar dhe ia ka dhënë të drejtat në trashigimi dhe
dëshmi dhe të tjera për të cilat ka ardhur argument dhe e ka
bërë vëlla të burrit dhe plotësues të tij. Thotë Pejgamberi (Salla
Allahu „alejhi ue sel-lem): "Me të vërtetë gratë janë vëllezër të
burrave". (Ebu Davudi)
Bile edhe e ka bërë atë prej gjërave më të mira që Allahu i
dhuron dikujt në këtë dunja. Thotë ai: "Dunjaja është gjë (send)
dhe gjëja më e mirë e dunjasë është gruaja e mirë". (Muslimi)
E ka bërë çelës të lumturisë në këtë dunja, thotë Pejgamberi:
"Katër gjëra janë prej lumturisë: gruaja e mirë, shtëpia e gjerë,
fqiu i mirë dhe kafsha e rehatshme (që përdoret për transport)".
(Transmeton el Hakim, Albani e ka bërë Sahih 282)
E ka bërë gjysëm e fesë së burrit e cila është shkak që burri të
udhëzohet në drejtimin e duhur. Ka thënë Pejgamberi: "Kur
martohet robi, plotësohet gjysma e dinit, le të ketë frikë
Allahun për gjysmën tjetër". (Bejhekiu 6148)
Ashtusiç i ka dashur Pejgamberi gratë si njeri, e donte gruan
edhe si nënë, e obligoi nderimin e saj dhe urdhëroi që t'i bëhet
mirë asaj dhe t'i kushtohet kujdes dhe rëndësi asaj, e bëri atë
edhe shkak për hyrje në Xhenet. Erdhi Xhahime es Sulemi deri
tek Pejgamberi dhe i tha atij: "O i Dërguar i Allahut, dua që të
luftoj (Xhihad) dhe erdha që të konsultohem me ty",
Pejgamberi i tha: "A ke nënë?" Ai tha: "Po", Pejgamberi i tha:
"Kujdesu për atë, sepse Xheneti është nën këmbët e saj".
(Nesaiu, Albani e ka bërë Sahih)
E ka bërë në bamirësi më përpara burrit (babait) ashtusiç ka
ardhur në Hadith kur njëri e pyeti dhe i tha: "O i Dërguar i
Allahut kush më së shumti e meriton mirësinë time? Ai tha:
"Nëna yte", më pas kush? Tha:"Nëna yte", më pas kush? Tha:
"Nëna yte" më pas kush? Tha: "Babai yt". (Buhariu)
Ashtusiç e ka dashur Pejgamberi gruan si nënë, e ka dashur
edhe si bashkëshorte, ku edhe i thotë Amër ibn el Asit kur ai e
pyet se "kë prej njerëzve e don më së shumti? Ai tha: "Aishen",
unë thashë: "prej burrave kë? Ai tha: "babain e saj", e më pastaj
kë? Ai tha: "Omerin" Dhe ai numëroi shumë burra dhe unë
heshta (nuk pyeta më) nga frika se do të më përmend më në
fund të tyre". (Buhariu)
Ashtusiç e ka dashur Pejgamberi gruan si bashkëshorte, e ka
dashur edhe si bijë, thotë Aishja (radija Allahu „anha): "S'kam
parë askë në pamje që më së shumti i ngjan Pejgamberit në
çuarjen dhe në rënien e saj dhe më me frikërespekt dhe modesti
për Allahun dhe më të butë dhe më të qetë sesa Fatimeja bija e
të Dërguarit të Allahut. Thotë ajo: "Kur ajo hynte tek i Dërguari
i Allahut, ai çohej dhe e puthte dhe e ulte në ulësen e tij dhe
ishte Pejgamberi kur hynte tek ajo, ajo çohej prej ulëses së saj,
e puthte dhe e ulte në ulësen e saj". (Tirmidhiu)
Kjo sjellje e përkryer me të gjithë dhe me gratë në veçanti,
buron e tëra nga udhëzimi i Allahut për të gjithë muslimanët,
me butësi, solidarizim për ato dhe nderim. Thotë Allahu
(subhanehu ue teala): "...dhe jetoni mirë me ata
(bashkëshortet), nëse ju urreni tek ata diçka, ndoshta mu
tek ajo gjë Allahu ka bërë ndonjë hajr të madh". (en Nisaa
19)
Thotë ibn Kethiri në komentin e tij: "Flisni me ata me fjalë të
mira dhe përmirsoni veprat me ato dhe përmirsoni pamjen tuaj
sipas mundësisë, ashtu siç edhe ti dëshiron prej saj, bëje ti të
njëjtën për atë ashtu siç ka thënë Allahu: "Edhe ata kanë të
drejta sa edhe detyra për të mirë".
Ishin sahabët e të Dërguarit të Allahut që nguteshin që ta
zbatojnë këtë metodologji dhe udhëzim të Allahut. Thotë ibn
Abbasi murgu i këtij Umeti: "Unë zbukurohem për gruan time,
ashtusiç ajo zbukurohet për mua dhe nuk dua që ta harxhoj tërë
hakun tim për atë dhe të obligohet ajo që të ma jep hakun e asaj
mua, sepse ka thënë Allahu: "Edhe ata kanë të drejta sa edhe
detyra për të mirë".
Amaneti i babait musliman për të birin në natën e
martesës
Me të vërtetë romantika, mirësjellja, butësia dhe durimi ndaj
tjetrit është metodologji e muslimanit të mirë, metodologji
nëpër të cilën ai ec, e praktikon, punon sipas tij dhe e përhap
atë duke iu bindur me këtë urdhërit të Allahut. Pra ky imam i
ehli sunetit dhe xhematit e këshillon me amanete birin e tij në
natën e martesës dhe ia mëson të drejtat e ndërsjella dhe i
thotë:
"O biri im, ti nuk do ta arrish lumturinë në jetën tënde, përveç
nëse nuk pajisesh me (me dhjetë) cilësi në raport me
bashkëshorten tënde...mësoi përmendësh dhe kujdesu për ta":
E para dhe e dyta: Me të vërtetë gratë i duan fjalët e mira dhe të
ëmbla dhe shfaqjen e dashurisë, pra mos u bë koprac në
shfaqjen e dashurisë ndaj saj. Nëse ti bëhesh koprac ajo do të
bëj mes teje dhe mes saj një pengesë të ftohtë dhe mangësim në
dashuri.
E treta: Gratë nuk e duan burrin e ashpër dhe të rreptë dhe ato e
shfrytëzojnë burrin e dobët dhe të butë, pra ti pajisu me çdo
cilësi në vendin e duhur të vet, sepse kjo është më afër
dashurisë dhe është përfituese e rehatisë.
E katërta: Gratë duan prej burrit të njëjtën çka burri e don prej
gruas, siç janë fjalët e mira, kujdesi për pamjen e mirë, pastërti
të teshave, era e mirë, pra bëhu i tillë në çdo rast.
E pesta: Shtëpia është mbretëria e femrës dhe ajo ndjen në të se
është pronarja e fronit dhe zonja e shtëpisë, andaj kujdes mos ta
shkatërrosh këtë mbretëri në të cilën jeton dhe mos tento ta
rrëzosh atë nga froni i saj, sepse me këtë ti e vë në pyetje
sundimin e saj, ndërsa sundimtarët armiqësi më të madhe kanë
ndaj atyrë që e kundërshtojnë sundimin e tyre, edhe në qoftë se
këtë nuk e shprehin.
E gjashta: Gruaja dëshiron ta përfiton burrin e saj dhe mos ta
humb familjen e saj, pra ki kujdes që mos ta vendosësh veten
tënde në të njëjtën peshojë me ata...ose ti ose familja e saj...ajo
edhe nëse të zgjedh ty përpara familjes së saj, ajo prap do të
ngel në mes dhe kjo do të reflektohet negativisht në jetën e
përditshme.
E shtata: Gruaja është krijuar nga briri i shtrembër dhe kjo
është fshehtësia te bukuria e saj dhe fshehtësia e atraktivitetit të
saj, ky fakt nuk është mangësi, "Mbulesa e diçkaje të mangët
është zbukurim për të". Ti mos u zbraz ndaj asaj duke i thënë se
ka gabuar duke u bërë i pamëshirshëm dhe të mundohesh ta
drejtosh bririn e shtrembër, dhe mundimi për ta drejtuar është
thyerje e saj dhe thyerja e saj është divorci. As mos lejo që nëse
gabon të vazhdon shtrembëria edhe më tej dhe të mos bëhet e
butë me ty e as të mos të ndëgjon, por bëhu me atë mesatar.
E teta: Gratë janë krijuar që t'i mohojnë të mirat e burrit dhe të
shkelin të mirat. Nëse ti çdoherë i ke bërë mirë dhe vetëm
njëherë i ke bërë keq, do të thotë: "Prej teje kurrë s'kam pa
hajr", mos lejo që këtë ta përsërit dhe ti të largohesh prej asaj.
Nëse urren ndonjë sjellje të asaj, do të jesh i kënaqur me ndonjë
sjellje tjetër te saj.
E nënta: Gruaja kalon nëpër periudha të lodhjes trupore (fizike)
dhe lodhjes psiqike, për këtë shkak Allahu i ka ngritur një varg
obligimesh prej saj, siç është rënia e obligimit të namazit
plotësisht nga ajo, poashtu edhe agjërimi derisa t'i kthehet
shëndeti dhe kthjelltësia. Pra bëhu i mençur në këto periudha
me atë dhe ashtusiç Allahu ia ka lehtësua asaj obligimet, edhe ti
poashtu pakësoi urdhërat dhe kërkesat ndaj saj.
Amaneti i nënës muslimane për vajzën e saj në
natën e martesës
Ashtusiç meshkujt në mesin e tyre flasin për romantikën
Islame, poashtu edhe gratë muslimane kanë hise (pjesë) që në
mesin e tyre të diskutojnë për këtë gjë, siç është harmonia
bashkëshortore, mirësjellja me bashkëshortin. Ishte Umm Ijas
bint Auf bin Alem esh Shejbani që kur Amr bin Hixhr mbreti i
Kindes u fejua me bijën e saj dhe erdhi koha e martesës, ajo u
vetmua me bijën e saj dhe këshilloi me një amanet me të cilin
ia bëri të qartë themelet e jetës së lumtur bashkëshortore dhe se
çka ka ajo për obligim ndaj burrit të saj dhe i tha: "Oj bija ime,
nëse amaneti do të lihej për shkak të edukatës, do ta kisha lënë,
por është përkujtim për neglizhentin dhe preventivë për të
mençurin, dhe nëse gruaja nuk kishte nevojë për burrë, për
shkak se i ka prindërit dhe për nevojën e madhe të tyre për të
(bijën), do të ishe ti gruaja më e panevojshme për burrë, por
gratë për burrat janë krijuar dhe burrat për gratë janë krijuar".
Oj bija ime, ti u largove nga atmosfera e cila ke dalë dhe lae
prapa jetën që e jetove për një çerdhe që nuk e njeh, dhe një
shoqërues që nuk e njeh dhe është bërë me pushtetin që ka mbi
ty mbikqyrës dhe mbret. Bëhu ti për atë robëreshë, ai do të
bëhet rob. Mësoi dhjetë gjëra që do të jenë mjet për ty.
E para dhe e dyta: Frikërespekt me kënaqsi dhe bindje me
ndëgjim.
E treta dhe e katërta: Kushto kujdes syrit dhe hundës së tij, mos
të sheh tek ti pjesë të mangëta dhe as tu nuhas përveçse erë të
mirë.
E pesta dhe e gjashta: Kushto kujdes kohës së tij të gjumit dhe
ushqimit, sepse uria është irituese dhe vonimi i gjumit është
trazues hidhërues.
E shtata dhe e teta: Ruajtja e pasurisë së tij, dhe kujdesi për
shërbetorët dhe fëmjët e tij. Kujdesi për pasurinë të sjellin
pozitë të lavdëruar tek ai dhe mirësjellja në familje të sjellin
rregull dhe menaxhim.
E nënta dhe e dhjeta: Mos e kundërshto urdhërin e tij, mos ia
zbulo fshehtësitë e tij ndaj dikujt tjetër. Ti nëse e kundërshton
urdhërin e tij apo ia djeg gjoksin dhe nëse ia zbulon fshehtësitë
nuk mund të sigurohesh nga tradhëtia e tij, ki kujdes mos
shpreh gëzim kur ai është i brengosur dhe as mos e prish
fytyrën tënde kur ai është i gëzuar.
Prej gjithë kësaj bëhet e qartë pozita e lartë të cilën e gëzon
gruaja nën hijen e romantikës Islame dhe kjo është replikë ndaj
atij që thotë se Islami është i padrejtë ndaj gruas. Si mund që t'i
bëj padrejtësi dhe t'ia shkel të drejtat dikush që e dashuron dhe
që kujdeset për të.
Kjo do të qartësohet o ti lexues i çmuar në këtë libruc kur do të
flasim për aspektin romantik në jetën e mëshiruesit udhëzues,
Muhamedit paqja qoftë mbi të, në relacion me familjen e tij, ku
atë nuk e pengonte pozita e tij si transmetues i fesë dhe
udhëheqës i Umetit, që të harrojë përkushtimin ndaj familjes së
tij. Ai këtë përkushtim na e shkurtoi në fjalë të shkurta të cilat
mbajnë në vete kuptime të gjëra dhe e ka bërë amanet për
Umetin e vet, ku dhe thotë: "Më i miri prej jush është ai që
është më i mirë për familjen e vet".
Burri është i mirë aq sa është i mirë për familjen e vet, mirësi e
cila shpie në dashuri dhe në mëshirë. Pejgamberi i cili ishte
njeriu më i mirë, mirësia e tij e bëri që të jetë në shkallën më të
lartë të përsosmërisë njerëzore në mëshirë dhe në dashuri dhe
në mirësjellje me njerëzit në përgjithësi dhe me familjen e tij në
veçanti. Kur gratë e tij e pyetën për Ajetin e "Zgjedhjes" (Ajete
në Suren Ahzab 28-29), ato e refuzuan jetën e kësaj dunjaje dhe
zbukurimet e saja, dhe ngelën të kënaqura me atë që ai e
zgjodhi për veten e tij me një jetë modeste i kënaqur me pak.
Thotë Aishja: "Kur u urdhërua Pejgamberi që t'ju jap grave të
veta zgjidhje (në mes të mirave të dunjasë dhe Ahiretit) ai filloi
me mua dhe më tha: "Unë të them diçka, por ti mos u ngut
derisa të konsultohesh me prindët e tu". Por ai e dinte se prindët
e mi nuk do më urdhëronin që të ndahem prej tij. Më pastaj tha:
"O ti Pejgamber, thuaju grave të tuaja, nëse e dëshironi
jetën e dunjasë dhe zbukurimet e saja, ejani, do t'ju lë të
kënaqeni (pak) dhe do t'ju lëshoj (do ju jap divorc) me
lëshim më të mirë. Por nëse e doni Allahun dhe
Pejgamberin e Tij dhe banimin e Ahiretit (atëherë dine se)
me të vërtetë Allahu ka përgatitur për vepërmiret prej jush
shpërblim të madh". (Ahzab 28-29) Aishja tha: "Në çka prej
kësaj të konsultoj prindët? Unë e dua Allahun, Pejgamberin e
Tij dhe banimin e Ahiretit". Më pas Aishja tha: "Më pastaj të
njëjtën ofertë të zgjedhjes e bëri edhe me gratë tjera".
(Muslimi)
Nëse kjo është argument për diçka, është argument për
dashurinë që e kanë patur gratë e tij për atë dhe kënaqsia e tyre
me atë. Poashtu edhe kapja e tyre për atë dhe për atë moral dhe
sjellje që e gjetën tek ai, edhe atë dashuri dhe butësi në
marrdhënie njerëzore me të. Ata e dinin se nuk do gjenin dikë
tjetër më të mirë se ai.
Pati Pejgamberi nëntë gra të cilët jetuan në kopshtin e tij jetë të
lumtura dhe të qeta, thotë për atë shkrimtarja italiane L. Vecia
Vaglieri në librin e saj "Në mbrojtje të Islamit" ku e mbron
Pejgamberin prej atyre që e akuzuan atë si epsharak, thotë ajo:
"Muhamedi paqja qoftë mbi të gjatë jetës së tij rinore kur epshi
seksual është më i fortë dhe më i theksuar, përkundër kësaj ai
edhe jetoi në një shoqëri si shoqëri arabe ku martesa si
institucion shoqëror gjindej pak ose ishte humbur, ku poligamia
ishte rregull e përgjithshme dhe ku divorci ishte i lehtë pa kufij.
Në këtë gjendje ai nuk u martua vetëmse me një grua e ajo ishte
Hadixheja (radija Allahu „anha) e cila ka qenë shumë më e
moshuar sesa Pejgamberi dhe jetoi me atë njëzet e pesë vite si
burrë i sinqert dhe i dashur dhe nuk u martua me të dytën,
përveçse pas vdekjes së Hadixhes kur i bëri pesëdhjet vjet. Në
secilën martesë që e pati më pastaj pati shkak, siç ishte shkaku
shoqëror ose politik etj. Ai e kishte për qëllim nëpërmjet
martesës me ata gra t'i nderoj ata gra që cilësohen si të
devotshme ose që të krijoj raporte bashkëshortore me disa fise
dhe familje të tjera duke dëshiruar që kjo ta hap rrugë të re për
përhapjen e Islamit, në përjashtim të Aishes. U martua
Muhamedi paqja qoftë mbi të, me gra që edhe nuk kanë qenë të
virgjëra e as të reja, as të bukura...pra a ishte ai njeri epsharak?!
Ishte njeri nuk ishte zot. Mund të ishte dëshira për fëmijë që e
bëri të martohet përsëri, sepse fëmijët që i ka patur me
Hadixhen i vdiqën pa mos përfituar shumë, duke patur parasysh
barën e rëndë që e kishte nga familja e tij e gjerë, por çdoherë
mundohej që ta gjej rrugën e mesme e të plotë me të gjithë ata.
Ai u soll me ata me metodë pejgamberike të pejgamberëve të
mëhershëm, siç ishte Musa dhe të tjerët dhe s'ka njeri që e
kundërshton martesën e tyre me shumë gra, përveç se kjo është
rezultat i faktit se ne jemi injorant për detajet e jetës së tyre të
përditshme në të njëjtën kohë kur ne dijmë çdogjë për jetën
familjare të Muhamedit (salla Allahu alejhi ue sel-lem).
Pejgamberi bujar llogaritet personaliteti më i madh që e ka
njohur historia njerëzore dhe personalitet i cili ka patur ndikim
të madh dhe aktiv në ndryshimin për të cilin dëshmojnë edhe
mesatarët prej jomuslimanëve të cilët janë thelluar në
jetëpërshkrimin e tij. Ata shikuan në thellësi në mesazhin e tij,
në përhapjen e e këtij mesazhi dhe në ndikimin tij. Thotë
Michael Hart në librin e tij "Njëqind personalitetet më me
ndikim në historinë e njerëzimit"
''Zgjidhja ime e Muhamedit të parin në listë të njerëzve më me
ndikim në njerëzim mund t'i habit disa lexues dhe disa të tjerë
të kundërshtojnë, por ai (Muhamedi) ishte njeriu i vetëm në
histori i cili korri sukses të dukshëm në çdo shkallë, në aspekt
fetar dhe në aspekt të kësaj bote. Dhe këtë që e shohim përreth
nesh, këtë thirrje e cila përhapet me shpejtësi dhe këtë
përkushtim të pasuesve të tij në kapjen e Ligjit të atij dhe
sakrifikimin e çdo gjëje të shtrenjtë dhe të lirë në përhapjen e
Sunetit, për këtë janë të shumtë ata që hyjnë në fenë e tij dhe
janë shumë të paktë ata që dalin prej saj. Nëse e vërteta e prek
dashurinë në zemër dhe përzihet me shpirtin, bëhet
udhëpërshkrim për ata. Bilal Habeshiu u dënua me kamxhik kur
e pranoi Islamin dhe gurri i madh u vendos mbi gjoksin e tij
dhe u tërhoq përmbi fytyrën e tij në shkretirën e flaktë të
Mekkes, vetëm me qëllim që ta kthej atë nga feja e tij. Teprimi
në dënim nuk shtoi tek asgjë përveç se e shtoi këmbnguljen e tij
dhe me shfaqje haptazi të kësaj vendosmërie. Ngeli pas tij e
përhershme fjala e njohur e tij ( أحد أحد ) Një, Një''.
Dhe Sa'd ibn ebi Vekasi i cili ishte njeri bamirës ndaj nënës së
tij. Kur ky e pranoi Islamin, i tha nëna e tij: "Unë nuk ha e as pi
derisa të vdes" Do të thuan njerëzit për ty "Vrasës i nënës së
vet". Ai i tha: "Mos e bën këtë oj nënë, se unë nuk e lë këtë fe
për asgjë". Ajo nuk hëngri e as piu një ditë të plotë dhe u lodh
nga kjo. Pas kësaj qëndroi edhe një ditë edhe një natë dhe u
lodh së tepërmi. Tha (S'adi): Kur e pashë këtë thashë: "Pasha
Allahun a e din oj nënë se sikur të kishe pasur edhe njëqind
shpirtëra dhe të gjitha të të kishin dalur një nga një, nuk do ta
kisha lënë këtë fe, si të duash ha dhe si të duash mos ha". Kur
ajo e pa këtë gjë filloi të hante.
Pejgamberi fisnik dhe ana argëtuese me familjen
e tij
Islami e udhëzon muslimanin në patjetërsinë e dhënies së hakut
ndaj vetes së tij me argëtim të lejuar brenda suazave të Sheriatit
me qëllim që mos të mërzitet dhe me këtë të vazhdoj rrugën për
tek Allahu me sakrificë dhe me vullnet.
Por kjo është me kusht që mos e teproj në lojë dhe argëtim dhe
në këtë mënyrë jeta e muslimanit e tëra bëhet lojë, dhe nuk ka
dobi në të, por edhe harron edhe faktin se pse ai është krijuar.
Ishin shokët e Pejgamberit prej atyre me të cilët filloi thirrja e
Pejgamberit dhe kishte prej tyre që mendonin se Islami është fe
e cila nuk njeh freskim dhe argëtim e as lojë të lejuar.
Thotë Handhaleh: "Më takoi ebu Bekri dhe më tha: "Si je o
Handhale?" Ai thotë: "Thashë: "Sikur munafik". Ai tha:
"SubhanAllah! Cka je duke thënë?!". Unë thashë: "Kur jemi tek
i Dërguari i Allahut, ai na përkujton Zjarrin dhe Xhenetin,
sikurse me i patur përpara nesh, por kur dalim nga i Dërguari i
Allahut (Salla Allahu „alejhi ue sel-lem) përballemi me gratë,
fëmijët dhe mallin (pasurinë) dhe harrojmë shumëçka".
Thotë ebu Bekri (radija Allahu „anhu): "Për Allahun! Edhe ne e
gjejmë të njëjtën". Dhe dolëm unë dhe ebu Bekri derisa hyrëm
tek i Dërguari i Allahut dhe thashë: "Ka bërë nifak Handhalja o
i Dërguar i Allahut!". Tha i Dërguari i Allahut: "Po si ashtu?"
Unë i thashë: "Kur jemi tek ti, na përkujton Zjarrin dhe
Xhenetin, sikurse me e patur përpara syve, por kur dalim prej
tek ti përballemi me gratë, fëmijët, pasurinë (mallin), shumë
gjëra i harrojmë". Tha i Dërguari i Allahut: "Pasha Atë në
dorën e të Cilit është shpirti im, sikurse të vazhdonit të jeni
sikurse kur jeni me mua dhe ne dhikër, melekët do t'ju jepnin
duart me përshëndetje nëpër shtretërat tuaj dhe në rrugët tuaja,
por o Handhale, çaste dhe çaste!". (Muslimi)
Mirëpo ky perceptim ndryshoi në kohën kur Islami e bëri prej
fesë lozjen me familjen, argëtimin e lejuar dhe gëzimin e tyre.
Në këtë s'ka çudi, sepse Islami është fe e përkryer që i plotëson
të gjitha kërkesat e njeriut, kërkesat shpirtërore, psiqike dhe
trupore, Thotë Pejgamberi (alejhi salatu ues-selam): "Secila
lozje është e kotë përveç këtyre katër: Lozja e burrit me gruan e
tij, disciplinimi i kalit, tejkalimi i armikut (në forcë, në
shkathtësi etj) dhe mësimin e notit". (Ahmedi, Nesaiu)
Poashtu ky perceptim ndryshoi edhe kur ata e panë të
Dërguarin e Allahut duke nxitur në këtë. Transmetohet nga
Xhabir bin Semurah: "Ishte i Dërguari i Allahut që nuk çohej
nga vendi që e ka falur sabahun derisa të lind dielli. Pasi lindte
dielli çohej, dhe nisnin (të flisnin) nga çështjet e injorancës, ata
(sahabët) qeshnin. ndërsa ai (Pejgamberi) buzëqeshej".
(Muslimi)
Jo vetëm kaq, por ai edhe ka qortuar në çështjen e dhënies së
hakut ndaj vetes. I ka thënë i Dërguari i Allahut Abdullah ibn
Omerit: "O Abdullah, më ka ardhur lajmi se (ti je betuar në
Allah) se do të agjërosh ditën dhe do të falesh (tërë) natën
(derisa të jeshë gjallë)?" Ai thotë:"Po, o i Dërguar i Allahut".
Pejgamberi i tha: "Mos bën kështu, (ndonjëherë) agjëro edhe
(ndonjëherë) ha, falu edhe fli. Me të vërtetë ti ke hak ndaj trupit
tënd, agjëro edhe ha, edhe syrit tënd i ke hak, edhe gruas tënde i
ke hak, edhe vizituesit tënd i ke hak". (Buhariu)
1. Pejgamberi e argëton familjen e tij
I Dërguari i Allahut ishte njeri që kujdesej në lozjen dhe
argëtimin e familjes së tij që ta përmirsoj disponimin familjar
dhe që ta shtij gëzimin në zemrat e tyre. Prandaj ai ju jepte
atyre çdo mundësi që e gjente për të futur tek ata kënaqsinë dhe
që ta largoj prej tyre bezdinë. Thotë Aishja (radija Allahu
„anha): "Hyrën habeshijtë (etiopiasit) për të lozur në xhami dhe
ai tha": "Oj Humerja (oj fytyrbardhë me pika të imta të kuqe në
fytyrë) a ke dëshirë që të shikosh?" Unë thash: "Po". Ai qëndroi
tek dera dhe unë hipa dhe vëndova mjekrën time në shpatullën
e tij dhe mbështeta fytyrën time për faqen e tij. Ajo (Aishja)
thotë: "Prej fjalëve të tyre në atë ishte eba el Kasim i mirë" .
Tha i Dërguari i Allahut: "A e pate mjaft?" Unë thashë: "Mos u
ngut o i Dërguar i Allahut", më pas tha: "A e pate mjaft?" Unë
thashë: "Mos u ngut o i Dërguar i Allahut, unë nuk kisha
dëshirë që t'i shikoj ata, por pata dëshirë që gratë ta mernin
pozitën e tij tek unë dhe pozitën time tek ai".
2. Pejgamberi fisnik ua fal gabimet për ta ruajtur
lumturinë e familjes së tij
Allahu e edukoi atë dhe ishte prej edukatës së tij të mirë që nuk
përleshej me dikë për diçka që ai nuk e pëlqente dhe ua falte
atyre dhe e neglizhonte atë, bëhet fjalë për disa gjëra për të cilat
s'ka pengesë Sheriatike. Në këtë mënyrë ai nuk i lëndonte
ndjenjat e tyre ata e as nuk i largonte. Kur themi se i
neglizhonte, kjo don të thotë se ai i neglizhonte disa gjëra që
nuk i pëlqenin duke patur dituri të plotë për atë gjë. Thotë
Aishja gruaja e Pejgamberit: "Hyri tek ne ebu Bekri dhe dhe tek
ajo kishte dy vajza të vogla që i binin defit dhe kjo ishte gjatë
ditëve të Minës dhe ishte Pejgamberi i mbështjellur me petkun
e tij. Ebu Bekri i qortoi ato dhe Pejgamberi e zbuloi fytyrën e tij
dhe tha: "Lëri ato o ebu Bekër, këto janë ditë bajrami, këto janë
ditët e Minës". Thotë Aishja: "E pashë të Dërguarin e Allahut
duke më mbuluar dhe unë duke shikuar habeshijtë duke lozur
në xhami". Omeri i qortoi ata. I tha Pejgamberi (alejhi salatu
ues selam): "Lëri ata të sigurtë Benij Erfeda-n". (Buhariu)
3. Pejgamberi bujar dhe realizimi i i lumturisë së tij me
gratë
Prej shenjave të dashurisë dhe qetësisë emocionale është
kërkimi i çdogjëje e cila e fut gëzimin në zemrën të cilën ti e
don.
Ishte Pejgamberi që çdoherë mundohej që të fut harenë dhe
gëzimin në zemrat e familjarëve të tij.
Thotë Aishja (radija Allahu „anha) se ka lozur një lojë me
vajzat tek i dërguari i Allahut dhe (shpesh) tek ajo vinin shoqet
e saja. Thotë ajo: "Ndonjëherë ata u ndalnin (nuk vinin) për
shkak të Dërguarit të Allahut, por ishte i Dërguari i Allahut që i
sillte ata tek unë".
4. Pejgamberi bujar dhe ngacmimi me lojë i familjes së
tij
Mësimet Islame udhëzojnë në çdogjë të dobishme për shpirtin
dhe trupin, poashtu edhe në atë që ndikon pozitivisht në
gjendjen emocionale. Pejgamberi e fuste gëzimin dhe harenë në
familjarët e tij dhe ai nuk e neglizhonte këtë aspekt dhe ia jepte
hakun.
Ai bënte shaka me shokët dhe me familjen dhe nuk e thoshte
vetëm se të vërtetën dhe dihet se shakaja që është e dashur për
shpirtin e largon bezdinë nëse shakaja është brenda suazave të
Sheriatit, pra mos të jetë gënjeshtër dhe as mos të jetë teprim
me të keqe ndaj dikujt. Thotë Aishja: "U kthye tek unë i
Dërguari i Allahut nga një varrim i një kufome në varrezat el
Bekij' dhe më gjeti mua me kokëdhimbje dhe duke thënë "Ah
koka!'. Ai tha: "Por unë oj Aishe Ah, koka, çka do të bëja nëse
ti vdes përpara mua dhe të laja, të qefinosja, të falja namazin (e
xhenazes) të varrosja?". Unë thashë: "Për Allahun sikurse të
shoh (duke bërë atë që e the). Nëse do e bëje këtë do të ktheje
në shtëpinë time dhe do të rregulloje veten tënde me disa gra
tuaja!". "I Dërguari i Allahut buzëqeshi dhe pas kësaj filloi
dhimbja prej së cilës ai vdiq". (Hasen, Darimij)
5. Pejgamberi bujar dhe ekskurzionet me familjen e tij
Jeta e Pejgamberit ishte e mbushur me gjëra që e qetësojnë
shpirtin. Daljet e tij me familjen nuk pengoheshin nga fakti se
atij i zbriste shpallja dhe fakti se atë e transmetonte, poashtu
nuk e pengonte as fakti se ai ishte udhëheqës i Umetit. Thotë
Aishja e cila na transmeton daljen e saj në udhëtime me të
Dërguarin e Allahut: "...dhe ishte i Dërguari i Allahut që kur
ishte natë, dilte me Aishen dhe fliste me të...". (Muslimi)
6. Pejgamberi bujar dhe qeshja me shakatë e familjes
së tij
Qeshja është gjë e natyrshme për njeriun dhe ka pozitë në
udhëzimin Islam. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu „alejhi ue sellem):
"Buzëqeshja e yte në fytyrën e vëllait tënd është sadaka".
(Tirmidhiu)
Kështu na mësoi feja e jonë, pra muslimani duhet të jetë
fytyrçelur dhe jo fytyrmrolur. Të jetë fytyra e tij sikurse qielli
me mjegulla të zeza, saqë kjo e pengon nga përzierja me
njerëzit tjerë. Ishte Pejgamberi që qeshte dhe i bënte edhe të
tjerët të qeshin me qëllim që ta largoj brengën dhe mërzinë nga
ata që rinin me të dhe të mbjell tek ata çiltërsi dhe hare.
Thotë Pejgamberi (Salla Allahu „alejhi ue sel-lem): "Mos e
nënçmo ndonjë vepër të mirë edhe nëse ajo vepër është (e
vogël) takimi i vëllait tënd me fytyrë të çelur".
7. Pejgamberi bujar dhe përhapja e zbavitjes me
familjen e tij
Ishte prej natyrës së Pejgamberit që i ngacmonte për të mirë ata
që ulenin përreth atij dhe bënte shaka me ata. Edhe familja e tij
ishin prej atyre që meritonin të freskohen me shakatë e tij me
qëllim largimin e bezdisë prej tyre dhe futjen e gëzimit tek ata.
Thotë Aishja (radija Allahu „anha): "Erdha tek i Dërguari i
Allahut me ( خزيرة ) ushqim (brum me yndyrë, poashtu edhe
mish i zier me ujë dhe krip) të cilin e kisha gatuar për atë. Ai i
tha Seudas e cila ishte mes meje dhe atij "Ha!" por ajo refuzoi.
Dhe unë thashë: "Do të hashë ose do ta njollos fytyrën tënde
(me ushqim), por ajo prap refuzoi, dhe unë e vendosa dorën
time në ushqim dhe e njollosa fytyrën e saj, pas kësaj qeshi i
Dërguari i Allahut dhe e hoqi këmbën për atë (që ajo të arrij
deri tek unë) dhe i tha Seudas: "Njollose fytyrën e saj." Pastaj
edhe ajo e njollosi fytyrën time dhe qeshi i Dërguari i Allahut.
Poashtu kaloi Omeri (radija Allahu „anhu) dhe thirri "O
Abdullah o robi i Allahut", Pejgamberi mendoi se do të hyjë
brenda dhe na tha: "Shpërlani fytyrat tuaja" dhe unë çdoherë
kam patur frikërespekt prej Omerit, nga respekti të cilën e
kishte Pejgamberi ndaj tij". (ebu Ja'la el Musilij, Albani e ka
bërë Hasen)
8. Pejgamberi Fisnik dhe pjesëmarrja e tij në gëzime të
njerëzve
Ishte prej urtësisë së Pejgamberit (Salla Allahu „alejhi ue sellem)
se veproi dhe ka qenë interaktiv me secilin njeri, varësisht
se për çka është bërë fjala, përderisa kjo nuk ka rënë në
kundërshtim me Sheriatin.
Thotë Aishja: "Erdhi Pejgamberi prej betejës së Tebukit ose
Hajberit dhe kishte një kazan të mbuluar, kur fryni era e shpaloi
nga njëra anë mbulesën që e kishte sipër "Cka është kjo oj
Aishe? Ajo tha: "Vajzat e mia!" Dhe pa mes tyre një kalë me dy
fleta prej copëzave dhe tha: "Cka është ajo që e shoh mes tyre?"
Ajo tha: "Kalë". Dhe cka janë ata mbi të? Ajo tha: "Ata janë dy
fleta". Ai i tha: "Kalë që ka dy fleta (krahë)?!" Ajo tha: "A s'ke
dëgjuar se Sulejmani ka patur kalë me fleta? Ajo tha: "Ai qeshi
derisa ia pashë dhëmballat". (ebu Davudi)
9. Pejgamberi bujar dhe hareja e tij me gëzimin e
familjes së tij
Futja e gëzimit dhe haresë në familje është prej shenjave të
mira të njeriut. Pejgamberi ishte që mundohej ta fus gëzimin në
familjen e tij. Thotë Aishja (radija Allahu „anha): "Ishte
Pejgamberi ulur dhe ndëgjuam një zhurmë dhe një zë fëmijësh.
U çua Pejgamberi dhe pa se habeshijtë loznin dhe fëmijët
përreth tyre (gëzoheshin). Ai tha: "Oj Aishe eja dhe shiko".
Unë erdha dhe e vendosa mjekrën time në shpatullën e tij afër
kokës së tij dhe ai më tha mua: "A nuk u ngope, a nuk u
ngope?" Ajo thotë: "Dhe unë vazhdoja të them "Jo!" derisa ta
shoh se çfarë pozite kam tek ai...dikur doli Omeri dhe njerëzit
filluan të largohen dhe shpërndahen" Tha Pejgamberi: "Unë
shoh se si shejtanët prej njerëzve dhe xhinëve se si ikin prej
Omerit". Ajo tha: "Dhe unë u ktheva". (Tirmidhiu)
10. Pejgamberi bujar dhe sjellja e butë ndaj familjes
dhe biseda me ata
Ishte traditë e Pejgamberit (Salla Allahu „alejhi ue sel-lem) se
sillej butë me familjen si bisedonte me ata dhe me të cilat
shtohej kuptimi dhe lidhja familjare dhe shtohej edhe dashuria.
Thotë Safije bint Hujej se ka ardhur tek i Dërguari i Allahut që
ta vizitoj në Itikaf në dhjetë ditët e fundit të ramazanit dhe foli
me të do çaste. Më pastaj ajo u çua për të shkuar në shtëpinë e
vet dhe u çua edhe Pejgamberi për ta dërguar në shtëpi,
përderisa arriti tek dera Umm Selemeh, kaluan atypari dy burra
prej ensarëve dhe ata i dhanë selam Pejgamberit dhe ai ju tha
atyre: "Mos u ngutni, ajo është Safije bint Hujej (bashkëshortja
ime)". Ata dy thanë: "SubhanAllah, o i Dërguar i Allahut" dhe
ju tha: "Me të vërtetë Shejtani arrin tek njeriu siç arrin gjaku
dhe unë u frikësova mos të fus në zemrat tuaja diçka".
(Buhariu)
Pejgamberi bujar dhe ana e tij emocionale me
familjen:
Islami i ruan aspektet njerëzore në natyrën e pastër në të cilën i
ka krijuar ata fillimisht. Prej këtyre aspekteve është edhe
aspekti emocional në mes gruas dhe burrit dhe e trajton
dëshirën seksuale si nevojë të patjetërsueshme e cila ka nevojë
që të plotësohet dhe mos të shtypet. Kjo nevojë seksuale nuk
është vetëm epsh i thjesht dhe vetëm perceptim shtazarak i
pistë. Për këtë shkak Allahu e ka rregulluar këtë nëpërmjet
martesës dhe që ndërtohet mbi pastërti dhe në ruajtje të nderit
dhe që jep qetësi shpirtërore dhe qëndrueshmëri emocionale, si
dhe j'ua garanton të drejtat të dyja palëve. Thotë i Lartësuari:
"Dhe prej argumenteve të Tij është që prej veteve tuaja
krijoi çiftin, që të preheni tek ata dhe bëri mes jush dashuri
dhe mëshirë, me të vërtetë në këtë ka argumente për
popullin që mendon". (er Rum 21)
Për këtë shkak Islami urdhëroi pasuesit e tij që të ngutin
martesën kur kanë mundësi. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu
„alejhi ue sel-lem): "O ju grumbull i të rinjëve! Kush ka
mundësi prej jush le të martohet, sepse kjo është më afër uljes
së shikimit dhe më e ndershme për organin (gjenital), kush s'ka
mundësi le të agjëroj, sepse kjo është pengesë (për të rënë në
vepër)". (Muslimi)
Pejgamberi ka tërhequr vërejtjen nga mosmartesa, thotë Enes
bin Maliku: "Erdhën tri delegacione (grupe) në shtëpitë e grave
të Pejgamberit (Salla Allahu „alejhi ue sel-lem) që të pyesnin
për adhurimin e Pejgamberit, kur u treguan (se si ishte adhurimi
i tij) ata sikurse filluan të flasin në mes veti duke thënë se "ku
jemi ne (adhurimi jonë) dhe adhurimi i Pejgamberit, kur atij
Allahu ia ka falur gjunahet e kaluara dhe të ardhme". Njëri prej
tyre tha: "Unë do të falem tërë natën" tjetri tha: "Unë do të
agjëroj përgjithmonë dhe nuk ha" dhe tha i treti: "Unë do të
largohem prej grave dhe kurrë s'martohem". Erdhi Pejgamberi
tek ata dhe ju tha: "Ju jeni ata që thatë kështu e kështu? Por
Vallahi, unë më shumti ia kam frikën Allahut dhe jam më i
devotshëm, unë agjëroj dhe falem, falem dhe flej dhe
martohem, kush largohet prej Sunetit tim nuk është prej meje".
(Buhariu)
Islami e ka ngritur anën emocionale në mes burrit dhe gruas
dhe e ka bërë adhurim për të cilin muslimani shpërblehet,
sikurse shpërblehet për veprat tjera të mira. Thotë Pejgamberi
(Salla Allahu „alejhi ue sel-lem): "...edhe në mardhëniet (intime
bashkëshorten) ka sadaka" ata thanë: "O i Dërguar i Allahut! A
edhe kur dikush kur i shkon (e plotëson) epshit (seksual) edhe
në këtë ka shpërblim?!"Ai tha: "Nëse dikush shkon (bën
marrdhënie) në haram a ka gjunah? Poashtu nëse i shkon
hallallit ka shpërblim". (Muslimi)
Ai poashtu ka nxitur në këtë aspekt përshkak të rëndësisë
madhe që e ka për jetën e muslimanit, ashtuqë nëpërmjet
ngopjes së epshit të jetoj i qetë psiqikisht dhe i rehatshëm
emocionalisht dhe të kryej adhurimet duke patur kokën e qetë
dhe mendjen e kthjelltë.