Dëshmia “la ilahe il-lAllah”
شهادة أن لا إله الا له
Abdullah Ahmed El-Huvejl
عبد الله بن أحمد الحويل
Përktheu: Jusuf Kastrati
ترجمة: يوسف كاستراتي
Dëshmia “la ilahe il-lAllah” 1
Dëshmia “la ilahe il-lAllah”
Argumenti i kësaj dëshmie:
Fjala e Allahut:
Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot që
meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot përveç Atij, të
Plotfuqishmit, të Urtit.1
Po ashtu fjala e Allahut:
Dije se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut.2
Domethënia e dëshmisë “la ilahe il-lallah”:
“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.”3
Kuptime të gabuara të kësaj dëshmie:
1. “Nuk ka të adhuruar përveç Allahut.”
Ky kuptim është i gabuar, sepse domethënë që gjithçka që adhurohet, qoftë me të drejtë
a pa të drejtë, është vetë Allahu.
2. “Nuk ka krijues përveç Allahut.”
Kjo është vetëm një pjesë e kuptimit të dëshmisë, sepse sikur të ishte kjo domethënia e
dëshmisë “la ilahe il-lallah” nuk do të kishte mospajtim ndërmjet Pejgamberit dhe
popullit të vet, ngase ata e pranonin se Allahu është i Vetmi Krijues.
3. “Gjykimi i takon vetëm Allahut”.
Edhe kjo është një pjesë e kuptimit të kësaj dëshmie, mirëpo nuk është e mjaftueshme
dhe kjo nuk është për qëllim, sepse në qoftë se ia kushtojmë tërë gjykimin vetëm Allahut,
kurse në anën tjetër e adhurojmë dikë tjetër pos Tij, atëherë nuk e kemi jetësuar Teuhidin.
1 Sureja ali-‘Imran, 18.
2 Sureja Muhammed, 19.
3 Domethënë askush dhe asgjë përveç Allahut nuk adhurohet me të drejtë. Përkthyesi.
Dëshmia “la ilahe il-lAllah” 2
Shtyllat e kësaj dëshmie:
1. Mohimi “la ilahe” (Nuk ka të adhuruar).
Domethënë: Ta mohosh adhurimin e çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut.
2. Pohimi ose vërtetimi “il-lallah” (përveç Allahut).
Domethënë: T’ia pohosh adhurimin vetëm Allahut, i Cili nuk ka rival.
Argument për këtë është fjala e Allahut:
Ai që e mohon tagutin (gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në
Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë.4
Fjala Ai që e mohon tagutin (gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) është
mohim, ndërsa fjala dhe beson në Allahun është pohim.
Këtë e argumenton edhe fjala e Allahut:
(Kujto) Kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: "Unë jam i larguar prej
asaj që adhuroni ju, përveç Atij që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në
rrugën e drejtë”.5
Fjala Kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: "Unë jam i larguar prej asaj
që adhuroni ju është mohim, kurse fjala përveç Atij që më ka krijuar është pohim.
Kur i bën dobi njeriut fjala “la ilahe il-lallah”?
1. Në qoftë se e di domethënien e saj.
2. dhe, njëherazi, punon me atë që e kërkon kjo fjalë (e adhuron vetëm Allahun dhe
askënd tjetër).
Marrë nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”, Abdullah El-Huvejl
4 Sureja el-bekare, 256.
5 Sureja zuhruf, 26, 27.
Dëshmia “la ilahe il-lAllah” 1