Artikuj

RREZIKU I SHIRKUT DHE NDËSHKIMET PËR TË


1. Allahu nuk e fal atë që bën shirk nëse vdes pa u penduar.


Argument për këtë është thënia e Allahut:





Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e


tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.


1


2. Ai që bën shirk del nga Islami dhe gjaku dhe pasuria e tij janë të lejuara.


Argument për këtë është thënia e Allahut:





Kur të kalojnë muajt e shenjtë (në të cilët ndalohet lufta), atëherë i vritni idhujtarët


kudo që t’i ndeshni, i zini robër, i rrethoni...


2


3. Allahu nuk pranon asnjë vepër nga ai që bën shirk, të gjitha veprat e tij do të bëhen


hi dhe pluhur.


Argument për këtë është thënia e Allahut:





Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e


hi.


3


Po ashtu thënia e Allahut:





Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para


teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), me siguri që punët e tua do të


zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.


4





1


Sureja en-nisa, 48.


2


Sureja et-teube, 5.


3


Sureja el-furkan, 23.


4


Sureja ez-zumer, 65.


Rreziku i shirkut dhe ndëshkimet për të  2 


4. Atij do t’i ndalohet hyrja në Xhenet dhe do të mbetet përgjithmonë në Zjarr.


Argument për këtë është thënia e Allahut:





Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin


dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.


5





HISTORIA E SHIRKUT Teuhidi është nga natyra e bijve të Ademit, kurse shirku është i jashtëm: Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Ndërmjet Ademit  dhe Nuhut  kishte dhjetë gjenerata, që të gjithë ishin në Teuhid.” Kur ndodhi shirku për herë të parë në tokë? Shirku, për herë të parë ndodhi në popullin e Nuhut  kur e tepruan kundrejt të devotshmëve. Ata pikturuan figurat e disa njerëzve të devotshëm (për të kujtuar adhurimin e tyre të madh ndaj Zotit), mirëpo çështja nuk mbaroi me kaq, pas një kohe ata filluan t’i adhuronin ata në vend të Allahut. Për këtë shkak, Allahu ua dërgoi atyre Nuhun  për t’i thirrur në Teuhid. Shirku te populli i Musait : Shirku te populli i Musait, paqja e Allahut qoftë mbi të, ndodhi atëherë kur ata morën viçin për ta adhuruar në vend të Allahut. Shirku tek të krishterët: Shirku tek të krishterët ndodhi pas ngritjes së Isait  në qiell kur erdhi Pali (shën Pali, siç e quajnë të krishterët), i cili u shfaq si besimtar i Mesisë (Isait ) për t’i mashtruar të krishterët, dhe futi në fenë e krishterë trinitetin, adhurimin e kryqit dhe shumë gjëra tjera pagane. Shirku tek arabët: Shirku tek arabët ndodhi kur Amër Ibën Luhej El-Huzaiju, i cili ndryshoi fenë e Ibrahimit, alejhis-selam, i solli idhujt në tokën e Hixhazit dhe urdhëroi njerëzit t’i adhuronin ata në vend të Allahut. Shirku në umetin e Muhamedit : Shirku në këtë umet ndodhi pas shekullit të katërt, sipas kalendarit hixhrik, nëpërmjet shiave fatimijë, kur filluan të ndërtonin tyrbe mbi varre, shpikën mevludin dhe e tepruan kundrejt njerëzve të devotshëm (duke i adhuruar ata pos Allahut). Historia e shirkut  2  Shirku ndodhi, gjithashtu, kur u shfaqën sufitë e devijuar, të cilët e tepruan kundrejt shehlerëve të tyre dhe formuesve të tarikateve





 



Postimet e fundit

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL

Ja pse duhet ta duam ...

Ja pse duhet ta duam Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)

Dyzet Hadithe nga Ima ...

Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

Islami me pak fjalë B ...

Islami me pak fjalë Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik 1