Artikuj




Dëshmia “la ilahe il-lAllah”


شهادة أن لا إله الا له





Abdullah Ahmed El-Huvejl


عبد الله بن أحمد الحويل





Përktheu: Jusuf Kastrati


ترجمة: يوسف كاستراتي


Dëshmia “la ilahe il-lAllah”  1 


Dëshmia “la ilahe il-lAllah”


Argumenti i kësaj dëshmie:


Fjala e Allahut:





Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot që


meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot përveç Atij, të


Plotfuqishmit, të Urtit.1


Po ashtu fjala e Allahut:





Dije se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut.2


Domethënia e dëshmisë “la ilahe il-lallah”:


“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.”3


Kuptime të gabuara të kësaj dëshmie:


1. “Nuk ka të adhuruar përveç Allahut.”


Ky kuptim është i gabuar, sepse domethënë që gjithçka që adhurohet, qoftë me të drejtë


a pa të drejtë, është vetë Allahu.


2. “Nuk ka krijues përveç Allahut.”


Kjo është vetëm një pjesë e kuptimit të dëshmisë, sepse sikur të ishte kjo domethënia e


dëshmisë “la ilahe il-lallah” nuk do të kishte mospajtim ndërmjet Pejgamberit  dhe


popullit të vet, ngase ata e pranonin se Allahu është i Vetmi Krijues.


3. “Gjykimi i takon vetëm Allahut”.


Edhe kjo është një pjesë e kuptimit të kësaj dëshmie, mirëpo nuk është e mjaftueshme


dhe kjo nuk është për qëllim, sepse në qoftë se ia kushtojmë tërë gjykimin vetëm Allahut,


kurse në anën tjetër e adhurojmë dikë tjetër pos Tij, atëherë nuk e kemi jetësuar Teuhidin.


1 Sureja ali-‘Imran, 18.


2 Sureja Muhammed, 19.


3 Domethënë askush dhe asgjë përveç Allahut nuk adhurohet me të drejtë. Përkthyesi.


Dëshmia “la ilahe il-lAllah”  2 


Shtyllat e kësaj dëshmie:


1. Mohimi “la ilahe” (Nuk ka të adhuruar).


Domethënë: Ta mohosh adhurimin e çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut.


2. Pohimi ose vërtetimi “il-lallah” (përveç Allahut).


Domethënë: T’ia pohosh adhurimin vetëm Allahut, i Cili nuk ka rival.


Argument për këtë është fjala e Allahut:





Ai që e mohon tagutin (gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në


Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë.4


Fjala Ai që e mohon tagutin (gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) është


mohim, ndërsa fjala dhe beson në Allahun është pohim.


Këtë e argumenton edhe fjala e Allahut:





(Kujto) Kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: "Unë jam i larguar prej


asaj që adhuroni ju, përveç Atij që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në


rrugën e drejtë”.5


Fjala Kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: "Unë jam i larguar prej asaj


që adhuroni ju është mohim, kurse fjala përveç Atij që më ka krijuar është pohim.


Kur i bën dobi njeriut fjala “la ilahe il-lallah”?


1. Në qoftë se e di domethënien e saj.


2. dhe, njëherazi, punon me atë që e kërkon kjo fjalë (e adhuron vetëm Allahun dhe


askënd tjetër).


Marrë nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”, Abdullah El-Huvejl


4 Sureja el-bekare, 256.


5 Sureja zuhruf, 26, 27.


Dëshmia “la ilahe il-lAllah”  1 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL