Vështrim fundit të vitit
Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij
falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s'ka kush e
lajthitë dhe cilin e lajthitë s'ka kush e përudhë. Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi Muhamedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem],
familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasojnë në mënyrë më të mirë
deri në Ditë të Kiametit.
Vëlla i dashur.
U ndala para kalendarit tim të murit, që ta shkëpus fletën e
fundit të sajë, dita e fundit të vitit 1421. Jo si zakonisht, mu rëndua
dora kur e zgjata që ta shkëpusë këtë fletë. Përjetova ndjenja që
depërtuan deri në thellësira të ndërgjegjes time. Ndjenja që si kam
përjetuar gjatë 350 ditëve që kanë kaluar. Sot mu dhimbën këto
ditë që kaluan, mu duk sikur të jetë duke dhënë shpirt. Sikurse
kërkon prej meje ti jap afat edhe pak kohë duke u përshëndetur
nga kjo jetë. Nuk e shkëputa, e lash këtë letër të fundit dhe fillova
të mendojë rreth sajë. U trishtova pa masë kur kuptova se me
shkëputjen e sajë, jam duke shkëputur një grumbull të ditëve të
jetës sime, për ta mbyllur fletoren, e cila nuk le asnjë vepër, qoftë e
vogël ose e madhe, qoftë e mirë ose e keqe, pa e regjistruar.
I nderuari vëlla.
Ky kalendar, i cili gjendet në prag të dhënies së shpirtit, i ngjanë
jetës së një njeriut, pakësohen ditët ashtu siç na pakësohet edhe ne
jeta, ashtu siç pakësohet jeta e kohës me kalimin e viteve e
dekadave. Secila krijesë është në numërimin e ditëve të pakta që i
kanë mbetur derisa të përfundojë, të zhduket.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm
Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. (Er-Rahman: 26-27).
Secilës krijesë i përfundon jeta e sajë dhe shkon atje ku ka
caktuar All-llahu të shkojë, për dallim nga njeriu, i cili edhe pas
3
vdekjes dhe udhëtimit nga kjo botë do të ndalet për të dhënë
llogari dhe për tu shpërblyer.
Kur u kthjella e fillova të shfletoj memorien time të dobët, që të
përkujtoj ato ndodhi që kanë ndodhur në vitin e kaluar, para se të
harrohen tërësisht. U ndala dhe gjatë kohë vështrova këtë shirit
filmik (jetën). Subhall-llah, vërejta se me të vërtetë është shirit i
çuditshëm. Është ngarkuar përplot.
Është ngarkuar dhe stërngarkuar me ndodhi të ndryshme dhe
të llojllojshme, me vepra të mëdha dhe të vogla, pa vlerë, me vepra
që kanë të bëjnë me mua dhe me tjerët. Njerëz që kanë kaluar nën
këtë thjerrëz, me zë dhe fotografi.
Mu kujtua hixhreti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
dhe ndodhitë e saja.
Vëlla i dashur.
Sa kemi nevojë, në prag të vitit të ri të hixhretit, të jetojmë me
zemrat, ndjenjat dhe realitetin tonë me Pejgamberin [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] gjatë hixhretit të tij nga Mekja në Medine,
shpërngulje e cila përmban mësime dhe këshilla të shumta, prej
tyre është edhe njohja e vlerës së kohës dhe rëndësi e sajë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] bëri xhihad të vërtetë
në rrugë të Allahut nga ditë që i zbriti ajeti:
“O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe
madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroji!”. (El-Mudeththir: 1-
4).
Gjatë ditës dhe natës, në fshehtësi dhe publikisht, duke mos iu
frikësuar askujt thirrte në rrugë të Allahut [subhanehu ve teala].
Asgjë se ndalte nga thirrja, as kërcënimi e ofendimet e kurejshitëve.
Në fillim, prej burrave, iu përgjigj Ebu Bekri [radijall-llahu anhu],
prej djelmoshave, Aliu [radijall-llahu anhu], prej grave, gruaja e tij,
Hadixheja [radijall-llahu anha]. Kurse Ebu Bekrit ia pranuan ftesën
për hyrje në Islam: Othmani, Talha ibn Ubejdil-lahi, Sa’d ibn Evi
Vekasi, [radijall-llahu anhum].
4
U përkujdes Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për
shokët e tij, që ti edukojë dhe ti mësojë, andaj i mblidhte te shtëpia
e Erkam ibn Erkamit, e ua mësonte ajetet që zbritnin, i urdhëronte
në sjellje të mira dhe ua tërhiqte vërejtjen nga veprat e këqija dhe të
shëmtuara, nga mëkatet dhe shirku. Në tërë këtë Pejgamberi [sallall-
llahu alejhi ve sel-lem] ishte shëmbëlltyrë e tyre.
Koha kishte vlerë të madhe në jetën e tyre. Ata e shfrytëzonin
kohën në ibadete dhe në përfitim nga dituria dhe vlera e
Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Te ata akideja ishte më
e vlefshme se sa pasuria, familja dhe fëmia. Kur u dha rasti të
zgjedhin mes vatanit, farefisit, jetës komode dhe jetës së vështirë,
gurbetit dhe ikjes, ata zgjodhën ta shoqërojnë Pejgamberin [alejhisselam]
dhe të bëjnë hixhret në rrugë të Allahut.
Ata e zbatuan premtimin e vet që ia dhanë Allahut. Kur u
sprovuan, ata duruan dhe dhanë shembull në sakrificë dhe flijim.
Kur thërriti thirrësi i xhihadit garonin për të vdekur në rrugë të
Allahut, kurse gjendja e tyre thoshte:
“… e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur ndaj meje!”.
(Taha: 84).
Trembëdhjetë vjet pas sakrificave dhe flijimit, Allahu
[subhanehu ve teala] e nderoi Pejgamberi [alejhis-selam] dhe
shokët e tijë me fitore e cila u erdhi në Medinë.
13 vjet të llogaritura, me ditë, natë dhe orë.
13 vjet nuk kënaqeshin myslimanët as me ushqim, as me pije.
Mirëpo asgjë si largonte nga përmendja e Allahut, as dashuria ndaj
kësaj bote as rëndimi në tokë.
13 vjet punë serioze, planifikim preciz dhe edukatë të
shkëlqyeshme.
Ku jemi na sot, sa dallojmë nga jeta e Pejgamberit [alejhisselam]
dhe shokëve të tij.
5
Kaloi një vit i plotë nga jeta jonë…shkuan edhe sekondat,
minutat edhe ditët. Vallë sa punë të mira i kemi bërë në këto ditë,
vepra të cilat do ti deponojmë për atë ditë kur gruaja shtatzënë do
ta hedh foshnjën e sajë, foshnja do të thinjet, kurse njerëzit do të
duken si të dehur edhe pse s’janë të dehur, mirëpo pasi që të
shohin dënimin e vështirë të Allahut.
Përgjigjja e kësaj pyetje, me të vërtetë, është shumë i turpshëm.
Mirëpo doemos duhet pranuar realitetin.
Secili prej nesh del në mëngjes dhe e kalon ditën në shkollë,
universitet ose në punë të tij. Në fund të ditës kthehet në shtëpi i
lodhur, e hanë drekën dhe pushon pak, e pastaj pjesën e mbetur të
ditës dhe fillimin e natës e kalon ose në mësim, ose në kryerjen e
obligimeve jetësore. Pastaj flenë. Të nesërmen në mëngjes e fillon
të njëjtën gjë. E kështu me radhë.
Jetë, ku s’ka minutë të veçuara për të lexuar Kuran, për të
mësuar rregullat e fesë tonë, nuk ka minutë për namaz nate, ose
për faljen e syneteve, nuk ka minutë për të marrë pjesë në mexhlise
të përkujtimit dhe ligjëratave. Nuk ka ditë për agjërimin e të hënës
dhe të enjtes. Nuk ka ditë për të bërë mirë dhe për tu kryer nevojat
njerëzve.
Vëlla i dashur.
Dynjaja na ka angazhuar nga ibadeti ndaj Allahut, kurse ne jemi
ata, të cilëve All-llahu na e ka tërhequr vëmendjen prej sajë duke
thënë:
“O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin
prej adhurimit të Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të
humburit. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se
ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse
nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të
bëhesha prej të mirëve!” Po, All-llahu kurrsesi askënd nuk e shtyn për
më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur
me atë që ju punoni”. (El-Munafikun: 9-11).
Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thoshte:
6
“Kur të ngrysësh në mbrëmje mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhisë
në mëngjes mos e prit mbrëmjen. Merr nga shëndeti për ditët e
sëmundjes tënde dhe nga jeta për ditët e pas vdekjes tënde”.
(Buhariu).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Ditën e Kiametit nuk do të lëvizin këmbët e birit të Ademit derisa të
pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka harxhuar; për rininë ku e ka
shfrytëzuar; për pasurinë, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për
diturinë e tij, çka ka vepruar me te”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).
Mbreti i ditës së Sundimit do të na pyet për jetën tonë, e kemi
harxhuar në vepra të mira dhe ibadete, apo e kemi harxhuar në
lozje, pakujdesi dhe vepra pa vlerë. Do të na pyes për trupin tonë,
a e kemi shfrytëzuar në agjërim, namaz, ulje shikimi, mbrojtje të
veshëve dhe gjuhës, ose i kemi shfrytëzuar në përdorimin e çdo
gjëje të këndshme. Ky Pyetës, i di fshehtësirat tona, asgjë s’mundet
t’i ikë, as në tokë e as në qiell.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka në
tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i
katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak
vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të
jenë. Pastaj, në ditën e kiametit i njofton ata me atë që kanë punuar.
All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet”. (El-Muxhadele: 7).
Vëlla i nderuar.
Shumë bijë të myslimanëve, në shumicën e vendeve myslimane
e festojnë hixhretin e Pejgamberit [alejhis-selam], mirëpo, për fat të
keq, pak janë ata që kanë kuptuar urtësitë që i përmban ky hixhret.
Allahu [subhanehu ve teala] i ka qortuar disa shokë të Pejgamberit
[alejhis-selam], të cilët qëndronin në Mekë, falnin namaz dhe
agjëronin, mirëpo nuk mundnin të bënin asgjë ma tepër se kjo,
sepse ishin në pushtetin e kurejshitëve e s’kishin forcë kundër tyre,
e nuk shpërnguleshin në kalanë e Islamit që të jenë ushtarët e tij
7
dhe ku do të shfaqnin simbolet e Islamit në rehati. Me këtë rast
All-llahu zbriti këtë ajet:
“Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetes ju
thanë: “Në çka ishit ju? - Ata thanë: “Ne ishim të paftë në atë tokë!”
(engjëjt) ju thanë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut e të migronit në
të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është
Xhehenemi dhe sa vend i keq është ai!”. (En-Nisa: 97).
Urtësia nga hixhreti është se Islami nuk mjaftohet vetëm me
namaz e agjërim, por kërkon që të zbatohen të gjitha urdhrat e Allllahu
[subhanehu ve teala] dhe urdhrat e Pejgamberit [alejhisselam],
në çështjet e tyre individuale por, edhe në çështjet
kolektive, siç thotë All-llahu [tebareke ve teala]:
“O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë
islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i
juaji i hapët”. (El-Bekare: 208).
“Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për Allllahun,
Zotin e botëve”. (el-En’am: 162).
Hixhreti do të mbetet dhe deri në ditën e Kiametit nuk do të
mbyllet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Hixhreti nuk ndalet gjersa nuk ndalet pendimi, kurse pendimi nuk
ndalet gjersa të del dielli nga perëndimi”. (Ebu Davudi, hadithi është
sahih).
Dhe kur e kanë pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sellem]:
cili është hixhreti më i mirë? Ka thënë:
“Hixhreti më i mirë është largimi nga ajo që e ka ndaluar Allahu”.
(Ebu Davud dhe të tjerët, hadithi është sahih).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në haxhin lamtumirës
ka thënë:
“A t’ju tregojë për besimtarin? Atij të cilit i besojnë njerëzit për
vetveten dhe pasurinë e tyre. Kurse për myslimanin? Ai, nga dora dhe
gjuha e të cilit janë të shpëtuar myslimanët. Kurse për muxhahidin?
Ai që e lufton vetveten në respekt ndaj Allahut. E për muhaxhirin? Ai
8
që largohet nga gabimet dhe mëkatet”. (Ahmedi, hadithi është
sahih).
Patjetër të bëjmë hixhret nga lënia e namazit, nga falja e
namazit pas kohe, nga mos falja e namazit me xhemat, nga mos
falja e namazit në saff të parë.
Patjetër duhet të shpërngulemi nga leximi i revistave dhe
gazetave të padobishme në leximin e Kuranit dhe mendimit rreth
argumenteve të tija.
Patjetër duhet të shpërngulemi nga dëgjimi i muzikës, nga
kënaqja me përgojim në dëgjim të Kuranit dhe ligjëratave të
dobishme.
Doemos duhet të largohemi nga shikimet e ndaluara në revista,
tregje e kanale televizive, e të shikojmë në Kuran, në Synet të
Pejgamberit [alejhis-selam], në jetëpërshkrimin e tij dhe në
madhështinë e krijesave të Allahut.
Doemos duhet të shpërngulemi nga gënjeshtra, përgojimi, fjalët
e këqija në përmendje të Allahut, në lutje dhe përulje.
Patjetër duhet të bëjmë hixhret nga ndejat boshe dhe pa vlerë
në ndeja të mësimit dhe ligjëratave të dobishme.
Patjetër duhet të shpërngulemi nga shoqëria e keqe, qofshin ata
të afërt ose shokë të shkollës ose punës, njerëz të cilët të largojnë
nga rruga e udhëzimit dhe fetarizmit në shokë të mirë, të cilët të
udhëzojnë nga e mira dhe të ndihmojnë në këtë rrugë.
Shkurt thënë, duhet larguar nga çdo gjë që e hidhëron Allahun
dhe duke shkuar pas çdo gjëje që e kënaq Allahun, nga çdo mëkat
në çdo ibadet.
Vëlla i dashur.
Fillimi i vitit të ri është shans për secilin prej nesh që të hapë
faqe të re me Allahun [subhanehu ve teala]. Faqe të bardhë dhe të
pastër. Ku do ti premton Allahut se do të ecë rrugës së mbarë,
rrugës së udhëzimit.
9
Do ti premton Allahut se Libri i Tij do të jetë shoqëruesi më i
mirë, kurse përmendja e Tij, miku më i mirë, namazi i natës dhe
agjërimi i ditës, rruga e tij, kurse vëllai i mirë, ndihmësi i tij.
Faqe ku i premton Allahut se do të lë të gjitha mëkatet, të gjitha
muzikat e fëlliqura, të cilat e largojnë nga Kurani, nga çdo shikim i
ndaluar, i cili ia vret zemrën dhe nga çdo shok i keq, i cili e largon
nga All-llahu.
Vetëm në këtë mënyrë, e ngjallim përkujtimin e hixhretit të
Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe arrijmë synimet e
saja.
Kjo është shpëtimi në të cilin na thërret myezini pesë herë në
ditë, kur na thërret të qëndrojmë para Allahut [tebareke ve teala].
All-llahu ynë, vitin e ardhshëm na e bëj më të mirë se vitin e
kaluar, duke na dhënë sukses në zbatim të urdhrave dhe lënie të
mëkateve.
All-llahu ynë, vitin e ardhshëm na e bë shans për të na pranuar
në karvanin e atyre që janë kthyer kah Ti.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin,
mbi familjen dhe shokët e tij.