A dëgjojnë të vdekurit?
Pyetja: A dëgjojnë të vdekurit?
Përgjigja: Në betejën e Bedrit Allahu i lartësuar e shkatërroi
parinë e fisit Kurejsh dhe ata u hodhën në pusin e Bedrit të quajtur
El Kalib. Pasi që përfundoi beteja, i Dërguari i Allahut qëndroi
buzë kalibit dhe i thirri jobesimtarët të vdekur, që ishin hedhur
aty, me emrat e tyre, duke thënë: “Unë e kam gjetur të vërtetë atë që
ma ka premtuar Zoti im, po juve a ju doli e vërtetë ajo që ua ka
premtuar Zoti juaj?
Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: O i Dërguar i Allahut!
Ti je duke thirrur trupa në të cilat nuk ka shpirtra? Umeri (Allahu
qoftë i kënaqur me të) me këtë tregonte për atë që e kishte mësuar
nga Pejgamberi (alejhis salatu ues selam) dhe mjafton për këtë fjala
e Allahut të lartësuar: “Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e
as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen” (En Neml: 80)
dhe fjala e Tij qoftë i lartësuar: “E ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai
që është në varr.” (Fatir: 22) dhe për këtë i Dërguari i Allahut
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i tha Umerit:
“Atë që po ua them as ti nuk e dëgjon më mirë se sa që ata e dëgjojnë.”
Kjo është mrekulli e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) pasi që Allahu u ka mundësuar atyre ta
dëgjojnë zërin e tij. Këtë mendim e vërteton fakti që Imam Ahmedi
e ka transmetuar këtë tregim me zinxhir të saktë në librin e tij “El
Musned” ku shënon se Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka
thënë gjithashtu: “E të vdekurit nuk dëgjojnë”, ndërsa Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) iu përgjigj
sikurse u përmend në hadithin e mëparshëm.
Kjo do të thotë se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) ia ka miratuar atij këtë shprehje si të saktë por, e ka
përkufizuar me një kusht shtesë, e ai është: Të vdekurit nuk dëgjojnë,
përveç këtyre që janë këtu.
4
Për këtë, në rrugën e transmetimit të këtij tregimi prej Katades
nga Enes b. Malik, në Sahihun e Buhariut, Katade thotë: “Allahu i
ka ngjallur dhe i ka bërë ta dëgjojnë zërin e tij (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) si përçmim, ndëshkim dhe përbuzje për ta.”
Ndërsa hadithi të cilin e shënon Buhariu në “Sahihun” e tij, ku i
Dërguari (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë:
“Me të vërtetë, kur i vdekuri të vendoset në varr dhe të largohen
njerëzit prej tij, ai i dëgjon trokitjet e nalleve të tyre ndërsa ata
kthehen.” Ky rast përbën një përjashtim prej rregullës së
përgjithshme, e që është: “Të vdekurit nuk dëgjojnë”, ngase ai
thotë: “Atëherë” kur ata t’ia kthejnë shpinën. Pra, ai vetëm me këtë
rast i dëgjon trokitjet e nalleve të tyre, d.m.th. kur të kthehen
mbrapa dhe largohen.
Kjo është një ndër çështjet e fshehta (gajbit) - në Berzeh - dhe
nuk është mirë të zgjerohemi shumë rreth tyre si dhe është obligim
të ndalemi në atë që e thotë teksti.