Pyetja: Cili është shpërblimi i përgatitur për dhënien iftar
agjëruesit?
Përgjigja: Zejd b. Halid El Xhuhenijj transmeton se
Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka
thënë:
“Ai që i jep iftar agjëruesit do ta ketë shpërblimin e tij duke mos i
munguar agjëruesit nga shpërblimi i tij asgjë.”1
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Qëllimi me
‘dhënien iftar’ është të ngopurit e tij.2
Selefi (gjeneratat e para) kujdeseshin për dhënien e ushqimit
dhe e shihnin këtë si një ndër adhurimet më të vlefshme.
Prej Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet të
ketë thënë: “Që t’i thërras dhjetë shokë të mi dhe t’i ushqej me një
ushqim që ju pëlqen është më e vlefshme te unë se sa ta blej një rob
më pas ta liroj atë.”3
Ebu Suvar El Adevijj ka thënë: “Disa njerëz prej fisit Beni
Adijj faleshin në këtë xhami dhe kurrë asnjëri prej tyre nuk bënte
iftar i vetëm. Nëse e gjenin dikë që hante me ta hanin në shtëpi
përndryshe e nxirrnin ushqimin e tyre në xhami dhe hanin së
bashku me njerëzit.”4
Prej adhurimit të ‘dhënies ushqim’ rrjedhin shumë adhurime
të tjera si: Afërsia dhe dashuria ndaj atyre që i ushqen dhe kjo
bëhet shkak për të hyrë në Xhenet. Pejgamberi (paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë:
1 Tirmidhiu me nr: 807 dhe Ibn Maxheh me nr: 1746. Hadithin e konsideron të saktë Ibn
Hibbani: 8/216 dhe Albani në “Sahih El Xhami” me nr: 6415.
2 El Ihtijarat: 194
3 Ez Zuhd li Henad: 1/345
4 Elberxhelani në “El KErem ve El Xhud”: 53
3
“Nuk do të hyni në xhenet derisa të mos besoni e nuk do të besoni
derisa të mos e doni njëri tjetrin.”5
Sikur që buron prej kësaj ndeja me njerëzit e mirë dhe
llogaritja e shpërblimit për ndihmën e tyre në kryerjen e
adhurimeve për të cilat janë forcuar me ushqimin tënd.
Pyetja: Dua të më tregoni sa a hyn në hadithin: “Ai që i jep
Iftar agjëruesit ..” edhe dhënia iftar një të afërmi i cili nuk është i
varfër?
Përgjigja: Këtë hadith e ka transmetuar Zejd b. Halid El
Xhihenijj i cili thotë se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të) ka thënë:
“Ai që i jep iftar agjëruesit do ta ketë shpërblimin e tij duke mos i
munguar agjëruesit nga shpërblimi i tij asgjë.”6
Hadithi është i përgjithshëm dhe e përfshin çdo agjërues
qoftë i pasur apo i varfër si dhe e përfshin të afërmin dhe të
tjerët.7
Ndoshta dhënia iftar atij të afërmit ka shpërblim më të
madh sepse ai me këtë e arrin shpërblimin për dhënien iftar
agjëruesit dhe shpërblimin për respektimin e të afërmve.
Dhe kjo përderisa agjëruesi që nuk është i afërm nuk është i
varfër apo gjen me çka të bëjë iftar në të kundërtën dhënia
iftar të varfërit ka shpërblim më të madh për shkak të
përmbushjes së nevojës së tij.
5 Muslimi me nr: 54
6 Tirmidhiu me nr: 807 dhe e konsideron të saktë Albani në “Sahih El Tergib ve Et Terhib”
me nr: 1078.
7 Fejdul Kadir lil Munavi: 6/243
4
Kjo është e njëjtë sikurse që lëmosha (sadaka) për të
varfërin e afërm është më e mirë se sa lëmosha ndaj të varfërit
që nuk është i afërm.
Selman b. Nasir Ed Dabij (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka
thënë: Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)
thoshte:
“Sadaka ndaj një të varfëri është një sadakë ndërsa sadaka ndaj të
afërmit është dy: Sadakë dhe respekt i lidhjeve farefisnore.”8
Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nuk është
patjetër që dhurata ndaj të afërmit të jetë më e mirë përherë për
shkak se ka mundësi që i varfëri të jetë i nevojshëm për atë gjë e
dobia prej sadakës me këtë rast është më e madhe përkundër të
parit.”9
Si përfundim: Dhënia iftar të afërmit hyn në fjlaën e
Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Ai që
i jep iftar agjëruesit do ta ketë shpërblimin e tij ..” Si dhe ndoshta
dhënia atij iftar është më e vlefshme se sa dhënia iftar atij që
nuk është i afërm. E ndodh edhe e kundërta dhe kjo sipas
nevojës së secilit prej tyre dhe nga dobitë që rrjedhin nga
dhënia iftar.
8 Tirmidhiu me nr. 658 dhe Ibn Maxheh me nr: 1844 e Albani e konsideron të saktë në librin e
tij “Sahih Et Tergib ve Et Terhib”:1/217
9 Fethul Bari: 5/219