Ligjëratë e mbajtur
nga Shejh Salih ibn Abdulaziz Al Shejh
Fjala e përkthyesit
Ky material, ndonëse është ligjëruar në një
vend dhe në një situatë të ndryshme nga ajo
e vendit tonë, përmban disa rregulla dhe parime
që për nga rëndësia dhe zbatimi i kalojnë përmasat
e një vendi dhe kohe të caktuar. Këtu përmenden
parime dhe rregulla islame shumë të rëndësishme
që u vlejnë të gjithë muslimanëve, në çdo kohë
dhe vend, e veçanërisht kur ata kalojnë sprova të
rënda që rrezikojnë unitetin dhe bashkësinë e tyre
fetare. Feja islame i kërkon çdo muslimani që gjatë
gjithë jetës së tij të vetëkontrollohet në pajtim me
parimet dhe normat e fesë. Ky material na jep një
panoramë të shkurtër dhe të përmbledhur se si
muslimani duhet ta vërë në jetë këtë vetëkontroll,
si duhet të vlerësojë njerëzit dhe situatat, për t’iu
ruajtur sa më shumë gabimeve dhe për të fituar
kënaqësinë e Allahut.
4
Njohje e shkurtër me autorin
Shejh, Salih ibn Abdulaziz ibn Muhamed ibn
Ibrahim Al Shejh rrjedh nga fisi i njohur arab i
Beni Temimit. Ai është një nga pasardhësit e shejh
Muhamed ibn Abduluehabit. Gjyshi i tij shejh
Muhamed ibn Ibrahim Al Shejh ka qenë Myftiu i
Arabisë Saudite dhe një nga dijetarët më të shquar
të kohës së tij, në duart e të cilit kanë mësuar dijetarë
të tillë si shejh Ibn Bazi dhe Ibn El-uthejmini.
Ka lindur në Riad në 1959, qytet në të cilin edhe
ka mbaruar studimet e larta, në Universitetin Islam
“Imam Muhamed ibn Saud”, ku edhe ka punuar si
mësimdhënës deri në vitin 1996. Më pas ka qenë
zëvendësministër në ministrinë e Vakëfeve, Thirrjes
dhe Çështjeve Islame. Në vitin 2000 është emëruar
ministër i kësaj ministrie, post të cilin ai e mban
edhe sot e kësaj dite. Ka qenë këshilltar për çështjet
fetare në disa fondacione dhe organizata islame siç
është “Organizata Botërore e Ndihmave Islame”,
“Asambleja Botërore e Rinisë Muslimane” etj.
Shejh Salih Al Shejh karakterizohet nga një
formim i lartë dhe preciz në dijet islame, ai nuk është
mjaftuar vetëm me shkollimin zyrtar, por si dijetarët
e dikurshëm ka udhëtuar edhe në vende të tjera
islame për marrjen e dijes nga dijetarë të ndryshëm.
Ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe
jashtë Arabisë Saudite, si në Amerikë, Evropë, Egjipt
etj. Ka një aktivitet të dendur në thirrjen islame, me
leksione dhe në shkrimin e librave numri të cilave
arrin rreth shtatëmbëdhjetë, si p.sh: “Këto janë
botëkuptimet tona”, “Plotësimi i Iruau El-galil”, “Ettemdih,
koment i librit të Teuhidit”...etj.
5
Hyrje
Lavdërimi i përket Allahut, Atij që thotë në
Librin e Tij:
“Ne kemi caktuar për çdo popull
rregulla fetare, sipas të cilave ata shkojnë,
prandaj mos lejo kurrsesi (o Muhamed) që të
diskutojnë me ty për atë çështje. Dhe thirri
te Zoti yt! Sigurisht që ti je në rrugë të drejtë.
Nëse ata grinden me ty, thuaju: “Allahu e di
më së miri atë që bëni ju. Ai do të gjykojë në
Ditën e Kiametit për kundërshtitë që keni
pasur ndërmjet jush.” 1
Lavdërimi i përket Atij, që gjithashtu thotë: “A
nuk i mjafton Allahu robit të Vet?! Ata të
frikësojnë ty me zota të tjerë, përveç Tij.”2
Atë që Allahu e shpie në humbje, nuk mund ta
udhëzojë kush.
Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër veç Allahut, të vetëm
e të pashoq. Prej kësaj dëshmie të dalë nga zemra
e mbrujtur me njësimin e Zotit, mësoj veprat dhe
fjalët që e kënaqin Allahun dhe i pëlqejnë Atij.
Dëshmoj po ashtu se Muhamedi është robi i
Zotit dhe i Dërguari i Tij, i zgjedhuri dhe miku i
Zotit. Ai ishte përgëzuesi dhe paralajmëruesi që
u dha sihariq njerëzve dhe i qortoi ata, u ligjëroi
dhe u mësoi atyre të vërtetën. Lum ai që kapet pas
Sunnetit të tij dhe pason gjurmët dhe udhëzimin
e tij. Bekimet dhe uratat e Allahut qofshin për të,
1 Sure El-haxh: 67-69.
2 Sure Ez-zumer: 36.
6
familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që ecën në
shtegun e tyre deri në Ditën e Kiametit.
Vëllezër! Lutjuni Allahut t’ju ruajë nga fitnet
(sprovat, ngatërresat) që shkatërrojnë fenë,
mendjen dhe trupin, që prishin çdo gjë të mirë!
Lutjuni Allahut t’ju ruajë prej tyre, sepse
asnjëherë nuk ka të mira nga fitnet!
Profeti (salallahu alejhi ue selem) shpesh i lutej
Allahut që ta ruante nga fitnet dhe paralajmëronte
për rrezikun e tyre.
Imam Buhariu në librin e tij, kapitullin që flet
për fitnet, e ka filluar me ajetin: “Ruajuni një sprove
(fitne) që nuk cënon veçse ata që kanë vepruar
në mënyrë të padrejtë ndaj jush”, dhe me atë se
si i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem)
paralajmëronte për rrezikshmërinë e fitneve.
Fitnet kur vijnë, nuk dëmtojnë vetëm të padrejtin,
por të gjithë. Kur ato shfaqen, nuk lënë vend të
dëgjohen fjalët e të mençurve. Ne e kemi si detyrë
që të paralajmërojmë për rrezikun e tyre, që para se
ato të ndodhin. Të largohemi sa më shumë të jetë e
mundur nga çdo gjë që na afron me fitnet. Një nga
shenjat para Ditës së Kiametit është edhe shtimi
i fitneve, siç na përcillet në një thënie të Profetit
(salallahu alejhi ue selem), ku thotë: “Do të afrohet
koha (kiameti), pakësohet puna, mbizotërojë
koprracia dhe do të shtohen fitnet3.” Fitnet kur
shfaqen, sjellin me vete probleme dhe telashe të
atilla, që tregojnë për afrimin e Ditës së Kiametit
dhe Lajmëtari i Allahut nga dhembshuria që kishte
për ne, na paralajmëroi të ruheshim nga to.
Allahu i Madhëruar na ka paralajmëruar për
rrezikun e fitneve në fjalën e Tij: “Ruajuni një
3 Transmeton Buhariu.
7
sprove (fitne) që nuk cënon veçse ata që
kanë vepruar në mënyrë të padrejtë ndaj
jush”’4
Ibn Kethiri në komentin e këtij ajeti thotë: Ky ajet,
edhe pse u drejtohet shokëve të Profetit (salallahu
alejhi ue selem), vlen për të gjithë muslimanët, sepse
vazhdimisht Profeti (salallahu alejhi ue selem)
paralajmëronte që të ruheshin prej fitneve.
El-Alusi, një tjetër komentues i Kur’anit, thotë:
Fitnia në ajetin “Ruajuni një sprove (fitne)
që nuk cënon veçse ata që kanë vepruar
në mënyrë të padrejtë ndaj jush!”, është
komentuar në mënyra të ndryshme, si për shembull:
“Lënia pas dore e urdhërimit për të mira dhe
ndalimit nga e keqja, përçarja dhe divergjencat,
moskritika ndaj shfaqjes së bidatit, etj.” Më pas
shton: “Çdonjëra ka vlerë sipas kohës së saj.”
Pra, në kohën e divergjencave dhe përçarjeve
duhet ta paralajmërojmë njëri-tjetrin me ajetin
që përmendëm më lart. Ruajuni këtyre, pasojat e
të cilave nuk prekin dhe as kufizohen vetëm tek
ata që kanë bërë padrejtësi, por i prekin të gjithë.
Ndaj dëshirojmë që t’jua kujtojmë këtë gjë, sepse
shohim se kemi një rizgjim të mbarë islam, i cili
fton për te feja e Allahut dhe adhurimi i vetëm i
Tij. Është detyra jonë t’i kujtojmë vetes dhe gjithë
të tjerëve që t’i përkushtohemi dijes së dobishme,
besimit të të parëve të mirë dhe doktrinës së Ehli
Sunneh uel Xhemah.
Ky është një rizgjim i bekuar, i cili shpresojmë
të bëhet flamurtar i përhapjes së fesë së Allahut,
e që njerëzit ta duan, t’i kthehen fesë e të kapen
fort pas saj, ashtu siç shpresojmë që kjo lëvizje të
4 Sure El-enfal:25.
8
qëndrojë e palëkundur mbi themelet e një dijeje të
dobishme.
E shoh si detyrë t’u transmetoj këtyre të rinjve
dhe t’u shpjegoj atë që kam mësuar prej dijetarëve
të Ehli Sunneh uel Xhemah, të mbështetur në
fjalët e Allahut dhe të Profetit (salallahu alejhi ue
selem).
S’ka dyshim se nëse fitnet nuk vihen në qendër
të vëmendjes dhe nuk merren parasysh pasojat
e tyre, në të ardhmen kemi për t’u përplasur me
situata mjaft të këqija. Kuptohet, këto situata të
padëshiruara që kalon shoqëria, do të vijnë nëse
njerëzit e dijes nuk do t’i shohin me një sy realist e
të drejtë, në njohjen e vërtetë të problemeve që ato
shfaqin. Njohja do t’u jepte mundësi që të vepronin
sa më mirë në të tilla momente fitnesh, ashtu siç do
të dëshironte Allahu dhe i Dërguari i Tij (salallahu
alejhi ue selem).
Parimet dhe kriteret duhet të ruhen patjetër,
sepse me anë të tyre çdo njeri është në gjendje të
ruajë veten nga gabimet e mundshme, nëse do
të ndjekim parimet ligjore të fesë dhe rregullat
praktike (të jetës), do të mjaftohemi me to dhe nuk
do t’i kalojmë kufijtë e tyre. Kështu pa dyshim do të
arrijmë mjaft të mira, pas të cilave nuk do të bëhemi
kurrë pishman, - në dashtë Allahu. Për këtë arsye,
për çdo çështje duhet të njihen parimet përkatëse,
që çdokush të ketë mundësi të ruajë veten e tij e të
mos bëhet pre e diçkaje që nuk ia di përfundimin,
nëse është e mirë apo jo.
Në mënyrë të detyrueshme, ne duhet t’u
përmbahemi parimeve dhe rregullave, të cilat i
kemi trashëguar prej dijetarëve të Ehli Sunneh uel
Xhemah.
Por ç’kuptojmë me fjalën rregull dhe parim?
9
Parimi (kaide) është një ide themelore, tek
i cili kthehemi për të gjykuar çështje të llojeve të
ndryshme.
Kriteri (dabit) është një rregull, sipas të cilit
jepet gjykimi për diçka dhe bëhet vlerësimi i
problemeve të një lloji të ngjashëm e të vetëm.
Ne e kemi për detyrë që t’i njohim dhe
përvetësojmë këto parime dhe rregulla të Ehli
Sunnetit, siç na këshillon edhe Profeti (salallahu
alejhi ue selem) kur u drejtohej sahabëve: “Ai që do
të jetojë gjatë prej jush, do të shohë mosmarrëveshje
të shumta, prandaj kapuni pas Sunnetit tim dhe
Sunnetit të Kalifëve të drejtë e të udhëzuar që do
të vijnë më pas. Shtrëngohuni fort pas tyre me
dhëmballë!”5
Pas vdekjes së Profetit (salallahu alejhi ue
selem), sahabët hasën në mosmarrëveshje dhe
shpëtuan vetëm sepse u përmbaheshin parimeve të
qarta, me të cilat vepronte Profeti (salallahu alejhi
ue selem) dhe Kalifët e drejtë pas tij.
Dobitë që përftohen nga zbatimi
i këtyre rregullave
E para: Duke iu përmbajtur parimeve dhe
rregullave, arrijmë të ruajmë një përfytyrim të
drejtë për gjërat dhe në pajtim me normat e fesë.
Këto rregulla dhe parime e vënë nën kontroll
përfytyrimin e një muslimani, që të mos bjerë
ndesh me fenë e tij.
Është mëse e ditur që nëse një musliman e
përfytyron një çështje pa u bazuar te parimet dhe
5 Transmeton Ebu Daudi.
10
rregullat e fesë, mendja do t’i shkojë larg dhe do të
hallakatet në veprimet e tij, të cilat mund të jenë
me pasoja për veten, familjen dhe popullin e tij. Që
këtu e kuptojmë rëndësinë që ka po t’u përmbahemi
këtyre rregullave dhe parimeve, të cilat e drejtojnë
muslimanin në një të menduar dhe të vepruar të
drejtë, në pajtim me fenë e tij.
E dyta: Duke iu përmbajtur këtyre rregullave,
muslimani ruhet nga gabimet. Nëse një musliman
do të shkojë pas mendjes dhe opinionit të tij,
sidomos në raste fitnesh, pa iu përmbajtur parimeve
dhe rregullave të Ehli Sunneh uel Xhemah, nuk
ka siguri se nuk do të gabojë. Gabimi mund të
rezultojë me pasoja të hidhura, për shkak se mund
të përshkallëzohet dhe degëzohet së tepërmi. E pra,
nëse u përmbahemi këtyre rregullave, do të ruhemi
nga gabimet. Pse? Kush i formuloi këto rregulla
dhe parime?
Këto parime dhe rregulla janë formuluar nga
“Pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit”, në përputhje
me argumentet, dhe kushdo që pason argumentin
dhe ndjekësit e Sunnetit dhe Xhematit, nuk do të
bëhet kurrë pishman.
E treta: Një tjetër dobi që vjen si rezultat i
praktikimit të këtyre rregullave, është edhe ruajtja
e muslimanit nga gjynahet. Nëse do të shkosh
pas mendjes tënde që të duket e drejtë, pa marrë
parasysh këto rregulla dhe parime, ti nuk je i
sigurt se nuk do të biesh në gjynah. Nëse shkon
pas mendimit tënd, që të duket i drejtë, nuk e di se
ç’pasoja mund të të lënë në të ardhmen fjalët apo
veprat e tua. Nëse do të veprosh sipas bazave dhe
rregullave të përgjithshme të fesë, të nxjerra nga
11
argumentet përkatëse, me shpresë të Zotit do të
shpëtosh nga gjynahet dhe Allahu i Madhëruar ka
për të të falur, sepse i je përmbajtur argumentit. Nuk
ka gjë më të mirë sesa t’i përmbahesh Shpalljes.
Nga këto tri dobi që përmenda, kuptojmë rëndësinë
dhe domosdoshmërinë që ka po t’u përmbahemi
këtyre parimeve dhe rregullave, të cilat do t’i
shpjegojmë më pas.
Këto parime dhe rregulla janë nxjerrë nga dy lloj
argumentesh:
E para: Parimi apo rregulli është përmendur
drejtpërdrejt në Kur’an ose në Sunnet dhe pasuesit
e Sunnetit dhe Xhematit i kanë marrë për bazë këto
argumente.
E dyta: Rregullat janë marrë nga Sunneti praktik,
me të cilin kanë vepruar shokët e Profetit (salallahu
alejhi ue selem). Shokët e Profetit (salallahu alejhi
ue selem), ata që erdhën pas tyre dhe imamët e
nderuar të Sunnetit dhe Xhematit, kanë pasur
edhe një histori praktike në rastet kur shfaqeshin
fitne. Ata në mënyrë praktike iu përmbajtën këtyre
parimeve dhe rregullave të bazuara në argumente.
Pra, nuk kemi arsye për të devijuar dhe për të na
marrë koka erë, nëse ndjekim historinë e tyre dhe
bazohemi tek argumentet që ata i zbatuan në jetën
praktike.
Kjo është një mëshirë dhe mirësi e Allahut ndaj
nesh, që na ka lënë shembuj për t’i pasuar. Shpesh
duhet të kthehemi për t’u konsultuar dhe marrë
mendimin e dijetarëve të Sunnetit dhe Xhematit,
sepse e njohin fenë dhe parimet e përgjithshme
12
madhore të saj, siç njohin edhe rregullat praktike
që të ruajnë nga gabimet dhe devijimet.
Pra, edhe një herë bëhet i qartë detyrimi që kemi
për t’iu përmbajtur këtyre rregullave dhe parimeve
që do të përmend më pas, rëndësisë dhe dobisë që
ato kanë për vete dhe shoqërinë ku jetojmë.
Lum për atë që shkon pas një të udhëzuari! Lum
për atë që shkon pas argumenteve! Lum për atë,
sepse kurrë pas kësaj nuk do të pendohet!
13
RREGULLI I PARË
Gjëja e parë që duhet të kesh parasysh kur
shfaqen fitnet apo ndryshojnë situatat, është të
jesh i butë, i panxituar dhe i vetëpërmbajtur. Mos
u nxito!
Ky është një rregull i rëndësishëm: të jesh i butë, i
panxituar dhe i vetëpërmbajtur.
Tri cilësi:
E para është butësia (rifk). Profeti (salallahu
alejhi ue selem), siç transmetohet në një hadith
autentik, thotë: “Nëse butësia gjendet diku, ajo e
zbukuron atë dhe nëse largohet, e shëmton atë 6.”
Dijetarët duke komentuar këtë hadith, thonë se
fjalët këtu janë përgjithësuese, ndaj butësia përfshin
çdo gjë. E pra, butësia në të gjitha rastet është e
lavdëruar. Kjo që thashë, është përmendur edhe
në një tjetër hadith autentik të Profetit (salallahu
alejhi ue selem), ku thotë: “Allahu e do butësinë në
çdo çështje7.” Këto fjalë Profeti (salallahu alejhi ue
selem) ia tha Aishes së ndershme dhe po kështu e
ka titulluar edhe imam Buhariu kapitullin ku ka
cituar këtë hadith.
Në çdo çështje duhet të jesh i butë dhe i qetë,
e mos ji i dhunshëm. Pas butësisë asnjëherë nuk
do të bëhesh pishman. Kudo që ndodhet butësia,
e zbukuron atë, i zbukuron mendimet, qëndrimet,
ndjenjat, gjykimet... Ndaj ji i qetë dhe mos u nxito,
mos shko pas atyre që nxitohen, por tregohu i
qetë dhe zbato hadithin e Profetit tënd (salallahu
6 Transmeton Muslimi, kapitulli: Mirësia e butësisë.
7 Transmeton Buhari, kapitulli: Butësia në çdo çështje.
14
alejhi ue selem): “Nëse butësia gjendet diku, ajo
e zbukuron atë!” Kapu pas së bukurës dhe pas të
mirës dhe ruaju nga e shëmtuara që largon nga
fjalët dhe veprat e tua butësinë dhe qetësinë!
E dyta është mosnxitimi (enat). Profeti (salallahu
alejhi ue selem) i tha Eshexh Abdulkajsit: “Ti ke dy
cilësi, të cilat i pëlqen Allahu dhe i Dërguari i Tij:
vetëpërmbajtjen dhe mosnxitimin8.”
Maturia është një virtyt i lartë, ndaj edhe Allahu
në Librin e Tij thotë: “Njeriu mallkon në të
keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë, vërtet
që njeriu është i nxituar9.”
Dijetarët, duke komentuar këtë ajet, thonë
se këtu kemi të bëjmë me një kritikë për njeriun,
sepse është i nxituar. Kjo është një cilësi e keqe për
të gjithë ata që e kanë, ndaj edhe Profeti (salallahu
alejhi ue selem) nuk ishte një njeri i nxituar.
E treta është vetëpërmbajtja (hilm). Vetëpërmbajtja
është një cilësi e lavdëruar, sidomos në raste fitnesh.
Nëpërmjet saj dhe maturisë, njeriu mund t’i shohë
gjërat ashtu siç janë, mund t’i shohë në mënyrë realiste.
Në librin e Muslimit na tregohet se El-musteurid
el-kurejshi ndodhej me Amr ibn Asin dhe i pari
tha: Kam dëgjuar se i Dërguari i Allahut (salallahu
alejhi ue selem), ka thënë: “Kur të bëhet Kiameti,
romakët do të jenë njerëzit më të shumtë.”
Amr ibn El-Asi i tha: Shiko se çfarë po thua!
Dhe ai iu përgjigj: Çfarë të keqe ka që të them
atë që ka thënë i Dërguari i Allahut (salallahu
alejhi ue selem)?
8 Transmeton Muslimi nr.24.
9 Sure El-isra:11.
15
Atëherë Amri: Nëse është kështu, atëherë kjo
vjen ngase romakët kanë katër cilësi. E para, ata
janë njerëzit më të vetëpërmbajtur në rast fitnesh.
E dyta, janë njerëzit që përmenden më shpejt pas
një fatkeqësie...
Amri përmendi të katër cilësitë dhe u shtoi atyre
edhe një të pestë.
Dijetarët, duke komentuar këtë thënie, janë
shprehur se Amr ibn El-As nuk kërkon që të
lavdërojë romakët, jomuslimanët. Jo! Ai do t’u
sqarojë muslimanëve se arsyeja pse romakët do
të jenë dhe mbesin njerëzit më të shumtë kur
të bëhet Kiameti, është se ata kur ndodhin fitne,
janë njerëzit më të vetëpërmbajtur. Pra, ata kanë
aq maturi dhe vetëpërmbajtje, sa t’i shohin dhe t’i
trajtojnë gjërat me qetësi, që të ruajnë veten dhe
shoqërinë e tyre.10
Ky është një sqarim i rëndësishëm, sepse
Profeti (salallahu alejhi ue selem) na informoi se
Kiameti nuk do të bëhet derisa romakët të jenë
njerëzit më të shumtë. Pse?! Amri tha: “sepse ata
kanë katër cilësi...” E para, e cila na intereson
edhe neve këtu, është se ata janë njerëzit më të
vetëpërmbajtur në raste fitnesh. Pra, kur shfaqen
fitnet, tregohen të vetëpërmbajtur, nuk nxitohen
dhe nuk irritohen, për të ruajtur shoqërinë e
tyre të krishterë nga vrasjet dhe trazirat. Ata
janë të vetëdijshëm se nëse plasin trazira, do të
shfarosen. Ndaj për shkak të kësaj cilësie që kanë,
ata do të mbeten njerëzit më të shumtë derisa të
bëhet Kiameti.
10 Ky koment, në mënyrë të përmbledhur, është marrë
nga Es-senusi dhe El-ubeji në komentin e tyre të Sahih
Muslimit.
16
Unë habitem se si nuk e përvetësojmë një cilësi
të tillë kaq të mirë që e kanë këta njerëz! Ndërkohë
që na takon të jemi më të mirë se gjithë të tjerët.
Maturia dhe vetëpërmbajtja janë të lavdëruara
në çdo çështje, sepse këto cilësi të ndriçojnë
mendjen në raste fitnesh dhe tregojnë mençurinë
dhe largpamësinë e njeriut.
Ky është edhe rregulli i parë, të cilit i janë
përmbajtur pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit, kur
shfaqen fitnet dhe pështjellohen situatat.
17
RREGULLI I DYTË
Nëse shfaqen fitne dhe pështjellohen situatat, mos
gjyko për asgjë që ka të bëjë me fitnen, derisa
të kesh një përfytyrim të plotë dhe të qartë të asaj
që ndodh, duke zbatuar kështu rregullin që thotë:
Gjykimi ndaj një gjëje vjen pas përfytyrimit të saj.
Këtij rregulli i janë përmbajtur të gjithë njerëzit
e mençur para dhe pas Islamit. Ne si argument për
të kemi librin e Allahut që thotë: “Mos shko pas
diçkaje, për të cilën nuk ke dijeni11!” Pra, për
gjërat që nuk i di dhe nuk ke një panoramë të qartë
për to, mos fol! E aq më keq të bëhesh i pari në to
apo të të vijnë të tjerët nga pas e të bëhesh gjykatës.
“Gjykimi ndaj një gjëje vjen pas përfytyrimit
të saj”
Këtë rregull njerëzit e zbatojnë në çështjet e
rëndomta të tyre dhe në mjaft probleme të
ndryshme. Mendja njerëzore patjetër duhet t’i
përmbahet një rregulli të tillë dhe asnjë veprim nuk
është i drejtë në rast të kundërt. Nëse njeriu nuk
i përmbahet një rregulli të tillë, pa dyshim që do
të gabojë. Feja e njeh dhe e urdhëron këtë rregull
mjaft qartë. Po jap disa shembuj: Nëse do të pyes
ndonjërin prej jush se çfarë gjykimi jep Islami për
shitjen el-murabaha (fitimprurëse), ky mund të
thotë se fitimi është i lejuar dhe feja nuk e ndalon
atë, ndaj edhe shitja el-murabaha është e lejuar.
Ndërkohë që gjykimi i tij është i gabuar, sepse
ky njeri nuk ka pasur një përfytyrim të qartë se
11 Sure El-isra: 36.
18
çfarë kuptohet me fjalën shitje el-murabaha. Ai
ka menduar se el-murabaha do të thotë fitimi që
nxirret nga shitja dhe kështu nga ky përfytyrim i
gabuar edhe gjykimi fetar doli i gabuar.
Një gjykim fetar duhet të bazohet mbi një
përfytyrim të saktë. El-murabaha është një lloj
shitjeje që nuk lejohet dhe që përdoret nga disa
banka islamike dhe joislamike, si hile për të fshehur
fajden. Kjo shitje bazohet në autorizimin e dikujt
tjetër dhe pas autorizimit vendoset një premtim i
detyruar për t’u kryer. Autorizuesi është i detyruar
t’i përmbahet premtimit që i ka bërë të autorizuarit
të tij dhe kjo nuk lejohet me fe, ndaj dhe shitja elmurabaha
nuk lejohet.12
Një shembull tjetër që sqaron rregullin “Gjykimi
ndaj një gjëje vjen pas përfytyrimit të saj”. Nëse
do të pyes ndonjërin prej jush: Çfarë gjykimi ka për
grupimin dëshmitarët e Jehovait?
Nëse ndonjëri ka njohuri, do të thotë se çfarë
grupimi është dhe cili është gjykimi i Islamit për
të. Por ndonjëri mund të thotë se nuk e ka idenë
se çfarë është ky grupim dhe nuk ka dëgjuar për të
më parë. Në këtë rast nuk je në gjendje të gjykosh
nga ana fetare, sepse nuk ke një përfytyrim për
këtë grupim se çfarë është dhe se ç’parime ka, a
është një grupim islam, i krishterë apo çifut13. Pra,
12 Për ta sqaruar më tepër këtë lloj shitblerjeje, po japim
një shembull: Një person do të blejë një mall të caktuar,
por duke mos pasur mundësi, e kërkon këtë nga banka, së
cilës i premton dhe i ngelet peng, i detyruar që t’i paguajë
asaj me këste një shumë më të madhe sesa ajo me të cilën
banka e ka blerë mallin. (sh.përkth)
13 Ky material është shkruar vite më parë dhe në një
vend ku nuk ekzistojnë dëshmitarët e Jehovait.
(sh.përkth)
19
mund të japësh një gjykim për të, vetëm pasi ta
kesh njohur.
Një gjykatësi, myftiu apo një personi që flet për
çështjet e fesë, që të ruajë veten nga gjynahet, të
drejtat e muslimanëve dhe të mos flasë në emër të
Zotit pa dije, i duhet të dijë dy gjëra:
E para: Të ketë një përfytyrim të plotë dhe të
qartë për çështjen në fjalë, që të mos i ngatërrohet
me ndonjë çështje tjetër. Ndodh që çështjet
të ngatërrohen për shkak të ngjashmërisë dhe
afërsisë që mund të kenë dhe kështu, gabimisht
me mendjen tënde, mund të zhvendosesh tek ajo e
rrjedhimisht do të gabosh në gjykim.
E dyta: Të njohësh vendimin e Allahut dhe të të
Dërguarit të Tij për këtë çështje dhe jo për ndonjë
çështje tjetër të ngjashme me të.
Nëse kjo u bë e qartë, këtu lind një pyetje e
rëndësishme: Si mund ta arrij unë një përfytyrim
të tillë? Si mund të kem një pamje të qartë për këtë
çështje dhe nga kush mund ta marr këtë përfytyrim?
Çështjet shpeshherë janë të paqarta dhe ngjajnë
me njëra-tjetrën, ndërsa për disa të tjera nuk do të
gjej njeri të m’i bëjë të qarta ashtu siç duhet.
Përgjigjja për këtë është se përfytyrimi mbi të cilin
bazohet edhe një vendim i fesë, është ai që vjen:
1. Nga ai që e kërkon fetvanë (gjykimin e fesë).
Ky person është ai që përjeton një realitet të
caktuar, e nëse pyetet dhe e shpjegon çështjen, nga
kjo përftohet përfytyrimi i kërkuar. Ai që jep fetva,
e jep këtë në bazë të përfytyrimit që i ka dhënë
kërkuesi i saj.
2. Nga muslimanë të drejtë e të paanshëm, të
përpiktë dhe të besueshëm, të tillë që i përcjellin
20
lajmet pa gabime. Nëse nuk do të jenë të tillë, do të
gabojmë edhe në gjykimin e një çështjeje tjetër. E
pra, patjetër që përcjellësi duhet të jetë i drejtë dhe
i përpiktë në këtë çështje.
Në raste fitnesh dhe situata trazirash p.sh., nuk
lejohet të marrim për bazë fjalët e jobesimtarëve.
Ata mund të përmendin përfytyrimin dhe analizat e
tyre në ndonjë stacion apo revistë çfarëdo. Nga ana
fetare nuk lejohet të bazojmë mbi të një vendim të
fesë, pasi një vendim i tillë duhet të bazohet vetëm
nga përcjellja e një muslimani të drejtë dhe të
përpiktë.
Hadithet e Profetit (salallahu alejhi ue selem)
nuk pranohen nga kushdo që i tregon ato, por
vetëm në rastet kur zinxhiri i transmetimit (isnadi)
nga fillimi deri në fund përbëhet nga transmetues
të drejtë dhe të përpiktë. Nëse në zinxhirin e
transmetimit gjendet një njeri i prishur (fasik),14
pra me moral jo të mirë islam apo ndonjë që nuk
është i përpiktë dhe i ngatërron gjërat, nga ky
person hadithi nuk pranohet dhe nuk merret si
bazë për të nxjerrë një gjykim fetar. Pra, është e
domosdoshme që të zbatohet me kujdes një rregull
i tillë.
Nëse do ta përmbledhim, mund të themi se
rregulli që thotë: “Gjykimi ndaj një gjëje vjen pas
përfytyrimit të saj’, në thelb të tij ka përfytyrimin,
i cili mund të konsiderohet i drejtë nga ana fetare,
vetëm nëse vjen nga një musliman i drejtë dhe i
përpiktë ose ka të bëjë me vetë atë që e kërkon
fetvanë, edhe në qoftë fasik.
14 Me termin fasik, sipas fesë, konsiderohet ai person që
kryen gjynahe të mëdha ose nuk u ndahet gjynaheve të
vogla. (sh.përkth)
21
RREGULLI I TRETË
Muslimani duhet të jetë në çdo rast i drejtë
dhe i paanshëm.
Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Kur të
flisni, thoni të vërtetën qoftë edhe për të
afërmit tuaj15!” dhe “Të mos ju nxisë urrejtja
ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni
të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë
dhe frikësojuni Allahut16!”
Kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe
është sqaruar në mënyrë të plotë nga ana e fesë.
Është e domosdoshme që të mbahet drejtësia në
çdo gjë që thuhet dhe gjykohet. Një njeri që nuk
tregohet i drejtë në fjalët dhe gjykimet e tij, nuk e
ka ndjekur fenë aq sa të ketë shpresë për shpëtim.
Ç’do të thotë drejtësi? Ç’do të thotë të jesh i
paanshëm sipas këtij rregulli?
Do të thotë që të marrësh në shqyrtim të mirat
dhe të këqijat, anën që të pëlqen dhe atë që nuk
të pëlqen dhe pasi t’i peshosh të gjitha së bashku,
mund të gjykosh. Të jesh i bindur se marrja
parasysh e të dyja anëve së bashku, të ruan që të
mos i atribuosh fesë, Allahut të Lartësuar apo edhe
ndonjë ligji të Tij në natyrë, një gjykim të padrejtë,
gjë që bie ndesh me drejtësinë e urdhëruar nga
vetë Allahu.
Pra, është e domosdoshme që të ballafaqohen
në mendje të mirat dhe të këqijat, të bukurat dhe të
shëmtuarat, në mënyrë që të arrihet në një gjykim
15 Sure El-en’am: 152.
16 Sure El-maide: 8.
22
sa më të drejtë fetar. Kështu edhe me përfytyrimin,
fjalët, të kuptuarit dhe opinionet e tua në raste
fitnesh, do të jesh i shpëtuar, inshallah.
Ky rregull është shumë i rëndësishëm dhe
duhet që patjetër të praktikohet, sepse ai që nuk i
përmbahet këtij rregulli, do të bëhet i njëanshëm dhe
zemrën do t’ia pushtojnë trillet. Më e keqja është se
ai mund të bëhet shkak që edhe të tjerët t’i shkojnë
nga pas e kështu do të përfshihet nga fjala e Profetit
(salallahu alejhi ue selem): “Ai që fut në Islam diçka
të keqe, mbi të do të bjerë gjynahu i saj dhe i atyre
që e bëjnë atë deri në Ditën e Kiameti17.”
Fatkeqësia më e madhe ndodh atëherë kur këtë
veprim të gabuar e kryen një njeri që shihet si i
ditur dhe në rrugë të drejtë, sepse veprimet e tij i
pasojnë njerëzit e paditur dhe ata gjysmë të ditur.
Siç edhe kuptohet, është mëse e domosdoshme
që t’i përmbahemi këtij rregulli në të gjitha çështjet
tona dhe kush u shpëton pasioneve pa krye, Allahu
do ta shpëtojë në këtë botë dhe në tjetrën.
17 Transmeton Muslimi, Nesaiu etj.
23
RREGULLI I KATËRT
Një parim tjetër, të cilit duhet t’i përmbahemi,
është urdhri që na jep Allahu në këtë ajet: “Të
gjithë mbahuni fort prej litarit të Allahut
dhe mos u përçani18!”
Profeti (salallahu alejhi ue selem) e ka shpjeguar
këtë ajet duke thënë: “Ju e keni për detyrë të jeni të
bashkuar me xhematin dhe ruajuni përçarjes19.” Po
kështu, edhe në një hadith tjetër Profeti (salallahu
alejhi ue selem) thotë: “Bashkësia është mëshirë,
ndërsa përçarja është ndëshkim20.”
Përçarja me të gjitha llojet e saj: në opinione,
në fjalë dhe në vepra është ndëshkim, me të cilin
Allahu dënon ata që i kanë devijuar urdhrit të Tij
dhe nuk kanë ndjekur udhëzimin e Tij.
Për këtë arsye, ai që i përmbahet xhematit të
Ehli-Sunetit dhe pason imamët e dijetarët e tyre,
i është përmbajtur Allahut. Ai që ndahet prej tyre,
nuk ka siguri se nuk do të bëhet pjesë e përçarjes
dhe se nuk do të vuajë ndonjë formë ndëshkimi të
Allahut në këtë botë. E lusim Allahun e Lartësuar
të na ruajë ne dhe vëllezërit tanë nga kjo e keqe!
Profeti tha: “Bashkësia është mëshirë, ndërsa
përçarja është ndëshkim.” Bashkësia në të gjitha
format dhe karakteristikat e saj, nëse kapet pas
udhëzimit dhe së vërtetës, është mëshirë, me të
cilën Allahu mëshiron robërit e tij. Ndërsa përçarja
është ndëshkim, nga e cila kurrë nuk vijnë të mira.
18 Sure Ali Imran:103.
19 Transmeton Tirmidhiu e Ahmedi dhe është sahih.
20 Transmeton Abdullah ibn Ahmed në Zeuaid Musned
dhe është sahih, shih Es-sahiha nr.667.
24
Ndaj edhe Allahu, pasi përmendi ajetin: “Të gjithë
mbahuni fort prej litarit të Allahut dhe mos
u përçani!”, e vijoi me ajetin tjetër që thotë: “Le
të dalë prej jush një grup që të thërrasë për
në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e
të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta
njerëz do të jenë të shpëtuarit.” Dhe më pas
tha: “Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën
provat e qarta, u përçanë dhe u grindën.
Për këta do të ketë dënim të madh.”
Për ata që janë përçarë me fjalë dhe me vepra, pasi
u kanë ardhur prova të qarta dhe udhëzimi, nuk ka
siguri se nuk do të devijojnë, nuk ka siguri se nuk do të
kenë mosmarrëveshje dhe nuk ka siguri se nuk do të
dalin nga rruga e drejtë. Ndaj është e domosdoshme
që t’i përmbahemi bashkësisë së pasuesve të Sunnetit
dhe Xhematit dhe fjalëve të tyre, gjithashtu të mos u
largohemi parimeve, rregullave dhe gjithçka që kanë
përcaktuar ata. Këta dijetarë i njohin bazat e pasuesve
të Sunnetit dhe Xhematit dhe shumë argumente
fetare, të cilat shumë nga njerëzit që pretendojnë se i
dinë, nuk i dinë. Kjo sepse këta dijetarë e kanë dijen të
qëndrueshme, vlerësimet e sakta dhe kanë mençuri e
përvojë të madhe.
Shiko se ç’ka bërë Abdullah ibn Mes’udi
(radijallahu anhu) kur ka qenë në Haxh me
Othmanin (radijallahu anhu).
Othmani e falte namazin të pashkurtuar, në Mina
falte katër rekate, ndërsa Sunnet është që të falen
të shkurtuara namazet me katër rekate, pra me nga
dy rekate. Por Othmani, sipas një mendimi të tij
të interpretuar nga ana fetare, falte katër dhe Ibn
Mes’udi thoshte: Sunneti i Muhamedit (salallahu
alejhi ue selem) është që të falen në Mina dy rekate
për çdo namaz katërsh dhe jo ndryshe.
25
Ibn Mes’udit iu drejtuan dhe i thanë: Ti e thua
këtë, ndërkohë që vetë falesh pas Othman ibn
Afanit me katër rekate! Pse e bën këtë?!
Ai i tha: O njeri, kontradikta është e dëmshme21.
Dhe kjo sepse njerëz të tillë si ata i kishin kuptuar
drejtë parimet dhe rregullat, të cilat nëse dikush i
shkel, nuk ka siguri se nuk do të bëhet vetë pre e
fitnes dhe nuk do të tërheqë edhe të tjerët nga pas.
Ibn Mes’udi tha: Kontradikta është e dëmshme.
21 Transmeton Ebu Daudi dhe është sahih.
26
RREGULLI I PESTË
Nismat apo organizimet që ndërmerren kur
ndodhin fitne, qofshin këto nisma shtetesh
apo thirrësish, muslimani duhet t’i vlerësojë me
peshoren e saktë të fesë, me kriteret e pasuesve të
Sunnetit dhe Xhematit. Ai që i mat gjërat me këtë
peshore, pa dyshim që vlerësimi i tij do të jetë i
drejtë dhe i paanshëm, i ngjashëm me përshkrimin
që Allahu i bën peshores së Tij: “Dhe në Ditën
e Kiametit, Ne do të vendosim peshore
të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë
padrejtësi22.”
Edhe pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit kanë
kritere të drejta, me të cilat vlerësojnë çështjet,
mendimet dhe situatat. Këto kritere, siç sqarohen
nga imamët dhe dijetarët pasues të Sunnetit dhe
Xhematit, ndahen në dy grupe:
Grupi i parë: Kritere që ndajnë Islamin
nga kufri, pra që vlerësojnë se sa i saktë është
pretendimi se kjo ide, njerëz dhe grupe i përkasin
Islamit apo jo.
Shumë nisma që ndërmerren i atribuohen
Islamit, ndaj ato duhen peshuar drejt. Nëse
janë në përputhje me islamin, atëherë për ta do
të rezultojnë gjykime fetare, të cilave duhet t’u
përmbahemi duke iu bindur kështu urdhrave të
Allahut dhe të të Dërguarit të Tij.
Grupi i dytë: Kritere me të cilat vlerësohet se
sa i plotë është islami i një njeriu, grupi apo ideje
dhe sa i mangët është ai. Vlerësohet ndjekja e drejtë
e Islamit nga ndjekja jo e drejtë e tij.
22 Sure El-enbija:47.
27
Pra nga vlerësimet e grupit të parë dallohet
besimi nga mosbesimi, imani nga kufri. A është kjo
ide, teori apo organizëm që ngrihet në Islam apo
jo? Ndërsa nga vlerësimet e grupit të dytë dallohet
nëse një ide, teori apo organizëm është i drejtë dhe
i udhëzuar ashtu siç dëshiron Allahu dhe i Dërguari
i Tij apo ka mangësi.
Nëse pas kësaj gjërat bëhen të qarta, si rrjedhim
do të kemi edhe gjykime të caktuara të fesë, të
cilave duhet t’u përmbahemi.
Për sa i përket grupit të parë, me të cilin dallohet
Islami nga kufri, kemi tri kritere:
Kriteri i parë: Të shikohet nëse ata që ndërmarrin
një nismë në emër të Islamit, janë zbatues të
teuhidit apo jo? Nën këtë organizëm adhurohet
vetëm Allahu dhe zemrat i drejtohen plotësisht
vetëm Atij, apo adhurimi u drejtohet edhe të tjerëve
veç Allahut?
Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo populli Ne i
çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni
Allahun dhe shmangni idhujt 23”, dhe përsëri
Ai thotë: “Atyre që u japim pushtet në tokë,
kryejnë faljet, japin zekatin, urdhërojnë
kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë
atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është
fundi i të gjitha çështjeve 24.”
Disa nga komentuesit e Kur’anit thonë se
shprehja urdhërojnë kryerjen e veprave
të mira, do të thotë urdhërojnë në teuhid, dhe
shprehja pengojnë atë që është e mbrapshtë,
23 Sure En-nahl: 36.
24 Sure El-haxh: 41.
28
do të thotë ndalojnë nga shirku, sepse e mira më
e madhe është teuhidi dhe e keqja më e shëmtuar
është shirku. Ky është pra edhe kriteri i parë.
Kriteri i dytë: Të shikohet se sa realizohet
dëshmia se Muhamedi është i dërguari i Allahut.
Një nga kushtet që kjo dëshmi të plotësohet, është
edhe të gjykuarit me ligjin dhe fenë të cilën ka
ardhur Muhamedi (salallahu alejhi ue selem).
Allahu i Lartësuar thotë: “Jo, për Zotin tënd,
ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë,
derisa të të marrin ty për gjykatës për
kundërshtitë mes tyre; e pastaj të mos
ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit
tënd dhe të të binden ty plotësisht25.”
Përsëri Ai thotë: “A mos kërkojnë ata
gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës?! E
kush është gjykatës më i mirë se Allahu për
njerëzit që besojnë bindshëm26?” dhe thotë:
“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka
shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë27.”
Nëse sheh një organizëm të ngritur, pasuesit
e të cilit gjykojnë me ligjin e Allahut në çështjet
e njerëzve, atëherë dije se ky organizëm është
islam. Kjo sepse pasuesit e tij gjykojnë me ligjin
e Allahut dhe kanë ngritur gjykata të sheriatit, të
cilat gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu. Askujt
nuk i takon të gjykojë ndryshe nga ajo që ka zbritur
Allahu apo të jetë i kënaqur me një gjykim, ndaj
të cilit as Allahu dhe as i Dërguari i Tij nuk janë të
kënaqur.
25 Sure En-nisa: 65.
26 Sure El-maide: 50.
27 Sure El-maide: 44.
29
Kriteri i tretë: Të shikohet nëse ka lejim të
harameve, dhe nëse ndodhin harame, a urrehen e
kritikohen?
Nëse shfaqet një gjë e ndaluar, për të cilën
është rënë dakord mes dijetarëve, atëherë kemi dy
qëndrime: e para, ose këtë gjë e shohin si të lejuar,
dhe kjo padyshim që është kufr, Zoti na ruajt, ose,
e dyta, nuk e shohin si të lejuar, por ajo gjendet dhe
ekziston. Ata që kanë ngritur këtë ide, e pranojnë
se ajo është e keqe dhe e ndaluar, pra nga këtu
kuptojmë që kjo nismë është islame dhe pasuesit e
saj janë muslimanë.
Këto janë edhe tri kriteret e grupit të parë që
janë sqaruar nga dijetarët dhe imamët tanë, Allahu
i mëshiroftë.
Grupi i dytë ka të bëjë me kriteret, me anë të
të cilave dallohet se sa i plotë apo i mangët është
islami i dikujt.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) e pranoi
Islamin dhe e zbatoi të gjithin, ashtu siç i erdhi nga
Allahu i madhëruar. Ai është i udhëzuari që merret
si pishtar i udhëzimit, prandaj e ndoqën kalifët e
drejtë që erdhën pas tij, Allahu qoftë i kënaqur prej
tyre. Por vitet rrodhën dhe pak nga pak zbatimi i
plotë i Islamit u rrallua deri në ditët tona, siç qe
shprehur edhe Profeti (salallahu alejhi ue selem):
“Çdo kohë që do të vijë më pas për ju, do të
jetë edhe më e keqe se ajo që shkoi, derisa
të takoni Zotin tuaj28.”
Kriteret në këtë rast janë të shohësh se si
realizohen çështjet e fesë. Si e realizon namazin?
28 Transmeton Buhariu.
30
Si e realizon ndalimin nga e keqja? Si e realizon
urdhërimin për të mira dhe ndalimin nga e keqja,
për sa u përket farzeve dhe ndalimit të harameve?
Sa më të plota apo të mangëta të jenë këto, aq edhe
i plotë apo i mangët është ky mendim, organizëm
apo ide.
Këto kritere që përmendëm, janë të rëndësishme
dhe duhet që patjetër t’i mbash në mendje dhe në
zemër. Asnjëherë mos iu largo atyre, që të mos
humbasësh dhe të lajthisësh atëherë kur ndodhin
këto gjëra, që të mos të të ngatërrohen çështjet në
kohë fitnesh dhe trazirash.
Nëse i ke të qarta të gjitha këto që thamë dhe
arrite të dallosh ndërmjet një flamurtari islam
dhe një jo të tillë, atëherë e ke për detyrë nga
ana fetare që të përkrahësh dhe mbështesësh
flamurtarin islam që ngrihet me të drejtën dhe
të vërtetën. Kjo sepse Allahu i madhëruar ka
urdhëruar që t’i duam dhe përkrahim besimtarët,
dhe ka nxitur që të kapemi pas litarit të Tij e të
mos përçahemi.
Kështu, së pari, që të përkrahësh dhe të
mbështesësh një nismë të drejtë islame, duhet që
dashuria, ndihma dhe përkrahja jote të jenë për
atë person që ngre Islamin e saktë dhe të pastër,
pa pasur në të devijime, paqartësi dhe mëdyshje.
Sepse ose është Islam, ose është kufr! Nëse është
Islam, prej kësaj rrjedhin edhe norma të fesë që
duhet të zbatohen.
Një muslimani nuk i lejohet që për shkak të një
gjynahu, t’ia lejojë vetes të mos i bindet asaj që ka
urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, që t’i dojë
dhe përkrahë besimtarët, t’i dojë dhe përkrahë ata
që luftojnë e përpiqen për hir të Allahut.
Së dyti, të këshillosh me gjithë zemër ngritësit