ÇDO PRITJE KA FUND
Në fund erdhi momenti i lehtësimit. Sa na
kishte gëzuar kthimi i tij, pas pritjes së gjatë! E
dëgjuam zërin e borisë së xhaxhi Bajramit dhe
menjëherë brofëm drejt atij zëri.
Eh, sa e madhe që është “Arka e botës” – si një
bjeshkë! E atë e mban një njeri i madh, në gojën
e të cilit gjendet një bori e verdhë e bakrit, që i
bie dhe lajmëron ardhjen e tij. Fëmijët duartrokisnin
dhe bërtitnin nga gëzimi, duke rropatur
me këmbë mbi tokë, duke e përshëndetur mbartësin
dhe atë që mban.
Mënyra se si ata e tregonin mikpritjen e tyre
tregonte gëzimin e tyre të papërshkruar se e shihnin
atë. Kjo përsëritet në çdo vendbanim ku kalonte
ai. Ky është çasti i papërshkruar i gëzimit
dhe i festimit.
7
ÇDO GJË E KA ÇMIMIN E VET
Gëzimi kishte kapluar sheshin “Minatori”. Lajmi
përhapej nëpër të gjitha rrugët, hynte nëpër
çdo shtëpi dhe çdo vesh. Të gjithë fëmijët, moshatarë
të mi, ishin mbledhur në vendin e ngjarjes,
pas vrapimit të furishëm se kush do të arrinte
më shpejt nga shtëpia e tij. Çdo njëri duke i
ngritur duart dëshironte të marrte një nga katër
karriget e vetme të xhaxhi Bajramit.
I falënderuar qoftë Allahu që xhaxhi Bajrami
më mëshiroi mua dhe e kuptoi se, nga të gjithë,
unë kisha më së shumti dëshirë për t’i njohur marifetet
e “Arkës së botës”. Filloi t’i mblidhte të
hollat duke thënë: “Fëmijë, paguani para shfaqjes!”
E ne e ngutnim që sa më parë ta lëshonte
arkën e vet për të na treguar magjitë e veta.
NJOHËS I MIRË I ZANATIT TË VET
Duke lajmëruar fillimin e shfaqjes me bori,
xhaxhi Bajrami tha: “Vini re! Juve që Allahu ju ka
dhuruar shëndet dhe shqisa, për të dëgjuar dhe
për të parë atë që është e dobishme, shikoni nëpër
dritaret e vogla në arkë. Zoti jua ruajtë shikimin
dhe jua mundësoftë që ta kuptoni qëllimin
e asaj që do t’ju shfaqet!
9
Fëmijë, para jush janë tri mësime, secila në
dhjetë fotografi. Mos e humbni ndonjërën, se nuk
do ta kuptoni porosinë. Jeta pa porosi është e
padobishme. Mësimet janë në formë tregimesh.
Shikojini ato dhe dëgjojini me kujdes, duke mos e
kthyer vëmendjen në asgjë tjetër.”
MOS BESO NË ÇDO GJË QË TË THUHET
Në një mënyrë të bukur, xhaxhi Bajrami na
shtiu në tregimin e parë të ilustruar:
Shikoni fëmijë tregimin e parë! Ai e ka porosinë
e vet. Është për një gjuetar mendjelehtë. Ai
ishte nisur për të gjuajtur me rrjetën e tij dallëndyshe
të trasha dhe të bukura. Shkonte prej një
fushe në tjetrën, prej një mali në tjetrin, duke i
vëzhguar drunjtë një nga një, duke ndjekur një
dallëndyshe që ishte ndalur pranë një përrocke.
Gjuetari nuk e kishte lehtë të kalonte prej një
vendi në tjetrin. Në fund, kur u lodh, u ul në një
mal të vogël duke pritur gjahun e tij të pasur.
U lodh nga pritja e gjatë, ndaj u mbështet në
një lis, duke vendosur në të rrjetën ku ishte ushqimi
tërheqës për zogj.
Papritmas rrjeta u lëkund: kishte kapur një
zog. U gëzua gjuetari dhe vrapoi te rrjeta duke
menduar se si po e priste një darkë e shijshme.
Gati fluturoi nga gëzimi! Sa i bukur dhe i madh
ishte ky zog! Me kujdes e liroi atë nga rrjeta dhe
e kapi me dorë, i mahnitur me pamjen e tij.
10
Atëherë gjuetari iu drejtua dallëndyshes
me një buzëqeshje fitimtari: - Mirësevjen dallëndyshja
ime e bukur! Sa kohë të gjatë të kam
pritur!
Zogu nga frika filloi të qajë dhe i tha: “Më lëshoni,
zotëri gjuetar. Nuk keni kurrfarë dobie nga
unë, sepse nuk do t’ua heq dot urinë. Ju lutem,
më lëshoni!”
Në mënyrë ngacmuese gjuetari iu përgjigj: - I
kam thirrur shokët e mi tek unë për një darkë të
madhe! Si mund ta mendoj këtë pa mishin tënd
të lezetshëm!?
Zogu heshti pak e pastaj tha: - Më lëshoni,
gjuetar, unë do t’u tregoj ku gjendet thesari më i
madh në tokë!!!
Kur gjuetari dëgjoi për thesarin, lakmia e madhe
ia mori mendtë dhe e lëshoi zogun.
Zogu buzëqeshi, fishkëlleu sa më bukur që
mundej dhe kërceu prej gëzimi duke thënë: - A
më besove, o mendjelehtë, se unë vërtet e di se
ku gjendet thesari? Sidoqoftë, mos u mërzit. Unë
do t’i lajmëroj të gjithë zogjtë që të largohen
nga ky mal i vogël, e këshilla ime për ty është:
“Mos beso në çdo gjë që të thuhet! Ky është ai
thesar!”
Dhe zogu fluturoi duke e lënë gjuetarin e
mashtruar.
11
LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE
Tregimi i dytë, fëmijët e mi, është tregimi për
humbjen e një udhëheqësi ushtarak. Shikoni me
kujdes, ajo do t’ju japë një mësim të paharrueshëm
dhe të dobishëm.
Kishte filluar lufta ndërmjet dy mbretërive fqinje.
Udhëheqësi i një ushtrie kishte thirrur në dyluftim
udhëheqësin e ushtrisë së dytë. Pas luftimit
të rëndë, e mundi atë, e zuri rob dhe e lidhi
me pranga dhe zinxhirë, e pastaj e dërgoi në
burg.
Ushtria e kryeushtarakut që kishte humbur
dyluftimin u shpërnda e ushtarët ikën nëpër shkretëtirë,
duke u frikësuar se armiku do t’i zinte, do
t’i robëronte dhe do t’i burgoste.
Ndodhi diçka e papritur! Kryeushtaraku i mundur
arriti të ikë nga burgu dhe kur arriti tek një
burim në mes të shkretëtirës, u ul që të pushonte.
Filloi të mendonte për disfatën e vet të turpshme
dhe për ndonjë mënyrë që do ta nxirrte nga
ajo situatë e rëndë.
Në atë çast vëmendjen e tij e tërhoqi një
milingonë e vogël që kalonte pranë tij duke
mbajtur një karkalec të madh, dhjetë herë më të
madh me trup dhe peshë… Por, milingona ishte e
vendosur në punën e vet.
13
Papritmas, milingona së bashku me karkalecin
ra në një gropë. U mundua të dilte së bashku me
trofeun e vet. Karkaleci u mundua të lirohej disa
herë nga kthetrat e milingonës, por ajo vazhdimisht
e kapte dhe përpiqej të dilte nga gropa,
derisa më në fund kjo gjë i shkoi për dore. Dhe
ashtu, krenare, së bashku me trofeun, milingona
vazhdoi rrugën e vet.
Kjo dëshirë e flaktë dhe ky durim i melingonës
lanë mbresa të thella tek udhëheqësi i mundur. Si
e kreu me suksesë detyrën e vet milingona pa e
humbur shpresën?
Qante për gabimin e vet; ishte penduar se nuk
ishte më i zellshëm dhe më me zemër. Filloi të
mendojë se si ta thërrasë kundërshtarin në dyluftim.
E mblodhi tërë fuqinë dhe vendosmërinë e vet
dhe u kthye vetë te kundërshtari dhe përsëri e
kërkoi në dyluftim. Pas një lufte të paparë dhe të
mundimshme, kundërshtari i tij ra i vdekur në
tokë!
Kështu, udhëheqësi ynë ushtarak fitoi dhe u
kthye krenar në mbretërinë e vet. Dhë kështu,
një milingonë me zellin e pandërprerë ndikoi që
ky ushtarak të nxjerrë një mësim të dobishëm.
15
PËRDORE MENDJEN
I fundit, të nderuar fëmijë, është tregimi për
të verbrin dhe fenerin.
1. Fotografia e parë, që do të shihni,
tregon një të verbër, i cili në njërën dorë mban
qypin e në tjetrën fenerin. Ai del natën nga
shtëpia e vet dhe shkon deri te sheshi i madh me
pus, ku mblid-hen njerëzit për të mbushur enët e
veta me ujë.
2. I verbri, ngadalë, duke mbajtur një
fener mbërriti te bunari dhe, kur i erdhi radha, e
mbu-shi qypin e vet me ujë dhe u nis për në
shtëpi.
3. Gjatë rrugës për në shtëpi takoi një
njeri, i cili u habit se çfarë i duhet të verbrit
feneri që bën dritë!
4. Mendonte me zë: “Për çfarë i duhet të
verbrit feneri, çfarë fiton ai prej kësaj?”
5. E dëgjoi i verbri. Kur iu afrua ai njeri,
e pyeti me zë: “Çfarë të duhet feneri?”
6. I verbri buzëqeshi dhe i tha: “Sikur veç
pak të mendoje, nuk do të më pyetje për këtë! A
nuk e sheh se është natë dhe se është errësirë
kudo rreth nesh?”
7. Njeriu e lëviz kokën dhe thotë: “Ashtu
është, por ti çfarë dobie ke nga feneri kur je i
verbër?”
17
8. I verbri tha: “Hej, njeri me sy, e mbaj fenerin
që ti të më shohësh! Sikur të mos e mbaja,
dikush prej kalimtarëve do të mund të përplasej
me mua nga shkaku i errësirës.”
9. Kur e mbaj fenerin të ndriçuar ndri-çoj çdo
gjë përreth vete, në mënyrë që të mos ndeshem
me dikë dhe kështu e ruaj enën time të mos
thyhet. A nuk është ashtu, vëlla?”
10. Njeriu e uli kokën nga kjo situatë e pakëndshme:
“Të falëminderit plak për këshillën
dhe urtësinë tënde! Mos më gjyko! Unë jam i
paditur dhe i verbër, edhe pse shoh, e jo ti. Ti je
i mençur, edhe pse nuk sheh! Pranoje ndjesën
time! Sikur të kisha menduar mirë dhe drejt, nuk
do ta kisha bërë një pyetje të tillë!”
Sa mirë do të ishte sikur njeriu t’i shfrytëzonte
të gjitha begatitë që i ka dhënë Allahu, në
mënyrë që të mos turpërohet, të mos pendohet
dhe të mos bëhet injorant.
19
DHE E NDJEKIM ME TË MIRËN
Xhaxha Bajrami i ra borisë dhe e lajmëroi
fundin e shfaqjes duke thënë: - Fëmijë të dashur,
për një shumë të vogël të hollash ju shikuat tregimet
e dobishme nga arka e botës. Tregimi i parë
flet për pasojat e marrisë, e dyta për frytet e
durimit dhe qëndrueshmërisë, e treta për dobinë
e përdorimit të mendjes.
Mbajeni mend këtë, të dashur fëmijë dhe luteni
Allahun që t’ju mësojë që t’i këshilloni të
tjerët drejtësisht, ndaj luteni Atë që të gjithë të
jeni të dëgjueshëm dhe të ndjekim atë që është e
drejtë.
MËSIMI I TREGIMIT
1. Mos beso çdo gjë që të thuhet!
2. Bëhu i durueshëm dhe këmbëngulës deri në
fitore!
3. Gjithnjë përdore mendjen tënde!
21
PËR JU, TË DASHUR FËMIJË
Në shenjë të kujtimeve të mia nga ditët e
fëmijërisë sime, e kam larguar pluhurin nga këto
gjashtë tregime që t’i shpëtoj nga harresa, që
ndoshta së bashku të gjejmë në to diçka të dobishme
dhe të mirë.
Vëllai juaj, Muhammed M. Selimeh
23
MËSUESI I VOGËL
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit,
Mëshiruesit!
MENDIMTARI QË MERITON TË
RESPEKTOHET
Edhe pse i mitur, quhej “mësues i vogël.” Ashtu
e thërrisnin shokët e tij në shkollë, të bindur
në talentin dhe zgjuarsinë e tij. Emrin e ka Visar
dhe është 12 vjeç. Ka arritur deri në klasën e
gjashtë. Për disa muaj do ta përfundojë shkollën
fillore.1 Në pesë vitet e kaluara ishte nxënës i
shkëlqyeshëm. Allahu xh.sh. i kishte dhuruar atij
zell, logjikë dhe vendosmëri. Në klasë ishte i qetë
dhe i tërhequr dhe përgjigjej gjithmonë me kujdes
dhe mençuri kur të tjerët nuk ishin në gjendje
të jepnin përgjigje të drejtë. Prandaj, ishte i
rëndësishëm dhe e meritonte respektin.
DJALI I TALENTUAR ËSHTË NJERI SI JU
Vërtet, ai ishte një nxënës i mrekullueshëm,
jo vetëm në atë shkollë, por edhe në shkollat e
1 Shkolla fillore në botën arabe zgjat gjashtë vjet. (V.P.)
TREGIMI I DYTË
24
tjera të lagjes. Vetëm se ai nuk donte të lavdërohej
për aftësitë e veta para të tjerëve, por donte
të ishte i thjeshtë dhe modest. Nuk dëshironte që
ta ngrenin gjer në qiell. Por thoshte: “Mos u
habitni me mua, ngase unë jam si ju dhe kam
mendje me të cilën mendoj. Sikur edhe ju ta
kishit përdorur mendjen tuaj si duhet nuk do të
mahniteshit më me mua!”
Këto fjalë tregonin sesa i zellshëm dhe serioz
ishte.
ALLAHU KUJDESEJ PËR TË
Visari nuk ishte as Pejgamber i dërguar prej
Allahut xh.sh., se koha e të Dërguarve kishte
kaluar që moti, e pas Muhammedit a.s. nuk ka më
të Dërguar të tjerë, e as nuk ishte prej atyre me
mrekullira dhe mu’xhize. Për të fliteshin gjëra të
këndshme nëpër biseda të netëve të gjata, në
ndejat e lagjeve. Njerëzit ishin të mahnitur me të
dhe ai gjithnjë ishte në qendër të bisedave. Ishte
shembull për nxënësit e tjerë në sjellje dhe mësim,
sikur të ishte i udhëhequr nga kujdesi madhështor
i Allahut xh.sh.
25
DHE NGA SHERRI I ZILIQARIT
Nëna e Visarit ia kishte ndaluar daljen nga shtëpia
në mënyrë që ta ruajë nga sytë e ziliqarëve të
pamëshirshëm. Askush, as nga vëllezërit e tij nuk
ishte i ngjashëm me të për nga mençuria dhe
sjellja. Babai i tij bile mendonte ta çregjistronte
nga shkolla, nga frika se mund t’i ndodhte diçka.
Kujdesi prindëror e ndiqte çdokund, ku shkonte
ose ku qëndronte. Kishin frikë se dikush do ta grabiste
a do t’i ndodhte ndonjë fatkeqësi. A do ta
hanin sytë e këqinj të ziliqarëve?! Babai i tij
donte ta njoftonte drejtorin e shkollës për brengën
e tij. mirëpo nuk e bëri. Sikur diçka e ndalonte
nga kjo.
MËSUESI E MBAN POROSINË
U bë mirë që babai i tij nuk veproi ashtu si
kishte menduar, sepse në ditët e ardhshme Visari
do të tregonte një urtësi të madhe në shkollë.
Nga ajo ndodhi mund të nxirret mësim dhe këshillë.
Kur mësuesi i ri hyri në klasë, i shikoi nxënësit
që të njoftohej me ta. Shikimi iu ndal në fytyrën
e kthjelltë të Visarit, i cili me buzëqeshje dhe
fjalë të këndshme i uroi mirëseardhjen në emër
të të gjithëve: “Mirëseerdhët, zotëri! Me ju do
26
t’i ndajmë momentet këtë vit. Ju do të na udhëhiqni
dhe do të na ndriçoni rrugët e diturisë dhe
do të na i përcillni porositë e diturisë me mund
dhe sakrificë të madhe. Që tani iu falënderojmë
për mundin tuaj të madh në të ardhmen.”
LARGOJUNI MENDIMEVE TË SËMURA
Mësuesi u ul në katedër dhe, për çudi, e filloi
ligjeratën e tij të parë me shpjegimin e një filozofie
të përzier. Sa më tepër që shpjegonte, aq
më shumë bëhej e pakuptueshme. Për këtë nxënësit
nuk kishin dëgjuar asgjë më parë. Edhe pse
e përsëriste, në bazë të shikimeve të tyre, shihej
se asgjë nuk kishin kuptuar.
“Shikoni fëmijë, sikur të ekzistonte Zoti, siç
thonë të paditurit, a nuk do të mund ta shihnim
atë? A thua, ai Zot nuk do të paraqitej para syve
tanë?” Fëmijët u nemitën, mendjet e tyre të
vogla ishin në dilemë!!! Nuk dinin ç’të bënin. Ta
kundërshtonin mësuesin apo të mos flisnin asgjë?
O Zot, mëshiro!”
27
MOSBESIMI ËSHTË I PADURUESHËM
Mësuesi nxori një laps nga xhepi dhe tha: “Të
dashur fëmijë, a e shihni këtë laps?” Ata u
përgjigjën: “Po!” Ai e fshehu në xhep dhe vazhdoi:
“A po e shihni lapsin tani?” U përgjigjën:
“Jo!” Atëherë tha: “Lapsi nuk ekziston, pasi nuk
mund ta shihni! Gjithashtu, as Zoti nuk ekziston –
për arsye se nuk e shihni! Me një fjalë; për çdo
gjë që nuk e shohim, themi se nuk ekziston. A e
kuptuat këtë?”
Fëmijët heshtën, sikur dikush t’i kishte goditur
në kokë. Nuk mund të thonin asnjë fjalë, edhe
pse nuk mund ta pranonin atë që u thoshte mësuesi
i tyre.
A TË DYSHOHET NË ALLAHUN?
Shikimet e tyre në atë situatë të pakëndshme
u drejtuan nga Visari. Ai i shpëtonte sa herë që
ballafaqoheshin me probleme.
Të gjithë e dinë se Allahu ekziston. Është diçka
që zemrat e tyre e ndiejnë, në të cilën janë të
sigurtë. Atë që ua tha mësuesi, askush gjer më
tani nuk ua kishte thënë.
“Visar, nuk jemi mësuar ta kundërshtojmë
mësuesin, edhe nëse gabon! Gjatë pesë vjetëve
të kaluar e kemi konsideruar mësuesin të pagabueshëm.
Ngrihu, është radha jote tani. Të gjithë
28
kanë nevojë për vendosmërinë tënde dhe na fal
për heshjen tonë, situata është e vështirë!”
TË THUASH TË VËRTETËN ËSHTË TRIMËRI
Visari u mendua pak e pastaj iu përgjigj shikimeve
të drejtuara nga ai. U ngrit dhe kërkoi leje
që të thotë diçka: “Mësues i dashur, a më lejon
që t’u shpjegoj shokëve të mi atë që thatë ju?”
Mësuesi u gëzua shumë dhe përsëriti: “Nuk ka
Zot, se nuk e shohim, dhe këtë jua shpjegova me
shembullin e lapsit!” Fjalët e veta i përfundoi
duke menduar se ka bërë diçka të mirë. I dukej se
çështja ishte shumë e thjeshtë, se ajo që ekziston,
shihet.
29
NJERIU MUND TË GABOJË
Visari heshti pak e pastaj e pyeti mësuesin e
vet: “A më lejoni mësuesi i nderuar që të bisedojmë
për mendimin tuaj?”
Mësuesi iu përgjigj: “A ti do të diskutosh me
mua?! O bir, gjërat janë shumë të qarta! A e ka
parë dikush nga ju Zotin? Ose a po e sheh lapsin
që fsheha pak më parë? Unë kam të drejtë. Ti a e
ke parë Zotin?”
Visari iu përgjigj: “Ngadalë, mësues! Njeriu
mund të gabojë, çdo njeri mund të gabojë!”
Mësuesi në mënyrë nënçmuese bërtiti: “A po
më akuzon se kam gabuar?”
Visari në mënyrë të qetë u përgjigj: “Edhe unë
jam nga ata që gabojnë. Njeriu gabon, qoftë
edhe i rritur ose mësues, kjo nuk është turp!”
30
RESPEKTOJE MENDIMIN E TË TJERËVE
“Mësues i nderuar, ju lutem kuptojeni atë që
ju kam thënë. Shembulli juaj me lapsin që fshehët
është i gabuar. Lapsi tani gjendet në xhepin
tuaj, ndaj nuk e shohim. Po ashtu, Allahu ekziston,
edhe pse Atë nuk e shohim. Ky është mendim
i gabuar.” Mësuesi filloi të nënçmojë Visarin duke
i thënë: “O bir, a mendon se Zoti ekziston kur
nuk e ke parë? A je budalla? Tani ulu ta vazhdojmë
mësimin!!! Ulu!” Mësuesi mendoi se çështja
mori fund.
E VËRTETA MBI GJITHÇKA
Visari e luti mësuesin që ta vazhdojnë dialogun.
Mësimi nuk ka kuptim nëse nxënësit nuk e
kuptojnë atë. Tha: “A besoni ju mësues në çdo
gjë që shihni?”
Mësuesi e lëkundi kokën dhe tha: “Po, kjo është
e logjikshme dhe e vërtetë!” Visari tha: “A
mund të na tregoni mendjen tuaj? Sigurisht se
jeni të bindur se jeni i mençur dhe se keni
mendje?”
Mësuesi heshti, ndërsa nxënësit qeshnin. Mendja
e mësuesit nuk mund të shihej. Visari vazhdoi:
“A mund të themi se nuk keni mend pasi ne nuk e
shohim?”
31
Mësuesi u habit. Nuk e shpëtoi logjika e tij. Në
fytyrën e nxënësve filloi të shiheshin shenjat e kënaqësisë.
ZOTIN E NJOHIM ME ANË TË KRIJESAVE TË
TIJ
Visari vazhdoi: “Mësues i nderuar, a mund të
na tregoni shpirtin tuaj, që të bindemi se ekziston?”
Mësuesi shpërtheu nga hidhërimi dhe tha:
“Nuk është e logjikshme!… Mendja dhe shpirti
nuk mund të shihen, por i shohim shenjat e tyre…
A je mendjelehtë?!” Buzëqeshja e mësuesit ishte
e thartë. Visari iu përgjigj: “Shpirti… mendja …
ajri… janë ndodhi që nuk mund t’i shohim, por
shohim shenjat e tyre, me anë të të cilave përfundojmë
se ato ekzsitojnë… Zoti gjithashtu!”
Në atë moment zërat pushuan dhe u dëgjua
zëri i muezinit: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç
Allahut!!!” Në këto momente të qetësisë mësuesi
e lëkundi kokën dhe tha: “Dhe unë dëshmoj se
nuk ka Zot tjetër veç Allahut!!!”