PËRGJIGJE JOMUSLIMANËVE NË PYETJET MË TË SHPESHTA PËR ISLAMIN (Përhapja e së Vërtetës rreth Islamit)
FJALA E REDAKTORIT FETAR
Falënderimet më të mira dhe më të sinqerta i takojnë vetëm
Allahut fuqiplotë, i Cili na udhëzoi në islam; begati kjo e cila
u mungon shumicës së njerëzve bashkëkohor. Paqja, përshëndetjet
dhe urimet e bekuara qofshin mbi Muhamedin
a.s. themeluesin e drejtësisë dhe harmonisë njerëzore. Ai i
cili arabët nomadë i nxori nga errësira e armiqësive dhe vëllavrasjeve
fisnore në dritën e udhëzimit, përparimit dhe
udhëheqjes ideale.
Më të vërtetë ky libër, ashtu siç nënkuptohet nga vet titulli,
ngërthen në vete disa nga pyetjet më të rëndësishme të
kohës bashkëkohore që shtrohen nga ata që u mungon të
kuptuarit real të Islamit. Megjithatë përgjigjet për këto pyetje
ata në vazhdimësi i marrin të gabuara sepse në vend se të
konsultojnë librat, shkrimet dhe dijetarët islam, jomuslimanët
shpesh mbështeten në mediat dhe propagandat që bashkëkombësit
e tyre i lansojnë me qëllim që të degradojnë këtë
fe fisnike që po zgjerohet ditë e për ditë madje edhe në
vet shoqëritë shekullare. Gjithashtu pre e këtyre medieve
po bien edhe disa nga muslimanët të cilët besojnë dhe pasojnë
verbërisht tërë atë që dëgjojnë në media.
Karakteristikë e veçantë e këtij libri është se ai i përshtatet
shumë edhe diapazonit dhe mentalitetit të popullit tonë,
i cili, ashtu sikur shumë popuj tjerë, kohëve të fundit po
manipulohet shumë nga lajmet e servuara padrejtësisht kundër
Islamit dhe muslimanëve. Prandaj, kjo temë pothuajse u
përgjigjet shumicës se enigmave të cilat hutojnë disa nga
muslimanët e vendit tonë të cilët kanë njohuri mjaft të cektë
rreth besimit islam. Duke pasur parasysh se çështja e ekstremizmit,
fundamentalizmit dhe fanatizmit (lexo:
8
vehabizmit) ka filluar më të madhe të diskutohet në mediumet
dhe mjediset tona, libri që keni në duar sqaron për
mrekulli paragjykimin se çdo musliman duhet apo mund të
jetë terrorist/fundamentalist që paraqet rrezik potencial.
Libri po ashtu vë në spikamë rregullat dhe ligjet rreth ushqimit,
jetës dhe ekzistencës në përgjithësi të cilat kanë qenë
të njëjta në të gjitha sistemet religjioze para Muhamedit a.s.
Prandaj, ndalimi i alkoolit, mishit të derrit, prostitucionit etj
nuk janë vetëm ndalesa islame me ardhjen e Muhamedit a.s
por ato kanë ekzistuar si të tilla edhe në periudhat islame
paraprake tek të gjithë Pejgamberët.
Ne fund dëshirojmë që doktorit të nderuar Zakir Naik ti
urojmë suksese në misionin e tij për ti luftuar propagandat
perëndimore dhe për ti mposhtur shpifjet dhe paragjykimet
e padrejta kundër Islamit dhe muslimanëve. Po ashtu përurojmë
përkthyesin për punën e tij dhe shpresojmë se punime
të tilla do të botohen më shumë ashtu që muslimanët të
vetëdijesohen sa më shumë dhe të kenë mundësi tu përgjigjen
edhe jomuslimanëve dhe tua bëjnë atyre të qartë çfarë
në të vërtetë është Islami ashtu që ata mos të bien viktimë e
medieve dhe propagandave dashakeqëse.
PARATHËNIE
9
PARATHËNIE
THIRRJA (DA’VETI) NË ISLAM ËSHTË NJË PËRGJEGJËSI E
MADHE
Shumica e Muslimanëve janë të informuar se Islami1 është
fe universale, e zbritur dhe e destinuar për mbarë njerëzimin.
Allahu i Madhërishëm është Zoti i mbarë Gjithësisë,
kurse muslimanëve u është besuar dhe u është lënë në dorë
që këtë detyrë, respektivisht përhapjen e fjalës së Allahut ta
bartin te mbarë njerëzimi. Mjerisht, sot shumica e muslimanëve
janë bërë të pashpirt dhe të pandjenja karshi kësaj përgjegjësie!
Përderisa pranojmë dhe miratojmë fenë islame, si
rruga më e mirë e jetës sonë, shohim së një numër i madh
prej nesh, nuk dëshiron që këto njohuri t’i ndajë me ata të
cilëve mesazhi (shpallja) ende nuk u ka arritur.
Fjala apo nocioni “Da’vah” është fjalë e gjuhës arabe, që
ka kuptim “thirrje” apo “ftesë”. Në kontekstin Islam termi
në fjalë ka për qëllim përpjekjet për të përhapur dhe shpërndarë
fenë islame tek të tjerët.
Në Kuranin Famëlartë, Allahu Fuqiplotë thotë:
1 Islam – është emër arab që në gjuhën shqipe ka këtë kuptim; Nënshtrim,
dorëzim i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm, i qëllimshëm ndaj
vullnetit të Zotit, Një dhe i Vetëm, Pikëpamjet, qëndrimet dhe veprimet
e tërësishme të njeriut, sipas besimit në Zotin, në bazë të Kuranit.
Në aspektin besimor Islami është po ai qysh nga koha e Ademit
alejhi selam, e deri te Muhamedi a.s. mirëpo dallimi qëndron në
aspektin e ritualeve, për shkak se format e Islamit kanë ndryshuar gjatë
historisë. Islami përbëhet prej pesë shtyllave: Dëshmia (shehadeti) se
nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut xh.sh., namazi,
agjërimi, zekati dhe haxhi. (shën. i përkth).
10
“A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe Esbatët
kanë qenë çifutë (me fe), ose të krishterë? Thuaju: “A e
dini me mirë ju apo Allahu? Kush është me keqbërës se ai që
fsheh të vërtetën e ardhur prej Allahut? Por Allahu nuk është
i pavëmendshëm ndaj veprave që punoni ju.”2
NJËZET PYETJET ME TË SHPESHTA RRETH ISLAMIT
Në mënyrë që ta përhapim mesazhin Islam, debati dhe
bashkëbisedimi bëhet i pashmangshëm. Ja se çfarë thotë
Allahu i Madhërishëm në Kuran:
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur
dhe diskuto me ata në mënyrën me të mirë! Me të vërtetë,
Zoti yt i di me së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e
di me së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.”3
Përgjatë bartjes së mesazhit Islam tek jomuslimanët, zakonisht
nuk është e mjaftueshme që atyre t’u tregojmë dhe
të theksojmë vetëm imazhin pozitiv të Islamit. Kjo për faktin
se shumica e jomuslimanëve nuk janë të bindur rreth së
vërtetës islame, për shkak se në mendjet e tyre fshihen disa
pyetje rreth Islamit të cilat kanë ngelur pa përgjigje.4
Ata mund të pajtohen me pohimet e juaja mbi natyrën
dhe karakterin pozitiv të Islamit, mirëpo në të njëjtën kohë
do të thonë: “Ah! Por ju jeni po ata muslimanë që martoheni
me më shumë së një grua. Ju jeni po ata njerëz që i nënshtroni
gratë duke i mbajtur ato nën mbulesë. Ju jeni fundamentalistë,
etj.”
2 Bekare, 140.
3 Nahl, 125.
4 Të gjitha ajetet Kuranore janë të huazuara nga Kurani i Madhërishëm,
përktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe; Prof. Hasan I. Nahi.
Përgatiti për botim: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit
Islam, Botimi i katërt, versioni shqip, Tiranë, 2006.
PARATHËNIE
11
Unë personalisht preferoj që jomuslimanët, me njohuritë
e tyre të kufizuara, të sakta apo të gabuara qofshin ato,
pavarësisht nga cili burim janë marrë ato njohuri, me një
fjalë, t’i pyes ata sy me sy se çfarë ata ndiejnë apo mendojnë
se është gabim në Islam. Nga ata kërkoj dhe i stimuloj që të
jenë të hapur dhe tejet të sinqertë, njëherazi t’i bindi
jomuslimanët se jam i gatshëm të pranoj kritikat e tyre rreth
Islamit.
Para disa viteve përgjatë eksperiencës sime si thirrës në
rrugën e Allahut, arrita të kuptoja se ekzistojnë përafërsisht
njëzet pyetje ndër me të shpeshtat, të cilat çdo jomusliman i
zakonshëm i ka rreth Islamit. Sa herë që të pyesësh ndonjë
nga jomuslimanët, “çfarë të bënë të ndihesh se në islam ka
gjëra të gabuara? Ai posedon pesë apo gjashtë pyetje të cilat
pa ndonjë ndryshim bëjnë pjesë në grupin e njëzet pyetjeve
me të shpeshta nga ana e jomuslimanëve.
PËRGJIGJET LOGJIKE MUND TA BINDIN SHUMICËN
Njëzet pyetjet me të shpeshta rreth Islamit, mund të gjejnë
përgjigje me të drejt përmes mendjes dhe logjikës. Shumica
dërmuese e jomuslimanëve janë në gjendje të binden duke
gjetur përgjigje në këto pyetje, të cilat do t’i lexoni në vazhdim
të temës. Po që se muslimani mëson përmendësh apo
thjesht kujton këto përgjigje, me vullnetin e Allahut ai do të
jetë i suksesshëm në këtë drejtim, po nuk arriti t’i bind jomuslimanët
rreth së vërtetës islame në tërësi, atëherë do
jetë në gjendje që sado pak të largoj keqkuptimet rreth Islamit,
si dhe të neutralizoj mendimin negativ që posedojnë jomuslimanët
rreth Islamit dhe muslimanëve. Vetëm një numër
shumë i vogël i jomuslimanëve mund t’u kundërpërgjigjet
këtyre përgjigjeve, për çka kërkohet që debatuesi musliman
të sjell me shumë argumente dhe informacione.
12
KEQKUPTIMET SI REZULTAT I MEDIAVE
Keqkuptimet me të shpeshta rreth Islamit shfaqën në shumicën
e mendjeve të jomyslimanëve për shkak se ata vazhdimisht
janë të keqinformuar dhe të bombarduar me keqkuptime
të tilla rreth Islamit. Mediat Ndërkombëtare janë
kryesisht të kontrolluara nga bota perëndimore, pa marrë
parasysh faktin se a janë ato programe të huaja satelitore,
radio, gazeta, revista apo libra. Kohëve të fundit Interneti
është bërë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm informimi.
Ndonëse ky i fundit nuk është i kontrolluar nga askush,
prapë se prapë shohim se ekziston një numër i madh i informatave
të rrezikshme propagandistike dhe helmuese
ndaj Islamit në internet.
Natyrisht se edhe muslimanët janë duke e përdorur internetin
si mjet për të paraqitur imazhin e vërtetë të Islamit
dhe muslimanëve, mirëpo duke e krahasuar mundin e tyre
me propagandat që jomuslimanët janë duke bërë kundër
Islamit, shohim se muslimanët kanë mbetur shumë prapa.
Shpresoj se përpjekjet e muslimanëve do rriten dhe do të
vazhdojnë të përparojnë edhe me tutje.
KEQKUPTIMET NDRYSHOJNË ME KALIMIN E KOHËS
Pyetjet me të shpeshta rreth Islamit ndryshojnë varësisht
nga vendi dhe rrethi. Togu prej njëzet pyetjeve me të
shpeshta është i bazuar në kohën bashkëkohore. Dekada
me parë, grupi i pyetjeve ishte krejtësisht ndryshe, gjithashtu
edhe i dekadave të fundit. Togu i pyetjeve mund të ndryshoj
varësisht nga mediat se si ato e projektojnë Islamin.
PARATHËNIE
13
KEQKUPTIMET KUDO NË BOTË JANË TË NJËJTA
Kam bashkëvepruar me njerëz nga vende të ndryshme të
botës, ndaj dhe kam hasur se njëzet pyetjet me të rëndësishme
dhe me të shpeshta rreth Islamit janë të njëjta në çdo
vend. Ka mundësi që disa pyetje shtesë të ndryshojnë,
varësisht nga kultura, rrethi dhe ambienti ku ata jetojnë. Për
shembull, në Amerikë, si pyetje shtesë është; “Përse feja
islame ndalon marrjen dhe dhënien e kamatës? Midis këtyre
njëzet pyetjeve me të shpeshta, kam futur edhe ca pyetje
jashtëzakonisht të kërkuara nga ana e indianëve jomuslimanë.
Fjala vjen; “Përse muslimanët ushqehen me ushqime jovegjetative
(me mish)? Qëllimi pse e kam futur një pyetje të
tillë, ka qenë si rezultat i numrit të madh të indianëve, të
cilët janë të shpërndarë kudo në botë, ndaj dhe përbëjnë
20%, respektivisht 1/5 të popullsisë globale. Si rrjedhojë
pyetjet e tyre po behën të zakonshme që shtrohen nga ana e
jomuslimanëve përreth Globit.
KEQKUPTIMET E JOMUSLIMANËVE “STUDIUES” TË
ISLAMIT
Ekziston një numër i madh i jomuslimanëve, të cilët kanë
studiuar fenë Islame. Shumica prej tyre kanë lexuar libra
mbi Islamin, libra këto të shkruara njëanshmërisht, respektivisht
libra me frymë kundërshtuese ndaj Islamit. Këta jomuslimanë
posedojnë edhe një grup shtesë të njëzet keqkuptimeve
me të shpeshta rreth Islamit. Për shembull, ata
pretendojnë se kinse kanë zbuluar kontradikta në Kuran, të
tillët debatojnë se Kurani është jo-shkencor, etj. Për këto
keqkuptime ekziston një sërë përgjigjesh shtesë, të cilat
definojnë njëzet keqkuptimet aktuale në mes të jomuslimanëve
të cilët kanë studiuar Islamin nga burime të
14
shtrembëruara. Gjatë ligjëratave të mia publike dhe në librin
“Përgjigje ndaj pyetjeve të shpeshta të jomuslimanëve mbi
Islamin, me njohuri të kufizuara rreth Islamit”, u jam përgjigjur
njëzet pyetjeve paksa me të shpeshta ndër jomuslimanët.
POLIGAMIA
15
PYETJA E PARË
I. POLIGAMIA
Pyetja: Përse mashkullit në fenë islame i lejohet që të martoj me
shumë së një grua?
PËRSE POLIGAMIA ËSHTË E LEJUAR NË ISLAM?
Definicioni i poligamisë
Poligami nënkupton një sistem martese, përmes së cilës një
person e ka të lejuar që të ketë me shumë së një bashkëshorte.
Poligamia mund të jetë dy llojesh. Njëra quhet
poligoni, ku një burrë marton me shumë se një grua, kurse
lloji i dytë i poligamisë është poliandria, ku një grua (në të
njëjtën kohë) marton me shumë se një burrë. Në Islam
Poligamia e kufizuar, juridikisht është e lejuar, kurse për sa i
përket Poliandrisë, ajo është rreptësisht e ndaluar. Tani të
ndalemi te pyetja jonë, se përse mashkullit i lejohet të martohet me më
shumë se një grua?
1. Kurani është libri i vetëm hyjnor në këtë botë,
në të cilin shkruan: “…atëherë mjaftohuni me një
grua..”5
Libri i shpallur, Kurani, është libri i vetëm mbi sipërfaqe të
tokës, në të cilin shkruan: “martohuni me një grua”6. Nuk
5 Nisa, 3.
6 Në lidhje me këtë, Allahu Fuqiplotë thotë: “Nëse keni frikë se nuk
bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, martohuni me ato gra që ju
pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do
16
ekziston asnjë libër tjetër hyjnor të ngjashëm me Kuranin, i
cili porosit njeriun të martohet vetëm me një grua.
Në asnjë libër tjetër të shenjtë (hyjnor), nuk ka mundësi
që dikush të gjejë shtrëngim apo frenim kur është në pyetje
numri i grave, pa dallim, qoftë ai i Vedas, Ramayan, Mahabharat,
Geta, Telmudi apo Bibla. Bazuar në citatet e librave
të sipërpërmendur, çdo mashkull ka të drejtë të martohet
me aq gra që ai dëshiron. Vetëm me vonë, shohim se Klerikët
Hindus dhe Kisha Krishtere kufizuan numrin e grave
në një grua. Personalitete dhe Figura të shumta fetare hinduse,
posedonin shumë gra. Sipas librave të tyre hyjnor shohim
se ata e kishin të lejuar një gjë të tillë, për shembull
Mbreti Dashrat, babai i Rama’s, kishte me shumë se një
grua. Gjithashtu edhe Krishna kishte shumë gra.
Në kohët e hershme, meshkujve të krishterë, u lejohej që
të martoheshin me aq gra sa ata dëshironin, kjo natyrë manifestohej
pasi që Bibla nuk posedonte ndonjë kufizim apo
rregull se sa gra mund të ketë mashkulli në të njëjtën kohë.
Ndalimi i martesës me shumë gra, apo përkufizimi i martesës
vetëm me një grua, u shfaq vetëm disa shekuj më parë, kur
Kisha ndaloi një gjë të tillë, duke e kufizuar martesën me
të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një
grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i
ruheni padrejtësisë me lehtë.” (Nisa, 3). Duhet ta përmendi se ajeti i
sipërshënuar ka zbritur pas betejës së Uhudit, në të cilën ranë shehid
një numër i madh i muslimanëve. Shumë gra të dëshmorëve, kishin
mbetur të veja, andaj në mënyrë që edhe këtyre grave t’u sigurohej
jeta, u lejua edhe Poligamia, e cila për kohën në të cilën po e jetojmë
është me se e nevojshme për shkak se kjo ndalon nga imoraliteti
(zinaja). Të gjithë ata që thërrasin në moslejim të martesës me më
shumë se një grua i gjejmë të kenë lidhje jo-legjitime me femra të
tjera. Një numër jashtëzakonisht i madh i vajzave tani kanë mbetur të
pamartuara si rezultat i emigrimit të të rinjve tanë. (shën. i përk).
POLIGAMIA
17
shumë gra, dhe duke kushtëzuar që mashkulli e ka të lejuar
që të martohet vetëm me një grua.
Në Hebraizëm (Jahudizëm) Poligamia është e lejuar. Sipas
jurisprudencës së Telmudit, Abrahami (Ibrahimi) kishte
tri gra, kurse Solomoni (Sulejmani) posedonte qindra gra.
Ky zakon vazhdoi të praktikohej deri në kohën e Rabinit
Gershom bin Jehudah (960 C.E deri në 1030 C.E), i cili
lëshoi një dekret për ndalimin e këtij zakoni. Komuniteti
Çifut Sefardik, të cilët jetonin në shtetet islame, vazhduan ta
praktikonin zakonin e martesës me shumë gra gjerë në vitet
e fundit, respektivisht deri në vitin 1950, kur Kryeshefi i
Rabinëve të Izraelit përhapi urdhrin mbi ndalimin e martesës
më shumë se me një grua.
2. Hindusët Praktikojnë më shumë Poligaminë se
Muslimanët
*Shënim me rëndësi:
Sipas regjistrimeve të përgjithshme (censusit) të Indisë, në
vitin 1975 Hindusët kishin qenë më shumë poligam se sa
muslimanët, d.t.th; praktika e martesës me shumë gra ishte
më e madhe tek Hindusët sesa te vet muslimanët.
Raporti i Këshillit për Pozitën e Gruas në Islam ‘Committee
of The Status of Women in Islam’ (Komiteti i Statutit të
Gruas në Islam) i publikuar në vitin 1975, në faqe 66 dhe
67 tregon se përqindja e poligamisë përgjatë viteve 1951
dhe 1961 ishte 5.06% nga ana e hindusëve, kurse vetëm
4.31% nga ana e muslimanëve. Bazuar në ligjin e Indisë për
të drejtën dhe legjitimitetin e Poligamisë, vetëm muslimanët
janë të lejuar të kenë më shumë se një grua. Në Shtetin e
Indisë është jo-legjitime për jomuslimanin që të ketë më
shumë se një grua. Pavarësisht nga ndalesa (jo-legjitimiteti)
e këtij fenomeni, Hindusët posedojnë gra të shumta në
krahasim me muslimanët. Kohë më parë, ndalesa për sa i
18
përket numrit të grave nuk ishte prezent as për hindusët,
me një fjalë, atyre u lejohej poligamia. Vetëm në vitin 1954,
kur Akti për Martesën Hinduse – Hindu Marriage Act – e
bëri jo legjitim që një hindus të ketë më shumë se një grua.
Ç’është e vërteta, një ndalesë e tillë vjen nga Legjislacioni
Indian, i cili ndalon mashkullin të martoj më shumë se një
grua, e jo Citatet e Shenjta Hinduse (Hindu Scriptures).
Le të zbërthejmë tani arsyen se përse Islami i lejon mashkullit
poligaminë.
4. Kurani lejon poligaminë e kufizuar
Siç kam potencuar edhe më lartë, Kurani është libri i vetëm
Hyjnor në sipërfaqen e Tokës, në të cilin Allahu i Madhërishëm
thotë: “martoje vetëm një”. Në lidhje me kontekstin në
fjalë vijon ajeti kuranor i kaptinës Nisa:
“Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimëve, atëherë,
martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër;
e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave
njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni
në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë
më lehtë.”7
Kufiri për Poligaminë - para zbritjes së Kuranit - nuk
ishte i përkufizuar, thënë më mirë, martesa me shumë gra,
nuk kishte ndonjë limit të caktuar, ndaj dhe shumë meshkuj
kishin shënuar numër të madh të grave, prej tyre kishte që
në pushtetin e tyre numëronin qindra gra. Islami erdhi duke
vënë përkufizimin deri në katër gra. Islami legjitimoi mashkullin
që të martoj dy, tri apo katër gra, mirëpo një gjë e tillë
lejohet vetëm atëherë kur të plotësohet kushti i mbajtjes së
drejtësisë ndaj tyre, d.t.th. mes grave tuaja që keni në
pushtet të jeni të drejtë. Allahu i Plotfuqishëm, në të njëjtën
7 Nisa, 3.
POLIGAMIA
19
kaptinë, na tregon rreth pamundësisë së mbajtjes së drejtësisë
në mes tyre:
“Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur
të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra,
duke e lënë tjetrën si të varur. Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet
dhe ruheni nga padrejtësia, ta dini se Allahu është
vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.”8
Prandaj poligamia nuk është parim, por është një përjashtim
i lejuar. Shumë njerëz janë të sunduar nga keqkuptimi
se poligamia është e domosdoshme për muslimanin,
d.t.th se muslimani është i detyruar që të posedoj më shumë
se një grua.
Më gjerësisht, Islami numëron pesë kategori të të lejuarave
dhe të ndaluarave:
1. ‘Farz’ e urdhëruar, e detyrueshme apo e obligueshme.
2. ‘Mustehab’ e preferuar, e pëlqyeshme apo inkurajuese.
3. ‘Mubah’ e lejueshme apo e pranueshme
4. ‘Mekruh’ e qortuar, e papëlqyeshme, jo-inkurajuese
5. ‘Haram’ e ndaluar apo diçka jo-legjitime.9
Me që përmendëm kategoritë, shohim se Poligamia hynë
në rangun e gjërave të lejuara por assesi të obliguara – që
medoemos duhet aplikuar -, si rrjedhojë, nuk mund të thuhet
e as të pretendohet se ai i cili posedon dy, tri, apo katër
gra është musliman më i mirë se ai i cili ka vetëm një grua.
8 Nisa, 129.
9 Haram, është vepër e ndaluar, jo e lirë, e gabueshme; ajo që është e
ndaluar me Kuran, Sunnet ose me fe. Të gjitha veprat në jurisprudencën
islame (fikh) janë të ndara në pesë grupe: Farz – e urdhëruar,
Mustehab – e preferuar, Mubah – e lejuar, neutrale, Mekruh – e qortuar,
Haram – e ndaluar rreptësisht. (Shënim i përkth).
20
5. Jeta mesatare e grave është më e madhe se ajo e
burrave
Nga natyrshmëria meshkujt dhe femrat janë të lindura
përafërsisht me një proporcion të njëjtë. Foshnja e gjinisë
femërore posedon më shumë imunitet se ajo e gjinisë
mashkullore. Foshnja femër është në gjendje t’i luftoj mikrobet
dhe sëmundjet tjera shumë më mirë se sa foshnja
mashkull. Për këtë shkak, përgjatë moshës së pediatrisë,
gjejmë se vdekja merr më shumë foshnje të gjinisë mashkullore
sesa ato të gjinisë femërore.
Gjithashtu, përgjatë luftërave, gjejmë se numri i meshkujve
të vrarë në luftë është më i lartë sesa ai i femrave. Po
ashtu, numër shumë më të madh të mbytjeve, si rezultat i
aksidenteve dhe sëmundjeve, shënojnë meshkujt sesa femrat,
prandaj si rrjedhojë jeta mesatare e femrave është më e
madhe se ajo e meshkujve dhe secili nga ne është në gjendje
të gjej dhe të konstatoj se numri i të vejave është më i lartë
sesa numri i vejanëve.
6. India posedon më shumë meshkuj sesa femra për
shkak të mbytjeve me qëllim të foshnjave femra
India është një nga ato shtete të rralla që së bashku me disa
shtete fqinje, numëron një sasi më të vogël të femrave sesa
të meshkujve. Arsyeja është numri i lartë i mbytjeve të femrave
në Indi. E vërteta është se në këtë shtet më shumë se
një milion fetuse abortohen për çdo vit, kjo ndodh vetëm
atëherë kur vërtetohet se fetusi i përket gjinisë femërore. Po
që se kjo praktikë djallëzore ndalohet, padyshim se edhe India
gjithashtu do të ketë më shumë femra sesa meshkuj.
POLIGAMIA
21
7. Numri i femrave në botë është më i madh se ai i
meshkujve
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për nga numri i popullsisë
gratë ua kalojnë burrave me 7.8 milion. Vetëm Nju
Jorku ka një milion femra me shumë krahasuar me numrin
e meshkujve, dhe ç’është e vërteta, një e treta e popullatës
se meshkujve të Nju Jorkut (New York) e përbëjnë homoseksualët
d.m.th njerëzit e devijuar seksualisht. SHBA-të në
tërësi numërojnë më shumë se njëzet e pesë milion homoseksual,
kjo nënkupton faktin se këto krijesa nuk shprehin
dëshirë të martohen me femra. Numri i vajzave në Britaninë
e Madhe ia kalon numrit të meshkujve me shifër prej katër
milion. Gjermania kap shifrën në pesë milion femra me
shumë se sa meshkuj. Rusia ka nëntë milion femra me
shumë se sa meshkuj. Vetëm Krijuesi është në dijeni rreth
numrit me të madh të femrave në tërë botën
8. Kufizimi i lirisë, se çdo mashkull duhet të ketë
vetëm një grua, nuk është gjë praktike
Edhe po që se çdo njeri marton një grua, përsëri aty do gjejmë
më shumë se tridhjetë milion femra në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, të cilat nuk do jenë në gjendje të martohen,
duke pasur parasysh se Amerika ka një numër të
madh homoseksualësh të cilët numërojnë 25 milion.
Nëse një rregull i tillë praktikohet, atëherë do të vërejmë
se në Angli do ketë më shumë se pesë milion vajza, në Gjermani
pesë milion dhe në Rusi nëntë milion femra, të cilat
nuk do jenë në gjendje të martohen. Të supozojmë se motra
ime është një nga ato gratë e pamartuara e cila jeton në
SHBA, apo ta zëmë që motra jote ka shansin të jetë njëra
ndër gratë e pamartuara në Amerikë. Dy opsionet e mbetura
për të janë; ose të martohet me një burrë i cili ka një
22
grua tjetër ose të bëhet ‘pronë publike’. Zgjedhje tjetër nuk
ka. Të gjithë ata të cilët janë të përmbajtur dhe modest, do
zgjedhin opsionin e parë, respektivisht të martohen për burra
të martuar. Shumica e grave nuk do të dëshironin që një
grua tjetër të ketë hise në bashkëshortin e saj. Mirëpo në fenë
islame, po që se rrethanat e shohin të domosdoshme
dhe të pashmangshme që gruaja muslimane për shkak të besimit
mund të humb një gjë të thjesht personale në mënyrë
që të parandaloj një humbje më të madhe duke lejuar motrat
tjera muslimane të shndërrohen në ‘prona publike’.
8. Të martohesh me një burrë të martuar është më
e dobishme sesa të bëhesh ‘pronë shoqërore’
Në shoqërinë perëndimore është e zakonshme që mashkulli/
burri të posedoj dashnore apo të ketë lidhje të shumta
jashtë-martesore, gjë kjo e cila gruan e shpie drejt një jete të
pambrojtur dhe të turpshme. Sido që të jetë, është po e njëjta
shoqëri, e cila nuk mund të pranoj që një burrë të martoj
më shumë se një grua, ku gratë, në një ambient të tillë do
ishin në gjendje të ruanin nderin dhe pozitën e tyre të lartë
dhe dinjitoze në shoqëri dhe të bënin një jetë të mbrojtur.
Kështu që një grua që nuk mund të martohet (për shkak të
numrit të vogël të meshkujve) ka dy opsione të vetme pra
nga ajo kërkohet që ta martoj një burrë të martuar ose të
bëhet pronë publike/involvohet në prostitucion. Islami preferon
që gruas t’i dhuroj statusin e respektuar duke i lejuar
asaj opsionin e parë dhe duke ndaluar të dytin. Ekzistojnë
edhe shumë shkaqe dhe arsye tjera përse Islami ka legjitimuar
poligaminë e kufizuar, mirëpo legjitimiteti kryesisht
synon ruajtjen dhe mbrojtjen e modestisë së gruas.
POLIANDRIA
23
PYETJA E DYTË
II. POLIANDRIA
Pyetja: Pasi që mashkulli e ka të lejuar të martoj më shumë se një
grua, atëherë përse Islami i ndalon gruas që ajo të ketë më shumë se
një burrë?
Përgjigje: Shumë njerëz, përfshirë këtu edhe disa musliman,
pyesin rreth asaj që t’u lejohet muslimanëve të martohen
me më shumë se një grua, përderisa një e ‘drejtë’ e
tillë u mohohet grave. Më lejoni që prerazi ta potencoj këtu
se drejtësia dhe paanësia është themeli i një shoqërie islame.
Krijuesi i kësaj Gjithësie ka krijuar mashkullin dhe femrën
në formë të barabartë, mirëpo aftësitë dhe përgjegjësitë e
tyre ndryshojnë, prandaj burrat dhe gratë ndryshojnë për
nga ana fiziologjike dhe ajo psikologjike; roli dhe përgjegjësitë
e tyre gjithashtu janë të ndryshme. Burri dhe gruaja në
Islam janë të barabartë, mirëpo nuk janë të ngjashëm në
atribute e cilësi. Allahu i Plotfuqishëm në kaptinën En-Nisa
tregon qartazi se me cilat gra ndalohet martesa:
“Mos i merrni ato gra që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj,
përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet, kjo është vepër e
keqe dhe rrugë e shëmtuar.”10
“Ju ndalohet martesa me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat
tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllezërve
dhe bijat e motrave, me nënat (gratë) që ju kanë dhënë gji, me
motrat tuaja, që kanë thithur prej një gjiri, me nënat e grave
tuaja, me vajzën e gruas suaj që gjendet nën kujdestarinë tuaj,
nëse me atë grua keni pasur marrëdhënie bashkëshortore; e
10 Nisa, 22.
24
nëse nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, atëherë nuk
ka pengesa. Ju ndalohet martesa me gratë e bijve tuaj dhe t’i
bashkoni dy motra, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Pa
dyshim, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”11
“(Ju ndalohet martesa) edhe me gratë që gjenden nën kurorë,
përveç atyre që i zini robëresha. Ky është urdhri i Allahut. Ju
janë lejuar të tjerat, me kusht që t’i kërkoni me pasurinë tuaj
për martesë e jo për jetë të përkohshme. Grave, me të cilat kaloni
jetë bashkëshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme (për jetesë).
S’ka gjynah për ju, me pëlqimin e të dyja palëve, që ta
shtoni apo ta pakësoni sasinë e dhuratës së premtuar. Se,
Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.”12
Pikat në vazhdim numërojnë arsyet se përse Poliandria
është e ndaluar në Islam:
1. Nëse një burrë ka më shumë se një grua, prindërit e këtyre
fëmijëve është shumë lehtë të identifikohen. Pra,
edhe babai edhe nëna njihen shumë lehtë. Në rast se
një grua lidh kontratë martesore me më shumë se një
burrë, atëherë vetëm nëna e fëmijëve të lindur – nga
ky lloj martese – do të mund të identifikohet, thënë më
mirë, vetëm nëna e tyre dihet, mirëpo assesi babai.
Feja Islame i kushton rëndësi të jashtëzakonshme
njohjes së prindërve –nënës dhe babait- nga ana e fëmijëve.
Psikologët tregojnë se fëmijët të cilët nuk njohin
babanë e tyre, pësojnë trauma të rënda si dhe
çrregullime mendore.
Në të shumtën e rasteve, ata në memoriet e tyre posedojnë
një fëmijëri fatkeqe dhe shumë të trishtuar.
Kjo ndodh për arsye se fëmijët e prostitutave (fëmijët
e pa ligjshëm) nuk kanë fëmijëri të shëndoshë. Po që
11 Nisa, 23.
12 Nisa, 24.
POLIANDRIA
25
se fëmija është i lindur nga një martesë e tillë dhe regjistrohet
në shkollë, dhe kur e ëma pyetet për emrin
e babait të tij, ajo do të jap më shumë se një emër!
Jam i vetëdijshëm se të arriturat shkencore bashkëkohore
kanë bërë të mundshëm identifikimin e të dy
prindërve – nënës dhe babait– dhe atë përmes asistencës
se testit gjenetik. Si rrjedhojë kjo pikë e cila
zbatohej në të kaluarën, mund të mos zbatohet në
kohën që po jetojmë.
2. Mashkulli nga natyrshmëria e tij është krijuar që të
jetë më poligam sesa gruaja.
3. Nga ana biologjike, për mashkullin është shumë më
lehtë t’i kryej obligimet e tij si burrë, pavarësisht numrit
të grave që ka.
Një grua, me pozitë të ngjashme, e martuar me shumë
burra, nuk mund t’i kryej detyrat e as t’i përmbush
obligimet ashtu siç i ka hije. Gruaja pëson disa
ndryshime psikologjike në sjelljet e saj për shkak të
fazave të ndryshme të cikleve të përmuajshme.
Gruaja e cila ka lidhje martesore me shumë burra do
të ketë kontakt intim me partner të shumtë në të
njëjtën kohë, ndaj dhe ka gjasa të mëdha që të marrë
sëmundje ngjitëse, të cilat mund të transferohen prapë
te burri i saj, madje edhe në qoftë se të gjithë ata
(burra) nuk kanë pasur marrëdhënie jashtëmartesore.
Kjo çështje nuk ka të bëj me njeriun që ka më shumë
se një grua dhe asnjëra prej tyre nuk ka pasur marrëdhënie
seksuale jashtëmartesore. Shkaqet e sipërshënuara
mund të identifikohen shumë lehtë. Padyshim
se ekzistojnë shkaqe dhe arsye tjera të cilat dëshmojnë
se përse Allahu me Urtësinë e Tij Absolute ka
ndaluar poliandrinë.
MBULESA (HIXHABI) PËR GRUAN
27
PYETJA E TRETË
III. MBULESA (HIXHABI) PËR GRUAN
Pyetja: Përse Islami degradon gruan duke e mbajtur atë nën
mbulesë?
Përgjigja: Pozita e gruas në Islam në shumicën e rasteve
është objekt i sulmeve nëpër media laike (shekullare). Hixhabi13
apo veshja islame nga shumë njerëz tregohet si një
shembull i nënshtrimit të gruas në ligjin islam. Para se t’i
analizojmë shkaqet rreth obligimit fetar të hixhabit (mbulesës),
më lejoni që t’i hedhim një vështrim të pozitës së gruas
në shoqëritë paraislame
13 Fjala hixhab (mbulesë), vije nga folja e gjuhës arabe haxhebe, jahxhubu,
hixhãben, që etimologjikisht do të thotë: mbulesë, mbulim,
perde, barrierë, pengesë në mes të dy gjërave. Kurse në kuptimin terminologjik:
Mbulesa është çdo send me të cilën gruaja e mbulon kokën
e saj. Apo me fjalë tjera, mbulesa sipas Islamit nënkupton mbulimin
e trupit të femrës (përveç duarve dhe fytyrës së saj), shenjë
adhurimi dhe respekti, sipas normave që ka parashikuar Kurani dhe
Hadithi. Për sa i përket historikut të mbulesës, ai është i vjetër sa vet
njeriu. Dihet fare mirë se mbulesa është praktikuar që nga kohërat e
lashta ndër popuj të ndryshëm. Dijetari i njohur Abbas Mahmud Akkad
në lidhje me këtë thotë: “...Mbulesa e femrës ishte e njohur tek
Hebrenjët që nga periudha e Ibrahimit [paqja e Allahut qoftë mbi
të], dhe si e tillë vazhdoi të jetë e njohur tek ata gjatë gjithë kohërave
të Profetëve të tyre deri pas shfaqjes së krishterimit...” Ndërsa Ali
Abdul Halim Mahmud thotë: “Çdo kush që lexon historinë...do ta
kuptoj se mbulesa e femrës ka qenë e njohur para Islamit me shekuj
të tërë. Ishte e njohur edhe para periudhës së babait tonë Ibrahimit
[alejhis-selam], dhe si e tillë vazhdoi të jetë e njohur tek çdo religjion...(
Mer’etul Muslimetu ve fikhud-da’veti ilallah, Dar el-Vefa,
bot. V, 1424h-2003m, fq. 406.) (Shën. i përk).
28
1. Në të kaluarën gratë konsideroheshin shkalla
më e ulët e njerëzisë dhe shfrytëzoheshin vetëm si
objekt epshi.
Shembujt vijues nga historia janë të shumtë për të treguar
faktet dhe realitetin se pozita e gruas në qytetërimet e hershme
ishte e ulët deri në atë masë saqë u mohohej dinjiteti i
tyre njerëzor
a. Qytetërimi Babilonas
Sipas të drejtës babilonase, gruaja ishte shumë e ulët, ndaj
dhe i mohoheshin të gjitha të drejtat njerëzore. Po që se burri
vriste ndonjë grua, në vend që të merrte ndëshkimin për
krimin e kryer, gruaja e tij ishte ajo që do të vritej në vend
të tij.
b. Qytetërimi Grek
Qytetërimi grek konsiderohet ndër sistemet më të shkëlqyeshme
dhe më të famshme të të gjitha qytetërimeve antike.
Sipas këtij sistemi shumë të ‘famshëm’, gruas i merreshin
me forcë të gjitha të drejtat dhe atë e shikonin me poshtërim
dhe si të nënçmuar.
Në mitologjinë greke, një ‘grua e imagjinuar’ me emrin
‘Pandora’ ishte shkaktare për fatkeqësinë e qenieve njerëzore.
Grekët gruan e konsideronin më të ulët se qenia njerëzore si
dhe më të dobët se mashkulli, megjithëse dëlirësia e grave
ishte e çmuar dhe gratë ishin mbajtur dhe nderuar aq shumë,
sa që më vonë ata u mposhtën nga egoizmi dhe çoroditjet e
tyre seksuale. Për më tepër, prostitucioni u bë një praktikë e
rregullt në mesin e të gjitha klasave të shoqërisë greke.
c. Qytetërimi Romak
Kur qytetërimi romak ishte në kulm të ‘lavdisë’ së saj, një
njeri zotëronte edhe të drejtën për t’i marrë jetën gruas së
MBULESA (HIXHABI) PËR GRUAN
29
tij. Lakuriqësia dhe prostitucioni ishin të zakonshme në mesin
e romakëve.
d. Qytetërimi Egjiptian
Egjiptasit gruan e konsideronin si diçka të keqe dhe si një
shenjë djalli.
e. Arabia Para ardhjes së Islamit
Para se Islami të përhapej në vendet arabe, arabët e shikonin
gruan si të ulët dhe të nënçmuar. Në shumicën e rasteve,
kur fëmija i lindur ishte vajzë, varrosej për së gjalli.
2. Feja islame u dha grave pozitë të lartë e barazi
dhe shpreson që ato ta ruajnë statusin që u dhuroi
Nuk ka dyshim se Islami e lartësoi statusin e gruas duke i
dhuruar të drejtat e tyre qysh para 1400 vitesh. Islami pret
nga gratë që ta mbrojnë pozitën që ua dhuroi ky din/fe.
Mbulesa për burrat
Njerëzit në shumicën e rasteve çështjen e ‘hixhabit’ e diskutojnë
vetëm në kontekstin e gruas. Sido që të jetë, në Kuranin
Famëlartë, Allahu i Madhërishëm, fillimisht ka përmendur
hixhabin – mbulesën – për mashkullin, para përmendjes
së mbulesës së gruas.
Allahu Fuqiplotë, në suren Nur, thotë:
“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara)
dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)!
Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është
i Dijshëm për atë që bëjnë ata..”14
Në momentin kur një burrë shikon një grua dhe nëse
ndonjë mendim i paturpshëm dhe i pacipë i vjen si rezultat
14 Nur, 30.
30
i shikimit, atëherë nga ai kërkohet që sa më parë ta ulë
(largoi) shikimin e tij.
Mbulesa (hixhabi) për gratë
Ajeti tjetër i sures Nur, thotë:
“Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara),
ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)
dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme.
Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës)
dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveç bashkëshortëve
të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të
tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo
djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre,
ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve
që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë
ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë),
në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju,
o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini
shpëtimin!”15
3. Gjashtë kriteret e mbulesës
Mbështetur në Kuran dhe në traditën e Pejgamberit alejhi
selam, ekzistojnë gjashtë kritere, të cilat duhen zbatuar gjatë
mbajtjes së mbulesës apo hixhabit. Ato janë:
a. Pjesa e trupit që duhet mbuluar. Kriteri i parë ka të
bëjë me pjesët e trupit të cilat doemos duhen mbuluar.
Kjo dallon si për burrat ashtu edhe për gratë.
Sipërfaqja e pjesëve të cilat gjithsesi duhen mbuluar
tek meshkujt fillon nga kërthiza deri te gjunjët. Për sa
u përket grave, ato janë të obliguara të mbulojnë tërë
trupin, përveç fytyrës dhe duarve deri te kyçi i dorës.
15 Nur, 31.