Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të gjithë
botëve. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi më të nderuarin
e Pejgamberëve, Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qoftë mbi të!), mbi familjen dhe shokët e tij.
Rruga për në Ahiret është e gjatë dhe e mundimshme. Ajo
është e shtruar me pengesa, barriera, të meta dhe gabime. Megjithatë
kurdoherë që muslimani ose muslimanja bie në gabim
ai ose ajo pason gabimin e tij me pendim, duke e lutur
Allahun që ta fal, duke iu kthyer Atij.
Ka shumë lloje të pengesave që muslimani mund t’i hasë
në rrugë për në Botën Tjetër. Disa shembuj të këtyre pengesave
mund të jenë: përtacia në kryerjen e veprave të adhurimit,
injorimi i adhurimit vullnetar, angazhimi i tepërt me gjëra të
papëlqyera, (të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk i preferojnë,
edhe pse ato nuk hyjnë në veprat e ndaluara) veprimi
i asaj që Allahu e ka ndaluar, humbja e kotë e kohës dhe
energjisë. Pa marr parasysh se a janë pengesat e vogla ose të
mëdha, ato akoma janë pengesa të pakapërcyeshme për ata, të
cilët nuk e kanë përgatitur veten sa duhet për këtë detyrë.
Është e vërtetë që nganjëherë, rënia në gabime ndoshta sinjalizon
fillimin e devotshmërisë dhe rrugës, e cila shpie në
pendim. Nëse ndodh ashtu, njeriu duhet të qëndrojë në rrugë
me vendosmëri derisa ai ose ajo të arrijë fundin e saj, ku dielli
i kësaj jete perëndon për herë të fundit, ndërsa dielli i botës
tjetër lind. Atje besimtarët do të jetojnë në kopshtet e Adnit
në kënaqësi dhe rahati. Ne e lusim Allahun të na bëj të gjithëve
banorë të xhenetit!
Abdul Malik el-Kasim
7
Pengesa e parë
MOS RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË
FQINJIT
Ka filluar muaji i shenjtë i ramazanit, muaj ky, të cilin kur
muslimanët e agjërojnë me bindje ndaj Allahut dhe me këtë
përpiqen të afrohen më tepër tek Ai. Barqet janë të uritura
dhe perëndimi i diellit është afër. Familja është e ulur rreth
tavolinës, ku është vendosur ushqimi për ta hapur agjërimin.
Sytë e të gjithëve, e sidomos të fëmijëve, po përcjellin lëvizjet
e nënës në pritje të ngrënies së ushqimit dhe pijeve që u ka
përgatitur. Kanë mbetur vetëm disa minuta për ta hapur agjërimin.
Duart janë larë dhe mëngët janë përvilur. Atëherë dëgjohet
zëri i myezinit që lajmëron fundin e ditës së dhjetë të
muajit të shenjtë. Të gjitha duart garojnë me nguti drejt pjatave,
kur papritmas tingulli i ziles së derës e thyen qetësinë e
çastit. Një nga fëmijët, i cili kishte agjëruar vetëm gjysmën e
ditës (sepse ai akoma është i ri dhe nuk e ka obligim të agjërojë)
nxiton te dera dhe pyet: “Kush është?” Një zë i dobësuar
nga uria dhe turpi përgjigjet: “Unë jam fqinja juaj.” Djaloshi
vrapon t’i tregojë nënës së tij dhe një ndjenjë e brengës e kaplon
familjen. “Çka e ka sjell fqinjën në këtë kohë?” “Mos i ka
ndodhur ndonjë fatkeqësi asaj ose fëmijëve të saj?” Nënës befas
i kujtohet se bashkëshorti i fqinjës nuk ndodhet në shtëpi
qe një kohë dhe ajo ngutet për t’ia hapur derën. Pasi i dëshiron
mirëseardhje fqinjës së saj, ajo e pyet: “Çfarë të ka ndodhur?”
“Shpresoj se çdo gjë është në rregull!” Fqinja e saj e ul
kokën dhe i thotë me një zë të turpshëm: “Ne po kërkojmë diçka
për ta çelur agjërimin. Fëmijët e mi janë të uritur dhe unë
akoma jam agjërueshëm.” Kështu që nëna e tërheq fqinjën
brenda me mirësi dhe i ofron bamirësinë dhe bujarinë e saj.
8
Kur babai doli në xhami për ta kryer namazin me xhemat,
ai vuri shikimin në shtëpinë e fqinjës dhe e kuptoi se vetëm
një mur ndanë në mes të urisë dhe barkut të ngopur, varfërisë
dhe bollëkut. Ai e pyet veten: “Fqinja jonë kërkoi ndihmë
vetëm kur iu përkeqësua gjendja shumë. Si ndodhi që ne nuk
e kishim pyetur për gjendjen e saj? Pse nuk e kishim vizituar?
Pse ajo erdhi te ne? A është se ne jemi fqinjët më të afërm
ose, sepse asaj i vjen turp dhe frikësohet që njerëzit e saj ta
marrin vesh se ajo është nevojtare?”
Ka shumë familje, të cilat jetojnë në kushte të njëjta të padurueshme,
sepse u mungojnë elementet themelore për t’i
plotësuar nevojat e ushqimit dhe pijes. Të gjithë ne duhet t’i
frikësohemi dënimit të Allahut, sepse ne flemë me bark të
ngopur, ndërsa fqinjët tanë muslimanë vuajnë nga uria, të
afërmit tanë i ka mundur hidhërimi dhe shokët tanë janë në
gjendje dëshpërimi.
Një herë një i afërm i imi drejtoi një hulumtim pranë një
organizate bamirëse për të vërtetuar gjendjen e familjeve që
përfitojnë nga ndihmat e organizatës. Rezultati ishte se disa
nga përfituesit e ndihmave janë familje që u përkasin fiseve
të njohura për pasurinë e tyre. Ai përmendi disa mbiemra të
familjeve, anëtarët e të cilave kanë mundësi që nga zekati që
duhet ta paguajnë çdo vjet, t’i mbajnë këto familje.
Materializmi ka hedhur shigjetat e helmuara në zemrat e
muslimanëve sa që frikësohem se komuniteti musliman do të
pësojë nga kjo deri në atë masë që vëllai nuk do të mbajë
lidhje më vëllain dhe e njëjta do të ndodhë me të afërmit dhe
fqinjët. Nëse nuk jemi në anën e të afërmve dhe fqinjëve kur
ata përjetojnë momente të vështira, atëherë kur do të jemi? A
kur Allahu t’u dërgojë ndihmën dhe ata në këtë mënyrë t’i kalojnë
vështirësitë?
Përgjigja duhet të jetë, “Jo.” Në vendin ku jetojmë ka jetimë,
të veja dhe nevojtarë. Si rrjedhim, sigurohu të pyetsh për
gjendjen e tyre dhe ndihmoju ta marrin atë që kanë nevojë
9
kështu që edhe ata ta lusin Allahun për juve, e ndoshta Allahu
për shkak të lutjeve të tyre do t’ju bëjë që kurrë të mos përjetoni
mjerim.
Tregime nga të parët (Selefët)
Shekik bin Ibrahim thotë: “Derisa ishim me Ibrahim bin
Ed’hemin, një njeri kaloi pranë nesh dhe Ibrahimi pyeti: “A
nuk është ky njeri filani?” Ne i thamë: “Po”. Ibrahimi i tha
një burri në tubim: “Shkoi pas dhe tregoi se Ibrahimi po pyet
pse nuk na përshëndete me selam.” Pasi e arriti personin në
fjalë dhe i parashtroi pyetjen, ai u përgjigj: “Pasha Allahun,
gruaja vetëm sa më ka lindur dhe unë nuk kam asgjë para
vete, kështu që nuk isha vetëdijshëm për atë që më rrethonte.”
Njeriu u kthye dhe e rrëfeu atë që e dëgjoi. Ibrahimi i
befasuar nga ngjarja shtoi: “Ne të gjithë jemi të Allahut. Si
është e mundur që ne nuk e kemi ditur gjendjen e shokut
tonë, derisa puna e tij u keqësua aq shumë?” Ibrahimi i tha
një burri që ishte i pranishëm që të shkonte te një vëlla musliman
dhe t’i huazonte dy dinarë, pastaj të shkonte në treg dhe
të blinte gjithë çka i vinte me një dinar, ndërsa dinarin tjetër
t’ia dhuronte për nevojat tjera. Burri rrëfen tregimin e tij:
“Unë shkova në treg dhe bleva çdo gjë që më erdhi me një dinar
dhe pastaj shkova te familja e nevojtarit. Trokita në derë.
U përgjigj gruaja e tij, e cila pyeti se kush ishte. Unë i thashë:
“Më duhet burri juaj.” Ajo u përgjigj se nuk është tani në
shtëpi. E luta që ta hapte derën me qëllim që ta bartnim mallin
që e kishim ngarkuar në deve. Ajo pyeti se kush e kishte
sjell gjithë atë. Unë iu përgjigja: “Vëllai juaj në Islam, Ibrahim
bin Ed’hemi. Ajo tha: “ O Allah! Mos e harro atë që ndodhi
sot nga Ibrahimi.”1
1 Sifetus-Safvah vëll. 4. fq. 155.
10
Pengesa e dytë
GËNJESHTRA NË ÇËSHTJE MARTESORE
E gjithë bota s’mund ta përfshijë lumturinë time, të cilën nuk
e fsheh, dhe një buzëqeshje e pafajshme duket në fytyrën time
derisa po dëgjoj shoqen duke më treguar për vëllain e saj.
“Ai dëshiron të martohet me ju,” thotë ajo. Pastaj filloi të lavdërojë
sjelljen e tij dhe shtoi: “Ju do të jetoni si princeshat e
Mesjetës. Ai do të përpiqet t’ju sjellë rehati dhe do t’ju mbulojë
me dashuri.” Gjërat ndodhën shpejt dhe ngazëllimi im
nuk më lejoi të mendoj me kujdes. Unë nuk kërkova asgjë,
bile as metrin, ose vendin ku do të jetoja. Madje as që pyeta
se a punonte, ose ku punonte. Ai ishte vëllai i shoqes sime të
ngushtë. Unë fillova t’i bëj planet për fustanin e nusërisë dhe
këshillohesha me të se çfarë stofi të përdorja, çfarë ari të blija,
si duhet të ishin enët e kuzhinës, çka i pëlqente atij dhe
çka nuk i pëlqente, dhe më në fund cila do të ishte dhurata më
e preferuar e tij.
Babai im u mahnit me përkushtimin tim për t’u martuar
me këtë njeri, mirëpo e luti Allahun t’i bekonte përpjekjet e
mia, ngase unë isha bija e tij e vetme.
Bashkëshorti im i ardhshëm zgjodhi hotelin më të shtrenjtë
për dasmën dhe unë isha e hutuar se çfarë dhurata do të më
jepte. Ndërkohë, e pushtuar nga ëndrrat dhe pasioni gjatë
ditës së dasmës isha shumë e lumtur. Megjithatë ëndrrat mbaruan
shpejt kur e kuptova se atij as që i interesonte se çfarë po
ndodhte dhe kalonte një pjesë të gjatë të natës jashtë shtëpisë.
Kurdoherë që dëshiroja të flisja për këto brenga, shoqja ime
më thoshte se unë duhej t’i kapërceja këto gjëra të vogla,
sepse ai ishte bashkëshort. Atëherë e kuptova se unë isha
martuar me të dhe jo me shoqen time dhe më në fund e mora
telefonin dhe e thirra babanë, i cili u gëzua kur ma dëgjoi zërin.
Mirëpo, unë me një zë të lodhur i thash: “Unë nuk e dua
11
atë, ai është narkoman. Babai më pyeti më zë të fuqishëm:
“Si ashtu, ku jeni tani?”
Ditët e lumturisë mbaruan shpejt dhe gëzimi u shndërrua
në pikëllim. “Si patët mundësi, shoqja ime e ngushtë, të më
mashtroni në këtë mënyrë? Nëse dikush si ai do të dëshironte
të martohej me ju, a do ta pranonit? A nuk patët turp të më
gënjeni?”
Disa gra kërkojnë nga motrat muslimane që të martohen
me ndonjë të afërm të tyre, i lavdërojnë ata dhe i përmendin
cilësitë e mira të tyre. Megjithatë, shumë nga ajo që thuhet
është gënjeshtër ose së paku zmadhim. Këtyre grave u themi:
“Nëse dikush ju gënjen, ju sigurisht do të zemëroheni? Pse
atëherë i gënjeni njerëzit, sidomos në çështje të martesës? A
pajtoheni që e njëjta t’i ndodhë bijës suaj?”
Tregime nga të parët
Shqyrtoje këtë shembull të njeriut, cili e flet vetëm të vërtetën.
Motra e Er-Rebi’ bin Hejthem erdhi ta vizitojë atë dhe
e përqafoi djalin e tij duke i thënë: “Si jeni djali im?” Er-Rebi’
e pyeti: “A i ke dhënë gji?.” Ajo tha: “Jo.” Er-Rebi’ pastaj
tha: “Pse atëherë nuk e flisni të vërtetën dhe ta quani atë
‘nipi im?”2
Pengesa e tretë
EKSPOZIMI I SEKRETEVE TË NJERËZVE
Kamerat e televizionit janë të përqendruara në fytyrën tënde
dhe i transmetojnë fjalët dhe shpresat tua. Ato transmetojnë lëngimet
dhe momentet e lumtura, bile edhe detajet më të vogla të
asaj çfarë ndodh në mes juve dhe bashkëshortit në dhomën e
2 Kitabus-Samt, p.255.
12
fjetjes. Këto kamera të televizionit e transmetojnë gjithë këtë
deri te veshët që dëgjojnë duke i përdorur fjalët tua.
Për ta elaboruar këtë themi se disa gra, sidomos ato që veç
sa janë martuar, u pëlqen të bisedojnë me shoqet e tyre dhe të
afërmet për bashkëshortët duke thënë: “Ai tha atë ose këtë; ai
më bleu një byzylyk ose më çoi në një vend të mrekullueshëm,
e kështu me radhë.” Disa nga ato madje i përsërisin fjalët
e dashurisë që burrat ua thonë, disa herë duke thënë se
bashkëshortët e tyre nuk mund të qëndrojnë larg tyre, bile
edhe për një kohë të shkurtë! Dikush nga ato ndoshta flet për
shprehitë e burrit të vet sa i përket gjumit dhe problemet që i
ka lidhur me këtë, duke ua përshkruar bashkëshortin shoqeve,
duke i përmendur të metat dhe gabimet e tij e kështu me radhë.
E gjithë kjo është e palejueshme në fe, pashije dhe çka
është më e rëndësishme, një lloj përgojimi dhe bartje fjalësh.
Nuk është e udhës që gruaja të përmend qoftë edhe një vepër
të mirë që ai e kryen për hir të Allahut, sidomos nëse ai nuk
dëshiron që të tjerët ta dinë.
E nderuara motër në Islam! Pse bisedoni për një çështje që
ai ua ka përcjell në besueshmëri? Mendoni për gratë, të cilave
u pëlqen që t’ju dëgjojnë kur ju u ekspozoni sekretet tuaja, disa
nga ato do të gëzohen që shoqja e tyre është e lumtur, mirëpo
do të dëshironin që bashkëshorti i shoqes të ishte bashkëshorti
i tyre ose i bijave të tyre. Disa nga këto gra i krahasojnë
bashkëshortët e tyre me bashkëshortin për të cilin mburret
shoqja gjithë kohën dhe ato fillojnë të mendojnë se kurrë
nuk kanë qenë të lumtura ose kurrë nuk kanë dëgjuar ndonjë
fjalë të mirë nga bashkëshortët e tyre. Në këtë mënyrë, nëse i
ekspozoni sekretet tua dhe bisedoni për bashkëshortin me
gratë tjera, ju ndoshta do të ndihmoni në shkatërrimin e martesave
të këtyre grave.
E nderuara motër e martuar, a është me rëndësi që ju t’i
ekspozoni sekretet tuaja, ose ato të bashkëshortit, ndaj atyre
që as nuk do të përfitojnë e as nuk do t’ju përkrahin nëse dëgjojnë
lajme të tilla. Në të kundërtën, ato ndoshta do t’ju kenë
13
zili dhe do ta hedhin syrin e keq në ju dhe në martesën tuaj.
Po ashtu ju dhe bashkëshorti juaj do të jeni temë e bisedës në
shumë ndeja, ku ju nuk jeni të pranishëm dhe ju do të bëheni
temë e bisedave dhe shakave, ajo çfarë ka ndodhur mes juve
do të bëhet përrallë për t’u treguar. Kjo nuk është mënyra për
ta çmuar dhuntinë që Allahu i ka dhënë motrës muslimane,
duke e martuar me një burrë të përshtatshëm.
Si rrjedhim, nëse ju e ekspozoni atë që ndodhë në martesën
tuaj, sidomos në natën, javën, muajin dhe vitin e parë, ky
lajm do të arrijë në veshët e shumë grave dhe burrave. Mendoni
se a do të ishte kjo e pranueshme dhe ju natyrisht do të
përgjigjeshit në mohore. Për këtë arsye duhet të jeni në dijeni
për kamerat e televizionit që janë fokusuar në fytyrën tënde,
kur ju jeni duke biseduar me të afërmet, shoqet, motrat etj.,
sepse çfarëdo që thoni mund të bëhet ‘program sentimental
me seri’ që transmetohet në shumë shtëpi. Përmbaje gjuhën
tënde!
Tregime nga të parët!
Ataë bin Rebah thotë: “Ata të cilët ishin para jush e konsideronin
bisedë të kot çdo gjë përveç asaj që Allahu ka zbritur
(Kur’anin dhe Sunetin), urdhërimin në të mirë dhe ndalimin
nga e keqja dhe bisedimin për çështje prej të cilave varet jetesa
në tokë. A thoni se nuk i keni me vete ata që ju shikojnë,
Kiramen Katibin, (shkruesit e ndershëm të veprave, njëri në
të djathtë dhe tjetri në të majtë, të cilët i shkruajnë veprat e tij
ose të saj) as një fjalë nuk e shqiptoni e të mos ketë kujdestar
të gatshëm për ta regjistruar atë?” A nuk do t’ju vijë turp nëse
njërit nga ju i hapet regjistri i punëve që i bën gjatë ditës, e të
mos gjejë aty asnjë vepër për Botën Tjetër?”3
3 Es-Sijer, vëll. 5 fq.86.
14
Pengesa e katërt
MOSVESHJA E HIXHABIT
E lyer me kozmetikë, ajo ka të veshur një vello të hollë, të cilën
do ta fiksojë kurdoherë që i lëvizë nga fytyra, ajo ec drejt
shoferit të familjes dhe e thirr: “Piter!” Piteri përgjigjet me
nxitim dhe më përulje qëndron disa hapa larg saj, “Çfarë dëshironi?’
Ajo i jep disa para dhe kërkon që të shkojë për të
blerë qumësht për foshnjën. Ai nxiton t’i bindet urdhrit të saj,
derisa ajo kthehet në shtëpi.
Kur kushëriri i saj troket në derë, ajo ngutet ta hap atë për
të, duke i tundur duart, edhe pse qafa dhe flokët i duken. Ajo
bisedon me të dhe kënaqet duke qeshur, ndërsa ai rri ulur
brenda shtëpisë dhe e pret çajin që ajo e përgatit, derisa bashkëshorti
ose vëllai vjen të takohet me të. Pastaj, kunati troket
në derë dhe ajo i hap derën, tund duart me të dhe e fton brenda,
edhe pse bashkëshorti i saj nuk është ende në shtëpi.
Më vonë, e veshur me rrobën e jashtme, abajen, ajo e
mbyll derën e veturës dhe shoferi e çon te rrobaqepësi, ku ka
shumë burra të huaj të pranishëm, por ajo nuk brengoset. Ajo
bisedon me rrobaqepësin, sikur të bisedonte më nënën ose
gjyshen e vet. Ai ia merr masat, pastaj ajo e mbulon fytyrën
dhe merr leje.
Pastaj shkon në dyqan të parfumeve, ku e lë të lirë hundën
që të gjejë erën më të mirë. Shitësi i ndihmon, duke i spërkatur
këtë ose atë parfum në dorë. Ai thotë: “Ky parfum është
për gosti dhe ky tjetri është për këtë ose atë ngjarje.” Ajo pastaj
i ofron dorën tjetër, kështu që të mund të nuhat aromat
tjera. Ajo bisedon me të lirshëm.
Pas kësaj ajo shkon tek argjendari dhe lirisht i jep dorën që
ai t’i provojë llojet e ndryshme të unazave dhe byzylykëve në
gisht ose dorë të saj. Ajo pastaj shkon në dyqanin e rrobave
dhe i ankohet shitësit se e ka blerë një palë rroba dhe po kër15
kon një palë tjetër që shkon me to. Ai i tregon asaj rroba të
ndryshme dhe ajo vendos se çfarë ngjyre shkon me rrobat që i
kishte blerë. Atëherë afrohet te shitësi dhe e pyet për çmimin
e rrobave që i ka zgjedhur. Ai i thotë se çmimi është më i lartë,
por do të bëj një zbritje. Ajo përpiqet ta ul më shumë
çmimin e rrobave dhe i thotë: “Për mua sa m’i jepni?” Me këtë
ajo e humb turpin; ai i jep ato me një çmim të mirë.
Unë e mbroj nderin tim me para dhe kurrë nuk e njollosi
atë, Allahu mos i bekoftë paratë pas humbjes së nderit!
A e pranoni xhehenemin si vendbanim dhe flakët e tij si
hapësirë për frymëmarrje? Ju jeni zotëruese e turpit dhe e
natyrës së mirë, kush të urdhëroi të vishni hixhab? A nuk të
urdhëroi Allahu dhe i Dërguari i Tij të vishni hixhab?
Atëherë pse e zemëroni Zotin e qiejve dhe tokës, i Cili ka
mundësi që gëzimin t’ua bëjë pikëllim, mirëqenien t’ua bëjë
sëmundje dhe lumturinë t’ua bëjë mjerim? A keni mundësi t’i
rezistoni ndonjërës nga këto ose a ju pyet dikush për këtë?
Kush ju urdhëroi që hixhabin (mbulesën islame) ta konsideroni
dy llojesh? Një lloj që i lejon disa burrave ta shohin fytyrën,
flokët dhe duart dhe një lloj që nuk u lejon burrave këto
liri? Ku do të qëndrojnë shoferi, shitësi, rrobaqepësi, i biri
juaj dhe bashkëshorti Ditën e Gjykimit, në krahasim me juve?
Ju do të qëndroni vetëm, e përulur nga barra e rëndë e gabimeve
dhe mëkateve. Kur shikoni në të djathtë ju shihni xhenetin
dhe kur shikoni në të majtë ju shihni flakën e xhehenemit.
Si rezultat, ju zgjodhët destinacionin tuaj.
Kam dëgjuar se njëherë një grua vuante nga një dhimbje e
madhe e veshit dhe pasi që e bindën me vështirësi që ta lejojë
mjekun t’ia kontrollojë veshin, ajo e zbuloi vetëm veshin,
ndërsa pjesën tjetër të fytyrës e mbante të mbuluar. Kjo e nxiti
mjekun që t’i thotë: “Unë jam mjeku dhe ju jeni si nëna
ime, kështu që zbuloje fytyrën.” Ajo i tha me bindje të fortë
ndaj Zotit: “Ju erdhët të ma kontrolloni veshin dhe unë ua
zbulova atë!”
16
Tregime nga të parët
Hatim el-Asam tha: “Është e mashtruar zemra e atij që nuk
mendon për katër rreziqe dhe ai kurrë nuk është i sigurt nga
mjerimi. Së pari, rreziku i Ditës së Ndarjes, kur Allahu do të
deklarojë: “Ky grup është për në xhenet dhe ky grup është për
në xhehenem. Njeriu nuk e di se cilit grup do t’i takojë. Së
dyti, njeriu u krijua në tri errësira, kur engjëlli e shpalli atë në
mesin e njerëzve të lumtur ose në mesin e njerëzve të mjerë.
Njeriu nuk e dinë se a është caktuar se do të jetë nga njerëzit
e lumtur ose të mjerë. Së treti, kujtimi i trishtimit që pason
pas vdekjes, sepse njeriu nuk e di a do t’i jepen lajme të mira
të kënaqësisë së Zotit ose lajme të këqija të zemërimit të Tij.
Së katërti, Dita kur njerëzimi do të qëndrojnë në grupe të
shpërndara (kështu që t’u tregohen veprat e tyre) dhe njeriu
nuk e di se nga cila rrugë do të merret.”4
Pengesa e pestë
VONIMI I MARTESËS
Ajo kërkon te i fejuari cilësi, të cilat janë më afër ëndrrave se
sa realitetit, për këtë arsye ajo refuzon çdo burrë që i ofron
martesë, sepse nuk i ka këto cilësi. Atë e kërkojnë njerëz fetar,
me sjellje të mirë, mirëpo kur njoftohet se është i varfër
ose se nuk e ka vazhduar shkollën ajo e refuzon dhe pret se
çfarë do t’i sjellë e ardhmja, duke mos e hetuar se ditët dhe
netët po kalojnë dhe se ajo po plaket me kalimin e kohës. Papritmas,
ajo e kupton se vajzat e moshës së vet janë martuar
dhe kanë shtëpi e fëmijë derisa ajo ende këmbëngul në mendimin
e vet. Vitet kalojnë dhe rinia e saj fillon të zbehet,
kështu që ajo bën lëshime në disa kushte në të cilat insistonte
më parë, duke pranuar atë që është më i dobët në besim, sjell-
4 Xhami’ul Ulum vel Hikem, fq.71.
17
je dhe edukim. Ajo tani po vuan sepse nuk e praktikoi urdhrin
e të Dërguarit të Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë
mbi të!): “Nëse u kërkon dikush për martesë, fenë dhe
sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë prano që të martohesh
me të.”
Në këtë hadith, e nderuara motër, i Dërguari i Allahut,
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka përmendur dy
kushte, të cilat garantojnë një jetë të lumtur martesore, feja
dhe sjellja e mirë. Ato janë dy tipare të lidhura njëra me tjetrën
dhe përbërës esencial për një martesë të qëndrueshme, e
cila është plot lumturi dhe dashuri.
Sa i përket ëndrrës së saj për burrin e qëlluar, është fakt se
shumica e të rinjve që kanë arritur moshën martesore janë në
gjendje të njëjtë financiare. Sa të rinj ka që i kanë milionat
ose që punojnë si ministra në qeveri? Në të kundërtën, shumë
të rinj që dëshirojnë të martohen janë studentë, të cilët nuk
kanë pasuri të mjaftueshme. Disa çifte të martuara thonë se
vitet më të lumtura të martesës kanë qenë gjatë kohës së studimeve,
kur gruaja qëndron pranë burrit dhe e ndihmon atij
t’i avancojë studimet përpara.
Si rezultat, e nderuara motër muslimane, mos u mbështet
në ëndrra ose pamje të jashtme kur të zgjedhësh njeriun me të
cilin do të martohesh, e as mos e bë pasurinë shpresë për të
cilën lëngon. Kur vjen për t’ju kërkuar në familje një djalë i
mirë e fetar, sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë mos hezito
për t’u martuar me të për shkak të gjendjes së vështirë financiare
që ka, sepse pasuria nuk mund t’ju sjell lumturi. Ndoshta
Allahu ju dhuron devotshmëri dhe me këtë arrini çfarëdo
që dëshironi.
Tregime nga të parët
Esma bint Ebu Bekër thotë: “Ez-Zubejr, u martua me mua
në kohën kur nuk kishte asnjë para, rob ose ndonjë pasuri tjetër
përveç një kali dhe një deve. Unë e ushqeja kalin, kujdesesha
për të. Po ashtu e ushqeja edhe devenë me fara të shtypu18
ra të hurmave dhe i sillja ujë. Farat e hurmave i bartja në kokë
nga një largësi prej tetëmbëdhjetë milje. Kur Ebu Bekri,
paqja qoftë mbi të, më dërgoi një shërbëtore për t’u kujdesur
për kalin, ky ishte një lehtësim i madh për mua!5
Pengesa e gjashtë
MOSTOLERIMI I TË METAVE TË NJËRITJETRIT
Polemika u nxeh, zërat u ngritën dhe pastaj pasoi vaji.
Kështu rrodhën gjërat, qetësia kaploi dhomën bashkë me
vuajtjet shpirtërore që i solli kjo ngjarje.
Motër muslimane! Çdo person, mashkull ose femër, ka të
meta. Gruaja e mençur, e cila e ka parasysh këtë fakt, nuk i
shikon njerëzit në ndonjë mënyrë tjetër, ashtu siç nuk e shikon
edhe bashkëshortin e vet.
Ajo e di se nuk është martuar me një bashkëshort të përkryer,
sepse nuk ka njeri të përkryer, përveç pejgamberëve të
Allahut. Si rezultat, ajo përdorë urtësinë e saj për t’i parandaluar
rrugët dhe mjetet që e mërzitin dhe e zemërojnë bashkëshortin.
Ajo gjithashtu kërkon rrugë dhe mënyra, të cilat i
ndihmojnë ta përfitojë dashurinë dhe respektin e tij.
Gruaja muslimane e kërkon shpërblimin e Allahut për çdo
punë që e bën në shtëpi për bashkëshortin dhe fëmijët. Ajo
mbështet në ndihmën dhe udhëzimin e Allahut për ta drejtuar
bashkëshortin e saj në destinacionin që është i kënaqur, duke
përdorur fjalë të mira dhe dashuri të sinqertë.
Në të kundërtën, shumë gra gabojnë për shkak të kuptimit
të shtrembër të gjërave ose për shkak të të metave që kanë,
kur mendojnë se e meritojnë këtë ose atë tretman, sepse ajo
është ky ose ai person. E nderuara motër, më mirë për juve
5 El-Ihjau, vëll.2 fq.67.
19
është të kuptoni se keni edhe të drejta e edhe obligime. Në
këtë mënyrë, si një grua e mençur muslimane, ju me durimin
që e bëni shpresoni në shpërblimin e xhenetit. Pra, kur diçka
nuk ju pëlqen, ju do të përmbaheni dhe do të duroni e me këtë
meritoni shpërblimin e Allahut. Për më tepër, nëse hiqni dorë
nga ajo që e dëshironi shumë dhe bashkëshorti juaj vepron në
të njëjtën mënyrë, anija e familjes do të drejtohet në brigjet e
sigurisë dhe qetësisë.
E nderuara motër, dije se çdo bashkëshort ka çaste të lumturisë
dhe çaste të lodhjes. Ju duhet të zgjidhni momentin e
duhur për t’i diskutuar kënaqësitë dhe pakënaqësitë tuaja. Për
më tepër, edhe nëse bashkëshorti juaj është nga njerëzit më të
mirë, dije se ai ndoshta nuk është në dijeni për disa ankesa
tua, sidomos nëse është i angazhuar me punë. Si rrjedhim,
nga ju le të dëgjojë vetëm fjalë të mira, të shoqëruara me buzëqeshje
dhe mos nxito me kundërpërgjigje. Mos thuaj se kjo
është shenjë dobësie. Nëse e meta që ju mërzit juve do të ishte
e metë e juaja dhe nëse ai do t’ju këshillonte duke përdorur
fjalë të ashpra dhe duke e ngritur zërin, ju sigurisht nuk do ta
pëlqenit këtë fare. Në anën tjetër, nëse ai u përkujton për të
metat tuaja, duke përdorur këshilla të buta, ju natyrisht do ta
pëlqeni këtë sjellje. Në fund, zgjidhni mënyrën më të mirë që
të tjerët dëshironi t’ju trajtojnë dhe preferoje bashkëshortin
tuaj me këtë.
Tregime nga të parët
Transmetohet se një burrë erdhi tek Umeri r.a. për t’iu ankuar
për sjelljen e keqe të bashkëshortes. Kur u afrua te shtëpia
e prijësit të muslimanëve, ai dëgjoi gruan e Umerit r.a.
duke i folur fjalë të ashpra, ndërsa Umeri qëndronte i qetë
dhe nuk ia kthente fjalën (ndonëse Umeri kishte mundësi ta
ndalonte atë). Kështu burri vendosi të kthehet, duke i thënë
vetes: “Nëse kështu është puna me prijësin e besimtarëve,
atëherë çfarë pres unë?” Umeri r.a. doli dhe e pa burrin duke
u larguar. Ai e thirri: “Çka keni nevojë?” Burri tha: “O prijës i
20
besimtarëve! Unë erdha që të ankohem për sjellje e keqe të
gruas time dhe dëgjova atë që ndodhi në mes juve dhe gruas
tuaj. Kështu që u ktheva me mendimin se nëse kështu është
gjendja me prijësin e besimtarëve, atëherë çfarë pres unë.”
Umeri r.a. tha: “Unë jam i durueshëm me të, sepse ajo ka të
drejta ndaj meje.”6
Pengesa e shtatë
MARRJA ME PUNË TË HUAJA
Ajo nxori një ofshamë në shenjë qetësimi, derisa e mbyllte
derën e veturës dhe ulej pranë bashkëshortit. Ajo nuk i dha
shansin bashkëshortit që ta pyes për mendimin që kishte për
të afërmit e tij. Ajo tha: “Ishte sikur me qenë në provim, ndonëse
shkova si vizitor për t’i përshëndetur ata. Ata më bën
shumë pyetje, bashkë më dukej sikur të hidhnin shigjeta në
mua. Më pyetën se ku studioja, sa e kam blerë fustanin, kush
ta ka blerë e kështu me radhë. Nuk kisha kohë të merrja frymë,
më dukej sikur t’i kisha përpara tre topa, ku posa mbaronte
punën i pari do të fillonte i dyti. Ata më ofruan çaj, i cili
u ftoh shpejt, sepse isha e zënë me përgjigje dhe sqarime.
E nderuara motër, disa burra dhe gra mendojnë se është
mirësi të mbledhësh informata për jetën private të njerëzve
tjerë, ndonëse nëse u bën atyre pyetje ata nuk do t’ju japin një
përgjigje të drejtë. Megjithatë, vërtet kjo është një lloj i sjelljes
së keqe.
Shmangia nga ajo që nuk të intereson është shenjë e shkëlqimit
të njeriut në fe. Çfarë do të humbni nëse nuk i dini punët
e të tjerëve? Është e mjaftueshme që t’i përshëndetni ata
me selam dhe të bisedoni me ta për gjëra të mira. Takimet e
tilla nuk duhet të bëhen vende të marrjes në pyetje, sepse kjo
6 Ekber Umer nga Ali dhe Naxhi et-Tantavi.
21
është e padurueshme, ndoshta, për këtë shkak njerëzit nuk ju
vizitojnë dhe i shkëputin lidhjet e dashamirësisë me ju.
Si rezultat, mos bë shumë pyetje, sepse nëse e vëni veten
në pozitë të njëjtë, ju do të jepni përgjigje të përgjithshme ose
do t’ju shmangeni përgjigjes në pyetje për shkak të mosrehatisë
dhe bezdisjes. Pjesë e sjelljes së mirë dhe mirëpritjes është
mosturpërimi dhe mosbezdisja e mysafirëve. Në të kundërtën,
shumë gra e kanë bërë shprehi të pyesin shumë për të tjerët
në mënyrë direkte ose indirekte, kështu që as një çështje nuk
lënë pa e kontrolluar, e vogël apo e madhe.
Atëherë, e nderuara motër, mos të interesojnë çështjet e të
tjerëve e me ketë të ngjallësh pikëllim dhe depresion te të
tjerët, sepse ata që merren me punët e të tjerëve do ta mbysin
veten me hidhërim. Për më tepër, nuk ka ndonjë përfitim material
ose fetar nëse merreni me punët e njerëzve.
Tregime nga të parët
Një burrë nga fisi Temim thotë: “Unë e kam shoqëruar Er-
Rebi’ bin Hejthem për dhjetë vjet dhe vetëm dy herë e kam
dëgjuar se ka biseduar për çështje të kësaj jete. Njëherë kur
më pyeti: “A e ke nënën ende gjallë?” dhe njëherë tjetër kur
më pyeti: “Sa xhami gjenden në vendin tuaj?”7
Pengesa e tetë
GABIMET E VOGLA
Larg nga dëgjimi i vajzave tjera, qëndrojnë disa goca duke
biseduar më fshehtësi. Ajo është e ulur në mesin e tyre dhe po
i dëgjon. Njëra thotë: “Ai më dashuron dhe thotë se dëshiron
të martohet me mua.” Në atë çast nga çanta e nxjerrë një dhu-
7 Hiljetul-Evlija. vëll. 2 fq.110.
22
ratë që ai ia kishte dhënë. Vajza tjetër flet për xhelozinë e
dashnorit të vet, i cili proteston kur ajo shkon vetë në treg.
Ajo i dëgjon ato me kënaqësi dhe zbavitet. Pastaj fillon të
bisedojë me to, kur njëra i drejtohet me fjalët: “Ne do të përpiqemi
t’ju gjejmë një dashnor, vetëm sa për të biseduar me
të në telefon dhe me këtë ta largoni mërzinë në jetë. Vetëm
një thirrje telefonike, hiq më tepër.”
Disa ditë më vonë, e mërzitur dhe e dëshpëruar, një varg
mendimesh kalojnë në kokën e saj. Kjo e nxitë mësuesen për
ta pyetur: “Çfarë ka ndodhur me ju?”
Ajo thotë se ka një problem në familje, por në të vërtet,
zemra e saj vuan për një djalë të ri, me të cilin bisedoi në telefon.
Ai tashmë e kishte parë atë dy herë gjatë muajit dhe ajo
tani vepron çka i thotë ai dhe përmbahet nga ajo që ia ndalon.
Ai pastaj kërkoi më tepër kënaqësi.
Tani e kupton gabimin e vet, mirëpo ai i ka kasetat dhe fotografitë
e saj dhe e kërcënon t’ia tregojë ato babait të saj, nëse
nuk dëshiron ta takojë atë përsëri. Ajo qanë dhe ia kujton
Allahun, mirëpo ai thotë se është i dashuruar me të dhe do të
bënte çmos për të qenë afër saj. Papritmas, dashnori i qetë
dhe i shkujdesur, shndërrohet në ujk që kërkon ta sulmojë
nderin dhe dinjitetin e vajzave.
A e keni parë, motër e nderuar, poshtërimin dhe degradimin
që mëkati dhe e keqja i sjellë. Disa vajza kanë rënë në të
liga më të mëdha, se sa thjesht biseda me telefon me disa të
rinj që paraprakisht menduan se ishin shokë të tyre.
Si rrjedhim, thirrjet telefonike të këtij lloji janë joshje e
rrezikshme dhe gropë pa fund. Ajo bart pasojat e humbjes së
kohës në atë që të sjellë turpërim dhe reputacion të keq në
mes të njerëzve. Mirëpo, kjo nuk është e tëra, sepse ajo që i
pret njerëzit të cilët veprojnë kështu, është dënimi i rëndë në
Botën Tjetër.
Për këtë arsye, i këshillojmë nënat muslimane që t’u kushtojnë
kujdes të veçantë bijave të tyre adoleshente. Njëherë i
23
Dërguari i Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e
pyeti bijën e tij Fatimen, gruan e Aliut, r.a: “Prej nga po
vini?” Ajo nuk u mërzit nga kjo pyetje, ndonëse ishte e ndershme
dhe jashtëzakonisht e mençur. Mirëpo, ajo thjesht iu
përgjigj babait: “Unë erdha nga shtëpia e familjes së filanit,
ku shkova t’i ngushëlloj për humbjen.”
Kështu, e nderuara motër muslimane, çfarë ju pengon nëse
interesoheni se çka bën bija juaj? Ju nuk duhet të ndiheni fajtore
nëse ato mendojnë se po përzihesh në çështje të tyre private.
Është detyrë dhe e drejtë e juaja. Mirëpo, ju duhet ta
bëni këtë në mënyrën më të mirë, duke e ofruar veten si shoqe
të bijës, duke e dëgjuar atë që e shqetëson bijën tuaj dhe
duke i dëgjuar mendimet e saj në çështje të ndryshme. Në këtë
mënyrë ju do të bëheni shoqja, motra si dhe nëna e saj.
Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai
është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e
keqe.” (Israë, 32).
Në këtë ajet, Allahu na paralajmëron që të mos i afrohemi
rrugës së zinasë (imoralitetit). Allahu nuk tha thjesht: “Mos
bëni imoralitet,” sepse imoraliteti nuk ndodh pa joshje, të cilat
shpien deri tek ai. Mirëpo, ka hapa të ndryshëm, fjalë dhe
vepra që shpien në imoralitet, duke përfshirë edhe thirrjet telefonike
në mes të djemve dhe vajzave, të cilat mund të duken
të lehta dhe më pak të rrezikshme në krahasim me aspekte
tjera të sjelljes së paligjshme seksuale.
Nga hadithi i ndershëm
Kur pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!)
mori besatimin nga burrat në malin Safa, ai filloi ta marr besatimin
nga gratë. Umeri r.a e kreu këtë detyrë në emër të të
Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Hind bint
Utbe, gruaja e Ebu Sufjanit, erdhi atje tërësisht e mbuluar nga
frika se mos e njihte Pegamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
24
qoftë mbi të!), për shkak të asaj që i kishte bërë axhës së tij,
Hamzës. I Dërguari i Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qoftë mbi të!) tha: “Më jepni besën se nuk do të shoqëroni askënd
në adhurim ndaj Allahut.” Umeri r.a. e mori besatimin
nga gratë se ato nuk do të shoqërojnë askënd në adhurim ndaj
Allahut. Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!)
pastaj tha: “Dhe që ju nuk do të vidhni.” Hindi tha: “Ebu
Sufjani është koprrac, a më lejohet të harxhoj parat e burrit
tim (për nevoja familjare)?” Ebu Sufjani tha: “Unë ju lejoj
çfarëdo që merrni?” I Dërguari i Allahut qeshi kur e njohu
zërin e saj dhe i tha: “Ju jeni Hindi?” Ajo tha: “Po. Më fal
për gabimin që e kam bërë, o i Dërguar i Allahut!” Ai tha:
“Allahu ju faltë!” Ai pastaj vazhdoi: “Dhe që të mos bëni
imoralitet.” Hindi ndërhyri: “A bën imoralitet gruaja e lirë,
o i Dërguar i Allahut?!”
Pengesa e nëntë
BISEDA E LIGË
Takimin e kaploi një qetësi e plotë. Një gruaje i hapet goja
nga habia, tjetra i bashkon duart, ndërsa një tjetër lëvizë më
afër. Ato të gjitha janë kureshtare për të dëgjuar çdo fjalë që
po flitet, sidomos kur folësja flet me dëshmi. “Filanja shkoi
tek ai dhe u shërua, falënderimi i takon Allahut! Filani nuk e
donte gruan e vet, ndërsa tash nuk mund të qëndrojë larg
saj....” Kur e mbaroi bisedën ato të gjitha e pyetën: “Si mund
ta gjejmë këtë njeri?” Pastaj çdonjëra filloi t’i përmend ankesat
e veta. Njëra tha se nuk mund të flejë, për shkak të dhimbjeve
në shpinë. Një grua tjetër thotë se i dhemb këmba. Një
grua e moshuar thotë se bija e saj ka një martesë me telashe,
ndoshta i ka bërë dikush magji.
Brenda një jave, krejt lagjja po e kërkon njeriun. Gruaja që
ankohej nga shpina përfundoi duke i treguar për telashet që
kishte me burrin. Një grua tjetër tha se është martuar para një
25
muaji ose para një viti dhe nuk po mbetet shtatzënë, e kështu
me radhë. Një pamje mahnitëse, ku lloje të ndryshme të problemeve
po parashtrohen dhe po shqyrtohen. Pas një jave mësueset
dhe studentet e përcollën lajmin në shkollë, kështu që
shumë gra tjera kërkojnë shërim nga ‘mjeku’ i çuditshëm.
E nderuara motër! A keni dëgjuar tregime të ngjashme?
Ku është besimi në Allahun dhe pse zbehet kaq lehtë? Si bëhet
që gratë muslimane të hapin tema aq të këqija në takimet
e tyre? Nganjëherë është fakt se shumë gra muslimane shkojnë
te këta ‘shërues’ të njohur, të cilët përdorin magjinë dhe
janë gënjeshtarë të qartë, në vend që të shkojnë në spitale.
Ato nuk lexojnë Kur’an dhe nuk përdorin shëruesit për të cilët
na inkurajon Islami, si për shembull lutjet autentike të Muhammedit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ose të
përdorin barëra. Është për t’u habitur me faktin se shumë pak
gra muslimane e lexojnë Kur’anin rregullisht, mirëpo shpesh
i vizitojnë këta gënjeshtarë. Ku është besimi i saktë islam,
tevhidi dhe ku është fjala e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qoftë mbi të!): “Ai i cili shkon te falltari dhe i beson asaj
çfarë thotë, ka mohuar atë që më është zbritur mua.”
Tregime nga të parët
Hasani thotë: “Kurrë nuk kam shikuar me sy, kurrë nuk
kam folur me gjuhë, kurrë nuk e kam përdorur dorën dhe kurrë
nuk kam qëndruar në këmbë, vetëm pasi kam menduar se
a është kjo që e bëj në bindje ose në mosbindje ndaj Allahut.
Nëse do të ishte në bindje unë do të vazhdoja dhe nëse do të
ishte në mosbindje unë do të largohesha.”8
8 Xhami’ul Ulum vel Hikem.
26
Pengesa e dhjetë
NEGLIZHIMI I FËMIJËVE
Babai im u plak dhe sëmundja më tepër ia dobësoi shëndetin,
derisa vdiq. Shumë njerëz vinin të shprehnin ngushëllime,
shumicën prej të cilëve as që i njihnim. Kjo është shoqëria
muslimane, e dashur dhe e mirë, sidomos kur njerëzit i godasin
fatkeqësitë dhe kanë nevojë për fjalë të buta e të këndshme,
të cilat do t’i ngushëllojnë dhe ngrohin zemrat e tyre.
Gjatë këtyre ditëve të pikëllimit dhe lotëve, ne ende ishim
të ri. Nëna ime përpiqej që t’i fshihte lotët, ndonëse ajo e
donte babanë shumë. Ajo nuk donte që pikëllimi të zgjaste
dhe lotët të vazhdonin të derdheshin. Ne e thirrëm vëllain, i
cili ishte duke studiuar jashtë dhe ai këmbëngulte të kthehej,
duke thënë se vëllai jonë është ende i ri dhe nuk ka kush të na
ndihmonte. Nëna ime iu përgjigj me bindje se ai duhet t’i
vazhdonte studimet. Atëherë vëllai kërkoi të vinte vetëm për
disa ditë. Përsëri nëna i tha se nuk kishte nevojë të vinte dhe
kur telefonata mbaroi, ajo shkoi në dhomë për ta shfryer dobësinë
dhe barrën e rëndë të fatkeqësisë. Ajo përpiqej që të
mos e dëgjonim duke qarë. Burri i saj ishte varrosur, biri i saj
ishte larg dhe fëmijët ende ishin të ri. Mirëpo, vendosmëria e
saj nuk u dobësua dhe ajo përmbahej. Disa vite më vonë,
vetëm disa muaj para se të kthehej vëllai, nëna vdiq dhe u varros
pranë babait. Ai nuk e gjeti nënën e tij të dashur për ta
ndarë gëzimin me të.
E nderuara motër, ka prind, të cilët nuk këmbëngulin që
fëmijët e tyre të punojnë me zell në studime ose punë, ndonëse
Umeti jonë nuk ka nevojë për më tepër burra të dobët.
Megjithatë, burrat rriten nga nënat e tyre, të cilat duhet t’i
udhëzojnë në rrugë të mirë dhe të dedikojnë vite në kujdes
ndaj tyre.
27
Nëna, me punën e saj, merr pjesë në ndërtimin e Umetit,
derisa ajo të jetë dëshmitare për vendin që kjo farë do ta zë në
shoqëri, qoftë ai një vend i dobët, në të cilin sulmohet Islami
ose një fortifikatë, e cila vetëm sa forcohet me kalimin e viteve.
Ju, e nderuara motër, me përpjekjet tua të drejta dhe të
mira ndihmoni në formimin e të ardhmes të Umetit Islam.
Tregime nga të parët
El-Esmai rrëfen: “Unë dhe një shok dolëm në shkretëtirë
dhe e humbëm rrugën. Më vonë kaluam pranë një tende dhe i
përshëndetëm banorët e saj me selam. Selamin na ktheu një
grua. Ajo pyeti se kush ishim. Ne i thamë se kishim humbur
rrugën dhe se ishim gëzuar që gjetëm banorë këtu. Ajo na
hodhi një sfungjer për t’u ulur dhe tha që të prisnim derisa të
kthehej biri i saj, Akili. Më vonë kur e ngriti derën e tendës, e
pa se po afrohej një kalorës. Ajo papritmas u shprehë: “O
Allah! Unë kërkoj shpëtim për vizitorin që po vjen, sepse
deveja është e birit tim, mirëpo ai nuk është në deve. Kalorësi
erdhi tek ajo dhe i tha: “O nëna e Akilit, Allahu ua kompensoftë
humbjen.” Ajo tha: “Mjerë për juve. A ka vdekur biri
im, Akili?” Ai tha: “Po.” Ajo pyeti: “Si?” Ai u përgjigj: “Atë
e kishin rrethuar devetë dhe u detyrua të kërcejë në pus.” Ajo
i tha: “Zbrit nga deveja që të më ndihmoni t’i përmbushi të
drejtat e mysafirëve.” Ajo i dha një dele, të cilin e preu dhe e
pjeku për neve. Kur mbaruam të ngrënit, ajo doli dhe tha: “A
dinë dikush prej jush ndonjë pjesë nga Kur’ani?” Unë thash:
“Po.” Ajo tha: “Lexo, disa ajete të cilat mund t’i përdori për
ngushëllim. Unë thash: “Allahu i Lartësuar ka thënë në Librin
e Tij: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me
ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po
ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e
pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai
kthehemi!” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e
mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e
drejtë.” (Bekare, 155-157). Ajo tha: “A ka ajet si ky në