O familja ime, faluni, faluni!
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe shpëtimi
qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen, shokët dhe të
gjithë pasuesit e tij.
Nga Thabiti transmetohet se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!) kur e godiste skamja familjen e tij u drejtohej me fjalët:
“O familja ime, faluni, faluni!”
Ibn Muflihu thotë se ky hadith është mursel (mungon sahabiu në
zinxhirin e transmetuesve), por me zinxhir transmetuesish të mirë,
ndërsa për kuptimin e tij dëshmon edhe hadithi në kapitullin e eklipsit te
Buhariu dhe Muslimi.
Allahu i Lartësuar thotë: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me
durim dhe me namaz! Vërtet, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për
ata që kanë frikë (Zotin).” (Bekare, 45)
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kërkoni ndihmë me
durim e me të falur, se vërtetë Allahu është me durimtarët.” (Bekare, 153)
Allahu i Lartësuar i urdhëroi robërit e Tij të ndihmohen me të falur
për çdo çështje të kësaj bote dhe botës tjetër, duke mos përjashtuar nga
kjo asgjë. Ai tha: “Kërkoni ndihmë me durim e me të falur!” (Bekare,153)
Allahu i Madhëruar filloi me durimin para namazit, pasi besimi dhe të
gjitha namazet obligative apo vullnetare nuk kryhen pa durim. Allahu ka
thënë: “Kërkoni ndihmë në të gjitha çështjet me durim dhe me namaz!
Vërtet ajo është e vështirë, por jo edhe për ata që janë të përulur.” e ata janë
që zemrat e tyre janë përulur nga madhështia e Allahut dhe frikë respekti
ndaj Tij. Për atë dëshmoi se atij që i vjen kryerja e namazit e lehtë është
prej të përulurve. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
kur e mundonte ndonjë çështje falej. D.m.th: kur i vështirësohej ndonjë
çështje, brengosej, mërzitej, apo i ndodhte ndonjë fatkeqësi ngrihej të
falej, sepse namazi të ndihmon t’i tejkalosh të gjitha fatkeqësitë, me
ndihmën e Allahut të Lartësuar. Namazin e kryen për t’u afruar dhe për
t’u kthyer tek Allahu. E ai që i kthehet Allahut do t’i mjaftojë atij, pasi ai
3
ka anashkaluar çdo gjë përveç tij dhe ka synuar Allahun e Lartësuar.
Allahu i Lartësuar nuk do ta zhgënjejë atë që shpreson tek Ai.
Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur familjes
së tij i ndodhte ndonjë brengë, i urdhëronte të faleshin, pastaj lexonte:
“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, sepse ne
nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të
furnizojmë ty (dhe ata).” (Taha, 132) Kjo do të thotë se nëse e fal
namazin do të vij furnizimi nga se mendon, siç thotë Allahu i Lartësuar:
“E kush i përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon
atë prej nga nuk e kujton fare.” (Talak, 2-3) Gjithashtu, Allahu i Lartësuar
thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër gjë përveç që të më
adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim dhe as kërkoj të më
ushqejnë ata. Allahu është Furnizues i madh. Ai është Fuqiforti.” (Dharijat,
56-58)
Në hadithin kudsij, Allahu i Lartësuar thotë: “O robi im! Përkushtohu
në adhurimin tim dhe do ta pasuroj zemrën tënde e do ta shmang nga t’i
varfërinë.”
Namazi largon nga ai që falet shqetësimin, ashtu që nuk është i
merakosur, lakmitar, koprrac, i zhurmshëm, ankohet së tepërmi, i nxituar
dhe me pak durim. “Është e vërtetë se njeriu është i prirë të jetë i
padurueshëm. Kur e godet ndonjë e keqe ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq,
kur e gjen e mira ai bëhet së tepërmi koprrac, përveç atyre që falen. Të cilët
janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.”
Namazi është strehim për besimtarët për çdo çështje të rëndësishme
të kësaj bote dhe tjetrës.
Thabiti shprehet se Pejgamberet (Paqja e Allahu qoftë mbi ta!) kur i
godiste ndonjë brengë shpejtonin të faleshin. Kështu vepronte Ademi
(alejhi selam) dhe pejgamberet e tjerë.
E si të mos ngushëllohen myslimanët me namazin kur ai është shtyllë
e fesë, ashtu siç është përmendur në hadith.
Merueziu ka thënë: “Allahu i Lartësuar i urdhëroi të gjithë robërit të
pasonin Pejgamberin, ndërsa Pejgamberi i urdhëroi që nëse shohin
shenja nga të cilat frikësohen se mos janë dërguar si dënim të shpejtojnë
4
në namaz dhe për këtë ka thënë: ‘Vërtet, dielli dhe hëna janë dy shenja
nga shenjat e Allahut e kur të ndodhë eklipsi, shpejtoni në namaz!’
Gjithashtu edhe ai vet shpejtonte të falej.”
Nuk dimë ndonjë adhurim që Allahu e largon me të dënimin, sikurse
namazi. Faljes gjatë eklipsit i shtohet pak në ruku, sexhde dhe përulje e
plotë.
Umu Kulthum (Bint Ukbe) ishte prej emigrueseve të para. Njëherë
burri i saj Abdurrahman bin Aufi u alivanos dhe njerëzit menduan se ka
vdekur. Umu Kulthumi me këtë rast doli në xhami të ndihmohej me atë
që është urdhëruar prej namazit dhe durimit.
Kanë përmendur se Ibn Abasi është ngushëlluar për vëllanë e tij
Kuthmin, derisa ishte në udhëtim, e ai tha: “Inna lil-lahi ue inna ilejhi
raxhiun” (Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi) Pastaj, u largua pak
nga rruga, i fali dy rekate dhe në to e zgjati pak më tepër uljen. Pastaj u
ngrit dhe shkoi tek deveja e tij duke thënë: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha
çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por
jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (Bekare, 45)
Ibn Kajimi thotë: “Për sa i përket namazit dhe ndikimit që ai e ka në
zemër duke e gëzuar, përforcuar, hapur, të ndjejë kënaqësi, vërtet ka
ndikim të madh. Në namaz lidhet zemra dhe shpirti me Allahun, i
afrohet Atij, i përkujton begatitë e tij, i gëzohet bisedës me të dhe
qëndrimit para Tij. Në namaz shfrytëzon tërë trupin, forcën dhe
gjymtyrët e tij në adhurimin ndaj Allahut duke mos e kursyer asnjë
gjymtyrë prej kësaj dhe kështu largon varësinë ndaj krijesave, ndenjën
apo diskutimin me ta. Në namaz mbledh forcën e zemrës dhe trupit të tij
drejt Zotit apo Krijuesit. Qetësia që e përjeton nga armiku i tij gjatë
namazit bëhet nga ilaçet, argëtimet dhe ushqimet të cilat nuk i përshtaten
vetëm se zemrave të shëndosha.”
Namazi është ndihmëtari më i mirë për t’i arritur të mirat e kësaj bote
apo tjetrës, dhe shmangien e të ligave të kësaj bote dhe tjetrës. Namazi të
largon prej mëkatit, largon sëmundjet e zemrës, të trupit, ndriçon
zemrën, e bardhëson fytyrën, aktivizon gjymtyrët dhe shpirtin, sjell
5
rizkun, shmang zullumin, i ndihmon të dëmtuarit, i largon epshet e
ndryshme dhe është i dobishëm për shumë nga sëmundjet e barkut.
Në përgjithësi ajo ndikon në ruajtjen e shëndetit të trupit, zemrës dhe
përqendrimin e tyre, si dhe largon lëndët e këqija nga këto dyja. E nuk
janë sprovuar dy njerëz me sprova, sëmundje, të meta apo sfida e që të
mos jetë ai që falet prej tyre më së paku që goditet prej tyre dhe
përfundimi për të është më i mirë.
Namazi ka ndikim të veçantë në largimin e të këqijave të kësaj bote,
sidomos kur kryhet dhe plotësohet ashtu siç duhet. Nuk janë larguar të
ligat e kësaj bote dhe të tjetrës e as nuk janë sjellë të mirat e saj me diçka
tjetër si me namazin.
E fshehtësia e kësaj është se namazi është lidhje mes robit dhe Zotit
të tij. Dhe sa më e theksuar të jetë kjo lidhje, aq më tepër do t’i hapen atij
dyert e begative dhe do t’ju shmanget shkaqeve që sjellin të ligat, do të
rrjedhin sukseset prej anës së Zotit të tij, shëndeti dhe mirëqenia, qetësia
dhe begatia, gëzimet e argëtimet; të gjitha këto do t’i vihen në dispozicion
dhe do të shpejtojnë drejt tij.
E lus Allahun të na furnizojë me sinqeritet në fjalë dhe vepër dhe
paqja e shpëtimi qofshin për Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij.