Muslimani i ri dhe e kaluara e tij!
Kur muslimani i ri hyn në Islam, lë pas vetes mëkatet dhe veprat e
këqija dhe hynë në gjerësinë e pafund të fjalës së Allahut të lartësuar:
“Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar
dhe besojnë) do t'u falet e kaluara” (El Enfal: 38), “Sikur ithtarët e librit
të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre
dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.” (El Maide:
65)
Mirësia e Allahut të lartësuar është e madhe, falja dhe bamirësia e
Tij dominojnë çdo mëkat dhe gjynah të cilin e vepron njeriu dhe
pendohet prej tij: “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj
kërkon falje te Allahu, ai e gjen Allahun falës dhe mëshirues.” (En Nisa:
110)
Kur muslimani i ri të rrënon kalanë e shirkut në zemrën e tij dhe
t’ia dorëzon veten e tij Allahut, kthehet i dëlirë dhe i shëruar nga
shirku i tij. Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi
të) na ka lajmëruar se Islami rrënon (anulon dhe fshin pasojat)
mëkatet e mëparshme. Në hadithin e Amr b. El As (Allahu qoftë i
kënaqur me të) ka thënë: “Kur Allahu vendosi Islamin në zemrën time,
erdha te Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
dhe i thash: Shtrije dorën që ta jap besën (ta pranoj Islamin)? Ai e shtriu
dorën e tij të djathtë. Përnjëherë, tërhoqa dorën time dhe Pejgamberi
(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) më tha: Çfarë ke o
Amr? I thashë: Dua ta vë një kusht: Ai tha: Çfarë kushti? I thashë: Të më
falen mëkatet? Ai tha: “A nuk e dinë ti se: Islami rrënon mëkatet e
mëparshme? Hixhreti e rrënon atë që ka qenë më parë? Dhe se Haxhi
rrënon atë që ka qenë më parë? ...” (Transmeton Muslimi) Kjo është
natyrshmëria e Islamit dhe fshehtësia e madhështisë dhe
përjetshmërisë së tij.
Kur Allahu e ka dërguar Muhamedin (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) te Kurejshitët, ata ishin në një injorancë të
thellë. Shumë mendime dhe fjalë që i paramendonin si dije në të
vërtetë ishin injorancë, dhe shumë vepra që i llogaritnin të mira në të
vërtetë ishin të shëmtuara, megjithatë Islami është fe e drejtësisë!
Virtytet e tyre të lavdëruara u miratuan nga Islami sikur që thotë
3
Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Në të
vërtetë jam dërguar për të plotësuar normat e moralit.”
Allahu i lartësuar i ka krijuar njerëzit të pajisur në natyrshmërinë e
tyre me të vërtetën, ndërsa Pejgamberët – sikur që thotë Shejhul
Islam Ibn Tejmije – janë dërguar për ta përsosur këtë natyrshmëri
dhe për ta konfirmuar atë, e jo për ta devijuar apo ndryshuar atë. Në
çdo umet gjenden një mori virtytesh të lavdëruara, edhe pse
ndryshon vëllimi i tyre nga një umet në tjetrin. Për këtë, është gabim
të mendohet për muslimanin e ri se është i zhveshur nga ndonjë
virtyt i lavdëruar para se ta përqafoj Islamin! Përkundrazi, ata që e
kanë thirr në Islam dhe ata që shoqërohen me të duhet që t’i nxisin te
ai ato virtyte të mira që i ka pas para Islamit dhe ta inkurajojnë të
vazhdojë të stoliset me to. Ajo çka i preferohet një muslimani të ri
është të vazhdojë në veprat e mira të cilat i ka bërë para se ta pranoj
Islamin. Buhariu në “Sahihun” e tij shënon hadithin e transmetuar
nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili e ka pyetur të
Dërguarin e Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi
të): “Në periudhën e injorancës jam zotuar se do të rri një natë në itikaf,
në Qabe? Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i
tha atij: Përmbushe zotimin (Nedhrin) tënd.”
Disa dijetarë kanë thënë: “Ky është argument se muslimanit të ri i
preferohet që të plotësoj adhurimet të cilat po t’i vepronte gjatë kohës sa ishte
mosbesimtar nuk do të pranoheshin nga ai, ndërsa po të ishte musliman do
të ishte i obliguar t’i përmbushte.”
Muslimi shënon në Sahihun e tij hadithin e Hakim b. Hizamit
(Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili kishte thënë: “I thash: O i Dërguar
i Allahut! Si është puna me veprat që i bëja gjatë kohës së injorancës, me
qëllim të bamirësisë?! Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) i tha atij: “Ke hyrë në Islam së bashku me të mirat e bëra
më herët.” Atëherë, unë thashë: Pasha Allahun, nuk do ta lë një vepër
të cilën e kam vepruar gjatë kohës së injorancës vetëm se do ta bëj të
njëjtën pas përqafimit të Islamit.
Sujutiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Ky hadith na bënë të
argumentojmë përmes asaj që kuptohet tërthorazi se duhet të plotësohet
mangësia e veprave të bëra në kohën e injorancës. Ngase, veprat e mira të
cilat i ka vepruar ai në periudhën e injorancës sikurse nuk i ka konsideruar
4
të plota për shkak të mungesës së atributit të Islamit, për këtë e ka përsëritur
veprimin e tyre në Islam për të plotësuar atributin e plotësimit që ka
kaluar.”
Është për të të ardhur keq kur sheh të atillë që e trajtojnë të
kaluarën e muslimanit të ri në kundërshtim me atë që përmendëm.
Në vend që ti ndjell veprat e tij të mira që i ka bërë para Islamit, disa
njerëz qëllimisht e vënë në siklet muslimanin e ri me pyetje të cilat ia
rikujtojnë disa nga mëkatet e tij të mëparshme, të cilat i ka bërë para
se ta pranonte Islamin. Sidomos veprat të cilat supozohen se ndjellin
epshin, e që ndoshta rikujtimi i tyre mund të jetë shkak që ai t’iu
kthehet atyre apo bëhet shkak në pakësimin e shpërblimit dhe
mangësinë në pendimin e tij nga mëkatet. Ibn Kajjimi (Allahu e
mëshiroftë) ka thënë: “Disa të penduar nuk shpëtojnë pa iu kthyer me
zemër mëkatit herë pas here, e ndoshta edhe e rikujtojnë kënaqësinë e
veprimit të atij mëkati. Me këtë rast psherëtinë apo ngacmon epshin e tij, e
kjo e bën pendimin e tij të mangët.”
Parimisht, muslimani i ri duhet të pendohet nga mëkatet e tij kur
ta përqafon Islamin me një pendim të sinqertë dhe pas kësaj t’i
përkushtohet Allahut të lartësuar me vepra të mira, me qëllim që ta
plotësoj atë që i ka kaluar në periudhën e injorancës.