Artikuj




Islami dhe shtyllat e tij  1 


ISLAMI DHE SHTYLLAT E TIJ


Përkufizimi gjuhësor i fjalës Islam:


Fjala Islam ( الإسلام ) gjuhësisht domethënë nënshtrim, dorëzim dhe përulje.


Përkufizimi fetar i fjalës Islam:


Islam në terminologjinë fetare domethënë: “Dorëzim ndaj Allahut me Teuhid,


nënshtrim në bindje ndaj Tij dhe largim nga shirku dhe ithtarët e tij”.


Islami në kuptimin e përgjithshëm dhe në kuptimin e veçantë:


a. Islami në kuptimin e përgjithshëm domethënë: “Adhurimi ndaj Allahut nëpërmjet


asaj që Ai e ka ligjësuar që nga dërgimi i pejgamberëve deri në Kijamet”.


b. Islami në kuptimin e veçantë është ajo me të cilën ka ardhur Muhamedi .


SHTYLLAT E ISLAMIT


Shtyllat e Islamit janë pesë:


1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është


i Dërguari i Allahut.


2. Falja e namazit.


3. Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).


4. Agjërimi i ramazanit.


5. Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.


Shtyllat e Islamit janë dy llojesh:


a. Shtylla pa të cilat nuk mund të qëndrojë Islami, ndryshe quhen “shtylla thelbësore”,


të cilat janë:


1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është


i Dërguari i Allahut.


2. Falja e namazit.


b. Shtylla pa të cilat nuk mund të plotësohet Islami, ndryshe quhen “shtylla


plotësuese”, të cilat janë:


Islami dhe shtyllat e tij  2 


1. Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).


2. Agjërimi i ramazanit.


3. Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.


Argumenti për shtyllat e Islamit:


Thënia e të Dërguarit të Allahut : "Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se


nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij,


pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit."


[Muslimi].


Islami dhe shtyllat e tij  1 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL