Artikuj




Mjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjërimi


Falënderimi i takon Allahut dhe mëshira e bekimi qofshin për


atë që nuk ka pejgamber pas tij:


E kam shikuar librin "Gjërat bashkëkohore që e prishin


agjërimin" të Dr. Ahmed b. Muhamed el-Halil - Allahu e ruajt -


dhe e kam parë si një libër të dobishëm, ku ka mbledhur disa


çështje mjekësore bashkëkohore, të cilat nuk dihen se e prishin


agjërimin apo jo. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve


dhe pyetjeve të shumta rreth tyre, i kam përmbledhur ato dhe i


kam shtuar pak gjëra me shpresë që Allahu t'iu bën dobi të


gjithëve.


E këto çështje janë:


1. Inhalatori për astmë: Dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe


Uthejmini - Allahu i mëshiroftë - si dhe komisioni i përhershëm


për Fetva ndajnë mendimin se ai nuk e prishë agjërimin ngase,


inhalatori avullohet dhe nuk arrin deri në stomak, por arrin deri te


kanali i frymëmarrjes (laringu). Atë e krahasojnë me shpëlarjen e


gojës (gjatë abdesit) dhe sivakun (pastrimin e dhëmbëve me


misvak).


2. Tabletat që vendosen nën gjuhë për mjekimin e disa


sëmundjeve të zemrës, të cilat nuk hynë në brendësi të trupit,


atëherë këto tableta nuk e prishin agjërimin.


3. Endoskopi1 për stomakun: Shumica e dijetarëve ndajnë


mendimin se ai që fut diçka në brendësi të trupit e prish agjërimin


1 Instrument që shërben për të shikuar në zgavrat e trupit


Mjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjërimi


3


edhe nëse nuk është ushqyes. Ibën Abbasi ka thënë: "Agjërimi


prishet nga gjërat që hyjnë e jo nga ato që dalin".2


Disa dijetarë të medhhebit Malikijj dhe Ibën Tejmijje kanë


mendimin se nuk e prish agjërimin ajo që hyn në stomak, nëse nuk


është pije apo ushqim. Hoxha ynë, Ibën Uthejmini – Allahu e


mëshiroftë - e ka zgjedhur mendimin se endoskopi nuk e prish


agjërimin përveç nëse vendoset me endoskop një materie e


yndyrshme që është ushqyese dhe e cila e lehtëson hyrjen e


endoskopit në të. Me këtë rast agjërimin e prish kjo materie e jo


futja e endoskopit, ngase nuk prish agjërimin ajo që nuk është


ushqyese.


Gjithashtu, ky është edhe medhhebi i Hanefinjve të cilët


kushtëzuan që ajo e cila hyn në brendi të trupit, të mbetet në të e


tëra, duke mos mbetur jashtë diç prej saj. Pra, endoskopi nuk


mbetet në brendi të trupit i tëri, madje dhe një pjesë e tij mbetet


jashtë.


4. Pikat e hundës: Dy dijetarët e shquar, Ibën Bazi dhe


Uthejmini - Allahu i mëshiroftë – kanë mendimin se ato nuk e


prishin agjërimin por, Ibën Bazi e kushtëzon prishjen e agjërimit:


nëse e ndien shijen e saj në fyt, ndërsa Uthejmini e kushtëzon që


ato të arrijnë deri në stomak, për shkak të hadithit të transmetuar


nga Lekit b. Sabireh: "...dhe shpërlaje hundën mirë (istinshak)


përveç, nëse je agjërueshëm".3 Ndërsa, dijetarë të tjerë


bashkëkohorë konsiderojnë që ato nuk prishin agjërimin, ngase


nuk janë ushqime apo pije e as diçka të ngjashme me to dhe kjo


çka arrin është shumë më pak sesa uji që mbetet nga shpëlarja e


gojës (gjatë abdesit).


2 Transmeton Bejhekiu 4/261, e Neveviu dhe Ibën Haxheri e kanë


konsideruar hasen


3 Transmeton Ebu Davudi (142) dhe Nesaiu (87) e Ibn Hibbani e


konsideron të vërtetë.


Mjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjërimi


4


5. Gazi i oksigjenit: nuk e prish agjërimin, ngase nuk është


ushqim, pije apo diç e ngjashme me to.


6. Inhalatori i hundës: ka normë të ngjashme me inhalatorin


për astmë.


7. Anestezioni: i cili është disa llojesh:


• Anestezioni nëpërmjet hundës me një materie nga gazi nuk e


prish agjërimin, ngase materia e gaztë nuk është trupth.


• Anestezioni kinez (me gjilpëra) nuk e prish agjërimin për


shkak të mos hyrjes së asnjë gjëje në brendi të trupit.


• Anestezioni me injeksione: nëse është anestezion lokal nuk e


prish agjërimin, për shkak të mos hyrjes së asnjë gjëje në brendi të


trupit.


• Anestezioni i tërësishëm, dhe këtu janë dy çështje:


E para: Humbja e vetëdijes:


- Nëse e humbë vetëdijen gjatë gjithë ditës, shumica e dijetarëve


të medhhebit Malikijj, Shafij dhe Hanbelijj kanë mendimin se


agjërimi i tij prishet për shkak të hadithit të transmetuar nga Ebu


Hurejre: "...e len ushqimin, pijen dhe kënaqësitë (seksuale) e


tij”4, e abstenimi i përmendur në këtë hadith i takon agjëruesit,


ndërsa ai që humbë vetëdijen nuk mund të quhet agjërues.


- Nëse humbja e vetëdijes nuk zgjatë tërë ditën, Imam Maliku


thotë që agjërimi i tij prishet, ndërsa Shafiu dhe Ahmedi thonë se


nuk prishet dhe kjo është më afër të vërtetës, ngase nuk ka


argument për prishjen e agjërimit të tij.


E Dyta: Nëse shoqërohet anestezioni me një materie ushqyese


atëherë, prishet agjërimi edhe nëse humbja e vetëdijes nuk zgjatë


tërë ditën.


4 Transmeton Buhariu (1795)


Mjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjërimi


5


8. Pikat e veshit: nëse nuk gjendet ndonjë e çarë në timpan


apo nuk arrin diç në fyt agjërimi është i saktë por, nëse e ndien


shijen e saj atëherë, prishet agjërimi te shumica e dijetarëve.


9. Losioni i veshit (lëng për pastrim): Ai zakonisht përmban


sasi të mëdha të ujit, e nëse timpani është i çarë dhe arrin diç në fyt


agjërimi i prishet, sipas shumicës së dijetarëve por, nëse nuk arrin


asgjë në fyt, nuk prishet.


10. Pikat e syrit: Dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe


Uthejmini – Allahu i mëshiroftë - e kanë zgjedhur mendimin se


pikat e syrit nuk e prishin agjërimin ngase, sytë nuk janë rrugë të


ushqimit dhe pijes. Të njëjtin mendim e kanë Hanefinjtë dhe


Shafinjtë për kuhlin (bojë për qepalla)


11. Injeksioni nën lëkuror apo muskulor: nuk e prishin


agjërimin, ngase nuk është ushqim, pije apo diç ngjashëm me to e


ky është mendimi i zgjedhur nga dy dijetarët e shquar Ibën Bazi


dhe Uthejmini – Allahu i mëshiroftë.


12. Injeksioni ushqyes (vitaminoz) në vena: konsiderohet


nga gjërat që e prishin agjërimin, ngase është i ngjashëm me


ushqimin dhe pijen.


13. Kremat dhe fashat ngjitëse: nuk e prishin agjërimin, ngase


nuk janë në kuptim të ushqimit dhe pijes.


14. Endoskopi i barkut: i cili futet nëpërmjet një vrime të


vogël nga sipërfaqja e barkut për ta eliminuar mëshikëzën e tëmthit


në mënyrë endoskopike (kolecistektomi) apo diagnostifikimit të


disa sëmundjeve. Kjo çështje krahasohet me xhaife-n, e cila është


plagë në bark që arrin deri në brendi të trupit. Dijetarët e


medhhebit Malikijj thonë se nuk e prish agjërimin, e këtë e ka


zgjedhur edhe Shejhul-Islam Ibën Tejmije, ngase myslimanët


plagoseshin gjatë xhihadit dhe sikur nga plagët e tilla do të prishej


agjërimi, do t'u sqarohej atyre.


Mjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjërimi


6


15. Dializa5: Hoxha ynë, dijetari i shquar Ibën Bazi e ka


zgjedhur mendimin se kjo e prish agjërimin, ngase dializa e


furnizon trupin me gjak të pastër sikur edhe ndoshta e furnizon


me materie ushqyese, kështu që bashkohen dy prishës të agjërimit.


16. Losioni vaginal, hapat anal (supozitorët) dhe


endoskopi vaginal: Malikinjtë dhe Hanbelinjtë thonë: Nëse


gruaja përdor pika në vaginën e saj, nuk i prishet agjërimi me këtë.


17. Klizma: Shumica e dijetarëve nga katër medhhebet thonë


se nga klizma prishet agjërimi, ngase arrin deri në brendi të trupit


por, Ibën Tejmijje e ka zgjedhur mendimin, i cili është edhe


medhhebi i Dhahirive: se ajo nuk e prish agjërimin ngase, nuk


ushqen, por nxjerr atë çka është në trup, njëlloj si purgativet që


merren nëpërmjet nuhatjes. E këtë e ka zgjedhur edhe dijetari i


shquar Ibën Uthejmini – Allahu e mëshiroftë, nëse lënda e saj


është ilaç e jo ushqyese.


18. Supozitorët: Dijetari i shquar Ibën Uthejmini e ka zgjedhur


mendimin se nuk e prish agjërimin, ngase përmban materie ilaçi e


nuk ka në të diç të lëngët dhe nuk është ushqim, pije apo diç e


ngjashme me to.


19. Dhënia i gjakut: Krahasohet me hixhamen, e ata që thonë


se hixhameja e prish agjërimin, të njëjtën e thotë edhe për dhënien


e gjakut, dhe e kundërta. Dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe


Uthejmini – Allahu i mëshiroftë, e kanë zgjedhur mendimin se e


prish agjërimin.


20. Mostra e gjakut për analiza: Nuk e prish agjërimin, ngase


është pak.


Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe mëshira e


bekimi qofshin për Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e


tij.


5 Pastrim i gjakut nga materiet e dëmshme



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL