Kushtet e fjalës “la ilahe il-lallah”
Përmendja e kushteve në mënyrë të përgjithshme:
Fjala “la ilahe il-lallah” nuk i bën dobi atij që e thotë në qoftë se nuk i jetëson kushtet e
saja, të cilat do t’i përmendim në vijim:
1. Dituria ( العلم ), e cila e kundërshton mosdijen.
2. Bindja ( اليقين ), e cila e kundërshton dyshimin.
3. Sinqeriteti ( الإخلاص ), i cili e kundërshton shirkun.
4. Vërtetësia ( الصدق ), e cila e kundërshton gënjeshtrën.
5. Dashuria ( المحبة ), e cila e kundërshton urrejtjen.
6. Nënshtrimi ( الانقياد ), i cili e kundërshton lënien e tij.
7. Pranimi ( القبول ), i cili e kundërshton refuzimin.
8. Mohimi i çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut.
Përmendja e kushteve në mënyrë të hollësishme:
1. Dituria, e cila e kundërshton mosdijen.
Domethënia: Ta dish kuptimin e fjalës “la ilahe il-lallah”, gjegjësisht kuptimin e mohimit
dhe pohimit që e përmban ajo.
Argumenti: Fjala e Allahut:
Dije se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut.1
2. Bindja, e cila e kundërshton dyshimin.
Domethënia: Ai që e thotë këtë fjalë duhet të jetë plotësisht i bindur se vetëm Allahu
është i Adhuruari i Vërtetë, pra se vetëm Ai meriton të adhurohet.
Argumenti: Fjala e Allahut:
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij
dhe pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e
tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë.2
1 Sureja Muhammed, 19.
2 Sureja el-huxhuratë, 15.
Kushtet e fjalës “la ilahe il-lAllah” 2
3. Sinqeriteti, i cili e kundërshton shirkun.
Domethënia: T’ia kushtosh të gjitha ibadetet (adhurimet) vetëm Allahut dhe askujt
tjetër.
Argumenti: Fjala e Allahut:
E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me
përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin
namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.3
4. Vërtetësia, e cila e kundërshton gënjeshtrën.
Domethënia: Ta shqiptosh fjalën e Teuhidit (fjalën “la ilahe il-lallah”) duke qenë i vërtetë
në atë që e thua, pra që zemra jote të jetë në përputhje të plotë me atë që e shqipton gjuha.
Argumenti: Fjala e Allahut:
Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne
besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në
mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.4
5. Dashuria, e cila e kundërshton urrejtjen.
Domethënia: Ta shqiptosh këtë fjalë duke e dashur Allahun dhe të Dërguarin e Tij
dhe njëkohësisht ta duash këtë fjalë dhe gjithçka që nënkupton ajo.
Argumenti: Fjala e Allahut:
E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota)
të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet
Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët
idhujt e tyre).5
3 Sureja el-bejjine, 5.
4 Sureja el-ankebutë, 1-3.
5 Sureja el-bekare, 165.
Kushtet e fjalës “la ilahe il-lAllah” 3
6. Nënshtrimi, i cili e kundërshton lënien e tij (mosnënshtrimin).
Domethënia: Ta adhurosh vetëm Allahun, t’i nënshtrohesh sheriatit (ligjit) të Tij, ta
besosh atë (sheriatin) dhe të jesh i bindur se ai është i vërtetë.
Argumenti: Fjala e Allahut:
Kthehuni te Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse
atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush.6
7. Pranimi, i cili e kundërshton refuzimin.
Domethënia: Ta pranosh këtë fjalë dhe atë që nënkupton ajo, gjegjësisht t’ia kushtosh
tërë adhurimin vetëm Allahut dhe të mos adhurosh askënd tjetër.
Argumenti: Fjala e Allahut:
Kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot që meriton të adhurohet veç Allahut!” - ata
tregoheshin mendjemëdhenj dhe thoshin: “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për
shkak të një poeti të marrë?”7
8. Mohimi i çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut.
Domethënia: Të largohesh nga adhurimi i çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut,
duke qenë i bindur se çdo adhurim që i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është i kotë.
Argumenti: Fjala e Allahut:
S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! Ai që
mohon tagutin (gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun,
ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di
gjithçka.8
Marrë nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”, Abdullah El-Huvejl
6 Sureja ez-zumer, 54.
7 Sureja es-safatë, 35, 36.
8 Sureja el-bekare, 256.
Kushtet e fjalës “la ilahe il-lAllah”