Pyetja: Cilat janë kushtet e adhurimit të saktë në Islam?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ...
Ka thënë dijetari dhe fekihu i njohur Muhamed b. Salih El
Uthejmin (Allahu e mëshiroftë):
Së pari: Duhet që adhurimi të jetë në pajtim me sheriatin në
« shkakun » e tij. Çdo njeri i cili e adhuron Allahun me një adhurim
të bazuar në një shkak i cili nuk është ligjësuar me sheriat , atëherë
adhurimi i tij është i refuzuar dhe nuk lidhet me të urdhri i Allahut
dhe i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Shembull për këtë është festimi i lindjes së Pejgamberit (paqja dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi të) – mevludit si dhe ata që e
festojnë natën e njëzet e shtatë të Rexhebit e që pretendojnë se
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është
ngritur në qiell atë natë. E tërë kjo nuk është në pajtim me
sheriatin dhe është e papranuar.
1. Nga aspekti historik nuk është vërtetuar se miraxhi i
Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka qenë
natën e njëzet e shtatë. Ne i kemi enciklopeditë e hadithit para
duarsh dhe në asnjërën prej tyre nuk shkruan asnjë germë që do të
aludonte se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi
të) është ngritur në natën e njëzet e shtatë të muajit Rexheb dhe
dihet se kjo çështje i përket lajmeve të cilat nuk llogartien autentike
vetëm se përmes zinxhirëve të transmetimit të saktë.
2. Nëse paramendohet vërtetimi se kjo ka ndodhur në atë natë,
a na jep kjo të drejtë të shpikim në të një adhurim dhe ta festojmë
atë? Assesi. Për këtë, kur Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut
qofshin mbi të) erdhi në Medine dhe i pa Ensarët që kishin dy ditë
që luanin në to, ju tha: “Allahu ua ka ndërruar me dy ditë më të mira
se këto”, e ua përmendi atyre Bajramin e Fitrit dhe Bajramin e
Kurbanit. Kjo tregon për mospëlqimin e Pejgamberit (paqja dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi të) të çdo feste që shpiket në Islam
përveç festave islame, e që janë tri: Dy festa vjetore: Bajrami i
3
Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit dhe një festë javore e që është
Xhumaja. Edhe nëse e paramendojmë se Pejgamberi (paqja dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi të) është ngritur në qiell natën e
njëzet e shtatë të muajit Rexheb – e që është e pamundur të
vërtetohet – nuk kemi mundësi të shpikim në të diçka pa lejen e
Ligjvënësit – Allahut të lartësuar.
Siç ju thashë, çështja e bidatit – risive është e madhe dhe efekti i
saj në zemra është i keq. Edhe në qoftë se një person, në atë
moment ndjen në zemrën e tij butësi, pas këtij përjetimi momental
çështja do të jetë e kundërt patjetër, sepse gëzimi i zemrës me të
kotën nuk zgjatë bile e pason një dhembje, pikëllim dhe keqardhje.
E të gjitha risitë janë të rrezikshme, sepse ato përmbajnë akuzë
ndaj shpalljes ngase, kjo risi (bidat) dikton atë se Pejgamberi (paqja
dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nuk e ka plotësuar sheriatin
edhe pse Allahu i lartësuar thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj,
plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” (El
Maide:
Më e çuditshme është se disa që i veprojnë bidatet tregojnë
kujdes maksimal në zbatimin e tyre edhe pse janë tolerantë ndaj
asaj që është më e dobishme, më e saktë dhe më meritore.
Për këtë themi se festimi i natës së njëzet e shtatë se ajo është
nata kur është ngritur Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut
qofshin mbi të) në qiell është risi ngase, është bazuar mbi një shkak
të cilin nuk e ka ligjësuar sheriati.
Së dyti: Të jetë adhurimi në pajtim me sheriatin në « llojin » e
tij. Si p.sh. nëse një person prenë për kurban një kalë kjo vepër e tij
është në kundërshtim me Sheriatin në llojin e saj, ngase kurbani
nuk prehet vetëm se prej bagëtive, e që janë: Devetë, lopët dhe
delet.
E treta: Të jetë adhurimi në pajtim me sheriatin në « vëllimin
(sasinë) » e tij. Nëse një njeri thotë se do ta falë drekën gjashtë
rekate, a është ky adhurim në pajtim me sheriatin? Assesi; Sepse
4
nuk pajtohet me të në sasi. E nëse një person thotë sub-hanAllah,
Vel Hamdulil-lah, VAll-llahu Ekber tridhjetë e pesë herë pas çdo
namazi të obliguar, a është e saktë kjo vepër prej tij? Përgjigja: Ne
themi nëse ke synuar adhurimin e Allahut me këtë numër ti ke
gabuar por, nëse ke synuar shtimin mbi atë që e ka ligjësuar
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) por, ti
beson se e ligjësuar është tridhjetë e tri herë me këtë rast shtimi
është i lejuar, sepse ti me këtë i ke ndarë prej adhurimit.
E katërta: Të jetë adhurimi në pajtim me sheriatin në
« mënyrën »1
e kryerjes së tij. Nëse njeriu e kryen adhurimin me
llojin, sasinë dhe shkakun e tij por, e kundërshton sheriatin në
formën e tij, atëherë kjo nuk i pranohet. Si p.sh. Një njeri e ka
prishur abdesin dhe ka marrë përsëri abdes por i ka larë këmbët,
pastaj i ka dhënë mes-h kokës, pastaj i ka larë duart e tij dhe në
fund ka larë fytyrën e tij, a është abdesi i tij i saktë? Assesi, ngase e
ka kundërshtuar sheriatin në formën e kryerjes së adhurimit.
E pesta: Të jetë adhurimi në pajtim me sheriatin në « kohën »
e tij. Si p.sh ta agjëron një person agjërimin e Ramazanit në muajin
Shaban apo në Sheval apo ta falë drekën para se të lëvizë dielli nga
zeniti apo pasi që të jetë hija e çdo sendi sa gjatësia e tij d.m.th. e
ka falë pas kohës së tij për këtë namazi i tij nuk është i saktë.
Për këtë themi se nëse njeriu e lë namazin qëllimisht derisa t’i
del koha e tij dhe këtë pa arsye, atëherë namazi i tij nuk i pranohet
edhe nëse falet një mijë herë. Prej këtu përfitojmë një rregull të
rëndësishme në këtë kaptinë e ajo është se: “Nëse çdo adhurim i
përcaktuar me kohë e kryen njeriu jashtë kohës së tij - pa arsye -,
ajo nuk i pranohet atij bile i refuzohet.”
Argument për këtë është hadithi i Aishes (Allahu qoftë i
kënaqur me të) se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin
mbi të) ka thënë: “Kush vepron një punë në kundërshtim me çështjen
tonë ai është i refuzuar.”
1 Mënyrën e kryerjes së tij.
5
E gjashta: Të jetë adhurimi në pajtim me sheratin në
« vendin » e kryerjes së tij. Nëse një njeri qëndron ditën e Arafatit
në Muzdelife, qëndrimi i tij nuk është i saktë për shkak që
adhurimi nuk është në pajtim me sheriatin për vendin e kryerjes së
tij. Gjithashtu p.sh. nëse një njeri bën itikaf në shtëpinë e tij, kjo
nuk është e saktë, sepse vendi i Itikafit është xhamia. Për këtë nuk i
lejohet gruas të bëjë Itikaf në shtëpinë e saj, sepse shtëpia nuk
është vend për kryerjen e itikafit. Pejgamberi (paqja dhe mëshira e
Allahut qofshin mbi të) kur i ka parë disa prej grave të tij që i kanë
vendosur tendat në xhami, ka urdhëruar të hiqen dhe të anulohet
itikafi dhe nuk i ka udhëzuar ato të bëjnë itikaf në shtëpitë e tyre e
kjo aludon se gruaja nuk obligohet të bëjë itikaf në shtëpinë e saj
për shkak se ky adhurim nuk është në pajtim me sheriatin në
vendin e tij.
Këto janë gjashtë veçori, pa bashkimin e të cilave në adhurim
nuk realizohet pasimi – el mutabea -:
1. Shkaku i tij.
2. Lloji i tij.
3. Vëllimi (Sasia) e tij.
4. Forma e tij.
5. Koha e tij.
6. Vendi i tij.