Artikuj




Kryeni haxhin para se të mos mundeni!


Falëndero Allahun, subhanehu ve teala, o vëlla i dashur, ngaqë


të ka dhënë jetë të arrish të shohësh se si ditët dhe muajt kalojnë.


Tani është afruar koha e haxhit, dhe së shpejti grupet e haxhinjve


fillojnë ta mbushin kozmosin me telbijet dhe tekbiret e tyre. Duke


ardhur nga vende të largëta të lindjes dhe perëndimit. Disa prej


tyre kanë grumbulluar para gjatë tërë jetës së tyre duke ndarë nga


kafshata e bukës për të kursyer mjete me të cilat do të kryejnë këtë


obligim të madh.


E ti vëlla musliman nëse ke mundësi dhe i përmbush kushtet


pse të shtysh kryerjen e këtij adhurimi? A nuk dëgjove për fjalët e


Allahut, subhanehu ve teala:


“..Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që


ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson; All-llahu nuk është i


nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.” (Ali Imran-97)


“E kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut,...” (Bekare-196)


“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe


kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.“


(Haxh-27)


Vëllai im! Haxhi është një prej pesë kushteve të Islamit,


Resulullahu (sallallahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:


“Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk meriton të


adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i


dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit


dhe kryerja e haxhit.” (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)


Obligohet muslimani i cili ka mundësi, të shpejtoje shkuarjen


në haxh që të mos bie në mëkat. Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve


sel-lem) ka thënë:


4


“Shpejtoni për në haxh, ngase asnjëri prej jush nuk dinë se çka do ti


ndodhë“ (Ahmedi)


Nga Abdurrahman Ibën Thabit (radijallahu anhu) se Muhamedi


(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:


“Kush do që vdes e nuk e ka kryer haxhin, përveç nëse ka qenë i


sëmurë, ose nuk i ka lejuar sunduesi ose nga ndonjë shkak i qartë,


atëherë është njëlloj se si ka vdekur, si jahudi ose si krishterë“ (Merfu


– Bejhaki)


Omer ibën Hattabi (radijallahu anhu) ka thënë:


“Mendova të dërgojë njerëz nëpër disa vende të shohin se kush ka


mundësi dhe nuk kryen haxhin, ta urdhërojnë me pagesën e xhizjes,


ata s’janë muslimanë, ata s’janë muslimanë.“ (Bejhaki)


Nga Ibën Abbasi (radijallahu anhu) ka thënë: “Muhamedi (sallAllahu


alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush ka pasuri që me të arrin


shkuarjen në haxh ose dhënien e zekatit dhe nuk e bën atë, kërkoni


prej tij të kthehet në Islam para vdekjes së tij.“ I tha një njeri: O


Ibën Abbas ke frikë Allahun, ngase nga mosbesimtari kërkohet të


kthehet në Islam para vdekjes! Ibën Abbasi u tha: Do tua lexoj


ajetin Kuranor:


“O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin


prej adhurimit të Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të


humburit.“ (Munafikun:9). (Transmeton Tirmidhi dhe ibn Xheriri)


Obligohesh me shpejtim dhe nxitje për kryerje të këtij ibadeti o


vëlla! Tani është lehtësuar vajtja dhe falënderimi i takon Allahut.


Mos le që shejtani të ndalë! Dhe mos thuaj do ta bëj në të ardhme,


dhe mos të gënjejnë shpresat! Pyete veten deri kur do ta shtysh


kryerjen e haxhit për në vit të ardhshëm! Kush dinë a mbi tokë apo


ndër tokë do jesh vitin e ardhshëm? Dikujt shejtani i kujton arsye


të parëndësishme dhe sheh se si ai shtyn kryerjen e haxhit çdo vjet


për vitin e ardhshëm! Arsyetohet me kallaballëkun dhe nxehtësinë!


E çdo vjet është ashtu! Mendo si gjyshërit e tu kanë udhëtuar me


muaj të tëra në këmbë vetëm që të kryejnë haxhin!


5


O musliman! Vlera e haxhit është e madhe dhe shpërblimi për


te është i madh! Ky ibadet është sintezë e adhurimit trupor dhe atij


material. E para me lodhje dhe mund kurse e dyta me shpenzimet


që i bën në këtë rrugë.


Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:


“Kush e kryen haxhin dhe (gjatë kryerjes se tij) nuk shan dhe nuk bën


mëkat, kthehet si atë ditë kur është i lindur nga nëna e tij“ (Buhariu


dhe Muslimi)


E pyetën Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem):


“Cilët punë janë më të vlefshme? “Besimi në Allahun dhe të Dërguarin


e Tij“. Ata thanë: “Më pastaj?“ Ai tha: “Lufta në rrugë të Allahut“. Ata


thanë: “E më pastaj?“ tha: “Haxhi i pranuar“. (Buhari).


Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) nxiste në shtimin e


adhurimeve siç nxiste edhe për haxh dhe umre dhe ka thënë:


“Përqendrohuni në kryerje të haxhit dhe umres, këto të dyja largojnë


varfërinë dhe mëkatet sikur që zjarri pastron hekurin, arin dhe


argjendin, dhe s’ka shpërblim veç xhenetit për haxhin e pranuar“


(Tirmidhi)


Dhe në një tjetër hadith thotë:


“Umreja pas umres është shpagim për çka ka pasur ndërmjet (prej


mëkateve të vogla) kurse për haxhin e pranuar s’ka shpërblim veç


xhenetit“ (Muslim).


Shpërblimi është i madh edhe pse krejt kjo zgjatë dy ose tri


javë. Kjo është një dhunti e madhe. Pra mos ngurro në marrje të


vendimit! Falëndero Allahun për këtë dhunti, kryej këtë adhurim se


jemi të krijuar për të adhuruar Allahun (subhanehu ve teala). Pra


mos ngurro dhe mos thuaj do ta bëjë këtë në të ardhmen por,


gëzohu se do jesh mysafir i Gjithëmëshirshmit e Ai i përgjigjet


atyre që i luten dhe u jep atyre që prej Tij kërkojnë.


Gëzohu për ditën kur do të falen mëkatet se Muhamedi (sallAllahu


alejhi ve sel-lem) thotë:


6


“Në asnjë ditë tjetër Allahu nuk liron nga zjarri i xhehnemit më shumë


robër se sa në ditën e Arafatit“ (Muslimi).


Pra investo kohën tënde në ato gjëra të cilat do të sjellin dobi


në ditën kur nuk të sjell dobi as malli e as fëmijët, atë ditë kur fletët


në të cilat janë të shkruara veprat tona hapen e zemrat do të


rrëqethen, shpirtrat trazohen e njerëzit të duken si të dehur por ato


nuk do jenë të dehur ...por ndëshkimi i Allahut është i rëndë.


Vëlla! Puno për këtë botë për aq sa do qëndrosh në te dhe


puno për botën tjetër për aq sa do qëndrosh në te. Mos e shtyj më


këtë se vdekjen e ke para teje, sëmundjet në derë të trokasin kurse


gajlet asnjëherë nuk kryhen! Kërko ndihmë nga Allahu dhe në te


mbështetu dhe bëhu prej atyre të cilët këtë vit do të bëjnë telbije


dhe të thërrasin tekbire.


E në qoftë se të hapet zemra për këtë vendim dhe vendos të


bësh haxhin për hir të Allahut (subhanehu ve teala), desha vetëm


të përkujtoj për disa gjëra:


1. Fal namaz të istihares dhe konsultohu me njerëzit, s’ka


pësuar ai që ka bërë istihare edhe s’është penduar ai që është


këshilluar. Këto dy rekate do të ndihmojnë shumë.


2. Sinqeriteti i qëllimit, duhesh të kesh për qëllim ta kryesh këtë


ibadet vetëm për hir të Allahut (subhanehu ve teala) ngase


“Veprat maten sipas qëllimeve dhe çdonjërit i takon ajo çka ka pas për


qëllim“ (Buhari dhe Muslimi)


3. Mëso mbi mënyrën se si kryhet haxhi, ndiq ligjërata dhe lexo


libra mbi këtë që të mund të bësh një haxh të vyer sipas rregullave.


4. Leri familjes tënde në dispozicion mjete të mjaftueshme për


jetesë deri në kthimin tënd, porositi ata me frikë respekt ndaj


Krijuesit dhe sigurohu për ta nga ndonjë frikë apo trazirë.


5. Pendohu nga të gjithë mëkatet. Allahu (subhanehu ve teala)


thotë: “..Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të


gjeni shpëtim.“ (Nur-31) Pendimi është: braktisja e krejt mëkateve,


pendimi për të kaluarën dhe mospërsëritja e tyre në të ardhmen.


7


Po që se ke bërë dëm dikujt ja kthen dhe kërkon hallallëk, qoftë ajo


gjë e nderit, pasurisë apo diç tjetër.


Dijetari i mirënjohur AbdulAziz bin Bazi (rahimehullah) thotë:


“Nëse dikush nuk kryen namazin dhe mohon obligueshmërinë e tij


është mosbesimtar sipas gjithë dijetarëve islam dhe nuk i pranohet


haxhi, e nëse dikush e len nga përtacia dhe mospërfillja, atëherë ka


dy mendime njëri se i pranohet dhe tjetri se nuk i pranohet. Unë


qëndroj në mendimin se nuk i pranohet ngase Muhammedi (sallAll-


llahu alejhi ve sel-em) thotë:


“Besa që kemi mes nesh dhe mes tyre është namazi, kush e len atë ka


bërë kufr“ dhe poashtu thotë:


“Ndërmjet njeriut dhe kufrit e shirkut është lënia e namazit“ dhe këto


përfshijnë ata që e mohojnë namazin si dhe ata që e lënë namazin


nga përtacia.“


6. Me shkuar me pasuri hallall. Atë pasuri të cilën e kemi fituar


në mënyrë të lejuar që mos të na ndodhë t’i marrim mëkatet tona


me vete në këtë udhëtim. Ai i cili kryen haxhin me pasuri të


dyshimtë nuk i pranohet ky ibadet dhe edhe nëse i pranohet ai ka


bërë mëkat nga njëra anë. Ka ardhur në hadith se Muhammedi,


(sal-lAllahu alejhi ve sel-em) ka thënë:


“Kur të dale haxhiu të kryej haxhin dhe pasuria e tij është e pastër,


kur të vendojë këmbën e tij në uzengjit e kalit dhe të thotë:


Lebbejke Allahumme lebbejke (të përgjigjem o Allahu im, ty të


përgjigjem) i thotë atij thirrësi prej lart: Ti e ke pasurinë hallall dhe


e ke kalin hallall, haxhi jot është i pranuar dhe nuk të refuzohet.


Kur të dalë me pasuri të fëlliqtë, haram; e të vendojë këmbën e tij


në uzengjit e kalit dhe të thotë: Lebbejke Allahumme lebbejke (të


përgjigjem o Allahu im, ty të përgjigjem) i thotë atij thirrësi prej


lart: ti e ke pasurinë haram dhe e ke kalin haram, haxhi yt


refuzohet dhe nuk të pranohet“ (Taberani)


7. Zgjedhja e shoqërisë së mirë. Ata janë ndihma jote ma e mirë


në këtë rrugë; të përkujtojnë atë çka e harron, të mësojnë atë çka


nuk e din dhe të rrethojnë me vëmendje dhe mbrojtje.


8


8. Të respektosh rregullat e udhëtimit dhe të thuash lutjet


përkatëse, ashtu që në çdo tatëpjetë do të thuash Allahu Ekber dhe


në çdo teposhtëze; Subhanallah, dhe lutjet tjera të udhëtimit.


9. Duhesh të jesh i qetë dhe të durosh mundimet e rrugës duke


ditur se krejt ato janë vepra të mira në ditën e gjykimit. Mos i


humb veprat e tuaja për shkak të ofendimeve dhe përmbaj gjuhën


dhe dorën tënde nga muslimanët.


10. Ule shikimin dhe përmbaju ndalesave të sheriatit.


Allahu (subhanehu ve teala) na pranoftë veprat tona të mira dhe


na bëftë neve dhe prindërit tanë prej atyre të cilëve u janë falur


mëkatet dhe të cilët këtë vit do të shqiptojnë: (të përgjigjem o


Allahu im, ty të përgjigjem).



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL