Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit dhe i strehimit 1
KËRKIMI I NDIHMËS, I LEHTËSIMIT DHE I STREHIMIT
Kuptimi i tyre:
Fjala arabe ( الاستعانة ) el-isti’ane domethënë kërkim i ndihmës.
Fjala arabe ( الاستغاثة ) el-istigathe domethënë kërkim i lehtësimit (largimit të një
vështirësie).
Fjala arabe ( الاستعاذة ) el-isti’adhe domethënë kërkim i strehimit.
Argumentet që dëshmojnë se këto janë ibadete:
a. Argument për kërkimin e ndihmës kemi fjalën e Allahut:
چ ٿ ٿ ٿ ٿ ٹ چ
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.1
b. Argument për kërkimin e lehtësimit kemi fjalën e Allahut:
چ ٱ ٻ ٻ ٻ ٻچ
Ju kërkuat ndihmë (lehtësim) nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj.2
c. Argument për kërkimin e strehimit kemi fjalën e Allahut:
چ ڇ ڇ ڍ ڍ ڌ چ
Thuaj: “Kërkoj strehim te Zoti i njerëzve…”3
1 Sureja el-fatiha, 5.
2 Sureja el-enfal, 9.
3 Sureja en-nas, 1.
Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit dhe i strehimit 2
Vendimi për kërkimin e ndihmës, të lehtësimit dhe të strehimit nga dikush tjetër pos
Allahut:
Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit dhe i strehimit nga dikush tjetër pos Allahut është dy
llojesh:
Lloji i parë: I lejuar:
Lejohet nëse plotësohen katër kushtet vijuese:
Dy kushtet e para kanë të bëjnë me atë që e kërkon:
1. Të mos jetë prej veçorive të Allahut.
2. Të ketë mundësi krijesa ta bëjë një gjë të tillë.
Kurse, dy kushtet tjera kanë të bëjnë me atë prej të cilit kërkohet ndihma, lehtësimi
ose strehimi:
3. Të jetë i gjallë.
4. Të jetë i pranishëm.
Lloji i dytë: Shirk:
Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit ose i strehimit është shirk nëse nuk plotësohet ndonjëri
nga kushtet e lartpërmendura.
Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit dhe i strehimit 1