Artikuj

Shpeshherë në një moment të caktuar të jetës cytemi që të


studiojmë mësimet e religjioneve tjera dhe të testojmë vërtetësinë


e asaj që kemi besuar. Kjo është shpesh një rrugë e mundimshme


dhe aspak e lehtë pasi që duhet një forcë e madhe për t‟i luftuar


paragjykimet dhe për t‟iu qasur me logjikë të arsyeshme


burimeve të ndryshme për të arritur deri tek e vërteta.


Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me


literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e


keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në


shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke


konsultuar burime autoktone të të dy besimeve sikur edhe duke


hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve


kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të


përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u


kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e


pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kur‟ani, etj.


Para së gjithash qëllimi është që lexuesi të nxitet për një


studim vetanak të mirëfilltë dhe pa paragjykime të temave të


prekura e jo në një pranim të verbër të tyre.


Ky libër fillimisht ka lindur si një përmbledhje e disa


artikujve të shkruar për Ueb-faqen Islami dhe Krishterimi


(www.islamidhekrishterimi.com) por është zgjeruar edhe me


shkrime të tjera për të fituar fizionominë e një libri-udhëzuesi


gjeneral për temat kryesore me të cilat ndeshen të dy besimet.


Shpresojmë që ky libër do të jetë një kontribut sado i vogël në


formësimin tuaj intelektual për mësimet e të dy besimeve, në


mënyrë që ta keni më të lehtë ballafaqimin reciprok dhe


mirëkuptimin e ndërsjellë, sepse vetëm me njohjen thelbësore të


besimit të tjetrit edhe mund të jemi të gatshëm në respektimin e


tij dhe të bindjeve të tij. Si një rregull parësore le të shërbejë


motoja Kur‟anore “Nuk ka dhunë në besim..”. 


6


Libri nuk pretendon të jetë diçka tjetër përveçse një


udhëzues i shkurtër i përgjithësuar dhe i padetajuar në fushën e


studimit krahasues Islamo-Kristian; dhe kryesisht i është drejtuar


atyre që pak a shumë janë fillestarë në këto tema studimi. Botimi


i dytë i librit është pasuruar me disa paragrafë dhe kapituj shtesë


të cilët e qartësojnë idenë e tërësishme të librit. Autori i mirëpret


kritikat, sugjerimet dhe opinionet e lexuesve.


Halil IBRAHIMI


Prishtinë, 30 Nëntor 2005 


7


ALLAHU TË FTON NË SHTËPINË E


PAQES


(Kur‟ani, 10:25)


Lindim, jetojmë dhe vdesim?


A është kjo e tëra?


Përse jetojmë, si jetojmë, si duhet të jetojmë? Cili është qëllimi i


tërë kësaj?


Shpeshherë në një moment të caktuar të jetës të gjetur


midis vorbullës së problemeve, apo thjeshtë të pakënaqur me


tempon e jetës që kemi bërë, jemi ndalur dhe ia kemi shtruar


vetvetes pyetjet e mësipërme.


Të jemi të sigurt se lumturia më e qëndrueshme dhe më e


përkryer vjen nga njohja dhe lidhja me Allahun, e nëpërmjet


kësaj arrihet krijimi i një jete të kuptimshme brenda vetvetes dhe


me të tjerët. Ti, unë dhe secili kemi provuar të gjejmë prehje në


pasuri, fëmijë, familje apo në kënaqësitë e kësaj bote por e kemi


vërejtur se sapo ti kemi arritur këto, vlera e tyre është venitur dhe


është dukur e zbrazët. Në Allahun xh.sh. dhe nëpërmjet Allahut


të gjitha këto gjëra marrin kuptim tjetër dhe rezultojnë në një


paqe të qëndrueshme.


Jemi mësuar për një kohë të gjatë që besimin në Zotin ta


konsiderojmë si një anakronizëm të tejkaluar. Madje na është


thënë se edhe shkenca e mohon ekzistencën e Fuqisë Hyjnore.


Por a thua njëmend gjithçka është krijuar vetvetiu nga asgjëja? A


thua njëmend çdo gjë lidhur me njeriun merr fund ditën që ai


vendoset pa jetë nën dhe? Në Kur‟an, Fjalën përfundimtare të


shpallur Hyjnore, Allahu e bën një përkujtim revolucionar për


njerëzimin:


8


“Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë;


njëmend për njerëzit që mendojnë thellë në to ekzistojnë


argumente”. (Kur‟ani, 45:13)


Sa e madhe është mirësia e Tij! Përveç që nënshtroi të mirat e


botës për njeriun, ai të fton ty sot që në kozmos dhe në vetveten


tënde të gjesh argumentet e qarta të ekzistimit të Tij dhe në këtë


mënyrë ta ndërtosh një jetë të re të lidhur me Të e cila do të japë


kënaqësi dhe përmbushje shpirtërore. Përkujtimi vazhdon tutje:


“Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë” (Kur‟ani, 12:105)


Aq të shumta janë argumentet e ekzistencës së Allahut xh.sh. në


univers dhe në veten tonë sa që nuk lënë asnjë fije dyshimi për


praninë e Tij. Gjithçka është e krijuar në mënyrë të rregullt dhe të


përkryer sa që të thuash se një krijim i tillë erdhi rastësisht, është


fodullëku më i madh. Largësia midis yjeve të galaktikës sonë e


edhe midis Diellit e Tokës është e matur me precizitet të madh.


Po të ishte vetëm pak më e madhe, materia do të shpërndahej,


sikundër edhe po të ishte vetëm pak më e vogël do të


destabilizohej dhe nuk do të funksiononte lëvizja dhe ekzistenca


e trupave qiellorë. Pastaj, le të mos shkojmë më larg se vetë trupi


ynë. Gjasat që një krijesë si njeriu të vinte në ekzistencë nga


vetvetiu janë tekstualisht zero. Njerëzimi ka arritur sot një


përparim të madh në fushën e teknologjisë, por edhe vetëm një


qelizë e vetme e njeriut apo ndonjë qenieje tjetër të gjallë është


miliona herë më e përsosur se gjithçka tjetër që është arritur të


konstruktohet. Informatat që përmban një pjesë e vockël e


qelizës (ADN-ja) janë të tilla sa që do të mbushnin enciklopedi të


tëra, dhe prapë ajo mbetet një madhësi mikroskopike. Një gabim


i vetëm në funksionimin e ADN-së do të pamundësonte


vazhdimin e jetës. Me të vërtetë:


9


"Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të


ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe


intelekt. Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur


janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe


thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke


thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh,


ruana prej dënimit të zjarrit! (Kur‟ani, 3: 190-191)


Është jashtë çdo rregulle të ligjit të mundësive që këto


gjëra precize dhe mahnitëse të kenë ardhur në ekzistencë nga


asgjëja dhe vetvetiu. Teoria e materializmit, e cila parasupozonte


gjëra të tilla, para një gjyqi të mirëfilltë do të pësonte dështim


katastrofal. Asaj i mungojnë faktet kryesore që do ta bënin të


besueshme. Evolucioni, promovuesi kryesor i idesë materialiste,


sipas të cilit gjithçka është krijuar vetvetiu rastësisht, sot po


mposhtet me argumentet e vetë shkencës. Prandaj ekzistenca e


Allahut është e pamohueshme; dhe kjo nuk është një ekzistencë


pasive por është një lidhje e vazhdueshme me njerëzimin në


përgjithësi dhe me jetën e secilit individ në veçanti.


Do të na ketë ndodhur që shpeshherë në një periudhë


tjetër të jetës, të zhgënjyer i jemi kthyer alkoolit, drogës,


prostitucionit. Prapë nuk kemi gjetur kënaqësi siç e kemi


menduar dhe jemi zhgënjyer edhe më shumë me ndjenjën e fajit,


të frikësuar se jemi të ulët edhe në sytë e Perëndisë. Në çastet e


tilla më së miri ndjehet prania e asaj Fuqie Hyjnore. Por Ai pret.


Ai tha:


“O bir i Ademit, përderisa ti më thërret dhe më drejtohesh


Mua, unë do të të fal për atë që e ke bërë, dhe nuk do ta


mendoj atë. O bir i Ademit, nëse mëkatet tua do të mbërrinin


qiejt dhe retë, dhe nëse ti do të kërkosh faljen Time, Unë do


të të fal. O bir i Ademit nëse vjen të më takosh me mëkate të


mëdha sa toka dhe nëse më përulesh duke më njohur për të


10


Vetëm unë do të të sjell ty falje po aq të madhe sa toka.”


(Transmetuar në Hadith)


“Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse


keni qëllime të mira, vërtet Ai ua fal atyre që pendohen.”


(Kur‟ani, 17:25)


Njëmend e tërë lumturia e vërtetë, kënaqësia e pastër dhe


paqja e patrazuar qëndron në njohurinë dhe dashurinë ndaj Zotit;


ato thjeshtë nuk mund të bashkëjetojnë pa Të.


Kur ti e njeh Zotin dhe e do Atë, fiton mundësinë e paqes


së pafundme, lumturisë, dritës. Pa dashurinë e Tij jemi thjeshtë


shpirtërisht dhe materialisht një mister i pakufi, plot dhembje dhe


frikë. Edhe nëse në këtë rast do ta kishim në pronësi tërë botën


kjo nuk do të na vlente asgjë. Për ata të cilët e besojnë dhe e


përcjellin Perëndinë vdekja nuk është diçka të cilës duhet pasur


frikën. Ky është vetëm një fillim i ri me Zotin, të cilin veçse e


kemi njohur edhe më herët.


Allahu xh.sh. komunikoi me njerëzimin qysh me njeriun


e parë të vendosur në faqen e dheut, Ademin a.s. Ai faktikisht


ishte thirrësi i parë në Tokë për tek Allahu. Prandaj Islami nuk


është një religjion i ri i krijuar me ardhjen e profetit Muhamed


a.s.. Islami në të vërtetë as edhe nuk është religjion në kuptimin e


fjalës ashtu si perceptohet kryesisht në Perëndim. Bazuar në


mësimet e Kur‟anit, Islami është rruga e jetës sipas së cilës


Allahu xh.sh. do që njerëzimi të ecë gjatë të jetuarit në këtë botë.


Islami është kushtetutë jete me të cilën jetohet në paqe me Zotin


dhe në harmoni me njerëzit. Islami nuk është një grumbull ritesh


edhe pse flet gjithashtu për adhurimet ndaj Zotit, dhënien e


lëmoshës etj. Mirëpo të gjitha këto janë vetëm pjesë e sistemit të


përgjithshëm të cilin Zoti e parashtroi për njerëzimin, dhe kush


mund të dinte më mirë se Zoti çka është e mirë për mua, për ty,


për ne të gjithë. Ja pse prandaj Islami nuk është një religjion në


11


kuptimin e ngushtë të fjalës. Tekstualisht fjala Islam vjen nga


fjala arabe „salama‟ që do të thotë paqe. Pasuesi i këtij sistemi


besimi në Zotin e vetëm të Vërtetë quhet musliman dhe prapë as


ky emër nuk përcakton një pasues të ndonjë religjioni të krijuar


specifik. Në Perëndim dhe më gjerë zakonisht është bërë normale


që besimtarët e ndonjë besimi të quhen sipas themeluesit të tyre


(ndonjëherë të supozuar): të krishterë, budistë, konfuçianë etj.


Prandaj gabimisht edhe muslimanët shpeshherë quhen


muhamedanë. Mirëpo fjala „musliman‟ praktikisht do të thotë „ai


që i është nënshtruar Perëndisë‟. Dhe për muslimanin Muhamedi


a.s. nuk është themelues i besimit të tyre. Muhamedi a.s. është


vetëm njëri nga profetët. Ai është vetëm komunikuesi i mesazhit


të Zotit. Islami është besimi i të gjithë profetëve të të gjitha


epokave. “Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por


ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte


prej idhujtarëve” (Kur‟ani, 3:67). Prandaj muslimani me gjithë


zemër e thotë këtë: “Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall


neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit


dhe pasardhësve, atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që


iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë


dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur”


(Kur‟ani, 2:136).


Kështu që Muhamedi a.s. ishte vetëm përmbyllësi i këtij


vargu të gjatë të profetëve dhe të gjithë ata predikuan një mesazh


të njëjtë. Në Muhamedin a.s. u përsos plani i përgjithshëm i


Allahut për njerëzimin dhe besimi i njëjtë i predikuar gjithmonë


gjatë shekujve u rivërtetua dhe u përkrye. Sepse Islami është


"natyra e bërë nga Zoti në të cilën Ai ka krijuar njeriun – ajo


është feja e drejtë" (Kur‟ani, 30:30). Dhe muslimani nuk është


një pasues ritesh por një besimtar i lidhur ngushtë me Allahun:


"Veç të tjerave, kushdo që i nënshtrohet plotësisht Zotit, dhe


kryen vepra të mira ndaj të tjerëve merr shpërblimin e tij


12


nga Zoti, dhe mos të ketë frikë për një gjë të tillë, dhe ata nuk


do të brengosen." (Kur‟ani, 2:212).


Prandaj e vazhdueshme është thirrja e Allahut për ty:


“Dhe Zoti Fton në Shtëpinë e Paqes” (Kur‟ani, 10:25). Paqe


shpirtërore në këtë botë dhe paqe të amshueshme në jetën tjetër.


Dhe thuaj: "Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm, Allahu,


Zotëruesi i Vetëmjaftueshëm i çdo gjëje. Ai as nuk lind, as


nuk është i lindur. Dhe s'ka asnjë të barabartë ose të


krahasueshëm me të. (Kur‟ani, 112: 1-4). “Vetëm Ty të


adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë


ndihmë”. (Kur‟ani, 1: 4)


Duke qenë Kur‟ani Fjalë e Përjetshme e Allahut xh.sh.


deri në fundin e kësaj bote kjo thirrje vlen në mënyrë të veçantë


edhe për ty sot:


“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i


përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt


të udhëzuar, le të më përgjigjen Mua dhe le të më besojnë


Mua.” (Kur‟ani, 2:186 


13


A ËSHTË JEZU KRISHTI (ISAI A.S.) ZOT?


Kush është Krishti?


Kush është Jezu Krishti? Zot, bir i Zotit, njeri, profet i


Zotit, gënjeshtar apo asnjëra nga këto? Kjo pyetje na është


imponuar nga të krishterët me rëndësinë e jetës a vdekjes,


shpëtimit a humbjes.


Me shekuj të tërë muslimanët kanë mbajtur besimin se


Jezu Krishti ishte vetëm njëri ndër shumë të dërguarit që Allahu


xh.sh. ia dërgoi njerëzimit për ta udhëzuar atë drejt vullnetit të


Tij. Kur‟ani e thotë në mënyrën më të qartë që është e mundur pa


lënë fije dyshimi:


“Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allllahut...”


(Kur‟ani, 4:171)


Ku qëndron e vërteta prapa personit të mbuluar me mite,


paragjykime dhe keqinterpretime?


Paqartësia rreth Jezus Krishtit shpeshherë vjen nga


anashkalimi i fragmenteve të shkrimeve të shenjta si ky në vijim:


"Mesia duhet të mbretërojë derisa t‟i nënshtrojë të gjithë armiqtë


e tij. Si armik të fundit do të asgjësojë vdekjen, sepse në Shkrimin


e Shenjtë thuhet: Perëndia i ka nënshtruar gjithçka. Tani është e


qartë se fjala “gjithçka” nuk përfshinë Atë që i nënshtroi të


gjitha këto. E kur Biri i Perëndisë të ketë nënshtruar gjithçka,


atëherë ai vetë do ti nënshtrohet Atij që e emëroi Zot të të


gjithave. Atëherë Perëndia do të jetë i vetmi Zot: do të sundojë


14


drejtpërdrejt mbi të gjitha." (Letra e parë drejtuar Bashkësisë së


Korintit, 15:25-28) 1


Është ky një fragment biblik rrallë i cituar por siç vëreni edhe


vetë, flet shumë. Sikur të mos ekzistonte asnjë argument tjetër në


Bibël që do ta kundërshtonte hyjninë e Jezusit, kjo do të


mjaftonte. Nga vargjet e cituara më lartë mund të nxirren disa


përfundime:


1. Jezusi nuk kishte kurrfarë fuqie apo pushteti por Ati ia


kishte dhënë këtë në një kohë të caktuar.


2. Misioni i tij ishte i përkohshëm sepse do të vinte koha e


përmbushjes së misionit të tij dhe atëherë edhe vetë Jezusi


„do ti nënshtrohej Atij që e emëroi Zot (sundimtar) të të


gjithave‟


3. Pas kësaj Jezusi do të kthehej në gjendjen e mëparshme


kur nuk kishte kurrfarë fuqie dhe Perëndia – Ati „do të jetë


i vetmi Zot: do të sundojë drejtpërdrejt mbi të gjitha‟.


As që ka nevojë për të sqaruar se dikush të cilit i është dhënë


pushteti pasi që nuk e ka pasur vetë këtë nuk mund të jetë


Perëndi. Dikush i cili pasi që ta përmbushë misionin e tij do ti


nënshtrohet Zotit nuk mund të jetë Perëndi. Dhe fragmenti na e


bën të qartë se Jezusi kurrsesi nuk mund të jetë Zot pasi që pas


përmbushjes së misionit të tij, Perëndia-Ati do të jetë i vetmi Zot.


Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon


qartë se Jezusi ishte një njeri i aprovuar nga Perëndia për një


1 Përkthimi i mësipërm është marrë nga versioni ECM ne shqip. Versione të


tjera e kane një çikë më ndryshe por me kuptim të njëjtë. Sidoqoftë është e


mrekullueshme sa qartë flet dorëshkrimi në të cilin është bazuar versioni


ECM. 


15


mision të caktuar tek populli i tij, tek kopeja e humbur e Izraelit.


Nga fillimi deri në fund Ungjijtë e tregojnë qartë natyrën


njerëzore të Jezu Krishtit e cila është krejt ndryshe nga natyra


Hyjnore e Atit-Zotit.


Çështja e identitetit të Jezu Krishtit është keqkuptuar nga


mosnjohja e planit të tërësishëm që Perëndia e kishte pas Jezusit,


pra me mosnjohjen e thirrjes që Ai shpalli përmes të Dërguarit të


Fundit i cili erdhi pas Jezusit. Dhe ajo që është më kryesorja, ky


kuptim i gabuar për Krishtin si Zot rrjedh nga mosnjohja e vetë


Biblës dhe historisë së saj e në shumë raste janë edhe


paragjykimet ato që e errësojnë rrugën drejt të së vërtetës.


Kush është Zoti?


Për ta kthjelltësuar të vërtetën e natyrës së Krishtit ne së


pari duhet të dimë kush është Zoti, që do të thotë të njohim


natyrën e Tij, respektivisht atributet që Atë e bëjnë të quhet Zot.


Duke lexuar Biblën, veçanërisht Besëlidhjen e Vjetër ne


hasim në përshkrimin e shumë cilësive të Perëndisë. Zoti aty


shfaqet si El-Shadai (hebraisht i Gjithëpushtetshmi), El-Olam (I


Përjetshmi), i Gjithëdijshmi, i Vetmi etj. Kur‟ani – Fjala e Fundit


e Pandryshuar e Zotit gjithashtu e bën të njohur natyrën e Zotit


në mënyrën më direkte dhe pa asnjë dykuptimësi. Sipas Kur‟anit


“All-llahu është i gjithëdijshëm…” (2:231), “Ai është i


gjithëfuqishëm, mëshirues…” (30:5), “Ai është i pari që s'ka


fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i


padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë” (57:3) etj


etj. Nëse për dikë duam të dimë në është Perëndi apo jo atëherë


ai duhet ti përmbajë këto cilësi ose në të kundërtën ai nuk mund


të jetë Zot. Përse të mos ia nënshtrojmë një testi të tillë edhe vetë


Jezusin.


16


Testi


Le të fillojmë me Ungjillin sipas Markut, kapitulli 12


vargjet prej 28 deri 35 ku një nga skribët e kishte pyetur Jezusin


se cili është i pari i urdhërimeve. Jezusi përgjigjet: “Urdhërimi i


parë i të gjithëve është: Dëgjo o Izrael: Zoti, Perëndia ynë


është i vetmi Zot” (Marku, 12:29). Këtu shohim se Jezusi qartë


e tregon se ka vetëm Një Perëndi të Vërtetë si për të ashtu edhe


për të gjithë njerëzit e tjerë. Vetë fjalët Zoti-Perëndia ynë


tregojnë se Ai - Zoti i Vetëm nuk është Jezusi. Veni re me kujdes


fjalët Zoti-Perëndia ynë. Po qe se do të thuhej Zoti juaj është një


Zot i vetëm, do të mund të arsyetohej supozimi se Jezusi ka folur


për Zotin si një trinitet duke përfshirë edhe veten dhe Frymën e


Shenjtë. Mirëpo Jezusi flet për Zotin në veten e tretë dhe nuk e


përmend aty as vetveten e as Frymën e Shenjtë.


Edhe më qartë e shohim të njëjtën gjë tek Ungjilli sipas


Gjonit, 17:3: “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty,


të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke


dërguar”. Mrekulli! Jezusi këtu i drejtohet Atit. Dhe nëse Jezusi


thotë se Ati është Një i Vetmi Zot i Vërtetë atëherë është për tu


çuditur se si mund të kemi edhe më tej ndonjë dyshim, qoftë


edhe më të voglin, se Jezusi apo Shpirti i Shenjtë janë Perëndi.


Nga ky varg ne shohim se Jezusi e bën një dallim krejtësisht të


qartë midis Atit, Zotit të vetëm dhe Jezusit – atij që Ati e


dërgoi në botë. Një mesazh të ngjashëm e gjejmë edhe tek 1


Timoteut, 2:5: “Në fakt një është Perëndia dhe një i vetëm


është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti


Jezus njeri”. Krishti Jezus njeri! Vargu nuk do koment. Ne nuk


jemi duke diskutuar këtu tani për dogmën e ndërmjetësimit por


ajo që na intereson këtu është dallimi mes një Perëndie të vetëm


dhe njeriut Jezu Krisht. 


17


I Plotfuqishmi – I Gjithëpushtetshmi – El Shadai


Siç e kemi thënë më herët një ndër cilësitë e Perëndisë


është fuqia apo pushteti. Vetëm në librin e Jobit Perëndia është


cilësuar si i Plotfuqishëm (pra Ai që e ka pushtetin dhe që mund


të bëjë çdo gjë) jo më pak se 31 herë. Njësoj e gjejmë edhe në


shumë pjesë të tjera të Biblës:


Zanafilla, 17:1: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm”


Dalja, 6:2-3: “Unë jam Zoti,dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut


dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm…”


Por a është Jezusi i plotfuqishëm? Tek Ungjilli sipas


Gjonit, 5:30 Jezusi thotë: “Unë s`mund të bëj asgjë nga vetja


ime…”. Si mund të jetë Jezusi Zot atëherë nëse ai nuk mund të


bëjë asgjë nga vetvetja por e bën vetëm atë që ia mundëson Ati?


Vargje të tjera e mbështesin këtë:


Gjoni, 5:19: “Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Në


të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë


asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në


fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri”.


Mateu, 11:27: “Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im…”


Marku, 10:39-40: “Dhe Jezusi u tha atyre: … nuk më takon


mua të vë dikë të ulet në të djathtën time ose në të majtën


time, por është për ata për të cilët është përgatitur”.


Gjoni, 3:35: ”Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë”.


Gjoni, 14:28-31: “Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po


shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të


gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati


është më i madh se unë. …por kjo ndodh që bota ta njohë se


unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”.


Gjoni, 8:28: “Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni


lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se


nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati


më ka mësuar”. 


18


Vargjet e fundit janë ndër deklarimet më eksplicite të


Jezusit që e mohojnë hyjninë e tij, pasi që qartë e definojnë


pozitën e Jezusit si i nënshtruar Perëndisë e jo si vetë Zoti. Jezusi


e tha të vërtetën që e dëgjoi prej Zotit! Po të ishte Zot, Krishti


nuk do të kishte nevojë të thoshte të vërteta të dëgjuara nga Zoti


por do të thoshte: po ua them të vërtetën time, të Jezusit, të Zotit


tuaj. Por një gjë e tillë nuk qëndron në shkrime. Pastaj, se Ati


është më i madh se Jezusi është thënë shumë qartë. Nuk ka


mënyrë më të paalternativë për t‟a bërë të ditur marrëdhënien


midis Atit dhe Jezusit në aspektin e hyjnisë.


Dikush mund të thotë tash se Jezusi nuk e kishte këtë fuqi


dhe cilësitë e tjera të përmendura gjatë këtij shkrimi vetëm sa


ishte në Tokë. Por Bibla qartë e mohon këtë. E para, Bibla thotë


se Jezusi është i njëjti dje, sot dhe nesër; ai nuk ndërron. “Krishti


është i njëjtë dje, sot e përjetë” (Hebrenjve, 13:8) Dhe për më


tepër në Dhiatën e Vjetër tek libri i Malakit lexojmë për Zotin:


“Unë jam Zoti, nuk ndryshoj” (Malakia, 3:6). Pra Zoti nuk mund


të ndryshojë: sot të jetë i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm e


nesër të mos jetë dhe prapë në të ardhmen të jetë. Edhe Jezusi


është i njëjtë. Nuk është i ndryshëm Jezusi i Tokës me Jezusin e


Qiellit. Këtë nuk e themi ne, e thotë Bibla. Mesia ishte nën


Perëndinë dhe gjithmonë do të jetë ashtu. Pali tek 1 Korintasve,


11:3 thotë: “…Mesia është nën Perëndinë…” (ECM). Pastaj


fragmenti i cituar në fillim nga Letra e Parë Dërguar


Bashkësisë së Korintit 15:25-28 flet për Jezusin pasi që ai e


kishte mbaruar misionin e tij tokësor dhe shumë qartë e tregon se


Jezusi është i nënshtruar ndaj Atit – Zotit të Vetëm dhe kështu do


të jetë përjetësisht.


I Gjithëdijshmi


Një veti tjetër e Perëndisë është se Ai është i


Gjithëdijshëm; e di të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. E di 


19


mendjen e njeriut, e di të zbuluarën dhe të fshehtën. Këtë e


kuptojmë nga shumë vargje Biblike:


Mateu, 6:8: “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat


për të cilat keni nevojë, para se ju t`i kërkoni.”


Por a është Jezusi i tillë:


Marku, 13:32: “Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di,


as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”


Ndërsa në një vend tjetër për Jezusin është thënë:


Marku, 11:11-13: “Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në


tempull; …. Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte


uri. Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi


për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua,


s`gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.”


Si mund të jetë Jezusi Zot nëse ai nuk e dinte se fiku që po e


shihte nga larg nuk kishte fruta. Ose në rastin tjetër


(Marku,13:32), si mund ta konsiderojmë Jezusin për Perëndi kur


ai vetë tha se nuk e di fundin e Botës të cilën gjoja vetë e paska


krijuar. Njëkohësisht këto vargje biblike e mohojnë edhe hyjninë


e Frymës së Shenjtë siç e besojnë të krishterët. Këtu është


përmendur qartë se vetëm Ati e di fundin e Botës (ditën dhe


orën) që do të thotë se përjashtohet edhe Fryma e Shenjtë. Nuk


duhet të kalohet shkarazi nëpër këto vargje dhe t‟ia bëjmë vetes


qejfin me fragmente agnostike siç është Gjoni 1:1. Nuk ka si të


thuhet më qartë se sa është thënë në këto vargje të Biblës.


Një gabim i rëndë të cilin shumë njerëz e bëjnë duke e


lexuar Biblën është se në vend që të marrin mësimet e saj pa


paragjykime ata kanë në kokat e tyre doktrina të fiksuara nga


tradita dhe mandej mundohen ti vërtetojnë këto nëpërmjet


vargjeve të dykuptimta, të dyshimta dhe jobindëse. Prandaj ata


kalojnë pa vëmendje në pjesët si ato të përmendura më lartë sikur


edhe në fragmentin në vijim i cili është një dokumentim i


padyshimtë dhe definitiv se vetëm Ati është Zot dhe askush


tjetër.


20


Tempulli – Shtëpi e adhurimit për Atin


Gjithandej Biblës Jezusi i këshillon njerëzit të cilëve iu


ishte dërguar që ti luten Atit dhe jo Jezusit apo Frymës së


Shenjtë:


“Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe


lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do


të ta shpërblejë publikisht” (Mateu, 6:6)


Ungjilli sipas Gjonit e tregon ngjarjen kur Jezusi i dëboi


tregtarët nga Tempulli me kamxhik. Me këtë rast Jezusi e thotë


një gjë të cilën nuk e marrin në konsideratë të krishterët


asnjëherë:


“…dhe shitësve të pëllumbave (Jezusi) u tha: ``Hiqni këto gjëra


që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!``” (Gjoni,


2:16)


Vërej fjalët „shtëpinë e Atit‟! Si mund të thuhet më qartë se


Tempulli është vend ku adhurohet Ati dhe jo Jezusi apo Fryma e


Shenjtë. Tempulli gjithmonë kishte qenë vend i adhurimit të


Zotit-Atit. Asgjë nuk ndryshoi as me ardhjen e Jezusit. Ai vetëm


sa e konfirmoi këtë gjë. Ata që vazhdojnë ta shohin Jezusin apo


Frymën e Shenjtë si pjesë të Perëndisë duhet ta pyesin veten se


përse Jezusi nuk e quan tempullin shtëpi e trinisë – shtëpi e Atit,


Birit dhe Frymës së Shenjtë, por vetëm shtëpi e Atit.


Askush nuk e ka parë Zotin


Letra 1 e Gjonit 4:12 tregon se kurrë ”askush s`e ka parë


ndonjëherë Perëndinë…”. Gjoni 1:18 gjithashtu e konfirmon të


njëjtën gjë: “Askush s`e pa Perëndinë kurrë”. Jezusi pra nuk


mund të jetë ky Perëndi që e adhuronin Hebrenjtë pasi që Jezusin


e kishin parë me qindra njerëz. Ata e kishin parë Jezusin duke


ngrënë, duke fjetur, duke predikuar mësimet e Atit etj.





21


Perëndia nuk mund të tundohet


Një veti tjetër e Perëndisë ashtu siç përshkruhet në Bibël


është se Ai nuk mund të tundohet. Jakobi 1:13 dëshmon:


“Askush kur tundohet të mos thotë: ``Jam tunduar nga


Perëndia``, sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja,


dhe ai vet nuk tundon asnjeri”


Mateu 4: 1-10 duke folur për Jezusin dhe incidentin e tij


me Satanain edhe një herë e vërteton se Jezusi është i ndryshëm


nga Ati:


“Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta


tundonte. Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e


mori uria. Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ``Në qoftë se je


Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë``. Por ai, duke


iu përgjigjur, tha: ``është shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me


bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"``. Atëherë


djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit


dhe i tha: ``Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është


shkruar: "Ai do t`u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do


të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde


ndonjë gur"``. Jezusi i tha: ``është shkruar gjithashtu: "Mos e


tundo Zotin, Perëndinë tënd"``. Djalli e çoi sërish mbi një mal


shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe


lavdinë e tyre, dhe i tha: ``Unë do të t`i jap të gjitha këto, nëse ti


bie përmbys para meje dhe më adhuron``. Atëherë Jezusi i tha:


``Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë


tënde, dhe shërbeji vetëm atij"``.


Nga ky pasazh biblik kuptojmë shumëçka. E para Jezusi u tundua


prandaj ai nuk mund të jetë Zot sepse Jakobi 1:13 e kishte thënë


qartë se Perëndia nuk mund të tundohet. Bile, për më tepër edhe


Jezusi në këtë fragment të cituar nga Mateu e konfirmon këtë me


fjalët: “Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd”, sepse ai e dinte se


22


Zoti nuk tundohet. Jezusi ia tregon Satanait të Vërtetën e madhe


në të cilën ai besonte dhe tek e cila i thërriste njerëzit: "Adhuro


Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij". Rrethanat në të


cilat Jezusi e tha këtë gjë janë të tilla që dëshmojnë se Jezusi


ishte si çdo njeri tjetër që i bindej dhe e adhuronte Zotin dhe që


dëshironte t‟i shërbente vetëm Atij. Ai e tha këtë si reagim ndaj


Shejtanit i cili kërkonte nga Jezusi që ta adhuronte.


Jezusi lutej


Njëkohësisht Jezusi nuk mund të jetë Zot pasi që ai i lutej


Zotit. Nuk mund ta paramendojmë një Zot që i lutet dikujt. Zoti


është i gjithëfuqishëm dhe nuk ka nevojë që ti lutet dikujt. Është


e kuptueshme nga vargjet e mëposhtme se Jezusi ishte vetëm një


njeri që i lutej Zotit dhe assesi Zoti vetë.


“Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe


ndërsa po lutej, qielli u hap”. (Luka, 3:21)


“Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi”. (Luka, 9:18)


“Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në


gjunjë dhe lutej, duke thënë: ``O Atë, po të duash, largoje këtë


kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti``.


(Luka, 22:41-42)


Jezusi iu lut Atit për ndihmë. Ai gjithashtu bëri dallimin e dy


vullneteve: 1. Vullneti i Atit dhe 2. Vullneti i tij.


Një fakt tjetër është se përderisa Zoti nuk mund të flejë


siç thuhet tek Psalmi 121:4 (“Ja, ai (Zoti) që mbron Izraelin nuk


dremit dhe nuk fle”), është mirë e njohur nga Ungjijtë se Jezusi


kishte fjetur siç tregohet për shembull tek Luka 8:23 (“atë e zuri


gjumi”).


Vargjet janë të shumta në Bibël të cilat e dëshmojnë se


Jezusi është një njeri dhe jo Zot. Dikush e quajti atë Mësues i


mirë dhe Jezusi iu kundërvu menjëherë me fjalët: “Përse më


quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, 


23


domethënë Perëndisë.” (Ungjilli sipas Markut, 10:18). Ndërsa


të krishterët sot jo vetëm që e quajnë të mirë por edhe çka është


më e keqja dhe absurdi më i madh në lutjet e tyre shumë më


shpesh e dëgjon emrin JEZUS se sa emrin e Atit. Shko në


cilëndo kishë të krishtere sot dhe bëje një matematikë të thjeshtë.


Sa herë i është bërë thirrje Jezusit e sa herë Atit, sa herë është


kërkuar shëlbim nga Perëndia e sa herë nga Jezusi, sa herë është


madhëruar Ati e sa herë Jezusi. Do të keni një rezultat


dëshpërues. Si do të reagonte Jezusi në këtë? Përse nuk e


mendojmë këtë të gjithë?


Cili ishte Jezus Mesia i vërtetë pra?


Populli hebraik ishte bekuar në mënyrë të veçantë nga


Allahu xh.sh. nëpërmjet dërgimit të një numri të madh të


profetëve. Jezusi ishte vetëm njëri nga ta. Allahu xh.sh thotë në


Kur‟an: “Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me


Isain, birin e Merjemes…” (5:46). Mesazhi i Allahut kishte


qenë në esencë po ai i njëjti sikur me Abrahamin, Noan,


Mojsiun, Davidin apo secilin profet tjetër. Të gjithë këta e kishin


përcjellë porosinë e Zotit të Vetëm. As Jezusi nuk ishte ndonjë


përjashtim. Perëndia në Kur‟an duke iu drejtuar Profetit të Fundit


Muhamed thotë: ” Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e


patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm


frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is'hakun, Jakubin dhe


pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin,


Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin” (4:163). Që të


gjithë këta ishin të njëjtë dhe një musliman nuk është besimtar i


vërtetë përderisa nuk i beson dhe nderon njësoj të gjithë. Nevoja


e ardhjes së Profetit të Fundit - Muhamedit shihet në mënyrën


më të mrekullueshme edhe në rastin e Profetit Jezus. Aq


keqkuptime dhe mite ishin krijuar rreth tij sa që mesazhi i vërtetë


të cilin ai e kishte komunikuar ishte zbehur thellë midis të


pavërtetave.


24


Aq shumë doktrina të përçudshme janë krijuar në rastin e


Jezusit sa që mendja njerëzore vështirë edhe i koncepton.


Koncile të ndryshme kishin shkuar aq larg sa të krijonin edhe


doktrinën e natyrës së dyfishtë për Jezusin. Sipas kësaj doktrine


(e cila natyrisht nuk gjen mbështetje as në Bibël) Jezusi kishte në


të njëjtën kohë edhe natyrë hyjnore edhe njerëzore, pra ishte


plotësisht Zot dhe plotësisht njeri. Mësime si këto janë ofendim i


rëndë për logjikën me të cilën na ka pajisur Zoti. Edhe një fëmijë


e di se dikush nuk mund të jetë në të njëjtën kohë i


Gjithëdijshëm dhe Jo i Gjithëdijshëm, i Plotfuqishëm dhe Jo i


Plotfuqishëm. i Pavarur dhe i Varur, etj etj. Kjo është njësoj


sikur të thuash se shkronjat të cilat jeni duke i lexuar në të njëjtën


kohë janë me ngjyrë të zezë dhe të bardhë!!! Ato mund të jenë


ose vetëm të zeza ose vetëm të bardha ose të ndonjë ngjyre tjetër


por kurrsesi njëkohësisht të bardha dhe të zeza.


Kur‟ani është i mrekullueshëm për mënyrën e tij të


kthjellët gjatë të sqaruarit të natyrës së Jezusit. Dikush kishte


arsyetuar dhe akoma arsyeton se përderisa Jezusi nuk kishte një


baba tokësor ai duhej të ishte Zot. Por ja si e sqaron Zoti vetë


këtë: “Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu


është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e


pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.” (3:59). Për Allahun asgjë


nuk është e pamundshme. Njëjtë siç e krijoi Ademin nga asgjëja


Ai edhe mundi ta krijojë Jezusin pa një at tokësor. Marija, e ëma


e Jezusit, e kishte gjetur hirin e Perëndisë për shkak të rrugës së


saj të drejtë dhe adhurimit të sinqertë për Allahun. Prandaj edhe


dhënia e fëmiut Jezus asaj ishte një shpërblim dhe dhuratë nga


Zoti. “Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të


dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi dhe të lartësoi mbi


gratë e botës".” (Kur‟ani, 3:42). “Ai (Isai) ka qenë vetëm një


rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të


jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.” (Kur‟ani,


43:59). Ai ishte një shërbëtor i devotshëm i Allahut i cili 


25


gjithashtu e përgëzoi popullin e tij për ardhjen e profetit të fundit


i cili ishte paracaktuar si mëshirë për gjithë njerëzimin:


“Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar


i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje


dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje,


emri i të cilit është Ahmed!"” (Kur‟ani, 61:6).


Si u zhvillua besimi mbi trininë?


Sipas besimit të krishterë mbi trininë Ati, Biri dhe Fryma


e Shenjtë janë tre persona të të njëjtës substancë të cilët e


përbëjnë një Zot të Vetëm. Dikush me të drejtë mund të pyetet


tash: nëse Jezusi a.s., qoftë edhe sipas Biblës, e kishte mohuar


kategorikisht çfarëdo atribuimi të hyjnisë për vetveten dhe e


kishte cilësuar Allahun xh.sh. si Perëndinë e Vetëm të Vërtetë në


një mori rastesh, atëherë si u zhvillua apo prej nga u zbulua


besimi mbi trininë. Encyclopedia Britannica me të drejtë pohon:


“As fjala Trini, e as ndonjë doktrinë eksplicite si kjo, nuk


gjenden në Dhiatën e Re, dhe as Jezusi apo ndonjë nga


pasuesit e tij nuk kanë pasur ndonjë qëllim që ta kundërshtojnë


kredon e Dhiatës së Vjetër: “Dëgjo o Izrael, Zoti, Perëndia ynë


është një Zot i Vetëm” (Ligji i Përtërirë, 6:4). Doktrina e trinisë


u zhvillua gradualisht gjatë disa shekujve dhe nëpërmjet shumë


kontroversave...” 2


Zhvillimi i besimit mbi trininë u ndikua nga shumë


faktorë. Pikë së pari pasqyrimet pagane ishin gjigande në shekujt


e parë të krishterimit. Trualli ku u gdhendën doktrinat e


krishterimit ishte nga të gjitha anët një arenë e fuqishme e


2 Encyclopedia Britannica nën titullin “Trinity” 


26


veprimeve dhe besëtytnive idhujtare. Janë shumë mirë të njohura


trinitë e besimeve të vjetra pagane dhe ndikimi i tyre gjatë


formimit të doktrinave të krishterimit ishte i pashmangshëm.


Teologjia e vjetër egjiptiane e kishte në thelb besimin mbi një


hyjni të mistershme të përbërë nga tre persona: Horus, Osiris dhe


Isis; dhe të mos harrojmë se Aleksandria e Egjiptit ishte një ndër


vatrat kryesore ku po formësohej doktrina e krishtere. Gjithashtu


besime pagane mbi hyjni trepjesëshe ishin të njohura edhe për


romakët dhe babilonasit. Edhe filozofët grekë kishin zhvilluar ide


mistike mbi trininë. Platoni me trininë e tij dhe idetë e tjera


filozofike ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin e idesë për


Logosin Hyjnor me të cilin në fakt fillon Ungjilli sipas Gjonit


dhe i cili gjendet në thelb të teologjisë së sotme të krishterimit.


S‟do mend se nga këtu do të kenë depërtuar idetë mbi trininë tek


kisha të shekujve tre dhe katër pas Krishtit, pasi që këto kisha


ishin në kontakte direkte me këto mësime.


Nëse e shikojmë në perspektivë historinë e krishterimit të


hershëm do të shohim në mënyrë të mrekullueshme se si besimi


mbi trininë u ngrit nga asgjëja për tu bërë zyrtarisht një dogmë


themeltare e besimit të krishterë përfundimisht diku në shekullin


e VI pas Krishtit. Për shembull sipas kredos Apostolike, e cila


daton diku rreth vitit 200 pas Krishtit, përmendet Ati si Perëndia


i Vetëm i Vërtetë dhe për Jezusin nuk është dhënë as edhe një


shenjë e vetme e hyjnisë. Natyrisht Fryma e Shenjtë as që është


menduar të përfshihet në ndonjë Hyjni trepjesëshe në atë kohë.


Nën ndikimin e perandorit pagan Konstantinit në Koncilin e


Nikesë në vitin 325 pas Krishtit, Jezusi ngritet në një qenie të


mistershme të pafillim dhe pambarim duke u barazuar në një


mënyrë me vetë Zotin. Gjurmët e para të hyjnizimit të Frymës së


Shenjtë vendosen bindshëm në këtë koncil me këtë kredo;


mirëpo tek në shekullin e gjashtë me kredon Atanasiane trinia e


përbërë nga Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë gdhendet


përfundimisht si strumbullar i teologjisë së krishterë. Edhe pse 


27


ky besim po u imponohej me dhunë shumicës së kishave të


krishtera dhe vazhdoi të mbijetonte falë forcës së pushtetit më së


shumti, numri i kishave të cilat nuk u pajtuan me këtë dogmë


ishte i madh gjithandej historisë. Grupe të hershme të të


krishterëve Unitarianë si Ebionitët, Basilidianët, Kapokratianët


etj kurrë nuk u pajtuan me këtë cenim të monoteizmit të pastër të


cilin e kishte predikuar Jezusi a.s. Gjithashtu gjatë historisë e deri


në ditët e sotme vazhduan të funksionojnë Kisha të ndryshme


Unitariane.


Krahas këtyre zhvillimeve politike dhe teologjike në dëm


të besimit të pastër monoteist, një ndikim të madh në zhvillimin e


trinisë e kishte edhe mosekzistimi i një forme të pandryshuar të


shkrimeve të shenjta. Ungjijtë dhe shkrimet e tjera të cilat më


vonë do të cilësoheshin si kanon i Biblës kaluan nëpër disa


ndryshime derisa morën formën që e kanë sot. Gjetja e


dorëshkrimeve të shekujve të hershëm të krishterimit na e bën të


ditur në mënyrën më të mrekullueshme se si ndikimet teologjike


të kishave të ndryshme vepronin direkt në ndryshimin e Biblës


me qëllim të vendosjes së dogmave të ndryshme të cilat Jezusi


kurrë nuk i kishte predikuar. Për shembull, në disa vende nëpër


Ungjij ku në dorëshkrimet e vjetra Ati i drejtohej Jezusit me


fjalët “I zgjedhuri im” më vonë kjo u ndryshua në “Biri im”.


Ndryshime të tjera bërë shkrimeve i jepnin Jezusit cilësi të cilat i


përmban vetëm Perëndia. Ruajtja e këtyre dorëshkrimeve të


vjetra është një dëshmi e gjallë se si nëpërmjet ndryshimeve


graduale dhe nganjëherë mjaft të vogla, besimet pagane të cilat e


ngrenë Jezusin në piedestalin e hyjnisë po tentohej të


mbështeteshin edhe nga Shkrimet e Shenjta. Madje në shkrime


futën duart e tyre njerëz të pandërgjegjshëm edhe me përmendje


eksplicite të trinisë (Letra 1 e Gjonit, 5:7) dhe me shekuj të tërë


kjo vazhdohej të konsiderohej si mësim i frymëzuar nga Zoti.


Një shembull tjetër i ndryshimit të Biblës me qëllim të ngritjes së


Jezusit në hyjni dhe të vendosjes së besimit mbi trininë është 


28


vargu nga Mateu, 28:19: “Shkoni pra, dhe bëni dishepuj nga


të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të


Frymës së Shenjtë.” Të krishterët pohojnë se gjoja nëpërmjet


këtyre fjalëve vetë Jezusi e ka predikuar trininë duke e përdorur


fjalën „ emër‟ në njëjës dhe duke e pasuar këtë me përmendjen e


formulës së trinisë; e kjo sipas tyre do të duhej të nënkuptonte se


Zoti është NJË Perëndi i Vetëm por i përbërë nga TRE persona.


Mirëpo nuk ekziston asnjë dorëshkrim nga shekujt e parë të


krishterimit i cili do ta mbështeste autenticitetin e këtij vargu


kështu siç gjendet sot në shumicën e Biblave tona. Për më tepër,


gjatë tre shekujve të parë pas Krishtit sikur edhe deri në gjysmën


e shekullit të katërt ky varg nga etërit kishtarë si Euzebiusi,


Justin Martiri, Origeni, Afratesi etj citohej në formën: “Dhe


shkoni bëni dishepuj në emrin tim” pa e përmendur fare


pagëzimin ose formulën e trinisë. Vetëm pas Koncilit të Nikesë


ky varg fillon gjerësisht të përdoret në formën e tanishme duke e


përmbajtur formulën trinitariane të pagëzimit. Kështu që në një


mori rastesh zbulimi i shkrimeve të vjetra të krishtere e vuri në


pah padrejtësinë e bërë mësimeve të Jezuit. 3


Ky edhe ishte njëri nga qëllimet kryesore të dërgimit të


Profetit Muhamed a.s. nga ana e Allahut xh.sh. në mënyrë që të


rivendosej edhe një herë përfundimisht besimi i pastër në një Zot


të Vetëm dhe si i tillë të mos ndikohej më nga besime pagane.


Kjo u arrit nëpërmjet ruajtjes së Kur‟anit, Shpalljes së fundit


dhënë njerëzimit nga Zoti. Monoteizmi i pastër ashtu siç është


shpallur dhe ruajtur në Kur‟an nuk lë vend më për asnjë


mëdyshje lidhur me natyrën e Perëndisë.


3 Shënime të tjera rreth ndikimit të ndryshimeve të Biblës në teologjinë e


krishtere lexoni në kapitullin “A është Bibla Fjalë e Perëndisë” 


29


Le t‟i përgjigjemi Jezusit


Do ta përmbyllim këtë shkrim me një citat të marrë nga A


List of False Reading of the Scripture nga Theophilus Lindsey


(1723 – 1808). Lindsey i pyet ata të cilët e adhurojnë Jezusin se


si do të ishte reagimi i tyre nëse Jezusi do t‟iu paraqitej atyre dhe


do t‟ua bënte pyetjet vijuese:


“Përse i adresoni devocionet tuaja tek unë? A u kam


udhëzuar ndonjëherë që ta bëni këtë, ose a e kam propozuar


vetveten si objekt të adhurimit religjioz?


A nuk e kam vënë veten time vazhdimisht dhe deri në fundin


e fundit si një shembull për t‟iu lutur Atit; Atit tim dhe Atit


tuaj, Zotit tim dhe Zotit tuaj? (Gjoni, 20:17)


Kur apostujt e mi kërkuan nga unë që ti mësoj se si të luten


(Luka, 11:1-2) a i mësova unë ata që të më luten mua ose


ndonjë personi tjetër përveç Atit?


A e quajta ndonjëherë veten time Zot, apo a ju thashë se


unë isha Krijuesi i botës dhe se unë duhej të adhurohesha?





https://islammessage.org/sq/book/2271/Islami-dhe-Krishterizmi



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL