Astronomy, Inc.)
Të gjithë yjet vezullues që ne shikojmë natën kanë qenë,
ashtu si gjithë Universi, pjesë e “tymit”. Zoti thotë në Kuran:
“Pastaj Ai iu kthye qiellit, i cili ishte tym…” (Kuran, 41:11)
Për shkak se toka dhe qielli janë formuar nga i njëjti “tym”, ne
arrijmë në përfundimin se ata ishin një, më pas ato u formuan dhe u
ndanë. Zoti thotë:
“A nuk e dinë ata që nuk besojnë se qielli dhe toka ishin një
e pastaj Ne i ndamë ato…?” (Kuran, 21:30)
Dr. Alfred Kroner, një nga gjeologët më të shquar botërorë,
profesor i Gjeologjisë dhe drejtor i Departamentit të Gjeologjisë në
Institutin e Gjeoshkencave, Johannes Gutenberg University, Mainz,
Gjermani, thotë: “Duke menduar se nga erdhi Muhamedi… mendoj
se është gati e pamundur që ai të ketë ditur për gjëra të tilla si
18 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
origjina e përbashkët e Universit, sepse shkencëtarët e zbuluan këtë
fakt vetëm vitet e fundit me metoda teknologjike mjaft të
komplikuara e të avancuara, kjo është e gjithë çështja.”16 Gjithashtu
ai ka thënë: “Dikush që nuk dinte ndonjë gjë rreth Fizikës
Bërthamore katërmbëdhjetë shekuj më parë mendoj se nuk mund të
ishte në gjendje të nxirrte nga mendja e tij, për shembull, se toka
dhe qielli kanë të njëjtën origjinë.”17
d) Kurani dhe truri
Duke folur për një prej krerëve të idhujtarëve, i cili e ndaloi
Muhamedin të falej në Qabe, në Kuran thuhet:
“Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim atë prej naasijeh18.
Nasijeh gënjeshtare dhe mëkatare.” (Kuran, 96: 15-16)
Përse Kurani e përshkruan pjesën e përparme të kokës si
gënjeshtare e mëkatare? Cila është lidhja midis kësaj pjese, nga
njëra anë dhe gënjeshtrës e mëkatit, nga ana tjetër?
Po të shikojmë ndërtimin e trurit (fig. 12), vëmë re se në këtë
vend ndodhet pjesa paraballore e trurit. Çfarë thonë fiziologët për
funksionin e kësaj zone? Libri “Bazat e Anatomisë dhe Fiziologjisë”
thotë për këtë zonë: “Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar
dhe filluar lëvizjet ndodhin në pjesën e përparme të lobeve ballore,
në zonën paraballore.”19 Gjithashtu, libri thotë: “Për shkak se zona
paraballore merr pjesë në motivim, mendohet se ajo është qendra
përgjegjëse për agresionin …”20
16 Marrë nga videokaseta: “This is the Truth”.
17 Marrë nga videokaseta: “This is the Truth”.
18 Pjesa e përparme e kokës.
19 “Essentials of Anatomy and Physiology”, Seeley dhe të tjerët, f. 410.
20 “Essentials of Anatomy and Physiology”, Seeley dhe të tjerët, f. 211.
19 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
Pra, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin,
Figura 12: Regjionet funksionale në hemisferën e majtë të korteksit
cerebral. Zona paraballore gjendet në pjesën e përparme të korteksit
cerebral (Essentials of Anatomy & Physiology, Seeley and others, f.
210.)
Kjo pjesë e trurit pra është përgjegjëse për planifikimin,
motivimin dhe fillimin e veprimeve të mira apo të këqija, si dhe për
thënien e gënjeshtrave apo të vërtetave. Kështu, është mjaft e saktë
ta përshkruash pjesën e përparme të kokës, ashtu siç përshkruhet në
Kuran si gënjeshtare apo mëkatare, kur dikush gënjen apo bën
mëkate.
Sipas Prof. Keith L. Moore ky funksion i zonës paraballore
është zbuluar nga shkencëtarët vetëm në gjashtëdhjetë vitet e
fundit.21
21 “El-Exhaz fii el-Nasijeh (The Scientific Miracles in the Front of the Head)”,
Moore dhe të tjerët, f. 41.
20 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
e) Detet dhe lumenjtë në Kuran
Shkenca ka zbuluar se në vendin ku takohen dy dete ekziston
një barrierë (pengesë) ndarëse, e cila bën të mundur që secili prej dy
deteve të ruajë temperaturën, dendësinë dhe kripësinë e tij.22 P.sh.
uji i detit Mesdhe është më i ngrohtë, më i kripur dhe me dendësi
më të vogël se uji i oqeanit Atlantik. Kur uji i detit Mesdhe hyn në
Atlantik në Pragun e Gjibraltarit, ai lëviz disa qindra kilometra në
brendësi të Atlantikut në një thellësi prej një mijë metrash, duke
mos i ndryshuar karakteristikat e tij të ngrohtësisë, kripësisë e
dendësisë (fig. 13).
Megjithë dallgët e mëdha, rrymat e fuqishme, baticat e
zbaticat në këto dete, ata përsëri nuk e kalojnë këtë barrierë.
Kurani i Shenjtë e përmend këtë barrierë midis deteve, të cilët
nuk e kalojnë atë. Zoti thotë në Kuran:
“Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet
tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Kuran, 55: 19-20)
Por, kur Kurani flet për pjesën ndarëse midis ujit të ëmbël dhe
të kripur ai përmend ekzistencën e një zone ndarëse bashkë me
barrierën. Allahu thotë në Kuran:
“Allahu është Ai që i la të lirë dy llojet e ujit të bashkohen,
një i ëmbël e i shijshëm, ndërsa tjetri i kripur e i hidhur. Dhe Ai
bëri midis tyre një barrierë dhe një zonë ndarëse.” (Kurani, 25:
53)
Ndokush mund të pyesë, përse Kurani përmend zonën ndarëse
kur flet për ujin e ëmbël e të kripur dhe nuk e përmend këtë kur flet
për detet?
Shkenca ka zbuluar se në grykëderdhjen e lumenjve në det, ku
uji i ëmbël takon ujin e kripur, situata është më e ndryshme nga ajo
e bashkimit të dy deteve. Është zbuluar se ajo që ndan ujin e ëmbël
nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve është një zonë e përbërë
nga disa nënzona (shtresa) ndarëse me dendësi që ndryshon nga një
nënzonë në tjetrën.23 Këto shtresa ndarëse, nënzona, kanë kripësi të
22 “Principles of Oceanography”, Davis, f. 92-93.
23 Shih: “Oceanography”, Gross f. 242, dhe “Introductory Oceanography”,
Thurman f. 300-301.
21 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
ndryshme nga uji i ëmbël i lumit, apo nga uji i kripur i detit24 (fig.
14).
Figura 14: Seksion longitudinal i cili tregon kripësinë (pjesë për
mijë ‰) në grykëderdhjen e lumenjve në det. Aty mund të shihet
zona e ndarjes midis ujit të ëmbël dhe atij të njelmët. (Introductory
Oceanography, Thurman, f. 301, me një shtesë të vogël.)
Ky informacion është zbuluar vetëm kohët e fundit, duke
përdorur aparatura të avancuara për të matur temperaturën,
kripësinë, dendësinë, sasinë e oksigjenit të tretur në ujë etj. Syri i
lirë i njeriut nuk mund t’i shikojë ndryshimet që ndodhin, kur dy
detet takohen, pasi ata duken sikur janë një det i vetëm. Po kështu,
syri i lirë i njeriut nuk mund të bëjë ndarjen e ujit në grykëderdhjet e
lumenjve në 3 lloje: ujë i ëmbël, zonë ndarëse dhe ujë i kripur.
24 Shih: “Oceanography”, Gross f. 244, dhe “Introductory Oceanography”,
Thurman f. 300-301.
22 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
f) Detet e thella dhe dallgët e brendshme
në Kuran
Zoti thotë në Kuran:
“(Gjendja e jobesimtarëve është) si errësira në një det të
thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden
valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë.
Nëse dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në gjendje ta
shihte atë…” (Kuran, 24: 40)
Ky ajet përmend errësirën në thellësinë e detit, errësirë ku nuk
mund të shikosh as dorën tënde. Errësira në dete haset në thellësi
nga 200 m e poshtë. Në këtë thellësi gati nuk ka dritë (fig. 15).
Ndërsa nën 1000 m nuk ekziston asnjë lloj drite.25 Njeriu nuk mund
të zhytet më shumë se 40 m pa ndihmën e batiskafëve apo mjeteve
të tjera speciale të zhytjes. Gjithashtu, njeriu nuk mund të mbijetojë
pa ndihmën e mjeteve në pjesën e errët të oqeaneve, siç është
thellësia 200 m.
25 “Oceans”, Elder dhe Pernetta, f. 27.
23 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
Figura 15: Midis 3 dhe 30 përqind të dritës së diellit reflektohet në
sipërfaqen e detit. Pastaj të gjitha nga të shtatë ngjyrat e spektrit të
dritës absorbohen njëra pas tjetrës në 200 metrat e para, me
përjashtim të dritës së kaltër.(Oceans, Elder and Pernetta, f. 27.)
Këto të dhëna për errësirën janë zbuluar duke përdorur
batiskafe apo mjete të tjera speciale që bëjnë të mundur zhytjen në
thellësi. Nga pjesa “…një det të thellë e të madh. Ai është i
mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera …” e ajetit të
mësipërm mund të kuptojmë gjithashtu, se ujërat në thellësi të
oqeaneve janë të mbuluara nga valë, mbi të cilat gjenden valë të
tjera. Merret lehtë me mend se valët e dyta janë valët sipërfaqësore,
sepse pas tyre përmenden retë. Po valët e përmendura për herë të
parë ç’janë?
Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit se ekzistojnë valë të
brendshme, të cilat shfaqen në sipërfaqen midis shtresave të ujit me
dendësi të ndryshme26 (fig. 16).
26 “Oceanography”, Gross, f. 205.
24 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
Figura 16: Valët e brendshme në hapësirën midis dy shtresave të
ujit me densitet të ndryshëm. Njëra është e dendur (e poshtmja),
kurse tjetra është më pak e dendur (e epërmja). (Oceanography,
Gross, f. 204.)
Valët e brendshme mbulojnë ujërat e thella të deteve e
oqeaneve, sepse ujërat në thellësi kanë dendësi më të madhe se
ujërat mbi to. Valët e brendshme janë shumë të ngjashme me valët
sipërfaqësore. Ato nuk mund të shihen nga syri, por mund të
perceptohen duke studiuar ndryshimet e temperaturës ose kripësisë
në një zonë të caktuar.27
g) Kurani dhe retë
Studiuesit kanë studiuar llojet e reve dhe kanë arritur në
përfundimin se retë e shiut formohen duke kaluar në disa faza të
caktuara, që kanë lidhje me disa lloje erërash dhe resh.
27 “Oceanography”, Gross, f. 205.
25 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
Njëra prej reve të shiut është reja Kumulonimbus (re
grumbullore e errët). Meteorologët kanë studiuar formimin e kësaj
reje dhe se si ajo prodhon shi, breshër e vetëtima. Ata kanë zbuluar
se ky lloj reje kalon në hapat e mposhtëm për të formuar shi:
1) Retë shtyhen nga era: Retë Kumulonimbus fillojnë të
formohen kur era shtyn copa të vogla reje në një zonë ku ato
bashkohen (fig. 17-18).
Figura 17: Fotografi satelitore e cila tregon retë duke lëvizur drejtë
zonave konvergjuese B, C dhe D. Shigjetat tregojnë drejtimin e
erës. (The Use of Satellite Pictures in Weather Analysis and
Forecasting, Anderson dhe të tjerët, f. 188.)
26 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
Figura 18: Pjesë të vogla reshë (retë kumulus) duke lëvizur drejtë
zonës së konvergjencës afër horizontit, ku mund të shihet një re e
madhe kumulonimbus. (Clouds and Storms, Ludlam, plate 7.4.)
2) Bashkimi: Pas kësaj retë bashkohen duke formuar një re më
të madhe.28 (fig. 18-19).
28 Shih: “The Atmosphere”, Anthes dhe të tjerët, f. 268-269, dhe “Elements of
Meteorology”, Miller dhe Thompson, f. 141.
27 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
Figura 19: (A) Pjesë të vogla të izoluara reshë (retë kumulus). (B) Kur
retë e vogla bashkohen, lëvizjet nga poshtë lartë brenda resë së madhe
rriten, kështu që reja merr formën e mullarit. Pikat e ujit janë sipas ·. (The
Atmosphere, Anthes dhe të tjerët, f. 269.)
3) Grumbullimi në formë mullari: Kur retë e vogla bashkohen
bashkë, lëvizjet nga poshtë lart brenda resë së madhe, rriten.
Këto lëvizje nga poshtë lart janë më të forta në qendër se sa
pranë periferisë së resë.29 Ato bëjnë që trupi i resë të rritet
vertikalisht duke marë formën e mullarit (fig. 19b, 20 dhe
21). Duke u rritur vertikalisht reja shtrihet në zona më të
ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen
dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e
breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë lart nuk
mund t’i mbajë, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë
shiu, breshri etj.30
29 Lëvizjet nga poshtë lart janë më të forta në qendër, sepse janë pjesët e jashtme
të resë ato që e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse.
30 Shih: “The Atmosphere”, Anthes dhe të tjerët, f. 269 dhe “Elements of
Meteorology”, Miller dhe Thompson, f. 141-142.
28 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
Figura 21: Një re kumulonimbus. (A Colour Guide to Clouds,
Scorer and Wexler, f. 23.)
Allahu thotë në Kuran:
Figura 20: Një re
kumulonimbus. Pasi që
reja të ketë marrë
formën e mullarit, nga
ajo vie shiu. (Weather
and Climate, Bodin,
f.123.)
29 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
“A nuk e ke parë se si Allahu i drejton retë, pastaj i
bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën (si një mullar) dhe
atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre…” (Kuran, 24: 43)
Këto detaje të formimit, strukturës e funksionimit të reve janë
zbuluar nga meteorologët duke përdorur mjete të sofistikuara si
aeroplanët, satelitët, kompjuterët, ballonët etj., për të studiuar erërat
dhe drejtimin e tyre, lagështinë dhe ndryshimet e saj, si dhe për të
përcaktuar nivelet e ndryshimeve të presionit atmosferik.31
Ajeti që përmendëm më sipër, pasi përmend retë dhe shiun,
flet edhe për breshrin dhe vetëtimën:
“…Ai lëshon nga lart breshër prej reve të mëdha si male.
Me të godet kë të dojë dhe e largon atë nga kush të dojë.
Shkëlqimi i dritës së vetëtimës së tij gati sa ta merr shikimin.”
(Kuran, 24: 43)
Është zbuluar se retë Kumulonimbus, prej të cilave formohet
breshëri arrijnë 7.5 deri 9 km lartësi dhe, ashtu siç thotë Allahu në
Kuran, ato janë si male në qiell (fig. 21).
Ky ajet mund të ngrejë dy pyetje: Pse ajeti thotë “vetëtimës së
tij”, duke iu referuar breshrit? A do të thotë kjo se breshri është
faktori kryesor në shkaktimin e vetëtimës? Le të shikojmë se çfarë
thotë libri “Meteorology Today”
për këtë. Ai thotë se një
re ngarkohet elektrikisht
kur breshri bie nëpër një
zonë të resë me pikla
super të ftohta dhe
kristale akulli. Kur piklat
e lëngëta ndeshen me një
kokërr breshri ato
ngrijnë menjëherë dhe
çlirojnë sasi nxehtësie.
Kjo bën që sipërfaqja
31 Shih: “Ee’jaz al-Qur’an al-Kareem fee uasf Enua’ al-Riyah, es-Suhub, el-
Matar”, Makky dhe të tjerët, f. 55.
30 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
e kokrrës së breshrit të jetë më e ngrohtë se ajo e kristaleve të akullit
që e rrethon. Kur kokrra e breshrit bie në kontakt me një kristal
akulli ndodh një fenomen i rëndësishëm. Elektronet kalojnë nga
objekti më i ftohtë tek ai më i ngrohtë. Kështu kokrra e breshrit
ngarkohet negativisht. I njëjti efekt ndodh edhe kur piklat super të
ftohta bien në kontakt me copëza të imta akulli dhe kokrra breshri.
Këto copëza të lehta të ngarkuara pozitivisht ngrihen në pjesën e
sipërme të resë nga lëvizja, nga poshtë lart gjë kjo që ndodh brenda
resë. Breshri, i mbetur me ngarkesë negative, bie në drejtim të
fundit të resë. Kështu pjesa e poshtme e resë ngarkohet negativisht.
Pastaj kjo ngarkesë negative shkarkohet si vetëtimë.32 Si përfundim
themi se breshri është faktori kryesor në prodhimin e vetëtimës.
Ky informacion për vetëtimën është zbuluar vonë. Deri më
1600, idetë e Aristotelit ishin mbizotëruese në fushën e
Meteorologjisë. Ai mendonte se atmosfera përmban dy lloje
rrymash, atë të thatë dhe atë të lagësht. Sipas tij bubullima është
zhurma që shkaktohet nga përplasja e rrymës së thatë me retë fqinje,
ndërsa vetëtima është marrja flakë dhe djegia e rrymës së thatë me
një flakë të dobët e të hollë.33 Këto janë disa prej ideve mbi
Meteorologjinë që ishin dominante në kohën e shpalljes së Kuranit,
14 shekuj më parë.
H) Komente të shkencëtarëve mbi mrekullitë shkencore në Kuran
Më poshtë do të japim disa komente shkencëtarësh mbi
mrekullitë shkencore në Kuranin e Shenjtë. Këto komente janë
marrë nga videokaseta “The Truth”.
1- Dr. T.V.N. Persaud është profesor i Anatomisë, profesor i
Pediatrisë dhe i Shëndetit të Fëmijëve, profesor Obstetrik
Gjinekologjik, profesor i Shkencave të Riprodhimit në Universitetin
e Manitobës, Winnpeg, Manitoba, Kanada. Ai ka qenë atje drejtor i
Departamentit të Anatomisë për 16 vjet dhe është mjaft i njohur në
32 “Meteorology Today”, Anthes, f. 437.
33 “The Works of Aristotle Translated into English: Meteorologica”, v. 3, Ross
dhe të tjerët, f. 369a-369b.
31 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
fushën e tij. Ai është autori apo botuesi i 22 librave dhe ka botuar
mbi 181 faqe shkencore. Në 1991 ai u vlerësua me çmimin më të
madh në fushën e Anatomisë në Kanada “Çmimi i madh J.C.B.”
nga Shoqata e Anatomistëve Kanadezë. Kur u pyet për mrekullitë
shkencore në Kuran, për të cilat ai kishte bërë një punim shkencor,
ai u përgjigj: “Kam përshtypjen se Muhamedi ishte një njeri më se i
zakonshëm. Ai nuk mund të lexonte, nuk dinte të shkruante. Në fakt
ai ishte analfabet. Po flasim për një periudhë rreth 20 shekuj
(saktësisht janë 14 shekuj) më parë. Kemi të bëjmë me një person
analfabet që thotë gjëra të thella e që janë në mënyrë të habitshme
tepër të sakta nga ana shkencore. Mua personalisht nuk më duket
që kjo të jetë thjesht rastësi. Ka shumë gjëra të sakta, dhe ashtu si
Dr. Moore, nuk kam vështirësi të pranoj se ajo që e drejtoi atë në
këto thënie ishte Inspirimi Hyjnor ose Shpallja.”
Në disa prej librave të tij, Profesori Persuad ka përmendur
disa ajete të Kuranit, si dhe disa prej thënieve të Profetit. Gjithashtu,
ai i ka prezantuar këto ajete dhe thënie të Profetit në disa konferenca
shkencore.
2) Dr. Xho Leigh Simpson është drejtor i Departamentit të
Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, profesor i Obstetrikës dhe i
Gjinekologjisë, profesor Molekular dhe i Geneve Njerëzore në
kolegjin e Mjekësisë Bejlor, Hjuston, Teksas, SHBA. Më parë, ai ka
qenë profesor Obstetrik Gjinekolog dhe drejtor i Departamentit të
Obstetrikës dhe të Gjinekologjisë në Universitetin e Tenesisë,
Memfis, Tenesi, SHBA. Ai ka qenë, gjithashtu, edhe president i
shoqatës “American Fertility Society”. Ka marrë shumë çmime,
duke përfshirë edhe çmimin e mirënjohjes publike të shoqatës së
Profesorëve të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në 1992. Profesor
Simpson studioi dy thëniet e mëposhtme të të dërguarit Muhamed
(paqja qoftë mbi të): “Tek secili prej jush, të gjithë komponentet e
krijimit mblidhen bashkë në mitrën e nënës për 40 ditë …” 34
“Pasi embrioni ka kaluar 42 netë, Allahu dërgon tek ai një
engjëll, i cili i jep formën dhe krijon dëgjimin, shikimin, lëkurën,
34 Trans. Buhariu (n. 3208) dhe Muslimi (n. 2643).
32 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
mishin dhe kockat e tij. Pastaj engjëlli thotë: “O Zot është mashkull
apo femër?” Dhe Zoti yt vendos çfarë të dojë …”35
Ai i studioi këto dy thënie të profetit Muhamed (paqja qoftë
mbi të) intensivisht, duke vënë re se 40 ditët e para përbënin një
fazë tepër të veçantë të embriogjenezës. Atij i bëri përshtypje
preçizioni absolut i këtyre thënieve të profetit Muhamed (paqja
qoftë mbi të). Më vonë gjatë një konference ai dha opinionin e
mëposhtëm: “Kështu, që të dy hadithet që u cituan na sigurojnë
përcaktime kohore shumë specifike për zhvillimin kryesor
embriologjik para 40 ditëve. Unë mendoj, ashtu si dhe parafolësit e
tjerë në këtë mëngjes, se konkluzioni është: Këto hadithe nuk mund
të jenë thënë mbi bazën e njohurive shkencore që gjendeshin në
kohën kur janë thënë… Unë mendoj që jo vetëm që nuk ka konflikt
midis Gjenetikës dhe fesë,36 por në fakt, feja mund ta udhëzojë
shkencën duke i dhënë asaj informacion prej shpalljes hyjnore. Ka
shumë thënie në Kuran, saktësia e të cilave u provua shumë shekuj
më vonë, gjë që tregon se dija në Kuran është dhënë prej Zotit.”
3) Dr. E. Marshall Xhonson është profesor i Anatomisë dhe i
Biologjisë së Zhvillimit në Universitetin Tomas Xheferson,
Filadelfia, Pensilvani, SHBA. Atje ai ka qenë për 22 vjet profesor i
Anatomisë, drejtor i Departamentit të Anatomisë dhe drejtor i
Institutit Daniel Baugh. Ai ka qenë gjithashtu, president i shoqatës
“Teratology Society”. Ai është autori i më shumë se 200
publikimeve. Në 1981, gjatë Konferencës së 7-të Mjekësore në
Daman të Arabisë Saudite, profesor Xhonson tha në prezantimin e
punës së tij kërkimore: “Përmbledhje: Kurani përshkruan jo vetëm
zhvillimin e formës së jashtme, por thekson, gjithashtu, edhe fazat e
brendshme (fazat brenda embrionit) të krijimit dhe zhvillimit të tij,
duke theksuar gjërat më të njohura nga shkenca bashkëkohore.” Ai
gjithashtu tha: “Si shkencëtar unë studioj vetëm gjërat që mund t’i
shikoj. Unë mund të kuptoj Embriologjinë dhe Biologjinë e
Zhvillimit. Unë mund të kuptoj fjalët që janë përkthyer nga Kurani.
Ashtu siç dhashë një shembull më parë, n.q.s. unë do të kisha
35 Trans. Muslimi (n. 2645).
36 Duhet theksuar se është fjala për Islamin e jo për fetë e tjera.(sh.p.)
33 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
mundësi ta zhvendosja veten në atë zonë (në Arabi, në kohën e
Muhamedit), duke ditur atë që di sot dhe të më kërkohej të
përshkruaja gjërat, nuk do të mund t’i përshkruaja me kaq saktësi.
Unë nuk shoh ndonjë argument për të përgënjeshtruar faktin se ky
individ, Muhamedi, duhet ta kishte marrë informacionin diku. Ndaj,
në këtë unë nuk shoh asgjë në kundërshtim me faktin që ishte
ndërhyrja Hyjnore ajo që e bëri atë të ishte në gjendje të shkruante
gjëra të tilla.”37
4) Dr. William W. Hay është shkencëtar i njohur në fushën e
deteve. Ai është profesor i shkencave Gjeologjike në Universitetin e
Kolorados, Balder, Kolorado, SHBA. Ai ka qenë më parë Dekan i
“Rosenstiel School of Marine and Atmospheric Science” në
Universitetin e Miamit, Miami, Florida, SHBA. Pas një diskutimi
me profesor Hay mbi ato që përmend Kurani për faktet e zbuluara
kohët e fundit në fushën e deteve, ai tha: “Është shumë interesante
për mua që ky lloj informacioni të gjendet në Kuranin e Shenjtë.
Unë nuk e di se nga kanë ardhur ato, por mendoj se është
jashtëzakonisht interesante që ato ndodhen në Kuran dhe që kjo
punë është duke vazhduar për të zbuluar kuptimin e disa pjesëve të
tij.” Kur ai u pyet për burimin e Kuranit ai u përgjigj: “Do mendoja
se ai duhet të jetë Hyjnor.”
5) Dr. Gerald C. Goeringer është drejtor kursi dhe Ass. Prof. i
Embriologjisë Mjekësore në Departamentin e Biologjisë Qelizore,
Shkolla e Mjekësisë, Xhorxhtaun University, Uashington DC,
SHBA. Gjatë Konferencës së 8-të Mjekësore në kryeqytetin e
Arabisë Saudite, Rijad, profesor Goeringer deklaroi si më poshtë në
paraqitjen e punës së tij shkencore: “Në relativisht pak ajete të
Kuranit është përfshirë një përshkrim i kuptueshëm i zhvillimit të
njeriut nga momenti i daljes në dritë të gameteve, deri në fillimin e
zhvillimit të organeve… Asnjë përshkrim kaq i veçantë dhe i
37 I dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të) ishte analfabet. Ai nuk
mund të shkruante apo të lexonte, por ua diktonte Kuranin shokëve
të tij dhe urdhëronte disa prej tyre ta shkruanin atë.
34 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
kompletuar, në mënyrë të tillë të klasifikuar e me këtë terminologji
nuk ka ekzistuar më parë. Në shumicën, në mos në të gjitha
drejtimet, ky përshkrim është dhënë shumë shekuj më parë se sa të
dhënat e regjistruara nga literatura shkencore për fazat e ndryshme
të embrionit të njeriut dhe zhvillimin e fetusit.”
6) Dr. Joshihidi Kozai është profesor në Universitetin e
Tokios, Hongo, Tokio, Japoni. Ai ka qenë drejtori i Observatorit
Astronomik Kombëtar, Mitaka, Tokio, Japoni. Ai thotë: “Jam
shumë i prekur nga zbulimi i fakteve të vërteta astronomike në
Kuran. Ne, astronomët modernë, kemi studiuar pjesë shumë të
vogla të Universit. I kemi përqëndruar të gjitha përpjekjet tona për
të kuptuar një pjesë fare të vogël, sepse me teleskop mund të
vëzhgojmë vetëm pak pjesë të qiellit pa menduar për tërë Universin.
Kështu duke lexuar Kuranin dhe duke iu përgjigjur pyetjeve mendoj
se, në të ardhmen, do të jem në gjendje të gjej mënyrën për të
hetuar Universin.”
7) Profesor Texhatat Texhasin është Drejtor i Departamentit
të Anatomisë në Universitetin Çiang Mai, Tajlandë. Më parë ai ka
qenë Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në të njëjtin Universitet. Gjatë
Konferencës së 8-të Mjekësore në Rijad, ai tha: “Interesimi im për
Kuranin ka filluar këto tre vitet e fundit. …Nga studimet e mia si
dhe nga ç’ka mësova në këtë konferencë unë besoj se çdo gjë që
është regjistruar në Kuran 14 shekuj më parë është e vërtetë dhe
mund të provohet me mjete shkencore. Meqenëse Muhamedi nuk
mund të shkruante apo lexonte, ai duhet të jetë një profet që
transmetoi këtë të vërtetë, e cila iu shpall atij si ndriçim prej
Krijuesit, Zotit. Prandaj mendoj se kjo është koha për të thënë “La
ilahe il-lallah”, s’ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut,
“Muhamed resulullah”, Muhamedi është i dërguari i Allahut. Së
fundi ju uroj për organizimin e shkëlqyer e shumë të suksesshëm të
kësaj konference. …Unë kam përfituar jo vetëm nga ana shkencore
dhe fetare, por gjithashtu edhe nga shansi i madh i takimit me
shumë shkencëtarë të njohur. Gjëja më me vlerë që përfitova me
ardhjen në këtë vend është “La ilahe il-lallah, Muhamed
resulullah” dhe hyrja ime në Islam.”
35 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
Pas gjithë këtyre shembujve që pamë për mrekullitë
shkencore në Kuranin e Shenjtë dhe gjithë këtyre komenteve të
shkencëtarëve, le ta pyesim veten:
A mund të jetë një rastësi që gjithë këto informacione
shkencore të zbuluara së fundi në fusha të ndryshme janë të
përmendura në Kuran, i cili u shpall 1400 vjet më parë?
A është e mundur që Kurani të ketë për autor Muhamedin
(paqja qoftë mbi të) apo ndonjë njeri tjetër?
E vetmja mundësi për t’u përgjigjur është se Kurani është Fjala
e Zotit, e shpallur prej Tij.
(2) Sfida e madhe për të bërë një sure (kapitull)
si suret e Kuranit
Zoti thotë në Kuran:
“E n.q.s. ju jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm
gradualisht robit Tonë, atëherë sillni ju një sure si (suret që ka) ai
dhe thirrni dëshmitarët tuaj veç Allahut, nëse jeni të sinqertë. E
në mos e paçit bërë, dijeni se nuk do ta bëni kurrë. Atëherë kijeni
frikë Zjarrin, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai
është përgatitur për jobesimtarët. E përgëzoi ata që besuan dhe
bënë vepra të mira se do të jenë në kopshte (të Parajsës), poshtë të
cilave rrjedhin lumenj…” (Kuran, 2: 23-25)
Që kur Kurani u shpall, 14 shekuj më parë, askush nuk ka
qenë në gjendje të bëjë një sure që t’i afrohet sureve të Kuranit në
bukurinë, elokuencën, madhështinë, ligjet, informacionet e saktë
dhe profecitë që përmbajnë ato. Megjithëse surja më e shkurtër ka
vetëm 10 fjalë, askush nuk ka mundur ta përballojë këtë sfidë, as
atëherë e as tani38. Disa arabë jobesimtarë, armiq të profetit
Muhamed (paqja qoftë mbi të), u përpoqën të bënin një sure si suret
e Kuranit, por megjithëse Kurani ishte në gjuhën e tyre dhe
megjithëse arabët e asaj kohe ishin oratorë të mëdhenj e bënin poezi
38 Shih: “El-Burhan fi Ulumil Kuran, El-Zerkeshi, v. 2, f. 224.
36 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
mjaft të bukura që lexohen dhe vlerësohen edhe sot e kësaj dite, ata
përsëri nuk arritën kurrë të bënin një sure si suret e Kuranit.39
Surja më e shkurtër në Kur’an (surja 108) përbëhet vetëm nga
dhjetë fjalë, mirëpo askush nuk ka mundur që ti bëjë ballë sfidës për
të prodhuar një sure si suret e Kur’anit.
(3) Profeci biblike mbi ardhjen e Muhamedit,
profetit të Islamit
Profecitë për ardhjen e profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të),
që përmenden në Bibël janë argument i qartë për vërtetësinë e
Islamit.
Te Ligji i Përtërirë 18:18-19 thuhet:
39 Shih: El-Burhan fi Uluumil Kuran, El-Zerkeshi, v. 2, f. 226.
37 Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
“Unë do të sjell për ta një profet të ngjashëm me ty, prej
vëllezërve të tyre. Në gojën e tij do t’i vë fjalët e mia dhe ai do të
flasë gjithçka që Unë kam për t’i urdhëruar atij. Atë njeri që nuk i
dëgjon fjalët që Profeti do të thotë në emrin tim, Unë do ta
ndëshkoj.”
Nga ky citat konkludojmë se profeti që do të dërgohej nga
Zoti është:
1. I ngjashëm me Moisiun
2. Ai do të vijë nga vëllezërit e Izraelitëve, d.m.th. prej
Ishmaelitëve.
3. Perëndia do të vejë Fjalët e Tij në gojën e këtij profeti dhe
ai do të deklarojë atë çka Zoti e urdhëron.
Le ti shqyrtojmë këto karakteristika pak më gjerësisht.
1) Profet i ngjashëm me Musain (Moisiun).
Vështirë se mund të ketë dy profetë të ngjashëm me njëritjetrin
aq shumë sa Moisiu dhe Muhamedi. Të dyve iu dha ligj i
gjithanshëm dhe sistem jetese. Të dy u konfrontuan me armiqtë e
tyre dhe fituan me ndihmën e mrekullive të ndryshme. Të dy u
pranuan si profetë dhe prijës shtetesh. Të dy emigruan të ndjekur nga
plane të fshehta për t’i vrarë. Analogjia midis Moisiut dhe
Muhamedit nuk është e kufizuar vetëm në ngjashmëritë që
përmendëm më sipër. Në të përfshihen dhe anë të tjera po aq të
rëndësishme, si lindja natyrale, jeta familjare, vdekja natyrale e
Moisiut dhe Muhamedit s.a.u.s., por jo e Jezusit. Për më tepër Jezusi
konsiderohet nga ndjekësit e tij si biri i Zotit dhe jo si profet i Zotit,
siç ishin Moisiu e Muhamedi dhe siç besojnë muslimanët se edhe
vetë Jezusi ishte.