IRANI, A THUA SA ËSHTË ISLAMIK؟
Të dhëna të përgjithshme
Emri i plotë: Republika Islamike e Iranit.
Kryeqyteti: Teheran.
Sipërfaqja: 1.648,195 km2.
Banorët deri më 2009 : 74,196,000
Përqindja vjetore e rritjes së banorëve (2000 - 2005): 1.4%
Përqindja e muslimanëve: 96.%
Gjuha : Persiane.
Monedha : Rijal (IRR)
Themelimi i parë: 1906
Deklarimi si republikë Islamike: 1 Prill 1979
Anëtar i Kombeve të Bashkuara: 14 Dhjetor 1955
Anëtar i Konferencës Islamike: 1969
Ana Gjeografike
Republika “Islamike” e Iranit është njëri ndër shtetet e vendosur në
perëndim të Azisë. Emri i saj Iran është përdorur qysh nga periudha e
Sasanidëve, por është zyrtarizuar në vitin 1935. Emri “Persi” është
përdorur për të treguar aspektin kulturor, ndërsa emri “Iran” është
përdorur më tepër për përfaqësim zyrtar. Irani është vendi i
tetëmbëdhjetë në botë për nga sipërfaqja, si dhe ka një pozitë të
rëndësishme gjeostrategjike për shkak të vendndodhjes së saj qendrore
në Euroazi.
Irani kufizohet në veri nga Armenia, Azerbajxhani dhe Turkmenia. Irani gjithashtu ka dalje në detin Kaspik. Kazakistani dhe Rusia janë
4 4
edhe fqinjët e drejtpërdrejtë të Iranit në veri. Irani kufizohet në lindje
nga Afganistani dhe Pakistani, në jug me Gjirin Persik dhe Gjirin e
Omanit, në perëndim nga Iraku, dhe në veriperëndim nga Turqia.
Irani përbëhet nga rrafshnaltat iraniane me përjashtim të brigjeve të
Detit Kaspik dhe kufirit me Kazakistanin. Ky është një nga vendet më
malorë të botës, peizazhi i tij dominohet nga vargjet malore, të cilat
ndajnë basenet e veçanta dhe rrafshnaltat e ndryshme nga njëra-tjetra.
Pika më e lartë e Iranit është mali Damavand që arrin 5.610 m, i cili
nuk është vetëm maja më e lartë e vendit, por edhe pika më e lartë
malore në tokën Euro-Aziatike, në perëndim të vargmaleve të larta
Hindu Kush.
Ana Historike
Historia e kulturës iraniane kthehet mbrapsht në kohë para më
shumë se dy mijë viteve, atëherë kur fiset beduine endacake ariane
(persiane dhe kurde) u përqendruan në Iranin e sotëm. Irani nuk
njohu asnjëherë në këtë periudhë unitetin dhe sigurinë, por u zhyt në
luftëra fisnore. Pushtetet e ndryshme, të cilat ndërroheshin njëra pas
tjetrit cilësoheshin si tiranike. Në këtë periudhë besimi i popullit ishte
Zeradetishtja.
Në vitin 559 para erës sonë Kurshi i Madh themeloi perandorinë e
parë persiane, ku bashkoi në të Medianitët, Kaldeasit dhe Ledianët.
Pas vdekjes së tij pushtetin e mori djali i tij Kumbuzi, i cili futi nën
pushtetin e tij Egjiptin e vjetër dhe kufijtë e perandorisë së tij arritën
deri në Maqedoninë e vjetër. Pas tij pushtetin e mori djali i tij Dari i
Parë, ku nën udhëheqjen e tij perandoria persiane përfundimisht u bë
më e fuqishmja në botë. Më pas vazhduan luftërat me grekët dhe
romakët, ku persianët u dobësuan mjaft, por në vitin 226 p.e.s. mbreti
Erdeshir i parë themeloi perandorinë sasanide persiane, e cila qëndroi
në këmbë, derisa e rrëzuan muslimanët me çlirimet e tyre të mëdha në
shekullin e shtatë.
Muslimanët gjatë udhëheqjes së Omer b. Hatabit dhe nën komandën e Sad b. Ebi Vekasit arritën t’i mposhtin persianët në betejën e njohur të Kadisijes dhe kjo hapi rrugën për depërtimin e islamit në Persi. Pas çlirimit nga muslimanët Irani u bë vatër e dijes dhe pikënisje e çlirimeve të tjera islame, edhe pse mbeti në anën tjetër burim trazirash dhe orientimesh të ndryshme fetare dhe filozofike, për shkak të natyrës së tij gjeografike, si dhe historisë së tij të pasur me
5
kultura dhe besime të ndryshme. Iranin e kanë udhëhequr një numër i
madh familjesh mbretërore duke filluar nga: El Muadhafferije, Et
Tejmurije, Es Saffurije, pastaj El Kaxharijje dhe në fund El Dehlevije, të
cilën e pati themeluar Rida Shah Ed Dehleviu në vitin 1925.
Ana politike (Rregullimi shtetëror):
Më pas në vitin 1979 revolucioni i udhëhequr nga Homeini, lideri
fetar shiit korri sukses dhe përfundoi me rrëzimin e regjimit të Shahut
dhe Irani u shpall Republikë Islamike. Udhëheqës suprem në Iran
konsiderohet El Velijjul Fakih, i cili tashti për tashti udhëhiqet nga Ali
Hamenei. Ky institucion është themeluar për të garantuar orientimin
shiit të Iranit. Ai udhëhiqet nga Komisioni i Ekspertëve të Udhëheqjes
dhe jo nëpërmjet votimit të drejtpërdrejtë. Pas tij vjen kryetari, i cili
zgjidhet çdo katër vjet dhe ka të drejtë të rizgjidhet vetëm një herë.
Vendimet e tij dhe sistemi iranian në përgjithësi i nënshtrohet
Komisionit për mbrojtjen e Kushtetutës. Gjithashtu Irani ka Mexhlisin
Shura në të cilin përfaqësohen të gjitha grupet brenda Iranit.
Politika Iraniane dhe zgjerimi shiit:
Kur flasim për Iranin dhe sistemin e tij na duhet patjetër të flasim
edhe për drejtimin Shiit. Shiizmi si drejtim i ka fillet e veta tek
Abdullah b. Sebe, i cili ka qenë një çifut, që pranoi Islamin me qëllim
që ta shkatërronte nga brenda, sikurse veproi Pali me Krishterimin. Ai
shfrytëzoi konfliktin rreth udhëheqjes mes muslimanëve dhe fillimisht
duke e paraqitur mendimin e tij si politik vazhdoi gjersa pretendoi se
Aliu ishte Zoti. Shiitët pas tij u ndanë në shumë grupe dhe orientime,
por ajo që i bashkon është lufta e tyre për ta çrrënjosur Islamin e
vërtetë dhe muslimanët. Grupi i “Ithna Asherijje” është grupi më i
përhapur shiit, mbi parimet e të cilit është ngritur sot Republika
“Islamike” e Iranit.
- Ndër parimet e tyre më të rëndësishme janë:
1. Imamati: Ku pretendojnë se udhëheqja është e përkufizuar në
pasardhësit e Aliut dhe se pas fshehjes së imamit të dymbëdhjetë atë e
zëvendëson El Velijj El Fekih. Dymbëdhjetë imamëve iu veshin
atribute, që nuk i meriton askush pos Allahut të Lartësuar, si: njohja e
të fshehtës e të tjera. Besojnë se kur të dalë imami i tyre i dymbëdhjetë
do t’i ndëshkojë kundërshtarët e shiave e që sipas librave të tyre janë
muslimanët.
6 6
2. Et Tekije: Fshehja e fesë dhe gënjeshtra (shtirja), të cilën e
konsiderojnë si një prej parimeve bazë të drejtimit të tyre. Prandaj
edhe sot e kësaj dite është vështirë të debatohet me ta, ngase e
përdorin gënjeshtrën dhe mashtrimin dhe çfarë është më e çuditshmja
ata dhe pasuesit e tyre krenohen me të.
3. Mus’hafi i Fatimes: Ata pretendojnë se ekziston një kopje tjetër e
Kuranit, të cilën e kishte Fatimja dhe është në zotërimin e tyre. Edhe
pse gjatë gjithë historisë ka mbetur thjesht një pretendim dijetarët e
tyre e pohojnë vazhdimisht këtë nëpër librat e tyre, prandaj nuk i
duhet vënë veshi atyre që e mohojnë këtë, sepse përdorin tekijen.
4. Qëndrimi i tyre ndaj Sahabëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira
e Allahut qofshin mbi të), ku besojnë se shumica e tyre janë renegatë
dhe librat e tyre janë të mbushur plot shpifje dhe intriga ndaj tyre.
5. El Mut’a: që ka si qëllim martesën e përkohshme. Kjo është e lejuar
tek ata, dhe kështu i ka hapur derën amoralitetit masiv, dhe është një
ndër armët e tyre për mashtrimin e muslimanëve të tjerë.
Këto ishin disa nga dallimet mes tyre dhe muslimanëve të tjerë, të
cilat i bëjnë të kenë dallime thelbësore në besim dhe jo vetëm në disa
çështje të fikhut, siç kanë pretenduar më parë shumë prej atyre, që
ftojnë për bashkim mes shiave dhe muslimanëve.
Shiizmi, Irani dhe historia bashkëkohore:
Irani duke qenë i udhëhequr nga drejtimi shiit luan një rol
shkatërrimtar në rimëkëmbjen e umetit. Duke u fshehur nën
ombrellën e Islamit dhe mbrojtjes së tij ata kanë arritur të mashtrojnë
shumë muslimanë anekënd botës. Ndërsa realisht ata nuk janë asgjë
tjetër më shumë se dora e djathtë e çdokujt që ia do të keqen Islamit
dhe muslimanëve. Mjafton për këtë të shihen lëvizjet e tyre të fundit
në Irak, Afganistan, trazirat e shënuara në shumë shtete islame,
shtypja ndaj sunitëve në Iran dhe mund të kuptohet lehtësisht, se të
gjitha ato mbesin parulla propagandistike, që përdoren për
mashtrimin e muslimanëve të thjeshtë.
Shembujt për këtë janë të shumtë, por mjafton të përmendet se ata pretendojnë se mospajtimi mes tyre dhe Perëndimit është i lidhur në qëndrimin e tyre pozitiv ndaj çështjes palestineze, ndërsa realisht ata vranë me mijëra palestinezë në Liban gjatë luftës civile dhe vranë me qindra sosh dhe persekutuan në Irak, edhe pse statusi i tyre është
7 7
statusi i refugjatit dhe e tëra kjo është një pjesë e vogël e historisë sonë
bashkëkohore.
Gjithashtu Shiitët nuk kanë qenë asnjëherë partnerë të denjë të
muslimanëve në rrugëtimin e tyre dhe pjesëmarrja e tyre në kongreset
për afrimin me muslimanët nuk është asgjë tjetër vetëm se mashtrim
dhe përfitim në kohë për zbatimin e protokolleve të tyre.
Sunitët në Iran:
Informacionet për përqindjen e sunitëve në Iran janë të ndryshme.
Sipas statistikave zyrtare ata përbëjnë 10%, por ajo që është më e saktë
është se ata përbëjnë rreth 20% të popullsisë. Ata ndahen në tri
nacionalitete: Kurdë, Beluçi dhe Turkmenë.
Gjatë revolucionit të Homeinit edhe sunitët morën pjesë dhe
ndihmuan në realizimin e tij, mirëpo pas tij ata u privuan nga të
drejtat e tyre themelore. Edhe pse përbëjnë një të pestën e banorëve
ata nuk përfaqësohen në qeveri dhe pushtet konform përqindjes së
tyre. Ata jo vetëm që janë të privuar nga postet e larta, por edhe prej të
drejtave themelore, si xhamitë p.sh., ku Teherani llogaritet të jetë
kryeqyteti i vetëm në të cilin nuk ka xhami dhe sunitët detyrohen të
falen në hapësirat e ambasadës saudite dhe pakistaneze. Kjo flet mjaft
për gjendjen e mjerueshme të sunitëve në Iran.
Shqiptarët dhe Irani:
Shiizmi paraqet edhe një sfidë tjetër për muslimanët shqiptarë. Edhe pse gjeografikisht larg Iranit dhe ndikimit të tij prapë se prapë shqiptarët janë sfiduar nga regjimi i Iranit dhe drejtimi i tij Shiit. Fillimisht duke përmirësuar imazhin e tyre dhe duke iu shmangur realitetit nëpërmjet literaturës së llojllojshme që kanë shpërndarë dhe për këtë shfrytëzuan edhe mendimin e mirë për ta nga ana e “Vëllezërve Muslimanë” mes shqiptarëve. Por në denoncimin e mendimeve dhe orientimit të tyre pas Allahut të Lartësuar rol të madh luajtën Bashkësitë Islame dhe fryma e vetëdijesimit për rolin e Kuranit dhe Sunetit në trojet shqiptare, të cilat ishin të vëmendshme ndaj rolit shkatërrimtar shiit dhe nuk pranuan t’iu nënshtroheshin ofertave të tyre tërheqëse. Shpresojmë se kjo lloj rezistence do të vazhdojë edhe më tej dhe sidomos kur në kohët e fundit e tërë bota islame është sensibilizuar ndaj veprimeve qëllimkëqija të Iranit në shumë sfera, dhe
8 8
se në këtë spektri islam shqiptar duhet të jetë i bashkuar dhe i një
fjale.
Ekonomia Iraniane:
Ekonomia e Iranit është e dominuar nga eksportet e naftës dhe
gazit, të cilat përbëjnë 50-70% të ardhurave të qeverisë dhe 80% të
ardhurave të eksportit ndërmjet 2006 dhe 2008. Gjithashtu ekonomia
në masë të madhe i takon sektorit publik, me rreth 60% të ekonomisë
së kontrolluar direkt nga qendra dhe të planifikuara nga shteti. Një
tipar unik i ekonomisë së Iranit është fryrja e madhe e buxhetit për
fondacionet fetare, buxhetet e të cilave së bashku janë sa gjysma e atij
të qeverisë qendrore. Rritja e çmimeve të naftës i ka lejuar Iranit të
mbledhë një shumë të madhe rezervash, megjithatë kjo nuk ka arritur
të lehtësojë vështirësitë ekonomike, të cilat përfshijnë dy sfera atë të
papunësisë dhe të inflacionit. Shumë iranianë detyrohen të largohen
nga vendi, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. Industria
iraniane mbështetet kryesisht në fushat, si: prodhimi i makinave,
materialeve të ndërtimit, pajisjeve shtëpiake, ushqimeve dhe mallra
bujqësore, armatimet, farmaceutikë, si dhe në energji dhe materiale
petrokimie. Irani llogaritet për nga rezervat e naftës si vendi i katërt në
botë, ndërsa i dyti për nga rezervat e gazit natyror. Gjithashtu ai
zotëron edhe një pasuri të madhe në bagëti.