Artikuj




Pyetja: Dëshiroj të më informoni për historikun e haxhit dhe vendeve


të tij? Si shembull për këtë: Muslimanët ecin mes Safasë dhe Mervës,


sepse këtë e ka vepruar Haxheri ndërsa nuk kam dije për të tjerat. Kështu


që shpresoj të më informoni për gjuajtjen e gurëve, Tavafin, qëndrimin në


Arafat, ujin e Zemzemit, bujtjen në Mina, Muzdelife dhe prerjen e


Kurbanit, .. etj. pranoni nga unë falënderimet e përzemërta.


Përgjigja:


Falënderimi i takon Allahut ..


Muslimanët janë të pajtimit që të gjithë, në të kaluarën dhe të


tashmen, gjeneratë pas gjenerate se haxhi drejt Shtëpisë së Allahut


të Shenjtë është një ndër shtyllat e Islamit sikurse që është


vërtetuar kjo në dy librat autentikë të hadithit – Buhari dhe Muslim


– nga transmetimi i Ibn Umerit Allahu qoftë i kënaqur me të dhe


hadithe të tjera.


Gjithashtu është e njohur se haxhi sikurse edhe adhurimet e


tjera ka vepra të posaçme për të dhe secila nga këto vepra kanë


formë e cila duhet të kryhet në mënyrë të saktë sikurse: Ihrami prej


Mikatit, Tavafi, Sa’ji mes Safasë dhe Mervas, qëndrimi në Arafat,


bujtja në Muzdelife, gjuajtja e gurëve dhe therja e Kurbanit dhe


vepra të tjera të njohura të haxhit.


Është obligim që këto vepra të kryhen sipas udhëzimit të


Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).


Hadithet të cilat e shpjegojnë mënyrën se si e ka kryer haxhin


Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) janë të


shumta. Imam Ibn Kajimi në librin e tij “Zad El Mead” dhe


Hafidh Ibn Kethiri në librin e tij “El Bidaje ven Nihaje” janë


zgjeruar në përmbledhjen dhe përmendjen e këtyre haditheve si


dhe në sqarimin e asaj që aludojnë në të dhe normat të cilat


përfitohen nga to. Myslimani duhet t’i njeh këto norma dhe duhet


të veprojë me to.


3


Pastaj duhet të dihet se synimi kryesor i veprave të haxhit është


përmendja e Allahut sikur që thotë Allahu i lartësuar:


“Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë


tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit,


përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë


ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur. Pastaj


zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se Allllahu


fal e është mëshirues. E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni


All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më


fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë


botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër.” deri te fjala e Tij “All-llahun


përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të


largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e


shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë


që don të jetë i përpiktë. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dijeni se ju te


Ai tuboheni.” (El Bekare: 203 – 198)


Është transmetuar nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të)


se ka thënë: “Tavafi rreth Qabes, Sa’ji mes Safasë dhe Mervas dhe


gjuajtja e gurëve janë ligjësuar për të përmendur Allahun.” 1


Myslimani në të vërtetë i madhëron vendet ku kryhet haxhi për


shkak se Allahu ka urdhëruar të madhërohen. Allahu i lartësuar


thotë:


“Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është


shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (El Haxh: 32) dhe transmetohet


nga Umer b. Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se e ka puthur


gurin e zi dhe ka thënë: “Po të mos e kisha parë Pejgamberin (paqja


dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e Allahut duke të puthur nuk do


ta bëja këtë.”


Ibn El Xhevzi (Allahu e mëshiroftë) kur fillon të flet për veprat


e haxhit dhe t’i komentojë ato thotë: “Pastaj këto gjëra u eliminuan


por, kanë mbetur gjurmët dhe dispozitat e tyre e ndoshta i shkakton kjo


1 Bejhekiu e ka përmendur si Mual-lek, 5/145 e gjithashtu është transmetuar si


hadith Merfu por në të ka dobësi.


4


problem dikujt kur i sheh pamjet e tyre e nuk i dinë shkaqet e tyre dhe thotë


në veten e tij: Kjo nuk ka kuptim. E unë t’i kam sqaruar ty shkaqet për sa i


përket teksteve të shpalljes dhe ja unë po ta përgatis ty një rregull të kuptosh


përmes saj dyshime të ngjashme si këto.


Dije se baza e adhurimit është e kapshme për logjikën e ajo është ulja e


robit para Zotërisë së tij me anë të respektit.


Në namaz ka përulje dhe modesti nga e cila kuptimi i adhurimit bëhet i


qartë.


Në zekat ka butësi dhe solidaritet që kuptimi i saj është i logjikshëm.


Në agjërim ekziston thyerja e epshit të vetes së tij ashtu që t’i nënshtrohet


atij që i shërben.


E në nderimin e Qabes dhe bërjen e saj pikësynim dhe bërjen e rrethinës ës


saj të shenjtë në shenjë madhërimi dhe drejtimin e njerëzve drejt saj të


pluhurosur dhe të zbathur sikurse kur robi drejtohet drejt Zotërisë së tij i


përulur dhe duke iu arsyetuar, tërë kjo është një çështje e kuptuar.


E shpirti harmonizohet me adhurimin të cilin e kupton dhe animi i


natyrshmërisë bëhet ndihmës për kryerjen e tij dhe nxitës. Por, është obliguar


me disa detyra të cilat nuk i kupton në mënyrë që të nënshtrohet sikurse Sa’ji


dhe gjuajtja e gurëve, e kjo nuk i takon shpirtit dhe as që natyrshmëria e tij


qetësohet në to dhe logjika nuk e gjen kuptimin e saj për këtë nxitja e vetme


për ta kryer këtë nuk është veçse urdhri dhe nënshtrimi i pastërt. E me këtë


sqarim njihen fshehtësitë e paqarta të adhurimeve.”2


Kur të bëhet kjo e qartë, atëherë e kuptojmë se shumë prej


veprave të Haxhit para Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut


qofshin mbi të) nuk janë të njohura për ne dhe mosnjohja e këtyre


çështjeve nuk ndikon dhe janë disa gjëra që diç prej historikut të


tyre është ndriçuar përmes disa transmetimeve. E këtu do të


përmendim disa nga ato:


1- Kur është obliguar Haxhi? Apo: Kur ka filluar Haxhi?


2 Muthir El Azm Es Sakin: 1/ 285-286.


5


Allahu i lartësuar thotë:


“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe


kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.” (El


Haxh: 27)


Ibn Kethiri në tefsirin e tij thotë: “D.m.th. thirr ti o Ibrahim te


njerëzit me haxh duke i thirrur ata të bëjnë haxh te shtëpia të cilën të


urdhëruam ta ndërtosh. E pastaj e ka përmendur se Ibrahimi ka thënë: O


Zoti im si t’i thërras njerëzit kur zëri im nuk bërrin te të gjithë ata? Zoti i


tha: Ti thirr e neve na takon kumtimi. Kështu që Ibrahimi u ngrit mbi


mekam, dikush ka thënë u ngrit mbi një gurë, disa kanë thënë ka hipë mbi


Safa e disa të tjerë se ka hipë mbi Ebi Kubejs dhe ka thënë: “O ju njerëz!


Zoti juaj e ka marrë një shtëpi prandaj kryeni haxhin te ajo. E thuhet se


kodrat janë ulur sa që zëri ka arritur në të gjitha anët e sipërfaqes së tokës


dhe e kanë dëgjuar edhe ata që kanë qenë në mitra dhe në shtyllën kurrizore


dhe iu është përgjigjur çdo gurë, balta dhe drurët dhe të gjithë ata që Allahu e


ka shkruar ta kryejnë haxhin deri në Ditën e Kijametit. LebbejkAllahuhume


Leb-bejk. Kjo është edhe esenca e asaj që është transmetuar


nga Ibn Abasi, Muxhahidi, Ikrime, Seid b. Xhubejri dhe shumë të tjerë prej


Selefit, e Allahu e dinë më së miri.”3


Ibnul Xhevzi në librin e tij “Muthirul Azm Es Sakin” (1-354) ka


përmendur diç të ngjashme shkurtimisht dhe ka pohuar se e ka


marrë nga Dijetarët e Sires.


Kjo sa i përket historikut të obligimit të haxhit para se të


dërgohej Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).


Ndërsa për sa i përket historikut të obligimit të haxhit në Islam


dijetarët kanë mospajtim rreth kësaj. Është thënë se është obliguar


vitin e gjashtë, disa kanë thënë të shtatin, disa të nëntin e disa tjerë


të dhjetin. Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka pohuar se obligimi i


tij ka qenë në vitin e nëntë apo të dhjetë. Ai ka thënë në librin e tij


“Zad El Mead”:


3 Tefsir Ibn Kethir: 3/221.


6


“Nuk ka mospajtim se ai – d.m.th. Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut


qofshin mbi të) pas hixhretit të tij në Medine nuk e ka bërë vetëm se një haxh


e ai është haxhi i lamtumirës dhe nuk ka mospajtim se ajo ka qenë në vitin e


dhjetë .. dhe kur ka zbritur obligimi për kryerjen e haxhit Pejgamberi (paqja


dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka shpejtuar ta kryejë atë dhe nuk


është vonuar ngase obligimi i haxhit është vonuar deri në vitin e nëntë apo


dhjetë ... E nëse thuhet: Prej ku e keni marrë se obligimi i haxhit është vonuar


gjer në vitin e nëntë apo të dhjetë? Ju thuhet: Sepse fillimi i sures Ali Imran


ka zbritur në vitin e delegacioneve. Në këtë vit erdhi delegacioni i Nexhranit


te Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe u pajtua me


ta t’ua merr xhizjen e xhizja në të vërtetë ka zbritur vitin kur ka ndodhur


beteja e Tebukut në vitin e nëntë dhe rreth saj ka zbritur fillimi i sures Ali


Imran...”


Kurtubiu në tefsirin e tij thotë: “Haxhi ishte i njohur te arabët e kur


erdhi Islami u është folur rreth asaj që e njihnin dhe janë obliguar me diçka që


e dinin.”4 Shiko gjithashtu librin Ahkamul Kuran i Ibnul Arabisë


(1/ 286)


- Tavafi rreth Qabes:


Allahu i lartësuar thotë:


“Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë


Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.”


(El Bekare: 125) Nga ky ajet kuptojmë se tavafi rreth Qabesë ka


qenë edhe në kohën e Ibrahimit aljehis selam.


- Err Rreml:


Err Rreml d.m.th. ngutja gjatë ecjes me hapa të përafërt. Dhe


kjo është synet për meshkujt në tavafin e ardhjes (El Kudum) i cili


është tavafi i parë pasi që të arrinë në Mekë.


Si ishte fillimi i Remlit?


4 Tefsirul Kurtubi: 2/4/98


7


Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se kur


arriti Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe


shokët e tij, idhujtarët thanë: “Po vijnë te ju disa njerëz të cilët i kanë


zbehur ethet e Jethribit (Medines). Kështu që Pejgamberi (paqja dhe


mëshira e Allahut qofshin mbi të) i urdhëroi të veprojnë Remlin në tre


rrathët e parë...”5 E në një transmetim ka shtesë ku thuhet: “Kryeni


Remlin që të shohin idhujtarët forcën tuaj.”


- Uji zemzem dhe Sa’ji mes Safasë dhe Merves:


Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) transmeton dhe


thotë: Ibrahimi erdhi me Haxherin dhe të birin e saj Ismailin – i cili


ishte në periudhën e gjidhënies – gjersa i vendosi deri te Qabja te


një dru i madh mbi zemzem lartë xhamisë. Në atë kohë nuk ishte


në Mekë askush dhe nuk kishte ujë e ai i la aty. Dhe ua la një


shportë me hurma dhe një enë me ujë.


E pastaj Ibrahimi u nis për t’u kthyer e nëna e Ismailit e pasoi


dhe i tha: O Ibrahim! po shkon e po na lë në këtë luginë në të cilën


nuk ka njerëz dhe asgjë tjetër. E ajo ia përsëriti këtë disa herë por,


ai nuk kthehej, atëherë ajo i tha atijj: A Allahu të ka urdhëruar me


këtë? Ai tha: Po. Ajo tha: Pra, atëherë nuk do të na humbë dhe u


kthye. Ibrahimi u nis gjersa arriti te një ngushticë ku ata nuk e


shihnin dhe u kthye me fytyrë drejt Qabes, i ngriti duart dhe u lutë


me këto fjalë:


“Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku


nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa


aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të


mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi


ata me fruta.” (Ibrahim: 37)


Nëna e Ismailit filloi t’i jepte gji djalit të saj dhe të pinte nga ai


ujë gjersa kur mbaroi uji që ishte në enë ajo dhe djali i saj ishin etur


për ujë dhe filloi ta shikonte atë se si përpëlitej dhe u nis ngaqë nuk


mund ta shikonte atë pamje dhe e pa që Safa është kodra më e


5 Buhariu në Sahihun e tij me nr: 1602 dhe Muslimi ne Sahihun e tij me nr: 1262.


8


afërt që e kishte dhe hipi mbi të. Pastaj u drejtua kah lugina se mos


e shihte dikë por, nuk e pa askënd dhe zbriti gjersa kur arriti në


luginë e ngriti pak rrobën e saj dhe vrapoi sikurse që vrapon një


njeri i lodhur gjersa e kaloi luginën. Pastaj arriti në Merve dhe u


ngritë mbi të dhe shikoi se mos po e shihte dikë dhe nuk e pa


askënd dhe këtë e veproi shtatë herë.


Ibn Abasi tha: Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin


mbi të) ka thënë: “Dhe për këtë ka mbetur sa’ji i njerëzve mes tyre” E


kur ka arritur mbi Merve e ka dëgjuar një zë dhe i ka thënë vetes së


saj: Hesht. Pastaj është munduar të dëgjojë prapë dhe ka thënë më


vete: Ke dëgjuar nëse ke nevojë për ndihmë. Kur ja ajo pa melekun


te vendi i zemzemit i cili hulumtoi me thembër apo ka thënë me


krahun e tij gjersa doli uji. Ajo filloi ta mbledhte atë me duart e saj


dhe filloi të merrte prej ujit ta mbushte enën e saj dhe ai dilte


furishëm pasi që ajo merrte prej saj. Ibn Ababsi tha: Pejgamberi


(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu e


mëshiroftë Nënën e Ismailit po ta linte Zemzemin apo ka thënë po të


mos merrte prej ujit zemzemi do të ishte burim që ecën.” Ibn Abasi


tha: Meleku i tha asaj: Mos iu frikësoni humbjes sepse këtu është


shtëpia e Allahut që do ta ndërton ky fëmijë me babain e tij dhe


Allahu nuk i humbë besimtarët ...”


Ibnul Xhevziu në libirn e tij “Muthirul Azm Es Sakin” (2/47)


ka thënë: “Në këtë hadith është kuptuar pse është emërtuar me


zemzem, sepse uji kur ka tepruar Haxheri e ka mbledhur.


Gjuhëtari Ibn El Faris thotë: Zemzem rrjedh prej fjalës:


“Zemzemtun Nakate” kur i vendos asaj frerë për ta ngujuar me


to.”


- Qëndrimi në Arafat:


Ebu Davudi dhe Tirmidhiu transmetojnë nga Jezid b. Shejban


se ka thënë: Ishim ulur në Arafat në një vend larg aty ku duhej


qëndruar e na erdhi Ibn Merbi El Ensarijj dhe na tha:


Unë jam i dërguari i të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut


qofshin mbi të) po ju thotë juve: vendosuni në vendet e kryerjes së


9


riteve të haxhit, sepse ju me këtë jeni pasues të trashëgimisë së


Ibrahimit.”


Shejh Albani e konsideron të saktë në librin e tij “Sahih Ebu


Davud” me nr: 1688.


Shumë prej veprave të haxhit kanë qenë në kohë të Ibrahimit


(alejhis selam) por, idhujtarët i kanë shpikur disa vepra që nuk


ishin të ligjshme. E kur u dërgua Pejgamberi (paqja dhe mëshira e


Allahut qofshin mbi të) i kundërshtoi në to dhe i sqaroi veprat e


ligjshme të haxhit.


Kjo është një pasqyrë e shkurtë rreth historikut të Haxhit dhe


historikut të disa vendeve ku kryhen ritet e tij e për shtesë


mundesh të kthehesh te libri i El Hafidh Ibnul Xhevzi i emërtuar


si “Muthirul Azmis Sakin Ila Eshrefil Emakin” në volumin e tij të


parë dhe fillimin e volumit të dytë.


E Allahu e dinë më së miri.



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL