IBADETI (ADHURIMI)
Përkufizimi:
Fjala ibadet ( عبادة ) gjuhësisht domethënë përulje dhe nënshtrim.
Ndërsa në terminologjinë fetare fjala ibadet ka kuptimin: Emër i përgjithshëm për çdo
gjë që e do Allahu, qofshin ato fjalë a vepra, të dukshme ose të padukshme.
Shkaku i emërimit të detyrave fetare kundruall robërve ibadete:
Ngase ata u përmbahen këtyre detyrave dhe i kryejnë ato duke qenë të përulur dhe të
nënshtruar kundrejt Allahut.
Shtyllat e ibadetit:
1. Dashuria ( .(محبة
2. Frika ( .(خوف
3. Shpresa ( .(رجاء
Kushtet e vlefshmërisë dhe pranimit të ibadeteve:
1. Ihlasi (çiltëria):
Argument për këtë është thënia e Allahut:
E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të
sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit).1
2. Pasimi i pejgamberit Muhamed :
Argument për këtë është thënia e të dërguarit të Allahut, Muhamedit : “Kushdo që
shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar.”2
1 Sureja el-bejjine, 5.
2 Muttefekun alejhi.
Ibadeti 2
Ibadeti është dy llojesh:
1. Ibadet natyror ( .(عبادة كونية
2. Ibadet sheriatik ( .(عبادة شرعية
Ibadeti natyror:
Përkufizimi: Ibadeti natyror është nënshtrimi ndaj ligjeve që i ka bërë Allahu në natyrë.
Ky lloj ibadeti i përfshin të gjitha krijesat, qofshin besimtarë a jobesimtarë, të
devotshëm a gjynahqarë.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të
Gjithëmëshirshmit.3
Ibadeti sheriatik:
Përkufizimi: Ibadeti sheriatik është nënshtrimi ndaj urdhrave fetarë të Allahut.
Ky lloj ibadeti është i veçantë për atë që i bindet Allahut dhe pason atë me të cilën kanë
ardhur të dërguarit.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë.4
RREGULL E RËNDËSISHME PËR NJËSHMËRINË E IBADETIT
Rregulla:
“Çdo vepër që është ibadet, nëse i kushtohet Allahut është Teuhid, ndërsa nëse i
kushtohet dikujt tjetër pos Allahut është shirk.”
Argument për këtë rregull i kemi thëniet e Allahut:
3 Sureja Merjem, 93.
4 Sureja el-Furkan, 63.
Ibadeti 3
Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).5
Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij.6
Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë
(në adhurim);7
Shembuj:
Duaja është ibadet, nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është
shirk.
Frika është ibadet, nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është
shirk.
Zotimi është ibadet, nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është
shirk.
Therja e kurbanit është ibadet, nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut
është shirk.
5 Suretu en-nisa, 36.
6 Sureja el-isra, 23.
7 Sureja el-en’am, 151.
Ihsani (bamirësia)
Përkufizimi:
Fjala ihsan ( الإحسان ) gjuhësisht është e kundërta e fjalës keqbërësi.
Ndërsa, në terminologjinë fetare fjala ihsan domethënë: “Të kesh parasysh
mbikëqyrjen e Allahut në vetmi dhe në publik”.
Shtyllat e Ihsanit:
Ihsani ka vetëm një shtyllë. Ajo është: “Ta adhurosh Allahun sikur po e sheh, ngaqë
edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”
Llojet e ihsanit:
Ihsani (mirësia) ndahet në dy lloje:
1. Mirësi ndaj krijesave, e cila shfaqet në katër gjëra:
a. Në pasuri. b. Në privilegj. c. Në dituri. d. Në trup.
2. Mirësi në adhurimin e Allahut, e cila ka dy shkallë:
E para: Shkalla e shikimit “ta adhurosh Allahun sikur po e sheh”. Kjo është shkalla më
e lartë.
E dyta: Shkalla e vëzhgimit dhe mbikëqyrjes “nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty”.
Argument për ihsanin është thënia e Allahut:
چ ی ئج ئح ئم ئى ئي بج بح بخ چ
Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.1
2. Argument nga suneti kemi përgjigjen e Pejgamberit kur e pyeti Xhibrili për
ihsanin: “Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur po e sheh, ngaqë edhe pse ti nuk e sheh
Atë, Ai të sheh ty.”2
1 Sureja en-nahël, 128.
2 Muslimi.
Ihsani (bamirësia) 2
LIDHJA NDËRMJET ISLAMIT, IMANIT DHE IHSANIT
Së pari: Kur përmenden këto tri çështje së bashku, atëherë ato kanë kuptime të
veçanta:
a. Me fjalën islam, në këtë rast, kemi për qëllim:
Veprat e dukshme.
b. Me fjalën iman kemi për qëllim:
Çështjet e padukshme.
c. Me fjalën ihsan kemi për qëllim:
Shkallën më të lartë të fesë.
Së dyti: Kur përmenden këto tri çështje veçmas:
a. Kur përmendet veçmas islami hyn në të edhe imani.
b. Kur përmendet veçmas imani hyn në të edhe islami.
c. Kur përmendet veçmas ihsani hyjnë në të edhe islami dhe imani.
Ihsani (bamirësia) 1
IMANI DHE SHTYLLAT E TIJ
Përkufizimi gjuhësor i fjalës “Iman”:
Fjala Iman ( الإيمان ) gjuhësisht domethënë vërtetim dhe pranim.
Përkufizimi imanit sipas pasuesve të sunetit dhe xhematit është:
a. besim me zemër,
b. shqiptim me gjuhë,
c. veprim me gjymtyrë,
d. shtohet me bindje ndaj Zotit, dhe
e. pakësohet me mëkatim ndaj Tij.
SHTYLLAT E IMANIT
Shtyllat e imanit janë gjashtë:
1. Besimi në Allahun.
2. Besimi në melekë.
3. Besimi në Librat e Allahut.
4. Besimi në të dërguarit e Allahut.
5. Besimi në Ditën e Gjykimit.
6. Besimi në kader (caktimin e Allahut).
1. Besimi në Allahun përfshin katër çështje:
a. Besimi në ekzistimin e Allahut.
b. Besimi se Ai është Zoti dhe Sunduesi.
c. Besimi se vetëm Ai meriton adhurimin.
d. Besimi në emrat dhe cilësitë e Tij.
2. Besimi në melekë përfshin katër çështje:
a. Besimi në ekzistimin e melekëve.
b. Besimi në melekët që i njohim me emra, sikurse Xhibrili, dhe besimi në mënyrë të
përgjithshme në melekët që nuk ua dimë emrat.
c. Besimi në cilësitë e tyre që i dimë.
Imani dhe shtyllat e tij 2
d. Besimi në veprat e tyre që i dimë, të cilat i bëjnë me urdhrin e Allahut.
3. Besimi në Librat e zbritur përfshin katër çështje:
a. Besimi se ata janë vërtet të zbritur nga Allahu.
b. Besimi në emrat e librave që i njohim me emra, siç janë Kurani, Teurati dhe Inxhili.
c. Besimi i tregimeve që thuhen në këta libra, sikurse tregimet e Kuranit dhe tregimet
e pashtrembëruara të Librave të mëparshëm, të cilat janë përcjellë në sheriatin tonë.
d. Besimi në normat e pashfuqizuara të këtyre Librave dhe po ashtu pajtimi me to dhe
dorëzimi ndaj tyre, pa marrë parasysh a e dimë urtësinë a jo dhe besimi se Kurani ka
shfuqizuar të gjithë Librat e mëparshëm.
4. Besimi në të dërguarit e Allahut përfshin katër çështje:
a. Besimi se ata janë vërtet të dërguar nga Allahu dhe se kushdo që e mohon ndonjë të
dërguar është sikur t’i mohonte të gjithë të dërguarit.
b. Besimi me emra në ata të dërguar që përmenden me emra, siç janë: Muhamedi,
Ibrahimi, Musai, Isai, Nuhu e kështu me radhë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
ta).
c. Besimi në lajmërimet e tyre autentike.
d. Zbatimi i kushtetutës së pejgamberit të dërguar te ne, që është Muhamedi, vula e
pejgamberëve, i cili është i dërguar te të gjithë njerëzit.
5. Besimi në Ditën e Gjykimit përfshin tri çështje:
a. Besimi në ringjallje.
b. Besimi në llogaridhënie dhe shpërblim.
c. Besimi në Xhenet dhe Xhehenem.
Besimi në Ditën e Gjykimit përfshin gjithashtu besimin në çdo gjë që do të ndodhë pas
vdekjes, ku bëjnë pjesë edhe sprova e varrit dhe ndëshkimi e shpërblimi në varr.
6. Besimi në kader përfshin katër çështje:
a. Besimi se Allahu e ka ditur çdo gjë në mënyrë të hollësishme.
b. Besimi se Allahu e ka shkruar këtë në “Pllakën e Ruajtur” që në arabisht quhet “El-
Leuh el-Mahfudh” ( .(اللوح المحفوظ
c. Besimi se asgjë nuk ekziston pa vullnetin e Allahut të Madhërishëm.
Imani dhe shtyllat e tij 3
d. Besimi se çdo gjë që ekziston është krijuar nga Allahu, duke përfshirë qeniet, cilësitë
dhe lëvizjet e tyre.
Argumenti për gjashtë shtyllat e imanit:
1. Thënia e Allahut:
Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia
është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët.1
2. Gjithashtu edhe thënia e Allahut:
Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me kader (masë të paracaktuar).2
3. Argument nga suneti e kemi hadithin e Xhibrilit, kur e pyeti Xhibrili Pejgamberin
, duke thënë: “Më trego për imanin.” Ai tha: "Imani është të besosh Allahun, melekët
e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit dhe të besosh se Allahu ka caktuar
çdo gjë, qoftë e mirë a e keqe."3
1 Sureja el-bekare, 177.
2 Sureja el-kamer, 49.
3 Muslimi.
Imani dhe shtyllat e tij