Artikuj




Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


Falënderimet i takojnë Allahut, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!


Allahu ka caktuar kohë dhe stinë për falje dhe shpërblime të mëdha. I lumtur është ai që i shfrytëzon këto kohë dhe afrohet te Zoti i vet me shpresë se do ta arrijë lumturinë pas së cilës nuk do të dëshpërohet më kurrë. Prej kohëve të tilla janë edhe dhjetë ditët e para të muajit Dhu’l-Hixhe, të cilat janë ditët më të mira të dynjasë; në to është ligjësuar kryerja e haxhit, njërit prej pesë kushteve të Islamit. Haxhi është prej adhurimeve më të mira, prej riteve më të përsosura, është adhurim jetësor, përmbyllje e veprës, plotësim i fesë dhe përsosje e saj. Të gjithë njerëzit u ndalën në një vend dhe e dëgjuan fjalën e Allahut:





...Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është detyrë për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.”[1]





Kryejeni haxhin dhe umren për hir të Allahut....”[2]


Njerëzimi e dëgjuan fjalën e Muhamedit, alejhi’s-selam, kur tha se: “Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): mbi dëshminë se nuk ka hyjni përveç Allahut dhe se Muhamedi është i


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


  2  


dërguar i Allahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën e Ka'bes dhe agjërimin e Ramazanit”.[3]


Nga Ebu Hurejra transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut na ka mbajtur një hutbe, me ç'rast ka thënë: “O njerëz! Vërtet Allahu ua ka bërë obligim juve haxhin, prandaj kryjeni atë...”.[4]


Po ashtu e dëgjuan hadithin, kur u pyet Muhamedi, alejhi’s-selam:


أيُُّ العمل أفضل ؟ قال : إيمان بالله ورسوله ، قيل : ثم ماذا ؟ قال : الجهاد في


سبيل الله ، قيل : ثم ماذا ؟ قال : حج مبرور .


Cila vepër është më e vlefshme? Ka thënë: “Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij”. I është thënë: “Pastaj cila?” Ka thënë. “Xhihadi në rrugën e Allahut”. I është thënë: “Pastaj cila?” Ka thënë: “Haxhi i pranuar”.[5]


Njerëzit, në raport me haxhin, ndahen në katër grupe, andaj shiko dhe ti se në cilin grup bën pjesë.


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


  3  


Lloji i parë i njerëzve lidhur me haxhin


Njerëz që kanë pasuri dhe që e kryejnë haxhin


Këta janë njerëz që kanë veshur ihramin, kanë mësyer Qabenë, dhe e kanë mbushur horizontin me madhërim për Allahun: Lebbejke Allahumme lebbejke, lebbejke la sherike leke lebbejke, inne’l hamde ve’n ni’mete leke ve’l mulke la sherike leke!


- Lum këta njerëz, e si jo kur mundi i tyre paguhet dhe mëkati i tyre falet. Kush e mësyen Qabenë i falen mëkatet e mëparshme. Imam Muslimi transmeton nga Amr b. el-Asi të ketë thënë:


لما جعل الله الإسلام في قلبي أتيتُ النبيَ فقلتُ: يا رسول الله أبسط يمينك


بايعك فبسط يمينه


لأ ، قال : فقبضتُ يدي فقال: مالك يا عمرو ؟ قلت : أردت


أن أشترط قال : تشترط بماذا ؟ قال : أن يُغفر لي ، قال النبي : أما علمت أن


الإسلام يهدم ما كان قبله ، وأن الهجرة تهدم ما كان قبلها ؟ ، وأن الْج يهدم ما


كان قبله؟


“Kur Allahu e vendosi Islamin në zemrën time, shkova te Pejgamberi dhe i thashë: “Shtrije dorën e djathtë që të besatohem (zotohem)”. Ai e shtriu dorën e tij të djathtë, ndërsa unë e tërhoqa dorën time. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ç'ke o Amr?” Unë pastaj i thashë: “Dua të të kushtëzoj!” Pejgamberi u përgjigj: “Kushtëzo ç'të duash!” Unë pastaj i thashë: “Dua që të më falen gabimet!” Pejgamberi tha: “A nuk e di se Islami rrënon (shlyen) çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di ti se hixhreti rrënon çdo gjë që ka qenë më


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


parë? A nuk e di se haxhi rrënon çdo gjë që ka qenë më parë?”.”


Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra, i cili e ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s-selam, duke thënë:


من حج لله فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه .


Kush e bën haxhin pa bërë marrëdhënie seksuale (me gruan gjatë kohës sa është ndalesa në fuqi) dhe pa shkelur normat juridike, ai kthehet prej tij i pastër nga mëkatet sikur atë ditë kur e ka lindur e ëma.”


Ibn Haxheri në Fet’hu’l-Bari ka thënë: “Sipërfaqësisht, ky hadith vërteton faljen e të gjitha mëkateve; të voglave, të mëdhave, dhe të atyre veprave që e kanë fundin e keq.”


Këtë mendim e ka edhe xhumhuri (shumica) i dijetarëve. Disa prej tyre këtë e përfituan nga mburrja e melaikeve me haxhilerët për faktin se melaiket janë krijesa 100% të pastra prej mëkateve dhe nuk u takon atyre të mburren përveçse me krijesa që kanë këtë pastërti të qindpërqindtë.


Menaviu ka thënë në Fejdu’l Kadir, 6/115, në koment të këtij hadithi: “Kthehet i pastër nga mëkatet e mëdha dhe nga veprat që fundin e kanë të hidhur”, mendim që është përkrahur edhe nga Kurtubiu dhe Ijjadi.


Ndërsa Taberiu i ka dhënë një koment tjetër. Ai mendon se hadithi bën fjalë për ata që kanë bërë të liga (zullum-padrejtësi) e më pas janë penduar por nuk kanë mundur t’ua kthejnë njerëzve haqet e tyre.


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


Tirmdhiu mban një qëndrim të kundërt me këtë dhe sjell një shembull. Ai thotë se mëkatet që janë ndërmjet njeriut dhe Allahut falen, ndërsa ato që janë ndemjet njeriut me njeri nuk falen. Ai thotë se obligimi parësor nuk falet por falet diç që është më e lehtë. Si p.sh.: falet vonimi i namazit por nuk falet mëkati i mosfaljes fare të namazit.


- Në këtë stinë ibadeti, e në veçanti Ditën e Arafatit, djalli i mallkuar është më i dobët së kurrë më parë. Imam Maliku transmeton nga Talha b. Ubejdil-lahu se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:





“Djalli kurrë nuk është dukur më i poshtëruar, i përzënë, i nënçmuar dhe i hidhëruar se sa Ditën e Arafatit, me përjashtim të Ditës së Bedrit.” Kjo, jo për faktin se ai sheh zbritjen e mëshirës dhe faljen e mëkateve të mëdha të robërve nga Allahu.


- Si të mos i përgëzojmë këta njerëz, këta haxhilerë kur ata janë delegacion për tek Allahu i Madhëruar. Ibn Maxheh dhe Ibn Hibbani transmetojnë një hadith, të cilin e ka verifikuar si autentik Shejh Albani në Sahihu’l-xhami’i, 7074, nga Ibn Omeri se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


الغازي في سبيل الله عزُّ وجلُّ والْاج والمُعتمر وفد الله دعاهم فأجابوه وسألوه


فأعطاهم .


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve 


“Luftëtari në rrugën e Allahut të Madhëruar, haxhiu dhe ai që kryen umren, janë delegacion i Allahut; i thirri e iu përgjigjën, e lutën-kërkuan prej Tij e Ai ua përmbushi kërkesat e tyre.”


Mu për këtë, Allahu i ruan dhe i siguron haxhilerët. Transmeton Ebu Neimi në el-Hiljeh nga Ebu Hurejra, ndërsa Shejh Albani këtë hadith në Sahihu’l xhamii e ka cilësuar autentik, se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


ثلاثة في ضمان الله عزُّ وجلُّ : رجل خرج إلى مسجد من مساجد الله ، ورجل


خرج غازياً في سبيل الله ، ورجل خرج حا ج ا .


“Tre njerëz (lloje njerëzish) janë në sigurinë e Allahut të Madhëruar: Njeriu i cili merr udhë për ta vizituar ndonjë xhami prej xhamive të Allahut, njeriu që del për të luftuar për Allahun dhe njeriu që merr udhën e haxhit.”


- Si të mos jetë haxhi gëzim për besimtarin kur Allahu i Lartësuar i ka përgëzuar me Xhenet. Taberaniu transmeton në el-Eusat një hadith nga Ebu Hurejra, që Shejh Albani e ka cilësuar të mirë (hasen), se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:





Nuk ndodh që haxhiu të bëjë tehlil (të thotë: La ilahe il-la Allah) dhe tekbir (Allahu ekber) e të mos përgëzohet me Xhenet.”


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve  


- Natyrisht se haxhi mbjell gëzim e lumturi në zemra, ngase, krahas tjerash, njeriu edhe do të pijë nga uji i zemzemit, të cilin Muhamedi, alejhi’s-selam, e ka cilësuar kështu:


زمزم مباركة إنها طعام طعم وشفاء سقم .


“Zemzemi është i bekuar, është ushqim ngopës dhe bar shërues.”[6]


- Haxhilerët duhet ta ndiejnë veten të privilegjuar edhe për faktin se do të falen në xhaminë e Muhamedit, alejhi’s-selam, xhami në të cilën namazi vlen më shumë se në xhamitë tjera. Imam Muslimi transmeton se Muhamedi, alejhi’s-selam, ka thënë:


صلاة في مسجدي هذا أفضل من ألف صلاة فيما سواه إلَ المسجد الْرام .


“Një namaz në këtë xhami timen ka më shumë vlerë se 1000 namaze në xhami tjera, me përjashtim të Xhamisë së Shenjtë (Qabesë).”


Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


ما بي بيتي ومنبري روضة من رياض الجنة .


Pjesa në mes shtëpisë sime dhe minberit tim është kopsht prej kopshteve të Xhenetit.”


- Jo vetëm kaq, haxhilerët do ta kenë rastin të falin namaz edhe në Qabe, namaz për vlerën e të cilit ka thënë Muhamed Mustafaja, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


صلاة في مسجدي هذا أفضل من ألف صلاة فيما سواه إلَ المسجد الْرام وصلاة


في المسجد الْرام أفضل من مائة ألف فيما سواه .


Një namaz në xhaminë time kap vlerën e 1000 namazeve në xhamitë tjera jashtë saj, me përjashtim të xhamisë së shenjtë ngase namazi në të është më me vlerë se 100.000 namaze në xhamitë tjera jashtë saj.”[7]


- Lum për këta njerëz që kanë rastin ta puthin gurin e zi, haxheru’l esvedin, që ka vlerën e përmendur në këtë hadith të Tirmidhiut, Nesaiut dhe Taberaniut nga Ubejd b. Umejri se:





“Ibn Omeri shtyhej me njerëz tek dy ruknet (guri i zi dhe rukni i jemanit) që nuk kam parë askënd tjetër prej shokëve të Muhamedit, alejhi’s-selam, ta ketë bërë atë gjë. E pyeta për këtë gjë, ndërsa ai më tha: ‘Nëse e bëj këtë nuk qortohem për arsye se e kam dëgjuar Muhamedin, alejhi’s-selam, duke thënë: Prekja e tyre (gurit të zi dhe ruknit të jemanit) është


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


fshirëse e mëkateve. E kam dëgjuar edhe duke thënë: Kush bën tavaf rreth kësaj shtëpie një javë duke e llogaritur (pa shtuar as më shumë dhe pa munguar asnjë ditë) i llogaritet sikur ta ketë liruar një rob nga robëria. E kam dëgjuar të ketë thënë: Haxhiu as nuk e vë por as nuk e ngrit këmbën nga toka e të mos ia fal Allahu një mëkat dhe t’ia shkruaj një të mirë.”[8]


Ngjashëm me këtë transmetojnë Imam Ahmedi dhe vet Tirmidhiu nga Ibn Omeri se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


إن مسح الْجر الأسود والركن الَمنِ يحطان الخطايا حطا .


Prekja e gurit të zi dhe ruknit jemenijj i shlyejnë mëkatet shumë.”[9]


Bejhekiu transmeton në Shuabu’l iman një hadith që vërtet stimulon shume për haxheru’l-esvedin. Ai përcjell fjalët e Ibn Abbasit se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


لَأتي هذا الْجر يوم القيامة له عينان يبصر بهما ولسان ينطق به يشهد عَل


من أستلمه بحق .


Do të vijë ky guri në Ditën e Kiametit ndërsa Allahu do t’ia krijoj dy sy me të cilët sheh dhe një gjuhë me të cilën flet dhe do të dëshmojë për tërë ata që e kanë puthur drejt (pa bërë shkelje të rregullave fetare)”.[10]


- Kush është si ti o haxhi i nderuar. Ndal pak e meditoje këtë fjalë të Muhamedit, alejhi’s-selam, e më pas vlerësoje veten se çfarë ke arritur me Islam. Muhamedi, alejhi’s-selam, thotë:


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve 


أما خروجك من بيتك تؤم الْيت الْرام فإن لك بكل وطأة تطؤها راحلتك


يكتب الله لك بها حسنة و يمحو عنك بها سيئة ؛ وأما وقوفك بعرفة فإن الله


عز و جل ينل إلى السماء الدنيا فيباهي بهم الملائكة فيقول : هؤلَء عبادي


جاءوني شعثا غبرا من كل فج عميق يرجون رحْتي و يخافون عذابي ولم يروني


فبيف لو رأوني ؟ فلو كان عليك مثل رمل عالج أو مثل أيام الدنيا أو مثل قطر


السماء ذنوبا غسلها الله عنك ؛ وأما رميك الجمار فإنه مدخور لك ؛ وأما


حلقك رأسك فإن لك بكل شعرة تسقط حسنة فإذا طفت بالْيت خرجت من


ذنوبك كيوم ولدتك أمك .


“Ndërsa sa i përket daljes sate nga shtëpia, duke mërsyer Qabenë, për çdo hap që bën kafsha jote (mjeti udhëtues), Allahu ta shkruan një të mirë dhe ta fshin një të keqe. Ndërsa sa i përket qëndrimit në Arafat, Allahu i Madhëruar zbret në qiellin e dynjasë, ashtu siç i takon Atij, dhe mburret me ta para melaikeve e thotë: Këta janë robërit e Mi, më erdhën flokëshprishur e të pluhurosur nga çdo vend i largët duke shpresuar mëshirën Time dhe duke u frikësuar nga ndëshkimi Im edhe pse nuk më kanë parë. E si do të ishte puna me devotshmërinë e tyre po të më shihnin? Nëse ke mëkate sa rëra e Alixhit (vend në shkretëtirën arabe/rërë e shumtë)” ose sa ditët e dynjasë a sa pikat e (shiut të) qiellit Allahu do t’i pastrojë (shlyejë) ato. Ndërsa sa i përket gjuajtjes me gurë, ajo (shpërblimi i saj) të ruhet. Ndërsa për rruajtjen e kokës për çdo qime që bie nga koka ke një nga shpërblim-sevap, ndërsa kur të sillesh rreth Qabesë


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


  11  


zhveshësh nga mëkatet dhe pastrohesh prej tyre sikur atë ditë që të lindi nëna.”[11]


Ibn Hibbani transmeton në Sahihun e tij nga Ibn Omeri se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


ما ترفع إبل الْاج رجلاً ولَ تضع يداً إلَ كتب الله له بها حسنة أو محا عنه


سيئة أو رفعه بها درجة .


“Nuk ndodh që deveja e haxhiut të bëjë një hap e Allahu të mos ia shkruajë me të një të mirë a t’ia fshijë një mëkat ose t’ia lartësoje gradën.”[12]


-Çfarë nderi ka më të madh për njeriun se ky që Allahu e ka përgatitur për vizitorët e shtëpisë së Tij, për haxhinjtë e Haremit të Tij, për delegacionin që ua fshiu mëkatet dhe ua pastroi zemrat si dhe i bekoi në vepra, ua pranoi lutjet dhe u mburr me ta para melaikeve... Allahu nuk ka caktuar shpërblim tjetër për haxhiun më pak se Xheneti. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra se Muhamedi, alejhi’s-selam, ka thënë:


العمرة إلى العمرة كفار ة لما بينهما والْج المبرور ليس له جزاء إلَ الجنة .


“Umreja deri në umre shlyen mëkatet që janë bërë brenda kësaj periudhe, ndërsa për haxhin e pranuar shpërblimi i vetëm është Xheneti.”


Taberaniu transmeton me sened xhejjid-të mirë nga Ebu Derdaja se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve 


خمس من جاء بهن مع إيمان دخل الجنة ، من حافظ عَل الصلوات الخمس عَل


وضوئهن وركوعهن وسجودهن ومواقيتهن ، وصام رمضان ، وحج الْيت إن


استطاع إلَه سبيلا ، وأعطى الزكاة طيبة بها نفسه .


“Kush i bën pesë gjëra, natyrisht duke e pasur besimin, hyn në Xhenet: Ai që kujdeset për pesë namazet si dhe për abdesin, rukutë, sexhdet dhe kohët e tyre, ai që e agjëron Ramazanin, e bën haxhin dhe e jep zekatin me dashamirësi.”


Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu transmetojnë hadithin e Muadhit ku qëndron:


قلت يا رسول الله أخبرني بعملٍ يدخلنِ الجنة ويباعدنِ من النار؟ قال : لقد


سألت عن عظيم وإنه ليسير عَل من يسره الله تعالى عليه ، تعبد الله لَ تشِك


به شيئاً وتقيم الصلاة وتؤتي الزكاة وتصوم رمضان وتحج الْيت .


Thashë: O i dërguari i Allahut, më mëso një vepër e cila më fut në Xhenet dhe më largon nga Xhehennemi! Pejgamberi, alejhi’s-selam, tha: “Vërtet ke pyetur për një gjë të madhe por të lehtë për atë që Allahu ia lehtëson: Adhuroje Allahun dhe mos i bë shok, fale namazin, jepe zekatin, agjëroje Ramazanin dhe kryeje haxhin.”


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


Lloji i dytë i njerëzve lidhur me haxhin


Njerëz që kanë para por nuk e kryejnë haxhin


Njeriu që nuk e kryen haxhin e kundërshton urdhrin e Allahut dhe atë të Muhamedit, alejhi’s-selam, meqë është vërtetuar se ai, alejhi’s-selam, ka thënë:


يا أيها الناس إن الله قد فرض عليكم الْج فحجوا .


“O ju njerëz, Allahu jua ka bërë detyrë haxhin, andaj bëjeni atë.”[13]


Mu për këtë, Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka porositur që ta kryejmë këtë rit sa më parë që të kemi mundësi. Imam Ahmedi dhe të tjerë transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


من أراد الْج فليتعجل فإنه قد يمرض المريض، وتضل الضالة )الراحلة(


وتعرض الْاجة .


“Kush dëshiron ta kryejë haxhin le të nxitojë, ngase vjen sëmundja, humb mjeti udhëtues dhe lindin nevoja të reja.”


Në Sahihu’l xhami’i, 2957, transmetohet nga Ibn Abbasi se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


تعجلوا إلي الْج فإن أحدكم لَ يدري ما يعرض له .


Nxitoni ta kryeni haxhin, ngase nuk e di njeriu se çfarë kërkesash të reja i lindin.”


Derisa këtu porosit për nxitim në kryerjen e Haxhit, Muhamedi, alejhi’s-selam, në anën tjetër kërcënon ashpër ata


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


që nuk e kryejnë këtë rit. Imam Ahmedi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


من لم تحبسه مرض أو حاجة ظاهرة أو سلطان جائر فلم يحج فليمت إن شاء


يهودياً وإن شاء نصرانيا .


Atë që nuk e pengon sëmundja, ndonjë nevojë e qartë (e arsyeshme) ose prijësi i padrejtë dhe nuk e kryen haxhin le të vdesë në dashtë çifut e në dashtë i krishterë.”[14]


Ndoshta bazuar në këtë disa nga selefët nuk merrnin pjesë në faljen e namazit të xhenazes së atyre që nuk e kryenin këtë detyrë. Seid b. Xhubejri rrëfen: Vdiq njëri nga fqinjët e mi i cili ishte i pasur, por nuk e kreu haxhin, kështu që unë nuk ia fala namazin e xhenazes.


Vëlla musliman! Nxito para se të të vijë vdekja e të pendohesh për moskryerjen e haxhit. Allahu thotë:


...O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!....”[15]





Ose kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!”[16]


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve! Po, Allahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. Allahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.”[17]


Porosia ime për ty janë fjalët e Mustafasë, alejhi’s-selam, i cili kur e pat këshilluar një musliman i kishte thënë:


أغتنم خمساً قبل خمس شبابك قبل هرمك وصحتك قبل سقمك ، وغناك قبل


فقرك ، وفراغك قبل شغلك وحياتك قبل موتك .


“Shfrytëzoji pesë para se të vijnë pesë të tjera: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para zënies me punë dhe jetën para vdekjes.”[18]


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


Lloji i tretë i njerëzve lidhur me haxhin


Njerëz që nuk kanë pasuri por as dëshirë për ta kryer haxhin


Këta njerëz të mjerë përveç që i kanë xhepat e zbrazur edhe zemrat e tyre i kanë të zbrazura-boshe. Këta janë që refuzojnë shpërblimin e haxhit edhe nëse nuk e kryejnë atë. Këta janë njerëz që nuk kanë nijete të mira në shpirtrat e tyre. Ndoshta, të mjerët, mendojnë se po të kishin para do të shkonin në filan detin e filan pushimoren. Këta njerëz janë ata që e refuzojnë ndihmën e Allahut. Tirmidhiu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:





Tre vetave Allahu e ka caktuar t’u ndihmojë: luftëtarit në rrugën e Allahut, robit që ka lidhur kontratën për lirim dhe dëshiron ta përmbush si dhe atij që dëshiron të martohet për ta ruajtur nderin.”[19]


Mjafton që të kesh nijet të mirë e të shpërblehesh tek Allahu për veprën edhe nëse nuk ke mundësi ta kryesh atë. Le ta shohë Allahu sinqeritetin në zemrën tënde dhe dëshirën e mundin për ta kryer atë vepër.


Transmetohet nga Ebu Abdullah Xhabir ibn Abdullah el-Ensariju r.a., që thotë: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s) me ç'rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja”. Sipas


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim.”[20]


Kurse sipas transmetimit të Buhariut, hadithi i transmetuar nga Enesi r.a. thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas nesh, e të cilët janë me ne kudo që të shkojmë; në kodra a në lugina, ata i ka penguar sëmundja”.


Transmetohet nga Ebu-l-Abbas Abdullah ibn Abbas ibn Abdul-Mutalibi r.a., nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s., se Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet Allahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë por nuk mund ta kryejë, Allahu në tërësi do t'ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, Allahu do t'ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqindherë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, Allahu do t'i shkruajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë Allahu ia shënon vetëm një vepër të keqe”.[21]


Nesaiu transmeton nga Ebu Derdaja se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:





“Atij që shtrihet në shtrat me nijet që të ngrihet natën për të falur namaz nate dhe e zë gjumi deri në mëngjes, i shkruhet


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


shpërblimi i nijetit ndërsa gjumi është lëmoshë e Allahut për të.”[22]


Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


من سأل الله الشهادة بصدق بلغه الله منازل الشهداء وإن مات عَل فهراشه .


“Atij që e lut Allahun për shehidllëk (rënie dëshmor) me sinqeritet, Allahu do t’ia mundësoje arritjen e gradave të dëshmorëve edhe nëse vdes në shtrat.”


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve 


Lloji i katërt i njerëzve lidhur me haxhin


Njerëz që nuk kanë mundësi materiale për haxh, por që shpirti i tyre digjet valë nga dëshira për të vizituar Qabenë dhe për të kryer këtë detyrë


Këta janë njerëz që sa herë të vijë stina e haxhit sytë e tyre mbushen me lot dhe zemrat e tyre me pikëllim. Sa herë që të përmendet vizita e Qabesë ata ndiejnë nje mallëngjim për të. Shembulli i tyre është sikur shembulli i shokëve të Muhamedit, alejhi’s-selam, për të cilët Allahu ka thënë:





(Nuk ka qortim) Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t'i bartur me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t'ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit pse nuk kishin me çka të përgatiteshin, nga sytë e tyre u rridhnin lot”.[23]


Veprat që e kanë vlerën e haxhit dhe të umres


Allahu i Madhëruar i flladiti zemrat e këtyre besimtarëve me disa vepra, të cilat e shuajnë zjarrin e mallëngjimit për vizitimin e kësaj shtëpie. Shpërblimi për ato vepra është sikurse ai i haxhilerëve dhe i atyre që e kryejnë umren. Ato vepra janë sikurse uji i freskët për etje, janë sikurse ilaç dhe bar për shërim të zemrave të ndezura flakë e të mallëngjyera për të parë Qabenë, atë shtëpi të lashtë. Ja disa nga këto vepra:


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


1. Qëndrimi në xhami pas faljes së namazit të sabahut derisa të lindë dielli e pastaj falja e dy rekateve namaz.


Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Umame se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


من صلَ الفجر في جماعة ثم جلس يذكر الله عزَُّ وجل حتَ تطلع الشمسُ ثم


قام فصلَ ركعتي كتب له أجر حجة وعمرة تامة تامة تامة .


Ai që e fal sabahun me xhemat pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lindë dielli e pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate arrin shpërblimin e një haxhi dhe të një umreje të plotë, të plotë, të plotë.”


Meqë nuk është me rëndësi të kryhet vetëm haxhi por edhe të pranohet, Pejgamberi, alejhi’s-selam, na ka treguar se pikërisht kjo vepër të mundëson shpërblim të haxhit të pranuar. Taberaniu transmeton në el-Eusat nga Ibn Omeri, hadith të cilin Albani e ka cilësuar të mirë-hasen, se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


كان رسول الله صلَ الله عليه وسلم إذا صلَ الفجر لم يقم من مجلسه حتَ


تمبنه الصلاة وقال:من صلَ الصبح ثم جلس في مجلسه حتَ تمبنه الصلاة كان


بمنلة عمرة وحجة متقبلتي .


Pejgamberi, alejhi’s-selam, kur e falte sabahun nuk ngrihej nga vendi i tij derisa lindte dielli dhe ngjitej pak në horizont. Thoshte: Ai që e falë sabahun e pastaj ulet në vendin e vet derisa të vijë koha e namazit (të lindë dielli dhe të ngrihet pak


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


e jo menjëherë pas lindjes së tij) e ka shpërblimin e një umreje dhe të një haxhi të pranuar.”


2. Pjesëmarrja në ndeja diturie.


Taberaniu dhe Hakimi transmetojnë nga Ebu Umame se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


من غدا إلى المسجد لَ يريد إلَ أن يتعلم خيراً أو يعلمه كان كأجر حاج تاماً


حجته .


Ai që shkon në xhami me qëllim që ta mësojë të mirën a t’ua mësojë të tjerëve e ka shpërblimin e plotë të haxhit”.


3. Falja e namazit farz (të detyrueshëm) në xhami.


Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Umame se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


من مشى إلى صلاة مبتوبة في الجماعة فهي كحجة ومن مشى إلى صلاة تطوع


)أي صلاة الضحى( فهي كعمرة نافلة .


Ai që shkon për ta falur namazin e detyrueshëm me xhemat e ka vlerën e një haxhi, ndërsa ai që shkon për të falur namaz vullnetar (namazin e duhasë) e ka shpërblimin e nje umreje vullnetare.”[24]


Ebu Davudi transmeton nga ky sahabi, pra nga Ebu Umameja, se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve  


Kush del nga shtëpia e tij për namazet e detyrueshme (për t’i falur në xhami), shpërblimi i tij është sikurse ai i haxhiut në ihram dhe kush del për në tesbihun (namazin) e duhasë, duke mos u preokupuar me asgjë tjetër, shpërblimi i tij është sikurse i atij që e kryen umren, ndërsa namazi pas namazit duke mos folur fjalë të këqija është libër në il-lijjine[25].”[26]


4. Falja e jacisë dhe e sabahut me xhemat.


Imam Muslimi transmeton nga Ebu Dherri se Pejgamberi, alejhi’s-selam, iu kishte thënë disa shokëve të tij të cilit ishin ankuar se nuk mund të bënin mirë sa disa sahabë tjerë që kishin pasuri:


أو ليس قد جعل الله لكم صلاة العشاء في جماعة تعدل حجة ، وصلاة الغدة


في جماعة تعدل عمرة .


“...A nuk e ka bërë Allahu që namazi i jacisë me xhemat ta ketë vlerën e haxhit dhe namazi i sabahut me xhemat ta ketë vlerën e umres!”


5. Lutjet pas namazit.


Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra se Pejgamberit, alejhi’s-selam, i ishin ankuar muhaxhirët e varfër se pasanikët ua kishin kaluar me vepra të mira, se ata jepnin sadaka, luftonin, falnin namaz... Pejgamberi, alejhi’s-


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


selam, si zgjidhje për arritjen e të mirave ua kishte ofruar këtë:


ألَ أعلمكم شيئاً تدركون به من سبقكم وتسبقون به من بعدكم ولَ


يكون أح د أفضل منكم إلَ من صنع مثل ما صنعتم قالوا : بلَ يا رسول الله


قال: تسبحون وتحمدون وتكبرون خلف كل صلاة ثلاثاً وثلاثي .


“A t’ju mësoj diçka me të cilën mund t’i arrini ata që jua kanë kaluar dhe t’ua kaloni atyre që vijnë pas jush dhe askush nuk mund të bëhet më i mirë se ju përveç atyre që bën këtë si ju?” Patjetër, o i Dërguari i Allahut!- qe përgjigja e sahabeve. “Pas çdo namazi nga 33 herë thoni subhanallah, elhamdulilah dhe Allahu ekber.”


6. Umreja në Ramazan.


Nëse nuk ke mundësi ta kryesh haxhin gjatë kohës së tij atëherë kryeje umren në Ramazan, nëse për këtë ke mundësi. Ibn Abbasi, siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s-selam, një gruaje prej ensarëve që quhej Ummu Sinan, e cila nuk kishte mundur ta kryejë haxhin me Muhamedin, alejhi’s-selam, ia kishte ofruar këtë zgjidhje:


فعمرة في رمضان تقضي حجة أو حجة معي .


“...Atëherë një umre në Ramazan e kompenson – është e barabartë me – një haxh ose një haxh me mua (në vlerë e jo se umreja e shlyen obligimin e haxhit).”


7. Bamirësia ndaj prindërve.


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


Ebu Ja’la transmeton me sened xhejjid – të mirë se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi, alejhi’s-selam, dhe kishte thënë:


إنِ أشتهي الجهاد ولَ أقدر عليه ، قال : هل بقى من والديك أحد ؟ قال : أمي ،


قال : قابل الله في ب هُّ رها فإذا فعلت فأنت حاج ومعتمر ومجاهد .


“Unë dua ta bëj xhihadin por nuk kam mundësi.” “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?”- pyeti Muhamedi, alejhi’s-selam. “Po, nënën”- tha njeriu. Takoje Allahun duke qenë i kujdesshëm ndaj saj e kështu do të arrish gradën e haxhiut, të atij që e kryen umren dhe të luftëtarit”.


8. Nëse nuk ke mundësi të jesh prej tyre atëherë të paktën ngjasoju haxhilerëve.


Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s-selam, ka thënë:


من كان له ذبح يذبحه فإذا أهل هلال ذي الْجة فلا يأخذن من شعره ولَ من


أظفاره شيئا حتَ يضحي .


Kush ka vendosur të therë kurban kur të vijë dhjetëshi i parë i Dhu’l-Hixhes, le të mos presë flokët dhe as thonjtë e tij derisa ta therë kurbanin (ditën e bajramit).”


9. Nëse nuk mund të jesh prej atyre me të cilët mburret Allahu para melaikeve ditën e Arafatit, atëherë të paktën mos ngurro të jesh prej atyre me të cilët mburret Allahu në ndeja të dhikrit (përmendjes) të Allahut.


Imam Muslimi transmeton nga Seid el-Hudrijj se:


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


خرج معاوية عَل حلقة في مسجد فقال: ما أجلسكم ؟ قالوا : جلسنا نذكر


الله قال آلله ما أجلسكم إلَ ذاك ؟ قالوا : والله ما أجلسنا إلَ ذاك ، قال : قال


أما إنِ لم أستحلفكم تهمة لكم وما كان أحد بمنلتي من رسول الله صلَ الله


عليه وسلم أقل عنه حديثا منِ وإن رسول الله صلَ الله عليه وسلم خرج عَل


حلقة من أصحابه فقال ما أجلسكم قالوا جلسنا نذكر الله ونحمده عَل ما


هدانا للإسلام ومن به علينا ، قال آلله ما أجلسكم إلَ ذاك ، قالوا والله ما


أجلسنا إلَ ذاك قال أما إنِ لم أستحلفكم تهمة لكم ولبنه أتانِ جبريل


فأخبرني أن الله يباهي بكم الملائكة .


Muaviu kishte parë një grup njerëzish tek qëndronin në xhami dhe i pyeti: “Çfarë ju bën të qëndroni këtu?” “U ulëm ta kujtojmë Allahun”- thanë. “A vetëm për këtë gjë u ulët?” – pyeti serish. “Pasha Allahun, asgjë tjetër nuk na bëri të ulemi këtu”-, u përgjigjën. “Unë nuk kërkova që të betoheni pse dyshoj në ju, jo, askush në pozitën që kam pasur me Pejgamberin, alejhi’s-selam, nuk ka transmetuar më pak hadithe se unë. Por Pejgamberi, alejhi’s-selam, doli një ditë dhe pa një tubim të shokëve të tij e i pyeti: “Përse jeni mbledhur këtu?” “U ulëm ta kujtojmë Allahun për udhëzimin që na e bëri në Islam dhe dhuntitë tjera që na i ka dhënë” – thanë. Pejgamberi, alejhi’s-selam tha: “Unë nuk kërkova sqarime pse dyshova në ju, jo, por Xhibrili më erdhi dhe më tha se Allahu mburret me ju para melaikeve.”


Mjafton nder për dhikrin se Allahu me ithtarët e tij mburret para melaikeve ashtu siç mburret me haxhinj.


Haxhi dhe katër llojet e njerëzve


10. Nëse nuk mund të jesh prej haxhilerëve, atëherë mos hezito që të bësh vepra të mira në dhjetëshin e parë të muajit Dhu’l-Hixhe, për vlerën e të cilave Pejgamberi Muhamed, alejhi’s-selam, ka thënë:


ما العمل في أيام أفضل من هذه العشِ قالوا: ولَ الجهاد؟ قال: ولَ الجهاد إلَ


رج ل خرج يخاطر بنفسه وماله فلم يرجع بشيء .


“Nuk ka ditë ku punët e mira janë më të dashura tek Allahu sesa këto ditë, dhjetë ditët e Dhul-Hixhes.” I thanë: “E xhihadi ja Resulull-llah!?” Tha: “As xhihadi, pos atij që del vetë dhe me pasurinë e tij në rrugën e Allahut dhe nuk kthehet me gjë”.[27]


HAXHI, VLERA DHE DOBITË E TIJ


Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin,


zotërinë e mbare njerëzimit! Kjo është një ligjëratë e shkurtër mbi haxhin, vlerën,


dobitë dhe diç nga dispozitat e tij.


- Kur është obliguar haxhi?


Haxhi është obliguar ne vitin e nëntë pas hixhrit, në vitin e


delegacioneve, në të cilin zbriti kaptina Ali Imran, ku ndër të tjera


qëndron:


“Vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi


udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk


është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". (Ali Imran: 97)


- Dispozita e haxhit


Është farz (obligim i detyruar), është njëra nga shtyllat e fesë. Përveç


ajetit paraprak, që na shërben si argument për këtë, po ashtu edhe hadithi


vijues na shërben argument. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi,


alejhi's salatu ve's selam:





“Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk meriton të


adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është


rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, haxhi dhe


agjërimi i Ramazanit". (Transmetim unanim)


- Haxhi a është obligim i menjëhershëm?


Po, haxhi është obligim menjëherë si t'i bëhen njeriut mundësitë. Ajeti


i lartpërmendur na shërben argument për këtë, por krahas tij kemi edhe


këto argumente:


Ebu Hurejre transmeton:





“Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na mbajti një ligjëratë e tha: O


ju njerëz! Allahu ua ka obliguar haxhin andaj kryejeni atë!". (Muslimi)


Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka


thënë:





“Nxitoni për Haxh (e ka për qëllim haxhin obligativ), ngase ju nuk


dini se çfarë iu ndodhe".


Drejtimi juridik shafiit mendon se Haxhi nuk është obligim i


menjëhershëm ngase Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e shtyri atë


1 Për qëllim nga thënia: ‘sëmuret i sëmuri’ është se atij që i është i caktuar sëmundja


sëmuret dhe kjo pastaj e pengon nga kryerja e haxhit (Hashijetus Sindi ala Ibn


Maxheh) apo kjo është sikur që në gj. arabe i thuhet atij që është buzë vdekjes ‘i


vdekur’, ngase i sëmuri nuk sëmuret por, i shëndoshi megjithatë i është thënë i sëmurë


për shkak të mundësisë së madhe të sëmundjes; pra për qëllim është nxitja në


shpejtimin e kryerjes së haxhit para se të dalin në shesh pengesa të ndryshme. (Fejdul


Kadir Sherhul Xhami’ Es Sagir)


2 Transmetojnë Ibni Maxhe, Ebu Davudi dhe Ahmedi. Shejh Albani konstaton se


hadithi është hasen. Shih: El mishkah, 990, El irva, 990, Sahihu ebi Davud, 1522


deri në vitin e dhjetë pas hixhrit, por këtë mendim nuk e kanë pranuar të


tjerët, dhe janë përgjigjur:


 Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam nuk e ka shtyrë më shumë


haxhin se një vit ndërsa shafiitet mendojnë se ai mund të shtyhet në


afat të pacaktuar kohor.


 Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e pati për qëllim pastrimin e


Qabesë nga idhujt dhe "haxhilerët" lakuriq.3


 Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam nga kryerja e haxhit e


preokupuan ardhjet e shumë delegacioneve në Medine për ta pranuar


Islamin.


 Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam i kishte zbritur urdhri për Haxh


pasi që koha e haxhit në vitin e nëntë hixhrijj kishte kaluar kështu që


ai u detyrua ta shtyje atë deri ne vitin e ardhshëm.4


- Haxhi është obligim vetëm njëherë në jetë


Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka


thënë:





“Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na mbajti një ligjëratë e tha: O


ju njerëz! Allahu ua obligoi haxhin andaj kryejeni atë. Tha një njeri: A


çdo vit o i dërguari i Allahut? Heshti derisa njeriu e përsëriti pyetjen


tri here. Atëherë tha Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam: Po të them


 Kishte nga idhujtarët që haxhin e kryenin lakuriq në shenjë pastrimi nga


mëkatet.


4 Pese shtyllat e fesë islame, Fahruddin Ebibi, Irfan Abayi, Taxhedin Bislimi, Jusuf


Zimeri, Shkup 2003, f: 569. Shënim i përkthyesit.





po juve iu obligohet ndërsa ju nuk keni mundësi ta bëni këtë. Pastaj


tha: Lërmëni me këto që ua kam lënë, ngase ata që ishin para jush u


shkatërruan si shkak i pyetjeve të shumta të tyre dhe mospajtimeve


me pejgamberët e tyre. Nëse iu urdhëroj me diç kryejeni sa të mundeni


ndërsa kur t'iu ndaloj nga diç largohuni (tërësisht) prej saj ".


(Muslimi)


- Vlera


Për vlerën e haxhit janë rrëfyer argumente te shumta. Ja disa:


1.Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam u pyet:





“Cila vepër është me e mira? Tha: Besimi ne Allahun dhe ne te


dërguarin e Tij. Pastaj cila? Tha: Xhihadi ne rrugën e Allahut. Pastaj


cila: Tha: Haxhi i pranuar". (Buhariu dhe Muslimi)


- Haxhi i pranuar i ka këto domethënie:


 Të jetë nga pasuria hallall,


 Të largohet nga hipokrizia, mëkati dhe grindja gjatë haxhit,


 Ta kryejë haxhin sipas porosive të Pejgamberit, alejhi's salatu ve's


selam,


 Që ta kryejë haxhin sinqerisht e jo për sy e faqe.


2. Ebu Hurejre transmeton se ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi's salatu


ve's selam duke thënë:





“Kush kryen haxhin pa bërë marrëdhënie seksuale dhe pa shkelur


dispozitat e tij, ai kthehet (i pastër nga mëkatet) sikur atë dite kur e


ka lindur nëna". (Buhariu dhe Muslimi)


3. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka


thënë:





“Umreja deri në umre shlyen mëkatet ndërmjet tyre ndërsa për haxhin


e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit". (Buhariu dhe


Muslimi)


4. Transmeton Aisheja, nëna e besimtareve se ajo ka thënë:





“Thashë: O i dërguari i Allahut! A të mos marrim pjesë në beteja dhe


të luftojmë me ju? Tha: Xhihadi më i mirë dhe më i bukur për ju është


haxhi i pranuar. Aisheja tha: Kurrë më nuk do ta lë haxhin pasi që


këtë e dëgjova prej të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e


Allahut qofshin mbi të". (Buhariu)


5. Amr b. Asi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka


thënë:





“Haxhi shkatërron mëkatet e mëparshme". (Muslimi)


6. Abdullah b. Mes'udi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's


selam ka thënë:





“Kryejini haxhin dhe umren paralel, ngase ato zhdukin varfërinë dhe


mëkatet ashtu sikur gjyryku largon ndryshkun e hekurit, arit dhe


argjendit, ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç


Xhennetit".5


7. Ibni Omeri transmeton se Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam


ka thënë:





“Luftëtari në rrugën e Allahut, haxhiu dhe umrebërësi janë delegacion


i Allahut; i ftoi dhe iu përgjigjën, e luten dhe ua plotësoi lutjen".6


- Dobitë e haxhit


Allahu i Madhëruar thotë:





“(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre". (Haxh, 28)


Dobitë e haxhit janë edhe fetare por edhe dobi te kësaj bote.


Sa iu përket atyre fetare mund të përmendim: Arritja e kënaqësisë së


Allahut, falja e të gjitha mëkateve, shpërblimi i madh për faljen e namazit në Qabe


që llogaritet sa 100.000 namaze në vende-xhami tjera, pastaj shpërblimi për Tavafin,


Sa'jin, etj, që nuk mund të arrihen përveçse në këto vende.


Dobi tjera janë edhe takimi me muslimanët, njohja me gjendjen e tyre, takimi i


dijetarëve dhe përfitimi prej tyre, etj.


Ndërsa prej dobive që kanë të bëjnë me këtë botë janë: tregtia dhe të


gjitha aspektet tjera të përfitimi, të cilat lidhen për haxhit.


5 Transmetojnë Tirmidhiu dhe Nesaiu ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar hadithin


autentik-sahih.


6 Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar si te mire-hasen.


    


- Urtësitë e haxhit dhe ndikimi i tij në shpirt


Në kryerjen e riteve të Haxhit ka dobi dhe urtësi të shumta, dhe kush


bekohet për kuptimin dhe veprimin sipas tyre, ai është bekuar për një të


mirë të madhe.


Ä Udhëtimi i njeriut për kryerjen e haxhit përkujton udhëtimin për tek


Allahu në Ahiret, dhe sikur që në udhëtim njeriu ndahet nga të dashurit


dhe duhet të ketë furnizim që e dërgon deri në haxh, po kështu nga jeta


ndahet prej të afërmve dhe duhet të bëjë vepra të mira për përgatitjen


për këtë udhëtim. Allahu i madhëruar thotë:


“Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është


devotshmëria". (Bekare, 197)


Ä Sikur që udhëtimi në këtë bote është një lloj ndëshkimi, po ashtu edhe


udhëtimi për në boten tjetër është ndëshkim, madje edhe shumë më i


madh. Njeriu para vetes ka vdekjen, varrin, ringjalljen, llogarinë,


peshoren, siratin e pastaj ose Xhennetin ose Xhehennemin. I lumtur


është ai, që e shpëtoi Allahu.


Ä Kur haxhiu vesh pelerinën e bardhe ai përkujton qefinin e tij, me të


cilin do të mbështillet. Kjo fton në lënien dhe braktisjen e mëkateve


ngase sikur që zhvishet nga rrobat e tij ai duhet të zhvishet po kështu


nga mëkatet. Ai sikur që vesh dy rroba të bardha të pastra po kështu


edhe zemra dhe gjymtyrët e tij duhet të jenë të pastra nga njollat e


mëkateve.


Ä Kur të thotë njeriu në mikat (vendi ku haxhiu vesh pelerinën dhe bën


nijjetin): (Lebejke Allahumme Lebbejke - Të përgjigjem o


Allah të përgjigjem)", ai shpreh gatishmërinë e tij për t'iu përgjigjur


Allahut, Zotit të tij dhe ai, assesi, me këtë përgjigje që ia bën Allahut,


nuk mendon të vazhdojë në mëkate. Ai sikur thotë: Të përgjigjem o


Zot dhe nuk shkel ndalesat Tua


Ä Braktisja e gjërave të ndaluara gjatë kohës sa është në Ihram dhe


përkujtimi i shpeshtë i Allahut muslimanit ia përkujton gjendjen në të


cilën ai duhet të jetë. Kjo është një lloj edukate për të dhe mësim i


shpirtit me këtë gjë, që duhet të jetë rutine e tij. Ai e ushtron shpirtin e


tij për t'i braktisur edhe gjërat e lejuara, të cilat Allahu ia ndaloi atij në


këtë vend ndërsa ia lejoi pas këtij vendi. Ai derisa mësohet t'iu


largohet edhe gjërave te lejuara, gjithsesi se gjërave të ndaluara që


ndalohen si në këtë vend po ashtu edhe në vendet tjera dhe si në kohë


të haxhit po ashtu edhe në kohe të tjera, do t'iu largohet madje me më


shumë lehtësi.


Ä Hyrja në Qabe, e cila është bërë strehim dhe siguri për njerëzit,


muslimanit ia përkujton sigurinë që do ta ketë në Ditën e Kiametit.


Ajo që më së shumti njeriut ia garanton sigurinë është besimi i


sinqerte në Allahun dhe shmangia politeizmit apo çfarëdo forme të


pabesimit. Thotë Allahu:


“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë,


atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë". (En'am,


82)


Ä Puthja e gurit të zi (haxheru'l esvedit), që shënon fillimin e kryerjeve


të ritualit te haxhit, haxhiun e përgatit në zbatimin e sunnetit-traditës


së Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam dhe mos shkeljen e parimeve


të fesë, vetëm pse mendja e tij nuk pranon më atë gjë. Ai e di-mësohet


se çdo gjë që e ka urdhëruar Allahu për njerëzit ka një urtësi dhe të


mirë.


Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, në lidhje me puthjen e gurit të zi


kishte thënë:





“Unë e di se ti je guri, që nuk bën dëm dhe as dobi, por sikur të mos e


shihja Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke të puthur nuk do të


puthja". (Transmetim unanim)


Ä Gjate Tavafit (silljes rreth Qabese) njeriu përkujton babain e tij,


Ibrahimin, alejhi's selam, i cili e ndërtoi Qaben dhe ftoi për vizitën e


saj. Këtë shtëpi e vizituan Musai, Junusi, Isai, Muhammedi, alejhi's


salatu ve's selam, madje edhe vuri bazat dhe parimet e shëndosha të


vizitës së saj, të zhveshura nga çdo formë politeizmi.


Ä Pirja e ujit të Zemzemit njeriut ia përkujton begatitë e Allahut dhuruar


njerëzve, të cilin e pinë miliona njerëz prej mijëra vitesh dhe ende nuk


është tharë.


Ä Sa'ji (ecja e shpejtë) në mes Safasë dhe Merves haxhiut ia përkujton


sprovimin e Haxheres, nënës së Ismailit dhe gruas së Ibrahimit,


alejhimu's selam. Nëse kjo grua ka duruar dhe është strehuar tek


Allahu gjatë sprovës së saj andaj edhe njeriu, e sidomos mashkulli,


duhet ta bëjë këtë. Burri përkujton përpjekjen e kësaj gruaje të


ndershme e kështu i lehtësohet problemi, të cilin e vuan, ndërsa gruaja


përkujton një paraardhëse të saj, të gjinisë së saj, dhe kështu bëhet më


e fortë në përballimin e problemeve.


Ä Qëndrimi në Arafat njeriut ia përkujton kallaballëkun e krijesave në


Ditën e Tubimit, dhe nëse haxhiu lodhet nga tollovia e më së shumti


tre milion njerëzve, atëherë si do të jetë gjendja e tij në ditën kur


tubohen të gjitha krijesat e kësaj toke.


Ä Në gjuajtjen e gurëve njeriu e mëson vetveten për adhurim absolut,


ngase ai edhe nëse nuk e di urtësinë e hedhjes së gurëve dhe edhe nëse


nuk mund t'i lidhë dispozitat për shkaqet e tyre (pse kjo kështu e ajo


ashtu), ai megjithatë i kryen ato dhe kjo shpreh adhurimin absolut për


Allahun e Madhëruar.


Ä Therja e Kurbanit njeriut ia përkujton ndodhinë historike të Ibrahimit


me Ismalin, alejhima's selam, i cili shprehu gatishmërinë e tij për ta





therur të birin, Ismailin, pas ëndrrës që kishte parë. Kjo tregon se


njeriun nuk duhet ta kap butësia apo dhembshuria e të mos e zbatoj


urdhrin e Allahut. Kjo ndodhi historike po ashtu njeriut ia mëson edhe


gatishmërinë për t'iu përgjigjur urdhrit të Allahut siç beri Ismaili,


alejhi's selam:


“O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse


do All-llahu, prej të durueshmëve!". (Saffat, 102)


Ä Kur haxhiu të lirohet nga Ihrami dhe i lejohen gjërat e ndaluara gjatë


ihramit, ai bindet për shpërblimin e durimit dhe se pas çdo vështirësie


vjen lehtësimi.


Ä Kur t'i kryejë dispozitat sipas parimeve fetare, atëherë ai e lut Allahun


që t'ia falë të gjitha mëkatet, siç ka premtuar Pejgamberi, alejhi's


salatu ve's selam:





“Kush kryen haxhin për Allahun dhe nuk bën marrëdhënie seksuale


(gjatë kohës sa është në Ihram) dhe nuk shkel dispozitat, kthehet (nga


haxhi i pastër prej mëkateve) sikur atë dite kur e ka lindur nëna".


(Buhariu dhe Muslimi) Kjo për haxhiun hap një faqe të re të jetës së tij, të


pastër nga mëkatet dhe gjynahet.


Ä Kur të kthehet në shtëpi dhe të takohet me familjen e të gëzohet


shumë, kjo ia përkujton gëzimin e madh që do ta ketë kur të takohet


me ta në Xhenet. Ai me këtë bindet se humbje do të thotë humbja në


ahiret, siç thotë Allahu:


“Thuaj: "Të dështuar në ditën e kiametit janë ata që e kanë humbur


veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë".


(Zumer, 15)





E lusim Allahun që të na bekojë për adhurimin e Tij, për vizitën e


shtëpisë së Tij dhe kryerjen e të gjitha urdhëresave tjera fetare.


Përshëndetjet qofshin mbi zotërinë tonë, Muhamedin, familjen dhe


shokët!



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL